Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Gruaja e dashuruar pas elbasanlliut 28 vjeçar detyrohet të shesë

    Gruaja e dashuruar pas elbasanlliut 28 vjeçar detyrohet të shesë
    shtëpinë për 150 mijë paund

    Shqiptari 'zhigolo' mashtron anglezen

    I mer 270 milionë duke u shtirur se është në burg


    Nga Londra, Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare

    Plotësimi i dëshirave seksuale, duke përdorur një "zhigolo"
    shqiptar, i ka kushtuar 150 mijë paund (afërsisht 270 milion lekë të
    vjetra) një anglezeje 50 vjeçare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë
    trashëgimi apo dhënie parash "cash" shqiptarit falë aftësive të tij
    seksuale, por për një supermashtrim nga ky i fundit, i denjë për një
    skenar filmi spektakolar. "Gazeta Shqiptare" ka mundur dje të
    sigurojë të plotë dëshminë e një shokut të "zhigolos" i cili ka
    treguar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit nga miku i tij, i
    cili tashmë i gëzohet një pasurie me gjashtë zero pas.

    Shqiptari "zhigolo"

    "Nuk janë të pakët shqiptarët të cilët fitojnë shuma të majme
    parash, duke shitur shërbime seksuale për anglezet, kryesisht grave
    të shëndosha dhe të vjetra në moshë". Kështu e fillon rrëfimin e tij
    për gazetën Gazi F., nga Berati njeriu i cili njeh me detaje
    mashtrimin e ndërmarrë nga miku i tij nga Elbasani me emrin Luan D.
    Duke folur me Gazin tek sa po pinte një kafe në një bar algjerian në
    lagjen Finsbury Par, prapa stacionit të metrosë, ai tregon se është
    njohur rastësisht me elbasanlliun, i cili ka tregur se kishte disa
    vite që ishte regjistruar me një agjensi shoqërimi për gratë. "Luani
    ishte një djalë i pashëm rreth të 28 vjeç, shkonte në palestër
    përditë dhe kujdej shumë për veshjen. I binte që të shkonte me 3 ose
    katër kliente në javë. Mesatarisht për një orë fitonte 200 deri në
    300 paund, nga të cilat 20 përqind i merte agjencia", tregon shoku I
    tij. "Anglezja 50 vjeçare kishte pasur disa të dashur nga të cilët
    kishte mbetur shumë e zhgënjyer si nga trajtimi i tyre dhe edhe nga
    jeta seksuale e varfër. Luani që ishte prezantuar si Leo, italian
    nga Napoli, për anglezen shumë shpejt do të bëhej në "yll seksi". Ja
    donte puna të ishte i tillë". Tregon duke qeshur Gazi tek sa tymos
    një cigare "Marlboro" dhe pi kafen "espresso".

    Mashtrimi

    "Luani më thoshte se 'plaka' angleze kishte rënë brënda me të",
    rrëfen Gazi mardhënien midis shqiptarit dhe anglezes së dashuruar
    marrëzisht pas tij. "Një gjë e tillë e nuhatur nga elbasanlliu nuk
    është lejuar të shkojë dëm", thotë ai duke treguar më tej hollësi
    nga lidhja midis tyre. Ai megjithëse ishte 22 vjeç më i vogël në
    moshë se anglezja i premton kësaj të fundit se do të martoheshin së
    bashku dhe do të jetonin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Për ti
    bërë qejfin "burrit" të ardhshëm, ajo i ble për ditëlindje një
    makinë që kushtoi 10 mijë paund. Por makutëria e shqiptarit shtohet.
    Edhe pse anglezja nuk ishte shumë e pasur, nga ajo kishte se ç'farë
    mund të përfitonte. Ajo ishte pronare e një shtëpie në një lagje të
    qetë në veri të Londrës, dhe punonte si menaxhere në një dyqan
    veshjesh. Fillimisht elbasanlliu shkon në Itali nga ku së bashku me
    miqtë e tij fillojnë zbatimin e planit. Luani i telefonon anlgezes
    duke i treguar se ishte në burg për tentativë vrasje pas një sherri
    në një disko. Për të filluar procesin mbrojtës nga një avokat ai
    fillimisht kërkonte 10 mijë paund. Anglezja u tregua e gatshme ti
    niste paratë. Pasi prek suksesin, arkitekti i planit të mashtrimit
    ishte gati për të përgatitur goditjen përfundimtare. Fillimisht
    përgatit situatën, duke gjetur edhe një pseudoavokat dhe përkthyer
    në anglisht një dosje të tërë sipas së cilës ai akuzohej për vrasje.
    Më tej Luani i telefonon anglezes dhe i thotë se nëse avokatit nuk i
    paguhej një shumë e madhe parash, ai rrezikonte të dënohej me një
    burgim të gjatë. Shqiptari mendonte se ajo do ti drejtohej bankës
    për të marrë ndonjë kredi, por supriza do të ishte akoma më e madhe.
    E vënë në një pozitë të vështirë dhe njëkohëisht e dashuruar
    marrëzisht me shqiptarin "zhigolo", anglezja në pamundësi që të
    gjente paratë e duhura në një kohë të shpejtë, vendos të ndërmarrë
    një hap që do të ishte fatal. Të shiste shtëpinë dhe me ato para të
    pagunte avokatin e të dashurit që i dhimbsej pasi ai ishte në burg.
    Kështu edhe bën duke mbetur në mes të Italisë me sytë nga qielli pas
    zhdukjes së bashku me 150 mijë paund të të gjithë personave me të
    cilët krijoi lidhje aty.

    Precedenti, beratasi mashtroi bankën më të njohur angleze

    Në fakt janë të shumtë shqiptarët të cilët ia kanë dalë mbanë që me
    anë të mashtrimeve të fitojnë shuma të mëdha të hollash në Angli.
    Një ndër ta ka qenë edhe një shqiptar nga Berati i cili arrin të
    mashtrojë oficerët e kredive të një prej bankave më të fuqishme
    angleze. Me anë të dokumentave false të identifikimit, sipas të
    cilave ishte nga Kosova, beratasi fillimisht merr një sasi të vogël
    të hollash nga banka "Lloyd" duke I kthyer më pas me përpikmëri.
    Porse pak kohë më pas ai aplikon sërish në të njëjtën bankë, këtë
    radhë me cilësinë e një klienti të besueshëm. Borxhi që kap shifrat
    10 mijë paund do të përdorej për të krijuar një sipërmarrje të vogël
    punimesh në banesa, si lyereje apo suvatime. Pasi shlyen këstin e
    parë të këtij borxhi të dytë shqiptari kërkon një kredi më të madhe,
    50 mijë paund, duke argumentuar se aktiviteti i tij kishte premisa
    për zgjerim. Kështu arrin t'i marrë bankës 50 mijë paund (rreth 90
    milionë lekë të vjetra) dhe kthehet në Berat.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Cfare po ndodh keshtu??!!!!!
    Shqipetaret bejne shpikje, me nje 50 vjecare?? "mamane e tij"
    Se di thjesht me vjen neveri edhe inat, se si njeriu arrin ne kete gjendje, dashuria per leke, por humbje e moralit, e virtyteve njerezore.

    Me fal por nuk munda te mos replikoja.

  3. #3
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Bravo i qofte , gjen shesh ben pershesh ................

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Dashuri vs. humbje morali qenka tema.
    Dmth morali s'te le te dashurosh?
    Po pse e kemi, de?

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Lilac! Nuk eshte dashuri vs. moralit
    Dashuri nuk do te konsideroja deshiren per pushtet apo leke, thjeshte thashe per ta theksuar me shume, pastaj pyetja jote del ne nje teme tjeter qe ka shume argumenta...."mjaft domethenese!"

    Taulant_NYC mund te zhytesh ne shesh POR "Ka pershesh edhe pershesh!!"
    Shpresoj ketij djalit nga elbasani nuk i mbetet ne mendje eksperienca qe kaloi, apo e vret ndergjgjia.

  6. #6
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Ketu nuk hyn fare dashuria mos u ngaterroni, ky bashatdhetari yn s'ka qen ne dashuri . Ky djaloshi ka shfrytezuar pamjen e tij dhe mendjempreftesine per perfitime financiare ......... ne nje menyre apo tjeter gocat sidomos me shume se cunat kush me shume e kush me pak te gjith kemi shfrytezuar "lookun" dhe flirtimin (ndoshta dhe me shume ) per perfitime , dikush per nje pije falas, apo per nje darke ,per ca muaj banimi pa qirra , per dy bileta koncerti a per nje rritje rroge , a per nje pozicion pune et etj .

    Jo se dua ta bej kete trimin pa faj se mashtrues eshte , po kjo gje ndodh kudo ne nje shkalle apo tjeter ....................

  7. #7
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Ketu nuk hyn fare dashuria mos u ngaterroni, ky bashatdhetari yn s'ka qen ne dashuri . Ky djaloshi ka shfrytezuar pamjen e tij dhe mendjempreftesine per perfitime financiare ......... ne nje menyre apo tjeter gocat sidomos me shume se cunat kush me shume e kush me pak te gjith kemi shfrytezuar "lookun" dhe flirtimin (ndoshta dhe me shume ) per perfitime , dikush per nje pije falas, apo per nje darke ,per ca muaj banimi pa qirra , per dy bileta koncerti a per nje rritje rroge , a per nje pozicion pune et etj .

    Jo se dua ta bej kete trimin pa faj se mashtrues eshte , po kjo gje ndodh kudo ne nje shkalle apo tjeter ....................
    Exactly! Mgjs... tema thote "elbasanlli" e pastaj shton per nje beratas. Po aha! propaganda u be! lol

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    "Mission Impossible 3"

    Si te mashtrosh nje grua per nje shume marramendese.
    Ne rolet kryesore: Emrat me larte
    lol

    Ca nuk do beje njeriu per nje pal qejf. lol
    Eshte habites fakti se gati te gjithe lexojne gazeta, dhe duke marre parasysh edhe kete fakt, serish te gjithe (qofshin meshkuj apo femra) i futen valles se mashtrimeve dhe njera pale ngelet viktime e tjetra kinse fitimtare.
    Nuk ka fitimtar ne kete loje. Te gjithe ate qe ke be, te kthehet, do ti apo nuk do.
    Kshu qe te mbash duart e pastra eshte me mire, shume me mire se sa ca lek ne xhep qe kane edhe fundin e vet.
    Po hajt, kujt t`i thuash? Bote me fiksime qe nuk shkon nga me e mira, po zi e me zi. Rofshin e qofshin ato qe jane te shpejte nga gjuha, e mjer ato qe kane probleme me te njejten gje.

    Nejse...dhashte zoti mos ju ndodhte juve apo ndonje te afermit tuaj kjo se...tek atehere e sheh sa eshte sahati.

    P.S: Mos mashtroni, kerkoni.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    unknown

    Pajtohem me ty dhe me mendimet tua.

    Une nuk e dij se si e kuptojn njerzia "DASHURINE".
    Per mua dashuria nuk blehet me asgje.
    Ky nuk eshte rasti i pare qe shtiparet e thejn moralin dhe shpirtin e tyre per gjera materijale. Si mund te perballosh te martohesh me diket qe eshte dy here me e vjeter se ti, si mund te perballon qe ta lendosh zemren e prinderve dhe traditen apo zakonet shqiptare. Ndoshta ju mendoni se i takoj te shekullit te kaluar, por nese je me te vertet shqiptar/e dhe ke gjake dhe shqpirt shqiptari/e atehere nuk merresh me kesi pislliqe qe i shofim dhe i ndegjojm qdo dite. Me te vertet eshte mekat se qfare bejne disa shqiptar/e ne Evrop po ashtu edhe ne Amerik.

    Qka te ju them ma shume, vetem Zoti sjellt mend aty ku ska!

    Dashuria

    E mban mënd, moj Marë,
    dashurin' e parë?
    Njeri nuk e gjegji,
    se jeshmë te vegji.
    Unë pa ty s'rrojë,
    vij' e të kërkojë;
    tl pa mua s'rroje,
    vij' e me kërkoje.
    Në lule me erë
    putheshim ngahere,
    dhe si burr' e grua
    losnim nënë ftua.
    Një ditë, të dyza
    losnim mbylla-syza:
    U fshyem pa dukur
    Cinë të besoj taninë,
    perëndin' a dashurinë?
    Perëndi në këte jetë
    është dashuria vetë.
    ------
    Bukuria jote, leshërat e tua
    posi pëndë korbi, të gjata
    mbi thua,ballëtë si diell,
    faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
    mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
    dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
    burbuqe, sytë si gështënjë,
    dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
    kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
    gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
    po zëmëra jote u bë gur për mua!
    -----
    Pika-pika bie shiu
    dhe dëbora flokë-flokë,
    vetëtin e fryn veriu,
    breshëri kërcet mi tokë!
    Le të fryjë er' e ftohtë,
    s'ka ç'më bën dimëri mua:
    Dashuria më mban ngrohtë,
    se pushtoj atë që dua.
    Kur fryn era me tallas,
    kur bie dëbor' e shi,
    sa flë njeriu me gas,
    kur ka mikenë në gji!


    Dashuria është një udhëtim
    Nga: Dr. Shahid Athar


    Zoti, përtej mëshirës së tij të pafundme na ka dhuruar ndjenjën e bukur të dashurisë. Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë. (Kuran 8:63)

    Dashuria është vela e cila drejton rrjedhën e jetës. Poeti Khalil Gibron shkroi “Mos ndrysho rrjedhën e dashurisë, për dashurinë, nëse ajo të gjen ty të denjë, do ta ndryshojë vetë rrjedhën e jetës tënde.” Dashuria mund të jetë e vetmja arsye e të jetuarit. Dashuria nuk mund të kërkohet, por duhet të jepet përpara sesa ta presim atë në rikthim.

    Dashuria na drejton neve të kënaqim njeriun e dashur dhe të shmangim aktet të cilat zemërojnë njeriun e dashur.

    Detyra përpara nesh qëndron se si të rrënjosim dashurinë në këtë botë plot urrejtje. Urrejtjen ndërmjet burrave dhe grave, ndërmjet të pasurit dhe të varfrit, ndërmjet njerëzve të bardhë dhe atyre me ngjyrë, ndërmjet fiseve dhe kombeve, etj.

    Si mund të behemi dhurues të dashurisë dhe fara të bimës?

    Burmi i dashurisë tonë është Zoti vetë dhe përfitimi i dashurisë tonë duhet të jenë krijimet e Tij.

    Si mund të bëhemi përfitues të dashurisë së Zotit? Sipas Kuranit, Zoti i do ata që janë të vetëdijshëm për ekzistencën e Tij, të cilët kthehen tek Ai për pendim, ata që mbahen të pastër, bëjnë mirë, ata që besojnë në Zot, ndjekin drejtësinë dhe që ngulmojnë me durim. Duhet njëkohësisht të shmangim te qënit ata që Zoti nuk i do.

    Zoti nuk i do keqbëresit, dinakërit, njerëzit arrogantë ose gënjeshtarët plangprishës. Njerëz të tillë jo vetëm që i privojnë vetes dashurinë e Zotit, por edhe udhëzimin e tij.

    O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim. (Kuran 5:35)

    Dashuria e Zotit në të njëjtën kohë kërkon nga ne që të ndjekim rrugën e Profetit Muhammed (a.s.).

    Në Kuran thuhet Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (3:31).

    Dashuria e Profetit tonë nuk duhet të shprehet vetëm nëpermjet fjalëve por edhe veprave, si; duke iu gëzuar të mirës dhe parandaluar të keqen, në propagandimin e mesazhit të dashurisë tek çdonjëri, dhe duke patur një sjellje që reflekton “llampën e ndritshme”.

    Kur një udhëtarë niset në një udhëtim drejt Zotit, shejtani nxjerr shumë pengesa në rrugën e tij. Shpeshherë duke u shfaqur si një njeri i afërt i cili do ti kundërvihet dhe lëndojë atë. Ne duhet të jemi në gjendje ta dallojmë atë, qëndrojmë indiferentë ndaj tij dhe t’ia drejtojmë cështjet tona Zotit. Ne duhet t’i falim të gjithë, në mënyrë që të jemi të falur prej Zotit. Ne duhet të luftojmë urrejtjen me dashuri dhe mbetemi në dashuri me krijesat e Zotit, pa marrë parasysh se si ata na trajtojnë neve. Ne duhet të jemi modestë dhe të pranojmë kundërshtimin si testim.

    Po e përfundoj këtu me një lutje të Profetit Muhammed (a.s.) “O Zot, falma mua dashurinë Tënde. Na fal mundësinë që ne të duam ata që të duan Ty. Na fal mundësinë që ne të mund të bëjmë veprimet të cilat fitojnë dashurinë Tënde. Bëje dashurinë tënde tek ne më të shtrenjtë se dashuria e vetvetes, familjes dhe pasurisë tonë.”

    Amin.

    Perktheu Elida Cenaj

    P.S. Marre nga Horizonti
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Po e drejte, jemi shqiptare, edhe me vjen keq se si virtytet e nje njeriu arrijne deri ne kete pike "mashtrime" Mashtroi nje grua te moshuar, e them edhe njehere "nenen e tij". Sikurse kam thene Eshte ndergjegjia edhe morali qe jane kryesoret tek nje person, human kind.
    Krahet i kemi, te rinj jemi, ka shume menyra per te ndertuar jeten, edhe menyra e vetme eshte ne baze te drejtesise edhe moralit. Njeriu pasurine e gjen ne pastertine shpirterore!!! sepse aty gjen edhe lumturine....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •