Kishte pak kohe qe doja te hapja kete teme pasi lexova nje artikull ne nje reviste qe gjeta shume realist, dhe ishte i shkruar nga nje psikologe dhe eksperiencat e saj me pacientet femra.
Sipas saj te gjitha pacientet qe kishte pasur, ne baze te zhgenjimeve te tyre ne jete kishin patjeter nje ish shoqe, nje person me te cilen ishin lidhur shume dhe qe ne fund i kishte zhgenjyer.Konkluzioni i saj, si dhe i shume njerezve te tjere te permendur ne artikull ishte se miqesia midis femrash krijohet vetem ne baze interesi, interes qe pothuajse asnjehere s'eshte material, megjithese mund te jete edhe i tille. Ndodh qe njera prej te dyjave kalon nje moment te veshtire ne jete, dhe perfiton nga gjalleria apo deshira per te jetuar e tjetres, duke kompensuar ate ane qe i mungon per momentin, po sapo ajo ndjehet me mire, eshte gati per cdo interes ta hedhe poshte miqesine e saj te formuar. Asnjehere nuk eshte reciprok respekti vleresimi, besnikeria midis dy femrave.
Shumica e ketyre raporteve prishen per nje mashkull, sepse femrat jane shume te prirura per te prishur miqesine nese flitet per dashuri ndaj te njejtit mashkull.
Ne marredheniet midis femrave kryeson zilia,krahasimi,rivaliteti.
Kemi shoqe gjimnazi, universiteti, kolege pune njohje te reja apo te vjetra, Sa nga keto mund te quajme miqesi te verteta? A mund tu besojme me te vertete?
Megjithate marredheniet midis femrave jane me te thella sesa ato midis meshkujve, sepse femrat jane te prirura te flasin me shume te njohin njerez te rinj, te flasin per veten duke krijuar keshtu lidhje me te ngushta.
E tepert te them qe jam dakort me ato qe shkrova derisa i solla ketu. Doja te dija mendimin tuaj, nga eksperiencat tuaja ne jete apo te atyre qe njihni.
Mu kujtua sot perseri te hapja kete teme sepse po degjoja kete kengen:
Jeta s'eshte loder
Si ta mendoja valle me thuaj
si ta mendoja une
ti me rrembeve jeten time
ate qe desha shume
Si loder do ta mbash ti
dhe per sa kohe s'e di
si mund te fal kjo zemra ime
si t'ju fal me thuaj valle?
Krijoni Kontakt