Close
Faqja 8 prej 119 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1190
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Kosovari kishte shkruar kete fjali qe meriton te riperseritet. Ky tradheton dinjitetin e tij nese mirret me Qosen! Kjo fjali nuk len dyshime se ky njeri e konsideron vetem me te madh se Qosen dhe ky njeri eshte i dashuruar ne vetveten! Kete te drejte e ka, narcizimi nuk eshte saknsionuar me ligj, por urrjetja dhe etiketimet e pabaza, po, si dhe shpeptujet e fjalive ne menyre tendencioze. Une akoma shpresoj se ke dinjitet dhe shpresoj se do t“i sjellish 13 faqet nga jane shkeputur 5 fjali. Une e kerkoj tekstin integral dhe ky hesht sepse e din se fjalite jane nxjerre me nje qellim te caktuar. Dhe ky burre me dinjitet nuk do ta sjelle se para botes do te tregoje fytyren e vete dhe , ajo qe eshte me me rendesi qellimin e vete!"

    1. Shėn Alban, unė njoh me qindra njerėz mė tė mėdhenj se unė nga ana fizike dhe mendore, por qė nuk kanė kurrėfarė dinjiteti. Por, njoh edhe mė tė vegjėl se unė fizikisht por edhe shumė mė pak intelegjent, por qė kanė mė shumė dinjitet.

    Kush ėshtė nė kėtė rast tip narcisoid? Sipas teje prap unė qė gjindem nė mes. Aq mė bėnė, se ēfarė mendon ti pėr mua!

    Unė prap tė nuk ta marrė lezetin e ofendimeve.

    2. Sikur njė ditė tė funksionojė ligji nė Shqipėri shumė nėna qė hmbėn bijtė e tyre nė vitin 1997, pėrveē rrebelėve tė tipit tė Xanit, do ta akuzojnė edhe inspiruesin inkurajuesin e "revoluciont demokratik tė vonuar" - Rexhep Qosjen.

    3. Sa pėr atė qė ti kėrkon me ngulm nga unė sjelljen e 13 faqeve tė librit, mos po mendon se kam farė borxhi ndaj teje, mos po mendon e ky Forum ėshtė satcion policie ku merren nė pyetje tė gjithė ata qė guxojnė tė thonė njė fjalė kundėr idolėve tė rrejshėm tė kombit. Unė nuk do ta sjelle as njė faqe, sepse ti nuk e ke hallin aty, por kėrkon mbulesė pėr faktin qė u dogje nė sharjet tua.

    Ty nuk ta ndalon kush, nėse do sjelle edhe librin komplet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 03-09-2002 mė 18:48


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ja se kush eshte įrmik i kombit shqiptar dhe urrejtes i tij. Njeriu qe ka shkruar keto vepra NE MES TE TJERASH :

    Strategjia e Bashkimit Shqiptar- ne vitin 92 kur askush nuk guxonte te permend bashikimin
    Populli Ndaluar -ne vitin 90 kur askush nuk guxonte te shprehet
    Porosia e Madhe
    Historia e Letersise Shqipe I, II dhe III
    Antologji e Letersise Shqipe I dhe II
    Nocione te Reja Albanologjike
    Prej Tipologjise deri te Periodizmi
    Anatomia e Kultures
    Shkrimtar dhe Periudha
    Vdkeja me Vjen prej Syve te tille
    Panteoni i Ralluar
    Asdreni- jeta dhe Vepra e tij
    Kontinuitete
    Antologjia e Lirikes Shqipe
    Kritika Letrare
    Dialogje me Shkrimatret
    Episode Letare

    Ja ketu i numrova 20 libra te Qoses me te cilin KOSOVARI nuk don me te mirret sepse e humb dinjitetin. Te themi kalimthi se KOSOVARI mund te jete Sulejman Aliu personalisht. Sikur ky njeri te kishte karakter dhe dinjitet shiqptari do te perkulje para ketyre veprave dhe neve shqiptareve do te na kerkonte ndjese! Kuptohet nese ky insan e don kombin e vet! Detyra e tij eshte t“i rrezoje intelektualet e " vjeter " se tani i kemi te rinjet nga bota sot me shkolle te mesme dhe shume te tjere me shkolle fillore! Ky akoma nuk e din se duhet te cmohen rrenjet nese don te rritesh.

    Albo me ka bere te dalin sot lotet nga syte dhe po ta dinte ofendimin qe me ka bere do te me kerkonte ndjese. Albo e konsdieroi Qosen urrjetes te kombit shqiptar dhe ky urrejtes ka shkruar mijera faqe per kete komb. Mirepo me duket se Albos kjo thenie i ka reshqitur dhe nuk besoj se lundron ne te njejten bark me moderatorin. Ende nuk e besoj. Dua akoma deshmi per te krijua nje bindje me tze plote per SHPIRTIN E SHQIPTARIT.

    Ja cka i shkruan Moikom Zeqo ne nje leter Qoses te libri " R.Qosja dhe Ceshtja kombetare Shqiptare", po i nxjerr disa mendime:

    " I nderuar Rexhep,
    Ju pershendes dhe ju perqfoj.
    Mos u tut bace! Goditja gurin e cau, drurin thau, por njeriun e mbau.
    Shpifja e vetkenaqur eshte bere nje kimere publike. Ajo zgjat kthetrat , ulerin triumfuese, zotron dhunshem skenen shqiptare, HELMON vetedijen tone, Dehumanizon dhe terrorizon gjithcka.

    Rexhep Qosja emri juaj i ndritur eshte emri i nderit!
    SHPIFJA EDHE kur ka emera eshte perhere ANONIME. Emrat e turpit njeriu fisnik do t“i harroje. Po, megjitahte Scripta manent!

    Njeriu druhet nga histroia, por jo nga shpifja! Vdekja eshte e pranueshme per njeriun, por nuk eshte e pranueshme te mos jesh NJERI .
    I lindur shqiptar ne gjysmen e pare te shekullit, guxojne te mos ju quajne shqiptar ne fund te shekullit ! :

    Po pse valle ?
    Sharjet jane arsyet e medha per ata qe s“kan arsye " Servantes.

    Jeta juaj krijuese edhe intelktuale e pashembullt eshte perhere me shume , se sa , mosha juaj.

    Juve ithtar i patrembur i Shpreses, ju mohojne dhe identitetin. KEshtu , per paradoks, ju u gjendet befas midis dy anatemave te tmershem, polifemike.
    Shpirti i kombi per ju eshte gjithcka , si per cdo shqiptar te vertete!

    Nuk di , per asnje komb tjeter te BOTES, qe te EKZISTOJE nje TEORI e MOHIMIT dhe e shkaterrimit deri ne fund.

    Ju , profesor , keni triumfuar sepse keni qene me kombin...Armiqte e kombit jane armiqt tuaj me te terbuar.

    Pikerisht shovinistet serb kane bere anateme me te madhe me te pabesueshme kunder jush. Mijera artikuj , nje gjenocid mendor kunder jush, cilesime nga me te skajshmet , sintettizuar me togefjalshin " ARMIKU ME I MADH I SERBISE SE MADHE" formulojne anatemen e pare dhe te shumfishte ndaj JUSH. Kjo gje dihet. Kjo gje te nderon dhe eshte prova juaj historike.Lum kush e ka prove dhe mjere ai qe nuk e ka. Kjo eshte prova e dinjitetit dhe e logjikes , prova e njeriut te lire kunder skllaverise fizike dhe mendore.


    Duke mbrojtur idene e kombit te bashkuar , Ju i nderuar Profesor, mbrojtet te verteten.
    ...........

    Ne menyre te pandershem televizioni shqiptar nuk transmetoi letren Tuaj drejtuar Berishes dhe ne te kunderten transmetoi vetem pergjigjen e zedhensit anonim te kabinetit presedencial. Kjo ishte nje flakje e dorezes ne fytyre, qe nje i rangut me " te larte " i ben nje tjetri te rangut me te "ulet" .....lincimi J'UAJ PUBLIK U BE. Amin !
    Djalli i bekofte te gjithe!

    Kjo gje tronditi rend vetedijen e shqiptareve dhe te krejt kombit. Akush nuk ka te drejte te jete indiferent dhe te heshte perpara kesaj katrahure, te amplikuar nga masmediat, askush nuk mund te mbetet i paanshem.
    Historia do te na gjykoje jo vetem kur folem, por edhe atehere kur heshtem.
    Duke ju ofenduar Juve kaq rende , anatemuesit tuaj groteske ofenduan cdo njeri dhe intelektual te ndershem, qe shikon te Ju mbrojtesine e te VErtetes. Sulmi ndaj jush nuk eshte aspka i rastit .

    Intelektualofobia eshte sot ne rendin e dites.

    Ne asnje komb te Europes , ose Botes nuk ka patur ne nje kohe kaq te shkurter sharje dhe hedhje balte mbi intelektualet e medhenj, sic ka ndodhur te ne ne Shqiperi.

    Nje popull qe nuk i nderon intelektualet e vet ai ka vrare te ardhmen e vet. ATA JANE KOMBI i personalizuar me vetvetet e tyre

    Kurre nuk do te harrohet si eshte goditur edhe anatemuar shkrimtari Ismail Kadare Cfare nuk eshte thene per te !Dhe per cudi nga ata qe e quajne veten shqiptar, qe flasin dhe shkrujane shqip!

    Per Dritero Agollin eshte arritur deri aty , sa i eshte thene publikisht se " Duhet te vihet perpara skuadres se pushkatimit !"

    O zot c“tmerr percares po perjeton dhe provon gjuha jone e perbashket shqipe!

    Tani per Ju i ndruar Qosja, perseritet i njejti rit arkaik dhe kanibalesk i anatemes."
    K yishte mendimi i Zeqos, mirepo ju sigurisht nuk ngurroni ta shani edhe Zeqon dhe ta konsideroni " intelektual i vjeter " dhe te thoni se ju dini me shume se ky! Duhet te thoni, seps eky nuk mendon si ju!

    Librin e citova me larte nga eshte marre ky shkrim dhe po deshet do tua sjelle edhe qindra personalitete te medha qe Qosen nuk e konsiderojne sic gaboi Albo, sigurisht vetem per tu solidarizuar me moderatorin, dhe sic synon dhe deshiron ta paraqese Kosovari qe i ka ndertuar vetes permednore


    Ps: Para se t“i sjelle mendimet tjera mbi Qosen, ju lutem me tregoni cilin e intelektual e konsideron me te madh se veten dhe te shohim se cka mendon ai per Qosen. A keni ju ndonje intelektual qe i besoni , nje qe mendoni se din me shume se ju, apo ju jeni ata qe beni seleksionim se kush eshte shqiptar, e kush nuk eshte! Sigurisht mendoni se Moikom Zeqo ehste me i vogel se Aliu i botes sot dhe me i vogel se moderatoruci me emrin Kosovar!

    Nese dikend e kam ofenduar nga pezmi i lutem te me fale se per keto gjera nuk mund te heshtet dhe nuk duhet. Per fjalet e thena ndaj Kosovarit nuk vlen ai mendim, se per ate jane zgjedhur fjalet qe i meriton ai!

    Mire ia kemi nisur : Dikush gjuhen, dikush Kadaren, dikush Agollin, por kush e ka radhen pas tyre ? Kjo tani nuk me len te fleje ? Dhe pse ky forum toleron te sillen ketu antishqiptaret ? Pse ?

    Une nuk verej asnje dallim ne mes atyre qe vodhen muzet shqiptare , artin shqiptar dhe ketyre qe pepiqen te varrosin personalitete kryesore shqiptare. Bile keta ketu jane me te rrezikshem sepse hajni ka vjedhur per perfitime, e keta per kend e bejen dhe kush i paguan per kete pune te pandershme, nuk e di!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 03-09-2002 mė 19:22

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Miq tė nderuar,

    Cili intelektual shqiptar mbrojti Cėshtjen Shqiptare me aq guxim e aq pietet nė fillimin e viteve tė '90 nė tė ashtuquajturin "Takim i shkrimtarėve shqiptar(kosovar)-serb"?

    Cili intelektual shqiptar mbrojti me aq dinjitet cėshtjen nė vitėt e '90 nė revistat liberale tė asaj kohe:"Danas","Borba","Mlladina"?

    Cili intelektual shqiptar ndizte qirinj shprese nė vitet e '90 nė revistėn "Fjala"?

    Guximi intelektual, erudicioni oratorik i mbrojtjes sė shqiptarizmės e mbante qirin ndezur nė zemrat kosovare. Artikujt i lexonim mė lotė nė sy tė gjithė. Ishte i vetmi zjarr qė na ngrohte nė kafe, shkolla,rrugė, oda. Stili i tij oratorik ishte herė Sokrat,herė Platon, herė Aristotel, herė Nol e Fishtė pėrnjėherė. Takimet e inicuara atėherė nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Serbisė me shkrimtarėt kosovarė, pas takimit tė parė u ndėrprenė, se ata e panė se u mungon nė radhet e tyre njė Rexhep Qosje.

    Miqtė e mij,
    Duke shfletuar poezi nė "topikun mbi letėrsinė" , hasa nė njė varg tė njė poeti (antar i forumit) qė mė la mbresė:



    "artistit rruga s'i mėsohet-as kur gabon"

    Ky varg (ide) qė e citova nga ajo tufė e bukur me poezi vlenė tė tė gjitha kombėt e zhvilluara por fatkeqsisht kurrė nuk ka vle tek ne. Fat i pėrquditshem me artistėt tanė.Po nuk na i vranė tė hujtė
    (armiqtė shekullorė) i vrasim vetė, sa janė gjallė, edhe nė pleqėri.
    Mihal Grameno, atdhetar i pushkės dhe i pendės, e zuri pleqėria me gotė tė rakisė dhe shpresa tė thyera. Cfarė fati nė pleqėri pati Fishta, Koliqi,Kuteli,Poradeci. Ne nuk dimė tė respektojmė artistėt, tė tillė fat do ta ndjek edhe Qosjen.

    As Pushkini, as Dostojevski, as Markezi e asnjė artist tė madh qė kam pasur rast ti njoh nėpėrmjet veprave tė tyre , nuk vėrejta se ishin tė depolitizuar. Artisti nuk guxon tė mbyllet nė "kullėn e fildishtė". Ai ėshtė nė shqetėsimet e popullit tė vet - edhe kur tė gaboi, deshti apo s'deshti.


    Iu uroi gjumė tė ėmbėl se e teprova!

    Jam pakėz i mallėngjyer, mė ndjeni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 03-09-2002 mė 21:26

  4. #74
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ore ti prince 75.
    shyqyr qe paske ardh ne forum te na tregosh se kush emer duhet vene ne elite e kush emer jo.
    Na thuaj emrin tend heres tjeter te shohim sa elite je ti
    hajt shnet!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #75
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Askush nuk po kerkon e nuk ka te drejte te kerkoje urretje ndaj Qoses.

    Nuk e kuptoj pse behemi kaq emocionale kur vjen puna per figura te vecanta.

    Qosja si studiues ka merita te vecanta.

    Si njeri e si politikan ose me mire te themi ne rolin e "babait te kombit" vlen nje qindarke.

    Argumentet:

    Qosja erdhi ne RSH dhe donte te patjonte torturuesit me te vuajturit , por pa nxjerre te verteten.

    Ai kerkoi pajtim pa kerkuar te verteten e kur nderkohe komunistet vrisnin akoma. (2 prilli)

    A vertet nuk e ka kuptuar Qosja se komunistet ishin e jane tradhetaret me te medhenj te CESHTJES KOMBETARE ?

    A vertet nuk e kuptuar se vrasjet, torturat, denimet e mijera, mijera patrioteve nga komunistet nuk mund te kalohen me frazen " e ka fajin enveri"?

    Vraresit e torturuesit jane gjalle dhe sot e jane te majmur.

    Gabimi themelor i Qoses per mendimin tim ka qene se ai asnjehere nuk diti se cfare kerkon.


    Ne 1997 a nuk e kuptoi Qosja se "revolucioni" ishte nje masaker greke e komuniste ndaj shtetit shqiptar?

    Ka dy mundesi:

    Ose eshte i trashe e nuk kupton as dy plus dy

    Ose eshte komunist i pakorrigjueshem


    Brari e ka sqaruar mire shume mire kete pune.

    Per Berishen sa nuk mori vete kallashin me e vra , ndersa per poshterisite e Nanos e koministeve nuk flet kurre.

    Si shpjegohet kjo?

    Berisha eshte per tu kritikuar e per mendmin tim ai nuk ka aftesi per te qene udheheqes, por Qosja me kaq intelekt e aftesi duhet ta kuptoje se partia qe ben deputete nje gjakpirese reale nuk mund te perkrahet ne asnje menyre nga nje patriot sic e mban veten Qosja.

    Berisha eshte pafundesisht me i mire se nje njeri qe deklaron kryeqyteti i Kosoves eshte beogradi ose se nje njeri qe deklaron:


    "KOHA JONE, 22.11.1997.


    NE MBESHTESIM MILLOSHEVICIN

    Kryetari i shtetit shqiptar: "Milloshevici e keqja me e vogel".

    Pas takimit te Kretes, ku kryemninstri Nano bisedoi per mbi nje ore e gjysem me presidentin Sllobodan Milloshevic,

    deklarata e Meidanit, qe e shikon Milloshevicin si "e keqja me e vogel",


    eshte ne vazhden e nje politike te re te Shqiperise ne lidhje me problemin e Kosoves. Nese Nano e cilesoi presidentin serb si njeriun qe pasi beri luften, mund te beje paqen, Meidani deklaroi se Shqiperia do te mbeshtese partine e Milloshevicit ne zgjedhjet presidenciale. Te dyja keto deklarata lene te kuptohet hapur se per Shqiperine eshte i rendesishem dialogu i nisur Tirane-Beograd me autoritetet zyrtare serbe. Per kete Meidani tha se eshte interesuar qe pushteti ne Srebi te mos nderroje."

    Si mund te quhet Qosja pjese e elites Kombetare kur nuk kupton keto gjera elementare?

    Dhe armiku me i madh i Berishes e pranon se ai eshte pafundesisht me kombetar sesa Nano, kjo eshte nje e vertete elementare qe Qosja nuk e kupton atehere eshte me mire qe te dali ne pension e te shkruaje kujtimet.

    Qosja me perkrahjen e hapur qe i beri shkaterrimit te RSH ka humbur jashtezakonisht shume si njeri publik.

    Studimet e tija do te lexohen sot e 1000 vjet, por si udheheqes per Kombin eshte i paafte.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #76
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I dashur Shen Alban,

    ju lutem shume mos nxirrni akuza implicite se dikush eshte i paguar apo spiun ne rast se dikush shpeh mendimin tij te lire.

    "Mire ia kemi nisur : Dikush gjuhen, dikush Kadaren, dikush Agollin, por kush e ka radhen pas tyre ? Kjo tani nuk me len te fleje ? Dhe pse ky forum toleron te sillen ketu antishqiptaret ? Pse ?

    Une nuk verej asnje dallim ne mes atyre qe vodhen muzet shqiptare , artin shqiptar dhe ketyre qe pepiqen te varrosin personalitete kryesore shqiptare. Bile keta ketu jane me te rrezikshem sepse hajni ka vjedhur per perfitime, e keta per kend e bejen dhe kush i paguan per kete pune te pandershme, nuk e di! "

    Elita Shqiptare as nuk fillon as nuk mbaron me kadarene, qosen, apo driteroin besoj se jemi dakort ne kete pike.

    Si nuk e permend ti Berishen apo Rugoven?

    Ne kete forum kritikohet dhe njeri dhe tjetri. Pra forumi mundohet ti jape hapesire diskutimeve te lira e jo antishqiptareve.

    Mire eshte qe te diskutojme hapur e pa akuza per me argumenta.

    Ka shume figura te Elites Kombetare te kulluara si uji i bjeshkes.

    Nuk kam degjuar kurre te kritikohet dhe nuk mund te kritikohen as (psh)

    At Pjeter Meshkalla

    As Pjeter Arbnori
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    I dashur Anton,


    nuk po te pergjigjem ne tere shkrimin sepse pergjigjet i kam thene ne shkrimet e meperashme, prandaj nuk dua t“i perserise.

    Po te pergjigjem ne ate pyetje per te cilen nuk kam dhene pergjigje:

    "Si nuk e permend ti Berishen apo Rugoven?"

    Berishen e Rugoven nuk e permenda se ketu ka rrezik se njeriu del nga tema dhe kontrolluesit ta fshijne tekstin dhe te akuzojne se ke dalur nga tema. Tema ketu eshte Qosja si armik i popullit dhe urrejtes i tij.

    Nuk di a ke vene re se ketu sillen si ne shkollen fillore: " Ke dalur nga tema" dhe ta fshijne shkrimin pa te kerkuar ndjese apo ta mbyllin topikun!"
    Kete e ben policia qe une e quaj polici tematike. Ata qe e kane per detyre te bejne kontrollimin e trurit nga devijimet tematike. Dhe ne si njerez pergjithesht me tru te dobet bejme gabime te tilla. Ti bere sot, une dje! Mua me denuan dje , ma mbyllen topikun, shpresojne se ty te kursejne, se edhe ti ke mendim te perbashket me Kosovarin! Ketu nese e konsideron Qosen armik i kombit, i ke punet mire.

    Edhe tani jam duke dalur nga tema, sepse ata do te kerkojne qe ky shkrim te jete te sugjerimet. Dhe meqe jam rrebel nga natyra po rrebelohem edhe tash dhe po te pergjigjem ne pyetjen tende jasht teme. Pse dola nga tema fajet i ke ti dhe Moderatori i stolisur me pushtet eliminues le te kritikoje ty pse me bere pyetjen jasht vendit te parapare , ndersa mua le te me japin nje note jokaluese.

    Moderatoret mund te akuzojne ty se ma ke bere pyetjen e Berishes dhe Rugoves te topiku i Qoses dhe kjo eshte e palejueshme. MODERATORI Kosovar qe i pelqen pushteti eliminues mund te merdhezet dhe te na akuzoje te dyve. Ky kur Qosen e konsderon tradhetar te kombit, neve dyve mund te na vrase si qeneve. Ky eshte i aft per pune te tilla.

    Kjo ishte arsye e pare pse nuk permenda ata qe ti kerkon. Arsyeja e dyte eshte me pak e rendesishme, por eshte nje arsye.
    Per Rugoven dhe Berishen nuk kam aq respekt sa kam per Kadaren Qosen, Agollin etj. Pse ? Thjesht se keta dy jane bere te medhenje duke shitur shpresa dhe duke jetuar mire ndersa popujt e tyre jane ne gjendje te mjerueshme.

    Sepse une politikanet pergjithesisht i konsiderojne te pamoralshem dhe karierist kronik. Sepse ata jetojne me genjeshtra , e shkrimtari jeton nga vepra e vet. Sepse shkrimtari eshte e mira universale e kombit, por politikan te tille nuk kemi qe nga Skenderbeu dhe Noli.
    Sepse nuk eshte e moralshem te krahsohet Qosja , Kadare me Berishen e Rugoven. Sepse krahasohet genjeshtari me kreatorin, dhe kjo nuk shkon dhe nuk eshte parimore. Sepse krahasohet gjeniu me pallavraxhiun!
    Sepse nese populli nuk i voton keta, zhduken nga prania publike ne Shqiperi dhe Kosove, por nuk zhduket Qosja dhe Kadare. Sepse veprat e tyre jane lektyra shkolle dhe vlera universale kombetare me te cilat do te krenohej cdo komb ne kete planete! Sepse Qosen e Kadaren do te deshironte t“i kete cdo komb, por askush nuk do te deshironte t“i kete politikanet tane !

    Sepse politkani del dhe i shitet popullit si lavire per interesa personale, ne rend te pare, por jo per interes universal sic ben shkrimtari. Prej lagje ne lagje, prej qyteti ne qytet dhe prej katundi ne katund. Shkrimtari ne krahasim me keta , ka dicka aristokratike, bujare dhe i qendrueshe ne kohe!

    Sepse fati i politikanit varet nga elketorati, por jo i shkrimtarit. Pra keto jane arsyet se pse une nuk permenda keta dy ne topikun per Qosen. Do te them mendimin tim per Rugoven te topiku perkates, Berishen pak e njoh, Rugoven me shume, mirepo une jam i mendimit se kurre nga politikani nuk duhet krijuar idol, sepse politikani per interesa vetjake mund te beje gjera kunder kombit. NE vendet demokratike nuk krijohen idhuj nga poltikanet sepse nga politikani kekrohet pune efektive e jo perralla si te ne. Sepse nese krijohet idhulli ai nuk zevendesohet kurre dhe kjo nuk eshte menyre e mire e demokracise, por me shume kulti stalian si trashegimi shqiptare!

    PS. I nderuar Anton
    ka rrezik qe policia tematike ta fshiej kete shkrim se vertete ka rreshqitur nga tema.
    Nese ketu gjen gjurmet e moderatorit ( shputat e Kosovarit ) atehere te them se po e kopjoj dhe keshtu ta dergoje kete shkrim ne menyre tjeter.
    I dashur Anton une jam nje njeri qe don kombin e vet me te mirat dhe te ligat e tij, te lutem mos akuzo ashtu Qosen se me ofendon edhe mua dhe shume te tjere, jo pse une dua ta perkufizoje lirine tende te shprehurit, t“i mund t“ia shajsh edhe nenen , ( sharje e nenes eshte shume me pak se te quajturit tradhetar ) mirepo thjesht se une e njoh me mire se ti dhe e di se per kend po flas!

    Dhe nje gje : Ti lexove Moikom Zeqon cka mendon per Qosen. Me kete reagim ke dashur te thuash se je me i mencur se ai , apo duhet t“i kapim lopatat ta varrosim edhe ate!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 04-09-2002 mė 08:11

  8. #78
    Shen Albani

    mos i merr gjerat me kaq frike se nuk jemi gestapo ketu.

    Nuk te fshin njeri temat qe nga Qosja mund te diskutosh per Berishen apo Rugoven dhe te besh paralelizma etj gjera si keto.

    Fshihen apo mbyllen temat qe hapen per DIKE dhe ne vend qe te diskutohet per ate DIKE, diskutohet per ate qe e hapi temen dhe gjykohen mendimet e atij.

    E kupton se c'dua te them????


    Tani ti leme me kaq keto debate pa fund dhe te kthehemi tek tema e diskutimit.


    --------------------------------------------------------------------

    Shpesh here kam vene re qe per Rexhep Qosen perdor titullin Shkrimtar dhe qe ben dallime midis Shkrimtarit dhe kategorive apo profesioneve te tjera.

    Pra e ngre lart profesionin e Shkrimtarit dhe ul te tjerat, ose me sakte nuk i vlereson njelloj.

    Do te zgjatem pak mbi kete aspekt.

    I ke dhene arsyet e tua dhe nuk ka nevoje ti perseritesh. Edhe une jam dakort, por nga nje kendveshtrim tjeter.


    Ne rast se do ta marrim Qosen si shkrimtar, ki parasysh qe ka me qindra shkrimtare shqiptare qe kane shkruar vepra si Qosja dhe qe mund te rradhiten ne nivelin e atij. Nuk ka rendesi se Qosja eshte me i madh apo jo, por ka rendesi fakti qe i perkasin te njejtit Profesion.

    Jam dakort qe veprat e Qoses kane rendesi shume te madhe, por perseri mbeten shkrime qe ne keto diskutime ato banalizohen duke e quajtur Qosen shkrimtar.


    Une te them qe per nje moment me vlere kombetare do te kishte sikur Kombetarja e Futbollit e Kosoves apo e Shqiperise te fitonte Kampionatin Boteror, apo Prishtina te dilte Kampione e Europes.

    Futbolliste jane ata qe mund ta mundesojne nje gje te tille.

    Pra edhe futbollisti eshte nje profesion ashtu si i shkrimtarit, mjekut, etj etj.

    POr problemi ne rastin e Qoses eshte se ai i ka kaluar caqet e nje shkrimtari dhe ti e banalizon figuren e tij kur thua shkrimtar.

    Ama shkrimtar eshte? PO sa shkrimtare ka? Pse duhet ti japim kaq rendesi??


    Por e verteta eshte se Qosja eshte akademik, personalitet ne trojet Shqiptare dhe nje person teper i rendesishem te cilit i interpretohet edhe levizja e kokes e jo me fjalet apo deklaratat qe leshon.

    Gabimi yt qendron qe ti Berishen apo Rugoven i quan politikane dhe ul poshte figurat e tyre, pasi mendon qe te gjithe politikanet jane te paskrupuj e karrieriste e per pasoje te gjithe do te jene te tille.

    PO ti harron apo nuk e permend me qellim qe edhe Qosja eshte politikan pasi ben poltike mjaft mire si ata dy te lartpermendurit.

    Ka me vite qe ben politike, apo jo. Ti apo dikush tjeter nuk me kujtohet kishit permendur disa emra te medhenj shkrimtaresh te huaj te cilet dashje pa dashje ishin marre me politike.


    Pra mos na bej kaq naive sa te justifikosh Qosen me faktin se ai nuk eshte politikan por shkrimtar.

    Edhe Berisha profesionin e vet e ka Mjek kirurg, profesioni me humanitar qe mun te ekzistoje dhe ka qene me i miri doktor i zemres ne Shqiperi.

    Pra edhe ai ne fushen e tij profesionale ka patur suksese si Qosja, Kadare etj

    POr iu fut politikes ashtu si edhe Qosja.

    Kadare nuk u mor me politike dhe ketu qendron dallimi mes Qoses dhe Kadarese.
    Por jo dallimi mes Qoses dhe Berishes.

    Dallimi midis ketyre te dyve qendon ne pikpamjet qe ata kane ne lidhje me rruget qe duhet te ndjeke Kosova per tu pavaresuar dhe i gjithe populli shqiptar per tu bashkuar.


    Nese do te marrim treshen Qosja-Berisha-Kadare, mund te them qe ka dallim midis tyre.

    Dy te paret u moren dhe po merren me politike. Nese per ty te gjithe politikanet jane te paskrupuj atehere edhe Berisha me Qosen jane te tille.

    Dikur dy te paret ishin aleate, pa fituar Berisha, por shume shpejt u pa faktori qe i percau.

    Ai ishte Ramiz Alia.

    Alia ne vitet e fundit te PPSH-se duke pare degradimin e Shqiperise dhe humbjen e popullaritetit midis njerezve dhe intelektualeve shqiptare, u hodh mbi karten nacionaliste duke filluar demagogjine dhe propaganden mbi ceshtjen e Kosoves, a thua ne nuk kishte patur jo pak por 50 vjet per ta bere nje gje te tille.

    Pse e beri kete gje? Sepse Enver Hoxha dhe figura e tij ishte tashme te djeura e te poshteruara ne Shqiperi dhe te vetmen mbeshtje ai mund ta gjente tek shqiptaret e Kosoves te cilat deri ne ate kohe e mbanin akoma si idhull e hero Enverin pasi nuk i dinin pislleqet e tij.
    Ramizi shfrytezoi kete fenomen per te afruar drejt vetes kosovare duke i premtuar mbeshtjen e Shqiperise per ceshtjen e Kosoves. Ai vajti edhe ne OKB dhe kerkoi qe te njiheshin te drejtat e popullit kosovar.

    Ketu Qosja dhe shume intelektuale te tjere u afruan me Ramiz Aline dhe kur ai humbi pushtetin kerkuan te njejten gje nga Sali Berisha i cili refuzoi disa kerkesa te Qoses duke pare se cfare njerezish apo llumi kerkonte dhe bertiste per te drejtat e kosovareve.

    NUk e kam fjalen per Qosen ketu, por per ata komuniste enveriste, spiuna a sigurimsa qe deri dje nuk kishin lene kosovar qe arratisej nga Tito pa futur ne burg e persekutuar.

    Tani keta trima po bertisnin pro Kosoves. Fakt eshte qe disa oficere ushtrie apo sigurimi u lidhen me kosovare te Zvicres, kryesisht ata me bindje marksiste-leniniste dhe filluan te leviznin.

    Sic e thashe me siper Qosja dhe disa te tjere u genjyen nga lajkat e Ramiz Alise dhe kur Berisha refuzoi kerkesat e Qoses per lufte guerrile tip terroriste ne Kosove apo edhe te tjera, Qosja filloi propaganden antiberishiane.


    Sic ta thashe edhe me siper Qosja nuk eshte thjesht nje shkrimtar, por shume me teper dhe cdo fjale e tija ka peshe teper te rende.

    Ai beri nje gafe te jashtezakonshme kur Revolucionin anakist te Vlores e quajti Revolucion Demokratik. I kam lexuar shpjegimet dhe interpretimet e tua ne lidhje me kete fakt, por po te them qe ai mbajti komplet hapur anen e anarkisteve shqiptare qe dogjen Shqiperine.
    Ai ne Shqiperi ka humbur shume pike, si intelektuar, akademik apo njeri i nderuar. Shkrimtar mund te jete i zoti, por ate e ka si profesion, ndersa nga akademiket dhe te ashtuquajturat Koka te Kombit pritet shume me teper.


    Ku qendon ndryshimi midis Kadarese dhe Qoses;
    NJe fakt ta permenda me siper, pra qe Kadareja nuk u mor me politike ndersa Rexhep Qosja po, madje arriti deri aty sa te krijoje nje parti te tijen. NUk fitoi asgje, por po te fitonte tani do te ksihte ndoje post te rendesishem, tip presidenti apo kryeministri.


    Ismail Kadare nuk mori kurre anen e njeres pale duke sulmuar hapur tjetren, por gjithmone ka nxjerre deklarata teper te matura dhe nuk eshte prononcuar kurre ne favor te nje politikani apo nje rryme kundra rrymes tjeter.

    Per ngjarjet e 97-es ai kritikoi klasen politike shqiptare ne pergjithesi dhe i kerkoi qe te ishin me te pergjegjshem per rolin dhe detyrat qe kishin, pasi nga ata varej e ardhmja e shteti shqiptar.


    Per ngjarjet ne Kosove, Kadare eshte prononcuar hapur kundra luftes ne Preveze, Medvegje e Bujanovc, e ka kritikuar keto lloj organizatash tip Aksh-je etj qe po perpiqen te mjegullojne cdo gje e te pretendojne me teper se c'duhet duke rrezikuar qe te fundosin komplet ceshtjen shqiptare dhe ate qe mund te arrihet.

    Po ashtu Kadare kritikoi hapur nje pjese te LDK-se dhe popullsise se Prishtines gjate luftes, pasi ne ate kohe Drenica po digjej ne lufte e trimat po vriteshin, ndersa diskotekat e klubet e Prishtines rrinin hapur deri ne mengjes.

    Gjithashtu Kadare me vonese, por shume me shpejt se Qosja e kuptoi se cili ishte Ramiz Alia.
    Kadare, ashtu si edhe Qosja i besuan premtimeve te Alise, por i pari ja mbathi nga Shqiperia pasi e kuptoi se cfare skile ishte Alia, ndersa i dyti e besoi akoma per shume kohe dhe nuk e di nese keto kohet e fundit ka bere ndonje prononcim kundra Ramiz Alise dhe klanit te tij.

    Ka shume marksiste kosovare qe besojne se Ramiz Alia do ti ndihmonte apo qe i ka ndihmuar. Ka shume nga ata qe besojne se dishepujt e Alise kane luajtur rol ne clirimin e Kosoves. Vete kam biseduar me shok te mi, luftetare te UCK-se qe thojne se oficeret e Ramiz Alise dhe Fatos Nano bene luften ne Kosove.

    Ata nuk dine gje. Shume nuk dine gje dhe nisen nga demagogjia e propaganda.

    Qosja per fat te keq u ndikua shume nga keta. Nuk eshte i vetmi, pasi ka edhe te tjere, por perderisa ai nuk eshte nje shkrimtar i thjeshte, por shume me teper, te tilla gjera nuk i lejohen.


    Pershendetje

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Redi


    une njoh vetem nje njeri pa mekate ne historine e njerzimit , e ky eshte Krishti. Cdo njeri tejter ka bere gabime apo do te beje. Ti numron sportet dhe njerzit tjere qe mund te jene elite kombetare. Une te them se po gabohesh, ne po flasim ketu per njerzit qe po mbijetojne kohen.

    Ne Athinen e vjeter ka pasur bujq, politikan, e njerz te sportit ! A mund te mi numrosh kush ishin ata qe hedhnin shtizen me larg, kush ishte politikann dhe kush ishte bujk ne ate kohe , apo thjesht neve si njerz na percillen te pavdekshmit si Sokrati, Platoni e Aristoteli. E Qosja ben pjese te keta.

    Qosja ka formuar parti kur ka pare se do te nenshkruhet nje autonomi dhe eshte ngritur kunder Rugoves ku pa se Rugova po bashkjetonte me sistemin serb sepse populli i Rugoves paguante dy tatime, nje Serbise dhe nje Rugoves, sepse ky nuk rrezikonte ekonomine serbe duke i bere thirjje popullit per mosdegjueshmeri qytetare, por Kosova ne kete kohe si flamuri vete do t“i kete dy koka: Nje ne Beograd dhe nje ne Prishtine dhe qe te dy mirrnin tatime!

    Tjeter shkrimtari i madh nuk mund te mbetet jasht politikes kur e kerkon koha. Se Kadare nuk eshte perzier ne politike si Qosja mund te jete se Shqiperia nuk ishte e pushtuar nga jasht dhe qeverite shqiptare nuk bashkejetonin me pushtuesin, por kishte grindje te brendshme. Qosja formoi partine dhe e votuan 1 % , aq edhe eshte pritur, 1% e Kosoves dikund eshte intelektuale dhe me beso edhe Einsteini po te formonte parti politike nuk do te fitonte me shume, se ne cdo vend te botes masa fiton zgjedhjet, pra muratoret, bujqit te papunet etj. Populli ka frike nga Qosja sepse ky e don bashkimin e Rugova kerkonte nje shtet te shkyer si nga Serbia , ashtu edhe nga Shqiperia. Qosja nuk pranon kompromise te tilla, e Rugova nenshkruan cdo leter qe i sillet para hunde! Qosja ka shkuar ne Rambuje si INSTITUCION me peshe me te madhe se sa partite qe ishin aty. Qosja nuk ka shkuar aty sepse ksihte parti te fuqishme!

    Ne mund te flasim per gabimet njerzore te cdo njeriu. Ne vertete kemi te drejte ta bejme kete, por kurre nje shqiptar nuk ka te drejte, nuk duhet te kete dhe duhet t“i mbyllet poēka sapo te filloje me krijimin e tradhetareve aty ku nuk ekzistojne. Ketu po vlersohen shkrimtaret vetem nga aspekti politik, sepse tipi i lloji te Kosovarit nuk kane kacik letrar per me teper, por eliminojne njerzit vetem me syza politike dhe ne

    per njerzit qe po flasim ne rend te pare jane shqiptar me vepra, ne rend te dyte shkrimtar me vepra dhe ne rend te trete njerez qe dijen te brengosen me shume per kombin se sa qe mund ta bejme ne te gjithe se bashku ne kete forum!

    Ne nuk mund, nuk duhet dhe nuk kemi te drejte gjoja ne emer te llirise se shprehjes te akuzojme dikend si urrejtes te kombit te vete edhe pse e dijme se ai ka bere me shume per kombin se sa prodhuesi i kesaj idee.
    Ne nuk duhet t“i japim hapsire ideve perverse antikombetare vetem pse dikush mendon se tani ka ardhe koha t“i kepusim kokat e vjetra sepse tani kemi njerez te rinj: poet qe i njeh vetem familja e vet dhe shkrimtari qe njihen vetem ne qytettin e vete!

    Une nuk kam asgje kunder respektit te politikaneve, por jam kunder fanatikeve dhe luftetareve qe futen ketu per te bere politik partiake duke prishur.

    Ata mund te flasin mire per partine e vet, por jo duke ofenduar ndjenjat e tjetrit, jo duke sjellur shkrime te nje gazetari qe ka kryer shkollen e mesme.
    Ju mund te thoni c“doni per Qosen, edhe per Kadaren, edhe Agollin, edhe per gjuhen shqipe edhe...edhe...mirepo ju duhet ta kuptoni se ju nuk jeni nje faktor relevant dhe idete tuaja mund te kene nje efekt negativ sa nje i ri qe lexon te thoje Qosen nuk e lexoj dhe atij t“i mungoje formimi shpirteror shqiptar dhe dikush mund te besoje gjera te tilla per Kadare e te krijoje urrjetje edhe ndaj tij.
    Pra shkurt e shqip kur mirremi me krijimin e varreve atehere kemi per rreth edhe xhematin i cili kenaqet qe po varrosim nje antishqiptar, antishqiptar jo pse e vlersojne si te tille akademite shqiptare, antishqiptar jo pse e konsiderojne universitete shqiptare, antishqiptar jo pse e konsideron bota, por antishqiptar pse e konsideron nje mediokritet i " Botes Sot" DHE QE I BESON NJE MODERATOR i ketij forumi i cili ka krijuar tufen e vete te pa parim!

    Dhe meqenese profesoret dhe akademiket nuk e konsiderojne Qosen antishqiptar dhe urrjetes te shqiptareve ( nese mund te quhet Qosa i tille , atehere edhe Papa eshte urrejtes i katolicizmit ); ATEHERE nuk di per ju cilet autoritete kane vleren finale!!!
    Me leni pershtypjen se jeni nje grup i shkeputur nga realiteti shqiptar dhe cdo gje qe u ndertua dje, doni ta rrezoni sot !

    Para se te futem ne kete forum pata lexuar shume here shkrime madje deklaraten tuaj ku veten e konsideroni te qytetruar apo te rinj qe pranojne vlerat civilizuese evropiane ( peraferisht keshtu )!

    Mirepo metodat qe perdorni, metodat qe toleroni ne kete forum nuk jane evropiane, nuk jane civilizuese, por jane staliniste , ekskomunikues, satanike, percarese dhe deshet apo nuk deshet ofendoni rende shqiptaret, deshet apo nuk deshet demtoni kete forum, deshet apo nuk deshet po prodhoni konfliket dhe po beheni te njeanshem.
    E nje forum shqiptar nuk duhet te lendoje nje pjese te madhe te shqiptareve . Nje forum shqiptar duhet ta kete te qarte se ka njerez qe cmojne njerzit e vete me te mirat dhe te metat dhe nje forum shqiptar nuk duhet te sherbeje si drrase e zeze ku njollosen, shahen dhe zhvleftesohen njerzit kryesor te kombit.

    Ju mund te bertitni tere diten se Qosaj eshte tardhetar, urrejtes i kombit. Se Kadare ishte zedhenes i Hoxhes, ju vertete kete mund ta beni, kete mundesi e keni, por cili do te jete rezultati final ? Kush do t“ju besoje juve ne kete propagande ? Universitete shqiptare, Akademite shqiptare apo masa shqiptare ?

    A nuk po vereni se po mbicmoni veten ? A nuk po vereni se nuk pranoni kurnjefare autoriteti letrar e intelektual, por keni cimentuar idete tuaja fikse se tradhetar eshte ai te cilin si te tille e konsideron kryetari i partise time ? A nuk po verenei se dukeni si krijesa qe nuk mundeni pa tutor ? A nuk eshte koha te mirrni dhe t“i lexoni veprat e atyre njerzve para se ti satanizoni ?

    E solla shkrimin e Moikom Zeqos per tu sjellur nje intelektual nga Shqiperia. Edhe ky njeri nuk ka vlere dhe ju keni idete tuaja perfundimtare se Qosja eshte ashtu si u thane juve kryetaret e partive tuaja!
    Dhe mua vertete me vjen keq, me vjen keq per njerzit qe nuk krijojne bindjet e veta, pro gelltisin informata, shperndajne informata edhe ate duke u bazuar ne informata te coptuara.

    Nuk dua te shkruaj me teper, por juve si adminstrator ua terheq verjetjen vllezerisht se menyra si veproni nuk eshte e denje, eshte shkurtpamese dhe nuk i sherben askujt. Une mendoj se nuk eshte mire qe njeriu te futet ne kete forum per te lexuar cmenduri te tilla, per t“i prishur nervat se ja nje homoduplex, apo nje homoseksual, ta quajme shqip nje bythaxhi si Sylejman Aliu ( sa emer te bukur arab -afroaziatik ) TE NA KRIJOJE PERCARJE per dite te tera.

    Une kam folur dhe kam kundershtuar sepse e kam ndjere per detyre timen t“i them ca fjale per njeriun qe e njoh dhe me njeriun qe jam ndjere krenar kudo ku kam qene. Lumi dhe dikush tjeter me ndihmuan se perndryshe do te kisha ikur ne theqafje sepse nuk kam kohe ta luftoje gjithe kete shizofreni antishqiptare, eshte e teperte edhe per mua!



    E di se nje dite kur te pushoni nga urrjetja dhe kur te qetesoheni do te reflektoni ndryshe ndaj politikaneve dhe ndryshe ndaj ELITES KOMBETARE dhe ju lutem nje: MOS HARRONI SE JU NUK JENI ATA QE PERCAKTOJNE se kush eshte elit kombetare e kush jo. NEse pretendoni kete, atehere beheni qesharak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 04-09-2002 mė 12:58

  10. #80
    Shen Albani

    Ti si shume te tjere gaboni ne gjykimet tuaja persa i perket Forumit.

    Cfare eshte Stalinizmi qe po e permendni kaq shume??

    A nuk eshte censurimi i mendimit te te tjereve dhe kushdo qe nuk eshte dakort me mua atehere eshte armiku im dhe do te luftohet???

    Ky eshte Stalinizmi i dashur, totalitarizmi i mendimeve qe e ben dike qe te jete diktator dhe dhunues i shprehjes dhe mendimit te lire.



    Ti me te vertete mbron Qosen apo kedo qe te ke qejf, por harron qe ka nga ata qe nuk kane te njejta bindje dhe ide si te tua.

    Por ti ato ide qe nuk te pershtaten ty, ti nuk i lejon, i gjykon per keq dhe as qe i perfill. Po te kishe me shume ne dore, ndofta edhe do ti luftoje.

    Ky eshte Stalinizmi.


    Ndersa forumi nuk ka asgje te perbashket me kete.

    Forumi perfaqeson te gjithe shqiptaret, si ata qe vleresojne Qosen, ashtu edhe ata qe e kritikojne, si ata qe vleresojne Rugoven ashtu edhe ata qe duan ta vrasin dhe qe diten qe do ta vrasin kane per te bere feste e per te ngritur dollira.

    Ke ne kete forum nga ata tipa qe mezi presin qe ta zhdukin Rugoven e Berishen.

    Por une duke qene shqiptar, e di qe shqiptaret jane te tille, pra kane shume ide e bindje dhe me duhet ti pranoj te gjitha, pavaresisht nese personalisht jam dakort apo jo.


    Ti shqetesohesh per faktin qe dikush ka shkruajtur kundra Rexhep Qoses dhe as e ve ujin ne zjarr, madje mbeshtet ata qe denojne me vdekje Ibrahim Rugoven.

    Kurse une te dy keta persona apo grupe i lejoj qe te marrin pjese ne forum e te diskutojne.

    Stalinizmi verehet tek ty i dashur e jo tek mua. Imponimi i mendimit quhet Stalinizem.

    Kurse une po te them qe te shkruash cfare te duash dhe te mbroh mendimet e tua ne cfaredo menyre qe te duash.

    Keta jane shqiptaret e keta jemi ne.



    Mos i impono dikujt mendimin tend, por shpreh tendin.



    Me vone do te flas me gjate pasi nuk kam kohe tani.



    Pershendetje


    ps. te ishte se do te lejoja ne forum vetem ata qe do te kishin te njejtat mendime me mua, si Redi dhe jo si Administrator i forumit, te siguroj qe forumi nuk kishte per te patur 2000 anetare ne 5 muaj jete, por dy apo tre.

    Mos i ngaterro bindjet personale me detyren qe bejme ne forum.

Faqja 8 prej 119 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •