Alvi,ty mund te te quaja kryeanarshistin e forumit,megjithese per dreq shume here ke te drejte,ashtu si dhe kete rradhe. Por ,duhet te kete nje kufi,te pakten ndaj vulgaritetit.Po te jap nje shembell : Para disa ditesh Kallmeti ka postuar nje artikull (te huazuar nga nje fare b.sina apo eshte vete b.sina dreqi e di) me titull perafersisht-Nje simoter e PS shqiptare andej nga Filipinet (apo Indonezia) shpallet organizate terroriste nga departamenti shtetit...Te lutem me thuaj si e ndjen veten kur lexon te tilla banalitete!Kallmeti harron se simoter e PS eshte e dhe PK e Kines qe pritet me tam-tam-e po nga ai departament.
Tani te presim qe ndonjeri te na sjelle ndonje lajm kunderpeshues si : PD e ishullit te Pashkeve bojkotoi dhe dogji parlamentin prej kashte...
Secili ka te drejten e tij te sjelle e te lexoje apo mos lexoje materiale ne forum,po a nuk do ishte ne dobine e perbashket t'ju shmangemi ekstremeve,banaliteteve e vulgariteteve ?Le te kemi pak me teper respekt per veten.
Krijoni Kontakt