Close
Faqja 5 prej 119 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 1190
  1. #41
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    Ne kombet tjera eshte veshtire te gjenden njerez qe mirren me goditjen e figurave kryesore kombetare. TE ne nuk shpeton askush, sepse sipas mendimit te disave personalitetet kryesore kombetare nuk duhet te sillen si mendojne ata, por duhet te sillen , te flasin dhe te shkruajne sic deshirojne ketu " Personalitetet kryesore " ne kete forum!



    Ou, ou, ou, o Shen Albano, a po e sheh qe po bie prape ne kontradikte me veten? Dmth ata nuk duhet te sillen sic mendojne vete,por sic do ti? Sepse kane shkruar nje liber apo 100 do te thuash ti qe ata jane te pagabueshem? Se nuk paskan gabime? Se duhet patjeter te gjithe te jemi dakort me ta? Enver Hoxha eshe personalitet i kombit SHqiptar, per te mire apo keq, perse qenka e lejueshme madje dhe e keshillueshme te hidhet balte mebi te, nders nje diskutim objektiv per disa nga keta benjaminet e tu qenka antipatriotik? Per sa i perket, kombeve te tjera, atje nuk mungon kultura demokratike, dhe kritikojne kedo dhe per gjithshka.




    Te ne nuk eshte kursyer as Skenderbeu, as Nene TEreza, as Buzuku, as Kadare, as Qosja, as Jashari...Te ne gjithmone ka kastravec te llojit dhe te formes se ndryshme te cilet mendojne se ngriten me shume se personet ne fjale duke kritikuar. Duke ofenduar dhe pa i njohur mire njerzit per te cilet flasin, deshmojne se nuk kane dituri elemntare, as njohuri, e as respekt kombetar.


    Per sa i perket Skenderbeut, Nene Terezes e Buzukut, jane figura historike, per te cilet asnje nga ne nuk eshte i kualifikuar te flase e ti gjykoje. Ata bene punen e tyre dhe nuk e di se kush i paska share apo folur keq per ta, se kot ja kan fut.
    Per sa i perket ktyre te diteve tona, sa here ta hapin gojen e te perzihen me politike, eshte ligj i shoqerise qe do te gjendet kush te kundershtoje, sepse perndryshe nuk do ishte demokraci po diktature si ato 99.99% rezultatet e votimeve per Frontin Demokratik.


    Shqiptaresine e tyre keta e deshmojne vetem duke shkruar shqip dhe duke poseduar nje PC.

    Ndersa te tjere e deshmojne duke ulur koken, duke u kthyer ne bageti, qe ndjekin turmen dhe c'thote gazeta, dhe nuk mendojne per vete?


    Keta do te kritikojne cdo gje shqiptare mjafton qe qendrimi i tyre te mos u pershtatet masave te tyre personale dhe kur i pyet kush jane dhe cfare veprimtarie kane pas vete nuk mund te te tregojne gje pos PC-s dhe zellit per te krijuar pefcarje ne mes shqiptareve.


    Natyrisht qe kritikoj, dhe ne se mendon se ne nuk po bejme gje per Shqiperine gabohesh rende. Ja ne qe jemi duke u ulur neper keto PC jemi ata qe do mesojme se c'eshte kultura demokratike, dhe do e sjellim me vete ne Shqiperi, do mesojme se c'eshte ligji, dhe shoqeria ligjore, e do e sjellim ne AShqiperi, dijet tona, do i sjellim ne Shqiperi, do jemi si transfuzion gjaku per ate vend qe i ka dal shpirti 1000 vjet, pikerisht nga kjo mungese tolerance dhe ato akuzat e gatshme. Po s'mendove si une, je antishqiptar, po s'mendove si une je Leninist, ose Enverist, ose grek, ose serb a ku e di une.
    Turp!


    Per tu sherbyer me shkrime serbe mbi Qosen e Kadaren, per tu sherbyer me vlersime serbe per ceshtjen shqiptare dhe kur te rrezohen keta , atehere, mendojne keta se e kryen punen kryesore dhe tani e tutje do te kemi " Boten Sot ", botuesi i se ciles eshte i martuar me greke dhe ka te mbaruar nje shkolle te mesme, nderkaq gazeten e vete e quan kombetare, gazete e cila qe nga dalja mirret me ngritjen e koflikteve te shqiptaret, sepse keshtu i eshte sugjeruar nga sherbimi sekret grek!


    Konflikte sic i quan ti, jane mosmarrveshje, dhe pa u hekurosur e zgjidhur ato nuk do ecet kurre perpara, por jo te zgjidhen sic do njeri apo tjetri, por me konsensus, me dicka qe te biem te gjithe dakort, e jo te perdoret nacionalizmi si karton i kuq per kedo qe guxon te mendoje ndryshe. A e mban mend ca i qute Enveri ata qe si pelqenin? Agjente Jugosllave apo Greke etj. Pra dhe njehere le te kthehemi mrapsh thu ti. Dhe ate pune e marteses me greke, he te lutem, shekulli21 akoma me kto gjona merreni si ato plakat thashethemexhije kur pin kafe. Gruja eshte sulm personal, kte ta dish. A e di ti nga eshte me origjine nusja e Ismailit?


    Tradhetia shpirterore dhe praktike te shqiptaret ka konjukture te mire. Ndoshta edhe jemi keq te perzier: me boshnjake, ashkali, turq e kudhra te tjera. Nuk eshte aq lehte te sulmohen nje njeri me dhejtra libra te shkruara nga nje analfabete i cili ka shkruar dhjetra poste ne forum! Te veprosh ne kete menyre nuk eshte mencuri, por guxim psikopatesh...Te shahen kokat e kombit nga shqiptaret eshte e pamundur...kete munde ta bejne perzierjet nacionale, por jo shqiptaret e vertete, nese e bejne keta te fundit, eshte fjala per ata qe kane dezertuar edhe shpirterisht nga kombi i vete!


    Te ronda i paske hudh fjalet o shen Albano. Une e kuptoj qe si nje femije i llastuar kur nuk bien njerzit dakort me ty, ose "kane guximin" te kritikojen idhujt e tu, atehere ti perplas fort kembet dhe revoltohesh e fillon e flet kodra mas bregut. Dhe sa per analfabet, mos i shaj njerezit kot se nuk eshte mire. As nuk i njef njerzit, e as nuk di per se flet. Ndoshta te gjithe nuk dine te shkruajne libra aq mire sa Qosja apo Kadareja, po ndoshta arsyeja perse ata jane kaq te zotet e fjales, ju kane hedhur te tjereve trute e gomarit. Mund te mos jemi te gjithe gjeni, por dime ta dallojme propaganden dhe retoriken boshe, nga idete konstruktive e pikesynimet afatgjate te "gjenive."
    Napoleoni, nuk ishte as poet, e as shkrimtar, madje te tere talleshin me te duke e quajtur fshatar, por ai prap e beri Francen ashtu sic donte vete, pra pak a shume po te them, ose te vleresohen si shkrimtare, qe nuk ja hedh poshte vepren, ose si politikane, gje per te cilen kam rezerva.
    Dhe mos fillo tashi te na besh dhe joshqiptare se flas per veten time, jam po aq shqiptar sa kushdo ketu. Ndoshta dhe pak me teper se te tjeret se te pakten un perpiqemn ti hap syte dhe tia zgjeroj horizontin vetes duke guxuar ti shoh gjerat dhe ceshtjet nga perspektiva te ndryshme dhe jo si kali qe shef vetm drejt e shkon ku i thone te tjeret.
    E dhe dicka ne fund se desh harrova. Ate kastravecin, e di vet ti ca te besh me te e ku ta fusesh, se s'ta ka njeri per borxh!


  2. #42
    alvi
    i/e ftuar
    Do na leni pa pune do na leni me kto muhabet. Kom 3 sahat ne pune. T'keqen e kena bo dhe Ameriken si Tironen e kena bo. Dil per i kafe, ha i cap buk, shi emailin, fol ne forum, e masnej po doli koha, bo ne i cik pun. (LOL)

  3. #43
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Llapi
    alvi
    Epe ore burr mendimin tang kush nuk po te pengon per mua ngritja titos nji permendore ne shpin tande.
    E jo, un jom tu u perpjek me ja nrejt ktu ne Amerike ti Llapo.
    Bej shaka Llapi, bej shaka!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ketu nuk e kemi pasur fjalen per politikan, por per humanist. Simpatia apo urrejtja ndaj politikaneve eshte e rendomte ne tere boten, por askund ndaj humanisteve sic eshte te ne.
    Politikanet mund te permenden ne histori me vleren apo pavleren e vete. Qosja dhe Kadare do te mbijetojne te gjithe ata qe mendojne sipas modelit te " Botes Sot "!

    Te sulmohet Rugova e Berisha, Nano e Thaci eshte ceshtje e botekuptimit politik, ketu lejohet veshtrimi personal, por te sulmohet Qosja, Kadare duhet ta kuptosh letersine dhe vleren e saj universale.
    Duhet ta kuptosh kohen si nocion dhe mbijetesen. Te shprehemi aq ulet per nje humanist aq te madh deshmojme vetem nje gje: injorance dhe mosrespekt ndaj vetvetes ose urrejtje kronike ndaj kombit tend.
    Te jetuarit jasht atdheut nuk te ben apriori te mencur dhe nuk te jep te drejte te sulmosh ato personalitete te cilet kane nje vlere te madhe per kombin. Kjo behet ose nga injoranca ose nga arroganca


    Me ne fund eshte e preferueshme te mos shprehemi per njerzit qe nuk i njohim ne veper. Une nuk po flas per njerze qe nuk i njoh, po flas per ata qe te imponojne respekt per shkak te vleres kombetare dhe nderkombetare. Kur eshte ne pyetje Qosja jane dy rryma: njera e ben nga injoranca, tjetra e kurdisur nga " Bota Sot", si njera si tjetra jane antishqiptare.....

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qosen dikur e donin ne Shqiperi.

    Edhe tani nji pjese e duan.

    Ne ceshtje letrare Qosen nuk e atakon njeri.
    Figura Qoses ne Shqiperi eshte e debatushme per Politiken e Qoses ne perkrahje te X Partie ose Y ngjarjeje dhe jo ne lemine artistike.
    Pra eshte fjala tek Politikat.

    Debatet per Qosen ne Shqiperi linden kur Qosja atakoj Berishen.
    Berisha sulmohej nga kundershtaret ne Shqiperi vec tjerave dhe si njeri qe po flet shum per Kosoven dhe se po na hap telashe etj.
    Nji nga Sulmuesit psh neshat Tozaj e sulmoj berishen..pse Berisha u dha pasaport Shqiperie shqiptareve te Diaspores.
    nji sulmues tjeter ishte Idajet beqiri nji aventurist i panjohur ne politik ose ne ceshtje Kombetare.
    Ky demagog doli dhe shante perdite Berishen kur Berisha ishte simbol i luftatarit te madh per demokratizim e shqiperise dhe per nderkombetarizimin e ceshtjes se KOSOVES.

    Ne kete Kohe Qosja ju bashkangjit Idajet Beqirit dhe u be "i dashuri" i ish nomenklatures staliniste.

    Kjo la shije te hidhur tek nji mase e madhe njerzish te cilet nuk e prisnin nga Qosje kte thike.

    Kaloj nji kohe qe Qosja u be i pranishem ne Shtypin anti-Berish e anti-rugove dhe me sulme te egra shante pa pushim cdo nisme te Berishes ose Rugoves jo nga ndonji princip kombetar por thjesht nga simpati e lidhjet Partiake.

    Kulmi arriti kur Qosja ju bashkengjit politikisht bandave Rebele te 96-97-tes.

    Ky eshte rasti flagrant qe Qosen nuk e shpeton dot askush me cfar do lloj demagogjije.

    Banda e Zan Caushit qe dogji Vloren u dergua pikerisht me porosi te Asfalis Greke dhe Qosja u gjende ne krah te kesaj Bande.
    Ne krah te Rebelve u vune dhe LPRK e Zvicres me misionaret e saje si psh.. I .KELMENDI..Elshani..Haliti..e Melaim zeket me shoke.

    Qendrimi i Qoses dhe LPRK-se ne ngjarjet e "revolucionit te Vonuar" e xhveshi perfundimisht Qosen nga maska e Babait te KOMBIT.
    Asnji Baba Kombi nuk mund te aprovoje djegjet dhe Plackitjet..Vrasjet dhe Huliganizmin.

    Pra nuk i ka faj askush QOSES pse u be kart e djegur ne Shqiperi.

    Rugova e ka respektuar Qosen dhe kurre nuk i eshte pergjigjur fyerjeve disa vjecare te Qoses dhe grupit te tije.

    Kjo ja rrit vleren Rugoves si njeri i urte dhe faktor Uniteti.
    Qosja si faktor UNITETI deshtoj sepse ai desh te bej Unitet me hajdutin Idajet Beqiri e jo me Rugoven..se ai desh te bej Unitet me Albert Shytin e Zan Caushin e jo me Berishen.

  6. #46
    alvi
    i/e ftuar
    Ate Saliun qe mate serbine me buke e nafte ne kohe te embargos' per ate e ke fjalen ti Braro?

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Paska mbet Serbia per Buken e Lapardhase dhe bidonat me vajguri te Levanit...
    rri aman mos degjo pralla.

    serbia ka naftesjelles nen Danub qe vijne nga Hungaria e rumania e Bullgari e Rusia e nuk ngeli per ca bota te qelbur qe trumbetonte Namik dokle.
    Shkodra e ngelur ne Fukarallek mundohej me bo biznes me katunaret e matan liqenit me ndoj bidon e ndoj hekurishte..
    Ajo eshte gabim..ti ke te drejte por jo aq kardinale.

  8. #48
    alvi
    i/e ftuar
    Buken qe bite Pelikani o ti Braro, 3 vjet me rradhe.
    Per sa i perket naftes, ti e di si kaloshin botet ne kakavije e per ne veri e jo bidona, po dhe sikur te ishin bidona prap ne parim, nga nje "atdhetar" kaq i flakte dhe "mik" i madh i kosoves, dhe nje "armik" kaq i betuar i serbise?

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Per preferenca politike nuk mund te kritikohet askush. Cod njeri zgjedh partine te cilen e deshiron. Brari shoh se ke njohuri inoformative dhe vetem nga gazeta. " Revolucion " Qosja nuk ka menduar ne aspketin marksist por biologjik ri - zhvillim sepse ne ate kohe qeveria e Berishes ishte katandisur ne korrupsion dhe kishte toleruar ndertimin e piramidave egjyptiane me zall shqiptar.

    Po te mos kishte kritikuar Qosja Rugoven, edhe UCK nuk do t“ishte ngritur sepse populli po jetonte ne shpresa se shteti fitohet me titull Dr. dhe me nje liber te botuar. Grate shqiptare dhunoheshin dhe Rugova yne apelonte per permbajtje duke ua futur friken ne palce shqiptareve dhe keshtu duke bere nje pune psikologjike teper te madhe ne favor te pushtuesit!!!

    Ke te drejte se Rugova nuk ka kritikuar Qosen, por me beso se ai kete nuk e ka bere sepse e din mire vleren e tij! Ai e din mire se mbi 30 vepra te Qoses kane me shume vlere se sa nje liber i tij edhe ate si punim i doktoratures.

    Rugova ishte mrekulluar me qendrimine Krishtit dhe kishte vendosur te beje perpjekje paqesore per shtet, por kishte harruar se Krishti me qendrim te tille kishte bere FE, por jo shtet. Me Gandin eshte eufmezime te krahasohet, kete mund ta bejne vetem ata qe nuk e njohin Gandin!

    Po ta lexosh Qosen asnje fjale prej atyre qe ke thene nuk do ta thuashe kurre. Rugoven nuk dua ta krahasoje me Qosen sepse ky eshte profiluar si politikan, Qosja ne rend te pare njihet si shkrimtar, kritik, eseist, dramaturg, romansier dhe zedhenes i shqiptareve ne ish Jugosllavi edhe atehere kur duhej botuar vetem ne Kroaci dhe Slloveni edhe atehere kur askush nuk kishte guxim te hape gojen...Atehere Rugoven nuk e njihte njeri...Lexo " Anatomine e Kultures " dhe aty sheh se c“deshiron ai nga shqiptari, lexo " Vdekjen..." dhe aty sheh guximin e tij. Lexo " Romantizmin ..." dhe aty sheh peshen e tij dhe lexo " Popullin e ndaluar " aty veren brengen e tij...Me vone mbeten veprat.Populli e ka thene kete ne menyre simbolike dhe shume mire: Qente lehin pas dhe karavani ecen para "!

    Prek pak aspektin politik. Nuk eshte qellimi im te mirrem me Rugoven sepse per mua cdo njeri qe ka dhene nje kontribut per Kosoven dhe clirimin e saj eshte njeri qe meriton respekt. Kombit shqiptar nuk i mungojne njerez te afte, por politikan te sinqerte. Si ne Kosove, si ne Shqiperi.
    Rugova ka gabuar, pas luftes UCK nuk eshte sjellur mire. Berisha ka gabuar, Nano gjithashtu dhe keta dy jane njerez te obsesionuar dhe nuk u intereson gje pos pushtetit. Politikanet duhet repsetuar nese bejne dicka per atdheun, shkrimtaret per veprat e tyre.
    Nese politikani nuk ben gje per vendin e tij eshte e keshillueshme te rrezohet para kohe...kete e toleron demokracia. E zeza e nje kombi jane njerzit e semure per karier. TE ne te tjere nuk duken ne horizont.....

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Shkruar mė parė nga kosovar

    … Dhe nė fund. Edhe unė e pranoj qė Qosja vėrtetė e ka kryer misionin e vet, por cilin? Nė Kosovė e ka kryer ditėn kur e ka hapur frontin me tė ndjerin Aganin me "Morfologjinė e njė fushate" dhe po e vazhdon ende kundėr tij duke penguar vendosjen e bustit nė oborrin e Fakultetit Filologjik.

    Dhe tash shumė turpesisht me librin e tij te fundit ku tė gjithė atė pjesė tė kombit qė nuk pajtohet me mendimet e tij politike destruktive i quan qen dhe kudra vetėm pse guxuan dhe e sollėn bustin e Skėnderbeut nė Prishtinė pa izėn e tij.
    -------------------------------------------------------------------------

    Pėrgjigje nga lum lumi, kosovarit

    Kosovar!

    Nuk do merrem me tė gjitha "argumentet" e tua nė pėrgjigjen ndaj meje sepse e shoh tė panevojahme.Pjesa dermuese e tyre nuk kishin tė bėnin fare me argumentet e mija,ndėrsa qėllimi i juaj ishte pėr t'iu hedh hi pluhur lexuesve tė nderuar tė FORUMIT.
    Kur tė mungon zotėsia e argumentimit e kam vė re se merresh vetėm me thashethėme qė sa vijnė e bėhen mė qesharake.Pėr hirė tė anėtarėve tė forumit desha vetėm tė ti sqaroi disa gjėra:

    1.Ti si "moderator"i FORUMIT tė takon qė kur tė futesh shkrime kėtu,pra nga autorė tė tjerė pėr njė cėshtje apo temė,dhe pėr hirė tė korrektsisė,tė zgjedhesh nga kėndveshtrime tė ndryshme pa marrė parasysh bindjet e tua pėrsonale.

    2.E pėrmende "Morfologjinė e njė fushate"!Cfarė lidhje ka ky liber mė argumentet qė u rrahen mė lartė?Apo deshe veq tė mjegullosh tek ata lexues qė nuk e kanė tė njohur.Pėr hirė tė se vertetės do mundohem tė ua sqaroi lexuasve rrethanat kur ėshtė botuar ky liber :"Morfologjia e njė fushate" ėshtė libri i parė polemik nė letrat shqipe.Botohet mė 1980 nė Prishtinė nga Instituti Albanologjik ku drejtor ishte vetė Rexhep Qosja.Libri arrinė kulminacionin e njė zenke tė njė pjese tė intelegjencisė kulturore dhe letrare ku pason me polemika tė ashpra edhe nė Radio Prishtinė(Hysni Hoxha-redaktor i kulturės),"Fjala"-revistė letrare(Kryeredaktor i ndjeri Fadil Bujari),Rilindje-polemikė e tė ndjerit Prof.Fehmi Agani.Pra,nė njė skuader bėnin pjesė: Fehmi dhe Hilmi Agani,Hysni Hoxha,Fadil Bujari,Ibrahim Rugova(nė atė kohė pion) dhe gjuhėtari i nderuar Rexhep Ismaili(dhėndėrr i vėllėzėrve Agani),ndėrsa taborrin tjetėr kundershtar e pėrfaqėsonte Rexhep Qosja vetėm.Inatet kishin zė fill mė herėt,pra mė 1978 kur u mbajtė 100 vjetori i Lidhjes sė Prizrenit dhe arrinė zenitin me rastin e kandidimit pėr herė tė dytė tė Rexhep Qosjes pėr drejtorė tė Institutit Albanologjik,ku pėr pretendent kishte Hilmi Aganin.Ngjarja pra u zhvillua para 1981,kur Kosova kishte njė byrokraci kulturore,dhe e tėra ishte punė karrigeje e asgjė tjetėr.
    Qosja ishte nga Plava e Gucia dhe kosovarėve nuk u pėlqente qė njė jo kosovar tė rizgjedhej drejtor instituti.Miq tė nderuar,nė lidhje me ketė mund ta spjegojmė edhe faktin se pse Qosja nuk pranoi pas njė decenie tė kryesojė LDK-nė.Gjithė intelektualet qė kishin lindur jashtė Kosovės dhe qė ishin nė kryesi tė LDK-sė nė fillim,nė njė mėnyrė apo tjetėr u detyruan tė largohėn,si:Rexhep Ismaili(preshevar),Mehmet Kraja(ulqin),Ali Aliu(Kercovė).Bėra kėtė digresion vetėm pėr tė paraqitur shkurt njė pjesė tė se vertetės dhe mos me i lė hapsirė "mjegullave"tė Kosovarit(moderator).
    3.Nuk dua tė merrem me akuzen se Qosja "ka kryer detyrėn e serbit dhe grekut" e as "me qeverinė demokratike tė Sali
    Berishes",koha do ta thotė tė vertetėn,por njė gjė ėshtė e qartė se zenka me Berishen e ka zanafillen rreth idesė sė "Pajtimit Kombėtarė".
    4.Qosja nuk e pengon vendosjen e bustit tė profesorit tė ndjerė e tė nderuar Fehmi Aganit nė oborrin e F.Filologjik.Ai nuk ėshtė nė strukturat udhėheqėse tė fakultetit nė fjalė dhe nuk ka kurrfarė posti nė Qeverinė e Kosovės.Insinuatė pa kripė!
    5.Ndersa pyetjes se tė kujt ishin kėta ushtarė i pėrgjigjem shkurt: TŹ KOSOVŹS MARTIRE(njė pjesė e tyre u spiunuan sapo hynė nė Kosovė,u burgosen disa,tė tjerėt mbetėn nė ilegalitet dhe pėrgaditen kushtrimin qė sot me krenari e kujtojmė: UCK.)
    Disa nga ata i pata nxėnės.U lumtė!

    ------------------

    Pėrgjigje e serishme nga kosovar, lum lumit

    lum lumi,

    1. Bindjet e mija politike pėr shkak tė titullit tė MODERATORIT qė mu ka besuar nuk i ndėrroj. Kėtė e kam thėnė edhe mė heret. Nga ky funksion administratorėt mund tė mė pushojnė kur tė dojnė. D.m.th. shkrime perkundėr bindjeve tė mija politike nuk fus nė FORUM. Ty askush nuk ta ka ndaluar as nuk ta ndaloon.

    2. Ti e ke pėrshkruar shumė mirė kronologjinė e librit "Morfologjia e njė fushate". Unė pajtohem me ty, por mos thuaj se unė dezinformoj lexuesit e kėtij FORUMI. Nėse unė e "kam bėrė me ca rreshta", ti "dezinformaten time" e ke mbėshtetur gati me nje faqe shkrim. Pėr kėtė ke edhe mirėnjohjen time! Ke spjeguar, s'di me vetėdije apo pa tė, por me shumė kujdes kush nga intelektualėt shqiptarė tė Kosovės, politikisht, po them mirė politikisht, ka bėrė punėn e serbit, me vetėdije apo pa tė, e kush punėn atdhetare.

    Qosja me "Morfologjinė e njė fushate" ka hapur hendekun parė politik nė mes tė intelektualėve shqiptarė tė Kosovės. Ai hendek ėshtė thelluar vazhdimisht duke marrė pėrmasa tragjike ditėn kur Qosja me mjekerr tė rruar iku nė Maqedoni, pas njė thirrje patetike dhe provokative qė i bėri popullit "pėr tė qėndruar dhe pėr tė mos lėshuar Kosovėn", ndėrsa vetė, tė nesėrmen para sabahi ia mbadhi! Ti do tė thuash qė edhe kjo ėshtė dezinformatė, e unė tė them pyete Arbėr Xhaferin dhe policėt maqedonė qė iu vunė nė pėrcjellje. Shpėtimin e Qosjes e kishte porositur Tirana zyrtare duke ndjellur vdekjen e Dr. Rugovės. Pas ikjes spektakulare tė Qosjes, politikanėve shqiptarė tė Kosovės u ndodhėn shumė gjera:

    a) Kur Qosja pushonte nė villat e bllokmenėve tė Enver Hoxhes nė Tiranė, nga kufiri i Maqedonisė u kthye pėr Kosovė i vetmi tren qė deportonte shqiptarėt e Kosovės nė kampin e Stankovecit. Ēfarė ironie, nė atė tren u gjend Fehmi Agani, intelektuali dhe truri i formimit tė Formacioneve Mbrojtės tė Kosovės, mė vonė UĒK, apo tė disa ish nxėnėsve tu, emėrat e tė cilėve s'ka birė shqiptari qė i konteston. (Albo, kėrkoj fale qė pėrmenda UĒK-nė nė kėtė shkrim, por kėtė e bėjė me qėllim qė tė tregoj se historia kombėtare do ta vėrtetoj se Qosja me ndihmėn e PSSH dhe LPK-sė ėshtė munduar, (sepse pėrkohėsisht ia pat arritur) qė ta pėrvetėsojė djersėn dhe mundin e tjerekujt.

    b) Ky pervetėsim ia mundėsoi edhe pjesėmarrjen nė bisedime nė Rambuillet. Shumė mendojnė se Demaēi nuk deshti tė mirrte pjesė, si mė radikali qė ishte, por e vėrteta ėshtė se atė e kishte pushuar tashmė nga tė gjitha funksionet Hashim Thaēi.

    c) Qosja dergoi Thaēin edhe te Kadareja tė cilin e manipuloi, sepse Qosja ėshtė manipulator politik.

    d) U burgos sekretari i Adem Demaēit, Albin Kurti, qė aso kohe mirrej si politikani mė me perspektivė pėr moshėn qė kishte. A ka dėgjuar kush pėr ndonjė takim tė Qosjes dhe Albinit, pasi ky i fundit doli nga burgu i serb.

    e) U mbajt nė burg shtepiak nga ushtria dhe policia serbe Dr. Ibrahim Rugova. A nuk e vėrtetouan deri tash deshmitė e tij dhe tė Adnan Merofcit nė gjyqin e Hagės.

    f) Nėse dikush dyshon nė pikėn e, atėherė kush i ftoi nė Tiranė disa kiēa tė LDk-sė, tė cilėt nėn trysninė e Tiranės zyrtare dhe SHISH-it tė Klosit, pranuan tė deklarojnė se pranonin Qverine e Thaēit, e cila u ndėrtua nė Rogner.

    3. Historia e ka vėrtetuar dhe do ta vulos se Qosja sa herė ka kryer nė Kosovė detyrat e Sigurimit, tė pėrpiluara nga UDB-ja, ka udhėtuar nė Tiranė pėr tė marrė tė rejat. Por kur nė Tiranė, pas rėnjes sė diktaturės, iu prish shtufullogu Sigurimit dhe UDB-sė, Qosja si i tėrbuar iu vėrsul qeverisė demokratike tė Sali Berishės. Ai nuk e sulmoi Berishėn as pėr "Pajtim Kombėtar" as pėr fjalimin e tij nė Selinė e NATO-sė nė Bruksel, por thjesht kjo ishte detyra e tij e fundit pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė.

    4. Qosja e pengon me mish e me shpirt vendosjen e BUSTIT tė Aganit nė oborrin e Fakultetit Filologjik. Pėr njė ndermarrje tė kėtillė, nuk i duhen as postet nė fakultet as nė qeveri. Ai i ka maskat! Qosjen, Agani edhe pėr sė vdekuri e trishton.

    5. Qosja me librin e tij tė fundit;

    -pasi denoi politikisht tė gjithė intelegjeninė shqiptare tė Kosovės, nė periusha tė ndryshme,

    -pasi nuk gjykoi asnje vrasje politike ndėrshqiptare, pėrveē plagosjes sė Akademik Sabri Hamitit, pėr tė cilin jo pse i erdhi keq qė e plagosen pėr vdekje me gjashtė plumba, por pse mbeti gjallė dhe shpėtoi nga vdekja,

    ***

    -Nėno moj qaj n'Prishtinė, me gjashtė plumba qėlluan Sabrin!
    -Nėno moj qaj merrė malin, nė Prishtinė ta vranė Xhemailin!
    -Nėno moj ē'shijove tmerrin, nė fillim ta vranė Enverin!


    ***

    - pasi mallkoi popullin pas humbjes politike nė zgjedhjet e para komunale dhe partia e tij, LDB, u shkatėrrua definitivisht, L=Lėvizje, sepse Qosja si leviszės qė ėshtė adhuron vetem lėvizjet shkatėrruese, tė shkaktuara nga "revolucionet demokratike tė vonuara", tash i dėshpruar, i merzitur i bėrė qull qė kurrė mė nuk do tė ngjitet shkallėve tė pushtetit (Kėshill i Kuchner-it) vendosi qė para zgjedhjeve tė dyta komunale nė Kosovė, t'i vėrsulet popullit tė Kosovės edhe nje herė duke e shpallur "popull tė pėrbėrė nga qen e qene (kudra)", sepse ky popull nuk e merrė vesh Qosjen dhe guxon qė statujen e Skėnderbeut ta sjellė nė Kosovė pa pyerur Qosjen.

    Pra pėr hatėr tė Qosjes duhet thėnė:

    Lavdi Qosjes!
    Vdekje Popullit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 31-08-2002 mė 19:52


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


Faqja 5 prej 119 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •