Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 182
  1. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo: Drogba nuk do tė largohet

    Hoze Mourinjo ka kėmbėngulur nė faktin, qė sezonin e ardhshėm do tė ketė sėrish nė radhėt e Ēelsit sulmuesin Didiė Drogba. Trajneri pohoi se nuk ishte nė kėrkim tė njė sulmuesi tjetėr, duke pėrgėnjeshtrurar zėrat pėr njė interesim tė londinezėve pėr sulmues tė tillė si Adriano, Xhilardino apo Eto. Pėr Drogbanė, i blerė 24 milionė euro nga Marseja verėn e kaluar, sezoni i parė nė Premier Ligė nuk ishte nė lartėsinė e duhur, pavarėsisht se Ēelsi u shpall kampion. Ditė mė parė u pėrfol pėr njė largim tė sulmuesit nga Bregu i Fildishtė drejt Lionit, nė kėmbim tė Esienit, por Mourinjo e mendon ndryshe. Portugezi ėshtė i bindur se sezonin e ardhshėm, Drogba do tė jetė edhe mė i vlefshėm pėr Ēelsin.

    "I kam dėgjuar tė gjitha ato qė janė thėnė pėr sezonin e Didiėsė, por jam i bindur se sezonin e ardhshėm do tė jetė edhe mė efektiv. Ai ka besimin tim tė plotė dhe mendoj se ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mirė nė botė. Kam filluar tė planifikoj mėnyrėn si tė mbroj titullin kampion vitin e ardhshėm dhe nė kėto plane bėn pjesė edhe Drogba." Pėrgjigjja e Drogbasė nuk ka munguar. Sulmuesi u pėrgjigjet kėshtu elozheve tė trajnerit portugez: "Kam pasur gjithmonė mbėshtetjen e Mourinjos dhe me njė trajner tė tillė nuk tė shkon ndėr mend tė largohesh nga skuadra. I jam borxhli Hozesė pėr atė qė ka bėrė pėr mua dhe do tė pėrpiqem t'ia shpėrblej, duke shėnuar sa mė shumė tė jetė e mundur, sezonin e ardhshėm."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shtohen llafet per kalimin e Gilas ne Milan me nje shume jo aq te madhe sa flitet ne fillim, ndersa interesi nen hije i Realit, Juves dhe Chelskyt vazhdon por si duket italiani do te zgjedh ekpin nenkapion italian per skuader te radhes, transferi pritet te realizohet mbrenda ketyre diteve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Di Mikele: Te Roma, edhe nė kėmbė
    David Di Mikele ka shumė dėshirė tė kalojė te Roma. Sulmuesi i Udinezes ka zgurdulluar sytė sapo ka dėgjuar tė pėrmendet emri i tij pranė ekipit kryeqytetas: "E them shumė sinqerisht se do tė shkoja edhe nė kėmbė. Do tė hiqja dorė edhe nga Championsi pėr ngjyrat verdhekuqe. Njė tifo si ajo romane, mundėsia pėr tė luajtur me kampionė si Toti dhe Montela, janė gjėra tė cilat s'mund tė refuzohen."

    Bardhekaltrit arrijnė marrėveshjen pėr Pandevin
    Klaudio Lotito ka nisur tė marrė lojtarė ose, mė saktė, t'i pėrtėrijė plotėsisht. Nė fakt, presidenti i Lacios ka arritur njė marrėveshje me Interin pėr Goran Pandevin, duke e zgjatur bashkėpunimin me sulmuesin maqedonas deri mė 2006-n. Brenda kėsaj jave pritet firma zyrtare. Klubi kryeqytetas e ka tė gatshme tanimė kontratėn e re: njė marrėveshje pesėvjeēare me 250 mijė euro nė sezon.

    Lacios i ofrohen Rikelme e Legrotalje
    Janė tė shumta bisedimet qė ka ndėrmarrė deri tani ekipi i Lacios nė frontin e merkatos. Nė mėnyrė tė papritur, disa tė dėrguar amerikano-jugorė u kanė propozuar bardhekaltėrve blerjen e Rikelmes nga Barcelona. Vetėm se pengesė duket se ėshtė bėrė shifra tepėr e lartė qė ka kėrkuar lojtari. Sot lacialėt do tė takohen me Juventusin, qė duket se ėshtė i interesuar pėr Sezarin. Nė kėmbim tė tij mund tė jepet Legrotalje, plus Blazin ose Tudorin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Park, te Manēesteri pėr 7.3 milionė euro

    Mesfushori korean, Ji Sung Park, do tė luajė me Manēesterin nė sezonin e ardhshėm, pasi klubi anglez do tė paguajė 7.3 milionė euro te PSV Eindhoveni. Lajmin e ka bėrė tė ditur menaxheri i mesfushorit, Kim Jung, i cili tha: "Ishim gati tė rinovonim edhe pėr dy vjet me PSV-nė, por drejtuesit holandezė nuk i plotėsuan kėrkesat tona. Mė pas erdhi oferta e Manēesterit, njė skuadėr qė ėshtė e vėshtirė tė refuzohet. Parku do tė luajė vitin e ardhshėm nė "Old Traford" dhe pėrpara fundit tė kėsaj jave, tė dyja skuadrat do ta zyrtarizojnė kėtė transferim."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #95
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Fiorentina ka mar me borxh Sebastian Frey nga Parma per 1 vit per shkembim me Lupatellin. Veren tjeter Fiorentina do vendosi ne qoftese do ta mbaj Frey me kontrakte ose ta kthej prap tek Parma.

  6. #96
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    SUPER OFERTA E REAL MADRID PER LAMPARD !

    30 mil euro + Owen dhe Solari per te marre LAMPARD...Lojtarit iu ofrua nje kontrate nga 5.6 deri 6.4 mil euro ne vit...

    Chelsi refuzon ... e konsideron mesfushorin me te forte ne bote ...
    Edhe Abramovic nuk ben blerje te kota...E ka blere LAMPARD per 16 mil euro nga West Ham...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Inter, frenim pėr Solari-Samuel

    Frenim nė frontin Solari?Samuel pėr Interin. Nuk ėshtė arritur pėrfundimi me sukses i shumėpritur i ēėshtjes sė dyfishtė me Real Madridin, dhe bisedimet me tė dėrguarit e klubit "merenges", qė janė kthyer nė Spanjė pėr fundjavė, pritet tė rinisin vetėm nesėr. Pėr kėtė arsye klubi i rrugės "Durini" nuk i lė pas dore hipotezat e tjera nė merkato: Ēivun pėr mbrojtjen dhe Sezarin pėr mesfushėn. Nėse pėr Veronin ėshtė arritur gjithēka, tifozėt zikaltėr duhet tė presin ende edhe disa ditė pėr ta parė Santiago Solarin dhe Valter Samuelin tė veshin fanelėn e Interit. Nė fakt, prej disa ditėsh ndėrmjetėsit e ēėshtjes Ernesto Bronxeti dhe Pepino Tirri po pėrpiqen t'i limojnė detajet e dy ēėshtjeve, sė bashku me drejtuesit zikaltėr, por s'ėshtė arritur nė ansjė pėrfundim.

    Marrėveshja ėshtė ende larg arritjes, arsye pėr tė cilėn Bronxeti u kthye nė Madrid, pėr tė takuar drejtuesit "merenges" dhe pėr tė bėrė me ta njė pėrmbledhje tė situatės. Nė kėtė pikė gjithēka ėshtė shtyrė pėr nė njė datė tė papėrcaktuar, ndoshta nė ditėn e nesėrme; kėshtu qė hėpėrhė ka rėnė disi optimizmi i ditėve tė kaluara pėr realizimin e kėsaj ēėshtje tė dyfishtė. Ama Interi nuk do qė tė mbetet duarbosh, nė rast se bisedimet do tė dėshtojnė, dhe kėshtu qė i mban "tė nxehta" alternativat Kristian Ēivu dhe Sezar. Mbrojtėsi rumun do tė shkonte me kėnaqėsi tek Interi, edhe pse do tė donte tė qėndronte nė Romė edhe sezonin e ardhshėm. Kurse braziliani ėshtė njė "kanakar" i vjetėr i Manēinit, i cili ėshtė ndjekur vazhdimisht nga Interi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #98
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Atletiko merr Kezhmanin, synon Valeronin

    Atletiko e Madridit dhe Ēelsi kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt dhe javėn e ardhshme do tė bėhet zyrtare kalimi i Matia Kezhmanit nė Primera Divizion. Nuk janė bėrė ende tė ditur termat financiarė tė kėsaj marrėveshjeje, ndėrkohė qė skuadra e trajnerit Karlos Bianki ka piketuar objektivin e radhės nė merkato. Atletiko e Madridit ėshtė gati tė fillojė bisedimet me Deportivon, pėr tė marrė mesfushorin Huan Karlos Valeron.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #99
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Toldo: E ardhmja ime ende nė dyshim



    "Toldo dhe e ardhmja e tij?" - ėshtė pyetja qė i ka rėnė nė vesh pėr muaj e muaj me radhė, nė kėtė vit tė ēuditshėm pėr tė (dhe i ēuditshėm jo sepse mė nė fund ka fituar diēka me Interin). Vetėm se tani diēka ka ndryshuar. Mė parė, Franēesko Toldo pėrgjigjur duke ngritur supet, ndėrsa tani ia kris njė tė qeshure tė madhe me batutat qė bėn: "Unė do tė Toldoj, ti do tė Toldosh, ai do tė Toldojė..." E tė mendosh qė pak muaj mė parė dukej se e ardhmja e tij do tė shkruhej larg Interit. Dhe kjo s'e bėnte aspak pėr tė qeshur. Pėrkundrazi...
    ? Por ja qė kėshtu ėshtė dhe ėshtė pėr t'u habitur, apo jo Toldo?
    - Vetėm nė futboll qė s'mund tė habitesh me asgjė, aq mė pak unė, qė i kam parė tė gjitha ngjyrat. Me falni, por pėr ēfarė tė habitem?
    ? Pėr faktin se Toldo do tė jetė sėrish portieri i Interit...
    - Duke filluar nga ajo fazė kthese e tetorit tė vjetshėm, unė kėshtu e quaj, mendoj se e pėrfitova dhe e meritova rikonfirmimin, edhe pse mė duket e ēuditshme tė flas pėr rikonfirmim, duke qenė se kam edhe njė tjetėr vit kontratė. Kur dikush ka njė rendiment tė lartė, ėshtė e drejtė qė t'i bėhen edhe nderimet pėrkatėse. Megjithatė tė ardhmen time e shoh ende nė dyshim.
    ? Kėshtu qė ka qenė njė kampionat i mirė?
    - Sigurisht qė po. Kisha katėr vjet qė prisja tė fitoja dhe ia dola mbanė. Ku janė tani ata qė mė quanin tė vjetėr?
    ? E kishim fjalėn pėr rendimentin individual: ju mendoni se keni luajtur njė kampionat tė mirė?
    - Ndoshta, nė mėnyrė absolute. Nė nivel personal, sezoni im mė i suksesshėm tek Interi ka qenė sezoni i parė. Por sivjet besoj se e tregova sėrish qė jam njė portier qė e meriton Interin dhe kjo s'ėshtė pak.
    ? A ka pasur ndonjė ēast, qoftė edhe njė i vetėm, nė tė cilin ju ka ndodhur t'i thoni vetes: historia ime me Interin ka mbaruar, sezonin e ardhshėm do tė iki.
    - S'e kam menduar kurrė kėtė. Nė momentin kur edhe mund ta kisha menduar, ajo qė bėra, ishte se shtrėngova dhėmbėt dhe u pėrpoqa ta kapėrceja problemin.
    ? Pa ua vėnė veshin fare zėrave tė merkatos?
    - Ato mė tepėr mė kanė stimuluar sesa mė kanė krijuar vėshtirėsi.
    ? Por, a ka ndonjė gjė qė ju vuri vėrtet nė vėshtirėsi?
    - Shikoni, unė e kuptova se tė pretendosh qė tė pėrkėdhelesh gjithnjė, ėshtė e gabuar. Nė njė skuadėr mbėrrin gjithnjė momenti kur dikush kritikohet dhe kėsaj here e kisha unė radhėn.
    - Duke qenė se kontrata juaj pėrfundon pas njė viti, nė kėtė pikė a nuk keni menduar qė tė paktėn ta zgjasni?
    - Pėr kėtė gjė duhet tė flasė klubi. Unė nuk di asgjė, nuk kam dėgjuar asgjė, duhet tė mendoj vetėm tė paraqitem sa mė mirė edhe nė sezonin e ardhshėm. Nė kėtė moshė ėshtė e kotė ta planifikosh tė ardhmen. Ose, mė saktė, nuk ėshtė edhe aq thelbėsore".

  10. #100
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Venger kėrkon Robinjon dhe Helbin



    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se i nevojiten dy futbollistė tė nivelit tė lartė, pėr tė rikthyer Arsenalin nė nivelet e njė sezoni mė parė. "Topēinjtė" e mbyllėn sezonin e kaluar me 12 pikė mė pak se Ēelsi dhe u eliminuan nė ēerekfinalen e Ligės sė Kampioneve nga Bajerni i Mynihut. Arsenali u "ngushėllua" me fitimin e Kupės sė Anglisė, pas finales sė fituar me penallti ndaj Manēesterit, nė Kardif. Vengeri synon tė ndėrtojė njė skuadėr pretendente pėr vitin e ardhshėm dhe pasi ndaloi largimin e Henrisė, kėrkon dy "yje" tė tjerė nė "Hajburi". Francezi tha: "Kemi filluar tė punojmė pėr skuadrėn e sezonit tė ardhshėm. Jemi tė bindur se do tė rikthehemi pretendentė nė tė gjitha veprimtaritė, por mė parė na duhen edhe disa pėrforcime. Dua dy "yje" dhe drejtuesit po punojnė pėr tė kėnaqur kėrkesat e mia." Sipas shtypit britanik, yjet e kėrkuar nga Vengeri janė Robinjo dhe Helbi. Pėr tė parin, "topēinjtė" duhet tė mposhtin konkurrencėn e Realit, por duket se kundrejt 20 milionė eurove mund tė marrin shėrbimet e talentit 20-vjeēar. Ndėrkohė, 12 milionė euro ėshtė shifra qė i ofrohet Shtutgartit pėr biellorusin Helb. Ka tė gjitha gjasat qė marrėveshja ndėrmjet dy klubeve tė arrihet javėn e ardhshme. Gjithashtu, Vengeri i ka mohuar largimet e Henrisė, Piresit dhe Vieirasė: "Kam lexuar se Barcelona ėshtė e interesuar pėr Henrinė, megjithėse ky i fundit mund tė largohet, por ju siguroj se Tierri do tė qėndrojė me ne. Po ashtu si Robert Pires dhe Patrik Viera. Janė boshti i skuadrės dhe nuk kemi ndėr mend t'i lejojmė largimet e tyre. Pėr mė shumė qė kam biseduar personalisht me tė tre futbollistėt dhe mė kanė konfirmuar se nuk kanė ndėr mend tė ikin nga Londra."

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01
  2. Kampet verore tė djemve orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 17:09
  3. Shqiperia 2005 - Oferta Turistike Verore
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 16:46
  4. Ronaldo perandorė i ri Interist nė sezonin 2005/06.
    Nga asteri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 14:54
  5. Transferet pėr sezonin 2004/05.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 06:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •