Close
Faqja 70 prej 119 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 1190
  1. #691
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Tashti futu nė TEMė O pRENG!
    A ka apo nuk ka NIVEL EUROPIAN letersia shqiptare! Ky diskutohet, jo kush asht ma i madh Qose apo Kadare.........
    Pyetja ėshtė e drejtpėrdrejt dhe do t'mundohem tė jap njė pėrgjigje timen por s'pari mė lejo qė tė mos pajtohem me konstatimin qė " Qosja dhe kadareja ia fusin Atdheut" sepse kam pėrshtypjen sikur " Atdheu ua fut nganjėherė qė tė dyve"!
    Unė ruaj mendimin tim si pėr njerin po ashtu edhe pėr tjetrin:Se ata mund tė konkurohen vetėm me vepra!
    Kėshtu shkrova nė gazetėn " Shekulli" para njė viti a mė shumė, nė mos akordim tė kritikes qė i bėnte Trebeshina kadares megjtihėse vet pohonte ( trebeshina) " qė nė vitin 1953 kishte kėrkuar t'i hiqej shtetėsia shqiptare.

    1.

    " Dy kolosė tė letersisė: njėri i asaj krijuese dhe tjetri i asaj shkencore-historike".

    Tashti, nėse kemi apo nuk kemi letėrsi Europiane, tė nivelit europian?

    Letersi kemi qė ē'ke me tė por tek ne kryesishtė ka qenė e avansuar letersia e Traditės!
    Ne akoma kompozicionin e Romanit ta zėmė ( tė mos flasim pėr Dramėn qė tek ne ėshtė mė pak e zhvilluar dhe nuk di qė njė Dramė tonėn apo dramaturg tonin e kanė inskenuar nė ndonjerin nga teatrot e njohura jo tė Europės por as tė ballkanit) e bėjmė me personazhe si " Preng Sherri" duke mos njohur mirė sa duhet pėrdorimin e mimilogjisė,pa pas qasje fenomonologjike dhe mendime radikale!
    Ne siē duket akoma si kemi dhėnė pėrgjigje tė duhur pyetjes " Ēka ėshtė autori" duke tentuar tė tregojmė se " ēka ėshtė zhanri letrar" dhe se si zhvillohen ato?


    Letersia e jonė ėshtė zhviluar shumė vonė me hapa tė vrullshėm por nė krahasim me letersin botėrore ka pas ngecje sikur qė ka edhe sot!
    Merreni dhe lexoni shkrimtaret e huaj dhe krahasoni me tanėt dhe do t'vereni se sa tė zbehtė na dalin!
    Gjerė sa akoma tek ne kemi romansier tė Traditės tė tjerėt i kanė shterur kėto tema dhe po gjurmojn galaktiken nėpėrmjet letersisė!

    KADAREJA po, bėri emėr - por ai nė kėto 20 vitet e fundit nuk bėri ndonjė roman pėr t'u pėrmendur! Asnjė roman i tij i viteve tė fundit pėr Kritiken Europiane dhe atė Botėrore s'Veēohej pėr ndonjė gjė!

    Tashti, nėse bėjmė krahasime me letersinė europiane, nė Gjermani ke mbi 20 shkrimtar qė pėr ēdo vit gjenden nė Listen pėr Nobelin; nė Francė po aqė; Italia sa tė doni etj etj!
    Qosja e tha atė qė e dimė tė gjithė NE - por qė donim ta kalonim nė heshtje: letersinė tonė tė zbehur karshi tė tjerėve!



    2.

    Ėshtė thėnė se librat e Bohemisė janė sikur njė piknik, ku autori i sjell fjalėt, ndėrsa lexuesi domethenjėn.
    Librat dhe fjalėt varesisht kohės ndryshojn nė domethėnje. Rasti mė i mirė " Pallati i Ėndėrrave" i Kadaresė, qė pas viteve tė 90-ta, teksti i tij ndryshojė domethanjen; nga oborri mbretror i Sulltanit u shenderrua nė oborr mbretrorė tė Politbyrosė".
    Teksti i njejtė por ndryshimi ėshtė nė domethanje apo nė interpretim!
    E njeta gjė me referimin e Rexhep Qoses:
    Fjalėt e tija ndėrsa domethenja e jona por me vėshtrime tė ndryshme!
    Krijimi i letersisė Shqiptare nuk ishte tipike me atė Europiane por atipike siē pohon Qosja sepse duke bėrė krahasime me atė tė Europės qė u krijua nė gjuhė vendore - letersia shqiptare sė pari u krijua nė gjuhė tė huaj si; latine, persishte, greke, osmane, frėnge etj etj.

    Me njė Fjalė " bardha e temalit" u bė nė frėngjishte! Merreni me mendė se si do tė ishte krijuar letersia frėnge nėse Balzaku, Zola, Ygoi apo edhe tė tjerė tė krijonin nė gjuhėn arabe s'pari! Apo ajo Ruse sikur tė shkruhej nė gjuhėn armene?! Gjermane nė gjuhėn ēifute?! E dyta

    Nė krahasim me letersinė Europiane qė filet e krijimit i ka vendore mbrenda vendit - letersia shqiptare, mė e mira dhe mė me vlera, gjerė para Luftės sė dytė Botėrore ( hiē Migjenin) u krijua jashtė Shqiperisė nga autor shqiptarė!
    Tashti, sot akoma tek ne bėhet letersia me forma tė vjetra tė kompozimit duke mos krijuar dhe mos njohur mimologjinė.

    Shkrimet strukturale tė narracionit!
    Rexhep Qosja nė simpozium foli pėr zhvillimet e hovshme tė letersisė tek ne nė mėnyrė tepėr superlative por ai potencoj se megjithatė e githė kjo ėshtė pak pėr t'u vet-kėnaqur!
    " Kritiket" konkludimet e tyre i nxorrėn nga ligjerata e tij duke nxjerrė njė tekst dhe duke i dhėnė domethėnje personale!
    Nėse ndonjeri nga ne sot mendon qė letersia e jonė ėshtė e barabartė me atė europiane bė njė vetvrasje!

    3.
    Po i kthehėm edhe njė herė fillimit tė Pyetjes suaj; nė kemi ne letersi tė nivelit Europian?

    Po marr njė shembull banal pėr t'ju pėrgjigjur pyetjes mė drejtpėrdrejt:

    Ne kemi edhe Futbollin dhe luhet Futboll tek ne; luajm me ekipet mė tė mira tė botės ( Kombėtaret) me lojtarė tė barabart nė fushė; kemi njė lojtar a dy qė njihen nė Europė por kualiteti i Futbollit Shqiptarė me atė tė Europės pėr momentin janė shumė largė njėri tjetrit!
    Kemi Edhe SK Tiranėn por, megjithėse luajn futboll, ata( Ekipet shqiptare) tė mirė janė vetėm pėr ligėn vendore ndersa pėr t'u bėrė faktor nė Europė, u duhet shumė shumė punė!


    E njeta gjė ėshtė me letersinė dhe me artin nė Pėrgjithėsi!

    Jo vetėm letersia por edhe Arti, Muzika, Filmi, Teatri, Opera!
    Ne kur flasim pėr Artin flasim pėr artin nė Pėrgjithėsi dhe jo pėr individin e artit nė veēanti!
    Ndonjė individ kemi qė mund tė dallohet pak ( kadareja) por bėni njė testim aty ku jetoni dhe pyeteni dikend qė kupton artin e nė veēanti letersinė; A kanė ndėgjuar ndonjėherė pėr Fan Nolin, Naim Frashėrin, faik Konicėn, Gjergj Fishtėn...????

    Pėrpos ne shqiptarėve natyrisht!
    Por megjithatė pėr Iluministėt, Romantistėt, natyralistėt, soc - realistėt ( po se po) por edhe pėr soc- realistėt e leterisė Europiane ( pa Balkanin) rrallė tė ndodhė e tė mos kenė njohuri; qė nga " Komedia Hyjnore" e gjerė tek Zigfrid Lenci!


    Me nderime pėr Agimin
    atdhetarin ( pa dyshim) tė devotshėm
    Nga unė Preng Sherri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 08-09-2009 mė 08:14
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #692
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Tashti futu nė TEMė O pRENG!
    A ka apo nuk ka NIVEL EUROPIAN letersia shqiptare! Ky diskutohet, jo kush asht ma i madh Qose apo Kadare.........
    Edhe ti ndasht mu be i madh,kritiko akademiket kosovar musliman dote behesh si kadare ,i njohur ne evrop se ma larg eeeee,edhe kadare ket e ben kritikon dhe futet ma lart ,kot e keni se qosja esht laaarg,eeeee sun e mrrini lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  3. #693
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ja disa vargje per "baballaret e kombit". Merre me mend se a pjerdh kush per shkrimtaret tane "gjenile". OK!!!! vUne jam dakor me te or Preng Sherri, por boll! Boll po shahen Kadare e Qose ndėr vedi. Boll se ma pis milet qe jemi NE nuk ka Europa. Madje Europa asht ma e ndyt se neve, por kur na shef e degjon sesi bajme neve, ajo luan "harushė" me neve.

    Lexoje kete dhe qesh pak o Preng!!!!!

    U ngritėn “kopilat”
    Mu nė Parlament
    Sazet dhe bilbilat
    Me stil transparent.

    Saze dhe bilbila
    Mu nė Parlament
    Deputetė “kopila”
    U bėnė “transparent”…

    “Duam arkė votimesh!
    Ku ėshtė Votė e Lirė?”
    Fėrshėllimė bilbilash
    Kush t’i bjerė mė mirė.

    Saze dhe trompeta
    Zhurmė, zallamahi
    Politikė – orkestra
    Zu avaz tė ri…

    Vaj medet ē’na gjeti
    Populli zhgėnjehet.
    U dhje Parlamenti…
    Shqipėria dhjehet!

    Ēuditet Evropa
    Si tua bėjmė shqiptarėve?
    Nuk u mbushet koka
    Deputetė – zagarėve.

  4. #694
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    [QUOTE=Agim Doēi;2399779]ja disa vargje per "baballaret e kombit". Merre me mend se a pjerdh kush per shkrimtaret tane "gjenile". OK!!!! vUne jam dakor me te or Preng Sherri, por boll! Boll po shahen Kadare e Qose ndėr vedi. Boll se ma pis milet qe jemi NE nuk ka Europa. Madje Europa asht ma e ndyt se neve, por kur na shef e degjon sesi bajme neve, ajo luan "harushė" me neve.

    Lexoje kete dhe qesh pak o Preng!!!!!

    U ngritėn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 08-09-2009 mė 08:53
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #695
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    [QUOTE=Agim Doēi;2399779]ja disa vargje per "baballaret e kombit". Merre me mend se a pjerdh kush per shkrimtaret tane "gjenile". OK!!!! vUne jam dakor me te or Preng Sherri, por boll! Boll po shahen Kadare e Qose ndėr vedi. Boll se ma pis milet qe jemi NE nuk ka Europa. Madje Europa asht ma e ndyt se neve, por kur na shef e degjon sesi bajme neve, ajo luan "harushė" me neve.

    Lexoje kete dhe qesh pak o Preng!!!!!

    U ngritėn
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #696
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    ja disa vargje per "baballaret e kombit". Merre me mend se a pjerdh kush per shkrimtaret tane "gjenile". OK!!!! vUne jam dakor me te or Preng Sherri, por boll! Boll po shahen Kadare e Qose ndėr vedi. Boll se ma pis milet qe jemi NE nuk ka Europa. Madje Europa asht ma e ndyt se neve, por kur na shef e degjon sesi bajme neve, ajo luan "harushė" me neve.

    Lexoje kete dhe qesh pak o Preng!!!!!

    U ngritėn “kopilat”
    Mu nė Parlament
    Sazet dhe bilbilat
    Me stil transparent.

    Saze dhe bilbila
    Mu nė Parlament
    Deputetė “kopila”
    U bėnė “transparent”…

    “Duam arkė votimesh!
    Ku ėshtė Votė e Lirė?”
    Fėrshėllimė bilbilash
    Kush t’i bjerė mė mirė.

    Saze dhe trompeta
    Zhurmė, zallamahi
    Politikė – orkestra
    Zu avaz tė ri…

    Vaj medet ē’na gjeti
    Populli zhgėnjehet.
    U dhje Parlamenti…
    Shqipėria dhjehet!

    Ēuditet Evropa
    Si tua bėjmė shqiptarėve?
    Nuk u mbushet koka
    Deputetė – zagarėve.
    ka qė dy herė mė shlyhet pėrgjigja:
    Unė qesha sa munda i nderuari Agim sidomos me kėto fjalė tepėr domethanėse:

    "Boll se ma pis milet qe jemi NE nuk ka Europa. Madje Europa asht ma e ndyt se neve, por kur na shef e degjon sesi bajme neve, ajo luan "harushė" me neve.


    Mė beso qė ka kohė qė s'kam qeshur mė shumė ngaqė kėto fjalė sa duken me humor kanė edhe njė porosi nė vete tė mos them njė zė " proteste"!
    me nderime
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  7. #697
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    DEBATI PĖR DEBAT I REXHEP QOSES

    BEHAR GJOKA

    Gazeta "Standard"

    Nė datat 3-4, si dhe pėrmbledhtas mė 6 shtator 2009, “Gazeta shqiptare”, pėrcolli “goditjen” e akademik Rexhep Qoses, nė pėrgjigje tė kundėrshtisė ndaj disa pjesėve tė ligjėratės, mbajtur nė seminarin e albanologjisė nė Prishtinė. Ajo ēfarė paraqet gazeta si goditje e shkrimtarėve tė Shqipėrisė, mė tepėr ėshtė njė debat pėr debat, qė duket si e stisur dhe e tufėzuar (nga gazeta apo nga akademiku, nuk merret vesh), kur secili nga replikuesit, njėri prej tė cilėve jam edhe unė. Kemi tė bėjmė me njė situatė tė pastėr tė njė debati pėr debat, sidomos pėr kėto rrethana:

    A - Gazeta “Ekspres” dhe “Gazeta shqiptare”, nė ditė tė ndryshme, prezanton njė koment, shoqėruar edhe me fragmente nga ligjėrata, me nėnvizimin se “letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane”, bėrė nga Qosja, ēka nxiti idenė dhe mendimin reagues. Tashmė, duket qartė se jemi nė njė lajm tė bujshėm mediatik, qė e ka zanafillėn tek shprehjet e Qoses, sepse pjesė tė ligjėratės sė tij janė pėrcjellė nė tė dyja gazetat.

    B – Disa ide tė ligjėratės gojore tė Qoses, tė cituara, besoj nė ligjėratė tė drejtė, u bėnė shtysa e parė, pėr tė shprehur mendimin personal, secili nė liri tė plotė, dhe jo tė kooperuar, kurrsesi jo si pozicionimi “Tirana kundėr Qoses”, sepse jemi nė situatėn e mendimit ndryshe.

    C – Nėse komentet e gazetės janė fiktive, ēka nuk do shumė mend, si i bėhet ligjėratave tė Qoses, tė vėna midis thonjėzash, tė cilat e bartin logjikėn e ligjėratės. Pikėrisht, mungesa e logjikės sė gazetave, pėr shkak tė komenteve dhe citimeve, tė cilat tė shpien tek ligjėrata e referuar, shpėrndėrrohet tanimė nga vetė Qosja, nė njė alogjikė nė fuqi tė tretė, pėr tė vijuar debatin.

    Mendimi ndryshe nuk ėshtė gabim

    Shoqėria ku kemi hyrė, e sidomos Evropa, tė cilės i referohemi shpesh, rastin e debateve pėr ide dhe mendime e pėrcakton qartėsisht si situatė tė mendimit ndryshe. Me sa duket, ne shqiptarėt e tė gjitha anėve vėrtet e kemi vendosur pluralizmin politik, me jo pak mund dhe sakrifica, me jo pak kompromise dhe tjetėrsime, por siē duken shenjat, jemi larg sė institucionalizuari mendimin ndryshe. Tentativa pėr tė parė mendimin ndryshe, si njė gabim, tė ndreqshėm ose tė pandreqshėm, si armiqėsor dhe jodashamirės, buron edhe prej konceptit pėr intelektualin dhe pozicionin e fituar nė opinion. Pėr mua intelektuali ėshtė njeriu i mendjes, e jo njė tip intelektuali, i pranishėm nė mjediset shqiptare, nė tė dyja anėt e kufirit, i zyrtarshėm dhe i partiakshėm, i pushtetshėm ose i rėnė nga vafti, qė ulėret me fanfara dhe tramundanė, se po lodhet pėr tė ndryshuar dhe pėrmbysur botėn. Pėrkundrazi, nė dėshirėn pėr t’u marrė me letraren, intelektuali qė e ka lidhur jetėn me punėt e mendjes, ėshtė thjesht pasioni pėr t’u shprehur rreth botės, natyrisht pėr tė dhėnė njė vėshtrim personal, sidomos pėr praninė e letrares nė letrat shqipe, edhe nė pėrqasje me letraren e pėrbotshme.

    Personalizim i debatit

    Nė bindjen time, ajo ēfarė themi dhe shkruajmė, thjesht ėshtė njė mendim, i argumentuar ose i paargumentuar, njė tezė apo hipotezė, njė ide qė zgjidh ose qė e ndėrlikon situatėn edhe ca mė shumė, njė sugjerim pėr tė parė dhe pranuar tė gjitha rruginat qė tė shpien tek dekodimi dhe vlerėsimi i letrares, dhe jo pėr tė thėnė mendimin e fundmė dhe absolut. Kundėrthėniet, emocionale dhe tė personalizuara, evidentojnė si alternativė tė verifikimit letrar, zemėratėn dhe inferioritetin, pra vetėparagjykimin e letrares, qė nė fakt shėnon njė aspekt tjetėr tė kundrimit provincial tė letėrsisė dhe kulturės shqipe. Anatemimi, biografik dhe rajonal, siē shpėrfaqet nė replikė, ėshtė vijim i mendėsisė sė leximit tė letėrsisė si shenjė e tillė. Letrarja, njė term mė i gjerė se sa letėrsia, sipas sugjerimit tė Jakobsonit, pra pjesa e vlertė e letėrsisė, gjithėkohore dhe gjithėhapėsinore, nuk varet shumė as nga paralelet e as nga meridianėt gjeografikė, porse para sė gjithash ėshtė e vjerrun nė ligjėsitė e letrares, si dhe nga shija e leximit, pėr tė cilin bėn fjalė Tomas Elioti, aty nga fillimi i shekullit tė kaluar.

    Tipikja dhe atipikja nė letėrsinė shqipe

    Qosja kėmbėngul se letėrsia shqipe ėshtė atipike, pra e pėrshpejtuar. Kjo tezė, e pikėvėshturar nė aspektin teorik dhe praktik, pėr letėrsinė shqipe, mė tepėr se ujdinė (dakordėsinė) e faktorėve tė interesuar, sa i pėrket tė qenit tipike dhe atipike, nė krye tė herės ka tė bėjė me rezultatin, sa vlera tė njėmendta pėrcjellė. Kemi njė situatė tipike, gjithnjė sipas njohjes dhe studimit tė letėrsisė sė hershme shqipe (sipas akademikėve, letėrsi e vjetėr), e cila pėrkon me shumicėn e zhvillimit tė letėrsisė sė vendeve tė lindjes dhe tė gadishullit tonė, qė buron prej rrethanave tė krijuara nga Kundėrreformacioni i Papatit, me librat e Buzukut, Matrangės, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, tė cilat nuk janė thjesht dhe vetėm njė fakt gjuhėsor dhe historik, por vlera letrare e nis udhėn qysh me “Mesharin” dhe veēanėrisht me poezinė dhe prozėn e Budit dhe Bogdanit. Kjo periudhė, tipike dhe e njėkohshme me njė mori gjuhėsh tė Evropės Lindore dhe tė gadishullit tonė, nga Qosja jo vetėm nuk ėshtė pėrcaktuar si e tillė, por i mohohet literaliteti, ose siē edhe ka ngjarė edhe me vetė akademikun, qė herė i ka kėrkuar socialitetin dhe herė i ka mohuar atdhetaren, e cila vuloset qartėsisht me shkrimin e letėrsisė nė gjuhėn shqipe. Qenėsia e tyre, si tipike apo atipike, ka tė bėjė me verifikimin dhe optikat shqyrtimore dhe jo me praninė letrare. Nėse, siē ėshtė vėnė re nga historiografia, pėr disa shekuj, atipikja e letėrsisė shqipe ishte e ndėrvarur nga rrethana, pėrtej gjuhėsore dhe pėrtej letrare, tė natyrės sė sundimit osman ose edhe tė synimeve fqinjore, nė jug dhe nė veri tė trevave shqiptare, pėr tė tjetėrsuar trojet dhe qenie shqiptare. Nė shekullin e njėzetė kemi edhe faktologjinė e ligjėrimit letrar, koherente me ligjėrimin e pėrbotshėm, pėrkatėsisht me Koliqin, Konicėn dhe Kutelin nė prozė, po kaq me Asllanin, Fishtėn, Poradecin, Migjenin dhe Mekulin, nė poezi, tė cilėt ēelėn hullinė e ligjėrimit modern tė letrave shqipe. Po ashtu, realizmi socialist, qė ka zanafillėn qysh me introduktat (hyrjet) e Nolit, sė paku siē e sugjeron Arshi Pipa, hyn nė radhėn e ligjėrimit tipik, por edhe mė nuanca atipike, pra afėrsisht tė njėkohshme me tekstet e Gorkit, Majakovskit, Barbysit, Rolanit, Brehtit, Ricos, Nerudės etj., pra si model letrar, qė tejkaloi caqet e hapėsirės sė rendit socialist. Atėherė, tipikja apo atipikja janė shenja tė verifikimit letrar, i cili nė shumicėn e vetė ėshtė edhe mė atipik se sa ligjėrimi i letrares, tė cilat ndėrrohen tekembramja nga prania dhe mosprania e vlerave letrare.

    A ka vlera evropiane letėrsia shqipe?

    Thelbi i pyetjes dhe pėrgjigja kategorike mohuese e vė nė zgrip, gjithnjė si optikė shqyrtimore, interpretimin letrar. Besoj, pėrgjigja pohuese dhe mohuese, pa sjell argumente nė ilustrim tė idesė, nuk e pėrndrit tezėn e debatueshme tė akademik Rexhep Qoses. Puna bėhet edhe mė e vėshtirė, sepse do tė duhej prekur i gjithė pentagrami i ligjėrimit nė gjuhėn shqipe, nė rrafshet gjithėkohore dhe gjithėhapėsinore. Qenia e trojeve shqiptare, pra edhe tė kulturės dhe letėrsisė shqipe, nė udhėkryqin e Lindjes dhe Perėndimit, bėn qė letėrsia shqipe tė jetė ushqyer nė tė dyja arteriet. Ēdo pėrpjekje, pėr tė eksperimentuar me kėtė ēėshtje, pra po tė rrekeshim qė ta dėlirnim letėrsinė shqipe prej elementeve lindore, po ashtu edhe prej elementeve perėndimore, do tė realizonim njė fantazmė tė frikshme, qė nuk ka tė bėjė aspak me letėrsinė shqipe. Bazuar nė njohjen e periudhave, teksteve dhe vlerave tė pranishme letrare, bashkėlidhja dhe ngjizja e dyfishtė, lindore dhe perėndimore, madje nė situatė organike dhe sintetike, shoqėrohet edhe mė njė anim dhe kahje nga tiparet evropiane tė letėrsisė shqipe. Po flasim pėr tiparet dhe natyrėn e tyre, tė cilat i prekim nė disa shenja thelbėsore:

    - Alfabeti i gjuhės shqipe, qė zė fill me praninė e shumicės sė gėrmave latine, qysh me Buzukun dhe Budin, qė mbėrrin njėsimin e vetė pėrfundimtar, si alfabet me gėrma latine, nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.

    - Shkrimi i veprave historiografike tė Biēikemit, Barletit etj., nė gjuhėn latine, pra si njė urė komunikimi me gjuhėn e kulturės sė Evropės.

    - Shkrimi i librave nė gjuhėn shqipe nga Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi dhe Bogdani, si gjurmė dhe pjesė e Kundėrreformacionit, pra e pėrlindjes fetare dhe atdhetare, tė cilėt njė pjesė tė librave i shkruan nė latinisht dhe italisht.

    - Edhe periudha e Rilindjes Kombėtare, me De Radėn dhe Naim Frashėrin, rrėnjėt e veta i ka tek iluminizmi dhe romantizmi evropian.

    Thelbi i ēėshtjes, sipas reagimit tė bėrė nga Qosja, ka tė bėjė me nivelin dhe mospraninė e gjenive. A ka njė Dante, Shekspir, Servantes apo Gėte letėrsia shqipe? Kuptohet dhe nuk ka gjasa qė ta ketė, sepse nė kėto ēaste as letėrsia italiane nuk e ka njė Dante, letėrsia angleze njė Shekspir e me radhė dhe nuk ka se si t’i ketė, sepse rrezatimi i rrathėve tė ndikimit tė kėtyre mjeshtrave tė ligjėrimit letrar vijon edhe sot, po kaq edhe nė letrat shqipe, por kjo nuk pengon pėr tė parė rrezatime tė tilla nė tekste tė veēanta. Evropa letrare ka gjezdisur nga Athina nė Romė, nga Londra nė Spanjė, nga Parisi nė Vajmar, nga Moska nė Amerikė, atdheu i letėrsisė sė kėsaj kohe, sidomos me veprėn e Borgesit, Markesit etj. Vlerėsimet e vazhdueshme tė albanologėve, e qindra hulumtuesve, me studime tė thelluara nė gjuhė dhe letėrsi, janė dėshmi e vlerave evropiane tė letėrsisė shqipe, se po tė ishin ndryshe, sė paku moria e albanologėve tė huaj, nuk do ta bjerrin kohėn nė kėrkim tė mungesės sė vlerave. Pjesė e vlerave evropiane ėshtė arti gojor, sidomos cikli i kreshnikėve, por edhe literatura e kultivuar, qė zė fill me Buzukun, De Radėn, N. Frashėrin, Fishtėn, Konicėn, Migjenin, Kutelin, Koliqin, Nolin, Seremben, Skiroin, Pipėn, Camajn, Kadarenė, Agollin, Qosen, Trebeshinėn, Pashkun, Shkrelin etj. Mohimi i ēdo pranie tė vlerave letrare evropiane, sjell edhe njė kriter “letrar” jo fort bindės, se i pėrket shenjave letrare, pra leximi rajonal, evropian dhe ballkanik. Shtimi i njė kriteri, tė vlerave evropiane, pa dyshim si njė pėrqasje e kontinentit tė pėrbashkėt, ku jetojmė prej shekujsh edhe ne shqiptarėt, do tė ēonte punėn qė letėrsia tė kundrohej dhe shqyrtohej edhe nė kritere tė leximit fetar, katolik apo mysliman, ortodoks ose bektashi, po kaq edhe krahinor, veriak dhe fushor, kodrinor apo liqenor, provincial apo si fanar ndriēues i botės, ēka nė fakt ėshtė hedhur si tezė mė herėt nga Eqrem Ēabej, por prania e kėtyre kritereve jashtėletrare do tė pamundėsonte leximin dhe shijimin e letrares. Pėr kėtė ēėshtje, tė debatueshme dhe qė kėrkon trajtime, vlen njė sugjerim i Niēes, teksa shprehet: “Nuk ėshtė e lehtė tė shartosh njė mit tė huaj (apo artin) me tėndin, pa dėmtuar bimėn amė” tek libri “Lindja e tragjedisė”. Qėndrimi ndaj Martin Camajt, krijuesit tė pranishėm nė qiellin letrar evropian, por jo tė prekshėm nė qiellin e letrave shqipe, siē e meriton, poetit, prozatorit, dramaturgut dhe shkencėtarit tė gjuhės dhe letėrsisė, qė e lėvroi gegėrishten dhe solli jo pak shenja tė arbėrishtes, nė kushtet e ndalimit, tė cilit sapo i pėrmendet emri, nė Prishtinė dhe nė Tiranė, shkrimtarėt dhe studiuesit ngrysen dhe rrudhen, madje mė ligsht ende, prej sojit tė tyre, lėshohen hipoteza se na qenka njė “emigrant ekonomik“ ose se e ka lėnė Shqipėrinė pėr “teka djaloshare“. Jemi thjesht nė njė problem brenda gjuhės dhe letėrsisė shqipe, ndaj tė cilit nuk mundet tė fshihemi pėr gjithė jetėn prapa fasadės sė njė kongresi, brenda dhe jashtėgjuhėsor, qė nė fakt kodifikoi gjuhėn zyrtare dhe jo gjuhėn e letėrsisė.

    Hapja dhe mbyllja e debatit Qosja - Kadare

    Disa herė prej vitit 2006, i risjellė nė qendėr tė vėmendjes mė shkak dhe pa shkak, nuk ka prurje tė re, por vetėm sa rreshton debatuesit nė njė situatė, qė mė sė shumti rrėshqet nė personalizim tė thekur, nė fyerje e shpifje tė pafundme, e tipit tė fletėrrufeve tė veterinerėve, qė s’kanė asnjė lidhje me letraren. Zanafilla e debatit Qose - Kadare lidhet me ēėshtjen e identitetit tė shqiptarėve, pra njė ēėshtje mjaft e gjerė, qė si realitet i jetuar e ka marrė pėrgjigjen. Ne jemi shqiptarėt e tri besimeve dhe me tolerancė tė admirueshme, se pėrpara se tė vijnė osmanėt kemi qenė kristian, por se e ndėrruam besimin nė kohėn e osmanėve pėr tė shpėtuar prej skizmės, nė veri dhe nė jug, por hallka e identitetit, padyshim qė ka edhe kontributin e historisė, gjuhėsisė, arkeologjisė, antropologjisė dhe mė e thjeshta nuk ėshtė njė problem mirėfilli letrar. Nė momentet e tjera, kinse po e zgjerojmė debatin Qosja - Kadare ka rrėshqitur nė njė lum akuzash tė ndėrsjella, politike dhe personale, qė mė tepėr nuk kanė tė bėjnė me letėrsinė. Kur vjen puna e letrares, debati vjen nė situatėn e leximit etik dhe estetik tė letrares, ēėshtje tė cilės autori i kėtyre radhėve ia ka dhėnė pėrgjigjen nė njė libėr tė titulluar “Sistemi letrar piramidal“, i pėrfunduar qysh nė vitet 2000, por qė nuk e pa dritėn e botimit nė Shqipėri, pėr arsye financiare dhe jofinanciare dhe u botua nė Prishtinė nė vitin 2007. Si rimarrje e asaj ideje, leximi etik, pra biografik, me tė gjitha rrjedhojat e leximit pėrmbajtjesor dhe tė ideve, leximit patriotik dhe antipatriotik, leximit sociologjik dhe tė estetikės sė brendisė, vijon pengimin e leximit tė tekstit, tė strukturės dhe formėsimit letrar, pra leximi estetik, e jo thjesht si lexim ndryshe, por njė lexim real dhe prekje e vatrave tė pranisė sė letrares. Pėrpara disa kohėsh, Qosja u shpreh pėr nevojėn e njė rileximi dhe rivlerėsimi tė arealit letrar tė soc-realizmit, pra edhe tė Kadaresė, njė ide qė na shpie tek verifikimin letrar, pėr tė qėmtuar vlerat dhe jo verifikimin e mungesave letrare. Verifikimi letrar, pėr asnjė arsye dhe rrethanė, nuk humbet udhėn nė mungesėn letrare, por qėmton dhe pėrndrit historinė e vlerave letrare. Krijimtaria e Kadaresė, sidomos romanet e tij, tė cilat dikur u panė si dėshmi e njė gjenerali tė prozės romanore nga vetė Qosja, e tani ka ndėrruar mendim, nga studiues tė ndryshėm, tekstet nė prozė, kundrohen ndryshe nga Qosja jo thjesht se janė pėrkthyer nė gjuhėt e botės, jo se ėshtė autori mė i njohur dhe mė i lexuar i letrave shqipe, qoftė edhe prej rrethanave tė krijuara qysh nė diktaturė, qė i dha famėn, jo vetėm prej faktit tė marrjes sė disa ēmimeve nga Evropa. Pra, teksa ėshtė lexuar si tekst letrar, nė atė kohė dhe nė kėtė kohė, kundrohet ndryshe nga nihilizmi i tanishėm i Rexhep Qoses. Po sjell nė vėmendje sugjerimin e Ibrahim Rugovės, tek libri ”Refuzimi estetik”, ndėrsa shprehet: “Ata qė shkruajnė pėr sundimtarėt e pushtetit, mbeten shkrimtarė tė oborrit, si faktografi dhe jo si letėrsi, e shkrimtarėt qė janė shkrimtarė, ata edhe nė oborr bėhen shkrimtarė”, si njė sugjerim i vlertė, tashmė pėr tė qėmtuar vlerat dhe jo mungesėn e tyre, sepse tė fjetur e gjejmė edhe Shekspirin nė disa tekste dhe emri i tij lidhet me kryeveprat e jo me pėrgjumjen.






    07/09/2009

  8. #698
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Tema ėshtė pėr ligjerimin e Qosjes dhe pėr " letersinė atipike" dhe jo pėr fyerjet ndajė Qosjes, tashmė tė stėrvjetruara e tė fabrikuara nga njė qendėr e programuar pėr kėto gjėra, qė nė vitin 1992 e kėtej; kjo ishte bėrė nga ata tė cilėt ishin shenderruar nė spital tė frikės sė njerzimit duke mos parė demoagogjine tyre qė sillte fatalitetin tonė kombėtar!
    Mė sė miri ato qė fliten i kishte dhėnė pėrgjigjen vet Qosja kur tha:
    " Sikur t'i pėrgėnjeshtroja tė gjitha ato qė fliten pėr mua do t'mė nevojiteshin 20 sekretar personal"!

    Nihilizmin e kishim nė Prishtinė qė s'pranonte asgjė shqiptare; ėshtė ai qė hėngri " fiq e diq" pėr t'mirėn e kombit dhe me tė; vdiqėn edhe pėrēarjet ndėr shqiptare!
    NJė fillozof me emrin Ekleziasti ka thėnė" koha ėshtė ngadalsimi i sendeve" teksa njė tjetėr pohonte se " koha nuk ekzistonte"!

    Kemi, nė kohėn qė ekziston dhe qė nuk ekziston, " qiklop tė t'merrshėm" qė sikur Xhordano Brunon po t'mundnin Qosjen do ta flijonin nė furrė tė druve, vetėm e vetėm pėrse " mashtrimeve, ligėsive, dredhive dhe hajnive tė Klerit ( lexo: politikės) Ai u dha emrin e vėrtetė nė kohė dhe pėr kohėn!

    Qosja foli pėr Artin; edhe kėtu inkuzitoret e dresuar dhe tė hipnotizuar nga politika e " hėngri fiq e diqit" ( pėr fat t'mirė) duan ta gozhdojn si krishtin po atė qė Krisht e Pejgamber"pėr shqiptarėt nė art ėshtė bė kaherė; pra duan t'ja ndalojn mendimin pėr artin.

    E, a ekziston Arti,(?) me kėtė problem shekuj tė tėrė tė mESJETĖS JANĖ MARRĖ ME KĖTĖ!
    Po t'i kthehemi edhe njė herė Kadares dhe pohimeve tė Rexhep Qosjes tė cilin nihilistet e shohin tek ai kėtė gjė pikrishtė pse janė nihilist jo tė lindur por tė programuar: kjo e dyta ėshtė mė e keqe sepse ē'programimin mundet t'ua bėjė vetėm ai qė i ka programuar: a, ai " hėngi fiq e diq" pėr fat t'mirė!

    Qosja pohon qė Kadareja ishte nė Politbyro, nė frontin Popullor etj etj!
    A qėndron apo nuk qėndron kjo gjė?
    Qosja pohon qė, ai glorifikonte partin dhe vet Enver Hoxhėn!
    A qėndron apo nuk qėndron kjo gjė?
    Qosja pohon qė librat e tij pėrktheheshin me financimin e shtetit!
    A qėndron kjo gjė apo nuk qėndron?

    Qosja nuk pohonte kėtė gjė por unė PreNG SHERRI po pohoj qė:

    " Enver Hoxha dėshironte nė tė gjitha fushat tė ndihmonte njė Gjirokastrit pėr ta paraqitur atė vend si qendėr tė dijės dhe tė njerezve tė " mėdhenjė" sepse Odhise paskali, Ēabej, kadareja ishin mė tė priviligjuarit!
    Dritero Agolli, sė paku sipas mendimit tim, ka po aqė romane interesante nė mos mė Interesante se vet Kadareja por u pėrkthye mė pak!

    PRa, ka shumė gjėra qė duhet dhėnė pėrgjigje dhe jo pall si ai djaloshi tek pėrrallat e Andersenit:
    " ua, mbreti qenka lakuriq"!

    Po natyrishtė, qė lakuriq ėshtė; qė ai dhjenė si lypesi nė rjedhat e lumit Sena; qė ai pėshurrė nga i njjeti organ sikur tė pastrehėt nė Bruklin; e i cili teshtin po njėsoj sikur banorėt e Kastriotit nė Kosovė nga pluhuri i kekut!



    Nga kėto thashetheme dhe pėrlyerje nuk shpetonin dot, asnjė nga ata qė nuk pajtoheshin me ata( Atė) tė " cilit nuk duhet me ia pėrmend emrin ( krahasim me fluor vdekjen tek " Poteri") sepse hėngi fiq e diq" siē ishin;( Ukshin Hoti, Adem demaēi, Rexhep Hoxha,Ejup Statovci, Mujė Rugova) e qe besa as Azem Shkreli, tė cilin vetėm sa nuk e gozhduan ngaqė mori pjesė nė Maqedoni si pėrfaqesues i Shoqates sė Shkrimtarėve tė Kosovės me akuzėn qė " askush se ka deleguar" demek " ai tė cilit nuk duhet me ia pėrmend emrin( lexo fluronvdekja qė hėngi fiq e diq" nė Gorazhdec me serbėt).
    Po e pėrfundoj kėtė gjė me shpresen qė nėse duan tė shkruajn le tė kapen pėr materjen dhe pohimet qė bė Qosja; tė jepet mendimi i kundėrt ngaqė s'mundet asnjėherė njė " prostitut" kalimtarėve qė kalojnė aty ku ajo ka vendin e punės t'ju thotė qė " edhe ju jeni tė tillė sepse kaluat rrugės sė njejtė nėpėr tė cilėn kaloj dhe rri pėr ēdo ditė!
    Nė prishtinė ekzistojn tė shkruara nė njė monument kėto fjalė kushtuar njė poeti vendas, tė gjetura dhe qė i takojn shekullit tė II-tė:
    " Indolis egregiae et pius at morior"!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  9. #699
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Une mendoj qe fatkeqesia jone eshte thjeshte niveli ekonomik. Niveli i ulet ekonomik ndikon thelle ne vetvleresimin (nenvleftesimin) e nje kombi. Dhe cdo komb ne kohet e tij te veshtira ekonomike fillon dhe krijon komplekse inferioriteti te tipit "Ne jemi komb i humbur, s`kemi asnje lloj vlere, shiko si na trajtojne te tjeret, si plehra" etj etj.
    Dhe kompleksi i inferioritetit bashke me varferine i ben njerezit grindavece, Sepse meqe nuk kane me c`te merren, dhe kane mllefe ndaj vetvetes dhe ndaj botes, fillojne dhe grinden per mustaqe te Celos. Fatkeqesisht gerci-vercit jane semundje ngjitese, dhe fillojne te grinden edhe ata qe nuk kane komplekse.

    Atehere qe te futemi ne teme. Doni te flasim me kembe ne toke apo nga maja e thanes si e jema e Zeqos?
    Marrim qe nga fillimet e letersise shqiptare e deri me sot. Duke marre qe nga Leke Matrenga, Bogdani, De Rada,N.Frasheri, Fishta, Poradeci, Mjedja, Noli, Kadare, Agolli (dhe shume te tjere qe s`po i permend) e deri tek poetet qe jane akoma prodhimtare, midis te cileve padyshim spikasin A.Doēi dhe A.Duka kane padyshim Vlera Europiane. Kjo nuk ka asnje lloj dyshimi.

    Por ne nuk po flasim per vlera, po flasim per nivele. Pra nuk po flasim per ndjekesit te tradites europiane, po flasim per krijuesit e saj.
    Dmth ne po gjuajme ne lartesira te kalibrit Dante, Bokacio, Rabele,Shekspir, Servantes, Balzak, Hygo, Tolstoi.

    Letersia shqiptare per vete historine e kombit tone ka qene e prangosur. Pergjate pushtimit bizantin nuk mund te mendohej te shkruaje dicka "europiane". Pas tij erdhi menjehere pushtimi turk. Dhe te vetmit qe mund te shkruanin ne kete kohe ishin prifterinjte. Sepse vetem ata kishin mbeshtjeje politike dhe financiare per botimin e librave.Kjo vazhdoi pothuajse gjate gjithe pushtimit turk.
    Ne vitet e fundit te pushtimit turk, Naim Frasheri me shoke nuk kishin nge per "nivele europiane" sepse kishin detyren qe te shpetonin kombin. Pra letersia u vu ne funksion te ketij qellimi.
    U ngrit fati i Shqiperise
    si i vdekuri nga varri!
    Letersia Rilindase eshte nje letersi epope per qellimin dhe per efektin qe pati ajo. Ajo gjeti nje letersi bejtexhinjsh dhe i dha me doza te pershpejtuara Rilindjen, Iluminizmin, Klasicizmin, Romanticizmin dhe per pak vite u hodh tek Realizmi (jo-socialist) dhe arriti tek Vargjet e Lira te Migjenit, dhe krahas kesaj zhvilloi edhe Liriken. Por thjesht arriti vendet e tjera, po nuk mund t`u printe atyre.
    Dhe gjithe kjo arritje u be vetem ne rreth 30-40 vjet. Menjehere erdhi epoka e Realizmit Socialist. Pra pikerisht kur arriti Europen (letersia flas), la autostraden dhe u fut ne rruge me nje korsi: Realizmi Socialist.

    Pas `90 "terapine e shokut" nuk e pesoi vetem ekonomia por edhe letersia. Prandaj ne sot kemi nje letersi.....qe s`e merr vesh qeni te zotin.
    Ne librarite shqiptare gjen me kuintale libra te Zllamit dhe qindra limonada roze (dhe te kuqe po deshe) dhe duhet gerrmosh neper rafte per te gjetur nje liber dinjitoz.

    Qe ta permbledhim ne nje fjali, ne mund te kemi shkrimtare te nivelit te larte, biles edhe disa te paket te niveleve europiane, por nuk kemi asnje shkrimtar qe te kete krijuar nje gjini letrare. Pra ne nuk kemi Dante, nuk kemi Shekspir, nuk kemi Hygo, nuk kemi Balzak apo Tolstoi, nuk kemi Kafka. S`po flasim per rrymat e mepasshme se pastaj erdhi "mono-korsia" , kush ndahej nga tufa e hante Partia.
    Kurse sot erdhi dhjemokracia, kush flet per artin shihet si UFO.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 10-09-2009 mė 07:45
    -

  10. #700
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga heneu Lexo Postimin
    po a eshte ai Qosja qe e ka rru mjekrren ne kohe te luftes dhe ka dal ne Maqedoni ,plak plak torrollak____________iu ka ba mendja sex plakut
    Vdekja i Qosjes dote kishte gezuar ata pak armiq te penes ,e mendja Qosjes ende esht e vlevshme per kombin shqiptar sidomos per kosovaret, ai eshte me i shtrejt se disa intelektuale[te vet quajtur ]Ne kosovaret nuk dote kishim dashur asesi vdekjen eti ...e ju mesiguri se po .Ai nuk esht plak plak torollak,por esht enxiklopedi njer qe kur nuk shteret,ok.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 70 prej 119 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •