eshte ne nga intelektualet me te medhenj qe ka kosova e nderon ate eshte i madh
eshte ne nga intelektualet me te medhenj qe ka kosova e nderon ate eshte i madh
RExhep Qosja eshte nje nga shkrimtaret e medhjenj qe ka KOsova. INtelektual eshte vetem ne fushen e letersise. Ne politike, Qosja ka deshtuar sikur deshtoi KOmunizmi. Eshte politikan i paafte, ende i idealizuar ne Komunizem. Eshte mire qe njerez sikur ai nuk merren me politke. Bota eshte me e qete dhe me e sigurte kur e dijme se Qosja nuk eshte i inkuadruar ne jeten politike. Eshte mire qe edhe ate ta dergojme ne France, e le te shkruan atje.
Hajt shnet
Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone
Ne France do te kete mundesine e fitimit te votae te kuqe... me mire ta dergojme ne Indi... ose ne Thailand... e atje te thurr hymne te tera...
StarCraft
Nje fjale e urte: zalli rrin ne vend te vet, e uji tretet ne det!
Njekeso 'beteje' qe qenka bere ketu, sikur te ishte bere ne praktike vertet, me armiqet e kombit tone shqiptar, mesiguri, do te formohej ne faqen tjeter te ardhshme te kesaj theme - Shqiperia Etnike (pikeperpike)! Po cka te bejme, kur 'luftetaret' qenkan krejt shqiptare (ku me dijte, njezot e di edhe kush per kend luftoi kaq ashper dhe kujt i sherbeu me keto shkrime)!!!
Vertet, Rexhep Qosja eshte njeri i madh, kur qenka bere heroi kryesor i kesaj drame 'fantome' kaq shume faqe dhe vertet, ketu mund te dallohen lehte, aktoret (me falni 'luftetaret', qe ne emer te Qoses, e paskan futur tere imazhin e kombit, kurse ne emer te demokracise - tere arsenalin 'luftarak' te nxitur me hosten
nga prapa (jepi djale - propagande - shpirt i 'bisnesit'), sa kosovrari, e xhingilskani...po e mendojkan nje gjenerate te fikur e te zhdukur. Te vehet e gjithe politika shqiptare, perballe nje shkrimtari si Qosja, eshte per te ardhur keq, sepse e gjithe politika eshte e humbur, para qofte nje vepre letrare me vlera kombetare, sepse politika eshte uji, qe derdhet edhe ne det te huaj dhe letersia eshte zalli i cili rrin gjithmone ne vend te vet si frymezim jetedhenes i gjeneratave! I pacin veten ne qafe, te gjithe ata qe jane mashet e politikes dhe rrofshin te gjithe ata qe mbrojne me fakte nje nder shkrimtaret me te medhenj te kombit shqiptar!
Te behet Qosja pika qendrore e gjithe fatkeqesise se politikes shqiptare, thuase ishte ndonje mbret a perandor, apo ndonje kryetar shteti, qe na paska bere deme aq te medha kombetare (apo nuk na qenka inkuadruar) per disa dekada per nje paaftesi politike te rastit - jo qe ia ule prestigjin atij si personalitet, por vetiu ia ngrite dhe ia shfajeson edhe ato gabime politike (per te cilat ai ka menduar krejt ndryshe, nga sa u zhvillua ngjarja kombetare ne praktike)!
Ajo qe e shtyen secilin nerv shqiptar te reagoje drejte e me fakte te gjalla, eshte nje analize shume e shkurt e qellimit te kesaj theme per Qosjen! Ne fillim lindet pyetja: kush e paska ende ate frige aq te madhe, qe Qosja ende na qenka ndonje opozite aqe e forte politike (kur po shihet se ai deshtoi ne politike)? Prej nga vie ky vner aqe i lekundshem per nje shqiptar e posaqerisht per nje shkrimtar te madh? Cka do te kishin shkruar a folur dicka tjeter te keqe edhe armiqet me te egjer te kombit tone shqiptar - kundrejte nje personaliteti sic eshte Qosja? Cilat fjale do te kishin thene tjeter edhe shovenistet me te terbuar te kombit?
Tash le ta gjeje secili diskutues vetveten se ku e ka vendin!
Ketu une shohe tre faktore ne kete theme: a) nje faktor i nxitur
(ndoshta nga mllefi - pse Qosja t'i bente ato gabime politike, kur ka mundur t'i bente veprime serioze politike si baba i kombit) dhe
ne emer te tri forcave politike (prej te cilave shihet se kush ushqehet majme), duke menduar se duke e ulur personalitetin e Qosjes si politikan, do ta ule edhe prestigjin e tij si shkrimtar e veprimtar i ceshtjes kombetare dhe b) nje faktor, i cili eshte krejt i paanshem, qe ben thirrje, tek gjenerata (pjesetare e ketij forumi), qe pa Qosjen, shqiptari i ri i sotem dhe i ardhshem, nuk dote formonte konceptin kombetar pa veprimtarine letrare e publicistike te Rexhep Qosjes (me dhimbset shume Shen Albani, qe ka hasur ne keso kurthash patetike te qellimta caktimisht). Dhe faktori i trete c) do te thoja eshte lexuesi i 2000 i ketij forumi
si i ri, se cka e kah do te anoje - apo do te bie ne pesimizem aqe te madh sa te nevrikoset se c'po behet me kete popull, kush po i bie lodres e kush po kendon kenge kumti te kobshme per kete popull edhe ketu para botes?!!!
Nuk e dij a mendon dikush, se cfare mund te mesoi rinia shqiptare nga kjo theme? Kush mund te pervehtesoje e kush mund te pesoje? Une mendoj se do te pesoje, pikerisht klani i masheve politike tok me nje pjese te perbuzur te rinise lexuese ketu dhe do te perfitoje (armiku qe vezhgon kete forum) dhe do te mbetet shkrimtari ne vendin e tij qe i takon si mesues i popullit!
Po dikujt iu ka bere mendja top, se me cdo kusht duhet injoruar Rexhep QosjaPo venia gishtin kokes: cila rryme politike mund ta injoroi e ta zhduki nga ardhmeria nje veprimtari letrare e publicistike, eseistike e dramaturgjike, prej mbi 20 veprash letrare
te cilat jane gjithmone ne sherbim te kombit e kultures shqiptare?
A nuk mendoni se politika eshte uji e vepra letrare kombetare eshte zalli qe rron gjithmone ne mendjen e popullit? Ani edhe me anonime se shkruajne te fshehur pas therrethane!!!
A mendon dikush se e ka degraduar politika ndonje shkrimtar te madh te ndonje populli te botes derisot? Jo kurre dhe kurre me - Korb - i Edgar Allan Poes! Shikoni si kane mbetur te gjitha politikat e popujve te botes - humoreska e donkishotizma koherash, para veprave letrare te shkrimtareve te medhenj?
A thua krejt Qosja na paska qene strumbullari i fatkeqesise se politikes shqptare? Merre edhe deri tek libri i tij i fundit, kur ai i quan - qen e kudra te gjithe ata qe dolen ta presin 'ardhjen e Skenderbeut ne Prishtine' - qe i quan te gjitha ata qe deridje perbuzen Luften Clirimtare, gjakun e deshmoreve te lirise, ata qe kur Drenica skuqej me gjakun e foshnjeve e pleqeve, ne kafenete e Prishtines 40 km preheshin ne ahengje bareve e kafeneve, e pllazheve te Ulqinit... Si nuk mund ta kuptoje nje intelektual, se kujt i thote Qosja (qen e kudra)?
Politizimi i rinise sone dhe loja qe po behet me te ne emer te dogmave politike - jovetem qe do t'i kushtoj shtrenjte ketij forumi
por, do te krijoje ftofje sporadike gradualisht tek rinia jone! Si mund ta lejoje vetveten nje i ri, te manipulohet sot politikisht edhe ne emer te Shqiperise se Bashkuar, ne emer te unitetit kombetar, ne emer te kultures kombetare - ne vend qe te mesoje
abecene e vetedijes kombetare kur i mungon...?
Ceshtja ekziston me thelle, nga sa mendon dikush lidhur me kete theme: nuk eshte epiqendra e botes shqiptare Rexhep Qosja
por nje ideologji e ulte, qe me manipulime politike, po vepron mbi rinine shqiptare duke e degjeneruar, ne vend qe ta mesoje dhe edukoje, ta arsimoje e ta ngriti ne nivel te rinive tjera te kombeve... Cka meson rinia jone nga ky forum? Politike apo kulture e vetedije kombetare?
Prekni secili ne mendje, kujt i sherbej une me keto shkrime?
A ende nuk e kuptojne disa se politika eshte e vdekshme perjete
dhe jeshkurter dhe artet jane te pavdekshme? A nuk po kuptoni ende se politika eshte uji qe derdhet e tretet shpejt dhe artet e kultura kombetare eshte zalli qe rrin ne vend te vet gjithmonshem?
Cilit sistem i sherbyen dhe i sherbejne veprat e nje shkrimtari si Qosja? Per kend shkroi Qosja? Kush jane: thema, ideja, kompozicioni dhe roli historiografik edhe vet protagonistet e veprave te Qosjes? Kend e lufton dhe kend e admiron Qosja si shkrimtar? E tash, kur bie dikush ne kurthe, mund te thote, se 'jo Qosja si shkrimtar, por si politikan... A ende mendoni se nuk po kuptoheni edhe nga qielli? Kush mund ta theje idealin e shkrimtarit? - Politika? Jo, kurre! Vetem e ben edhe me te qendrueshm e me te forte!!!
Qosja ka dy opinione: opinioni i lexuesve te gjithmonshem te vepres se tij dhe opinioni i manipuluar politik, nga faktore te brendshem e te jashtem, qe te pengohet bashkimi i kombit!
Lum per lexuesit e vepres letrare dhe mjere per mashet politike!
Per ate qe ben pune fjala!
Ilirian , ke fol shum bukur.
Pra ju thoni se Qosja ka vlera si Letrar e jo si politikan.
Por edhe ketu kerkush nuk asht kunder rendesise se veprave letrare te Qoses.
Qosja u ba personalitet i diskutueshem ne politike kur ne kohen e Berishes ndermori ose ju bashkue nji inisiative per "unitetin kombetar" dhe ne kete inisiative per unitet ju bashkua grupit te Idajet Beqirit, ish kryetar i nji partie te quajtur parti e unitetit Kombetar.
Perse u be i diskutueshem kjo levizje e Qoses dhe shokeve te tije ne Shqiperi e Kosove?
Arsye ishte sepse ne kete inisiative (nisme) liheshin menjane dy figura qe ne ate kohe perfaqsonin jo pak por shumicen e Kombit ne Kosove dhe Shqiperi.
Pra nisma e R. Qose- I. Beqirit injoronte Rugoven ne Kosove dhe Berishen ne Shqiperi.
Kjo dukej qarte sepse shoket e Qoses ne Kosove ishin anti-rugoviste te njohur dhe shoket e tije ne Shqiperi ishin anti-Berishe te njohur si psh Beqiri me shoke.
Pra dukej qe nuk ishte fjala per te krijuar nji front uniteti kombetar por nji front partiak kunder LDK ne Kosove dhe PD ne SHqiperi..pra dukej qarte se ishte fjala per nji front stalinist e aspak kombetar.
Atdhetari i mire hap dyert per te gjithe per hir te Unitetit e ne nismen e Qose-Beqirit nuk u hap asnji dere por u gozhduan dyert.
Fronti Qose-Beqiri u vu ne Sherbim te sabotimit te institucioneve per te cilat kishte votuar populli Kosoves dhe ne Shqiperi kunder Qeverisjes se ligjeruar me votimet e vitit 1992.
Por megjithate Qosja u keshillua nga atdhetaret si ne Kosove e Shqiperi qe ti largohej kesaj rryme anti-institucionale sepse keshilltaret ishin dashamire te Qoses-shkrimtare dhe njihnin mire Idajet Beqirat aventuriere.
Qosja ju pergjigj keshilltareve te sinqerte me arrogance te llojit "qosja" e cila shkelqen dhe ne kete pamfletin e fundit te "qenve e kudrave" qe presin Skenderbeun.
Qosja pra jo vetem nuk reflektoj por me kokfortesi vazhdoj rrugen e nisur e cila e coj nji dite Qosen ne nji llogore (front) me Rrugacet e Vlores e Beratit qe ishin kampione te trafiqeve te ndyra dhe qe te nxitur nga ish sekretaret e PPSH-se dogjen institucionet e Shtetit Shqiptar ne 1997.
Besoj i din ti Iliriani i Qoses ditet e solidarizimit te Qoses me lahperat e tre gishtrinjve te drejtuar nga Gjinushi, Neritan Ceka etj ne Vlore.
Ja nji fakt i dale keto dite ne Parlament ne rastin kur po kontrollohet Shiku i Klosit e ku del qarte se ne cfar ujrash ishte futur Qose shkrimtari e se kush ishin miqte e tije ne Shqiperi.
Qe te kuptosh kte shkrimin me poshte po te kujtoj se Idajet Beqiri ishte njeriu qe udhehoqi turmat e lahpereve ne nji miting ne mbeshtetje te Kosoves qe behej ne Fier e qe organizohej nga Shoqata Kosova e ku lahperet e Beqirit jo vetem thirren.."Posht Kosova" e "Posht Rugova" por goditen me plumba pjesmarresit ne Mitingun pro-Kosove.
Lexo ti e te tjere ketu me poshte..
-------------------
""SHIK mė urdhėroi tė destabilizoja Fierin"
Ish-drejtori i Policisė sė Prefekturės sė Fierit deklaroi dje nė Komisionin Hetimor pėr Klosin se ishte urdhėruar nga ministrat Islami e Neritan Ceka, tė cilėt kishin informacione nga Klosi, qė tė ndėrhynte me forcė nė disa lagje kosovare tė Fierit
Shėrbimi Informativ Shtetėror ėshtė angazhuar nė destabilizimin e Fierit si dhe nė vrasjen e Bujar Sulit, deklaroi dje para anėtarėve tė Komisionit parlamentar pėr Hetimin e veprimtarisė sė SHISH, ish-shefi i Komisariatit tė Fierit, Astrit Mehja. Koloneli erdhi me dėshirėn e tij pėr tė dėshmuar nė komision, pas dėshmisė sė kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, ditė mė parė nė tė njėjtin komision, rreth pėrfshirjes sė SHIK-ut nė raprezalje ndaj disa fiseve kosovare tė Fierit si dhe pėr strategjinė e kėtij shėrbimi pėr tė provokuar njė situatė destabilizimi nė tė gjithė vendin. Kolonel Mehja konfirmoi pėrfshirjen e shėrbimeve sekrete nė kėtė strategji antiligjore, duke e shtrirė rrethin e akuzės jo vetėm tek drejtues tė SHISH-it, por edhe tek drejtues tė lartė tė qeverisė shqiptare. "Edhe pse situata ishte e qetė, ministri Ceka mė urdhėroi tė bėj kontroll nė zona tė caktuara ku jetonin kosovarėt, nė mesnatė", komentoi Astrit Mehja njė takim tė tij me ministrin e Rendit, menjėherė sapo i ishte dhėnė njė urdhėr pėr tė filluar njė operacion spastrimesh nė lagjet kosovare tė Fierit. "Unė nuk ndėrhyra, sepse urdhėri ishte i paligjshėm. Njoftova zėvendėskryeministrin Kastriot Islami se SHIK mė kėrkon tė djeg Fierin", deklaroi Mehja, por edhe ai, si Ceka, i deklaruan se pėr trazirat e pritshme kishin informacione tė sigurta". Mė pas ndodhi vrasja e Bujar Sulit si dhe e 2 policėve tė komisariatit tė policisė, deklaroi Mehja, prandaj unė paraqita dorėheqjen, megjithatė edhe mė vonė gjendja nė Fier vijoi e qetė, duke treguar se informacionet nuk kishin baza reale e se gjithēka ishte pjesė e njė skenari pėr tė destabilizuar Fierin, menjėherė pas destabilizimit sipas tė njėjtės metodė tė qytetit tė Shkodrės. Radiograma qė i vjen Mehjes nga Ministria e Rendit lidhur me represionin e urdhėruar nė disa lagje kosovare tė Fierit, u administrua si provė nga Komisioni parlamentar Hetimor dhe pritet tė kontribuojė sė tepėrmi nė sqarimin e rolit qė ka luajtur shėrbimi sekret nė provokimin e "kryengritjes sė armatosur" si dhe nė vrasjen e liderit demokrat Azem Hajdari.
Mehja: Klosi vepron pėr llogari tė UDB-sė
Kolonel Astrit Mehja sulmoi ashpėr dje ish-drejtorin e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Fatos Klosi, si dhe disa segmente besnike tė tij nė SHISH. Sapo mbaroi dėshminė e tij pėr implikimin e shėrbimit sekret nė vrasjen e Bujar Sulit si dhe nė skenarėt pėr destabilizimin e Fierit, nė njė deklarim pėr mediat, ai e vlerėsoi kėtė implikim si pjesė e angazhimit pėr llogari tė shėrbimit sekret serb. "Milosheviēi, nė vitin 1998, ishte mjaft i interesuar qė tė kishte njė Shqipėri tė destabilizuar, prandaj organizoi agjentėt e vet nė SHISH pėr tė provokuar trazira tė tilla. Unė kam shumė respekt pėr njė pjesė tė madhe tė oficerėve e drejtuesve tė SHISH-it, deklaroi Mehja nė tė njėjtin deklarim publik, por njė pjesė e strukturave tė Shėrbimit Informativ Shtetėror u angazhuan gjatė vitit 1998 si dhe gjatė krizės sė Kosovės nė aktivitete destabilizuese pėr llogari tė UDB-sė". I pyetur nga gazetarėt nėse nė kėto struktura bėnte pjesė edhe ish-drejtori i SHISH-it, Fatos Klosi, ish-drejtori i Policisė sė Prefekturės sė Fierit u pėrgjigj shkurt "po". "
-------------
E di cjane keta "kosovaret" e Fierit?
Jane simpatizante te Rugoves e Berishes qe nuk lejuan bandat me tre gishta te Vlores se Gjinushit e Cekes te djegin Tiranen me 1997. Kjo detyroj shtabin e Rebeleve qe te gjejne lahpere ne fshatrat rreth Tiranes e Durresit.
Kur Ceka u be minister i policise beri hakmarrje mbi antaret e Shoqates Kosova te Fierit per te cilat sot mbas 7 vitesh deshmon dhe Astrit Mehja.
Prandaj sot Klosi , Ceka , Gjinushi, Braho, Mejdani e Co jane bashk.
Prandaj Qosja nuk desh zgjedhjen e Moisiut por kerkoj ri-zgjedhjen e Mejdanit.
Etj etj..lidhini vet kto gjera.
ZOTI KOSOVAR KUJDES KUR SHKRUAN SE NA I NXORE KRIMINEL FARE AKADEMIKUN E SHQUAR TE KOSOVES DHE TE KOMBIT SHQIPETAR REXHEP QOSEN . TI TE GJITHE FIGURAT E KOMBIT SHQIPETAR PO NA I QUAN KRIMINEL ARMIQ TE SHITUR ETJ ETJ ATHERE UNE PO TE THEM SHKO TI DHE DREJTOJE SHQIPERINE DHE KOSOVEN SE NUK PASKA ME FIGURA KOMBI QE TI DREJTOJE SE KANE IKUR NE AMERIK.
nuk ka rendesi
Elite Kombetare jane ata njerez qe me punen dhe perkushtimin e tyre per TE MIREN E KOMBIT, arrijne qe te frymezojne brezat e rinj te shqiptareve.
Une tek figura e Rrexhep Qoses nuk shoh asnje pike frymezimi kombetare, pasi Rrexhep Qosja cdo gje qe e ka bere deri me sot nuk e ka bere per kombin, por per vete Rrexhep Qosen. Kjo eshte edhe arsyeja qe populli i Kosoves e largoi ate nga skena e re politike ne Kosove, duke i dhene shume pak mbeshtetje me vota.
Rrexhep Qosja ngelet nje intelektual i afirmuar shqiptar, por kursesi ai nuk ka se si te jete elite. Njerezit qe nuk kane rimors per veprimet e tyre ne dem te kombit dhe popullit shqiptar jane sa cinike edhe shpirtzinj.
"Autokratet" kane krijuar disa here fale per gabimet e tyre perpara popullit shqiptar, por Rrexhep Qosja ende nuk e ka bere nje gje te tille.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Albo
gjeniu nuk ka kurre sukses ne politike, sa mund te kete politikani. Per te pasur Qosja respekt duhej kombi te kishte nje pergaditje me te madhe arsimore. Fakti eshte se Qosja eshte votuar kryesisht prej njerzve me shkollim te larte, mirepo kombe ku ka me shume intelektual se sa te tjere, nuk ekzistojne. Asnje shkrimtar nuk ka sukses ne politike, ( mund te kete nje perjashtim te vogel ), sepse shkrimtari i takon cilesise e cila eshte pakice, apo elites.
Politikani flet ate qe deshiron ta degjoje populli, shkrimatri flet ashtu si eshte dhe si mund te behej dhe cfare sakrifca duhet te beje kombi. Shkrimatri nuk shikon interesin e vet ne politike, ai mundet edhe pa politiken, por politikani pa politiken eshte askush!
Shkrimatri eshte nje lloj termometri i kombit dhe jashtkohor, politikani varet nga populli dhe kur humb votat e urren edhe kombin e vete qe nuk i mundeson jete te rehatshme.
Qosja nukj ka punuar per veten, por per kombin, qe nga fillimi!
Qosja eshte dinjitetit dhe ndergjegja shqiptare ( jasht kufijeve ) sic eshet Kadare , brenda kufijve. Mirepo meqenese jane njerez, mund edhe te kene gabuar, por vepra e tyre mbulon gabimet. Raste te tilla kemi sa te duash ne histori dhe letersi!
Alban, lexon ti qe perdit vet-vdesin me helmin fotoksine njerez te moshave te reja ne Shqiperi.
Kjo tregon qe nuk ka qeverisje te mire.
Populli nuk del ne revolucion.
Pse nuk del ?
Jo se eshte i lumtur por sepse Saliu ne opozite nuk e nxit popullin ne revolucion.
E ne 97-ten popullin e nxiten ne revolucion.
Dhe Qosja e di mire qe e nxiten sepse dhe vet shqetsohet ai aty me lart se mos nuk realizohet qellimi i pergatitesve te revolucionit dhe ben alarm qe pse diplomatet e asaj kohe rregullonin punet me Turq ose francez e nuk e linin te rezohej kokposhte Doktori tropojan per hater te hajdutve te Lushnjes e Vlores me te cilet Qosja ish bere Shok..
Avokatia qe ben Qosja rebelve ne lidhje me "Mos-rezikun greko-serb" te integritetit tone do ngelet ne histori si nje faqja e zeze se deri ku mund te shkoje nji akademik Lej-fenist per te treguar Servilizem nda partise qe adhuron, pra PPSH_se.
Ai pa pik turpi permbys filozofine kombetare e me demagogji te shplare ala-zp e Koha jone hedh slogane per te mbrojtur zan Caushet e Vlores e Beratit qe i vinin zjarrin shtetit.
Ku eshte profecia e Qoses qe aty me lart thote se Saliu eshte i korruptuar dhe se koha do dokumentoje korrupsionin e tije.
Kane 7 vjet shoket e Qoses ne Pushtet dhe nuk i gjeten Saliut korrupsion te dokumentuar e perkundrazi ne radhet e Liderve Roze, te cilve Qosja u sherben me zell prej Cakalli, dalin perdite Hajdute te ndyre miljardash..
Lista e hajdutve roze eshte pafund dhe Qosen asnjihere nuk e shqetsuan fenomenet e Vjedhjes e trafiqeve ne keto vite.
Pse?
Sepse Ata jane te Qoses dhe Qosja nuk "shikon mire nga Syte" kur poshtersia ka autore shoket e Qoses.
Sa per votat qe Qoses ja japin te kulturuarit e Kosoves une nuk e besoj.
Qosja nuk gezon me autoritet ne Kosove.
Qosja ka vetem nji vend ku e duan.
Ate e duan ne restorantet e Skeles se Vlores ku gezojne frytet e revolucionit te "vonuar" lideret (sot miliardere) e Komitetit te "shpetimit" ose shkaterrimit.
Mafia e Vlores eshte ajo qe nuk e harron Qosen dhe kontri-m-utin e tije ne ardhjen ne Pushtet te trafikanteve skafiste te droges e prostitucionit.
Felliqsite qe Qosja nxjerr nga penda e tije me rastin e ardhjes se Skenderbeut ne Prishtine perbejne kulmin e anti- kombetarizmit.. te anti-konstruktivitetit e te egoizmit inatcor primitiv.
Qosja urren intelektualet e ndershem si ne Prishtine ashtu dhe ne Tirane dhe kenaqet kur ndonjerin nga ata e vret plumbi i ndonji Sali Veseli a Jaho Salihi.
Ne lidhje me studimet e Qoses.
Qosja kapi penden per te zbukuruar letersine e Realizmit Socialist ne Shqiperi dhe u mundua ti beje nji lyerje te re kesaj Filozofije ose letersie ne sherbim te Tiranes zyrtare te para 90-tes.
Ne rregull asgje te keqe deri ketu.
Ne kohen kur vershuan ne Shqiperi Librat e Qoses ne vitet 80 me studime per Nasi Lerat e Vath Koreshat apo Shyteriqat e Agollat, publiku Shqiptar nuk ish i interesuar te dinte akoma se cka ka mbetur pa u thene mė ne "thesaret" e letersise realiste socialiste..
Studimet e tije ishin si nje artikull sportiv mbi nje ndeshje futbolli te perfunduar..qe i dihet rezultati dhe qe eshte pare dhe ne televizor.
Ardhja e librave te Qoses ne Shqiperi me filozofime te reja "pseudo-mesiane" mbi ate cka populli Shqiptar e lexonte perdite ne gazeten Drita ose Zp..ishte si nje xhaket e kthyer mbrapsht..e qepur me fije tjera por qe ishte e njejta xhakete..pra PPSH dhe propoganda e saje..
Kjo demagogji ndersa ishte destruktive per Rinine Kosovare ishte bajate e pa vlere per ate te Shqiperise..
Ajo qe lexuesi i mire shqiptar i Shqiperise kerkonte ato vite ishte dalja e nji zeri te guximshem per thene dicka per ate pjese te thesarit kulturor qe ishte fshehur, ndaluar ose shpifur gjate 40 viteve stalinizem.
Ishte e natyrshme qe ky ze te vinte nga Kosova sepse intelektuali Kosovar nuk varej nga Rajoni policise nr 3 i tiranes e as nga rrogat e Lenka Cukos e Ramiz Alise e as nga dosja e biografise ne sirtaret e Mihal Bishave dhe as trembej Spacit e Burrelit..
Pritej ky ze i ri nga Kosova per te folur per ate qe nuk guxonin te flisnin ata te Shqiperise kooperativiste edhe sepse, intelektuali Kosoves kishte nji mundesi, te lexonte libra nga Parisi nga Londra apo Vatikani etj .. gje qe ish e ndaluar per shkrimtaret e studiuesit e Koopratives se tipit te larte Shqiperi.
Fishta ishte ne ato vite nji fantazem qe nuk guxonin tja permendnin emrin.
Te drejten per te permendur Fishten, natyrisht per keq, e kishin vetem Enveri dhe ndonji i urdheruar prej tije.
Pikerisht ne lidhje me Fishten, Qosja "la ne fuqi" ne librat e tije vulen e PPSH-se..pra Fishta "nji reaksionar i keq".
Kjo la shije te hidhur te lexuesit e asaj kohe.
Pamvaresisht se vite me vone Qosja beri nji liber ku e quan Fishten, Homeri Shqiptar..por kjo nuk piu uje sepse ish e vonuar si vleresim, ish si Komerdarja qe i jepet nji lundertari mbasi ka dale ne breg.
E kur lundertari ose lexuesi shqiptar kish nevoje nji "komerdare" ose etiketim ndryshe per Fishten, akademiku i Kosoves i dha ate qe i kish dhene Enveri gjate 40 viteve.
Dalim tek Naim Frasheri ..
Edhe per Naimin Qosja nuk solli asgje te re.
Naimi per PPSH-ne ishte nji objekt i lejuar.
Ai permendej kudo e lavderohej dhe nga vete Enveri.
Pra populli ne Shqiperi e njihte Naimin e ate Naim qe PPSH ja kish lejuar popullit po ate Naim ja ktheu dhe Qosja publikut Shqiptar te Shqiperise .. vetem se ne nji liber me te trashe ne Flete e me leter me cilesore.
Por a ishte krejt Naimi ne "Naimiaden" e Qose -Shyteriqve?
Jo..dicka nga Naimi i fshihej popullit.
Ajo cka ish e Naimit dhe qe PPSH nuk ja jepte popullit ishte pikerisht Familja e Naimit..trashegimtaret e Naimit dhe konkretisht MID_HATI.
Pra nipi i Naimit, i madhi Mid-hat Frasheri, qe ish rritur ne frymen direkte te Naimit, nen mesimet e driten e perditshme te Naimit, qe kish prekur doren e Naimit e kish qene te koka a Naimit deri ne pragun e vdekjes dhe qe me jeten e tije e lartesoi emrin e xhaxhait te tije..ju fshef .popullit ...ju mohua vepra e u shpif per te ne 50 vite stalinizem.
Pse?
Sqarojme me poshte..
Pra vazhduesi i vepres se Naimit ..Mid-hati mungonte ne "paketen Naim" te PPSH-se.
Qosja vazhdoj dhe ai ti jape popullit te Shqiperise te njejtin NAIM..Naimin e pa-plote te PPSH.se..
Por kush ishte ne fakt popullarizuesi dhe ndricuesi i vepres se Naimit?
Natyrisht per mesuesit e fillores ne Kosove dhe nxenesit e tyre ishte shtepia Rilindja e Kosoves..qe kishte pasquruar Naimin.
Natyrisht ne kushtet e Kosoves ku kombetarizmi i Naimit ishte nen luspen e censures serbe ishte merite dhe aq sa u dha per Naimin.
Ne Shqiperi ishte ndryshe..Naimi si atdhe-dashes ishte i lejuar dhe ardhja e Qoses me kte lloj Naimi nuk ishte zbulim por perseritje e Shyteriqit dhe e te tjereve..
Pra Qosja nuk dilte asnji pik e presje jasht kornizes se PPSH-se per Naimin.
Ajo qe mungonte ne ate kohe per Naimin ishte MID-Hati si rilindas e vazhdues i Rilindjes se xhaxhallarve te tije qe per fat te keq perfundoi ne refugjat rrugve te botes..si dhe studiuesi i pare serioz dhe i plote i Naimit..profesori ne ekzil..Namik Resuli i cili e kish popullarizuar Naimin qe ne vitet 30-te..kur Qosja ishte bebe dhe Shyteriqi nxenes shkolle.
Keto dy "Frasher-ista" te medhenj ishin mohuar nga PPSH dhe ne se dikush do merrej me "Malin" Naim per te thene dicka te re duhej pikerisht te merrej me Mid-hatin dhe Namikun.
Mirpo as brenda dhe as jashte nuk u morr kush me kta te dy..
Ata brenda Shqiperise sepse nuk guxonin..dhe ky, Qosja jashte, sepse ish vullnetarisht ne Sherbim te PPSH-se.
Pse ruhej PPSH- nga MiD-hati?
Sepse ne se populli do te mesonte kush eshte Mid-Hati do rrezohej nji keshtjelle dhe pikerisht Keshtjella e pseudo-kombetarizmit te PPSH-se.
Pse rrezohej kjo Keshtjelle kartoni?
Sepse llogjika e shendoshe nuk do te mund te pranonte qe PPSH e do Naimin dhe Kombin kur vete nipi dhe biri i madh i Frashellijve eshte i debuar rrugve te botes..
Sepse do te lindnin pyetjet.. cfare qenka kjo Kala qe ska vend per birin e Abdyl Frasherit e nga ana tjetr pretendon se e do shume Naimin me shoke..
Pra Naimi ishte objekt politik me rendesi i PPSH-se dhe per ate folej me direktive..
Pra grini sallate per Qirinjte e qengjat e Naimit por saken gjys fjale per Nipin..Mid-hadin..
Kjo ishte POROSIA e MADHE nga e cila mori POROSI dhe Qosja kur shkroi POROSINE.
Pse i trembej PPSH.. Mid -Hadit?
Sepse MID-Hadi formoj ne Manastir Alfabetin e Shqipes bashk me Fishten..sepse formoi Shtetin me Ismail Qemalin...sepse Mid-Hadi ishte per Bashkim Trojesh ne vitet 40-te..dhe shpalli "dekalogun".. sepse Mid-hadi ishte per Pluralizem e politike europiane mbas lufte jo vllavrasese e staliniane.
E nese do ndricohej figura e Mid-hatit binte maska "patriotike" Ppsh-se.
Sepse njerzit do te thoshin..si ka mundesi Shqiperia e Enverit ka vend per hajdut xhepash e Trenash e Shpijash..per rrugace e injorante deri ne Byro e per zezak te afrikes e kinez te kim il sungut e pol potista te azise e spaska pas vend qe te jetoj ne te Mid-Hati i Abdyl Frasherit te madh..
Po te ndricohej figura e vepra prej 50 vitesh pune e palodhur e Mithatit dhe pikpamjet e tije per atdhuen i vihej pikpyetje Diktatures staliniste si gjoja e vetmja rruge e nevojshme per kete qerrata popull.
Pra ne se do te ish Kok e madhe Qosja, kete ane te Frasherllinjve duhej te kapte e ta ndriconte ne pozitat e te qenit "jashte gardhit" te PPSH-se dhe me kete do te kontribonte 10 vjet me heret per demokratizimin e Shqiperise.
Tani..a kishte detyrime Qosja qe te ishte tribuni i demokratizimit te Shqiperise?
Jo..aspak kjo eshte ceshtje vullnetare dhe kjo detyre ish ne radhe te pare e vet akademikve te Tiranes..
Qosja ishte i respektuar gjithsesi edhe per aq NAIM qe i dha Shqiptareve te tej ngopur me Naim..dhe njerzit ne Shqiperi ishin te kenaqur me Qosen ashtu si nji mama kenaqet kur vajza e saje 6 vjece mundohet te beje peta byreku..sepse mjafton deshira e mire ne kte mes..
Por per lexuesin e etur Shqiptar Qosja mbeti perserites interesant i Shyteriqve..koco Bihikve e Razo brahimave e compani..e jo nji Havel apo Sollxhenicin..
Ne Kosove ai ka vlera persa u perket studimeve letrare por si Ai atje ka me dhjetra..
Ne Prishtine Qosja ishte nji koder mes kodrave te tjera..
Me aktivizimin e tije ne Revolucionin e fundit bolshevik ne Europe ..ate te Rebelizmit te 97-es ai humbi dhe ata te pakte dashamir te sinqerte qe kishte ne Lexuesin Shqiptar..
Ai humbi lexuesin e ndershem..vertete por fitoj dhe njihere besimin e lekundur te Shokve te Vjeter te Parise e te akademikve-Bllokmene-Staliniste..
E mire ... le te lulezoje ai ne keto keneta.. e mocale..te pasura me peshq ..e bretkosa..
Ate rruge e zgjodhi vete..
Brari
Ne baze te asaj qe ke shkruar me larte vetem sa deshmon se njohurit tua per Qosen jane njohuri gazetash! Dhe njohuria yte per Qosen eshet njohuri e nje dekade, dhe kjo eshte teper pak! Me dekade mund te flitet per Berishen dhe Rugoven, por jo per Qosen!
shkrimi yt mund TERESISHT te konstetohet, para se te shkruaj ne ate shkrimin tend po te beje nje pyetje: Sa vepra te Qoses i ke lexuar ?
Qosaj nuk mund te veshtrohet me syza partiake, por kombetare!
Ti din per Qosen vetem kur eshte ne pyetje Sali Berisha, per me pare dhe per veprat me te medha se ajo qe ti permend ose nuk din, ose nuk ke deshire t“i permendesh.
Zgjedhjet ne Shqiperi i ka pranuar bota, eshte e kote tani te flitet per ato! PSe perpiqesh te krijosh kulte te reja, kur ne pushtet vjen here njeri, here tjetri dhe pse mendon se elektorati shqiptar duhet te votoje si te pelqen ty ?
Per mua eshte i mire cdo kryetar qe votoni Shqiperia! Duhet respektuar institucionin qe udheheq ai kryetar, pa marre parasysh a eshte ai socilaist apo " demokrat", ndonese te tille nuk kemi akoma! Por kemi njerez qe shtiren si demokrat!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 24-12-2002 mė 20:44
Krijoni Kontakt