Vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera. Pikerisht per keto arsye si lexoj aktualitetet nga rrethet e shqiperise, dhe sot gabimisht lexova dhe ja nje lajm qe te ngjeth mishte per nga idiotesia dhe pamundesia e shkakut..
PARAKALOI ME MAKINE, QELLOHET ME PISTOLETE
Nje 20 vjecar i sapodale nga burgu qellon mbi Zef Ricen, shofer ne qarkun e Lezhes
LAC Te qellohesh me pistolete, vetem per nje parakalim ne qarkullimin rrugor. Ky ka qene shkaku qe nje 20 vjecar i sapodale nga burgu ka plagosur rende shoferin e zyrave te Qarkut te Lezhes.
Ndonese ceshtja vijon me nje hetim intensiv, te dhenat paraprake flasin per nje incident tejet banal, ndonese pasojat kane qene jo te lehta per 40 vjecarin Zef Rica, cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak, por edhe per familjen e atentatorit Elvis Gjoni, e cila prej atij momenti eshte detyruar te ngujohet nga frika e ndonje hakmarrjeje.
Sipas burimeve te policise, provokimi ka ardhur thjesht nga nje parakalim me makine nga ana e Rices, ndonese kjo eshte pare si sfide e patolerueshme nga ana e 20 vjecarit, i cili sapo kishte dale nga burgu. Ngjarja ka qene terrorizuese edhe per kalimtaret e shumte te ketij qyteti, te cilet kane pare dhe degjuar per konfliktin banal.
Ngjarja
Ka ndodhur rreth ores 20.30, ne unazen e qytetit te Lacit, ne lagjen ne afersi te lokal "Bocit". Ka qene momenti kur Zef Rica ka ndaluar makinen e tij, por papritur eshte bere objekt sulmi nga ana e 20 vjecarit Elvis Gjoni, nga qyteti i Lacit. Gjoni ka qelluar tre here me pistolete 40 vjecarin Zef Rica, shofer prane Qarkut te Lezhes, duke e lene te plagosur rende.
Me te mbaruar kete mision, Gjoni ka mundur te largohet menjehere nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar edhe nga erresira. Por deshmitare te shumte kane treguar per policine se ne afersi te vendit te ngjarjes ate e priste nje automjet tip Benz, me te cilin ka perfunduar ne nje drejtim te paditur. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu te cilat kane nisur nje hetim te gjere per mbledhjen e provave, nderkohe qe i plagosuri Rica eshte nisur me urgjence per ne spitalin e Lacit e me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pasi mjeket kane konstatur rrezikshmeri te larte per jeten. Ndersa me te marre lajmin e keq se Elvis Gjoni ka plagosur rende shoferin e institucionit te Qarkut, familja e tij eshte ngujuar ne baze te rregullave kanunore.
Policia
Sipas burimeve te policise se Kurbinit, konflikti ka ndodhur per shkak te nje parakalimi me makine i bere nga Rica vetem pak caste me pare ne shetitoren e qytetit te Lacit. Midis Rices dhe Gjonit mesohet se nuk ka patur konflikte te meparshme.
Parakalimi, sipas deponimeve te Rices, ka qene normal dhe pa asnje problem, thjesht, per te nxituar ne kohe. Kjo ka bere qe Gjoni te nxjerre pistoleten dhe te qelloje mbi Ricen. I njeti burim policior ben te ditur se Elvis Gjoni kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu, pasi ishte denuar per nje sere vjedhjesh te ndodhura ne qytetin e Lacit. Edhe pse prinderit e tij ishin munduar qe ta kontrollonin te birin, per te mos e lejuar te vazhdonte aktivitetin e meparshem, ai serish dje eshte bere objekt kerkimi nga ana e policise, per "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje".
Edhe pse vete Rica ende nuk ka bere denoncim per Gjonin, policia ka shpallur kerkimin bazuar nga provat ne vendngjarje dhe per kete ajo ka kryer nje sere kontrollesh, ndonese ende nuk kane mundur dot te te vene nen pranga autorin e plagosjes. Aleksander Ndoja
KJ
Krijoni Kontakt