Shqiptaret kane nje Rexhep Qose i cili nuk hesiton ta shprehe realitetin,ta thote te verteten edhe athere kur disave nuk ju pelqen.Tani si thoni ta kryqezojme Qosen ,ta thejme pasqyren pse ajo na tregon te shemtuar edhe pse ne te vertete ajo eshte pamja jone e vertete. Ta kryqezojme Qosen pse flete dhe shkruan te verteten dhe realitetin e jo ato qe ne deshirojme.Kemi jetuar gjate me mashtrime e iluzione ideologjike e politike ,me genjeshtra te lidereve politik per parajsen shqiptare te cilen po na ka lakmi bota. A nuk eshte e vertete se edhe sot njezete vjete pas renjes se diktatures po perseritet i njejti avaz: jemi ne vendin e pare ne Europe per shkallen e zhvillimit ekonomik.Jemi para Anglise,Gjermanise,Suedise e SHBA-ve. Sa mire do te ishte po te mos kishim ma teper se gjysmen e popullsise ne varferi dhe afer 20% ne varferi te skajshme. Sa mire do te ishte po te mos kishim pagat 10 here me te ulta se punetoret ne keto vende. Realiteti eshte i idhte por eshte realitet: Shqiperia eshte vendi me i varfer dhe me i izoluar ne Europe ,sot e kesaj dite.
Ne mund te tregojme prralla tere diten por realiteti nuk ndryshohet me prralla dhe mashtrime ,por me angzhim dhe duke u ballafaquar me realitetin.
"Nuk kemi letersi te nivelit europian " tha Qosja . Ai tha nje te vertete te pamohushme te cilen e kane te kjarte edhe keta te cilet po perpiqen ta shpallin plak torollak,njeri qe nuk lexon letersi,njeri te humbur nga vetmia .Pra ne vend qe te merremi me teper me ndrrimin e ketij realiteti me pune dhe angazhim ne fajsojme akademikun emblem shqiptar pse guxon te na ballafaqoje me te verteten.
Sa e sa para jush u perpoqen ti mbyllin gojen Qoses!Deshen ti ndalojne hymjen ne Institutin albanologjik njeriut i cili e formoi dhe ngriti ate. te gjithe i thyen dhembet . Asht i forte eshte Rexhep Qosja.Eshte institucioni moral i Kosoves . Lua eshte e zagarte nuk mund ti trembin as qerpikun.
Krijoni Kontakt