Close
Faqja 4 prej 119 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1190
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Hapni nje teme tjeter e diskutoni per UCK-ne, kjo nuk eshte teme mbi UCK-ne por mbi Rrexhep Qosjen dhe krijimtarine e tij letrare dhe politike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Nexhmedin Spahiu njifet pėr shtremberime, propagandė dhe etje per pushtet

    Ne Kosove e ne shtypine bulevardesk, shpifes e jo serioz, Nexhmedin spahiu njifet per shkrimet e tijė antidemokratike, antishqiptare e prosllave....
    Ai ka kohe qe eshte i avancuar nga politika komuniste serbe ne Kosove. Sa ishte Millosheviqi ne pushtet ai shetitej rrugeve me police dhe politikan serbe.....dhe tani vjen ketu e etiketon dhe shtremebron histori e letersi...
    Aq eshte i vogel e mjeran eshte ky me shoke te tije ,saqe nuk lejojne asnje te shprehe e artikulloj mendimin e tije.
    Gjate pushtetit komunist sllav ne Kosove ky ishte gazetar (kupto i perdheluri) i partise komunsite sllave, dhe favorizohej kudo...Pse athua?! Pse u perjashtua akademik Qosja nga universiteeti i Prishtines dhe iu terheq verejtja se do te likfidohet nga sigurimi sekret serb....
    Shqiptari nga Peja!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Kosovar,

    ti mirresh me nje propagande qe botohet ne " Pocavren Sot"( Bota Sot ), sikur ta dije pak vleren e Qoses, nuk do te mrekulloheshe me shkrime te tilla.

    Nje komb qe krenohet gjersa rrezon dhe perbalte personalitetet e veta eshte komb i mallkuar!

    Vertete me shkrime te tilla te nje gomari si ai Aliu vetem irriton...Aliu te shkruaje per Qosen eshte sikur ti te shkruash per Einsteinin DHE TEORINE E RELATIVITETIT dhe nuk kuptoj se si nje njeri me nje qendrim si tendin mund te jete moderator...kjo eshte akoma me irrituese sepse eshte ne kundershtim te plote me ate qe synojne administatoret ne kete forum....

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31
    Eshte e turpshme qe nje faqe kaq serioze te kete per "moderator" njerez antikombetarė e antidemokratik si ky "Kosovar"-i...
    Ai qe madheron diktatorin komunist sllav Titon eshte i mjere, eshte jo shqiptar....Pse?
    Vetem gjate kohes se Titos u vrane mbi 120.000 shqiptar ne Drenice,llap, dukagjin, Tetove, Ulqin e Vuthaj...
    Gjate diktatorit Tito, ne ish-jugosllavi, u burgosen (vetem pse kishin lexuar mbi historin shqiptare) mbi 300.000 shqiptar...
    Nen sundimin e titos u debuan nga ish jugosllavia mbo 400.000 shqiptar ne Turqi, e ne vendet perendimore. No kosove nuk kishte pune per shiptaret por vetem per jo shqiparet dhe komunistet shqiptar....andaj moren boten ne sy per te siguruar buken e gojes...
    Tito ne demonstratat e shiptareve per te fituar Flamurin dhe universitetin vrau, burgosi dhe dhunoj mbi 30.000 Shqiptar...
    Tito rezoi Rankoviqin jo per Shqiptaret por per arsye se Rankoviqi rrezikonte pushtetin dhe karriken e Titos...
    Nen diktaturen e Titos shqiptaret u ofenduan si njerez dhe konsideroheshin si shtrese e trete...
    Gjakpiresi e anti shqiptari Tito vetem gjate luftes se 2 boterore vrau dhe dogji gjysmen e Kosoves (Shaban Polluzha dhe brigada e tije)....
    Ka shum e shum per te thene....por eshte turp per kete faqe qe te kete nje njeri anti shqiptar e te emerohet edhe "moderator"...
    Kerkoj, ne emer te viktimave dhe ne emer te gjakut te derdhur nga politika serbe e udhehequr nga Tito, qe "moderatori" i quajtur "kosovar" te largohet dhe te kerkoj falje publike per ofendimin dhe nenqmimin qe ai po e bene ne kete faqe....Tito ishte dhe eshte nje Millosheviq, Envere Hoxhe e Stalinist per ne shqiptaret....Turp, turp,turp albasoul.....
    Shqiptari nga Peja!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Jam i bindur se Brari ( lezeti muhabetit ) dhe Kosovari ( anetar i respektuar nuk kane lexuar asnje veper te Qoses. Sikur ta kishte lexuar i pari nuk do ta quante Mark Krasniqin me te madh se Qosen. Sikur ta kishte lexuar i dyti nuk do te sillte shkrime palaēosh per ta denigruar Qosen. Si njeri , si tjetri kane per detyre rrezimin e vlerave shqiptare edhe ate duke u sherbyer me shkrime gazetaurcesh.
    Kjo eshte psikologjia shqiptare: Dikush perpiqet te rrezoje Kadaren, dikush Qosen, dikush Demacin, dikush Rugoven dhe aspak nuk e shohin se kombi shqiptar eshte aq i varfer sa nuk mund t“i lejoje vetes luksin per te rrezuar ata njerez qe ne cdo komb konsiderohen vlere universale!

    Para se te mirremi me keta dy, Lezetin e Muhabetit dhe Anetarine Nderuar, DO TE DUHEJ FORUMI SHQIPTAR tua perkujtoje se idealet e ketij forumi jane bashkimi i shqiptareve e jo crrenjosaj e tyre, jo perbaltja e tyre dhe jo shkokezimi i kombit.

    Per te kritikuar dhe zhvleftesuar nej person pikesepari duhet ta njohim veprimtarine e tij, por nese sherbehemi me njerez te gazetes " ***** Sot", atehere tregojme mire nivelin tone intelektual, kombetar dhe si e veshtrojme ne boten.

    Shqiptarit sot iu nevojitzet respekti reciprok, e jo shkokezimi, ( me kete shndrrohemi ne maxhup ) bashkimi e jo PERCARJA...

    Une do t`i keshilloja Forumit t“i rishqyrtoje vendimet lidhur me keta dy persona...sepse ...." per kete mundohemi te afrojme sa me teper shqiptare rreth vetes qe te gjithe sa jemi..." pra qellimi i forumit eshte mbledhja e shqiptareve e jo percarja e tyre, jo per tu mbeldhur ne perleshje, por ne duiskutimi dhe me respekt!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Shen Alban: pajtohem plotėsisht me Ty dhe cmoj nderhyrjen Tuaj kaq imponuese.

    AlBO: Lexo me kujdes e shih se kush po del nga tema.Kosovari(moderator) e hap temen pėr Qosjen e pastaj merret me atė listėn e UCK-sė qė fare nuk kish lidhje me temėn.Ti je njė djalosh i zgjuar por ke nevojė tė "piqesh" e tė bėhesh burrė tamam.Mos u bė prerė e ndasive dhe nėnqmimit tė figurave kombėtare.
    Ti thua se kjo ėshtė temė qė merret me krijimtarinė letrare dhe politike tė Qosjes.E quditshme !!Shihe me kujdes!Nuk ishte interesi i" moderatorit tė nderuar" pėr tė rrahė probleme pėr krijimtarinė letrare e politike tė R.Q,por ti hudhet baltė atij si personalitet.Ashtu sikur u munduan tė bėjnė me Kadarenė. Era mė shumė i rrahė LISAT se kaqubat.
    shnet!



    *"...ata qė komandojnė nxisin lulėzimin e virtytit tė atyre qė u sherbejnė.
    ....mė i pari i padronėve,ėshtė dhe i pari i skllervėve.
    Nė hipokrizinė e tyre mė zhbiroi vėshtrimi kureshtar.Ua zbulova ngazllimin prej mize dhe zhuzhurimėn nė xhamat e dritareve tė ndritura nga rrezet e diellit.Nė to dallova aq sa mirėsi,aq dhe ligėsi dhe dobėsi...."(NIETZSCHE: "Kėshtu foli Zarathustra")
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 31-08-2002 mė 13:31

  7. #37
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Shėn Albani

    Shqiptarit sot iu nevojitzet respekti reciprok, e jo shkokezimi, ( me kete shndrrohemi ne maxhup ) bashkimi e jo PERCARJA...

    A e di ti Shen Alban ca dmth reciprok?


    Fjala jote ka te njejten vlere si dhe e dikujt tjeter. Pra percarje sipas teje eshte kur dikush nuk ka te njejtin mendim si dhe ti. Po a ke pyetur veten se mos ndoshta duke mos qene dakort me Kosovarin, ose Brarin, ose mua, po e ndjell ti percarjen, dhe te mungon ai respekti, i cili duhet te jete reciprok? Per hir te bashkimit e per ti mbyllur rrugen percarjes, atehere ti duhet te biesh dakort me gjithshka thuhet ne forum apo jo.
    Kot po pys, a te ka shku ne men kjo gjo?

  8. #38
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    "Respekti reciprok" eshte shprehje boshe, qe ne realitet nuk egziston, as ka vlere.
    Ē'kokezimi gjithashtu nuk mund te ndodhe, vetem ne rast se flitet per "KOKA KOTI". Forcat nga te cilat varet shoqeria njerezore, nuk jane forca respektive horizontale, por forca impozuese vertikale, nga lart poshte, (si forca e gravitacionit ne fizike).
    Prandaj Alvi, Shen Albani nuk ka si ta kete menduar ate pune, per vete faktin e thjeshte se s'te llogarit ty aq shume. Per kete ai rekomandon qe dhe kritikat e bera per Qosen ose Kadarene s'vlejne per gje, po aq sa te presesh nga shiu te rrafshoje malet. Problemi eshte qe Ti Alvi ta kesh nje zot, kjo eshte e rendesishme per TY jo per ZOTIN.
    Gjithashtu do te thoja qe TITO ishte me i rezikshem per kosovaret se Rankoviēi vete, pikerisht ngaqe ishte siē e quan ti "burre shteti". Me kosovar une nenkuptoj nje njeri qe deshira e tij kryesore eshte te mbetet shqiptar, jo nje shqiptar qe per deshire kryesore ka te jetoje ekonomikisht me mire.

  9. #39
    alvi
    i/e ftuar
    Pse nuk ishe shqiptar ti ne kohe te Titos?
    Ca ishe ti ne kohe te Titos me thuaj te lutem.
    Shqiptar ishe, me autonomi. Pse fol kot, masi vdiq Tito fillun serbet tu bo si kishin qef ne Kosove. Pse e shtremberon kot historine. Une nuk po them se ju dha pavarsine pasi nuk eshte e vertete, po dhe serbe nuk ju quajti asnjehere apo jo.
    Per sa i perket llogaritjes prej njeriu, te them te drejten, ketu po bisedohet, une nuk kam asgje te investuar ne kete bisede, pra mosllogaritja e askujt eshte te pakten reciproke. une thjesht e citova ate, dhe nuk ishte ide e imja. Nese degjon njeri ose influencohet njeri nga fjalet e mia, mua aq me ben, me sa duket un jam force horizontale, por un ja qe nuk i kam qef parrullat dhe fjalet boshe. Nese do te flasesh per reciprocitet atehere duhet te jesh i pari qe e zbaton ate teori e jo ta hedhesh aty duke ofenduar te tjeret. Po ta vesh re, un nuk isha permendur ne ate shkrim te shen Albanit, por thjesh sic te thashe nuk i duroj dot fjalet boshe dhe pa kuptim, sidomos kur dy antare te forumit per te cilet kam respekt, megjithese jo gjithmone jemi dakort, ofendoheshin si jotolerante atehere mendova se ishte e drejta ime ti hidhja poshte me sa te mundja ato ofendime. Per sa i perket rendesise, qe ka zoti per mua apo une per zotin, aty jam dakort me ty, ajo eshte relative, por kush eshte zoti ne kete mes?
    Kritikat per Kadarene, apo Qosen, apo kedo jane forca qe nxisin zhvillimin, apo Kadareja, Qosja e kushdo tjeter jane shprehje te perfeksionit?
    Jo vella, ata jane njerez dhe si te tille ata gabojne si gjithkush, por kur Qosja dhe Kadareja i japin vetes te drejten te gjykojne punen dhe jeten e te tjereve, madje te nje populli te tere (e drejte qe eshte gjoja e rezervuar nga zoti, ndonese un nuk besoj ne zot) atehere, ata i japin kujtdo te drejten per ti gjykuar.
    Pra me duket i pavlefshem argumenti se gjoja ata nuk duhen gykuar pasi kjo qenka dicka jopatriotike.
    Meqe jemi ketu, pse te gjykojme ata qe shesin droge dhe prostituta dhe paret i bien ne shqiperi, ajo nuk eshte patriotike, pasi ata po ndikojne ne zhvillimin e vendit. Ti leme te qete, se prej tyre po mbahet shqiperia me buke.
    Jo, per mendimin tim, ne se je nje figure publike, atehere do kritikohesh sic dhe do te lavderohesh. Per Qosen nuk flas, per Kadaren e kam njohur dhe personalisht. Eshte nje shkrimtar i mrekullueshem ne Tirane i kam patur te gjithe librat e tij, dhe sot e lexoj me endje, po kur vjen puna tek politika, eshte me se normale qe per disa gjera, qofshin ato shume apo pak, nuk jemi dakort. Mundesite per te shprehur mendimet nuk jane te njejta. Ai ka nje forum te gjere me media, TV dhe libra ku ai paraqet idete e tija. Une perpiqem me mundesite e mia ketu ne Forum. Pra prape kthehemi tek e drejta e fjales qe ju per hir te nje nocioni arkaik doni ta mbysni.
    Per mendimin tim, me sa di une nga historia e SFRJ Tito ka qene e keqja me e vogel per Shqiptaret.
    Ai e beri Jugosllavine te kishte nje nga standartet me te larta te jeteses ne bote.
    Shqipetareve u dha shkolla, universitet dhe autonomi.
    Fakt eshte qe kur vdiq Tito, SFRJ shkoi per lesh, dhe Serbet filluan e u bene defacto sundues te saj.
    Ky eshte mendimi im, dhe eshte e drejta ime ta shpreh, pamvaresisht se jeni ju dakort apo jo.
    Un nuk jam tifoz i sulmeve personale, dhe nofkave te shekullit te 20 si pro keshtu apo pro ashtu.
    Ky eshte Alvi, dhe une te pakte jam burre qe te mos shkoj pas turmes por ta them hapur mendimin tim, pa e vrare mendjen nese dikujt i pelqen apo jo.
    Me respekt, Alvi!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne kombet tjera eshte veshtire te gjenden njerez qe mirren me goditjen e figurave kryesore kombetare. TE ne nuk shpeton askush, sepse sipas mendimit te disave personalitetet kryesore kombetare nuk duhet te sillen si mendojne ata, por duhet te sillen , te flasin dhe te shkruajne sic deshirojne ketu " Personalitetet kryesore " ne kete forum!
    Te ne nuk eshte kursyer as Skenderbeu, as Nene TEreza, as Buzuku, as Kadare, as Qosja, as Jashari...Te ne gjithmone ka kastravec te llojit dhe te formes se ndryshme te cilet mendojne se ngriten me shume se personet ne fjale duke kritikuar. Duke ofenduar dhe pa i njohur mire njerzit per te cilet flasin, deshmojne se nuk kane dituri elemntare, as njohuri, e as respekt kombetar.
    Shqiptaresine e tyre keta e deshmojne vetem duke shkruar shqip dhe duke poseduar nje PC.
    Keta do te kritikojne cdo gje shqiptare mjafton qe qendrimi i tyre te mos u pershtatet masave te tyre personale dhe kur i pyet kush jane dhe cfare veprimtarie kane pas vete nuk mund te te tregojne gje pos PC-s dhe zellit per te krijuar pefcarje ne mes shqiptareve.
    Per tu sherbyer me shkrime serbe mbi Qosen e Kadaren, per tu sherbyer me vlersime serbe per ceshtjen shqiptare dhe kur te rrezohen keta , atehere, mendojne keta se e kryen punen kryesore dhe tani e tutje do te kemi " Boten Sot ", botuesi i se ciles eshte i martuar me greke dhe ka te mbaruar nje shkolle te mesme, nderkaq gazeten e vete e quan kombetare, gazete e cila qe nga dalja mirret me ngritjen e koflikteve te shqiptaret, sepse keshtu i eshte sugjeruar nga sherbimi sekret grek!

    Tradhetia shpirterore dhe praktike te shqiptaret ka konjukture te mire. Ndoshta edhe jemi keq te perzier: me boshnjake, ashkali, turq e kudhra te tjera. Nuk eshte aq lehte te sulmohen nje njeri me dhejtra libra te shkruara nga nje analfabete i cili ka shkruar dhjetra poste ne forum! Te veprosh ne kete menyre nuk eshte mencuri, por guxim psikopatesh...Te shahen kokat e kombit nga shqiptaret eshte e pamundur...kete munde ta bejne perzierjet nacionale, por jo shqiptaret e vertete, nese e bejne keta te fundit, eshte fjala per ata qe kane dezertuar edhe shpirterisht nga kombi i vete!

Faqja 4 prej 119 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •