Une mendoj se Rexhep Qosja eshte nje koke shqiptare,ky njeri eshte i nje rangi me Ismail Kadaren ashtu une mendoj.
Vegimi
Une mendoj se Rexhep Qosja eshte nje koke shqiptare,ky njeri eshte i nje rangi me Ismail Kadaren ashtu une mendoj.
Vegimi
xxx
Nese e keni fjalen per Akademik,Qosja eshte Universitet me vete.Asnje akademik tjeter Shqiptar smund ti afrohet e jo me te eprballet me te.
Po qe fjala si politikan eshte ne nje rang me Idajet Beqirin e Uniteit Kombetar
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Mistiku shkruan :
""""Akademik Qosjes rreth 1995 (nuk mė kujtohet data) i kam thėnė nė njė tubim se dėshiroj ta shoh nė foto duke u pėrqafuar me Rugovėn!
Tė dėshiroj shėndet e suksese, por jo nėse vepron nė dėm tė Kombit qė tė ka lindur! """"
Mistik fort mire e bukur i ke thane Qosjes.
Lexova interviste qe ka sjelle Llapi te Qoses..
Askerkund nuk thote Qosja..moni bre djelm..mos vrisni bashkatdhetaret..
Ai kaq mund ta thote dhe kjo ka shume rendsi duke ditur se cfare respekti gezon Qosja ne radhet e AAK dhe PDK qe jane shtabet e Bandave vrasese.
Mirpo ai nuk ngopet te shohe njerez te Rugoves te pergjakur e ne varr me gjith femij te pafajshem..
Ashtu si dhe ne 97-ten Ai nuk u ngop se pari polic te masakruar nga bandat e Zabit Brokes e Rexhep Mejdan -Gjinushit ne Vlore.
Edhe ne kte interviste ne "Epoken e Enverit" te Mavrajt .. Qosja nuk guxon te shprehet jasht kornizave qe ja kan dhene si Porosi ne Tirane miqte e tije "integruesa"..qe udhetojne shpesh ne linjat Krete-Moske-Beograd..
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa..skllav akademik skllav..gjynaf..
Bel Ami..ku merr vesh ti nga akademiket e qe na i vure ne Liste nen qosen..
Lexo Namik Resulin mor djale..
Ketu ne Forum ta kam sjelle e jo kot..
Per te treguar se Naim Frasherin e kane adhuruar e studiuar pa lindur foshja Rexhep e kur akoma adoleshenti Shuteriqi belbezonte germat e para..
Ke pire juniperus ne qaf te pazarit ti dhe kujton se i njeh akademiket..
qashtu..
Vetem Prishtina i ka nja 20- 30 akademik ma te ditur se Qosja..
Ah po ..si akademik i lidhjes se driteroit e Nasit e Limozit aty po ke te ndrejte..
Po akademik Cabeun ku e le..
Po akademik Namik Resulin ku e le..
Po akademik Selman Rizen ku e le..
Po akademik Arshi Pipen ku e le..
Po akademik Mark Krasniqin e Idriz Ajetin ku i le.
Po Engjell Sejdajn.. po Ernest Koliqin e Martin Camajn..po Kallullin e Jup Kastratin.. Po Injac Zamputin e qindra tjere..te pa reklamuar nga Zp..
Ma kadal more djale..
Tani ti harove edhe Stavri Skendon e Alfred Ucin,Aleks Buden e Isuf Luzajn, e nje mori te tere,por kam ndjesine se Qosja mbetet perseri universtitet me vete.
Ska rendesi se ku e pi kafen a cajin ne qafe te Pazarit,ne Kerculle apo ne mal te brarit.Ajo cka une pohova ishte pervoja ime universitare.Literature e Qoses ishte baze per cdo student te Letersise.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 16-02-2003 mė 02:31
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Sa di unė Qosja ėshtė ekspert pėr kritikė letrare. Pėr tė qenė universitet mė vete, duhet me qenė ekspert pėr ēdo shkencė qė studjohet nė universitet, dhe tė tillė nuk ka asnjė person, nė tė gjithė botėn.
Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!
Mistik,po edhe metaforat jane pjese e letersie. :P
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Per Albanin
E kam ndjekur debatin qe zhvillohet ketu dhe shoh se brenda nje pakice qe pozicionohet ne mbrotje te Qoses ti je me irracionali. I bej vetes nje pyetje, nese do ta mbroje Qosen nese ai nuk do te kishte sulmuar Berishen por Nanon, nuk do mbeshteste Thacin por Rugoven ???
Nejse pergjigjen e vertete jepja vetes sepse une e di se cfare do te thuash.
Them qe je irracional jo sepse mendoj ndryshe nga ty por sepse cdo njeri, sidomos figurat publike jane karaktere komplekse te cilet jane te mbushur me gabime, por cuditerisht Qosja del i lare nga cdo gabim. Dhe ne fakt ketu fillon ta tradhetosh veten.
I pergjigjeshe dikujt se bijat dhe bijte e Enverit jane shqiptare dhe ska asgje te keqe te na drejtojne. Nuk do me vinte cudi te nxirrje ndonje aresye Ufo si ajo per te cilen Qosja nuk fliste dot per Camerine dhe te justifikosh apo amortizosh edhe rolin e Enverit por jam kurioz te di i beson ato qe thua apo i ke per konsum. Uroj te jete e dyta.
Thua qe Qosesn e kane votuar intelektualet. Me fal po nga e di ti kush e ka hedhur voten per te mbledhur 0.1% qe e nxori nga politika ? A nuk eshte ky subjektivizem ??
Thua qe Qosen ne Shqiperi e mbeshtesin te majtet te larguarit nga PD-ja dhe Intelektualet. Une nuk besoj se ti je zedhenesi i intelektualeve apo ke ndonje te dhene e cila te con ne kete konkluzion perndryshe sille.
Thua qe Berisha furnizonte me benzine Jugosllavine. Ta thane edhe te tjere por po ta perseris edhe une se mbase nuk harron qe nafta qe kalonte nga Shqiperia (importonte tre here me shume-nga e nxore kete shifer-dhe nese e di me thuaj te lutem sa eshte konsumi normal) ishte pikatore ne krahasim me tubacionet, anijet (neper danub), trenat qe futeshin diten per diell nga te gjitha vendet e tjera. Nuk po te them qe ishte dicka e mire por ti e di shume mire se ajo kontrabande nuk ishte nje organizim shteteror por thjesht nje tentative per te zbutur varferine ne nje nga zonat me me skamje
Pretendon se ne kohen e Berishes u 10 fishuan investimet greke -Une nuk e disa e vertete eshte kjo por di te sigurte se ne kohen e Berishes investimet me te fuqishme kane qene ato italiane dhe investimet greke ishin ne nje terren krejtesisht te disfavorshem .
Vetem pas 97 u hapen kater banka greke vetem ne Tirane dhe e gjithe industria italiane e investuar largohet per ti lene vendin mallrave greke prodhim enkas per Shqiperine. Per te te dhene nje ide te qarte vetem ne Shkoder para revolucionit demokratik punonin ne firmat italiane 25 000 gra, ndersa sot jane vetem 1500.
Shembulli mund te te duket banal por nje mikut tim qe ka nje lokal ne zonen me te frekuentuar te Tiranes diten e pare kur e hapi lokalin i shkoi nje nga menaxheret e pepsit dhe i ofroi nje pazar shume te mire ku nder te tjera perfshihej dhe evazioni fiskal nese ne vend te coca-coles do te merrte pepsin grek.
Ne tirane bankat greke te japin kredi vetem nese materialet baze apo ato per konsum i importon nga Greqia.
Por kjo nuk eshte cudia me e madhe kur degjon nanon ta deklaroje Durresin njelloj me Selanikun
Pretendon se Shqiperia ka 40% te krishtere (sado qe te jene i respektoj) dua te di ku e bazon kete shifer se mesa di une nuk eshte bere asnje rregjistrim.
Pretendon se ishte gabim futja ne konferencen Islamike. Aq sa eshte gabim vendosja e mardhenieve diplomatike me Vatikanin aq eshte gabim edhe futja ne ate konference. Shqiperia eshte nje vend me shumice myslimane(rregjistrimi i fundit) dhe eshte krejt normale qe shteti te krijoje hapesira dhe mundesi per ta per te forcuar lidhjet me komunitete islame te tjera neper bote.
Thua se u mbush vendi me njerez me fustane (nuk besoj ta kesh per prifterinjte ortodokse se edhe ata fustane veshin), te pakten ata nuk shperndanin pamflete ku benin thirrje per aneksimin e vorio-epirit.
Thua se kjo iniciative diplomatike e Shqiperise terboi Ameriken dhe Europen. Asnje deklarate diplomatike nuk e denon kete pjesmarrje. Dakord mund te thuash diplomacia eshte prapaskene. Berisha eshte i vetmi kryetar shteti i Ballkanit me dy pritje zyrtare ne Shtepine e Bardhe. Qeveria e PD thithi nga Bashkimi Europian me shume ndihme(ne raport me popullsine) se asnje vend tjeter i lindjes dhe Shqiperia edhe pse me voten kunder te perkrahesve te Qoses ne Tirane u anetaresua ne KE.
Me perjashtim te takimit me Bushin te gjitha te tjerat erdhen pas futjes ne Konferencen Islamike dhe me duket se faktet flasin vete.
Thua se Qosja ne 97 mori anen e popullit....)))
Po ta shikosh me vemendje historine e komunisteve shqiptare, cdo masaker, cdo tradheti, cdo krim, cdo vrasje, dhe ekzekutim eshte kryer ne emer te Popullit. Dhe kjo jo sepse kishin frike ta benin ne emrin e tyre por deshironin bashkfajtore dhe pengje jo per ate dite as per te nesermen por per historine.
Te pretendosh se PD pati faj per piramidat eshte e drejte, te pretendosh se njerezit deshironin largimin e saj pas humbjes se parave (dhe jo per aresye te tjera qe mund ti knovergojne ndokujt)edhe kjo eshte e drejte por te pretendosh se 97 erdhi si pasoje e zemerimit popullor do te thote ti delegosh popullit krimin e radhes. Asnje baba, nene, vella apo moter, djale apo vajze normale nuk del ne rruge per te sulmuar me arme godinen e Shikut, per te coptuar trupin e pajete te nje njeriu qe nuk kishte bere asgje, per te djegur te gjalle dike tjeter, per te ngritur flamurin grek ne himare dhe tepelene, per te shpallur federaten e jugut, per t'u ngazellyer siper kufomave, per te djegur bashkite dhe gjykatat , per te djegur muzeumet dhe komisariatet. Te gjitha keto jane bere nga njerez me emra konkrete qe sot i gjen deputet, ministra , ambasadore, gjenerale, shefa komisariatesh, diplomate, drejtues institucionesh, me pak fjale ne cdo post te nderuar.
Kjo eshte kategoria qe mbeshteti Qosja ne 97. Kundra te cileve nuk tha asnje fjale as kur e deklaruan me shume se njehere Kosoven me kryeqytet Beogradin as kur thane se Milloshevici ishte e keqja me e vogel as kur u ngriten tre gishtat, as kur deklarohej se Kosoven nuk do ta clironin Rambot amerikane, as kur u vra Azem Hajdari apo Ahmet Krasniqi, as kur thyenim rekordet per trafikun e droges dhe prostitucionit dhe as kur miku i tij bente vizite zyrtare ne Kine. Ai heshti dhe a e di perse ?? Sepse nuk i dhembi.
Ne 97 zgjedhja nuk ishte mes Berishes dhe Zanit prandaj dhe Qosja ashtu si pjesa derrmuese e elites Shqiptare mund te distancohej nga aktet e dhunes dhe krimit dhe njekohesisht te vazhdonte ti binte se njejetes vrime te fyellit duke penalizuar ke te deshironte. Por jo nuk mjaftonte rrezimi i qeverise duhej glorifikimi i krimit
Une si letrar nuk e njoh por nuk jam per hedhjen poshte te tij ne te gjitha aspektet por ta krahasosh me Kadarene apo ta konsiderosh Elite me duket nje tentative e deshtuar e atyre qe kerkojne ti kthejne borxhin.
Se fundi thirri mendjes kur nuk ngurron te veshesh me epitete 2.000.000 - 0,1% patriote sepse injorojne ate qe te shijon ty sepse behesh shume transparent per tu kaperdire.
Ork orkani !
Krejt pajtohem me mendimet e tua per Qosjen.
Ne lidhje me lidhjen diplomatike me Vatikanin nuk duhet pasur paragjykim.
Vatikani eshte SHTET ne vehte.
Normalisht Shteti Shqiptar ka lidhje historike me kete mini-Shtet.
Ne si Komb i detyrohemi Vatikanit si qender Katolike Botes ne disa gjera te shenjta.
Pa hyre thelle do permend nji gje.
Austrohungaria e ka mbrojtur iden e krijimit te nji Shteti Shqiptar ne ato periudha kur fatet e popujve te vegjel neperkembeshin.
Austria katolike perdorte si argument dhe faktin se duhet mbrojtur Popullsia katolike e Trojeve Shqiptare.
Per hir te kesaj e gjerave tjera Lidhja me Shtetin Katolik te Vatikanit eshte nji gje e mire.
Ne fakt une mendoj se AMBASADORI yne ne ITALI duhet te jete dhe ambasadori yne prane Selise Shenjte.
Kete me duket e beri Shteti i Berishes.
Rasti tani qe Socialistet emerojne Ambasador te vecante per Italine dhe te vecante per Vatikanin eshte bere besoj per loje politike.
Socialistet e kane blere Partine Demo-kristiane te Nikoll-Zef-Les -Bushatit dhe me kte rast dhe "i japin do beze me mlu lakuriqsine e tyne" demo-katolikve te Partise se Zef Bush-Lesit dhe njekohesisht ne Vatikan instalojne nji spiun te Shikut Roze sic eshte aktori Teatrit Zef Bush-Bushati.
cdo te mire..
Brari
Une kam respekt per Vatikanin dhe Papen ndonese jam mysliman dhe ky respekt perpara se te me vije prej historise me vjen prej rendesise qe ata kane per nje pjese te bashkombasve te mi. Pra nuk jam asapk kunder mardhenieve me Vatikanin, perkundrazi nese neser krijohet nje Konference Katolike nuk kam asnje kundershtim qe Shqiperia le te angazhohet edhe ne te por nga ana tjeter dua te njejtin respekt per pjesmarrjen e vendit ne ato organizata qe perkujdesen per besimin tim.
Orku, edhe une kam qene i nje mendimi me ty edhe pse nuk jam mysliman dhe fetar fare, por kur lexova kerkesen e grupit Club 2000 bere institucioneve shqiptare, aty verejta se ne konferencen islamike, jane te anetaresuar vetem vendet qe jane ekskluzivisht fetare, pra qe jane kombe fetare myslimane, kurse ne nuk jemi te tille, prandaj mendoj se edhe perkunder disa perfitimeve qe mund te kemi, ne duhet qe te canetaresohemi nga ajo konference me plot respektin per te gjitha fete e edhe ate myslimane.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt