Ne kulturen kombetare dhe ne historiografine shqiptare, prof.Rexhep Qosja eshte nje nder figurat e shquara te kombit tone.
Krijimtaria e tij matet me veprimtarine e nje instituti te tere. Studimet e tij per letersine e Rilindjes Kombetare dhe te Pavaresise, per Naim Frasherin, Asdrenin, Migjenin e te tjera; librat e tij me artikujt per ceshtjen shqiptare ne ish-Jugosllavi, te shkruara me nje cilesi te larte dhe me tonin e nje polemike te mprehte, me ndjenjen e nje patriotizmi te ndershem dhe te dhimbshem te nje shqiptari te kulluar- te gjitha keto jane shume te njohura ne mbare Shqiperine. Vecanerisht ne vitet _80-te dhe ne fillim te viteve _90-te, kur genocidi serbomadh ndaj shqiptareve u bae akoma me i eger dhe me i perbindshem, figura e prof. Rexhep Qoses, me fjalen e zgjuar dhe te guximshme, shkelqeu me nje drite te padegjuar, duke marre vetite e nje rilindasi te vertete, si studiues, shkrimtar e publicist me dimensione evropiane.
Ne krijimtarine e viteve _80-te ai ngrihet si nje shkemb mes plisave, i forte, i guximshem, principal dhe pa kompromis ndaj politikes shoviniste serbe, dhe ndofta me me zgjuarsi se kushdo, mbron Kosoven dhe te drejtat legjitime te shqiptareve. I perfshire ne kete lufte intelektuale pa kompromis, ai nuk harroi te pershendese proceset demokratike ne Shqiperine e brendshme dhe ta quaje fitoren e saj si nje Rilindje Demokratike. Edhe gazeten, dallendyshen e pare te demokracise, e pagezoi si nje shenjt "Rilindja Demokratike".
Erdhi koha qe ndaj ketij kaloresi te patriotizmes dhe te demokracise te leshohen ushtat, hobet dhe topuzet me primitive, pa asnje ndershmeri dhe fisnikeri kaloresie. Kaloresit e hershem, kur mbaronin ndeshjen, ia jepnin doren njeri-tjetrit. Ndersa kaloresit e sotem pas ndeshjes peshtyhen dhe gervishten, pasi ka humbur fisnikeria.
Polemika e shtypit tone me prof.Rexhep Qosen i shembellen polemikes vulgare marksiste-leniniste kunder "revizionismit hrushovian" dhe kunder "eurokomunizmit". Jane po ato fraza klishe, me sharje dhe fyerje; eshte po ajo terminologji me patetizem fallsiv, duke e quajtur akademikun "Qosic", "ish-anetar i Lidhjes Komuniste jugosllave" "titist-enverist-marksist" e me radhe. Dhe prapashtesen -ic ia shton nje hic! Te vjen keq qe ne nje vend demokratik te mbetet pa u ndryshuar stili i te menduarit dhe te shkruarit, te rezistojne po ato fabrikate te propagandes banale marksiste, te nxjerra nga tekstet shkollore dhe fjalimet marksiste.
Eshte paradoksale qe e akuzojne Rexhep Qosen per marksist po ata marksiste dogmatike dhe tallmudiste, qe nuk iu ka dale nga gjoksi ende fryma marksiste-leniniste e formave te edukimit te diteve te premte.
Une nuk them qe mos te behet polemike me personalitete te shquara si prof.Rexhep Qosja. Nuk do te thote qe ata jane te pagabueshem. Edhe Homeri fle. Por polemika duhet te jete e ndershme, me respekt dhe dinjitet prej intelektuali duke marre parasysh dhe figuren me te cilen kuvendon, perndryshe ajo behet e pabesueshme dhe qesharake dhe shkon ne dobi te kundershtarit. Liliputet nuk mund te bejne polemike me Guliverin. Edhe une mund te kem objeksione per mendimet e Rexhep Qoses per momentin kur thuhen keto mendime dhe per figuren qe i drejtohen. Por per gjendjen e ndere ne Kosove dhe ne pergjithesi ne mbare Shqiperine, nje polemike e tille e pafytyrte, aspak e njerezishme eshte krejtesisht antikombetare, per te cilen kundershtaret tane shoviniste mund te paguanin honorare te medha, qe me to te ndertonim ndonje fabrike. Sa keq qe nuk i kerkuam keto honorare. Po edhe mund t'i dergojne...
Pastaj duhet ditur se Rexhep Qosen, kete kapedan te shqiptarizmes nuk e ka mundur makineria kolosale moderne e shtypit serb, malazez dhe maqedon, jo me ta munde ndonje kovacane e vjeteruar me rrjeta merimange neper qoshet e saj, e mbetur qe ne kohen e Gutembergut.
Krijoni Kontakt