Qosja eshte QOS
Qosja eshte QOS
_________________iq
Qosja eshte nje nga nga lisat me te larte ,ne mos edhe me i larti i letrave shqipe.Askush si Qosja nuk skaliti ne leter me gjalle dhe me me besnikeri vuajtjet dhe golgoten e popullit shqiptar dhe shpirtin e tij te trazuar ne tere dimenzionin ,ngritjet dhe renjet e tij.Kundershtaret e Qoses qellimisht gjithemone thirren ne veprimtarine e tij politike ,dhe ne nje epizode te angazhimit te tij ne nje gare elektorale te zgjedhjeve lokale. Harrojne se Regjep qosja tere jeten e tij ju perkushtua vlerave perjeteshme,letersise ku ai eshte mbret mbi mbreter. Politika atij ju impnua ashtu si secilit nga ne nga situata dramatike ne te cilen u gjendem ,ne ate lufte dhjetevjeqare per jete jete a vdekje .
Politika si vlere e perkoheshme,shpesh kontarverze nuk i larteson kurre njerzit e medhej , te rralle jane ata qe ne nje menyre apo ne nje tjeter dolen te pa gervishtur nga nofullat e politikes.Qosja nuk u laku kurre dhe nuk beri kompromise ne dem te kombit dhe atdheut.
Ai qendroi vertikalisht i paperkulur nje jete te tere,dhe bashk me Adem Demaqin eshte autoritet moral dhe shembull ekzempalre i paperkulshmerise karshi dallgeve neper te cilat kaluan ne balle te popullit qe nga roberia e eger e deri tek liria.
Ata te cilet me aq lehtesi sulmojne dhe fyejne Rexhep qosen jane te zhytur ne batakun e
injorances apo te urrejtjes politike dhe nga aty nuk arrijne te shohine lartesine dhe madheshtine e Regjep Qoses.
Persa i perket letersise,Qosja rradhitet tek te medhenjte!
Persa i perket analizave kombetare apo pilitike qe ben zoti Qosja,le shume per te deshiruar,eshte i njeanshem,nje tip haxhiqamilist i shekullit XXI,i cili nuk mendohet dy here qe te te perbalte me menyra halldupesh,eshte nje orientalist i devotshem,nuk mund ta perceptoje kombin shqiptar pa dashurine ndaj "babes"(sulltan)!
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
Qosjen e shajnė ata qė e dėshirojn bashkimin e Kosoves me serbin (rugovistat) Ø.
Kili
SHQIPERIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Oroshi,
Me gjithe respektin per mbiemrin tend me duhet te them se ti si duket nuk e njeh fare akademik Qosen. Jo zoteri ,nuk eshte fare i vertete konstatimi se ai eshte orientalist apo fundamentalist . Une e di se ky nuk eshte konstatimi yt ,por i kundershtareve te tij nga qarqet akademike e politike te cilet ne mungese te argumenteve dhe me qellim qe ta diskreditojne shkrimtarin e madh perdorin floskula te tilla plotsisht te pabaza.
Ata te cilet e njohin ne jeten e perditeshme Regjepin e dijne fare mire se ai
eshte ateist ne kuptimin e plote te fjales. Ai asnjehere nuk ngurroi te pranoje edhe publikisht kete.
Une kam argumente nga vete paraqitjet publike te Regjep Qosjes ku ky haptazi deklerohet se eshte ateist. Se si mu kujtua nje sllogan i ngjajshem me kete qe e lansuan disa kundershtare politik Per Hashim Thaqin si hajnin e jeansve(farmerkave) ne Zvicer. Nje nga ata sot eshte ne qeverine qe e udheheqe
zoti Thaqi. Pra nuk eshte mire me etiketuar njerzit e medhej e sidomos gjeniun e letrave shqipe me thashe e thena pa asnje argument.
Besoj se levizjet politike pas zgjedhjeve te 28 Qershorit per formimin e qeverise deshmojne ne menyre evidente se etiketimet dhe diskulifikimet politike per kundershtaret politik nuk kane fare vlere argumenti dhe se ato behen me qellime te caktuara per interesa partiake e politike ,dhe se lehte mu per keto interesa miqte behen armiqe dhe armiqte behen miqe (ne kuptimin figurativ te fjales) ,besoj se me kuptuat ,andaj mos u sherbeni me etiketime dhe diskulifikime te pabazuara ne fakte.
Intervista e akademikut ,Rexhep Qosja dhėnė Gazetės “Shqip”
Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, thotė se ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė. Madje, sipas tij, kjo ėshtė mė e pranueshme edhe pėr fqinjėt ballkanikė. "Pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė mirė tė jetojnė nė njė shtet mė tė madh e mė tė fortė sesa nė dy shtete mė tė dobėta, mė tė varfra", thotė akademiku Qosja, gjatė njė interviste ekskluzive pėr "Shqip". Nė kėtė intervistė, ai flet pėr Kosovėn e pas 17 shkurtit, sfidat qė e presin shtetin e ri, por edhe rreziqet e jashtme e tė brendshme qė i kanosen, qėndrimin e deritanishėm tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi, por edhe tė Rusisė, tė cilin e konsideron "tregti politike", punėn e qeverisė "Thaēi", pozicionin e hershėm e tė tanishėm tė Shqipėrisė etj.
Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės shtet mė 17 shkurt, pres qė Kosova tė bėhet vėrtet shtet, tė funksionojė si shtet i pavarur. Nėse i emėrtojmė gjėrat saktė, siē janė, do ta themi se Kosova ėshtė e pavarur vetėm nga Serbia, ndėrsa vazhdon tė jetė njė lloj protektorati, por tani jo mė i Kombeve tė Bashkuara, po, kryesisht, i Bashkimit Evropian. Po, mirė, kjo e vėrtetė, tani pėr tani, nuk do tė duhej tė na e prishte qejfin posaēėrisht. Sovranitetet tradicionale tė tė vegjėlve kanė marrė fund nė botėn gjithnjė e mė tė globalizuar. Gati 7 muaj pas shpalljes sė pavarėsisė kanė filluar problemet e para: rikonfigurimi i UNMIK-ut, misioni EULEX dhe pėrplasjet e Zanierin, kėrkesat pėr negociata tė reja Beograd-Prishtinė dhe beteja e vazhdueshme diplomatike e Serbisė pėr tė bllokuar procesin e njohjes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės.
Shqip: Ē‘po ndodh kėshtu? Pse kaq probleme? Ishin tė pritshme reagime tė tilla. Si e parashikoni situatėn mė tej?
Qosja: Meqenėse e njoh, besoj, ēėshtjen e Kosovės jo vetėm nga ana politike, por edhe nga ana e historisė dhe e kulturės; meqenėse e njoh, besoj, ēėshtjen e Kosovės nė raportin me Serbinė, Malin e Zi, Maqedoninė dhe Shqipėrinė, nuk do tė thosha se Kosova ka hasur nė aq shumė probleme pas shpalljes sė pavarėsisė. Nuk bėhet lehtė shteti. Dhe, Kosova nuk ėshtė shpallur lehtė shtet dhe nuk ėshtė reale tė pritet qė, vėrtet, tė bėhet lehtė shtet. Ka mė vėshtirė dhe ka mė keq. Po tė mos ishin SHBA-tė, problemet, me tė cilat do tė ballafaqohej Kosova e shpallur shtet, do tė ishin shumė herė mė tė mėdha. Dhe, tė gjitha kėto, pra, nuk duhet tė na befasojnė, kurse tė na dėshpėrojnė - kurrsesi.
Shqip: Para 17 shkurtit, ndarja e Kosovės po konsiderohej gjithnjė e mė shumė si njė variant i mundshėm. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi. Por tani rreziku duket sikur ėshtė shtuar: protesta tė serbėve nė Mitrovicė, pushtime institucionesh zyrtare, zėra pėr krijimin e njė grupi serb brenda strukturave shtetėrore tė sigurisė etj. Ē‘duhet tė bėjmė pėr ta shmangur pėrgjithmonė njė rrezik tė tillė?
Qosja: Nocioni ndarje nuk e ka mė kuptimin qė e kishte deri tani. Ėshtė bėrė nocion disi i pėrbėrė. Mund tė flitet pėr njė ndarje tė brendshme dhe njė ndarje tė jashtme. Enklavat serbe brenda Kosovės bėjnė jetė shoqėrore, politike dhe administrative pothuajse ndaras pjesės tjetėr tė Kosovės. Mitrovica Veriore, qė nga ditėt e para pas Luftės, ėshtė e shkėputur prej Kosovės! Shtėrpca po pėrpiqet tė bėhet si Mitrovica Veriore. Ēka do tė thotė kjo? Do tė thotė se Kosova jeton e ndarė pėrbrenda. Dhe, mė tej: do tė thotė se sovraniteti i mbikėqyrur, apo mė qartė e thėnė, sovraniteti i sunduar i Kosovės tani nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-tė nuk zbatohet plotėsisht edhe mbi enklavat serbe dhe Mitrovicėn Veriore! Sovraniteti i mbikėqyrur, i sunduar, i Kosovės nė gjithė territorin e saj do tė zbatohej po tė ishin mė tė vendosur mbikėqyrėsit e sovranitetit tė Kosovės. Sa do tė zgjasė gjendja e sotme, nuk mund ta di. E di se Serbia nuk do tė lirohet as lehtė, as shpejt prej mitologjisė mesjetare pėr Kosovėn. Nuk e di si do tė jetė raporti i forcave nė skenėn politike botėrore pas njėzet, tridhjetė a pesėdhjetė vjetėsh, por e di se historia nuk ka marrė fund, dhe e di se rendi i tanishėm botėror nuk ėshtė i pėrjetshėm, dhe e di se do tė ketė edhe rende tė tjera botėrore dhe, kam drojė, se nė ndonjėrin prej atyre rendeve tė mėvonshme botėrore, po tė ketė raport tė ndryshuar tė forcave, nė tė cilin do tė jenė tė "shpėrfillur" shqiptarėt, mund tė jemi tė detyruar tė ballafaqohemi prapė me Serbinė. Tė mos e mendojmė kėtė, domethėnė tė jetojmė sot pėr sot, domethėnė tė jetojmė pa shikim larghedhės dhe pa vizion pėr ardhmėrinė tonė.
Shqip: Po ju pėrsėris njė pyetje qė jua pata drejtuar para shpalljes sė pavarėsisė: Ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, para do kohėsh propozoi shkėmbimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me Luginėn e Preshevės. Si ju duket ky propozim? A ėshtė apo jo njė "pazar" i arsyeshėm?
Qosja: Siē dihet, nė ēdo tregti marrin pjesė dy a mė shumė palė. Njė "pazar" i tillė do tė ishte i arsyeshėm, i leverdishėm pėr ne, por jam i sigurt se nuk e pranon pala tjetėr, e cila mendon se do tė mbajė edhe Mitrovicėn Veriore, edhe Luginėn e Preshevės!
Shqip: Tė flasim pak pėr fqinjėt mė tė afėrt. Serbia, ashtu siē pritej, nuk e njohu dhe nuk do ta njohė, sikurse ėshtė shprehur, pavarėsinė e Kosovės. Por nuk e kanė njohur as Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas jush, cilat janė arsyet?
Qosja: Kur dėgjoj se ēka flitet nė institucionet politike e shtetėrore nė Tiranė dhe, pjesėrisht, nė Kosovė pėr politikėn e Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė ndaj Kosovės dhe Shqipėrisė e, mandej, ndaj Serbisė dhe ishrepublikave tė tjera tė ish-Jugosllavisė, mė duket se po dėgjoj njerėz qė kanė zbritur prej Marsit, qė nuk kanė as dijen mė tė paktė pėr politikėn e deridjeshme tė Malit tė Zi e tė Maqedonisė! Po nuk janė mė shumė se tetė-nėntė vjet qė Mali i Zi dhe Maqedonia ishin kundėrshtare tė zjarrta, tė vendosura sa edhe Serbia, tė idesė sė pavarėsisė sė Kosovės. Ishin kundėrshtare tė zjarrta, tė vendosura sa edhe Serbia, tė kėrkesave tė ish-udhėheqjes kosovare pėr rikthimin e autonomisė sė vitit 1974, mandej tė kėrkesave tė lėvizjes studentore pėr republikė brenda Jugosllavisė, mandej tė kėrkesės pėr pavarėsinė e Kosovės. Do tė thoni: kanė ndėrruar? Po, do tė pėrgjigjem: e kanė ndėrruar gjuhėn. Tani edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia flasin me gjuhė tjetėr pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė shtetėrore. Historia e re e Ballkanit dhe e Evropės, pas rėnies sė komunizmit, i ka detyruar edhe Malin e Zi, edhe Maqedoninė ta ndėrrojnė gjuhėn politike, dhe vetė politikėn; por nuk jam i sigurt se e kanė ndėrruar edhe zemrėn. Retorika ndėrrohet lehtė, kurse zemra shumė vėshtirė. Pėr kėtė arsye them: nuk duhet tė bėjmė ne trysni as mbi Malin e Zi, as mbi Maqedoninė qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Nuk ėshtė kjo politikisht e menēme. Kosova e pavarur do tė jetė e pavarur edhe pa njohjen e tyre. Mirė ėshtė pėr ne tė na njohin, sepse i kemi fqinjė tė parė dhe sepse atje jetojnė bashkėkombės tanė, por le tė na njohin kur ta quajnė vetė tė arsyeshme. Mė nė fund, edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia, edhe Greqia do ta njohin Kosovėn jo pėr shkak tė Kosovės, jo pėr shkak tė Shqipėrisė a shqiptarėve, po pėr shkak tė vetes. Kėshtu, pėr fatin tonė, i ka sjellė punėt historia e re. Dhe, ky fat nuk do tė duhej tė na bėnte shumė kėrkues ndaj fqinjėve. Tė mos e harrojmė atė tė popullit: mos u kapardis kur tė shkojnė punėt mirė dhe mos u lig kur tė shkojnė keq!
Shqip: Po Rusia, pse vazhdon tė kėmbėngulė nė veton e saj, edhe tani qė Kosova e ka shpallur pavarėsinė dhe e kanė njohur gati 50 shtete? Shpresonit nė ndonjė ndryshim tė mundshėm pas rokadės Putin- Medvedev?
Qosja: Rusia ėshtė shtet i madh, e shtet i fortė dhe politika e jashtme, madje, as e brendshme, e shteteve tė tilla tė mėdha e tė forta nuk ndryshon as lehtė, as shpejt. Ato bėjnė politikė tė vijave tė gjata, historike. Politikėn e ndėrrojnė lehtė e shpejt shtetet e vogla, tė cilat jeta i shtrėngon tė ndėrrojnė fytyrėn shpesh. Rusia ėshtė vėllai i madh i Serbisė dhe, siē ėshtė parė, nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojė vėllazėrinė. Po nuk ėshtė kjo e vetmja arsye pse Rusia nuk e njeh Kosovėn: arsye pėr kėtė janė edhe interesat e saj gjeopolitike. Arsyen e dytė, pse nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, Rusia e tregoi shumė shpejt nė politikėn ndaj Gjeorgjisė – nė Osetinė e Jugut e nė Abkhazi. Tani, mbasi e njohu pavarėsinė e Osetisė sė Jugut dhe tė Abkhazisė, Rusia do tė duhej ta njihte pavarėsinė e Kosovės. Nuk e bėn kėtė, ndoshta, pa qenė e sigurt se vendet perėndimore do t‘i njohin Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė. Tregti politike.
Shqip: A ka rreziqe qė i kanosen shtetit tė ri tė Kosovės? Nėse po, ē‘rreziqe janė dhe si mund tė shmangen?
Qosja: Mė sipėr fola pėr rreziqet qė i vijnė dhe mund tė vazhdojnė t‘i vijnė Kosovės shtet prej Serbisė, prej Mitrovicės Veriore dhe prej enklavave serbe, nė qoftė se nuk e pranojnė bashkėjetesėn qytetare nė Kosovė. Kėto rreziqe ne mund t‘i shmangim mbi tė gjitha nė bashkėpunim me SHBA-tė dhe Bashkimin Evropian. Por, janė edhe disa rreziqe qė Kosovės mund t‘i vijnė prej vetvetes. Me rreziqet e kėtilla ne, zakonisht, nuk merremi dhe nuk dėshirojmė tė dėgjojmė tė flitet pėr to. Historia ka dėshmuar se rreziqet e brendshme pėr njė shtet shpesh mund tė jenė mė shkatėrruese se tė jashtmet. I frikėsohem shumė shtetit tė kalbur pėrbrenda: tė kalbur sidomos nė pikėpamje morale, nė pikėpamje shpirtėrore, nė pikėpamje kulturore, nė pikėpamje juridike. I frikėsohem shumė njeriut tė pa ndėrgjegje, njeriut tė papėrgjegjshėm nė pushtet. I frikėsohem shumė njeriut me mendje tė rrudhur nė pushtet. I frikėsohet shumė njeriut primitiv nė pushtet, qė nuk sheh tjetėrkėnd pos tė vetėve. I frikėsohem shumė, sidomos, mafies politike nė pushtet. Politika ėshtė kimi prishėse dhe, nė tė lehtė e shpejt prishen kur e kur edhe tė qėndrueshmit e lėre mė tė gatshmit pėr prishje. Parandalimi i prishjeve tė brendshme nuk ėshtė i lehtė, kurse shėrimi prej tyre tepėr, tepėr i kushtueshėm. Ndihmona, Zot! Si mund tė shmangen kėto rreziqe tė brendshme? Besoj se shmangen: me funksionimin e shtetit tė sė drejtės; me parandalimin e mundėsive pėr privatizimin e shtetit; me njė politikė sociale sa mė tė drejtė; me largimin prej politikės tė tė korruptuarve dhe tė atyre qė duan tė bėjnė politikė shtetėrore me farefis, me miq, me servilė, me grupe mafioze!
Shqip: Kosova ka tashmė Presidentin, Parlamentin, Kryeministrin dhe Qeverinė, bashkė me institucionet e tjera shtetėrore. Si e vlerėsoni punėn e tyre tė deritanishme? Po situata politike mos duket si e qetė apo ėshtė, vėrtet, e tillė?
Qosja: Institucionet shtetėrore tė Kosovės, qė kanė dalė nga zgjedhjet e fundit (e kėto ishin zgjedhje nė tė cilat fituan ata qė duhej tė fitonin: ēlirimtarėt e Kosovės) siē po shihet i kanė filluar disa nisma qė kanė ngjallur shpresa te qytetarėt. Kanė filluar tė veprojnė kundėr disa tė kėqijave qė kanė lėshuar rrėnjė tė thella nė politikėn, nė ekonominė, nė administratėn tonė: e kanė filluar betejėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, hajnisė, plaēkitjes. Kanė filluar tė mendojnė pėr trajtim tjetėr, mė normal tė arsimit, shėndetėsisė, e mund tė presim tė fillojnė tė mendojnė pėr trajtim mė normal, ndryshe, edhe tė shkencės dhe tė kulturės. Por, a do tė kenė mjaft kondicion? A do ta ēojnė deri nė fund betejėn kundėr kėtyre tė kėqijave - e kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Do tė shihet. E, pėr Kosovėn dhe pėr ta ėshtė tepėr e rėndėsishme ta ēojnė deri nė fund kėtė betejė, t‘i ēojnė atje ku e kanė vendin tė korruptuarit, hajnat, shpėrdoruesit e detyrės. Ėshtė e rėndėsishme qė ekonominė, kulturėn, shkencėn, arsimin ta ēlirojnė prej disa grupeve mafioze, qė veprojnė si dorė e zgjatur e disa zyrtarėve dhe disa drejtuesve nė institucione tė larta tė ekonomisė tė shkencės, tė arsimit e tė kulturės. Ėshtė e rėndėsishme ta privojnė pushtetarin dhe, nė pėrgjithėsi, nomenklaturėn politike dhe shtetėrore prej privilegjeve, qė ia ka krijuar ajo vetes gjatė tetė viteve tė shkuara. Ėshtė e rėndėsishme qė Qeveria, Kuvendi, t‘i kenė duart e pastra dhe duarpastėr tė dalin para popullit dhe para tė huajve. A do tė ngjajė kjo – do tė shohim. Uroj tė mos kemi nevojė tė mendojmė, tė flasim e tė shkruajmė pėr kėta tė sotmit, si pėr ata qė i bėnė shpurat e veta nga pesėdhjetė metra tė gjata, qė deshėn ta bėjnė Kosovėn me Shtėpi tė bardhė, si ajo e Titos nė Beograd, qė deshėn ta bėjnė Kosovėn me Ditėn e Presidentit, siē ishte Dita e stafetės sė Titos, si ata qė deshėn funksionarėve t‘u bėjnė pallatin e punės, tė pushimeve e tė luksit nė Gėrmi, si ata qė me mjetet publike tė Kosovės bėnė shtėpi pėr vete qė, mandej, me para publike e zgjeruan edhe mė, si ata qė duke shpėrdorur detyrėn u bėnė shpejt e lehtė pasanikė tė mėdhenj nė kushtet e Kosovės sė varfėr. Nė politikė, si edhe nė ēdo punė tjetėr, ėshtė e rėndėsishme si e fillon; por edhe mė e rėndėsishme ėshtė si e vazhdon dhe e pėrfundon punėn. Do tė shohim si do ta vazhdojnė kėta qė e filluan mirė. I sigurt nuk jam plotėsisht nė pastėrtinė e vazhdimit tė tyre.
Shqip: Cila ėshtė e ardhmja e shtetit tė Kosovės nė raport jo vetėm me Shqipėrinė, por edhe me Maqedoninė, Serbinė apo dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh se nė kėto vende jetojnė shumė shqiptarė?
Qosja: Marrėdhėniet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, tė Shqipėrisė dhe Kosovės, janė njė ēėshtje e veēantė. Ēfarė do tė jenė marrėdhėniet midis tyre, ēfarė cilėsie dhe ēfarė qėllimi historik do tė kenė ato marrėdhėnie duhet tė mendojnė bashkė klasa e tyre politike dhe intelektuale - tė mendojnė dhe tė vendosin nė pajtim me vullnetin e popullit tė tyre. Marrėdhėniet e Kosovės me Maqedoninė, me Malin e Zi dhe me Serbinė nuk varen vetėm prej Kosovės po dhe prej Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė, si dhe prej shqiptarėve qė jetojnė nė kėto shtete. Koha e ardhshme mund tė sjellė shikime tė reja, qėllime tė reja dhe marrėdhėnie tė reja nė Ballkan. Mund tė mendohet se ndryshimet gjeopolitike nė Ballkan nuk kanė marrė fund; rikonstruktimi i hapėsirės ballkanike, duket, mund tė vazhdojė ende.
Shqip: A na duhet njė platformė e veprimit ndėrshqiptar dhe e integrimit tė faktorit shqiptar nė Ballkan?
Qosja: Nuk ka dyshim se rrethanat ndėrkombėtare nė fund tė shekullit XX dhe, tani, nė fillim tė shekullit XXI e kanė favorizuar dhe vazhdojnė ta favorizojnė faktorin shqiptar. Kjo kohė i ka sjellė popullit shqiptar mundėsi qė nuk i ka pasur prej shekullit XV e kėndej. Do t‘i shfrytėzojnė shqiptarėt kėto mundėsi pėr t‘u konsoliduar si komb, pėr t‘u zhvilluar, pėr tė pėrparuar, pėr t‘u rritur nė pikėpamje politike, ekonomike, kulturore dhe qytetėruese - pėr t‘u bėrė njė komb, vėrtet, modern, varet shumė, shumė prej tyre. Kemi njerėz mendjeshkurtėr qė faktorin shqiptar, dhe Kombin shqiptar, duan ta fragmentarizojnė, por kemi edhe njerėz me shikime tė tjera, historike. Pa politikė tė integrimit tė faktorit shqiptar kėto mundėsi nuk do tė shfrytėzohen. Ėshtė e vėrtetė se nė Kosovė, mė hapur se nė Shqipėrinė shtetėrore, po rritet grupi i separatistėve, qė synon t‘i largojė sa mė shumė shqiptarėt e Kosovės me ata tė Shqipėrisė. Nė disa fakultete, nė Akademinė e Shkencave e tė Arteve tė Kosovės e nė disa institucione kulturore veprojnė disa vetje qė e kanė gjetur edhe realizimin intelektual, edhe leverdinė nė atė separatizėm brenda kombit shqiptar. Ē‘ėshtė e vėrteta, kėtė ideologji tė tyre paramoderne, prapakthyese, e nxisin disa qarqe tė jashtme dhe, duket, ndonjė ambasadė nė Prishtinė. Mund tė jetė se edhe institucionet shtetėrore tė Kosovės pėrjetojnė trysni pėr t‘i ndarė edhe kombėtarisht Kosovėn e Shqipėrinė!
Shqip: Nuk keni hezituar tė shpreheni mbi bashkimin e shqiptarėve, e mė konkretisht tė Kosovės me Shqipėrinė. Po ju citoj: "Do tė ndodhė njė ditė, sado qė po shtohet numri i feudalėve dhe i bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė". I qėndroni ende kėtij mendimi dhe pse? Mė mirė dy shtete shqiptare nė rajon apo njė dhe mė i madh e mė i fortė?
Qosja: Si tė mos e kem edhe mė tej, gjithnjė, kėtė mendim. Ėshtė interes historik, ėshtė interes jetėsor, ėshtė interes ekonomik, ėshtė interes i pėrgjithshėm i shqiptarėve qė tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė. Pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė mirė qė tė jetojnė nė njė shtet mė tė madh e mė tė fortė sesa nė dy shtete mė tė dobėta, mė tė varfra. Kjo ėshtė mė e pranueshme, besoj, edhe pėr fqinjėt ballkanikė. Mė nė fund, Kosova gjithmonė, deri nė vitin 1912, i ka takuar asaj tėrėsie gjeografike dhe etnike qė ėshtė quajtur Shqipėri. Vetėm ashtu, tė bashkuar, shqiptarėt bėhen, vėrtet, tė zhvilluar, tė fortė, nė Ballkan. Vetėm ashtu ata do tė mund tė arrijnė qė tė shtojnė vlerat e tyre tė pėrgjithshme dhe tė lirohen prej tė kėqijave. Kosova do ta lironte Shqipėrinė prej tė kėqijave tipike pėr tė, e Shqipėria Kosovėn prej tė kėqijave tipike pėr Kosovėn.
Shqip: Normalisht, Plani i Ahtisarit u konsiderua dhe, siē po duket, konsiderohet ende i mirė. Por seē kanė filluar tė dalin ca probleme tė vogla. A mund tė kishim njė mė tė mirė se ai?
Qosja: Lėvizja Vetėvendosja i ka bėrė njė pėrimtim tė bindshėm dhe nė pjesėn mė tė madhe tė pikave plotėsisht tė drejtė atij Plani. Ai ėshtė Plan qė e lejon federalizmin apo, madje, konfederalizimin e Kosovės. E federalizimi a konfederalizimi i Kosovės nuk do parė si ai i Zvicrės. Ky i Kosovės ėshtė plot me rreziqe pėr nesėr. Kjo domethėnė se mund tė kishim njė plan mė tė mirė se ai. Po, siē dihet, Ahtisari nuk e kishte lehtė: prej tij pritej tė bėnte njė Plan qė do t‘i bėnte qejfin krejt botės dhe babait! Sigurisht, pėr interesa dhe arsye tė ndryshme, ka spikatur roli i SHBA dhe i Evropės nė pėrkrahje tė pavarėsisė.
Shqip: Analistė tė shumtė po vėrejnė njė tėrheqje disi tė pashprehur tė Shteteve tė Bashkuara dhe angazhim paksa tė dukshėm tė institucioneve evropiane. Pse ky ndryshim rolesh?
Qosja: Kosova ėshtė nė Evropė dhe njė ditė, tė shpresojmė jo shumė vonė, do tė pranohet nė Evropėn e Bashkuar. Tani mbasi nė pjesėn mė tė madhe ėshtė kryer puna, ėshtė kryer nė radhė tė parė nė sajė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ato - SHBA-tė mund t‘i lėnė mė shumė mbikėqyrje, e kjo mbikėqyrje do tė thotė sovranitet, Evropės nė Kosovė. Por faktori amerikan, politika amerikane, mbetet kėtu edhe nėse zvogėlohet prania e amerikanėve nė Kosovė. Nuk i mendoj mirė punėt e Ballkanit pa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Qosja: Meidani dhe Godo, jashtėzakonisht parimorė
"Midis pavarėsisė e pushtetit, Berisha zgjodhi rrugėn e dytė"
Shqipėria ka pasur njė rol jo fort tė ekspozuar ndaj ēėshtjes sė Kosovės. E ka mbėshtetur fort, por duke dashur tė mos krijojė probleme, ka mbajtur qėndrim tė moderuar. I pyetur se si i duket pozicionimi i Shqipėrisė pėrballė Kosovės dhe ē‘mbetet pėr t‘u pėrmirėsuar midis nesh, akademiku Qosja pėrgjigjet: Ēka ka mė tė vetėkuptueshme se populli shqiptar nė Shqipėri ta dėshirojė dhe ta mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės. Dhe, kjo ėshtė politikisht dhe moralisht e arsyeshme, e natyrshme, e domosdoshme. Ashtu e ka pėrkrahur lirinė e vėllezėrve tė vet. Dhe, ashtu pėrkrahet njė zgjidhje politike kombėtare nė Ballkan, me tė cilėt pėrmbushen interesa jetėsore, historike, tė pėrshtatshme dhe tė ardhshme tė popullit shqiptar nė Kosovė, tė popullit shqiptar nė Shqipėri dhe tė popullit shqiptar nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė diasporė. Pėrkrahja e Shqipėrisė ndaj Kosovės dhe pavarėsisė sė saj ėshtė shprehur fuqishėm, sidomos nė prag tė Luftės dhe, mandej, gjatė Luftės. Pa Shqipėrinė nuk do tė mund tė bėhej lufta ēlirimtare nė Kosovė, pa dyshim, dhe pa Shqipėrinė nuk do tė mund tė mbahej UĒK-ja. Tė gjitha kėto qė thashė nuk duan tė thonė, ndėrkaq, se forcat politike, nė Shqipėri, tė rreshtuara njėra kundėr tjetrės nė luftėn politike pėr pushtet, nuk kanė treguar dobėsi, mė tė vogla a mė tė mėdha nė qėndrimet ndaj Kosovės, tė cilat nė shkencėn historike do tė shpjegohen nė tė ardhmen. E di, personalisht, se ish-kryetari i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, kryetar i Shqipėrisė nė ēastet vendimtare pėr luftėn nė Kosovė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe kryetari i Kėshillit pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Sabri Godo, ishin jashtėzakonisht parimorė dhe tė palėkundshėm, tė pakompromis nė pėrkrahjen politike, diplomatike dhe tjetėr tė Kosovės e tė luftės sė saj. Dhe, e di, personalisht se ish-kryetari i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka bėrė shumė varavinga nė politikėn e tij ndaj Kosovės dhe lėvizjes kombėtare nė Kosovė dhe kėto varavinga tė tij, pėr tė cilat kam shkruar (nė librin Fjalor demokratik) kushtėzoheshin prej luftės sė tij pėr pushtet nė Shqipėri.
Jo njėherė ai e ka varrosur idenė e pavarėsisė sė Kosovės, i bindur se ashtu po pėrkrahej e lavdėrohej prej disa faktorėsh ndėrkombėtarė. E kam tė ruajtur deklaratėn e Lordit Kerington, nė tė cilėn ai theksonte: Shqipėria ka kryetarin qė ėshtė kundėr kėrkesave pėr pavarėsi tė Kosovės, sepse ato kėrkesa nuk i pėrkrahin as faktorėt ndėrkombėtarė! Kush nuk e di sot se ky ish-kryetar i Shqipėrisė e furnizonte Serbinė e Millosheviēit me naftė kur OKB-ja e kishte vėnė nė bllokadė dhe kush s‘e di se ai ishte kundėr Konferencės sė Rambujesė. Dhe kundėr bombardimeve! E tė mos flas tani pėr disa veprime tė tij nėntokėsore, pėr tė cilat ėshtė marrė vesh tani vonė. Unė, natyrisht, nuk e them se ai ishte deri nė fund kundėr pavarėsisė sė Kosovės, por them se midis pavarėsisė sė Kosovės dhe pushtetit tė tij nė Shqipėri, ai zgjidhte tė dytėn! Me pyesni se ēfarė mė duket pozicionimi i Shqipėrisė pėrballė Kosovės sot? Eshtė pozicionim, kryesisht, i dėshiruar. Po tė mos harrojmė: edhe sot, si deri sot, pozicionimi i Shqipėrisė shtetėrore ndaj Kosovės varet nga politika amerikane dhe evropiane ndaj Kosovės. Ēfarė ka pėr tė pėrmirėsuar midis nesh? Shumė. Shumė. Shqipėria dhe Kosova nuk e kanė pėrcaktuar ende nė asnjė pikė politikėn e ndėrsjellė ndaj ardhmėrisė sė tyre. Po, kjo ėshtė njė temė e madhe, pėr tė cilėn duhen organizuar debate nė media dhe tubime shkencore.
Qosja: Berisha, tirani nė 99 mėnyra
Akademiku i njohur i Kosovės, Rexhep Qosja, shprehet shumė i shqetėsuar pėr atė qė ai e konsideron si "dhunė politike". Sipas tij, Kryeministri i Shqipėrisė, por edhe Kryetarja e Kuvendit, e cila "e ka mėsuar prej tij (Berishės) dhunėn politike", po "ndotin Parlamentin" dhe po "fyejnė qytetarėt shqiptarė".
Nė pjesėn e dytė tė intervistės ekskluzive pėr "Shqip", Qosja i referohet mė sė shumti sherrit Berisha-Balla nė Kuvend, pak kohė mė parė. Por flet edhe pėr zhvillimet nė Shqipėri, simpatinė e dikurshme pėr Presidentin aktual, Bamir Topi dhe dėshpėrimin e mėvonshėm prej tij. Akademiku shigjeton ashpėr politikėn dhe politikanėt shqiptarė, ndėrsa kėshillon opozitėn tė bashkohet, nėse dėshiron vėrtet t‘i fitojė zgjedhjet e ardhshme. "Edi Rama nuk po tregohet sa pritej prijės i suksesshėm i Partisė Socialiste. Harxhohet shumė, pa ndėrprerje, nė fjalė. Flet mirė, me argumente, i sistemon mendimet, i shpjegon ēėshtjet arsyeshėm. Ėshtė gojėtar. Si mjeshtėr i fjalės do tė ishte eseist i ēmuar. Edhe ashtu ka dhunti krijuese. Politika nuk bėhet vetėm me fjalė", thotė Qosja. Sipas tij, edhe Ilir Meta, kreu i LSI-sė, ėshtė njė figurė e rėndėsishme politike. Racional, i sistemuar nė mendime, por veprues dhe kėmbėngulės. Pa vendosmėrinė e tij dhe tė kryetarit tė Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, opozita e sotme nuk do tė ishte fare opozitė". I pikėlluar nga tragjedia e Gėrdecit, teksa flet edhe pėr fajtorėt, profesor Qosja i referohet edhe traditės zakonore, edhe ligjit bashkėkohor. "E tregojnė shkoqur fajtorin: Ai ėshtė shteti shqiptar, qeveria shqiptare".
Shqip: Profesor, kur e keni vizituar pėr herė tė fundit Shqipėrinė? Dhe, ē‘ndryshime keni vėnė re?
Qosja: Nė Shqipėri, pėr herė tė parė, isha nė janar tė vitit 1970 e pėr herė tė fundit para mė tepėr se tre vjetėsh. Kur isha, para mė tepėr se tre vjetėsh, kam parė shumė ndryshime. Nė tė vėrtetė edhe Shqipėria, edhe Kosova, edhe shqiptarėt kudo nė Ballkan vetėm tani po urbanizohen si duhet e sa duhet. Nė Shqipėri (si edhe nė Kosovė) po ndodh njė ndėrtimtari e madhe dhe e shpejtė, me vlera tė dukshme dhe me dobėsi tė dukshme arkitekturore, artistike. Po zhvillohen qendrat e qyteteve e po harrohen anėt; po zhvillohet qendra e Shqipėrisė e po harrohen anėt. Kam lindur e jam rritur jo shumė larg Vermoshit dhe miqtė e atjeshėm mė thonė se Vermoshi ka mbetur ai qė ishte nė vitin 1945. As komunizmi, as demokracia nuk u lodhėn pėr tė - aspak. Kėshtu po zhvillohet e gjithė Shqipėria: me dallime tepėr tė mėdha. Kemi qendrat e qyteteve, po thuhet, gjithnjė e mė evropiane dhe kemi anėt, disa dhjeta metra larg qendrave - mė keq se ballkanike, si pėrpara. Kemi disa mijėra politikanė e tajkunė, qė janė bėrė milionerė, dhe kemi disa miliona tė varfėr ose shumė, shumė tė varfėr. Kemi disa mijėra me nga disa punė dhe kemi qindra e qindra mijėra tė lėnė nė mėshirė tė Zotit - pa punė! Domethėnė: Shqipėria (dhe Kosova) zhvillohen pa aspak drejtėsi sociale!
Shqip: Si dhe sa i ndiqni zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri? Cili ėshtė mendimi juaj pėr to?
Qosja: I ndjek aq sa mė bėjnė tė mundshme televizionet shqiptare dhe interneti. I pėrcjell nė vazhdimėsi. Jam natyrisht i gėzuar pse zhvillime tė dėshiruara ndodhin dhe i dėshpėruar pse ato zhvillime aq shpesh shoqėrohen nga jo pak tė kėqija.
Shqip: Keni qenė shpesh kritik me mėnyrėn e drejtimit tė shtetit shqiptar pas viteve ‘90. Jeni shprehur se "monizmi totalitar ėshtė zėvendėsuar nga pluralizmi i totalitarizmave". Pse? Ēfarė ka ēaluar nė drejtimin e shtetit?
Qosja: Nė krye tė punėve politike dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, sipas bindjes sime, me disa pėrjashtime, janė gjetur njerėz, tė cilėt, nė thelb, i kanė sjellė dėm Shqipėrisė. Jam i bindur se vlerėsimi i rolit tė tyre nė njė tė ardhme, tė liruar prej pasioneve tė sotme partiake dhe prej instant-analistėve tė sotėm, do tė jetė katastrofal. Shqipėria vazhdon tė jetė nga ato shtetet qė politikologėt e quajnė shtet i privatizuar. Instant-analistėt, qė e arsyetojnė ēdo nomenklaturė politike, sė cilės ia kanė shitur shpirtin, thonė: po, Shqipėria ėshtė zhvilluar shumė gjatė kėtyre viteve. Po, ėshtė zhvilluar! Ai ėshtė zhvillim i natyrshėm, i domosdoshėm, si bari qė gjelbėron nė pranverė, si tė mbjellat qė piqen nė verė. Por, tė bėjmė pyetjen: ku do tė ishte sot Shqipėria pa patologjinė e tyre politike dhe qeverisėse? Shumė mė pėrpara. Ndoshta nė BE.
Shqip: Nė kėndvėshtrimin tuaj, me ē‘notė do ta vlerėsonit shkallėn e demokracisė nė Shqipėri? A ka ndonjė ngjashmėri edhe nė Kosovė kjo mėnyrė e tė drejtuarit tė shtetit nė Shqipėri?
Qosja: Shqipėria ėshtė demokratike vetėm nga jashtė. Ka shumė parti, ka shumė media dhe ka zgjedhje, formalisht, tė lira. Brendėsia e saj politike e shtetėrore, thelbi i saj, as pėrafėrsisht nuk ėshtė demokratike. Nė qoftė se demokracia, megjithatė, ėshtė marrėdhėnie, dhe ligj, zbatim ligji, nė qoftė se demokracia pashmangshėm e nėnkupton funksionimin e shtetit tė sė drejtės, Shqipėria as pėrfaqėrisht nuk mund tė quhet shtet demokratik. Nė brendėsinė e vet, nė thelbin e vet, nė pėrbėrjen e vet tė brendshme, ajo ėshtė shtet brutal, shumė brutal, shtet me shumė dhunė, shumė shpėrdorime, shumė cenime tė Kushtetutės e tė ligjeve dhe shtet me frikė. Nuk po paraqes tani kėtu njė varg tė dhėnash mbi sjelljet e qeverisė dhe nė qeveri, mbi sjelljet e Kuvendit dhe nė Kuvend, mbi sjelljet e partive dhe nė parti, qė e dėshmojnė kėtė brutalitet kundėrdemokratik. Po e paraqes vetėm njė tė dhėnė. Diku nga fundi i janarit tė kėtij viti, pohimit tė njė deputeti se njė familjar i Kryeministrit tė Shqipėrisė mund tė jetė pronar i njė kazinoje, Kryeministri do t‘i pėrgjigjet sa vijon: "Do ta mėsosh mirė si ta qepėsh gojėn, mor rrugaē. Do ta heq imunitetin mor horr, mbaje mend do tė ēoj nė gjykatė! "Dhe mė tej: "Tė jesh i bindur ti se ta bėj fytyrėn si kėpuca, po tė lakoj emrat e familjarėve tė tu. S‘tė thotė kush ty kėtu se nė ‘iks‘ bordello janė kapur njerėzit e tu, qė nė filan bordello janė kapur ato kuplarat e tua. S‘tė thotė dot njeri kėtė, as pėr lidhjet e tua me kuplarat. Do dalėsh nga Parlamenti sa herė tė shpifėsh, se ti je budalla, ke edukatė kanalesh or horr, or njeri kuplarash!". Dhe, mė tej: "Kur tė pėrmendėsh Sherefedinin tė lash gojėn, sepse emrin e tij nuk mund ta ndotėsh as ti dhe as ata qė shkruajnė kėto shpifje, qė si moldave goditen me nallane nėpėr pub-e!!!".
Shqip: Gjashtė muaj mė vonė, i njėjti Kryeministėr, tė njėjtit deputet, nė tė njėjtin Kuvend i drejtohet kėshtu: "Jot motėr dhe jot shoqe ēfarė do bėhet?... Jot motėr, ēfarė do bėhet?... Ē‘do bėhet, fundėrrinė, jot motėr?... Prostitutė motelesh do bėhet?..".
Qosja: Tė njėjtėn ditė, nė tė vėrtetė tė njėjtėn natė, nė tė njėjtin Kuvend, Kryetarja e kėtij Kuvendi, ēohet nė ndihmė tė Kryeministrit, prej tė cilit e ka mėsuar dhunėn politike dhe gjuhėn politike dhe thotė: "Nė fakt, ky e meriton me e kap pėr zhelesh, e jashtė!... Nxirreni jashtė atė zotėrinė, nxirreni jashtė! Zotėri kape jashtė e nxirre! Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtė! Edhe nuk hyn mė..." ! Tani ju pyes: nė cilin Kuvend, tė cilit shtet, nė kėtė planet, mund tė dėgjohet diēka e kėtillė? Jam i bindur, askund. As nė Evropė, as nė Azi, as nė Afrikė. Pėr shtatė shekuj demokraci nė Angli, konflikti mė i ashpėr nė Kuvendin britanik konsiderohet ky: njė deputet, me nofkėn Shtylla, i thotė deputetit tjetėr (nuk e di sigurt nėse atėherė ishte Kryeministėr) Uinston Ēėrēill, mbasi ky e kalon kohėn prej tre minutash pėr diskutim: "Le tė shkojė nė vend bulldogu!". Ēėrēilli do t‘i pėrgjigjet gjakftohtė: "Po zotėri, unė po e ndėrpres fjalėn dhe po shkoj, por ju duhet ta dini ēka bėn bulldogu kur shkon te shtylla"! Natyrisht, ne nuk mund tė kėrkojmė prej Kryeministrit tonė, as prej Kryetares sė Kuvendit tonė, tė kenė as mendjen e Ēėrēillit, as kulturėn e Ēėrēillit, as mentalitetin e tij a tė deputetėve tė tjerė britanikė. Por, ne mund tė kėrkojmė dhe duhet tė kėrkojmė prej Kryeministrit dhe Kryetares sė Kuvendit tė mos ndotin ashtu Kuvendin e Shqipėrisė, tė mos fyejnė ashtu Shqipėrinė e shqiptarėt. Tė mos ushtrojnė aso dhune dhe tė mos i bėjnė aso kėrcėnimesh njė qytetari tė Shqipėrisė. Kryetari, Kryeministri, kryetari a Kryetarja e Kuvendit kudo nė botė zgjidhen, pėrpos tė tjerash, edhe pėr arsye se janė dėshmuar si tolerantė, tė pėrgatitur tė durojnė mospajtime, kritika, ironi, cinizėm nė fjalėt e opozitės apo tė qytetarėve.
Atje, nė atė vend, ku ėshtė e mundshme qė Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit tė flasin me aso gjuhe nė Kuvend; atje, nė atė vend, ku Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit i kėrcėnohen ashtu deputetit, atje, nė atė vend, nuk ka demokraci. Jo dhe jo. Atje, nė atė vend, tė drejtat njerėzore, liritė qytetare, nėpėrkėmbėn, shkelen gjithsesi dhe me gjithēka! Atje, nė atė vend, ku ashtu egėr, brutalisht, fyhet njė deputet, familja e tij, njė qytetar, familja e tij, atje, nė atė vend, nėpėrkėmben, shkelen, pėrbuzen tė gjitha tė drejtat, liritė, tė gjitha vlerat njerėzore.
Merreni me mend: po tė ishte konteksti politik i Shqipėrisė, konteksti evropian dhe botėror i Shqipėrisė sė sotme, "demokratike", ai qė ishte i Shqipėrisė komuniste, ēka do tė bėnin Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit tė tij! Mendoni se dhuna e tyre mbi qytetarėt do tė ishte mė e paktė se nė kohėn e komunizmit? Jo. Do tė ishte edhe mė brutale. Enver Hoxha ishte diktator, por mė i kulturuar se kėta "demokratė". Kryeministri i Shqipėrisė sot ushtron tirani nė 99 mėnyra. Sa kolegė nga Tirana mė kanė thėnė: qytetarėt shqiptarė janė tė frikėsuar shumė. Berisha i qet prej pune pėr asgjė, ua qet prej punės djalin, vajzėn, nusen, dhėndrin, nipin, mbesėn. Ai tė shkelė me njerėzit e tij!
Ju mė pyesni nėse ka ngjashmėri midis kėsaj mėnyre tė qeverisjes nė Shqipėrinė shtetėrore me qeverisjen nė Kosovė. Edhe nė Kosovė, nė qeverisje, ka padrejtėsi, e shantazhe e tė kėqija tė tjera tė ndryshme, por asi brutaliteti, aso dhune, nuk ka. Fyerjet e tilla familjare nė Kosovė do tė pėrfundonin me viktima. Kam dėgjuar njerėz tė politikės nė Kosovė duke thėnė: "Ēfarė njeriu ėshtė ai Balla qė duron aso fyerjesh tė familjes para syve tė krejt Shqipėrisė?! Nė Evropė, me shekuj, pėr fyerjen mė tė vogėl nderi ėshtė mbrojtur nė dyluftim, kurse sot mbrohet me ligje, e nė Shqipėri sot - nė asnjė mėnyrė"!
Shqip: Duket se jeni pesimist pėr faktin se ende nuk kemi arritur tė ndėrtojmė njė shoqėri qytetare. Ēfarė na mungon pėr ta pėrmbushur kėtė detyrė? I kujt ėshtė faji: i klasės politike qė na ka drejtuar apo qė na drejton tani, apo i yni, i popullit?
Qosja: Fakti se Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit mund ta pėrbaltin njė qytetar nė Kuvend, para syve tė krejt popullit, pa pėsuar kurrfarė pasojash ligjore, kushtetutare, flet shumė edhe pėr opinionin, edhe pėr ne - tė gjithėve. E tillė ėshtė gjendja jonė shpirtėrore dhe morale! Nė Evropė, pas njė paraqitjeje tė tillė edhe Kryeministri, edhe Kryetarja e Kuvendit do tė detyroheshin prej opinionit tė largohen nga qeveria dhe Kuvendi - them pėrgjithmonė. Nuk janė parlamentet e shteteve hane, ku mund tė flitet gjithēka, tė pėrdoren gjithfarė fjalėsh, tė fyhet e dhunohet tjetri. Qeveria dhe Kuvendi janė institucione ku pėrfaqėsohet jo vetėm politika e popullit, por edhe nderi e dinjiteti i tij. E Kryeministri i Shqipėrisė nė vazhdimėsi po e bėn Kuvendin e Shqipėrisė institucion-shembull tė shoqėrisė pa etikė. Nė njė shtet me qytetari tė vėrtetė dhe me intelektualė tė vėrtetė, me intelektualė tė vėrtetė e jo koniunkturistė qė fėrkojnė duart para dhunėtarėve politikė, skandale tė tilla tiranike s‘mund tė ndodhin.
Shqip: Kjo do tė thotė rrugė e gjatė pėr tė hyrė nė BE apo jo?
Qosja: Mund tė jetė e gjatė dhe mund tė mos jetė shumė e gjatė rruga jonė pėr tė hyrė nė Evropė. Evropa ėshtė shumė praktike. Dhe ėshtė Zonjė e Madhe. Nuk ka qenė kurrė pa shėrbėtorė kjo Zonjė. Ēka mendojmė ne? Se Evropa do tė na veshė me mėndafshet e brokatet e saj dhe do tė na stolisė me margaritarėt dhe diamantet e saj? Jo. Jo. Ne, me disa nga ballkanasit e tjerė, do tė jemi shėrbėtorėt e Zonjės, tė heshtur e tė pėrulshėm. Se ashtu e meritojmė. Ashtu, thonė shkodranėt, i meriton mushka drutė. A mund t‘i trajtojė Evropa mė dinjitetshėm ata, tė cilėt lejojnė qė Kryeministri dhe Kryeparlamentarja ta bėjnė ēka po e bėjnė Kuvendin e popullit? Jo.
Shqip: Profesor, korrupsioni dhe krimi i organizuar konsiderohen nga pengesat kryesore qė e mbajnė Shqipėrinė larg Unionit Evropian. Sa kanė nė dorė qytetarėt dhe sa qeveria pėr t‘ia pastruar sadopak kėto njolla?
Qosja: Nuk janė korrupsioni dhe krimi i organizuar vetėm njolla: ato janė e keqe e madhe e shoqėrisė. Ato janė dėshmi pėr shpėrdorimin e egėr tė demokracisė dhe ato janė pengesė e madhe pėr zhvillimin e demokracisė. Qytetarėt kanė shumė nė dorė pėr tė mėnjanuar tė korruptuarit prej politikės. Populli ėshtė i vetmi sovran dhe ky sovran, po doli i vendosur nė rrugė me emrat e tė korruptuarve nė gojė, ata do tė fluturojnė menjėherė prej kabineteve tė tyre dhe prej politikės. E qeveria? Edhe qeveria mund tė bėjė sa populli pėr parandalimin e korrupsionit dhe mėnjanimin e tė korruptuarve. Po, si? Si, nėse edhe vetė ėshtė deri nė fyt e korruptuar. Sorra sorrės nuk ia nxjerr sytė. Ėshtė Kushtetuta. Janė ligjet. Zgjidhet prokurori qė do tė merret vetėm me luftėn kundėr korrupsionit. Krijohet organi qė hulumton konfliktin e interesave i pėrbėrė prej njerėzish tė institucioneve shtetėrore, tė organizatave tė pavarura, tė shkencės e tė kulturės.
Dhe, ashtu hapet fronti kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar. Me rekomandimet e kėtij organi hetohet pasuria e tė pasuruarve pėr shtatė-tetė a dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet. Milionerėve tė pasuruar me korrupsion u merret, u nacionalizohet, pasuria. Dhe, u krye puna. A do tė ketė mė tė tillė qė do tė vazhdojnė tė vjedhin kur e dinė se pasuria e krijuar me hajni do t‘u merret dhe ata do tė pėrfundojnė nė burg?! Jo. E ka tė pamundur ta zbatojė kėtė procedurė qeveria! Pse? Sepse sė pari, do tė duhej tė pajtohej me hetimin e pasurisė sė anėtarėve tė vet tė tė gjitha qeverive qė 17-18 vjet. Dhe, tė politikanėve tė tjerė tė pasuruar turr. Dhe, ky hetim i pasurisė sė tyre do tė sillte nacionalizimin e pasurisė dhe burgosjen e kush e di sa vetave. E, kėtė nuk e bėjnė. Pse tė vetėvriten!? Kėtė nuk e bėn Qeveria. Pse tė bėjė vetėvrasje politike e morale!? Evropa e ka tė vėshtirė tė pranojė nė familjen e vet vende qė kryesojnė nė listat e shteteve mė tė korruptuara tė planetit.
Shqip: Duket sikur Evropa po luan rolin e njerkės me Shqipėrinė. P.sh., Bullgaria nuk ėshtė se e zgjidhi problemin e korrupsionit apo tė krimit tė organizuar qė u pranua nė BE. Sa tė vėrtetė ka nė kėtė konstatim?
Qosja: Pse Bullgaria aq lehtė u pranua nė BE? Sė pari, shteti bullgar kur u pranua nė BE as pėrafėrsisht nuk ishte aq rėndė i sėmurė sa shteti shqiptar - as nga sėmundja e korrupsionit. Dhe, e dyta, Bullgaria ėshtė shumė afėr Rusisė, ėshtė nė pozitė shumė mė strategjike se Shqipėria dhe duhej tė ishte nė Bashkimin Evropian sa mė parė edhe pėr kėtė arsye. E pėrsėris: Evropa e menēur ėshtė shumė praktike.
Shqip: T‘i kthehemi politikės nė Shqipėri. Qė prej mė shumė se njė viti kemi njė President tjetėr, zotin Bamir Topi, i cili, pėrkundėr disa parashikimeve, ka mundur t‘u qėndrojė fort presioneve politike tė ardhura nė tė shumtėn e rasteve nga partia qė e zgjodhi. Si e vlerėsoni punėn e tij tė deritanishme?
Qosja: E kam thėnė edhe herė tjetėr dhe, tani, po e pėrsėris se kryetarin e tanishėm tė Shqipėrisė, Bamir Topin, prej se ishte nėnkryetar nė Partinė Demokratike e kam shikuar me njė mirėkuptim dhe, madje, simpati. Bamir Topi dhe Besnik Mustafai, me maturinė e tyre mė dukeshin pėrjashtime tė dėshiruara e tė ēmuara nė Kryesinė e kėsaj partie. Paraqitja e tij nė Kosovė, ndėrkaq, mė ka dėshpėruar. Kam parė se ndikohet lehtė, se nė sjelljen e tij mund tė lėnė gjurmė lehtė demagogėt e ndryshėm tė partishėm. Nuk e them se u qėndron fort trysnive tė ardhura prej Kryeministrit dhe sejmenėve tė tij. Ėshtė pėrpjekur t‘u qėndrojė, por jo deri nė fund, dhe, madje, jo aq sa i jep tė drejtė Kushtetuta. Po tė ishte kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, parimor e i vendosur sa i bėn tė mundshme Kushtetuta, po tė ishte i fortė sa do tė duhej tė ishte i fortė kryetari i shtetit, po tė ishte i vendosur ta shikojė plotėsisht i liruar prej pėrkatėsisė partiake njėmendėsinė shqiptare, interesin e gjithė qytetarėve tė Shqipėrisė, Kryeministri nuk do tė mund tė luante vallen qė po e luan: vallen e shkeljes sė ligjeve, shkeljes sė Kushtetutės, nėpėrkėmbjes sė Kuvendit, fyerjeve tė hatashme tė Akademisė dhe tė anėtarėve tė saj. E tė tjera. E tė tjera.
Shqip: E kritikoni shpesh Berishėn, edhe kur ishte President, edhe kur ishte nė opozitė, dhe tani si Kryeministėr. Njė pyetje mė e shkoqur: jeni takuar ndonjėherė me tė? Ē‘marrėdhėnie keni pasur dhe keni tani me tė? Nėse keni pasur raporte tė mira, pse u keqėsuan ato?
Qosja: Me Kryeministrin e tanishėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nuk kam pasur kurrė marrėdhėnie as tė mira, as tė kėqija; e kam takuar dy herė, gjatė dy ditėve, nė fillim tė vitit 1991. Me profesorėt Idriz Ajeti, Hajrullah Gorani dhe Ramiz Kelmendi, me ftesė tė njė grupi intelektualėsh nga Shqipėria, ishim nė Tiranė, nė pėrpjekje pėr tė paqėsuar forcat e kundėrta politike, tė cilat ishin futur nė luftė politike, nė urrejtje, nė konflikt tė papėrmbajtur, qė rrezikonte qėndrueshmėrinė dhe paqen e Shqipėrisė. Synonim tė arrihej njė pajtim midis tyre. Komunizmi kishte rėnė dhe krejt kjo, natyrisht, ishte nė interesin e partive tė reja, nė radhė tė parė tė Partisė Demokratike dhe tė krejt popullit shqiptar.
Ai qė nuk e pranoi idenė e pajtimit ishte Sali Berisha. E pranuan, madje, shumica e ish-tė burgosurve politikė, por nuk e pranoi sekretari i Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė. Dhe, mandej, mbasi u zgjodh kryetar e ēoi Shqipėrinė ku e ēoi; nė pragun e luftės qytetare, qė i solli Shqipėrisė, ende nuk dihet saktė, sa mijėra viktima, qė ēoi nė fund tė Adriatikut mbi tetėdhjetė djem, vajza, nėna, fėmijė dhe foshnja, qė i solli Shqipėrisė shumė dėme materiale dhe shkatėrrim tė shumė vlerave. Nė flakėn e kėsaj lufte, qė e ndėrpreu Evropa, ai e pranoi idenė e pajtimit kombėtar, e ftoi popullin pėr pajtim kombėtar, deklarata e tij e pajtimit kombėtar u dha nė televizion e nė radio dhe u botua nė gazeta. E formoi, madje, edhe qeverinė e Pajtimit Kombėtar nė krye me Bashkim Finon. Dhe, kėshtu, idenė time dhe tė profesorėve Idriz Ajeti, Hajrullah Gorani e Ramiz Kelmendi, ai e pranoi mbasi me politikėn e tij tė konfrontimit e dogji dhe e pėrgjaku fort Shqipėrinė. Ai mbeti pėr mua njeriu qė i solli Shqipėrisė gjithė atė tragjedi, njeriu, qė, madje, u "rizgjodh" kryetar nė gjendje tė jashtėzakonshme!
A mund tė mos e kritikoj unė njė person tė tillė politik!? Si mund tė mos jem unė kundėr njė personi tė tillė shkatėrrues politik! Jo. Nuk jam bėrė unė shkrimtar pėr t‘u shkruar himne diktaturave dhe diktatorėve, a kryetarėve tė zgjedhur nė gjendje tė jashtėzakonshme, pėr tė pėrkrahur e lavdėruar shpėrdoruesit e demokracisė, autoritarėt e paautoritet, tiranėt e ndryshėm tė demokracisė. Jo. Jam bėrė shkrimtar pėr tė thėnė tė vėrtetėn dhe pėr tė mbrojtur tė drejtėn - vlerat shoqėrore dhe intelektuale. Jam bėrė shkrimtar pėr tė paguar ēmim pėr mendimin tim e jo pėr t‘u pasuruar. Unė nuk mund tė hesht dhe nuk kam tė drejtė tė hesht, sepse vepra dhe jeta mė obligojnė tė ngre zėrin kundėr tė kėqijave dhe autorėve tė tyre. Nuk urrej kė dhe nuk ia fal kujt. Dhe, nuk kėrkoj tė ma falė kush tė keqen nėse e bėj. Jam i bindur se rėndėsia ime si shkrimtar dhe intelektual do tė jetė nesėr mė e madhe nė qoftė se ėshtė e madhe urrejtja e pushtetarėve dhunėtarė, e pushtetarėve tė korruptuar dhe e mafieve tė tyre sot ndaj meje. Vetėdija pėr kėtė mė bėn edhe mė tė vendosur nė misionin tim intelektual dhe politik.
Shqip: Institucione tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare kanė shprehur shqetėsimin se Partia Demokratike po pėrpiqet tė vendosė nėn kontroll institucionet kryesore tė pavarura. Nga ana tjetėr, tre institucionet kryesore tė shtetit drejtohen nga krerėt e PD-sė: Presidenca nga z. Bamir Topi (ish-nėnkryetar), (Kryeministria nga z. Sali Berisha (kryetar) dhe Parlamenti nga znj. Jozefina Topalli (nėnkryetare). Pėrbėn vėrtet shqetėsim kjo skemė?
Qosja: Si nuk pėrbėn shqetėsim? Nė njė vend normal demokratik, kjo nuk do tė ndodhte. Njė Kryeministėr a njė kryetar nė njė vend, vėrtet, demokratik kėtė nuk do ta lejonin as vetė. Shqipėria edhe pas komunizmit funksionon si shtet njėpartiak, natyrisht pa ato pasojat e sistemit njėpartiak komunist, por, megjithatė, me shumė pasoja tė sotme. Uzurpimi i tė gjitha institucioneve nga njė parti e bėn tė pamundshme luftėn politike dhe ligjore kundėr tė kėqijave ekzistuese nė shoqėri, nė shtet, nė politikė dhe e bėn tė mundshme shfaqjen e tė kėqijave tė reja tė ndryshme. Duhet dėgjuar televizionet e Tiranės, madje, edhe ato qė janė kthyer nė zėdhėnėse tė qeverisė pėr tė parė se ēka krejt po prodhon nė Shqipėri shteti njėpartiak. Uzurpimi i sotėm i tė gjitha institucioneve nga njė parti, tregon sa tė thella janė rrėnjėt e mentalitetit bolshevik nė politikėn tonė.
Deklarata pėr... Drejtimin e shtetit
Nė krye tė punėve politike dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, sipas bindjes sime, me disa pėrjashtime, janė gjetur njerėz, tė cilėt, nė thelb, i kanė sjellė dėm Shqipėrisė. Jam i bindur se vlerėsimi i rolit tė tyre nė njė tė ardhme, tė liruar prej pasioneve tė sotme partiake dhe prej instant-analistėve tė sotėm, do tė jetė katastrofal.
Shqipėrinė Shqipėria ėshtė demokratike vetėm nga jashtė. Ka shumė parti, ka shumė media dhe ka zgjedhje, formalisht, tė lira. Brendėsia e saj politike e shtetėrore, thelbi i saj, as pėrafėrsisht nuk ėshtė demokratike. Nė qoftė se demokracia nėnkupton funksionimin e shtetit tė sė drejtės, Shqipėria as pėrfaqėrisht nuk mund tė quhet shtet demokratik.
Qeverinė dhe Parlamentin
Nė Evropė, pas njė paraqitjeje tė tillė edhe Kryeministri, edhe Kryetarja e Kuvendit do tė detyroheshin tė largohen nga qeveria dhe Kuvendi - them pėrgjithmonė. Nuk janė parlamentet e shteteve hane, ku mund tė flitet gjithēka, tė pėrdoren gjithfarė fjalėsh, tė fyhet e dhunohet tjetri. Qeveria e Kuvendi janė institucione ku pėrfaqėsohet jo vetėm politika e popullit, por dhe nderi e dinjiteti i tij.
Bisedoi: Urim Bajrami / „Shqip“, Tiranė, 19-20. 09.2008
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Rexhep Qosja: Kadareja – Mit i krijuar nga komunizmi
August 19, 2008 by ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Kulturė / Kultura
Leave a comment
Debati mes dy figurave qendrore te kultures shqiptare, akademikut dhe mendimtarit kosovar Rexhep Qosja dhe shkrimtarit Ismail Kadare duket se eshte perhere “i ndezur”. Deklaratat e rradhes vijne nga Ulqini, ku mbremjen e 26 korrikut, ne kuader te Panairit te Librit Shqip, Qosja qe nje prej personaliteteve te ftuara te ketij edicioni.
E ka cilesuar shkrimtarin Kadare si “mit te krijuar nga komunizmi”. Por duke mos lene pa permendur edhe meritat e tij krijuese, qe jane te ngerthyera me “te meta krijuese ideologjike dhe politike te medha”-sic i cileson ai. “Nje prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar per nevojat e veta, eshte Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qe eshte”-thekson qe ne krye te pergjigjes se tij akademiku. “Keto nuk duhet vetem t’i dime, por edhe t’i themi”-vijon Qosja. Ndersa ka folur gjate edhe per historine e letersise shqipe, si duhet ta shkruajme ate, dhe cili duhet te jete vendi i figurave te anatemuara ne tekstet e ardhshme te historise.
Prof. Qosja, jemi ne nje panair libri, si e shihni gjendjen e librit ne Shqiperi, sjelljen e politikes ndaj tij dhe rolin e ketij panairi ne Ulqin?
Shqiperia e ngarkon librin shqip qe hyn ne vend me 20 % TVSH. Fantastike! E pakuptueshme! Nje shtet qe taton librin shqip qe hyn edhe nga Kosova, por edhe librin e huaj. Po ne kemi shume nevoje qe te na vijne revista shkencore e libra te huaj nga bota. Si mund te zhvillohet shkenca?! Gabim politik shume i madh. Demi eshte shume i madh. Ne nje kohe kur ka filluar te qarkulloje libri shqip na ndodhin keto. Ju tregoj se kur kam qene per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1969, kam sjelle me vete gjithe gazetat “Drita” dhe “Nendori”. Mi ndalen ne dogane, dhe eshte dashur nderhyrje qe ato revista te vijne ne Prishtine per llogari te Institutit. Tani e ngarkojne me tatime. Kjo eshte e papranueshme, e palejueshme! Kete duhet ta kundershtojme me fort.
Keni shkruar nje “Histori te letersise shqiptare”. Ju mendoni se ka ardhur koha te rishkruhet historia, sikunder qarkullojne projekte e ide?
Nocionin, te rishkruhet historia politike, historia e shqiptareve dhe te rishkruhet historia e leterise shqipe, nuk e gjykoj te drejte. Kam shkruar “Historine e Letersise se Rilindjes”. E kam kundershtuar nocionin “te rishkruhet” pasi kjo do te thote qe ta rishkruash cdo gje nga fillimi, nga A-ZH. Si eshte e mundur te rishkruhet edhe nese do duash? A do shfrytezosh punen e atyre qe kane botuar deri me tani; do shfrytezohet mundi i atyre qe e kane shkruar deri me tani kete histori te letersise?! Ata qe e kane shkruar, kane shfrytezuar mundin e te tjereve me pare?! Patjeter qe po! Atehere ne do ta plotesojme, korrigjojme, permiresojme, pasurojme, historine e letersise por ta rishkruajme prej fillimit nuk eshte e mundshme. Historine qe kam shkruar, kam shfrytezuar te dhenat e atyre qe kane studiuar para meje. E kritikojne shume Dhimiter Shuteriqin, po une i detyrohem shume, pasi ka shkruar historine e letersise, qe e quan shkence e realizmit socialist. Ne ate koncept nuk pajtohem, por ato qe ka bere Shuteriqi jane te pakalueshme per ate qe shkruan historine e letersise shqipe. Ai ka studiuar librin shqip dhe ka zbuluar veprat e shqiptareve, ka shpjeguar jeteshkrime dhe ka sjelle te dhena te plota per ta. Shuteriqi na i ka sjelle! Ndaj them se kam shkruar “Historine e Letersise se Rilindjes” por s’e kam rishkruar, kam shfrytezuar pervojen e atyre para meje. Pra historine nuk e rishkruajme dot! Thjesht shkojme pertej, me shpjegime me pranuese duke u nisur nga nje pervoje e krijuar para nesh. Kjo eshte e verteta sipas meje dhe duhet t’i jemi mirenjohes atyre qe kane punuar para nesh.
Po figurat letrare qe krijuan dhe u krijuan pergjate viteve te komunizmit, a duhet t’i shohim me me gjakftohtesi sot?
Vete komunizmi ka krijuar mitet e veta, per nevojat e veta! Nje prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar per nevojat e veta, eshte Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qe eshte. Ai eshte mit qe komunizmi e krijoi per nevojen e tij. Eshte shkrimtar me merita krijuese, por dhe me te meta krijuese ideologjike dhe politike te medha. S’mund te heshtim per keto dhe duhet t’i themi se cilat jane te mirat dhe te keqijat. Pasi kjo ideologji, eshte jo thjesht komuniste, por me keq: Ideologjia reduktuese krijuese, e realizmit socialist.
Ka pasur rende komuniste qe nuk e kishin realizmin socialist, nuk e kishin doktrine. Por disa e zbatuan dhe kjo solli shume kufizime te lirise krijuese. Ka krijues qe e kane predikuar shume kete dhe i kane sherbyer duke e zbatuar vete ate. Nje prej tyre eshte dhe Ismail Kadareja. Nuk mundemi te mos ia themi kete! Ai ishte nje krijues, eksponent i komunizmit, mbrojtes teorik i realizmit socialist dhe kjo teori eshte shprehur ne nje sere veprash te tij, duke i demtuar. Ka vepra te merituara, te cmuara, vepra qe jane perkthyer. Por, per shkaqe politike jane perkthyer edhe vepra te dobeta. Nuk na perkthejne per artin e bukur tonin, se kane boll art te niveleve te larta. Edhe Kadarene ndaj e kane perkthyer. “Dimri i vetmise se madhe”, eshte nje veper politike, dhe pikerisht per kete e kane perkthyer, per qendrimin e Shqiperise ndaj Bashkimit Sovjetik. Keto nuk duhet vetem t’i dime, por dhe t’i themi.
Por edhe te tjere ithtare te realizmit socialist, duhet t’i cmojme objektivisht. Ajo qe eshte e mire ne vepren e tyre, le ta cmojme dhe ajo qe eshte per kritike, duhet ta themi.
Figurat e anatemuara, c’vend mendoni se duhet te zene ne nje tekst te ri te mundshem te historise se letersise?
Nuk kam kontestuar per shkaqe politike dhe ideologjike asnje shkrimtar! Zef Skiroi, eshte nje shkrimtar i kontestuar politikisht, pasi djali i tij me sa di une, ka vdekur si fashist, dhe Skiroi vet mund te kete pasur koncepte politike te padrejta ndaj Shqiperise. Por kam studiuar vepren e tij, dhe ne historine qe kam shkruar i kam lene vendin qe i takon vepres se tij. Sepse mendoj qe per shkaqe politike nuk mund kurrsesi te diskriminohet nje shkrimtar, s’mund t’i behet nje e padrejte, s’mund te menjanohet nga historia e letersise. Se paku une nuk mund! E kam permendur qe edhe ne Kosove ka qene veshtire te shkruhet per Fishten. Dua t’ju them se propozimin e pare per tezen e doktorates e kam pasur per Fishten. E kam deshiruar shume pasi Fishta te jep shume mundesi ta trajtosh. S’ma kane lejuar! Pastaj mora Asdrenin. Por gjithmone kam menduar se s’ka shkrimtar qe per arsye politike e ideologjike duhet te diskriminohet. Tjeter ceshtje tani, eshte ajo e rehabilitimit te figurave te kontestuara politike. Pra rehabilitimi politik i figurave te kontestuara politike. Nuk hezitoj te shpreh rezervat e mija ndaj disa dukurive qe ngjajne tani ne jeten kulturore dhe politike shqiptare. Tjeter eshte vepra e tjeter politika e nje figure dhe nuk kemi arsye qe shume lehte ta rehabilitojme. Po ka nje dallim ketu. Po sjell nje shembull, sot ne France nuk rehabilitohen bashkepunetoret e Marshall Petenit, qe ka qene njeriu qe ka formuar pushtetit nen Gjermanine naziste. Ndersa shqiptaret shume lehte jo vetem i kane rehabilituar, por i glorifikojne keto figura politike problematike gjate Luftes se Dyte Boterore. Nuk mendoj aspak se kane qene patriot vetem partizanet, se pranoj kete koncept. Kishte edhe te tjere patriote, por qe bene shume gabime politike, e nuk mund t’i shlyejme dhe nuk mund t’i falim lehte ato gabime te tyre. Pasi keshtu do ju krijonim shembuj te papranueshem brezave te ardhshem. Nuk mund te jete te barabarte ai qe luftoi kund fashizmit me ate qe bashkepunoi me fashizmin. S’kam as mekat e as merite per periudhen e luftes e pasluftes, pasi kam qene i ri, por nuk i pranon morali im intelektual si ate qe luftoi dhe vdiq apo jetoi, si ate qe bashkepunoi. Keshtu s’mund te pranoj edhe keto dukuri ne televizione e radio e shtyp, sot.
Se fundi, cili eshte gjykimi juaj me shkoqur per ate qe po ndodh ne 2 vitet e fundit me Akademine e Shkencave te Shqiperise?
Kam reaguar ndaj kesaj! Ajo qe ka ndodhur ndaj Akademise se Shkencave, ajo qe ka bere qeveria aktuale ndaj kesaj akademie nuk mund te ngjase kund. Them me shume deshperim se kjo nuk i ben nder kultures shqiptare, politikes ca me pak! Nuk ka vend ne Evrope ku qeveria te nderroje udheheqjet e Akademise sic ka ndodhur ne Shqiperi. Duke emeruar ne akademi, njerez qe s’kane te bejne fare me te. Si mund ta drejtoje akademine, dikush qe nuk eshte anetar i saj? Si mund te behet zot shtepie, dikush qe nuk jeton ne shtepine tende? Ku ngjet kjo? Akademik ne te gjithe boten zgjidhesh perjete. Si mundesh qe ne moshen 75-vjecare te pushoje qenia jote si akademik, nderkohe qe me te hyre ne akademi ke te drejte te zgjedhesh e te zgjidhesh. Si eshte e mundshme kjo?! Nuk ka shembuj te tille ne bote. Kjo qe ka ngjare ne Shqiperi, sjellja e qeverise ndaj Akademise se Shkencave eshte nje turp i rende politik dhe kulturor ne jeten kombetare te shqiptareve. Per mua e keqja eshte dy-fish, se ne kete sjellje te qeverise ndaj akademise, inkuadrohen disa intelektuale dhe i pranojne pozitat qe u jep qeveria. E pa pranueshme moralisht. Intelektualisht, e palejueshme.
Akademik Qosja, cili eshte mendimi juaj per politiken zyrtare te Podgorices dhe partive shqiptare ne Mal te Zi per shqiptaret?
Nuk mund te them se e njoh me se miri kete teme. Por nje gje e di, qe behen perpjekje qe shqiptaret t’i realizojne te drejtat e tyre dhe niveli i realizimit te tyre ne Mal te Zi te jete sa me i larte. Ky nivel i deshiruar nuk eshte arritur ne nivelin e duhur. Aq sa shoh ne vendlindjen time, jane pak shqiptaret te punesuar ne raport me te tjeret. Kosova eshte bere shtet! Ja e kemi shtetin e dyte shqiptar ne Ballkan, po nuk themi dot se shqiptaret i kane realizuar te gjitha te drejtat e tyre historike dhe se jane popull i konsoliduar
Ne veprat tuaja ju keni shume “profecia” per ardhmerine e shqiptareve, sidomos atyre te Kosoves. Si i prekni ato qe keni thene ne vepra krahasuar me realitetin?
Nje jane veprat, nje jane ato qe i deshiron njeriu dhe qe i prek me shkrim, tjeter eshte realiteti. Kam shkruar per ceshtjen shqiptare shume, rreth 4 mije faqe, ne menyre te vecante prej viteve ‘80-te e kendej. Natyrisht duhet te jem i sinqerte dhe megjithate te tingelloje modeste. Nuk mund te behen kalkulime! Kam vendosur ta them te verteten ashtu sic e kam menduar, ta them te drejte. Sigurisht, te kisha thene dicka me ndryshe, do me donin me shume njerez, do me donin me shume! Nuk e kam bere kete kalkulim. Ata qe s’do me duan per ate qe them, le te mos me duan. Nuk kam menduar per ata kunder te cileve kam shkruar, por edhe kur disa parti politike kane pasur disa koncepte, e une kam shprehur mendimin tim per koncepte te tjera. Nuk me kane dashur per keto koncepte, kane menduar se ju prishin pune per dicka, se kam bere as kete llogari. Me kane thene edhe se do kishe pasur trajtim tjeter nese do kishe folur ndryshe, por Jo, une dua te shpreh mendimin, dua te jem ne pajtim me mendimin tim! E kam pare ceshtjen shqiptare si teresi ne Ballkan. Nuk jam aq naiv sa te mos e di se si teresi ajo ceshtje nuk do zgjidhet, se shqiptaret e Malit te Zi nuk do te kene trajtim si shqiptaret e Kosoves nga faktori nderkombetar. Apo se shqiptaret e Maqedonise nuk do kene po ashtu. I kam ditur te gjitha keto, megjithate kam shprehur mendimin tim per ceshtjen shqiptare ne Ballkan. Nuk eshte e vertete se varferia e shqiptareve vjen nga komunizmi! Komunizmi ka deshtuar shume ne fushen ekonomike, por tek shqiptaret nuk eshte ky faktori per gjendjen sociale te shqiptareve. Fajtor jane edhe fqinjet e Ballkanit, sepse e kane mbajtur ne bllokade Shqiperine. Se kane dashur komunikimin dhe e kane shkoqur te gjithe dhe s’ka pas ure komunikimi. Te gjitheve atyre qe me kane pyetur jua kam thene shkoqur, jua kam thene ashtu sic e di une historikisht ceshtjen shqiptare: Qe ndarja i ka varferuar dhe sakatuar shqiptaret. Kufiri i ka varferuar shqiptaret, qe kane bere jete dramatike, shume te varfer. Jua kam thene edhe te huajve qe ju e keni bere kete, Evropa! Ju e keni shkaktuar kete gjendje. Ju jeni mekatare te gjendjes se shqiptareve. Ju mund ta zgjidhni, sepse ju e keni shkaktuar!
Cilat jane shenjat e rrezikut qe ju kanosen kosovareve tani qe Kosova eshte shtet?
E kane njohur Kosoven disa shtete, por degjojme deklarata e shqetesime se pse ky proces s’po ecen me shpejt. Por shtetet jane krijuar pa menduar do i njohe apo jo kush! Krahasoni Kosoven shtet me Shqiperine shtet. Dallimi eshte shume i madh. Cfare gjendje e tmerrshme ka qene Shqiperia dhe cfare gjendje favorizuese ishte Kosova. Nuk me shqeteson problemi i njohjes a mosnjohjes. Thone: Fqinji i mire dera e xhenetit, fqinji i keq, dera e sketerres. Megjithate edhe fqinjet do ta njohin Kosoven. Te jemi te sinqerte, atyre te mos ju vije keq e ne te mos kapardisemi per kete: Do ta njohin jo per shkak te Kosoves, po per vetveten, per nevojat e tyre. Ajo qe me shqeteson mua eshte puna e brendshme e Kosoves. Per mua ka rrezik qe ne Kosove. Komunat serbe ne nje menyre jane shtete te vogla, me shume pavaresi, cka mund te jete nje rrezik per Kosoven e ardhshme. Mitrovica veriore funksionon pothuajse e pavarur prej institucioneve te Kosoves, dhe keto jane rreziqet e ardhmerise se Kosoves. Fragmentarizimi politik mund te jete me rrezik, pasi ne nuk e dime fare se cfare vjen prej tij, e mund te sjelle shume te papritura. Komunat serbe mund te jene “Kali i Trojes” te cilat Serbia mund t’i perdore per te dramatizuar situaten ne Kosove gjate.
Personalitet e ftuara ne Ulqin
Panairi i Librit Shqip ne Ulqin rroku edicionin e 8-te. Prej 25 korrikut, ne shetitoren e vogel te qytetit bregdetar manifeston libri shqip. Personalitete e ftuar kete vit kane terhequr jo pak vemendjen e lexuesve por edhe mediave. Mbremja e 26 korrikut ishte e rezervuar per akademikun Rexhep Qosja i cili me pare vizitoi vendlindjen e tij, fshatin Vuthaj. Nje tjeter personalitet i ftuar ka qene edhe akademiku kroat me origjine shqiptare, ilirologu Aleksander Stipcevic. Por edhe nje prej emrave me te njohur te krijimtarise ne Mal te Zi, Pavle Goranovic, shkrimtar romancier, kritik e eseist. Ky panair vleresohet lart per rolin e tij ne krijimin e hapesires se perbashket te kombit shqiptar.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Xhep Qos_____________
Hasjani,flm per respektin,gjithashtu nga ana ime!
rexhep Qosen nuk e njohim personalisht,ashtu sic nuk njohim Ismail Kadarene apo ndonje tjeter figure kombetare,ska te baje kjo!
Ata njihen nepermjet veprave te tyre!
Qosja s'diskutohet qe asht ateist,sźpse vjen nga brezi i bashkim-vllaznimit!
Por zoti Qose,me nji krenari orientaliste,hiqte kepucet(hajde akademik hajde)dhe edhe te tjeret duhej t'i hiqnin(per te hyre ne shtepine e tij).
Kjo nuk ka asgja te keqe per njerezit e thjeshte,pa grada doktoratash,por per nji njeri ateist me duket si shume alla Abdi Baleta kjo pune,sepse edhe ky i fundit ka qene jo vetem ateist,por edhe anti-kombetar(zhdukjen e diaspores patriotike shqiptare),por sic e dime Abdiu iu kthye rruges se zotit te sapogjetur nga ai!
Apo si puna e atij gabelit Adem Ramadanit..pra esht tjeter pune se si deklarohesh ti e tjeter pune si jeton,menyrat e te jetuarit!
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
Krijoni Kontakt