Close
Faqja 14 prej 119 FillimFillim ... 412131415162464114 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 1190
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    TE gjithe jeni te mireseardhur per te shprehur mendimet e juaja personale. Ky forum eshte i gjitheanshem. Jeni te mireseardhur qe te shpreheni ne menyre te pjekur pa bere ofendime. Fjala e lire repsektohet..perderisa ajo nuk sulmon dikend me shprehje ofenduese.


    Pershendetje

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ari,

    te falenderoj, por si ke pare me larte kekrohet te mbyllim gojen nese deshirojme te thojme se Qosja nuk urren kombin e vet dhe nese nuk i bashkangjitemiu mendimit te moderatorit kosovar i cili po ben deme te medha.

    Ari te pershendese dhe te falenderoj. Falenderimin e shpreha me nje note me te mire qe meriton nje njeri kur mbrohet e drejta e pergjithshme. Edhe nje here falemnderit qe perkrah mendimin se Cdo njeri mund te shpreh mendimin e vet edhe kur eshte ne pyetje Tradhetari Qose , sic e konsiderojne keta me ne krye nej moderato me emrin Kosoavr.
    Deri sa nje njeri nuk shpallet tardhetar nga nje gjyq , konsidriohet i pafajshem, keshtu e ka zakon demokracia, ne stalinizme e dijme, funksion si ben Kosovari, ne fillim etiketim, pastal likuidim. Etiketimi parapergadit rrugen per likuidim sepse tradhetaret jane te mire per likuidim, kete e dijme te gjithe.....

    Pac shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 07-09-2002 mė 14:49

  3. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Shen Albani, ti ke shkruajtur mbi 30 mesazhe ne nje teme, ku ben mese te qarte qe Rrexhep Qosja eshte figure kombetare. Une mendimin tim e kam shprehur me siper ne 1 mesazh pasi nuk e kam zakon te merrem me replika. Replikat jane per njerezit qe jane ne biznesin e "mbushjes se mendjes", pra propogandisteve.

    Meqenese ju besoni se Rrexhep Qosja eshte "FIGURE KOMBETARE" une po te pyes ty:

    A mund te me japesh nje fakt ose prove qe Qosja ka ndihmuar ceshtjen kombetare?

    A mund te me japesh nje fakt ose prove qe Qosja arriti te organizoje qofte edhe nje tryeze bashkepunimi midis shqiptareve?

    A mund te me japesh nje qendrim, nje fjalim, inisiative te tij ku ai i apeloi unitetit kombetar dhe unitetit politik te faktorit shqiptar ne ballkan?

    Ti bej keto pyetje pasi nuk mendoj si ju, dhe meqenese ju mendoni se Qosja ka me shume vlera se sa vepra e tij letrare, (shkrimtar) atehere te lutem me ndriconi edhe mua qe ti shoh keto.

    Njerezit une nuk i gjykoj nga emrat qe mbajne, por nga veprat.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    te nderuar antare:

    Ketu behet fjale per Akademik Rexhep Qosjen, e jo per Politikanin rexhep Qosja. Se cfare ka bere Qosaje ne jeten politike ne kohen e Luftes apo te para-luftes, ajo eshte dicka irelevante per kete diskutim. Ndoshat Qosja nuk eshte aq Politikan i mire sa qe eshte Shkrimtar. Ndoshta Qosja ka bere disa gabime ne kohen kur ishte aktive ne jeten politike, mirepo ai kete nuk e ka bere per te tradhetuar popullin Shqiptar. NUk besoj se Qosja eshte kaq i pamoralshem. Shkurt, Qosja nuk eshte politikan i afte, mirepo kjo nuk do te thot se ai eshte Tradhetar.

    Qosja eshte dhe do te mbetet nje nder figurat me te spikatura te Letersise Shqiptare.

    gjykoni nga kjo perspketive

    Pershendetje
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    afere xhamise
    Postime
    12
    Rexhep Qosia mori nje publizitet te jashtezakonshem dhe te pamerituare gjate diktatures ne Shqipri,shkoj deri atje sa quhej nga figurate me te medha te kombite,po keshtu ne Kosove ishte i piveligjuari i regjimite.Pase viteve 90te ne Shqipri u mesua kushe ishte vertete Ai.Munde te theme se ai eshte nje nder intelektuaket e njohure te kombite tone sote.
    AI deshtoi totalishte ne politike(sic duket populli kosovare nuk ia fali lidhjet e tije me rregjimin e kaluare ne kosove).ai deshtoi totalishte si kritik politik pas 1997.
    rexhep Qosia ishte dhe mbeti nje marksist_leninist.
    dihet qe ata(marksistet)nuke shohine kombine ne plane te pare, pore ideologjine.
    Sipase mendimite time permasate intelectuale te tije u zmadhuane artificialishte.
    tropojani 28

  6. #136
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ore se po me cuditni:

    Askush nuk po e quan qosen tradhetar ose po kerkon eleminimin tij!

    Lerini keto mashtrime e poshtersira.


    Qosja eshte nje studiues letrar qe nuk ja ka idene per poshtersite komuniste ose eshte aq senil sa te mos kuptoje me asgje.

    Kaq.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Albo,


    mi ke bere tri pyetje dhe une te beje nje kunderpyetje, ketu do ta gjesh pergjigjen qe kerkon nga une:

    Cili shkrimtar beri ate qe ti e kerkon nga Qosja ? PSe ti nuk kerkon veprime jashtletrare nga shkrimtaret tjeter, por kete e deshiron vetem prej Qoses ? Dhe pse mendon se Qosja duhet te sillet sipas deshires tende? Nuk beson se ai ka koke te veten me te cilen mendon, apo te te vihet ne sherbim tendin.

    Nersa kjo pyetje flet per ty :

    "A mund te me japesh nje fakt ose prove qe Qosja ka ndihmuar ceshtjen kombetare?"

    Une nuk po e komentoj fare se bie ne kundershtim me shpirtin e shqiptarit. Me len pershtypjen e nje njeriu ne pubertet i cili akoma nuk ka formuar mendimin per kombin.

    Ti i numron shkrimet e mia per ta treguar te verteten, por nuk i numron shkrimet qe mirren me etiketime. Si duhet ta kutpoje kete ? Se kur shahet Qosja eshte mire ne "Forumin Shqiptar", e kur tregohet e verteta me fakte , atehere konsiderohet propagande per mbushjen e mendjes ???

    Vertete une ty nuk te kuptoj! Ke deshire ketu te bisedohet, ne kete forum, por deshira yte eshte e kufizuar, respektivisht eshte mire kur ketu ngritet te vegjelit dhe rrezohen gjigantet. Une prej teje po kuptoj se ketu eshte mire nese ngritet figurat qe ti dhe kosovari i cmoni si figura kombetare, por nuk ju ha palla se ketu jane edhe qindra apo mijera qe idolet tuaja nuk i kosiderojne asgje me shume se politikan te vdekshem, te rendomte pa asnje veper pas, pos karieres.

    Salo dhe Rugova nuk mund te krahasohen me Qosen dhe Kadaren. Sepse nuk mund te krahasohet kariera me artin, sepse kariera i sherben qellimeve personale, arti eshte si femija i pafaj, universal dhe i vlefshem ne cdo qytetrim, kete po perpiqem une ty ta beje te qarte, por kot, sepse ti kete e konsideron propagande.

    Une te bera ty disa pyetje me pare, por nuk pergjigjesh dhe une kur ti nuk pergjigjesh nuk e konsideroj se ti nuk preferon polemikat, por thjesht se gjendesh i mbeshtetur per muri. Une po riperserise edhe nje here nje pyetje : Cili komb do t“i ishte ndjere krenar me politikanet tane ? Dhe kuhs do te kishte dashur t“i kete. Ne anen tjeter cdo komb do t“ishte krenar me Qosen e Kadaren. Kete dua ta beje te qarte se nje shqiptar, nuk eshte shpirt shqiptari nese njerzit kryesor te kultures shqiptar i urren. Nje shqiptar nuk eshte shqiptar i plote kur ai urren gjysmen e kombit pse voton te majten, apo pse simpatizon te majten. Shpirti shqiptarit duhet te jete mbipartiak, kurre nje parti dhe askund nuk reprezenton tere kombin ! Ti e don vetem te djathten, dpmethene gjysmen e kombit. Une i dua dhe i cmoje te gjithe shqiptaret, dmth. tere kombin. Kemi dallim ne cilesi dhe ne sasi! Dashurine tende ndaj kombit une e konsideroj te pabrumosur dhe te paforme.

    Qosja kur ndihmoi Salon te vije ne pushtet ishte i mire, edhe gazeten e tyre e pagezoi me " Rilindja Demokratike". Atehere Qosen Salo e konsideronte Baba i Kombit. Me Qosen fitonte ai, jo Qosja. Kur Qosja kritikoi Salon i cili kishte nje ndjeshmeri prej komunisti, ky u prek teper shume.
    Kultet nuk guxojne te sulmohen dhe meqenese se Salo e konsideron veten te pagabueshem dhe meqenese Qosja i gjeti gabimet e tij, atehere ne menyre partiake, ne forume partiake, jo kombetare, jo me interes nacional, Salo shpalli Qosen ne menyre partiake tradhetar, sic ben kosovari duke e quajtur Dreq, ti e quajte Urrejtes te kombit.
    Pra vlersimi mbi Qosen tradhetar, urrejtes dhe dreq eshte vlersim dhe ndikim partiak dhe nuk pranohet prej shqiptareve. Ju ketu beni propagande LDK-je dhe PD, une jo. Une perpiqem tua tregoje te verteten dhe te ndikoje ca ne emancipimin tuaj, ne vetedijesimin tuaj sepse kombi nuk mund te duhet sipas interesit partiak, por sipas interesit nacional.


    PS: Deri sa ishte albasoul si forum jam regjistruar nja pese here dhe pas regjistrimit nuk mund te kycesha dhe me beso e pata konsideruar Albasoul si faqe me atdhetare, te paanshme dhe me zemer shqiptare. Kisha deshire te isha pjesetar i nje faqe ku duhet populli jo ne menyre partiake, por ne menyre nacionale. Kisha deshire te kontribuoje edhe une per uljen e tensioni dhe per bashkimin e shqiptareve. Ketu pashe se isha gabuar. NE fakt ti si administartor e don kombin ne menyre selektive dhe ketu mirresh me politik partiake,;ne vendin tend nuk do ta kisha bere dhe nuk do t“i kisha akuzuar figurat kombetare sic ben ti.

    Kisha deshire te punojme ne afrimin e partive,grupeve dhe sekteve. Une nuk cmoj politikanet si njerezit e artit, kete dallim e kam shpjeguar shume here. I pari punon per vete, i dyti per te gjithe. I pari reprezenton partine e vet, i dyti nderon kombin...e keshtu me radhe ....
    PEr ta bere kete te qarte po jap nje shembull: Kur dy vllezer perleshen ne nje shtepi, ajo familje nuk ka rend dhe ekziston nje crregullim i madh. Mospajtimin ne mes dy vllezerve e paguan familja.
    Kur dy parti, dy udheheqes partiak urrehen ne mes vete e paguan populli. Eshte interesi nacional qe duhet t“i detyroje politikanet te kene nje durim ne mes vete sepse kombi ne vend se te mirret me thashethena duhet te mirret me ardherine. E ne partite tona ka inat aziatik e komunist, ka inat femijesh. Keta harrojne interesin nacional dhe mirren me interes personal dhe nuk futen ne parlament, nuk bashkepunojne per te miren e kombit , por tere kohen jane te angazhuar si ta etiketojne, si ta leiminojne dhe si ta anatemojne KUNDERSHTARIN politik , te cilin te ne NUK e konsiderojne Kundershtar, por ARMIK politik. Ky eshte Homines Balacanicus. Primitiv, korrupt, smirak, xheloz, arrogant, i gatshem te perdor dhunen, per interes te vetin prish shtetin, prish kulkturen shqiptare dhe tendos gjendjen ne komb. Keta njerez une nuk dua t“i mbroje.
    Shkrimatri mund te vlersohet gjate jetes, politikani vetem pasi te jete mbuluar me dhe kuptohet se ne interes te kujt punoi! Keta mund te bejne edhe tardheti. Te themi se Rugova nenshkruan mbetjen ne Jugosllavi, cka mbetet pastaj nga ky Rugove dhe si vlersohet roli i tij duke bashkepunuar me Milloshevicin dhe si do te vlersohet embargoja materiale qe i beri UCK-s. Ja pse me poltikan duhet te presim....

    Pra i nderuar Albo te punojme per ty pajtuar keta dy vllezer, per t“ia fruar, por mos te vazhdojme krijimin e hendekut, seps eky nuk eshte ne harmoni me ate qe ti deklaron ne shume vende!

    Kosovari te cilin ti e mbron pse e ke moderator, ka vite qe mirret me krijimin e hendekut mes fakotreve shqiptar. Ai shkruan edhe dikund tjeter dhe mirret me percarjen e shqiptareve. Ai shkruan ne menyre hipotetike dhe ju i besoni atij sic i besoi Salo Berisha Galicave, piramidave. Dhe ju kur te vereni se kush ishte, priamidat do te rrezohen, sepse ju po ju pelqejne komplimentet dhe jo e verteta. Kosovari nuk eshte moderator, ai eshte Tellal dhe propagandues i thjeshte.
    Detyre e tij eshte te mbaje te tendosur raportet ne mes UCK- dhe LDK, jo t“i pajtoje, por mundesisht ta nxeje temperaturen deri ne vellavrasje. Ky komb ka nevoje per tone tjera, tone bashkepunimi, tone faljeje dhe kompromisi. Kjo eshte gjuha e ardhmerise e jo gjuha e kosovarit, per te cilin do te shkruaj nje here tjeterme shume. Dje mora disa Email per te dhe me gjere...Une kerkoj prej tij per here te fundit ta fshije neshkrimin e vet, sic ma fshiu timin Redi, sepse pastaj do te dalin gjera per te cilat kosovari do te deshprohet teper keq ....

    Redi me keshillon te mos mirrem me autorin e shkrimit, por me shkrimin. Shkrimi ofendon Qosen dhe ofenduesi duhet te cmohet. Atehere per te folur per Kosovarin unde duhet te hapi nje topik per te me emrin dhe mbiermin e tij, qe dje e mesova. Nuk eshte qellimi im ky, nuk jam ketu per ta ndeze atmosferen ne mes nesh, por per ta luftuar ate, e ajo lufothet me fakte...kaq per sot!

    NE pyetjen tende se cka i ndihmoi Qosja ceshtjes kombetare te them kete:
    Qosja ndikoi qe ne Kosoves t“i hapen syte njerzve dhe LDK nga 99 % ra dikund ne 50 %. Kjo eshte teper me vlere per demokracine. Demokracia nuk eshte sistem njepartiak. E ne Shqiperi cka ndikoi ? Perkrahu forcat antimafioze dhe perhrahu rrezimine Berishes i cili shiste benzine serbeve dhe i cili antaresoi Shqiperine ne nje Konference Islamike me Afagnistanin, Iranin e Libine! Dhe tash forcat politike jane balansuar , me ndihme e Qoses , si ne Shqiperi, poashtu ehd ene Kosove!


    Nota Bene:

    Une po pres qe ti te thuash se ky forum i sherben PD dhe LDK, e jo gjithe shqiptareve. Kur ta thuash ti kete, atehere une largohem. Me pare nuk isha ketu, ne ardhemri nuk do te jem. As nuk kam dobi , as dem. Si ju, si une! Nese mendon se nuk i sherben LDK dhe PD , atehere shkrimet e mia mos i fut nen prizme, e te miqeve t“i pranosh edhe pa i lexuar sepse piqen me konceptet e tua politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 08-09-2002 mė 07:21

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Ketu nuk flitet per jeten, veprimtarine dhe karieren e Rexhep Qosjes. Ketu figura a Qoses perdoret per grindje intra-personale ne mes te disa antareve te ketij forumi.
    Ju lutem te mos kritikkoni njeri-tjetrin. Ju lutem qe te merreni me shkrime te njeri-tjetrit, e jo me njeri-tjetrin. Shkrimet apo postimet e antareve duhet te kritikohen e jo karakteri apo synimi i tyre politik..etj etj.

    KJo teme eshte duke mos u diskutuar brenda kornizave te saj. Eshte bere nje "safe-haven" qe perdoret per polemika personale.

    Fjala e lire respektohet. Kjo do te thot se do te ballafaqohemi me mendime te ndryshme te cilat kontradiktojne njeri-tjetrin. Ky edhe eshte nje nga efektete anesore e fjales se lire.

    DIsa prej juve po dalin nga tema. Mendimi i disave lidhur me fuguren e z. Qosa, eshte mendim i tyre personal. Nuk jam i mendimit se ata synojne percarjen e popullit Shqiptar. Eshte thjeshte mendim i tyre. Mendimi i dikujt nuk do te kete vlere intelektuale per ta ndryshuar mendimin tim.

    Kjo teme eshte hapur per Rexhep Qosen. Mirpo, shfletoni mbrapa dhe shikoni argumentet, do te mesoni se shumica prej tyre nuk flasin per Rexhep Qosen. Shumica e tyre jane sulme te njeri-tjetrit ndaj njeri-tjetrit.

    Ata te cilet deshirojne ta kritikojne rexhep Qosen nga aspekti i tij Letrar, le ta bejne ate. Te tjeret te cilet deshirojne ta kritikojne Qosen nga aspekti i tij Politik, le ta bejne. Ketu qellon dallimi. Te dy rrymat e kane te drejte. Ne politik, Qosa nuk ka pas fat. Ne letersi dhe krijimtari letrare, Qosa eshte mjaft i suksesshem.

    Shen Albani:

    Ka politikan te cilet nuk jane vetjak. Ka politikan te cilet punojne jo per kariere personale por per te miren e popullit. Mos e nxjerr kete spekulim duke perdorur si model politikanet tone--ata Kosovar dhe te Shqiperise. Ky eshte thjeshte nje gjeneralizim dhe stereotip. Nese kjo eshte e vertete, atehere Qosa perderisa ihte vetem akademike dhe Shkrimtar, ai paska punuar vetem per te miren e popullit. Por, kur vendosi te inkuadrohet ne jeten politike, apo siq e quan ti, "karieren personale," Qosa paska lene anash detyren e tij si shkrimater dhe i'u paska dhen mbas deshirave te tij personale.

    Fakti eshte se Qosa veproi si politikan, dhe deshtoi si nje politikan i paafte. Nga ana tjeter, Qosa eshte akademike dhe shkrimtar i shkelqyeshem. Me beso, Shen Alban, jam i gjitheanshem--nuk kam asgje kunder Qoses.

    Ai shkrim i yti i lart-shkruar, eshte shkrim nxites. Eshte nje polemike e jotja kunder Albos dhe Kosovarit-dhe vice-versa.
    Nese do te vazhdohet ne kete menyre, jam i detyruar ta njoftoj krye-amdinistarorin qe ta mbyll kete teme.

    Flm, per mirekutim:

    Pershendetje
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ari,

    Kush e ka hapė kėtė temė?

    Nė cilin Topik u hap kjo temė?

    Cfarė qellimi kishte hapja e temės?

    Cilin titull nismėtar e pati nė fillim?

    Pse u heq nga aty ku filloi?

    A ka pasur qellim nismetari me folė pėr jetėn dhe vepren e Qoses, apo jo?

    Krejt ato cka po i thue janė pallavra, ose nuk ke qenė fare i pranishem nė Forum kur u hap kjo cėshtje. Fajet e administratoreve dhe moderatorit mundohesh tė ia hedhesh Shėn Albanit. Por nuk tė pin ujė.

    Kėtė e quaj dyftyrėsi. Kur nuk latė gjė pa shpikur pėr Qosjen nė mėnyrė mė banale, nuk dolet pėr ta mbrojtė Qosjen dhe fytyrėn e
    Forumit. Tash kur tė tjerėt e mbrojten me dinjitet dhe u hodhen poshtė pohimet denigruese, reagoni.

    Turp! Ju jeni vetėm ciliminj qė nuk keni lidhje mė cėshtje kombėtare.

    Kėtė temė, nė formėn si filloi, ėshtė dashur tė mbyllet kaherė, ndėrsa ai qė e filloi tė japė pėrgjegjėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 08-09-2002 mė 20:00

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    O Lumi lumi:

    Edhe ti qenke njeri prej atyre qe kane ardhe ketu vetem per te sulmuar te tjere. Une moderator jam bere para dy diteve. Mundohem te jem neutral. Detyra ime eshte qe ta mbaj sa me te paster kete forum.

    Une asgje nuk kam thene per qosen. Lexo mire se cfare kam shkruar dhe pastaj me sulme. Se cfare kam thene une, nuk jane pallavra. Une vetem bera nje observim, dhe asgje me shume. Ti shkruaj cfare te duash, vetem lidhur me Qosen e mos sulmo te tjere.

    Une fajin Shen albanit nuk po ja vej. Perkundrazi, mundohem te jem neutral duke bere verejte te gjitheve ne kete teme.

    fajin as Moderatoret e as kryeadministratohet nuk e kane. thjeshte, egzistojne disa rregulla te cilat duhet ti permbahemi.

    Lumi, lexo se cfare kam shkruar dhe pastaj me sulmo. Keto jane vetem mendimete antareve te forumit. Mendime te cilat ndryshojne prej atyre te shume te thjeshta dhe atyre pak te akademikuara. Si ta mbrojme Qosen? ME trego. titulli nuk eshte "Mbrojeni figurene Qoses." Titulli kerkon mendime lidhur me Qosen. tash pse disa e shajne dhe disa e pergezojne, ajo eshte puna e tyre.

    Lumi, nuk jam dyftyresh, se as nuk e kam sha dhe as nuk e kam pergezu Qosen. Shkurt, une vetem desha ta bej nje observim lidhur me pergjigjet e disa antareve. E nese ti mendon se jam dyftyresh, atehere mire.

    pershendetje

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •