Close
Faqja 79 prej 119 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 790 prej 1190
  1. #781
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    vazhdojme..

    nuk e dime se cfar semundjesh fiziologjike ka qosja si person fizik por per semundjet e qoses si "intelektual" dihen nga te gjithe 2 semundjet e tij kryesore..
    semundja anti-rugov e anti-berish..

    se kur ekzaktesisht i jan cfaqur keto 2 semundje smund te flas me saktesi..
    prenga me shok duhet ti dine me sakte..

    shume nga permbajtjet e shkrimeve intervistave e studimeve te qoses pershkohen fund e krye nga keto dy linja.. pra nga anti-rugovizmi e anti-berishizmi..

    gati 99.99 % e trurit te tij ne kto dy dekada ka punuar intensivisht ne keto dy fushbeteja..
    me shpartallue rugoven e gjithcka qe ka lidhje me rugoven e me shpartallue berishen e gjithcka qe ka lidhje me berish..

    dhe sic e thash dhe nji her tjeter ai ka perdorur te gjitha mjetet kunder ketyre dy figurave..

    qosja .. gjithaheret ka pasur aleat ne kto dy objektiva enverizmen si te kosovareve brenda e jasht kosove si te ish nomenklatures enveriste te shqiperise..

    ai nuk eshte stepur kurre per te zgedhur mjetet ne kto beteja..
    aq cinik u be i ngrati qose ne kte veprimtari te ethshme sa arriti der atje sa per te shpartalluar rugoven thirri ne ndihme sllobodanin..

    e per te shpartalluar berishen thirri ne ndihme.. ramazanin.. pra zan causherine enveriste 97-toiste..

    te dy keta ndihmsa.. pra si sllobodani e si ramazani i shkaktuan popullit shqiptar mijra e mijra e mijra te vrare e masakruar..

    vazhdojme neser..




    ..
    Keto qe ti i quan semundje jane virtyte te nje atdhetari dhe patrioti kulmor te sheshtjes shqiptare. Qosja nuk eshte vetem kunder rugovizmit dhe bberishizmit por kunder te gjithe atyre te cilet per te ruajtur pushtetin dhe privilegjite ,apo per ambicjet e tyre te semuara bashkepunojne edhe me dreqin ne duke shkelur pamshirshem mbi vlerat e kombit dhe atdheut te cilat per Qosen jane mbi te gjitha te shenjta.
    Po te perfillej linia e RUGOVIZMIT edhe sot e kesaj dite do te kishim policine e ushtrine dhe aparatin shteror serb ne Kosove. Rugova duke zbatuar direktivat e Beogradit dhe te qarqeve antishqiptare mbajti me vite shqiptaret e Kosoves te gjunjezuar e te turperuar duke i mashtruar se liria fitohet me durim duke bere viktimen . Rugova qe ne fillim u perpoq ta eleminoje UĒK-ne duke i etiketuar si dore e zgjatur e Serbise ,pastaj si njerze te frustruar madje edhe ne kulmin e luftes ai jo vetem qe nuk i perkrahu por vazhdoj te mos pranoje luften dhe sakrificen e bijeve me te nire te Kosoves.Ai shkoi ne Beograd dhe kerkoi mbrotje e me vone edhe te largohet me ndihmen e Millosheviqit,gje te cilen e dhe e beri duke lane popullin e tij ne gjak e flake. Tra thetoi popullin president i te cilit pretendonte se ishte.Avazin e vazalitetit dhe injorimit te popullit dhe faktorit politik shqiptar ky e vazhdoi edhe pas luftes deri sa hengri fiq e diq.

    Berisha deri ne largimin e forcave serbe nga Kosova me teper bashkepunonte me Bullatoviqin dhe Arkanin se sa me Rugoven e Kosoven e asaj kohe ,se lere me
    me ata te cilet pergadisnin dhe organizonin rezistencen e armatosur. Pjestaret e UĒK-se ai me sejment e tij i ndiqte ,burgoste madje edhe i eleminonte dhe i zhdukte si Remzi Hoxhen. Berisha si ka pranua edhe vete kur ishte ne pushtet furnizoi me karburante makinerine vrastare serbo-qetnike ne kohen kur serbosllavia ishte nen embargo nderkombetare. Kur ishte ne pushtet ne mesin eviteve te 90-ta ai angazhohej qe shqiptaret e Kosoves ti bashkohen opozites serbe ne protesta per te rrexuar rexhimin e Millosheviqit ,duke u perpjekur qe ti fuste nene tytelen e Serbise.

    Ka edhe shum gjera tjera ,por mjaftojne edhe keto per te kuptuar pse Qosja ka qene kunder rugovizmit e berishizmit, per ty qe nuk e ke kuptuar ende kete po ta perseris: Qosja eshte patriot dhe atdhetare dhe nacionalist shqiptar i cili eshte
    apsolutisht kunder bashibuzukeve,qyqareve dhe servileve te cilat shkelin vlerat e shenjta kombetare dhe atdhetare.

    Per fat te keq rugovizmi dhe berishizmi ka larvet keshtu si ty ne Kosove dhe Shqiperi ,servil te te huajve me ambicje te semuar per te qendruar madje edhe me mashtrime,intriga e gjakderdhje ne pushtet.

  2. #782
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015

    Per Brarin dhe Braret tjere:

    Skandalet e Sali Berishes

    1. Shtator 2005: Menjėherė pas krijimit tė kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund tė lejojmė privatizimin e Albtelekom mė shifra tepėr tė ulėta”, tha ai pėr Calik. Por vetėm pak muaj mė vonė, kreu i qeverisė sėrish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrėdhėnieve me Publikun nė Partinė Demokratike, realizon njė pėrgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha nė zyrėn e Jozefina Topallit. Nė pėrgjime Ngjela akuzon Berishėn: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndėrkohė qė Berisha i pėrgjigjet: tė pėrjashtoj nga partia. Doje tė bėje si Nano me Metėn. Biseda e pėrgjuar mes tyre bėri xhiron e mediave, ndėrkohė qė ky ishte sinjali i parė i pėrgjimeve brenda qeverisė sė PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishės, Dritan Berisha, i punėsuar nė ministrinė e brendshme shkakton njė incident me armė zjarri pėrpara hotel “Dajtit” nė qendėr tė Tiranės nė qershor tė vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndėrhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishės emėrohet nė sektorin e kurrikulave nė Akademinė e Rendit vetėm njė vit mė vonė.

    5. Nėntor 2006. Berisha shpėrblen 250 mijė euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nėnshkroi njė marrėveshje tė fshehtė me forumin e Crans Montanės dhe nė marrėveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, ėshtė miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kėrkoi qė termat e kontratės tė mos publikohen. Kėsti i parė i parave u dha me nėnshkrimin e marrėveshjes.

    6. Shkurt 2007: Pėr shkak tė ndryshimeve nė administratė dhe “fshesės Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua tė paguajė 1 milionė euro pėr tė gjithė ata qė u hoqėn padretėsisht nga puna. Ishte vetė Komisioni i Shėrbimit Civil qė zbuloi abuzimet e bėra nė administratė nga ministrat kryesorė tė qeverisė.

    7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorė i jepet firmės “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anėtarit tė kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike dhe botues i gazetės “55”. Ndėrkohė qė menaxherja e “Alpine” ishte njėkohėsisht sekretare e pėrgjithshme e Ministrisė sė Kulturės. Ndėrkohė qė austriakėt e Alpine ishin tė implikuar nė njė proces korrupsioni nė Gjermani.

    8. 28 shkurt 2007. Pėr shkak tė deklaratave politike, Qeveria humb betejėn me Turqinė nė ekstradimin e Aldo Bares, kapobandės sė Bandės sė Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatės sė lartė prova politike, njė spot elektoral tė PD. Qė atėherė e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumė tė kėrkuar, nuk ėshtė kryer.

    9. 25 prill 2007. Vetėm pak ditė para vizitės sė presidentit tė SHBA nė Shqipėri, George Ė.Bush, pas njė sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorėheqjen nga detyra ministri i jashtėm Besnik Mustafaj. Mes tyre ėshtė zhvilluar njė sherr nė zyrė.

    10. Maj 2007: Qeveria ndėrmerr nismėn pėr miratimin e ligjit “pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” ose atė qė u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vėnia e gjobave nga tatimet nė masėn 15% edhe pse nuk kishte pėr kėtė njė vendim gjykate. Ligjin e kundėrshtoi biznesi dhe opozita dhe pėrfundoi nė gjykatė kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollės “Omiros” nė Korēė. Ministria e Arsimit qė miraton kurrikulat e shkollės miratoi edhe njė tekst historie nė kėtė shkollė greke nė Korēė, duke deformuar historinė e Shqipėrisė. Ēėshtja hapi debate tė shumta nė parlament, opozita kėrkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos njė gjobė marramendėse ndaj televizionit Top Channel. Bėhet fjalė pėr gjobėn 13 milionė euro, nėn arsyetimin evazion fiskal. Njė rast i paprecedent nė vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjėherė ndėrkohė qė ėshtė ende e vlefshme. Vetėm dy vite mė vonė, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionė lekė, televizionin NEWS 24, vetėm sepse transmetoi njė spot televiziv tė grupimit G99

    13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierė me armė tė nisura nga Shqipėria nė drejtim tė Armenisė. Tregtia e armėve shkaktoi njė superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjėherė i dėrgoi letėr konferencės islamike pėr penalizmin e Tiranės zyrtare. Armenia nė kėtė kohė ishte nė konflikt tė hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipėrisė si njė akt kundėr Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndėrmarrja Meico.

    14. 29 gusht 2007: vdes punėtori i katėrt nė minierėn e kromit nė Bulqizė. Menjėherė ministria ndėrpret punėn nė minierė derisa tė plotėsoheshin kushtet. Por duke filluar qė nga viti 2007 e deri mė sot, fabrika nuk ėshtė mbyllur dhe nė Bulqizė kanė humbur jetėn nėn shkėmbinjtė e galerive rreth 30 punėtorė.

    15. 8 shtator 2007: Mungesė totale rendi nė Gjirokastėr. 100 lazaratas fusin nė komisariat tė gjithė policėt. Djegin edhe godinėn e komisariatit. Shkak u bė vrasja nga forcat renea tė tė kėrkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve tė Tiranės Flamur Mallkuēi sė bashku me 4 inspektorė tė tjerė. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugėve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugėve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarė tė tjerė tė administratės shtetėrore. Kėrkonin ryshfet pėr fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janė jashtė dyerve tė burgut tė gjithė tė akuzuarit pėr ryshfet gjatė kėsaj kohe.

    18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishės me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijė dollarėsh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare njė ditore dhe kėrkoi qė kontrata tė ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet pėr Tom Ridge. Nė qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtėsisė nė SHBA tė bėnte publike kėtė kontratė.

    19. 9 tetor 2007: Durrės-Kukės, plas skandali mė i madh financiar i kėsaj qeverie. Kėtė periudhė, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nėn akuzė. Procedurat pėr tenderin nė Shqipėri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisė cuan deri nė heqjen e imunitetit tė Lulzim Bashės. Sipas KLSH, nė raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri nė 232 milionė euro. Firma nis punėn pa pasur njė projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardė euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndėrkohė qė ministri Basha ėshtė pa imunitet dhe ēėshtja e korrupsionit ka mbėrritur deri nė gjykatėn e Lartė. Qeveria, asnjėherė nuk bėri publik projektin dhe kontratėn me firmėn “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka njė faturė tė qartė financiare.

    20. 1 nėntor 2007: Lulzim Basha, ministėr i jashtėm kėrkon ndryshimin e mandatit tė OSBE: Nga ndėrhyrja tė kalojė tek ekspertiza. Kėrkesa u bė gjatė konferencės sė ambasadorėve nė Tiranė. Debati rikthehet sėrish nė gusht 2008. OSBE i con letėr Lulzim Bashės: duam tė qėndrojmė, s’duam tė ndryshojmė mandatin

    21. 6 nėntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku nė dorėn e Bamir Topit. Dėshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpėtoftė Shqipėrinė”. Shkarkimi u bė me anė tė votimit me 77 vota pro, 36 kundėr dhe 3 abstenime, tė raportit tė komisionit hetimor tė hartuar nga pėrfaqėsuesit e maxhorancės, qė kėrkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve tė rėnda ligjore gjatė ushtrimit tė kėtij funksioni. Ndėrkohė qė me ardhjen e qeverisjes sė PD, Sollaku dhe bashkėshortja e tij u gjendėn nėn hetim permanent dhe nėn presionin e maxhorancės.

    22. 14 nėntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vėllain e ish ministrit tė drejtėsisė Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte pėr njė tender te drejtoria e burgjeve. Vetėm njė ditė mė vonė, nė 15 nėntor, jep dorėheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishėn se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional pėr korrupsionin nė 66 vende. Sipas raportit mė problematike paraqitet Shėndetėsia dhe gjyqėsori, Rreth 80 % e shqiptarėve nuk besojnė tek qeveria.

    24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishės”, vajzės sė kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombėtar ndėrkohė qė vajza e kryeministrit vėrtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit tė saj tregtar. Pas presionit tė medias, Argita Berisha bėn ndryshimin e deklarimeve nė Qendrėn kombėtare tė regjistrimit tė Bizneseve: nė datėn 4 shkurt 2008 figuronte si “shėrbim konsulence dhe avokatie”, ndėrsa nė 8 shkurt u shndėrrua nė aktivitet tė pėrgjithshėm.

    25. 15 mars 2008: Shpėrthen Gėrdeci, skandali mė i madh korruptiv nė Administratėn Berisha. Njė biznes fitimprurės pėr kompaninė Albademil dhe SAC, por qė nga shpėrthimi i Gėrdecit, humbėn jetėn 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosėn mbi 300 vetė dhe u dėmtuan mbi 4000 prona. Tre ditė mė vonė jep dorėheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndėrkohė qė prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikės. Hetimet njė vjeēare vunėn nėn akuzė 29 persona dhe ēėshtja shqyrtohet nė gjykatėn e Lartė.
    Korrupsioni i Gėrdecit, dhe dosja hetimore nxorrėn nė pah shumė elementė. Njė ndėr njerėzit qė kishte influencuar nė bėrjen e akteve nėnligjore dhe ligjore qė ēuan nė tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha. Vetėm 38 minuta pas shpėrthimit tė Gėrdecit, Mediu flet nė telefon me djalin e kryeministrit. Ndėrkohė qė tre ditė pas tragjedisė, Shkėlzeni takohet me mediun nė zyrėn e kėtij tė fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramėn dhe pak minuta para se tė arrestohej Ylli Pinari. I pėrfshirė nė kėtė aferė rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtė i djalit tė kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisė amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD, i cili kishte bėrė pronare vajzėn e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit nė firmėn “Trans Digging”, e cila ndėrtoi fabrikėn e Gėrdecit. U pėrfshi edhe ish ministri Aldo Bumēi, i cili vendimin e qeverisė qė i hapi rrugėn Gėrdecit ia besoi Shkėlzen Berishės. Denoncuesi kryesor i gjithė kėsaj afere u bė ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neė York Times, pėr armė tė skaduara nga Shqipėria drejt Afganistanit. MEICO e pėrfshirė nė trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratė nga Pentagoni pėr tė pajisur me armė ushtrinė afgane, nėpėrmjet njė prej njerėzve tė listės sė zezė sė SHBA, Henry Tomei, nėpėrmjet firmės Evdin. Nė pazarin e shitjes sė fishekėve u pėrfshi edhe djali i kryeministrit, pas njė bisede tė regjistruar mes Kosta Trebickės dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se nė kėtė aferė ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neė York Times si njė letėr higjenike, ndėrkohė qė gazetari amerikan nė njė intervistė nė Gazeta Shqiptare tregoi pėr presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi tė pėr marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.

    27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bėn presion gazetės prestigjioze Financial Times qė tė shihte edicionin special nė kėmbim tė reklamave shtetėrore qė duhet tė merrte nga ministritė. Por gazeta nuk pranoi kėtė akord. Specialja botohet pa reklamėn shtetėrore, ndėrkohė qė menaxheri i gazetės Financial Times deklaroi pėr Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratėn me kėtė gazetė.

    28. 8 prill 2008: Qeveria nėpėrmjet ministrisė sė Kulturės paguan 300 mijė euro pėr spot turistik nė CNN. Dokumentet zbuluan qė Pango e bleu spotin katėr herė mė shtrenjtė sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisė me firmėn holandeze, ku CNN merrte 90 mijė euro ndėrsa studioja grafike merrte 210 mijė euro pėr 90 sekonda e 6 ditė xhirime. Ndėrkohė qė ofertat e CNN tė vitit 2006 kishin qenė shumė herė mė tė lira.

    29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e pėrgjithshem tė tatimeve nė administratėn e Sali Berishės. Akuzohet pėr zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset nė arrest shtėpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrėzon kandidaturat e Bamir Topit pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė. Rrėzimi i kėtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar, SHBA, OSBE, dhe Kėshilli i Evropės kundėr praktikave tė ndėrhyrjes sė qeverisė nė institucionet e pavarura.

    31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve pėr pazare nė zonėn e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarė tė hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degės sė PD nė Vlorė. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Nė 2005 kandidoi pėr deputet nė Vlorė pas humbjes u emėrua tė zyra e Kthimit tė Pronave.

    32. 1 gusht 2008: Qeveria pėrgatit ligjin pėr prokurorinė. Shkakton reagime tė forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione tė forta pėr tė vėnė nėn kontroll prokurorinė. Flet edhe Berisha: Shqetėsimet e SHBA pėr ligjin pėr prokurorinė, njė trillim

    33. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret nė Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit qė ujiten me autobote shtetėrore. Qeveria dhe policia nuk pranojnė dot dėshtimin nė luftėn kundėr kultivimit tė kanabis sativa.

    34. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramė kokainė nė makinėn e ambasadorit shqiptar nė itali. Skadali nė Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushėriri i parė i Rahman Selmanllarit, shokut tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės, djalit tė kryeministrit.

    35. 13 shtator 2008: Humb jetėn nė rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen qė denoncoi aferėn korruptive tė Gėrdecit dhe trafikut tė Armėve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisė dhe konkluzionet e njė eksperti amerikan nxorrėn se vdekja e tij nė njė fshat tė Korēės ishte aksidentale, edhe pse nė opinion ky mendim nuk gjeti vend. Mė pas emri i tij u pėrdor pėr luftė politike nga tė dy palėt.

    36. 5 tetor 2008: Prangoset nė Sarajevė Damir Fazlliē. Nė Shqipėri kishte krijuar firmėn SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit tė jashtėm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi nė QKR tre firma. Ndėrkohė qė te Kompania Rompetrol kishte punėsuar mbesėn e Sali Berishės, shpresa Breēani. U verifikua blerja e tokave nė Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte kėtė si njė park industrial. U akuzua edhe pėr ndėrhyrje nė blerjen e energjisė pėr llogari tė Shqipėrisė nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishės, Flutura Kola i bleu Fazllicit njė kompani nė vlerėn e 1.7 milionė eurove pėr firmėn Croėn Acquisitions. Prokurorėt ndalohen pėr herė tė parė tė pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia pėr t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramėn: Eshtė prokurore e diktaturės. Pasuritė e Fazlliēit po i bllokon mafia.

    37. 1 shtator 2008: Njė tjetėr skandal nė fushėn e bujqėsisė. Shfaqet pėr herė tė parė misri pa kokrra. Sabotohen tė gjithė fermerėt shqiptarė. Farėn e misit pa kokrra e solli nė Shqipėri Fiqiri Ismaili, qė ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Bashkisė sė Vorės, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas mė shumė se njė jave ankese nga tė gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithė fermerėve. Ndėrkohė, dėshtimi i prodhimit tė misrit nė Shqipėri, favorizoi Serbinė.

    38. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipėria. Nė vitin 1996, ka qenė Fondi Monetar Ndėrkombėtar ai qė tėrhoqi nė mėnyrė demonstrative, pėrfaqėsinė e tij nga Shqipėria. Ishte pragu i kolapsit tė piramidave, president i plotfuqishėm i Republikės ishte Sali Berisha dhe ministėr Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njėjta dyshe komandon financat e shtetit, por kėtė herė, ėshtė FMN-ja qė kėrkon tė qėndrojė, ndėrkohė qė Tirana zyrtare nuk duket se synon tė rinovojė marrėveshjet e saj me kėtė institucion financiar ndėrkombėtar. Tė pyetur lidhur me tė ardhmen e lidhjeve tė ngushta FMN-Shqipėri, qė zyrtarisht pėrfundojnė nė janar tė vitit tė ardhshėm, pėrfaqėsuesit e tė dy palėve dje kanė dhėnė pėrgjigje tė kundėrta. Sipas Gerėin Bell, shumė vende tė botės e kanė kėrkuar zgjatjen e mandatit tė misionit tė FMN-sė, sidomos nė periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatė, duke thėnė se qeveria shqiptare ka pėrballuar deri tani situata shumė mė tė vėshtira sesa njė vit elektoral. “Ėshtė njė ēėshtje, qė ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet pėr tė administruar nė favor tė ekonomisė sė vendit situata shumė mė komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kėsaj qeverisjeje, pėr fat tė keq, qėlloi me zhvillime jo fort tė favorshme nė tregun rajonal dhe botėror. Por, menaxhimi i kėtyre situatave ka dėshmuar kapacitete tė mjaftueshme tė institucioneve tė shtetit shqiptar, midis tė cilave edhe qeverisė, pėr t’u pėrballur me sukses me kėto zhvillime. Nėse do tė ketė zhvillime tė tjera, ne do tė jemi tė hapur pėr ēdolloj diskutimi”, - tha kreu i Financave.

    39. 26 tetor 2008: Qeveria ndėrmerr hapin e miratimit tė njė ligji tė ri pėr lejet e ndėrtimit “Pėr territorin”. Projekti shkaktoi skandal nė zyrat e Bankės Botėrore dhe Kėshillit tė Evropės: Qeveria po cenon autonominė e pushtetit vendor. Jemi kundėr.

    40. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunėve”, berisha akuzon Zamir Shtyllėn drejtorin e hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme si hetues komunist. “ky ėshtė njė ligj qė prek shtyllėn dhe gjithė shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorėheqjen nga prokuroria, ndėrkohė qė hetonte cėshtje tė rėndėsishme si Gėrdeci, Fazllic e Durrės-Kukės. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” njė ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundėr ligjit pėr “dosjet”: shkelet kushtetuta

    41. 29 janar 2009: Skandali me pronat pėr herė tė parė emri i kryetarit tė grupit parlamentar tė PD Astrit Patozi nė skandalin e “Plazhit tė Gjeneralėve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajės, njėkohėsisht kushėri me kryetarin e grupit parlamentar tė PD.

    42. Shkurt 2009: Shpėrthen skandali i “Jalės”, i implikuar dhėndėrri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbėr Malltezi. Bėhet fjalė pėr prishjen e shtėpive tė banorėve nė Jalė nėn argumentin se do tė zbatohej njė projekt i Bankės Botėrore. Por BB sapo mori ankesat e banorėve nisi njė panel inspektimi nė terren pėr tė parė tė gjitha shkeljet, dhe nxorri me pėrgjegjėsi njė pjesė tė zyrtarėve tė vet lokalė dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit tė menaxhimit tė bregdetit tė Jugut, dhėndėrrin e kryeministrit. Ēėshtja hapi debate tė forta nė Parlament.

    43. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret nė Tiranė, nė njė takim me krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe qeverisė, nė njė vizitė dy ditore. Berisha dhe Karamalis nėnshkruan marrėveshjen pėr “sheltin detar” qė u konsiderua si skandali i radhės. Marrėveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndėrkohė qė kjo ishte arritja e vetme e kėtij takimi. Sipas kordinatave tė reja tė vendosura mes Shqipėrisė dhe Greqisė, qeveria shqiptare i fali Greqisė rreth 225 kilometra katrorė det. Baraslargėsia e pikave nuk ėshtė ruajtur, ndėrkohė qė pėr kordinatėn 150, fundore, kanė pretendime dhe italianėt. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit tė ushtruar nga media dhe njė pjesė e politikės, nuk kaloi nė legjislaturėn e kaluar parlamentare.

    44. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndėrhyrė nė institucionet shtetėrore pėr miratimin e lejes sė ndėrtimit tė njė parku energjetik nė tokat qė kishte blerė pak kohė mė parė miku i familjes, Damir Fazlliē. Nė e-mailet konfidenciale tė Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar pėr shitjen e tokave tė Damir Fazlliē ėshtė diskutuar edhe ndėrhyrja e saj nė disa institucione. Madje ka qenė vetė vajza e kryeministrit ajo qė ka premtuar tė ndėrhyjė nė Koorporatėn Energjetike Shqiptare pėr tė marrė lejen prej saj. Mė pas janė marrė edhe lejet nga Ministria e Energjetikės, Kėshilli i Ministrave dhe sė fundmi, KRT-ja e Durrėsit. Tė gjitha kėto institucione kanė varėsi direkt ose lidhje tė afėrta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon qė ėshtė njė avokate qė nuk ka lidhje me punėn e tė atit, tė gjitha kėto vendime janė nė shkelje tė hapur dhe nė konflikt me detyrėn e tė atit. Madje pėr tė rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kėrkonte 800 euro.

  3. #783
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    O shoku MARINAR!
    Po ēa lidhje ka kjo me nivelin europian te letersise shqiptare??????!!!!...

  4. #784
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    O shoku MARINAR!
    Po ēa lidhje ka kjo me nivelin europian te letersise shqiptare??????!!!!...
    Ka mjaft lidhje, si jo!? Lexo Brarin dhe pastaj do ta kesh te qarte pse i solla skandalet e Sali Berish-Gerdecit!

  5. #785
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    qosja dhe letersia..


    pra ku ish gjer dje ky ekspert letersie..
    pse nuk i tha keto tash 30 vjet..pra qe skemi letersi..
    Qe ti flet budallalleqe nuk eshte ndonje e papritur. Tani e di edhe bufi - thoshte nje profesori im dikur. Mesa duket lagjja jote paska bere sherr me logjiken kur do lindje ti.
    Nejse, e fillon me fjalen "letersia" dhe e perfundon me "votat e shqiptareve". Tipike.
    Pra gjithe keto mllefe kunder Qoses nuk kane lidhje me letersine por me politiken. Nuk diskutohet fare a ka apo jo nivel europian letersia jone. Ketu diskutohet pse Qosja ka share Berishen.
    Si thoshte Driteroi : Bukur kendon bilbili/po gjyshi i tij me ka bere nje glase.

    Dhe zakonisht kur niset te behet nje analize, behet shtjellimi dhe nxirret perfundimi. Po ka edhe te tjere qe kane perfundimin dhe fillojne te sajojne "shtjellimin". Kjo quhet "tjerrje leshi".

    Por ti nuk kufizohesh duke folur budallalleqe (gjynah te te biem ne qafe per kaq gje!) por ti ben edhe pyetje budallaqe.
    Por kur pyete "pra ku ish gjer dje ky ekspert letersie.."...aty mbeta pa fjale. Shah mat pa levizur fare. T`emen e s`emes thashe. Duket qe kohet e fundit paska lexuar Shefqet Musarajin se edhe ai pyeti njehere "ku ish gjer dje kjo fare sokoli"
    Dhe atehere fillova edhe une te pyesja veten:
    Mor po ky kodosh (Qosja! qe te mos kemi keqkuptime) si nuk e tha qe ne fillim kete. Psh ta thoshte ne `81 kur shperthenin demostratat e studenteve. Po ta thoshte edhe ne `89 te pakten, kur erdhi ne pushtet Milloshevici. Se mos kishin pune tjeter shqiptaret e Kosoves. Palle ariu po benin. Te kishin nje muhabet "niveli europian" per te shtyre kurrizin e peshkut ne qebaptore.

    Po mire qe nuk i doli `81 apo `89. Po ta thoshte dreqin ne `92. Kur patriotet e Sales dolen me idera revolucionare te tipit "revolucioni kinez" duke share e duke peshtyre mbi cdo lloj vlere kombetare qe nga Naim Frasheri e deri tek Fan Noli. (Nuk e di pse nuk i thoshin para `90 keto lloj idesh revolucionare).
    Apo ta thoshte ne `97 kur baballaret e kombit po digjnin vendin me keq nga c`beri Neroni?
    Po pse s`e tha ne `98? Ne `99?
    Le qe po te ishte burre e thoshte ne Konferences e Rambujese, kur Rugova i kishte buzet akoma te lagura nga bythelepirja qe i beri Sllobos.

    Por mesa duket nuk kishte kohe. Ndokush mund te thote qe kete e bente sepse nuk kishte nge te nxirrte te metat, se kishte kush ta shante e kush ta turperonte Shqiperine dhe shqiptaret. Ndoshta nuk kishte kohe se sic thoshte Fan Noli:
    Se te qante kur te qeshnin
    Se te veshte kur te zhveshnin.

    Ndoshta nuk kishte kohe, sepse jo me larg se para pak muajsh u shkulen Heronjte e Vigut nga vendi.
    E di mor Brari qe do thuash "Ata nuk ishin heronj, ata ishin komunista".
    Komunista ishin edhe ata qe u vrane ne France o Brar. Edhe ata qe u vrane ne Spanje. Edhe ata qe u vrane ne Itali. Po nuk i ka hequr njeri nga varrezat e deshmoreve.
    Dhe nuk i hedhin plehrat e qytetit ne varrezat e deshmoreve. Nuk i hedhin as ne varrezat e armiqve jo me te te reneve.

    Por ti mos u merzit shume o Brar. Sa ka kuptuar dhia nga afishet aq do kuptosh edhe ti.
    Ishte thjesht monolog. Revolta e brendshme ndaj budallallekut.
    -

  6. #786
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Debati asht me Qosen apo me Brarin????????
    Po pyes "marinarin"!!!!!!!!!!!!

  7. #787
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po c`ndryshim beri nese diskutohet Qosja apo Brari?
    Tema eshte per letersine dhe ishit ju qe e kaluat diskutimin nga letersia tek Qosja si individ.
    -

  8. #788
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Debati asht me Qosen apo me Brarin????????
    Po pyes "marinarin"!!!!!!!!!!!!
    Agim, ma kane ndaluar me dekret te veēante keta nga forumi, se edhe per ty e kisha bere publik nje dokument sekret te "Sigurimit", ashtu siq e bera per Qemajl Sakajeven, njeriun me te aferte te Berishes.

    Te gjithe ju tash pas te vjelave hiqeni si antikomuniste te zjarrte...

  9. #789
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ai gjeli i mengjesit kendon, si per komunistet ashtu dhe per fashistet."
    varet cilet ka per rreth.keshtu eshte dhe letersia "orientale"

  10. #790
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    brari , qe sa nuk i ki pėrdorur hapat cuni , se nė senaca nuk mė ke ardhė, e po e shof se je dal livadheve!
    Dije se vendin nė kliniken psikiatrike private e ke tė hapur , dhe tė sygjeroi tė vish sa ma shpejt!



    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 79 prej 119 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •