Close
Faqja 3 prej 119 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1190
  1. #21
    alvi
    i/e ftuar
    Un kujtova se ato gishtat e serbve kishihn lidhje me ate kongen ku thojn ata se kan bo tre luftra?

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    usa Boston
    Postime
    6
    Shkrimi i zotit Nexhmedin ishte i studiuar dhe tregonte aspekte qe eshte mire ti shoh cdo shqiptar.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Shqiptarėt nuk hanė bar.Jo tė gjithė..........

  4. #24
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    lum lumi, po ku ishte z. Qosja kur eshte formuar LDK-ja? Pse z. Qosja nuk pranoj te jete kryetar i LDK-es? edhe pse ky post i eshte ofruar. Por, kur ishte koha e rrezikut z. Qosja gjithemon gjente arsyjet si i semuar dhe duke u maskuar sikurse grate per te ikur nga serbi gjate luftes ne vitin 1999.

    Nga ana e leterave shqipe, Qosja ka nje merite jo te vogel sa i perket zhvillimit te letersises shqiptare ne Kosove. Por ne politike eshte i deshtuar "babai" yne.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Peja!

    Sulmet e paskrupullta ndaj Qosjes nuk kanė lidhje kėtu se ku ishte Qosja kur u formue LDK-ja.Sulmet kanė dimensione mė tė gjėra.Duhet parė gjėrat nė parim e jo tė gjykohet duke i nxjerrė gjėrat jashtė kontekstit.Lehtė ėshtė tė mirret vetėm njė "detaj"dhe pastaj tė bėhen gjykime kuturu.Nuk ka njeri pa tė meta,mirėpo tė vish nė konkluzion se Qosja ėshtė njė "plangprishes"kombėtar ,d.m.th.paraqesin mungesė tė njohjes sė veprės sė tij.Mos u bė pre e thashethemeve se ku ishte Qosja kur u themelua LDK-ja.
    pėrshendetje!


    *unė nuk jam kunder LDK-sė,as PDK-sė,as UCK-sė,as AAK-sė e as askujt....jam kundėr gėnjeshtrės dhe atyre qė mundohen me mikroskop tė nxjerrin dhjam nga pleshti.Jam pėr njė shtet ligjor edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri.Jam kunder vrasjeve politike,hakmarrjes primitive,degjenerimit kombėtarė.

    *jam dhe do mbes pėrgjithmonė me ata qė do ta qojnė pėrpara
    mirėqenjen popullore tė shqiptarėve si nė Shqipėri,Kosovė e gjetiu,pa marrė parasysh se a quhen Sali,Ibrahim,Fatos,Ilir,Hashim........jam me ata politikanė qė kuptojnė se karrika nuk nenkupton pasurim personal,por etikė dhe moral.
    *jam pėr Kosovė tė pavarur,Shqipėri tė pavarur,e pse jo Shqipėri e Kosovė bashkė.
    *jam me atė pjesė mendimtare qė mendojnė se integriteti shqiptarė tė mos cenohet,d.m.th edhe nė marrėdhenjet fqinjėsore dhe nderkombėtare Shqipėria e Kosova tė mos kenė
    ndjenjen inferiore karshi tjerėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 29-08-2002 mė 18:37

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga lum lumi
    - Kosovari e ka bėrė forumin korzo tė Sh.Strofcit dhe N.Spahiut.Pirolla i qoftė!

    - E dini Ju,kosovar e brar,e strofca e nexhmedina se nė Kosovė ka ndodhė mrekullia?Si e keni menduar kosovėn para 4 vitesh?Leni pallavrat,urrejtjet tendencioze po hapni sytė e shihni realitetin.....).

    - Qosja e ka kryer misionin e vet.Ia heq kapelėn!

    ---------
    lum lumi

    Unė i zgjodha vetem tre paragrafė nga shkrimi yt i gjatė.

    > Pėr tė parin (korzo...) tė pėrgjigjem se askush ty nuk ta ka ndaluar tė sjellėsh shkrime tė ndonjė publicisti, qė pėr momentin apo temen qė shtjellohet, tė duken tė arsyeshėm dhe interesante.

    Ti ndoshta ke deshirė ta sjellė edhe deklaratėn e Fatos Nanos lidhur me atė se "Kryeqyteti i Kosovės ėshtė Beogradi", apo tė Meidanit se zgjedhja e Millosheviqit pėr kryetar tė Jugosllavisė ėshtė zgjedhja mė pak e keqe pėr Kosovėn"

    > Pėr paragrafin e dytė , se si e kam menduar unė Kosovėn para 4 vjete (mė mirė tė them para 11 viteve) lexo pėrgjigjen nė pėrgjien nė postim timin qė e kam bėrė me 09.07.2002 nė kėtė forum, e tė cilėn po e pėrserisė.

    * Formacioni Ushatarak (ekskluzivisht pėr Forumin Shqiptar dhe pėr herė tė parė nė kėtė renditje)


    1. Adem JASHARI
    2. Sali ĒEKU
    3. Shkėlzen GJONAJ
    4. Sami TAHIRAJ
    5. Faton GAJTANI
    6. Nazmi BAJRAMI
    7. Xhavit GUBETINI
    8. Osman FERIZI
    9. Hasan FERIZI
    10. Muharrem BOBAJ
    11. Hilmi PECI
    12. Ramadan BEGU
    13. Ejup MURSELI
    14. Shgahin BEJTULLAHU
    15. Lutfi JONUZI
    16. Fadil KADRIA
    17. Ilaz KADRIA
    18. Murat JASHARI
    19. Avni RAMA
    20. Sabit JASHARI
    21. Shaqir SALIHU
    22. Xhemail KELMENDI
    23. Naim GUBETINI
    24. Shemsi ZEQIRI
    25. Isamail RESTELICA
    26. Ekrem SHEHOLLI
    27. Qenan AZIRI
    28. Feriz XHEMAJLI
    29. Nuri BEXHETI
    30. Bujar ZENELI
    31. Jakup LIMANI
    32. Halil PALOSHI
    33. Ramadan BEKA
    34. Ejup VESELI


    Nė kėtė formacion, kėta ushtarė, mė 17 dhjetor 1991, tė armatosur kanė kaluar kufirin Shqipėri - Kosovė. Deri nė kufi u ka prirė dhe ndihmuar Abedin Berisha nga Tropoja. Ndėrsa nga kufiri ,gjetė 12 orėve kėmbė, kah Rrasa e Zogut u ka prirė Sali Ēeku derisa kanė rėnė te fshatrat e para tė komunės sė Deēanit.

    Dola pak nga tema, pėr t'iu treguar tė gjithė atyre qė po manipulojnė me dhe nė emėr tė UĒK-sė pėr tu ngritur politiksht, e sidomos atyre qė po mundohen t'ia japin Rexhep Qosjes atributin aq nobėl tė ēlirimtarit.


    Tė gjithė kėta ushtarė kanė kaluar kufirin tė armatosur dhe nė kushte tepėr tė vėshtira atmosferike. Shumė prej tyre sot janė ende gjallė dhe kanė dėshmuar se gjatė marshit vende-vende kane hasur nė borė tė lartė gati nė dy metra.

    Murat JASHARI, pasi ka mbijetuar luftėn, do tė ishte mirė tė pranojė publikisht se kolonės sė kėtij formacioni ushtarak i ka prirė demokrati-nacionalist Sali Ēeku. Duke u pėrkulur para tė dyve me respekt nuk mund te shkruaj pa e theksuar se Adem Jashari ėshtė shpallur, me meritė, komandant legjendar i UĒK-sė, e Salih Ēekut nuk iu ka dhėnė as grada mė vogėl ushtarake. Madje Gjeneral Agim Ēeku as qė e ka vizituar ndonjėherė familjen e Sali Ēekut e as varrin e tij. A nuk ėshtė kjo e ēuditshme!!!

    Dy kryetrimat kanė rėnė nė fushėbeteja: Ademi nė Prekaz, Salihi nė Koshare disa ditė pas rėnjes sė Agim Ramadanit me tė cilin kishin bėrė planin pėr thyerjen e kufirit me njėsit operative tė Minsitrisė sė Mbrojtjes.

    Nė njė shkrim tė mė hershėm kam thėnė se bashkimi kombėtar ka mundur tė realizohet me luftė, por fatkeqėsisht neve nuk e ēliruam vetė Kosovėn. Tash pra duhet tė gjejmė rrugė tjera.

    Pėr fund: Nga ky grup janė denuar nga gjykata serbe pėr rrezikim tė territorit tė Jugosllavisė kėta ushtarė: Shkėlzen GJONAJ, SAim TAHIRAJ, Faton GAJTANI, Nazmi BAJRAMI dhe Xhavit GUBETINI, tė gjithė me nga gjashtė vjet burg, sipas neneve 116, 125 dhe 126 tė Kodit Penal tė ish-Jugosllavisė.

    lum lumi, siē po e sheh unė Kosovėn kėshtu e kam menduar para s'paku 11 viteve. Por pėr ty i kam ca pyetje:

    Athua tė kujt ishin kėta ushtarė kur nė atė kohė UĒK nuk kishte? A mos ka dalur UĒK nga ky djep?

    Dhe nė fund. Edhe unė e pranoj qė Qosja vėrtetė e ka kryer misionin e vet, por cilin? Nė Kosovė e ka kryer ditėn kur e ka hapur frontin me tė ndjerin Aganin me "Morfologjinė e njė fushate" dhe po e vazhdon ende kundėr tij duke penguar vendosjen e bustit nė oborrin e Fakultetit Filologjik.

    Dhe tash shumė turpesisht me librin e tij te fundit ku tė gjithė atė pjesė tė kombit qė nuk pajtohet me mendimet e tij politike destruktive i quan qen dhe kudra vetėm pse guxuan dhe e sollėn bustin e Skėnderbeut nė Prishtinė pa izėn e tij.

    Ndėrsa nė Shqiperi e ka kryer detyrėn e serbit dhe tė grekut, duke sulmuar qeverinė demokratike tė Sali Berishės deri nė shkatėrrimin e Shqipėrisė. Nuk po zgjatem ma shume sepse faktet flain vetė.

    Shnet e suksese!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 29-08-2002 mė 20:38


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #27
    alvi
    i/e ftuar
    ORE JU SHQIPTARET E KOSOVES!
    Akoma permendni Saliun juve? Po ai e mbajti Serbine me buke e nafte gjate kohes se embargos more. Ca permendni Salen kot ju sikur me qen nai burr i mire. Sala osh tradhtari mo i modh i Shqipnis. Ku mendoni ju se ie gjente JNA naften per tanket e Pragat e saj? Nga Shqiperia e Saliut i vinte. Kur nisesh per ne Shkoder nga Tirana a e keni vene re se si asfalti eshte krejt i zi nga botet qe udhetonin nga Greqia neper Shqiperi e deri ne Jugosllavi. Ne Beograd akoma i mbajne mend bananet qe vinin nga Shqiperia se ishin jeshilet, ato me te mirat e te shtrenjtat.
    Hajer ishalla, ashu ashu me Salen lidheni fatin se per hajer do ju dali. Si Sala dhe Tosi me te futme jau kane dhe juve dhe neve or trima, se ata xhepin e vet shofin, e nuk i rruhet as per Shqiprin e as per Kosoven.
    Kisha vendos mos futem mo ne kto diskutime se me prishet gjaku po nuk durova dot kur ma permenin Salen si nai hero te popllit.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga Llapi
    Kosovar

    Po ku jan emrat e:

    1) Zahir Pajaziti
    2) Fadil Begu
    3) Isa Berisha
    4) Islam Visoka
    5) Arsim hamiti
    6) Ajet Shala
    7) Ahmet Zeqiri
    8) Shaip Haziri

    E tjeret gjithesejt ishim 54
    kordinator ishte per ushtrime ne Shqiperi Zymer Berisha
    i Majacit te Besianes.

    Kordinator per grupin e Llapit ishte Isa berisha nga Majaci i Besianes.

    Ne Surrel te shqiperis kem mbrri me 1 tetor 1991

    Kryetari i asaj kohe Z Ramiz Alija kishte caktue Adem Ēopaninsi kshilltar ushtarak.

    E more burr ka njerz gjall ende e nuk mundesh te luash ti me turlifar liste???
    -----

    Sa mire bėre tash o Llapi,

    Ky qe e ke cekur ti eshte grupi i dyte, ku bėnte pjese edhe Zahir Pajaziti.

    Mire e ke per Zymerin e Majacit, por paske harruar se aiaso kohe punonte ne perfaqesinė e Kosves ne Shqiperi, te cilen e lejoi Sali Berisha te hapet dhe atė mu ne mesin e ambasadave te vendeve tjera.

    Pasi jemi te Rexhepi, tregoj edhe atij, se per Zvicer kryesori ka qene Ymer Berisha, vellai i Zymerit, dhe se nga banesa e Ymerit ne Altchteten afer Zürichut eshte nisur edhe Adem Jashari per Shqiperi. Para nisjes tregoj Qosjes qe Ademi ka pasur takim me Dr. Rugoven.

    PS: Pra UĒK lindi nė shtratin e organeve tė Republikės sė Kosovės, por u pervetėsua me ndihmen e Nanosit nga Xhavit Haliti e Hashim Gjarperi, pasi e pėrmbysen qeverin demokratike te Sales dhe dogjėn Shqiperine deri nė themele!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 30-08-2002 mė 14:46


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kosovar!

    Nuk do merrem me tė gjitha "argumentet" e tua nė pėrgjigjen ndaj meje sepse e shoh tė panevojahme.Pjesa dermuese e tyre nuk kishin tė bėnin fare me argumentet e mija,ndėrsa qėllimi i juaj ishte pėr t'iu hedh hi pluhur lexuesve tė nderuar tė FORUMIT.
    Kur tė mungon zotėsia e argumentimit e kam vė re se merresh vetėm me thashethėme qė sa vijnė e bėhen mė qesharake.Pėr hirė tė anėtarėve tė forumit desha vetėm tė ti sqaroi disa gjėra:

    1.Ti si "moderator"i FORUMIT tė takon qė kur tė futesh shkrime kėtu,pra nga autorė tė tjerė pėr njė cėshtje apo temė,dhe pėr hirė tė korrektsisė,tė zgjedhesh nga kėndveshtrime tė ndryshme pa marrė parasysh bindjet e tua pėrsonale.

    2.E pėrmende "Morfologjinė e njė fushate"!Cfarė lidhje ka ky liber mė argumentet qė u rrahen mė lartė?Apo deshe veq tė mjegullosh tek ata lexues qė nuk e kanė tė njohur.Pėr hirė tė se vertetės do mundohem tė ua sqaroi lexuasve rrethanat kur ėshtė botuar ky liber :"Morfologjia e njė fushate" ėshtė libri i parė polemik nė letrat shqipe.Botohet mė 1980 nė Prishtinė nga Instituti Albanologjik ku drejtor ishte vetė Rexhep Qosja.Libri arrinė kulminacionin e njė zenke tė njė pjese tė intelegjencisė kulturore dhe letrare ku pason me polemika tė ashpra edhe nė Radio Prishtinė(Hysni Hoxha-redaktor i kulturės),"Fjala"-revistė letrare(Kryeredaktor i ndjeri Fadil Bujari),Rilindje-polemikė e tė ndjerit Prof.Fehmi Agani.Pra,nė njė skuader bėnin pjesė: Fehmi dhe Hilmi Agani,Hysni Hoxha,Fadil Bujari,Ibrahim Rugova(nė atė kohė pion) dhe gjuhėtari i nderuar Rexhep Ismaili(dhėndėrr i vėllėzėrve Agani),ndėrsa taborrin tjetėr kundershtar e pėrfaqėsonte Rexhep Qosja vetėm.Inatet kishin zė fill mė herėt,pra mė 1978 kur u mbajtė 100 vjetori i Lidhjes sė Prizrenit dhe arrinė zenitin me rastin e kandidimit pėr herė tė dytė tė Rexhep Qosjes pėr drejtorė tė Institutit Albanologjik,ku pėr pretendent kishte Hilmi Aganin.Ngjarja pra u zhvillua para 1981,kur Kosova kishte njė byrokraci kulturore,dhe e tėra ishte punė karrigeje e asgjė tjetėr.
    Qosja ishte nga Plava e Gucia dhe kosovarėve nuk u pėlqente qė njė jo kosovar tė rizgjedhej drejtor instituti.Miq tė nderuar,nė lidhje me ketė mund ta spjegojmė edhe faktin se pse Qosja nuk pranoi pas njė decenie tė kryesojė LDK-nė.Gjithė intelektualet qė kishin lindur jashtė Kosovės dhe qė ishin nė kryesi tė LDK-sė nė fillim,nė njė mėnyrė apo tjetėr u detyruan tė largohėn,si:Rexhep Ismaili(preshevar),Mehmet Kraja(ulqin),Ali Aliu(Kercovė).Bėra kėtė digresion vetėm pėr tė paraqitur shkurt njė pjesė tė se vertetės dhe mos me i lė hapsirė "mjegullave"tė Kosovarit(moderator).
    3.Nuk dua tė merrem me akuzen se Qosja "ka kryer detyrėn e serbit dhe grekut" e as "me qeverinė demokratike tė Sali
    Berishes",koha do ta thotė tė vertetėn,por njė gjė ėshtė e qartė se zenka me Berishen e ka zanafillen rreth idesė sė "Pajtimit Kombėtarė".
    4.Qosja nuk e pengon vendosjen e bustit tė profesorit tė ndjerė e tė nderuar Fehmi Aganit nė oborrin e F.Filologjik.Ai nuk ėshtė nė strukturat udhėheqėse tė fakultetit nė fjalė dhe nuk ka kurrfarė posti nė Qeverinė e Kosovės.Insinuatė pa kripė!
    5.Ndersa pyetjes se tė kujt ishin kėta ushtarė i pėrgjigjem shkurt: TŹ KOSOVŹS MARTIRE(njė pjesė e tyre u spiunuan sapo hynė nė Kosovė,u burgosen disa,tė tjerėt mbetėn nė ilegalitet dhe pėrgaditen kushtrimin qė sot me krenari e kujtojmė: UCK.)
    Disa nga ata i pata nxėnės.U lumtė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 31-08-2002 mė 13:33

  10. #30
    alvi
    i/e ftuar
    Ca te keqe paska se ishin martu me serbe? Pse me juve do ju pytshin ata me cin martoheshin e? Sa serb u martun me boshnjak, me kroate, me sllovene?
    Sa shqiptare u martuan me Sllovene? Apo s'pyt dashnia se ka je. Dynjoja po martohen me jevgj e jevga pri Afrike e jo mo me t'bardhe. O Llapo, me te ardh ato Models ty, nuk ja qitshe ti funin e? E kishe hum tepelekun e kokes. Ose ajo Severina?
    E po dhe grun po ja shifni tjetrit.
    Hajde hajde.
    P.S> Si erdhi njeriu zoni per ceshtjen e Sales dhe Embargos. S'keni c'thoni, se fshati qe duket s'do kallauz thot poplli.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •