Close
Faqja 66 prej 119 FillimFillim ... 1656646566676876116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 1190
  1. #651
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Duke i zhvlerėsuar tė tjerėt, Qosja do ta madhėrojė vetėveten!
    Shqipėtarėt publikisht i quajti popull qen e tani edhe Letėrsinė dhe kulturen shqipėtare e zhvlerėson, madje e vė nėn nivelin e letėrsive dhe tė kulturave tė popujve tė tjerė ballkanik!
    Sulmet ndaj Ismail Kadaresė dhe zhvlerėsimet qė i bėnė ai vepres sė tij nuk tė habisin aspak, sepse kjo nuk ėshtė hera e parė! Ai, pra Qosja, me sulmet kunder Kadaresė dhe zhvlerėsimit tė vepres sė tij(derisa e gjithė bota e pėrkthente, e lexonte, e pėrkthen, e lexon dhe e vlerėson vepren e Kadaresė, e shpėrbleu dhe e shpėrblen atė me cmime e mirėnjohje mė tė larta ndėrkombėtare), ka dhėnė shėnja se Kadare pėr tė ėshtė i urrejtur! Qosja nuk e xhelozon mė (nėse thuhej ndonjėherė kėshtu) Kadarenė, por ai e urren atė! E urren pėr vdekje! Ai nuk e urren vetėm atė, pra Kadarenė!
    Kam drojė se urrejtja individuale do ti kėtė shkuar atij nė urrejtje kolektive! A nuk i tha publikisht popullit tė tij, populli qen! Mua nuk me habit aspak nėse ai nesėr do tė dalė me njė deklaratė publike nė stilin "Le ta dijė bota mbarė se Qosja nuk ėshtė mė...! Dhe tė thotė se nuk ėshtė i njė niveli tė kėtij populli q...!
    Nė Kosovė e kanė njohur Qosjen dhe e njohin! Ai popullin e tij e zhvlerėsoj mirė por edhe populli atje e "vlerėsoj" dhe e vlerėson mirė "baban" e tij! Populli e kupton ngacmimin, fyerjen, nėncmimin edhe bėhet i shurdhėr, sikur i verbėr, sikur nuk ka pare e degjuar asgjė! Populli, pra di edhe tė heshtė, porse ai nuk di tė falė! Eshtė urti e popullit kjo!
    Por, Qosja, vazhdon rrėfimet e tij! Kundrejtė tė gjithėve! Pėr ta madhėruar vetėveten! Dhe mirė bėnė, le ta njohin dhe ta kuptojnė tė gjithė! Edhe ata qė e kanė njohur, edhe ata qė se kanė njohur le ta njohin! Por, edhe le ta dojė kush do ta dojė! "Baba" i yni ėshtė e ne "kombi" i tij jemi!
    Ndonjėherė them se ai edhe nuk ka faj! Ndoshta e ka kuptuar se nuk eshtė "Zeus" qė mbretėron nga majat e Olimpit, por ėshtė njė njeri i vdekshėm si tė gjithė njerėzit. Ndaj kacavirret shkėmbinjėve( ani cka nėse nga atje rrokullis gurė mbi tė urryerit dhe tė "vdekshmit") pėr ti arritur lartėsitė dhe pavdekėshmerinė...!
    "Uroj qė poezitė e mia tė jetojnė 100 vjet!" i shkruante mikut tė tij njė poet i kohėve tė mocme! Ishte modest ai, shumė modest, sepse poezitė e tij lexohen edhe sot, pas dy mijė e sa viteve qė kur ai la kėtė botė!
    Edhe vepra e Qosjes le tė rrojė 100 vjec! Por, vepra e Kadaresė, do tė rrojė ndonjė dekadė mė tepėr se sa e tij! Qosja e di kėtė, i di lartėsitė e Kadaresė, vlerat e tij, i di edhe vlerat dhe lartėsitė e veta, ndaj ėshtė aq i papėrmbajtur, aq urryes...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 03-09-2009 mė 18:40

  2. #652
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Dallimi nė mes Qosjes dhe tė tjerėve ėshtė se akademiky ėshtė i pregatitur.

    Jo vetėm kėta tė 4 por edhe vet Kadare nuk janė nė nivelin e Qosjes sa i pėrket pragatitjeve shkencore, prandaj edhe nuk munden tė shtyhen me tė.

    Qosja nuk nėnvlerson askendin , kjo ėshtė njė tentim pėr t`u shmangur nga e vėrteta dhe gjendja reale e Kadares dhe tė tjerėve.

    Unė lexova me kujdes shkrimin e Qosjes qė e solli kėtu DYDRINAS-i , dhe nuk pash ndonjė nėnqmim pėr dikė, por pėrkundrazi , Qosja me kėtė shkrim edukon kėta 4 dhe shumė mė shumė se kėta , nė fushen e gjuhės dhe letėrsis shqipe.
    Nėnqmim do tė ishte po t`i mos i pėrfillte fare.
    Qosja edhe me kėtė gjest tregon se nuk mban diturin e fituar vetėm pėr vetev e tijė , por ndan atė me tė gjithė .

    Shpresoj se ky leksion dhe kjo pėrgjigje e akademikut do tė ket ndikim tek kØta 4 dhe tė tjerė qė herave tė tjera le tė pragatiten para se tė reagojnė.

    Askush , e aq mė pak vet Qosja , nuk mendon se nuk ėshtė pėr t`u mos kritikuar pėr punen qė bėn . Mirpo , kritikat le tė jen me bazė , sepse tek e fundit janė kėta 4 e sa 4-tėrshe tė tjera , breza qė do tė mbesi atėher kur do tė na le Qosja me brezin e vet.
    Le tė jet edhe ky brez i pregatitur dhe i aftė qė tė qojnė gjuhėn dhe letėrsin tonė pėrpara.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  3. #653
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=KokeKatrori;2392206]Pershendetje,
    po marr guximin te nderhyj edhe njehere ne kete Teme !! Rexhep Qosja dhe


    Eshte FAKT qe dy pilote Shqiptare kerkuan strehim politik ne Itali dhe ne interviste thane se kishin marre urdher te hidhnin lende kimike mbi qytetin e Vlores !!! (nese kjo eshte e vertete une nuk e di, ndoshta edhe e kane thene per te perfituar strehim - por ate interviste e kam degjuar me veshte e mi !! ).
    Nese nuk e din se sa e vertete mund te jete kjo,ne vitin 2099 atehere si rrjedhoje nuk ke mundesine te as te argumentosh Qosen e as Berishen.

    Per ju te tjeret Qosja eshte gerdalle e vjeter e blere nga islamiket per te ri.Pervec te tjerash ambicioz dhe shpirt lig.

  4. #654
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rexhep Qosja: “Letėrsisė shqipe i mungojnė vlerat evropiane”

    Nė ligjėratėn e tij me titull “Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe”, tė cilėn e mbajti nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Qosja theksoi se letėrsia shqipe ka pasur njė zhvillim tė shpejtuar, ndryshe nga letėrsia evropiane.



    Zhvillimi i letėrsisė shqipe ka ndodhur nė mėnyrė atipike. Ajo madje nuk ka as vlera evropiane. Kėshtu sė paku mendon akademiku Rexhep Qosja, historian i letėrsisė dhe ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės. Nė ligjėratėn e tij me titull “Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe”, tė cilėn e mbajti nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Qosja theksoi se letėrsia shqipe ka pasur njė zhvillim atipik apo tė shpejtuar, ndryshe prej letėrsive tė mėdha evropiane. Ai fillimisht shtronte pyetje lidhur me kėtė temė dhe menjėherė i jepte vetė pėrgjigjet. Megjithėse para vetės kishte deri diku njė publik tė pėrgatitur, midis tė cilėve edhe profesorė dhe akademikė shqiptarė dhe tė huaj, ligjėrata e Qoses ngjasonte me njė ligjėratė pėr nxėnės tė shkollave tė mesme, pasi qė shtjellonte terminologjitė e ndryshme dhe shpjegonte formacionet dhe shkollat letrare. Nganjėherė ai tė krijonte pėrshtypjen e njė gjyshi qė u tregonte pėrralla nipėrve dhe mbesave, meqenėse edhe heshtja me tė cilėn e pėrcillnin tė pranishmit i ngjasonte heshtjes dhe kuriozitetit tė fėmijėve pėr tė dėgjuar pėrrallėn deri nė fund. Kėtė heshtje, aty kėtu, e trazonin disa cingėrima irrituese tė celularėve tė disa personave tė papėrgjegjshėm, tė cilėt nė vend qė ta fiknin celularin vraponin pėr tė dalė jashtė, duke krijuar rrėmujė, e gati sa nuk rrėzoheshin. “Ēfarė do tė thotė zhvillim atipik i njė letėrsie kombėtare?”, ishte pyetja e parė qė ia shtroi vetės Qosja, ndėrsa pėrgjigja e tij ishte: “Do tė thotė zhvillim i veēantė qė ndryshon pak a shumė prej zhvillimit tė letėrsive tė tjera. Nuk ėshtė letėrsia shqipe e vetmja letėrsi nė Evropė e cila ka shėnuar njė zhvillim atipik ose zhvillim tė shpejtuar nė historinė e saj”, tha ai. “Cilat janė kėto letėrsi nė Evropė qė kanė njė zhvillim atipik nė letėrsinė e tyre?”, ishte pyetja e radhės qė po ashtu ia shtroi ai vetes. “Studiuesit dhe historianėt e letėrsive tė Evropės thonė se kėto janė letėrsi tė popujve qė kanė qenė tė pushtuar prej Perandorisė Otomane dhe historitė e letėrsisė tė popujve qė kanė qenė tė pushtuar prej Perandorisė Austro-hungareze. Do tė thotė se kėto janė letėrsia shqipe, greke, bullgare, serbe, rumune, malazeze, maqedonase, kroate, sllovene”, u pėrgjigj ai. Qosja shtoi se ka edhe tė tjerė qė thonė se secila letėrsi kombėtare e ka historinė e zhvillimit tė saj tė veēantė. Ai tha se zhvillimin historik tė letėrsisė shqipe ne do ta kuptojmė mė mirė kur e krahasojmė letėrsinė shqipe me letėrsinė franceze apo letėrsinė italiane, tė cilat letėrsia shqipe i ka pėrcjellė mė mirė gjatė historisė dhe prej tė cilave ka marrė ndoshta mė sė shumti ndikime. “Pėr kėtė arsye e themi se shikimi krahasues i kėtyre letėrsive tė popujve tė vegjėl, nė kėtė mes i letėrsisė shqipe, me letėrsitė e mėdha tė Evropės na bėn tė mundshme tė kuptojmė letėrsinė shqipe nė pikėpamje tė zhvillimit, tė rrjedhės sė rrymave letrare, shkollave, drejtimeve, formacioneve, ka pasur apo s’ka pasur shkolla, drejtime, apo formacione, cilat janė ato dhe si janė zhvilluar? Na bėnė tė mundshme krahasimi i letėrsisė shqipe me kėto letėrsi tė kuptojmė llojllojshmėrinė e letėrsisė shqipe, tė kuptojmė tipologjinė e saj, tė mėsojmė sa e ka njohur letėrsia shqipe, ta themi, letėrsinė franceze dhe atė italiane, tė kuptojmė sa janė pėrkthyer kėto letėrsi nė letėrsinė shqipe dhe sa kanė ndikuar ato pėrkthime nė zhvillimin e letėrsisė shqipe dhe si kanė ndikuar”, u shpreh Qosja. Ai shtoi gjithashtu se krahasimi na bėn tė mundshme dhe ėshtė i domosdoshėm pėr tė krijuar njė koncept tė vlerave. Pyetjet e radhės qė ia shtoi vetes ishin “cilat janė ato vlera, sa kanė arritur ato vlera artistike, kuptimore, estetike tė letėrsisė sonė, a janė ato vlera tė nivelit tė letėrsisė evropiane apo janė vlera qė edhe me tutje pėrpiqen tė arrijnė vlera letrare, artistike tė letėrsive tė mėdha tė Evropės?” Pėr kėtė arsye, ai tha se trajtimi historik i letėrsisė sonė si njė letėrsi me zhvillim atipik tė shpejtuar ėshtė i arsyeshėm. Sipas tij, pėr shkak se letėrsia jonė ėshtė zhvilluar nė historinė e saj nė mėnyrė atipike edhe periodizimet s’kanė mundur tė bėhen siē janė bėrė nė letėrsitė evropiane. Duke folur pėr periodizimin e letėrsisė shqipe, ai filloi prej letėrsisė sė vjetėr shqipe dhe vazhdoi kah periudhat e mėvonshme, duke u ndalur mė shumė te romantizmi shqiptar, pasi qė edhe nė librat e tij ai ėshtė marrė mė sė shumti me kėtė periudhė. Sa i pėrket kėsaj periudhe, Qosja tha se romantizmi shqiptar nė radhė tė parė ėshtė ideologji kombėtare qė lufton pėr krijimin e shtetit kombėtar. Sipas tij, letėrsitė e mėdha tė Evropės s’e kanė kėtė problem, s’kanė nevojė tė luftojnė pėr shtetin se e kanė atė, as pėr krijimin e kombit se e kanė tė formuar atė. “Romantizmi shqiptar kthehet nė histori por jo pėr motive pėr tė cilat kthehet romantizmi evropian, jo pėr t’i ikur kohės sė tashme por pėr tė ndikuar nė tė. Evropianėt ikin nė histori, nė mesjetė, nė orient pėr tė kėrkuar ngushėllim atje nga koha e tyre, shoqėria e tyre, jeta bashkėkohore, ndėrsa romantikėt tanė ikin nė histori pėr tė marrė temat historike, pėr tė madhėruar, glorifikuar, himnizuar historinė kombėtare, pėr t’i rikthyer figurat e mėdha historike, pėr tė ngritur dinjitetin kombėtar. Romantikėt evropianė kthehen nė natyrė pėr tė pėrsiatur nė mėnyrė filozofike pėr natyrėn, pėr tė lypur ngushėllim, paqe, qetėsi nė hapėsirat, nė bukuritė e natyrės, ndėrsa romantikėt tanė kthehen nė natyrė pėr tė glorifikuar atdheun”, tha Qosja. Si shembuj tė kėsaj ai i mori poezitė e Filip Shirokės, tė Naimit, tė Zef Serembes, tė poetėve arbėreshė dhe tė gjithė romantikėve tanė. “Si ta ēelin gojėn pėr natyrėn ata flasin pėr atdheun, pėr Shqipėrinė, pėr bukurinė, pėr bagėti e bujqėsi, kėtė kuptim e ka natyra, jo motiv meditimesh filozofike, por motiv pėr tė folur pėr atdheun”, tha ai. Sipas tij, romantikėt tanė nuk kthehen nė orient, s’kanė nevojė pėr orientin se iu ka ardhur nė fyt, janė tė pushtuar prej Perandorisė Otomane. Ndėrsa, romantizmi evropian di tė jetė i paqartė, hermetik, sipas Qoses, romantizmi shqiptar ėshtė i qartė deri nė fund. “Romantikėt evropianė s’mendojnė a do t’i kuptojė apo mund t’i kuptojė lexuesi, ata duan tė shprehen dhe shprehen sa mė bukur, romantikėt tanė duan t’i kuptojė lexuesi shqiptar, duan tė ndikojnė nė tė, duan tė bėjnė pėr vete se flasin pėr ēėshtje tė mėdha”, shtoi ai. Duke folur pėr periudhat tjera, ai tha se nė letėrsinė mes dy luftėrave botėrore ne gjejmė elemente tė realizmit, tė romantizmit, tė parnasizmit, tė simbolizmit, tė neoklasicizmit etj. Ndėrsa sa i pėrket letėrsisė sė realizmit socialist, ai tha se proza nė Shqipėri ėshtė prozė e realizmit socialist deri nė vitet nėntėdhjetė. “Nė Kosovė proza pak a shumė modernizohet, sjell njė pėrvojė rreth viteve shtatėdhjetė, megjithatė mbetet mbizotėruese proza e realizmit tė fshatit. Trajtohet kryesisht tema e fshatit nė prozėn tonė”, tha Qosja. Megjithėse ka shkrimtarė shqiptarė qė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, por studiuesi shtoi se nuk duhet krijuar iluzione se letėrsia shqipe ka vlera evropiane. “Keni lexuar shkrime se letėrsia shqipe ėshtė letėrsi me vlera evropiane. Bukur ėshtė tė ishte ashtu. Por nuk ka nevojė t’i krijojmė vetės iluzione”, tha Qosja. Ai tha nė fund se letėrsia bashkėkohore shqipe vazhdon tė zhvillohet nė mėnyrė atipike, tė shpejtuar, duke dėshmuar pėrpjekjet qė tė modernizohet.

  5. #655
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Eshte nje fatkeqsi e vertete te lexosh kete teme sepse duke lexuar,kupton se vertetohen me se miri qendrimet e Qoses...te pakte,jane ata qe kane guximin ta thone te verteten ashtu si eshte,dhe ata te pakte,fatkeqsisht turma i quan te marre...e verteta eshte se shqiperia dhe kosova jane kthyer ne sodome e gomorre ku lulezojne si ne nje xhungel te harlisur,antivlerat shoqerore dhe me keq akoma,krimi i organizuar i cili ka kapur instancat me te larta shteterore.
    Eshte fatkeqsi te shikosh ate qe ndodh rrotull dhe te mos kesh as edhe mundesine me te vogel te besh dicka per te ndryshuar!

  6. #656
    Rexhep Qosja: “Mjerimi i provincializmit”
    » Dėrguar mė: 04/09/2009 - 14:42
    Nga Rexhep Qosja

    (…vijon nga numri i kaluar)
    Ashtu siē e kanė nxitur dhe, nė disa raste, frymėzuar Stalini e Krushēovi pėrkthimin e veprave tė Shollohovit, tė Fadjejevit, tė Fedinit, tė Katajevit, tė Leonovit, e tė disa shėrbėtorėve tė tjerė letrarė pėr nevojat e tyre politike ndėrkombėtare, ashtu edhe Enver Hoxha e ka nxitur dhe, disa bashkėkohės thonė, financuar pėrkthimin e veprave tė Kadaresė nė frėngjisht. Ai donte t'i tregonte Evropės dhe botės, edhe me gjuhėn letrare tė njė shkrimtari, se Shqipėria ishte ajo kėshtjella e pamposhtur e stalinizmit, qė do t'i qėndrojė trysnisė sė revizionistėve sovjetikė dhe tė imperialistėve amerikanė. E Ismail Kadare atė qėllim ia pėrmbushte me veprat e tij dhe me publicistikėn e tij. Para rėnies sė komunizmit, Franca ia pėrkthente veprat atij, por nuk e shpėrblente me ēmime autorin e tyre. Stalinizmi i Ismail Kadaresė ishte tepėr komprometues pėr ēdo institucion qė do ta shpėrblente me ēmime. Sot, Ismail Kadare ėshtė i vetmi shkrimtar i njė vendi ish- komunist, qė jetėn e vet politike dhe veprėn e vet letrare dhe publicistike e kishte vėnė nė shėrbim tė diktaturės, i cili po shpėrblehet me ēmime e me tituj nga disa institucione e qarqe tė huaja. Pse e pėrkthejnė dhe pse e shpėrblejnė sot? Pėr rolin e tij prej demokrati nė kohėn e diktaturės? Si e thanė shpėrblyesit spanjollė. Jo. Arsyeja ėshtė mė e sofistikuar. Nuk e dinė shpėrblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithėse ai po gėnjen sa po mundet dhe ku po arrin pėr tė kaluarėn e vet politike dhe pėr frymėzimet e qėllimet e disa veprave tė veta, ėshtė naivitet tė besohet se ata, shpėrblyesit, nuk e dinė kush ishte ai. Ėshtė naivitet tė mendohet se ata nuk e dinė se ai ishte pjesėtar i nomenklaturės komuniste; se ishte deputet nė Kuvendin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė; se ishte nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, kryetare e tė cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisė sė madhe ėshtė jetėshkrim politik i Enver Hoxhės dhe himnizim i figurės sė tij politike e shtetare nė historinė shqiptare; se romani Dasma ėshtė jehonė politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesė letrare pėr zbatimin e tij nė Shqipėri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinė e Punės dhe diktaturėn komuniste, luftėn e klasave dhe revolucionet socialiste nė historinė botėrore; se mbi tridhjetė vjet ishte ideologu i realizmit socialist, tė cilin pėr herė tė fundit do ta mbrojė nė vitin 1989, duke luajtur kėshtu rolin e komisarit nė kulturė; se nė vazhdimėsi shkruante kundėr kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjėrata nė Universitetin e Tiranės mbi realizmin socialist si doktrinė letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perėndimor; se me mosdurim dhe pėrbuzje shkruante pėr fenė dhe, nė mėnyrė tė veēantė, pėr klerin katolik. Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtari me jetėshkrim tė tillė politik, me jetėshkrim aq tė padenjė, aq tė dėnueshėm pėr njė krijues, me jetėshkrim tė vėnė nė shėrbim tė njė ideologjie - tė ideologjisė leniniste - staliniste dhe tė njė diktature - tė diktaturės totalitare komuniste, tė dėnuar nga tė gjitha vendet demokratike nė botė, t'i jepen sot ēmime nė emrin e demokracisė? Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtar i tillė politik, numri mė i madh i prozave tė tė cilit janė traktate politike dhe ideologjike me vlera tė pakta artistike, tė rehabilitohet aq lehtė prej atyre qė kanė shpenzuar aq shumė energji intelektuale dhe kanė bėrė aq shumė shpenzime materiale pėr tė pėrmbysur atė ideologji dhe atė politikė nė Evropė? Ėshtė e mundshme! Gjeniu i servilizmit, i puthakėmbėve, i dinjitetit tė pėrulur intelektual para ēdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siē e kishte gjetur nė kohėn e diktaturės, me tė cilin e bėn tė mundshėm kėtė rehabilitim, nė tė vėrtetė kėtė shpėrblim. Dhe, ky mjet ėshtė ideologjia. Nė kohėn e diktaturės, siē u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, qė e sundonte Shqipėrinė dhe Evropėn Lindore. Ismail Kadare i shėrbente pėrtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpėrblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportė diplomatike, me tė gjitha privilegjet e mundshme. Nė kohėn e demokracisė kjo ėshtė ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shėrben kėsaj ideologjie, duke pėrbuzur islamin dhe duke frymėzuar islamofobinė, nė njėrėn anė, kurse duke propaganduar kthimin nė "fenė e tė parėve" tė pesė milion shqiptarėve tė besimit islam nė Ballkan, nė anėn tjetėr. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpėrblen. Qarqeve konservative evropiane qė Evropėn e imagjinojnė si kėshtjellė tė krishterimit, zėdhėnės i tė cilave ėshtė kryeministri i sotėm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e ēkaje i shėrbente Ismail Kadare: kryesore pėr ta ėshtė se Ismail Kadare sot shėrben mirė, pėrulshėm dhe mund tė pėrdoret si Kalė Troje pėr atė qė kėto qarqe dėshirojnė tė arrijnė ndėr shqiptarėt! Dhe, kjo ideologji e ka bėrė tė mundshėm rehabilitimin e Ismail Kadaresė edhe nė Shqipėri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar! Dhe, pse tė mos e bėjė. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist i cili prej pėrmbysjes sė komunizmit sundohet prej komunistėve, nė tė vėrtetė prej stalinistėve tė konvertuar me gojė, po jo me mentalitet politik. Edhe sot, njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, qė e sundon ish-sekretari i Partisė e kjo domethėnė ish-bashkėpunėtori i Sigurimit tė Shtetit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin shpėrblehet, festohet, privilegjohet nė radhė tė parė shkrimtari, tė cilin e shpėrblente, e festonte dhe e privilegjonte si zėdhėnės tė vetin diktatura komuniste! Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, nė tė cilin asnjė viktimė e diktaturės nuk ka arritur tė krijojė karrierė politike. Shqipėria ėshtė sot i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-sekretari i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė luan me tė pėrndjekurit dhe me ish-tė burgosurit politikė si me lecka. Dhe, le tė luajė kur e lejojnė! Dhe, e votojnė! Dhe, Kosova ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-zėdhėnėsi i Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė Kosovė dhe ish-drejtori i Radio-Televizionit tė Prishtinės, pas vitit 1981, kur rinia dhe inteligjencia shqiptare pėrndiqej e masakrohej prej regjimit tė paraardhėsve tė Millosheviēit e, pastaj, tė Millosheviēit, mbahet qe tetė vjet drejtor i institucionit mė tė rėndėsishėm politik dhe informativ nė Kosovė; i vetmi vend ish-komunist ku zyrtarė tė ndryshėm tė kohės sė Millosheviēit bėhen zyrtarė, diplomatė, gjykatės tė Republikės sė Kosovės! Po, nuk janė kėto patologjitė e vetme, as mė tė mėdhatė tė demokracisė sonė primitive, tė ndotur dhe tė korruptuar. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte shoqėri nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale ajo, jo qė nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe tė tjerė me jetėshkrim politik tė ngjashėm me tė tijin (megjithėse me jetėshkrimin e tij nuk krahasohet jetėshkrimi i asnjė tjetri), por do tė kėrkonte llogari politike dhe morale prej tij. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, inteligjencia shqiptare jo vetėm se nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe ismailkadarenjtė e tjerė, por do tė mėnjanonte njėherė e pėrgjithmonė modelin e mendimit dhe tė sjelljes sė tij tė pamoralshme intelektuale, nė tė cilin model janė tė pėrmbajtura: gatishmėria e shėrbimit ndaj ēdo regjimi, servilizmi, hipokrizia bizantine, pėrdorimi i ēdo mjeti pėr tė arritur qėllimin, trysnia staliniste ndaj mendimit ndryshe, rrena, mashtrimi, intriga e tė kėqija tė tjera. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur prej jetės intelektuale tė kėsaj shoqėrie tė ishte mėnjanuar modeli i mendimit dhe i sjelljes alla Ismail Kadare, atėherė nuk do tė ndodhnin as reagime nė tė vėrtetė trysni kooperativiste ndaj mendimit ndryshe, siē ėshtė reagimi i Besnik Mustafajt, Diana Ēulit, Ylljet Aliēkajt dhe Behar Gjokės ndaj njė fjalie tė Rexhep Qosjes, sė cilės ata nuk janė aq tė padijshėm qė tė mos i besojnė, qė ėshtė reagim tipik pėr stalinizmin dhe pėr fashizmin. Dhe, ta pėrfundoj kėtė pėrgjigje. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur demokracia shqiptare tė mos ishte primitive, e ndotur dhe e korruptuar siē ėshtė, sikur kjo demokraci tė mos ishte e sunduar prej ish-sekretarit tė partisė, domethėnė prej ish-stalinistit, atėherė inteligjencia jonė, e me ta edhe Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj dhe Behar Gjoka do ta shihnin gjendjen tonė shoqėrore, politike, kulturore, letrare, shkencore, urbane siē ėshtė nė tė vėrtetė dhe nuk do tė mashtronin veten e popullin me iluzione mbi nivelet tona tė paqena letrare artistike, shkencore, demokratike e tė tjera gjoja evropiane. Se, siē dihet, vetėm ata qė e shohin gjendjen siē ėshtė, realisht, objektivisht, dinė ēka tė bėjnė dhe si tė bėjnė qė kėtė gjendje ta ndryshojnė, ta pėrmirėsojnė e ta ēojnė pėrpara: qė kėtė gjendje ta bėjė gjendje vėrtet evropiane.

    Prishtinė, 29.8.200


    gazeta shqiptare



    Qosja eshte tipik malesor i Vuthajve, inatcor dhe hakmarres me cdo mjet e me cdo menyre!

    Sic duket e ka kaplluar "dimri i vetmise se madhe" dhe teksa vertitet sa poshte e lart neper shtepi, nuk ben asgje tjeter vecse mendon se si te sulmoje Kadarene!

    Nuk ka me asgje tjeter se me cfare ta mbushe vetmine!

    Ka kaluar ne fazen e fundit te crregullimeve mendore dhe nje Zot e merr vesh se cfare do te ndodhe me te!

  7. #657

    Qose, Grindaveci i Zi i Vuthajt

    Une, xhindi i Partise Demokratike apo Qose, Grindaveci i Zi i Vuthajt

    E Premte, 04 Shtator 2009

    Miranda Haxhia

    Si nuk mesova dot qe ta pi kafen! E dini sa kam vuajtur per te mesuar kuptimin e fjales - kallakanxhe? Mu desh te shkoja ne nje qebaptore me pronare gjakovare per te mesuar se cila ishte perkedhelia qe z.Qose kishte rezervuar si replike per mua. E dini qe me pelqeu shume? Pronari me origjine nga Kosova me shpjegoi se fjala, kallakanxhe, sipas tij ishte Dreq, Xhind, Shtrige. Pra, i bie qe te jem Dreqi, Shtriga, Xhindi i Partise Demokratike.

    Ndjehem mjaft e perkedhelur, sidomos kur kjo fjale me thuhet nga nje njeri qe duke u marre me zhvillimin e huqit te tij te te qenit Grindavec, gati-gati te duket si fjale dashurie. E dini cfare jam e gjitha une, z.Qose? Nje dashuri dhe shtate xhinde! (jo "nje dashuri dhe shtate faje") Nje dashuri e madhe per letersine dhe shtate xhinde per ta kuptuar, vleresuar dhe deshiruar kulturen e vendit tim!

    Dhe si kallakanxhe-shtrige qe me ka pagezuar Grindaveci i Zi i kesaj kohe, po shkruaj kete reagim pa perfillur me tej leximin e neserm te vijimit te grindjes Qose. Se duke u marre shume me grindavece, behesh vet me shume se ta. Zoti na ruajte nga epidemia e tyre!

    ***

    I dashur Qose, do doja shume te isha Xhind i Rilindjes Demokratike, sepse do te kisha fuqi te mbinatyrshme per te mbyllur gojen e nje lloj tjeter dreqnaje qe sillet mes kombit tone, mes njerezve tone, mes gjakut tone. Gjuha e percmimit, gjuha e urrejtjes, gjuha e mllefit dhe gjuha e Katundarit qe duke qendruar gjate perpara vitrines se nje pasticerie, kujton se eshte pronar i atyre embelsirave.

    I dashur Qose, nuk mund t'i gezoheni dot kenetes per shkak te zambakeve te ujit qe e zbukurojne siperfaqen e saj, e te harroni gropat thithese, kunupin, apo malarien. Gjuha juaj e se ashtuquajtures analize apo pikeveshtrim i kulturave eshte gjuhe shushunjash te cilat me gjase se sherojne ndonje semundje, justifikojne rendesine e kenetes.

    Ne kete debat ju mesuat se ka disa shkrimtare shqiptare, njohet Besnik Mustafaj, Diana Culin, Ylljet Alicken apo studiuesin Behar Gjoka. Dhe kaq. Po grindja juaj do dorezohet perpara se te arrini te lexoni ndokend me tej. Ju njihni te Medhenjte! Dhe kujtoni se jeni i madh!

    Kuse une, Xhindi, Dreqnia me emrin Miranda H., lexoj edhe Koco Kosten me 'Absurdin" e tij magjepses, edhe Ben Blushin, me 'Otellot" dhe "Ishujt" e tij,edhe Ervin Hatibin ne Republiken e tij, edhe Agron Tufen ne "Duelet", edhe Diana Culin ne 'Engjejt e saj te armatosur", edhe Besnik Mustafajn ne "Boshin" e tij, edhe poezite e pakta te Ilir Belliut qe rrjedhin si lumenj te vegjel ne kafken time, edhe poezite e shqetesuara te Ali Podrimjes; edhe rrefimet e mrekullueshme te At Zef Pllumit; edhe ditarin e nje postieri te zakonshem; Po me aq deshire e lexoj, edhe nje njeri krejt te panjohur qe boton per here te pare dhe kur me pelqen shume, e dua fort letersine e atij qe e zhvillon ate, sipas menyres se tij. Por mbi te gjitha, do vdisja per nje "Darke" me Kadarene, le te ishte qofte edhe e gabuar!

    Meqe jeni ne kulmin e zhvillimit te dijeve tuaja, meqe perpiqeni te grindeni gjithmone e me shume, merruni me mire me veten tuaj, silluni rreth vepres suaj. Nese gjithe meraku juaj eshte se nuk po i keni librat fort te lexueshem, ky eshte problemi i 'engjejve" tuaj qe ju genjejne dhe ju bejne te besoni se keni autoritetin e duhur per te patur pushtet kulturor te padiskutueshem ne nje kulture, e cila eshte e krijuar ne shekuj, i ka sherbyer nje vendi ne shekuj dhe do sherbeje me aq sa te mundet. Nuk eshte faji im qe Qose nuk vlereson Kadarene!

    Por nuk eshte faji im qe Qose nuk ka mundur te lexoje edhe nje novele te vogel te nje vajze te panjohur nga Lushnja me emrin Manjola, e cila, ne vitin e hidhur '97, provoi fatin te jete personazh i nje bande rrembyesish, dhe kur prinderit e gjeten, e mbyllen ne shtepi, nje vit te tere, e dini ju zoti Qose se cfare beri kjo vajze qe ishte vetem 15 vjec e mbyllur ne shtepine e saj? Filloi te lexoje ato pak libra qe kishte ne shtepi. Ishin libra te shkrimtareve shqiptare. Aq sa ishin. Sepse ajo nuk ishte pasardhese e bibliotekave shekullore. Dhe filloi te shkruaje. Botoi nje histori magjepsese. (Oh, do thoni ju duke u krruajtur, paska dale edhe nje shkrimtare e re!) Jo, nuk eshte ky qellimi. Asaj i sherbeu letersia e vendit te saj. Ajo u nginj me librat qe gjeti neper raftet e shtepise se mbyllur, e izoluar mes nje kulture qe i erdhi krejt e copezuar. Dhe ju siguroj se nuk kishte ne shtepine e saj as libra voluminoze te emrave qe ju i keni studiuar tere jeten, sepse prinderit i kishte te varfer e i blinin pak libra.

    I sherbeu letersia, i dashur Qose! Nuk u vetehelmua! Nuk ra ne deshperim per shkak te fatit te saj. Nuk e beri shtepine burg. Por i shpertheu muret e asaj shtepie me librat qe lexoi. Kuptoi se po aq sa nje ushtri turke ne faqet e letersise se Kadarese nuk e mundi dot nje Keshtjellle, ashtu edhe ate nuk do ta pushtonin dot dhe vinin perfund muret e pergojimit, te mbytjes dhe deshperimit. Gjeti nje menyre per te dale nga rrethimi i shoqerise me paragjykime, gjeti nje forme per t'u cliruar nga skllaveria ne te cilen e vune per ta ruajtur me mire prinderit.

    Ju mund te pyesni veten i cuditur pas kesaj historie: po kjo dreqnaje e Rilindjes Demokratike, kjo shtrige e RD-se, kjo kallakanxhe e PD-se, perse me tregon nje histori kaq te thjeshte? Kur mund te flasim per Volterin apo Shekspirin?

    Ua tregoj une, nese do te rrini pak minuta urte, nese nuk do grindeni kot me kot.

    Sepse eshte nje letersi qe i sherben jetes, i sherben njeriut te thjeshte, i sherben atyre qe nuk shkojne dot ne auditoret tuaj, t'ju degjojne dhe te krahasojne. Ku ta gjente Manjola nga Lushnja letersine tuaj, i dashur Qose? A ka shpetuar nga lufterat apo epidemite e mjerimit ndokend letersia juaj, i dashur Qose? Perse silleni si ai djaloshi qe kur mberriti ne qytet, i tha te atit:- bab' mos me fol se ketu nuk eshte katund! Atje je baba im, se nuk kam ku te fus koken, kurse ketu mos m'u afro, jam qytetar!

    Me kujtohet se nje here e nje kohe, kur nuk isha kaq shume - kallakanxhe- kam botuar nje shkrim me titull: "Une nuk e dua Shqiperine, por nuk duroj kur e shajne ate!"

    Tani po ju them me po ate perkedheli me te cilen ju me nderuat ne kujtesen tuaj prej grindaveci nga Vuthaj: - Edhe une nuk e pelqej te gjithe letersine qe shkruhet ne Shqiperi, por nuk duroj dot te me shaje njeri shkrimtaret e vendit tim.

    Sepse ajo Manjola i shpetoi Europes e nuk i shkoi me gomone, por denjoi te ecte permes kultures, pavaresisht se deri ku e coi mundesia e hapi. Doni apo nuk doni ju, ne po i shkojme Europes, jo me me gomone, me droge, me prostituta, por me kulture, me dije, me demokraci dhe dinjitet.

    Vendi im eshte Shqiperia. Le ta kete edhe Shqiperia ime nje Kallakanxhe! Ju keni kohe derisa te gjeni atdheun tuaj, sepse me kete gjuhe qe perpiqeni te beni te rendesishmin, jeni shume larg nje atdheu demokratik.

    P.S. Me kete rast, po perfitoj vertet, e lus gazeten te me paguaje ndonje honorar, se nuk thone kot, me mire syri se nami! Jane te tjere njerez qe paguhen per shkrimet e tyre, i dashur Qose. Se po te paguhesha, do te mesoja te pija edhe kafe, ndoshta te shikoja edhe filxhane ku te dalloja fatin tuaj!



    koha jone

  8. #658
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mendoj se Qosja paska sulmuar ashpėr Kadaren nė kėt pjesė tė dytė .
    Nuk e di pse Qosja e bėri kėtė me rastin e pėrgjigjes ndaj 4 shkirmtarėve qė kan kritikuar pavend Deklaraten e Qosjes .

    Qosja , mendoj unė , nuk tha dicka cfarė nuk ėshtė e vėrtet pėr Kadaren , me keqardhje duhet tė konstatohet kjo .
    Por a ėshtė momenti i duhur pėr tė treguar kėtė tė vėrtet , nuk e di!
    Mund tė jet se e vėrteta , ose ndryshe pėr tė vėrteten nuk duhet tė vij momenti , por duhet tė thuhet kjart , drejt dhe nė cdo kohė.

    Komentet tua DYDRINAS , nės jan tuat , janė tė turpshme dhe duhet t`i mbash nė ndėrgjegjen tėnde !

    Unė mendoj se , sido qė tė jetė relacioni nė mes tė Qosjes dhe Kadaresė , PĖR KULTUREN TONĖ KOMBĖTARE kėta tė dy janė si dy kokat e shqipes nė flamurin tonė .

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #659
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rexhep Qosja: “Mjerimi i provincializmit”
    » Dėrguar mė: 04/09/2009 - 14:42
    Nga Rexhep Qosja

    (…vijon nga numri i kaluar)
    Ashtu siē e kanė nxitur dhe, nė disa raste, frymėzuar Stalini e Krushēovi pėrkthimin e veprave tė Shollohovit, tė Fadjejevit, tė Fedinit, tė Katajevit, tė Leonovit, e tė disa shėrbėtorėve tė tjerė letrarė pėr nevojat e tyre politike ndėrkombėtare, ashtu edhe Enver Hoxha e ka nxitur dhe, disa bashkėkohės thonė, financuar pėrkthimin e veprave tė Kadaresė nė frėngjisht. Ai donte t'i tregonte Evropės dhe botės, edhe me gjuhėn letrare tė njė shkrimtari, se Shqipėria ishte ajo kėshtjella e pamposhtur e stalinizmit, qė do t'i qėndrojė trysnisė sė revizionistėve sovjetikė dhe tė imperialistėve amerikanė. E Ismail Kadare atė qėllim ia pėrmbushte me veprat e tij dhe me publicistikėn e tij. Para rėnies sė komunizmit, Franca ia pėrkthente veprat atij, por nuk e shpėrblente me ēmime autorin e tyre. Stalinizmi i Ismail Kadaresė ishte tepėr komprometues pėr ēdo institucion qė do ta shpėrblente me ēmime. Sot, Ismail Kadare ėshtė i vetmi shkrimtar i njė vendi ish- komunist, qė jetėn e vet politike dhe veprėn e vet letrare dhe publicistike e kishte vėnė nė shėrbim tė diktaturės, i cili po shpėrblehet me ēmime e me tituj nga disa institucione e qarqe tė huaja. Pse e pėrkthejnė dhe pse e shpėrblejnė sot? Pėr rolin e tij prej demokrati nė kohėn e diktaturės? Si e thanė shpėrblyesit spanjollė. Jo. Arsyeja ėshtė mė e sofistikuar. Nuk e dinė shpėrblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithėse ai po gėnjen sa po mundet dhe ku po arrin pėr tė kaluarėn e vet politike dhe pėr frymėzimet e qėllimet e disa veprave tė veta, ėshtė naivitet tė besohet se ata, shpėrblyesit, nuk e dinė kush ishte ai. Ėshtė naivitet tė mendohet se ata nuk e dinė se ai ishte pjesėtar i nomenklaturės komuniste; se ishte deputet nė Kuvendin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė; se ishte nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, kryetare e tė cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisė sė madhe ėshtė jetėshkrim politik i Enver Hoxhės dhe himnizim i figurės sė tij politike e shtetare nė historinė shqiptare; se romani Dasma ėshtė jehonė politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesė letrare pėr zbatimin e tij nė Shqipėri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinė e Punės dhe diktaturėn komuniste, luftėn e klasave dhe revolucionet socialiste nė historinė botėrore; se mbi tridhjetė vjet ishte ideologu i realizmit socialist, tė cilin pėr herė tė fundit do ta mbrojė nė vitin 1989, duke luajtur kėshtu rolin e komisarit nė kulturė; se nė vazhdimėsi shkruante kundėr kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjėrata nė Universitetin e Tiranės mbi realizmin socialist si doktrinė letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perėndimor; se me mosdurim dhe pėrbuzje shkruante pėr fenė dhe, nė mėnyrė tė veēantė, pėr klerin katolik. Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtari me jetėshkrim tė tillė politik, me jetėshkrim aq tė padenjė, aq tė dėnueshėm pėr njė krijues, me jetėshkrim tė vėnė nė shėrbim tė njė ideologjie - tė ideologjisė leniniste - staliniste dhe tė njė diktature - tė diktaturės totalitare komuniste, tė dėnuar nga tė gjitha vendet demokratike nė botė, t'i jepen sot ēmime nė emrin e demokracisė? Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtar i tillė politik, numri mė i madh i prozave tė tė cilit janė traktate politike dhe ideologjike me vlera tė pakta artistike, tė rehabilitohet aq lehtė prej atyre qė kanė shpenzuar aq shumė energji intelektuale dhe kanė bėrė aq shumė shpenzime materiale pėr tė pėrmbysur atė ideologji dhe atė politikė nė Evropė? Ėshtė e mundshme! Gjeniu i servilizmit, i puthakėmbėve, i dinjitetit tė pėrulur intelektual para ēdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siē e kishte gjetur nė kohėn e diktaturės, me tė cilin e bėn tė mundshėm kėtė rehabilitim, nė tė vėrtetė kėtė shpėrblim. Dhe, ky mjet ėshtė ideologjia. Nė kohėn e diktaturės, siē u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, qė e sundonte Shqipėrinė dhe Evropėn Lindore. Ismail Kadare i shėrbente pėrtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpėrblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportė diplomatike, me tė gjitha privilegjet e mundshme. Nė kohėn e demokracisė kjo ėshtė ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shėrben kėsaj ideologjie, duke pėrbuzur islamin dhe duke frymėzuar islamofobinė, nė njėrėn anė, kurse duke propaganduar kthimin nė "fenė e tė parėve" tė pesė milion shqiptarėve tė besimit islam nė Ballkan, nė anėn tjetėr. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpėrblen. Qarqeve konservative evropiane qė Evropėn e imagjinojnė si kėshtjellė tė krishterimit, zėdhėnės i tė cilave ėshtė kryeministri i sotėm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e ēkaje i shėrbente Ismail Kadare: kryesore pėr ta ėshtė se Ismail Kadare sot shėrben mirė, pėrulshėm dhe mund tė pėrdoret si Kalė Troje pėr atė qė kėto qarqe dėshirojnė tė arrijnė ndėr shqiptarėt! Dhe, kjo ideologji e ka bėrė tė mundshėm rehabilitimin e Ismail Kadaresė edhe nė Shqipėri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar! Dhe, pse tė mos e bėjė. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist i cili prej pėrmbysjes sė komunizmit sundohet prej komunistėve, nė tė vėrtetė prej stalinistėve tė konvertuar me gojė, po jo me mentalitet politik. Edhe sot, njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, qė e sundon ish-sekretari i Partisė e kjo domethėnė ish-bashkėpunėtori i Sigurimit tė Shtetit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin shpėrblehet, festohet, privilegjohet nė radhė tė parė shkrimtari, tė cilin e shpėrblente, e festonte dhe e privilegjonte si zėdhėnės tė vetin diktatura komuniste! Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, nė tė cilin asnjė viktimė e diktaturės nuk ka arritur tė krijojė karrierė politike. Shqipėria ėshtė sot i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-sekretari i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė luan me tė pėrndjekurit dhe me ish-tė burgosurit politikė si me lecka. Dhe, le tė luajė kur e lejojnė! Dhe, e votojnė! Dhe, Kosova ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-zėdhėnėsi i Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė Kosovė dhe ish-drejtori i Radio-Televizionit tė Prishtinės, pas vitit 1981, kur rinia dhe inteligjencia shqiptare pėrndiqej e masakrohej prej regjimit tė paraardhėsve tė Millosheviēit e, pastaj, tė Millosheviēit, mbahet qe tetė vjet drejtor i institucionit mė tė rėndėsishėm politik dhe informativ nė Kosovė; i vetmi vend ish-komunist ku zyrtarė tė ndryshėm tė kohės sė Millosheviēit bėhen zyrtarė, diplomatė, gjykatės tė Republikės sė Kosovės! Po, nuk janė kėto patologjitė e vetme, as mė tė mėdhatė tė demokracisė sonė primitive, tė ndotur dhe tė korruptuar. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte shoqėri nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale ajo, jo qė nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe tė tjerė me jetėshkrim politik tė ngjashėm me tė tijin (megjithėse me jetėshkrimin e tij nuk krahasohet jetėshkrimi i asnjė tjetri), por do tė kėrkonte llogari politike dhe morale prej tij. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, inteligjencia shqiptare jo vetėm se nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe ismailkadarenjtė e tjerė, por do tė mėnjanonte njėherė e pėrgjithmonė modelin e mendimit dhe tė sjelljes sė tij tė pamoralshme intelektuale, nė tė cilin model janė tė pėrmbajtura: gatishmėria e shėrbimit ndaj ēdo regjimi, servilizmi, hipokrizia bizantine, pėrdorimi i ēdo mjeti pėr tė arritur qėllimin, trysnia staliniste ndaj mendimit ndryshe, rrena, mashtrimi, intriga e tė kėqija tė tjera. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur prej jetės intelektuale tė kėsaj shoqėrie tė ishte mėnjanuar modeli i mendimit dhe i sjelljes alla Ismail Kadare, atėherė nuk do tė ndodhnin as reagime nė tė vėrtetė trysni kooperativiste ndaj mendimit ndryshe, siē ėshtė reagimi i Besnik Mustafajt, Diana Ēulit, Ylljet Aliēkajt dhe Behar Gjokės ndaj njė fjalie tė Rexhep Qosjes, sė cilės ata nuk janė aq tė padijshėm qė tė mos i besojnė, qė ėshtė reagim tipik pėr stalinizmin dhe pėr fashizmin. Dhe, ta pėrfundoj kėtė pėrgjigje. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur demokracia shqiptare tė mos ishte primitive, e ndotur dhe e korruptuar siē ėshtė, sikur kjo demokraci tė mos ishte e sunduar prej ish-sekretarit tė partisė, domethėnė prej ish-stalinistit, atėherė inteligjencia jonė, e me ta edhe Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj dhe Behar Gjoka do ta shihnin gjendjen tonė shoqėrore, politike, kulturore, letrare, shkencore, urbane siē ėshtė nė tė vėrtetė dhe nuk do tė mashtronin veten e popullin me iluzione mbi nivelet tona tė paqena letrare artistike, shkencore, demokratike e tė tjera gjoja evropiane. Se, siē dihet, vetėm ata qė e shohin gjendjen siē ėshtė, realisht, objektivisht, dinė ēka tė bėjnė dhe si tė bėjnė qė kėtė gjendje ta ndryshojnė, ta pėrmirėsojnė e ta ēojnė pėrpara: qė kėtė gjendje ta bėjė gjendje vėrtet evropiane.

    Prishtinė, 29.8.200


    gazeta shqiptare



    Qosja eshte tipik malesor i Vuthajve, inatcor dhe hakmarres me cdo mjet e me cdo menyre!

    Sic duket e ka kaplluar "dimri i vetmise se madhe" dhe teksa vertitet sa poshte e lart neper shtepi, nuk ben asgje tjeter vecse mendon se si te sulmoje Kadarene!

    Nuk ka me asgje tjeter se me cfare ta mbushe vetmine!

    Ka kaluar ne fazen e fundit te crregullimeve mendore dhe nje Zot e merr vesh se cfare do te ndodhe me te!
    Tani ti ke mbete te beshe psikoanalizen e kolosit te letrave shqipe. Ēfare nuk
    mbajne faqet e forumeve :edhe injorantet na behen ekspert te letersise pse jo edhe te medicines. Kete forumistin larte e paska rroke meraku per hallin e Regjep Qosjes.E more i shkrete Qosja eshte lartesi e pakapshme per mjeranet ata vetem mund ta shiqojne nga poshte dhe ti puthin prapanicen atij.

  10. #660
    Citim Postuar mė parė nga hasjani 51 Lexo Postimin
    Tani ti ke mbete te beshe psikoanalizen e kolosit te letrave shqipe. Ēfare nuk
    mbajne faqet e forumeve :edhe injorantet na behen ekspert te letersise pse jo edhe te medicines. Kete forumistin larte e paska rroke meraku per hallin e Regjep Qosjes.E more i shkrete Qosja eshte lartesi e pakapshme per mjeranet ata vetem mund ta shiqojne nga poshte dhe ti puthin prapanicen atij.
    Hasjan, meqe e paske idol Qosen, athere meso t'ja shkruash emrin!

    Ai quhet Rexhep!

    Ndersa nga poshte e shikon ti, se Vuthajt eshte pak me lart ne nivel se Hasi.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •