Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 182
  1. #111
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Pas spektaklit qe dha Adriano ne Confederation Cup shifni ca do bej ABRAMOVIC...

    Para 2 ditesh ofroi 75 milion euro per Adrianon , por natyrisht Morati refuzoi....

    Shifeni kur te shkoje me 100 mil euro ...
    Do jete cmimi me i larte i arritur per nje lojtar futbolli...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #112
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Rumenige: Na intereson Podolski



    Lukas Podolski ka konfirmuar aftėsitė e tij gjatė Kupės sė Konfederatave dhe tani sulmuesi i Kėlnit ėshtė vėnė nė qendėr tė merkatos nė Bundesligė. Mbi tė gjithė, si zakonisht, qėndron Bajerni i Mynihut. Nė intervistėn e mėposhtme, zv.presidenti i kėtij klubi, Karl Hainz Rumenige, pranon interesimin e bavarezėve pėr 20-vjeēarin e Kėlnit. Ja cila ka qenė intervista e Rumeniges:
    - Rumenige, sa i vėrtetė ėshtė interesimi i Bajernit pėr Luks Podolskin?
    - Nė rast se nuk do tė ndiqnim nga afėr njė sulmues gjerman qė luan me kombėtaren nė moshėn 20-vjeēare dhe shėnon rregullisht, nuk do tė dinim tė bėnim punėn tonė. Po shqyrtojmė mundėsinė ta kalojmė te Bajerni nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt.
    - Pas Kupės sė Botės 2006?
    - Podolski ka njė kontratė deri nė vitin 2007 me Kėlnin, ne do tė ndjekim nga afėr ecurinė e futbollistit, pėr tė qenė tė gatshėm kur tė na jepet mundėsia pėr ta sjellė nė Mynih.
    - Keni biseduar me Podolskin, menaxherin e tij ose Kėlnin?
    - Deri tani nuk kemi pasur asnjė kontakt. Nuk duam tė nxitohemi.
    - Sipas shtypit gjerman, Bajerni ėshtė gati ta marrė Podolskin pėr tė zėvendėsuar Santa Kruzin, qė do t'i japė lamtumirėn Mynihut. Herta e Berlinit duket se do tė jetė skuadra e re e paraguajanit. Sa tė vėrteta janė kėto lajme?
    - Aspak. Kruzi ka njė kontratė deri nė vitin 2006 dhe dėshira e tė dyja palėve ėshtė ta respektojmė atė. Mendoj se ai ka ende pėr tė dhėnė te Bajerni.
    - Ndėrkohė, ju duhet tė mbani Balakun nė Mynih...
    - Do t'i fillojmė bisedimet shtruar dhe me qetėsi. Kemi kohė dhe besim se do tė arrijmė njė marrėveshje tė re me Mikaelin. Pėrpara botėrorit, gjithēka do tė jetė e pėrcaktuar dhe duke parė dėshirėn e futbollistit, mendoj se Balaku do tė qėndrojė edhe pėr disa vjet me Bajernin.
    - Si pėrfundim, diēka pėr Kupėn e Konfederatave. Si do ta vlerėsonit kėtė turne dhe ecurinė e Gjermanisė nė tė?
    - Kupa e Konfederatave pati jehonė nė tė gjithė Gjermaninė dhe ishte njė eksperiencė e mirė pėr njė vend qė pas njė viti do tė presė finalet e Kupės sė Botės. Vazhdoj tė jem i mendimin se nuk ėshtė njė turne shumė i rėndėsishėm, por e pranoj se skuadrat pjesėmarrėse bėnė disa teste tė rėndėsishme, njė vit larg botėrorit. Pėrsa i pėrket skuadrės gjermane, mendoj se e bėri mirė detyrėn e saj dhe me pak fat mė shumė mund tė kalonte nė finale ndaj Argjentinės.

  3. #113
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Liverpuli, mė pranė Zendenit



    Kampioni i Europės, Liverpuli, ėshtė pranė nėnshkrimit tė mesfushorit Bodevin Zenden, pas deklaratave tė vetė lojtarit, i cili u shpreh se do tė dėshironte tė luante nė "Amfield Road". Holandezi 28-vjeēar pėlqehet shumė nga trajneri Rafael Benitez dhe pas pėrfundimit tė kontratės me ekipin e Midėllsbrout, Zenden ėshtė i lirė tė kalojė tek ekipi i Liverpulit. Trajneri i "redsave" kėrkon tė marrė nė ekip sa mė shumė lojtarė me eksperiencė dhe Zenden, i cili kėrkohet edhe nga disa klube europiane, ndodhet nė listėn e tij. Agjenti i Zendenit deklaroi: "Paratė nuk janė tė rėndėsishme pėr Zendenin. Ai ka dėshirė tė luajė nė Europė dhe Liverpuli ėshtė ekipi i duhur pėr ta bėrė kėtė. Pėr momentin nuk ėshtė i lidhur me asnjė klub, por gjatė javės sė ardhshme do tė konsiderojmė tė gjitha ofertat, brenda dhe jashtė Anglisė". Klubi anglez i Liverpulit i ka afruar njė pagė prej 2.4 milionė eurosh nė vit mesfushorit holandez.

  4. #114
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kaladze shtyn kontrakten e tij me Milanin deri ne 2010.

  5. #115
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Sulmuesi i deritashem i Southampton 31-vjeqari Kevin Phillips karrieren do ta vazhdoj ne Aston Villa. Transferi i tij ka vleren prej 1.82 milion dollare.


    Pas Finlandezit Mika Vayrynen dhe Argjentinasit Osmar Ferreira, skuadra Holandeze PSV, ka angazhuar edhe Belgun Timmy Simmons. Mbrojtesi i kombetares Belge, i cili deri tash ishte anetar i Brugge, ka nenshkruar kontrate trevjeqare, ndersa vlera e transferit eshte 5 milion euro.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------------

    Vieri iku nga Interi!

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #117
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Juventus: Ikėn Trezege, vjen Vieri?



    Juventusi dhe Kristian Vieri mė nė fund sėrish bashkė. Nė fakt, pas pėrpjekjeve tė kota tė sezoneve tė fundit, duket se kėsaj here golashėnuesi dhe bardhezinjtė ndodhen njė hap larg ribashkimit. Bobo ka arritur njė marrėveshje me Moratin pėr prishjen e kontratės, Moxhi mund t'i garantojė njė pagė tė nivelit tė lartė, duke shfrytėzuar tė ardhurat qė mund tė burojnė nga shitja e Trezegesė. Francezi ndodhet gjithnjė e mė pranė Ēelsit. Pas historisė sė dashurisė pesėvjeēare, marrėdhėnia mes Kristian Vierit dhe Interit ka mbėrritur nė stacionin e fundit. Konfirmimi, pavarėsisht nga pėrgėnjeshtrimet rituale, ka mbėrritur nga vetė Morati, i cili, edhe pse i ka mohuar mosmarrėveshjet mes golashėnuesit dhe Roberto Manēinit, ka lėnė tė nėnkuptohet se vendimi pėrfundimtar pėr Bobon varet pikėrisht nga ajo qė do tė thotė trajneri nga Jesi. Qė Vieri nuk hyn mė nė projektet e tij, tanimė ky duket se ėshtė njė fakt. Prishja konsensuale e kontratės, mes tė tjerash, do t'i lehtėsojė arkat e klubit zikaltėr nga njė shpenzim prej 24 milionė eurosh (mes pagės dhe taksave, kaq do t'i kushtonte lojtari Interit qė sot e deri mė 2006-n).
    Njė situatė nga e cila Juventusi ėshtė i gatshėm tė pėrfitojė. Nuk ėshtė njė sekret pėr askėnd, se edhe nė sezonet e kaluara klubi bardhezi ka dashur ta risjellė Bobon nė Torino. Tani qė sulmuesi do tė lihet i lirė me ēmimin zero, Moxhi me siguri nuk ka ndėr mend tė qėndrojė duarkryq, aq mė tepėr qė Vieri ka qenė gjithnjė njė lojtar tė cilin e ka ēmuar gjithnjė. Trajneri bardhezi, qė nė kohėt e aventurės sė tij nė Romė u pėrpoq ta siguronte dhe tani do tė ishte i kėnaqur sikur t'i vihej nė dispozicion njė lojtar kaq ekspert pėr repartin e tij sulmues. Nė formacionin bardhezi, Vieri do tė shkonte tė zinte vendin e David Trezegesė, i cili gjendet gjithnjė e mė pranė shitjes. Oferta e Ēelsit (35 milionė euro) ėshtė e parefuzueshme nė ditėt qė jetojmė dhe nė kampin bardhezi e dinė shumė mirė kėtė. Me tė ardhurat qė mund tė burojnė nga shitja e lojtarit, Moxhi njėherazi mund tė mbulojė pagėn e Vierit, tė blejė Kasanon nga Roma dhe tė realizojė njė pėrfitim tė shkėlqyer. Te Juvja, Bobo mund tė ketė rolin e zėvendėsit tė Ibrahimoviēit ose, si alternativė, mund t'i qėndrojė pėrkrah suedezit nė sulm. Por pėr sulmuesin zikaltėr qėndron nė pritje edhe Milani. Nėse Krespo do tė kthehej te Ēelsi dhe ēėshtja Xhilardino do tė dėshtonte, Vieri do tė ishte njė zgjidhje alternative qė nė rrugėn Turati mbahet nė konsideratė. Aq mė tepėr qė lojtarėt qė kanė mbėrritur nga Interi te kuqezinjtė (sidomos Pirlo dhe Sedorf), kanė rezultuar me tė vėrtetė si baste tė stėrfituara. Vieri mund tė ishte edhe mė tepėr se kaq.

  8. #118
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pier Uome, blerja e parė e Interit



    Interi ka zyrtarizuar dje nė mėnyrė tė papritur blerjen e kamerunasit Pier Nlend Uome. Futbollisti afrikan ka nėnshkruar me klubin zikaltėr njė kontratė 1-vjeēare qė i skadon mė 30 qershor tė 2006-ės, e cila ėshtė depozituar menjėherė nė zyrat e federimit tė Ligės sė futbollit: "Uome ishte njė nga objektivat tona prej muajsh, - komentoi Branka dhe Oriali, drejtuesit e merkatės interiste. - Ėshtė njė lojtar ende i ri, por me pėrvojėn e duhur di tė mbulojė shumė role me vazhdimėsi. E kemi marrė me ēmimin zero, aq tė ēmuar nė kėtė merkato".
    "Interi ėshtė njė klub i madh, tė cilit nuk i mungon asgjė pėr tė fituar shumė dhe, qė kėtė vit e arriti njė objektiv, Kupėn e Italisė. Natyrisht jam shumė krenar nė kėto momente, por edhe i lumtur qė do tė mund tė ndihmoj pėr tė arritur vėrtet suksese tė mėdha". Janė kėto fjalėt e para tė Pier Uomes, blerja e re dhe e parė e Interit nė kėtė merkato tė nxehtė futbolli. "Ky, - vazhdon anėsori i majtė qė nė sezonin e shkuar luajti me Breshian, - ėshtė vėrtet kampionati mė i bukur dhe mė i vėshtirė nė Botė. Nė kėto momente pushimi, nuk mendon gjė tjetėr veē se tė kthehesh tė luash. Pastaj pėr mua, kjo ėshtė njė shtėpi e dytė. Kam pėrjetuar shumė vite nė Itali dhe nė kėtė vend ndihem jashtėzakonisht mirė".
    Futbolli italian dhe pėrvoja e pėrshkruar nė Serinė A, ia kanė lehtėsuar gjėrat kamerunasit edhe nė rrugėn drejt kombėtares sė tij: "Me U-21-in kam fituar dy kupa tė Afrikės, - tregon lojtari 26-vjeēar, - dy tė tjera i kam fituar me kombėtaren e tė mėdhenjve dhe gjithsej janė katėr. Nė vitin 2000, nė Sidnei tė Australisė,
    kemi fituar kundėr Spanjės medaljen e artė nė Olimpiadė dhe unė isha lojtari qė godita 11-metėrshin e fundit, atė mė vendimtarin".
    Uome, ėshtė edhe lojtari i parė kamerunas nė historinė e klubit zikaltėr: "Jo, nuk e dija, - pėrfundon ai. - Kjo mė bėn edhe mė tė lumtur dhe krenar. Do ta shikoni, do tė kem shumė motive pėr t'ju nderuar". Uome qė erdhi nė janarin e shkuar te Breshia, luajti 16 ndeshje me "dallėndyshkat", duke shėnuar 3 gola. Nė Itali nė tė shkuarėn, ai ka luajtur edhe me Viēencėn, Lukezen, Romėn dhe Bolonjėn. Ka debutuar i ri nė Serinė A, mė 16 mars tė 1997 me fanellėn e Viēencės nė Kaljari.

  9. #119
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Fiorentina, vėmendja tani tek Iakuinta


    Pasi humbi Mikolin, Kielinin dhe Mareskėn, nė kampin e Fiorentinės po mendohet pėr kundėrsulmin nė merkato. Objektivi mė i arritshėm duket Iakuinta, qė nga momenti qė kėrkesa e Palermos pėr Tonin ėshtė gjykuar si tepėr e lartė. Si alternativė mund tė mbėrrijė Bernardo Korradi, i cili i ka prishur marrėdhėniet me Valencian. Midėllsbrou i ka paraqitur njė ofertė Juventusit pėr Apiah, por largimi i tij ėshtė "frenuar" nga Luēiano Moxhi. Pėrveē personazheve tė njohur qė ndezin fantazinė dhe dėshirat e tifozėve, nga Xhilardino te Kasano, nga Samueli te Ronaldinjo, janė tė shumta ēėshtjet e merkatos qė mund tė dhurojnė surpriza. Fiorentina, qė ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi, pasi humbi Mikolin me zarfe, synon me kėmbėngulje Luka Tonin, i cili duket se ėshtė i gatshėm tė largohet nga Palermo. Por sulmuesi kushton shumė dhe, pėr rrjedhojė, vjollcėt mund tė vendosin ta pėrqendrojnė vėmendjen te Vinēenco Iakuinta i Udinezes. Dela Vale duket i gatshėm tė parashtrojė njė ofertė prej 16 milionė eurosh pėr njė dyshe: sulmuesin dhe Pinzin. Njė front i nxehtė edhe te Roma: Mikoli ėshtė emri mė i lakuar i orėve tė fundit. Ai do tė mbėrrinte nė kryeqytet si pjesė kėmbimi nė kuadėr tė ēėshtjes "Kasano". Dhe te verdhekuqtė mund tė kalojnė edhe binjakėt Filipini, duke pasur parasysh marrėdhėniet e tendosura midis Lacios dhe Palermos. Antonio dhe Emanuele, pėr shkak tė pagės tepėr tė lartė, janė ridėrguar nė Siēili nga bardhekaltrit, por me Del Nerin zor se do tė gjenin vend. Klubi i Zamparinit ka propozuar kalimin hua te Roma dhe me njė reduktim tė ndjeshėm tė pagės sė tyre. Udinezja vijon bisedimet me Peruxhian pėr Obodon dhe me Juventusin pėr Tudorin. Te bardhezinjtė mund tė mbėrrijė edhe braziliani Felipe, ndėrsa Interi thuajse e ka siguruar kartonin e Uomesė, i cili ėshtė lėnė i lirė nga Breshia; pėr tė ėshtė gati njė kontratė trivjeēare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 01-07-2005 mė 09:43

  10. #120
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Zamparini: Karaēiolo-Toni, e ardhmja jonė






    Pronari i Palermos, Mauricio Zamparini, pėrmes mikrofonėve tė agjencisė radiofonike Grt, i ka bėrė njė ultimatum Lotitos pėr binjakėt Filipini dhe ka dhėnė sqarime pėr ēėshtjen "Toni". Nė plan tė parė ka qenė njė kalim i mundshėm i Filipinėve te Roma: "Ka edhe tri skuadra tė tjera tė interesuara tė Serisė A, por nuk ka asnjė prishje pėrfundimtare me Lacion. Nėse Lotito nuk nxitohet tė na ofrojė shumėn e duhur dhe vazhdon tė luajė me uljet e ēmimeve, duke pėrdorur pretekstin e pagave tė larta tė Filipinėve, ka mundėsi qė marrėveshja tė prishet." Ndėrkohė, pėr Karaēiolon ėshtė thuajse arritur gjithēka: "Besoj se do tė zyrtarizohet nesėr (sot) nė mėngjes. Por nė pėrgjithėsi jemi marrė vesh pėr gjithēka." Kapitulli Toni: "Ėshtė me pushime sikurse edhe unė. Problemi nuk ka tė bėjė me pagėn e tij, por me pėrzgjatjen e kontratės edhe dy vite tė tjera dhe me kėtė temė do tė pėrballemi kur tė grumbullohemi nė Austri. Ne synojmė ta mbajmė nė gjirin tonė, sepse mendojmė se me Tonin dhe Karaēiolon mund tė formojmė njė nga dyshet sulmuese mė tė mira tė kampionatit."

    Preciozi: S'kam blerė kurrė asnjė ndeshje
    Enriko Preciozi ka rrėfyer pafajėsinė e tij nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen sportive italiane "La Gazzetta dello Sport". "Nuk kam blerė kurrė asnjė ndeshje, aq mė tepėr qė vetėm njė i marrė mund tė mendonte tė blinte njė ndeshje, rezultati i sė cilės nuk kishte asnjė rrugė tjetėr pėrveē se fitores sė Xhenoas. Unė jam i vendosur pėr tė dalė i pastėr nga kjo ēėshtje dhe askush nuk mund t'ia heqė Serinė A Xhenoas, sepse ka arsye dhe unė kam besim te drejtėsia sportive dhe tek organet hetuese."

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01
  2. Kampet verore tė djemve orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 17:09
  3. Shqiperia 2005 - Oferta Turistike Verore
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 16:46
  4. Ronaldo perandorė i ri Interist nė sezonin 2005/06.
    Nga asteri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 14:54
  5. Transferet pėr sezonin 2004/05.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 06:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •