ene i herė pėr ju kuqtė, se e doni me tė pėrsėritme si jeshilėt
Ėshtė interesant fakti qė gjithė enveristėt e dashurojnė Qosen. Qosja qė ēdo dy fjalė tre i ka nga Beogradi.
Nuka i keq Qosja, ka disa gabime por ka merita si shkrimtar.![]()
Disa ketu nuk e bejne dallimin mes vleres se perhereshme dhe mjerimit te politikes ditore.Pak kush e din se kush ka sundua ne Angli ne kohen e Shekspirit,ne France ne kohen e Ballzakut,ne Itali ne kohen e Da VinĒit, e shum kolos si keta ,krijues te vlerave te perhereshme per te cilet meson dhe i admiron secili intelektual ne bote.
Ndryshimi mes Regjep Qoses dhe Rugoves eshte si ndryshimi mes yllit polar dhe bishtukut.I pari eshte dhe mebtete i perjetshem si Qosja ndersa i dyti qe fiket sa ti soset petrolej eshte si Rugova.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 24-08-2009 mė 18:13
Ne radhe te pare politika kurre nuk ka qene as nuk mund te jete vlere e perhereshme . Qosja eshte me i madhi i letrave dhe pendes ne Kosove ,pse jo edhe ne gjithe shqiptarine.Letersia eshte nje nga vlerat me te medha te njerzimit dhe njerzit e medhej te pendes jane ata te cilet duke perjetesua aktualitetet,formesuar vetedijen ngriten ne autoritete morale mbi mbreter dhe kryetar duke u shendrruar ne vlera te perhereshme te popujve madje edhe ne nivele boterore.
Qosja ka pase fatin te jetoje dhe krijoje ne periudhen me te trazuar dhe me te lavdishme te popullit te tij , te jete zeri dhe autoriteti moral i nje populli te shumvuajtur i cili me sakrifice te papare po realizoi endrren shekullore.
Politika eshte vlere e perkoheshme e kontradiktore e cila bazohet ne interesa dhe lakmi per pushtet e privilegji.Te rralle jane ata politikaj te cilet kane ruajtur integritetin moral dhe dinjitetin njerzor nga vete fakti se ne politike genjehet,premtohen gjera te cilat apriori nuk jane te realizuashme. Lakmia per kariere dhe pushtet percakton vetedijen dhe shpesh ndrrohen parimet dhe shkele vlerat.
Ju qe matni vlerat e Qosjes me kutin politik dhe ne menyre te padrejte me arrogance perpiqi te rrenoni bjeshken me thoj,po ju ju them se ketij kolosi te pendes ju ka imponua politika ne rrethana dhe kohe nga vete pozicioni i bartesit te vlerave madhore dhe te perhereshme .Une mendoj se ai angazhimi i tij ne gare per zgjedhjet lokale ndoshta ishte moment lajthitje si pasoje e joshjes nga politika sepse nuk thone kote se politika eshte kurve,por per fat ai si edhe Bace Ademi nuk u bene pre e lamise per pushtet por ruajten madhesine mbeten autoriteti moral i Kosoves.
Disa tjere jo vetem qe u bene robe i lavires politike por pa hesituar shkelen dhe po shkelin mbi vlerat ne te cilat perbeheshin.Pati edhe te tille qe edhe para hasmit u gjunjezuan edhe me armikun bashkepunuan ,vetem e vetem per te ruajtur pozicionet dhe privilegjite te mjera madje edhe ne roberi.
Vetem veprat e medha dhe vlerat e perhershme mbesin , te tjerat i mbulon pluhuri dhe plehu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 25-08-2009 mė 05:01
Pėr ata qė din tė kuptojnė dhe analizojnė , ėshtė gjithmonė pyetja:
A deshtoi Qosja nė politikė , apo ppopulli i Kosovės?
Dhe ,gjithmon ndėr ata qė marrin vesh , dihet se dėshtoi populli i Kosovės , pėr fat tė keq.
Kjo nuk do shumė mendcuri sot , sepse dihet se ku e si jemi sot ne me Kosoven "sovrane" e tė "pavarur".
Idetė e Qosjes do tė bėnin qė Kosova do tė tė ishte shtet shqiptarė e jo sy ky sot , qė nuk dihet se i kut ėshtė , as kush sundon , e sa pėr elementin shqiptarė , as nė kushtetutėn e shtetit nuk figuron.
Pra Qosja ėshtė i dėshtuar politikisht vetėm pėr ata qė e pėrqafojn tė sotmen nė Kosovė , qė nė rradh tė par nuk ėshtė shqiptare e pastaj dominon : rrena , korrupcioni , antishqiptarizmi , familjarizmi , rajonizimi i pushtetit , decentralizimi pėr shkije , eksteritorializmi pėr shkije ...
PRA , EDHE TI I PADITUR , VLERSOJE KUSH KA HUMBUR NĖ POLITIKĖOSJA APO POPULLI I KOSOVĖS?
Kili
SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Tirana kunder Qoses
» Dėrguar mė: 27/08/2009 - 13:24
Rexhep Qosja: Mos krijoni iluzionin se letėrsia shqipe ka vlera evropian
Zhvillimi i letėrsisė shqipe ka ndodhur nė mėnyrė atipike. Ajo madje nuk ka as vlera evropiane. Kėshtu mendon akademiku Rexhep Qosja, historian i letėrsisė dhe ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės. Nė ligjėratėn e tij me titull Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe, tė cilėn e mbajti nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Prishtinė, Qosja theksoi se letėrsia shqipe ka pasur njė zhvillim atipik apo tė shpejtuar, ndryshe prej letėrsive tė mėdha evropiane. Ai ka shtruar disa pyetje pėr tė cilat ėshtė pėrgjigjur vetė. Pėr pyetjen: Ēfarė do tė thotė zhvillim atipik i njė letėrsie kombėtare?, ai u pėrgjigj: Do tė thotė zhvillim i veēantė, qė ndryshon pak a shumė prej zhvillimit tė letėrsive tė tjera. Nuk ėshtė letėrsia shqipe e vetmja letėrsi nė Evropė, e cila ka shėnuar njė zhvillim atipik ose zhvillim tė shpejtuar nė historinė e saj. Ai tha se zhvillimin historik tė letėrsisė shqipe ne do ta kuptojmė mė mirė kur e krahasojmė letėrsinė shqipe me letėrsinė franceze apo letėrsinė italiane, tė cilat letėrsia shqipe i ka pėrcjellė mė mirė gjatė historisė dhe prej tė cilave ka marrė ndoshta mė shumė ndikime. Mė tej ai ka pyetur se cilat janė ato vlera, sa kanė arritur ato vlera artistike, kuptimore, estetike tė letėrsisė sonė, a janė ato vlera tė nivelit tė letėrsisė evropiane apo janė vlera qė edhe mė tutje pėrpiqen tė arrijnė vlera letrare, artistike tė letėrsive tė mėdha tė Evropės? Sipas tij, pėr shkak se letėrsia jonė ėshtė zhvilluar nė historinė e saj nė mėnyrė atipike, edhe periodizimet skanė mundur tė bėhen siē janė bėrė nė letėrsitė evropiane. Por ajo qė ngjall mė shumė debat ndėr akademikė e shkrimtarė ėshtė shprehja e tij se, letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane. Kemi lexuar shkrime se letėrsia shqipe ėshtė letėrsi me vlera evropiane. Bukur ėshtė tė ishte ashtu. Por nuk ka nevojė ti krijojmė vetės iluzione, - ka thėnė Qosja. Ai tha nė fund se letėrsia bashkėkohore shqipe vazhdon tė zhvillohet nė mėnyrė atipike, tė shpejtuar, duke dėshmuar pėrpjekjet qė tė modernizohet. Gazeta Shqiptare nė numrin e saj tė djeshėm ka botuar njė artikull tė marrė nga gazeta Express mbi ligjėratėn e Rexhep Qoses, ndėrsa sot, po botojmė njė forum me mendimet e disa personaliteteve tė letrave shqipe, tė cilėt japin opinionin e tyre mbi deklaratat e Rexhep Qoses.
Diana Culi: Letėrsia shqiptare e kėtyre 20 viteve na ka nderuar
Mendoj se njė opinion i tillė ėshtė i tepruar dhe i kaluar deri nė ekstrem. Letėrsia, ashtu si gjithė artet, nuk kategorizohet dot nė mėnyrė tė prerė. Ēfarė quhet vlerė letrare europiane, pėr shembull? Vetėm ajo qė krijohet nė disa vende tė Europės, apo ajo qė krijohet nė kontinentin e Europės? Cilat janė kriteret qė diēka me vlerė letrare tė quhet vlerė europiane? Kriteri mė i pėrhapur, mė popullor dhe mė i pranuar ėshtė ai i ēmimeve prestigjioze qė jepen nga juri tė ndryshme nė Europė, si dhe kriteri i pėrkthimeve nė sa mė shumė gjuhė qė fliten nė kontinentin europian. Mendoj se sipas kėtyre kritereve, letėrsia shqipe e kėtyre njėzet vjetėve tė fundit ka zėnė njė vend tė nderuar mes letėrsive tė tjera tė kombeve europiane: autorė shqiptarė kanė marrė ēmime mjaft tė rėndėsishme, tė dhėna nga juri europiane dhe janė pėrkthyer nė shumė gjuhė europiane. Dhe, jo vetėm Kadareja (kandidat dhe pėr Nobel) qė tashmė hyn nė radhėn e shkrimtarėve me famė botėrore, por dhe Kongoli e tė tjerė. Njė vlerė tjetėr e pranuar gjerėsisht ėshtė kontributi qė njė letėrsi e njė vendi tė caktuar i jep nė pėrgjithėsi zhvillimit kulturor tė Europės, (si letėrsia franceze, angleze etj), qė ngre ura komunikimi midis popujve, qė shpie pėrpara procesin e integrimit kulturor, qė shpalos ide tė reja pėrparuese pėr njerėzimin. Edhe kėtu letėrsia shqipe ka kontribuar veēanėrisht nė dekadat e fundit me autorėt shqiptarė qė shkruajnė edhe jashtė vendit dhe qė janė mjaft tė vlerėsuar, qė pėrhapin kulturėn e botės shqiptare nėpėr kontinentin e vjetėr. Sė bashku me autorėt e lartpėrmendur, nganjėherė ne harrojmė se jemi njė popull i vogėl dhe se vlerėsimi nė institucione ndėrkombėtare e europiane i dy apo tre shkrimtarėve ėshtė nė tė vėrtetė njė vlerėsim shumė i madh. Letėrsia nuk ėshtė njėsoj si prodhimi i tullave. Njė komb, edhe mė i madh se shqiptarėt, mund tė ketė periudha qė tė nxjerrė edhe vetėm njė shkrimtar tė shquar nė pesėdhjetė vjet, dhe tė jetė nė rregull.
Behar Gjoka: Qosja rreket tė dėshmojė se ka ndryshuar metodikėn e studimeve
Deklarata e Qoses ėshtė njė rrekje pėr tė dėshmuar se ka ndryshuar metodikėn e studimeve tė letėrsisė, por qė rezulton me disa mangėsi, gjithnjė sipas komentit qė unė lexova nė gazetė. Kur pėrmendim letėrsinė shqipe krahasuar me letėrsinė greke apo atė tė gadishullit tė Ballkanit, harrohet se letėrsia antike greke lindi Evropėn dhe tė gjitha vlerat e saj. Pėrqasja ėshtė njė aspekt metodik, po sipas njė sugjerimi gjerman, ēdo krahasim ēalon. Ose, fakti qė Evropa i jep Ismail Kadaresė disa ēmime, tregon pėr ndonjė prani evropiane qė, ose Evropa nuk e di se ēfarė vlerėson, ose gjykimet tona raportojnė marrėdhėnie tė pamjaftueshme me tesktin e letraren. Sipas mendimit tim, verifikimi i paradokohshėm sociologjik dhe historik tashmė tenton tė zėvendėsohet me verifikime rajonale evropiane. Nė fakt, letėrsia dhe letrarja skanė tė bėjnė me kėto aspekte. Letėrsia e tekstit i tejkalon rrethanat dhe vėshtirėsitė historike tė letrares qė lind nė rrethana tė caktuara. Them se pėrfundimi i Rexhep Qoses pėr sa i pėrket romantizmit tė historisė sė letėrsisė shqipe, apo edhe mendime tė tjera pėr letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, ky ėshtė njė kapitull i mbyllur me pėrfundimin e viteve 90. Mbase do tė ishte i mirėseardhur shtrimi i problemit, a ka vlera letėrsia shqipe dhe jo, a ka vlera evropiane apo aziatike, horizontale apo vertikale, gjithnjė sipas ligjėsive letrare? Nė fakt, Qosja kontributin e vet nuk ka se si ta shmangė pėrtej studimeve sociologjike dhe historike, tė cilat, edhe ato si edhe letėrsia bartin atipiken, madje herė-herė mė atipike se vetė letėrsia, por bartin edhe vonesėn si edhe notimin nė mediokritet. Ka edhe disa fakte qė tė kujtojnė lidhjet e letėrsisė shqipe me Evropėn, siē ėshtė letėrsia e hershme, tė cilėn akademikėt e sociologjikshėm, bashkė me ta edhe Qosja e konsiderojnė si letėrsi tė vjetėr, e cila vendosi urėn e komunikimit tė letėrsisė shqipe me latinishten si gjuhė e kulturės nė atė kohė dhe me tė gjitha gjuhėt e tjera tė Evropės. Edhe sot e kėsaj dite, veprat e Buzukut, Matrangės, Budit, Bardhit e Bogdanit kundrohen si dėshmi e ekzistencės sė njė gjuhe me kahje evropiane dhe librat e tyre janė nga vlerat e posaēme tė bibliotekave tė Vatikanit, Londrės, Parisit, Kopenhagenit etj, ndėrsa nė Shqipėri apo gjetkė gjenden vetėm fotokopjet e tyre.
La Martini, poeti romantik francez, jo rastėsisht mrekullohet me poezinė e De Radės. Ai i shkruan atij se poezia po kthehet atje ku lindi. Pėr tė vijuar mė tej me Konicėn qė ēuditi Londrėn, Parisin, New York-un me aftėsitė e tij si poliglot, gjuhėhollė. Vijojmė mė tej me Martin Camajn, qė rrezaton edhe sot e kėsaj dite me vlerat e tij nė qiellin evropian, ndonėse qielli shqiptar nuk i ka krijuar akoma strehė ashtu si e meriton, ashtu si edhe Arshi Pipės, etj.
Besnik Mustafaj: Qosja, me sa duket, ka kohė qė nuk lexon letėrsi shqipe
Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, kjo qė ka thėnė Rexhep Qosja, atėherė duket se ai ka kohė qė nuk lexon letėrsi shqiptare. E them kėtė sepse sė pari, vetė vepra e Qoses ėshtė pjesė e njė letėrsie me vlerė evropiane, kam parasysh kėtu romanin Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, roman i cili ėshtė botuar nė shumė gjuhė. Por ka edhe shkrimtarė tė tjerė pėrveē Ismail Kadaresė, i cili ėshtė njė vlerė e padiskutueshme tashmė, qė njihet prej tė gjithėve dhe qė ėshtė pranuar unanimisht dhe botėrisht. Pėrveē tij janė edhe shkrimtarė tė tjerė qė janė shumė tė vlerėsuar jo vetėm nė Evropė por edhe mė gjerė; Fatos Kongoli si romancier, Dritėro Agolli, por edhe poet si Ali Podrimja, Fatos Arapi dhe shumė tė tjerė. Nėse kėtė e ka thėnė vėrtet Qosja, unė do tė thosha qė njė burri qė ėshtė nė moshėn e tij, pra mbi tė 70-at, nuk i shkon tė bėjė provokime tė njė niveli tė kėtillė, pėr tė tėrhequr vėmendjen ndaj vetes. Besoj se me kėto fjalė unė kam thėnė atė qė mendoj pėr opinionin e Qoses, dhe atė qė unė mendoj pėr vlerat evropiane tė letėrsisė shqiptare
Ylljet Alickajetėrsia shqipe, shumė e suksesshme nė Europė
Nuk e di se ēfarė ka dashur tė thotė Rexhep Qosja me letėrsi e shpejtuar, apo letėrsi evropiane ose jo. Kam pėrshtypjen se letėrsia ėshtė letėrsi dhe mund tė quhet e Lindjes apo e Perėndimit. Ka kombėsi shkrimtarėsh, por jo kombėsi letėrsie. Me kėtė kuptojmė se letėrsia shqipe qėndron nė atė peshėn e natyrshme qė ka, dhe nė krahasim me letėrsitė e tjera nuk ėshtė as mė mirė dhe as mė keq. Ka vlera e antivlera, ka mesatare, ka mediokre ka edhe patriark tė letrave. Po ti referohemi njė statistike mbi letėrsinė shqipe, jemi mirė. Letėrsia jonė, sė paku nė krahasim me letėrsisė e fqinjėve, ėshtė njė prej letėrsive mė tė pranishme nė Europė. Mbase vetėm ky fakt statistikor them se e hedh poshtė diskutimin nėse ėshtė letėrsi me vlera apo pa vlera. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė shkrimtarėt shqiptarė janė mė tė pėrkthyer e tė pėlqyer se shkrimtarėt maqedonas, serbė apo boshnjakė, domethėnė se shkrimtarėt e Ballkanit nė Francė, gjė tė cilėn unė e di mirė. Unė sinqerisht nuk mendoj se letėrsia shqipe ėshtė poshtė. Nuk ėshtė as e vonuar, as e shpejtuar, por ėshtė tamam nė rrjedhėn e saj normale, qė iu pėrgjigjet kritereve ose standardeve tė brendshme tė krijimit. Po marr si shembull Francėn. Kėtu shpeshherė i referohen letėrsisė shqipe. Le tė mos pėrmendim vetėm Kadarenė, qė i ka kapėrcyer kufijtė e Evropės, por edhe emra tė tjerė. Autorė shqiptarė tė pėrkthyer si, Fatos Kongoli, Mustafaj, Bashkim Shehu, nuk janė tė panjohur nė Francė. Librat e Kongolit shiten mjaft mirė. E them kėtė, sepse ėshtė tjetėr tė pėrkthehesh, e tjetėr tė shitesh si autor.
gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt