Vazhdon forcimi i FIORENTINES se Della Valles.
Luca TONI ka firmosur sot per FIORENTINEN . Dje klubet kishin rene dakort per shitjen e lojtarit , rreth 10 milion euro.
Vazhdon forcimi i FIORENTINES se Della Valles.
Luca TONI ka firmosur sot per FIORENTINEN . Dje klubet kishin rene dakort per shitjen e lojtarit , rreth 10 milion euro.
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Juventus dhe VieiraPostuar mė parė nga Davius
My silence doesn't mean I am gone!
Fiorentina, "mbretėresha" e merkatos
Njėra prej protagonisteve tė kėsaj merkatoje ėshtė Fiorentina. Pasi humbi Mikolin, Mareskėn dhe Kiellinin, qė shkuan te Juventusi, klubi vjollcė e rimori ndjeshėm veten, duke afruar elementė me vlera qė ndodheshin nė qarkullim. Mbrojtja u pėrforcua me Frein, Pankaron dhe me Paskual; nė mesfushė mbėrritėn Fiore dhe Broki, ndėrsa nė sulm, pėrkrah Bojinovit, do tė jetė Toni. Shtatė tė njėmbėdhjetėt do tė jenė italianė; nė prag mbėrritje ėshtė edhe Di Loreto. Kėshtu qė nga hiri i Mikolit, Mareskės dhe Kielinit lindi Fiorentina e re, e cila, tė paktėn nė letėr, mund tė synojė pėr njė vend nė Europė.
Shumė blerje tė reja, shumė fytyra tė reja dhe, mbi tė gjitha, shumė talente. Ēezare Prandelit do t'i takojė detyra e vėshtirė pėr tė harmonizuar njė numėr kaq tė madh lojtarėsh qė s'kanė luajtur ndonjėherė bashkė, por tekniku duket personi i duhur pėr ta realizuar kėtė arritje. Prandeli do ta rreshtojė skuadrėn me sistemin 4 2 3 1, me Frein nė portė, dhe pėrpara tij njė mbrojtje e pėrbėrė nga e djathta nė tė majtė nga Pankaro, Ujfalushi, Gamberini dhe Paskual.
3/4 janė blerje tė reja, pėrvoja e ish-milanistit gėrshetohet me freskinė e dy tė fundtėve. Pėrpara tyre njė mesfushė e vendosur shumė mirė, ku nė krahė do tė jenė Fiore dhe Jorgensen, kurse nė qendėr Broki dhe Donadel. Nė sulm, kėtu qėndron edhe pika mė e fortė, njėra prej dysheve mė tė forta tė Serisė A nė letėr, Toni Bojinov. 7/11 janė italianė, njė rekord i rėndėsishėm i ndėrtuar nga duart e afta tė Pantaleo Korvinos. Por s'ka mbaruar me kaq: vjollcėt po ndjekin edhe Di Loreton, mbėrritja e tė cilit nga Peruxhia, me njė kontratė trevjeēare, ėshtė thuajse e sigurtė. Ndėrkohė ka mundėsi qė tė vijė edhe Mozart.
Toni: Mezi pres tė filloj stėrvitjen
Ka shumė dėshirė tė nisė tė stėrvitet Luka Toni, ish-sulmuesi i Palermos, i cili qė tė enjten ėshtė bėrė futbollist i Fiorentinės: "Kam njė ndiesi fantastike. Po e nis kėtė aventurė tė re me entuziazėm dhe shpresoj t'u bashkohem shpejt shokėve tė rinj tė skuadrės. Nė radhė tė parė, duhet tė bėhemi njė skuadėr, dhe mė pas, sė bashku tė arrijmė edhe objektiva tė rėndėsishme, sepse jemi njė grup me futbollistė tė shkėlqyer," deklaroi Toni. Atyre qė e pyesnin se pėrse Mauricio Zamparini, presidenti e Palermos, vendosi ta shiste, ai iu pėrgjigj duke qeshur: "Pyesni atė!", por mė pas vazhdoi tė fliste sėrish qetėsisht, kur iu pėrmend se klube tė tjera, veē Fiorentinės, ishin aktivizuar pėr tė: "Ndihem i kėnaqur qė skuadra tė tjera ishin tė interesuara pėr mua, por e mora kėtė vendim, sepse besoj te projekti i Fiorentinės."
Pankaro nė Firence: S'jam kėtu si "pensionist"
U binda nga projekti i Fiorentinės". Nė stėrvitjen nė Folgaria, pasi ka zhvilluar vizitat mjekėsore dje nė mėngjes, ėshtė prezantuar njė tjetėr blerje e vjollcėve: Pipo Pankaro. Ish-milanisti shpjegon motivet e aventurės sė re: "Kam dėshirė tė fitoj nė njė skuadėr qė mė kėrkoi mė ngulm, - tha mbrojtėsi 34-vjeēar. - Ėshtė njė nder qė jam kėtu me fanellėn e Fiorentinės. Unė besoj shumė te grupi, qė nga i pari, e deri tek mė i fundit, duhet tė jemi tė gjithė liderė. Ēfarė di pėr Fiorentinėn? Rui Kosta mė ka folur gjithnjė me tone entuziazte. Fola para dy ditėsh dhe ishte i kėnaqur qė erdha kėtu. Njė gjė ėshtė e sigurtė, nuk jam kėtu pėr tė bėrė "pensionistin".
My silence doesn't mean I am gone!
Tomasson ka ikur nga Milani dhe ka shkuar tek Shtutgarti dhe jo tek Benfika.
Juventusi, njė merkato pėrrallore
Nė vend tė parė "Zonja", tė tjerat vijnė pas saj. Jo vetėm, sepse ėshtė kampionia nė fuqi, por sepse e ka shprehur "sharmin" e saj edhe nė merkato. Tė paktėn deri tani bardhezinjve nuk ua ka kaluar asnjė nė fushatėn e blerjeve verore. I ėshtė afruar disi Milani me Vierin, Vogelin dhe Jankulovskin (pret tė marrė Xhilardinon), Interi me Pizarron Uomen e Solarin dhe Fiorentina me njė grup tė rinjsh me nė krye Luka Tonin. Por asnjė skuadėr nuk mund tė matet me forcėn e Luēiano Moxhit qė ka nė merkato. Gjithēka me laps dhe letėr, e llogaritur pėr tė mos i shpėtuar as edhe njė euro minus.
JUVENTUS 8,5
"Triada" Moxhi Xhiraudo Betega ka marrė sėrish kurorėn e mbretėreshės sė merkatos. Skuadra qė fitoi kampionatin, ėshtė pėrforcuar. Nė mbrojtje kanė mbėrritur Robert Kovaē dhe Xhiorxhio Kielini, nė mesfushė goditja e madhe e merkatos, Patrik Vieira, ndėrsa sulmit i ėshtė shtuar qė prej fundit tė sezonit tė kaluar edhe Mutuja, me "fishekun" Kasano qė ndodhet ende nė qytė. Me shitjet e Mareskės (Sevilja) dhe ato qė priten tė realizohen me Apiah, Blazi, Mikoli dhe Tudor, do tė paguhet kartoni i Vieirasė (20 milionė euro).
Ēfarė mungon
Kasano do tė pėrbėnte qershinė klasike mbi tortė. I vetmi rol i zbuluar duket se ėshtė ai i anėsorit tė djathtė nė mbrojtje: jo rastėsisht ndiqen me interes pistat Migel (Benfika), Kaseti (Leēe) dhe Odo (Lacio).
MILAN 8
Zhgėnjimet e fundit tė sezonit tė kaluar tanimė i pėrkasin sė shkuarės. Pa u demoralizuar, nė kampin kuqezi u nis njė fushatė e arrirė pėrforcimesh: greku Elefteropulos zuri vendin e Abiatit (Xhenoa), nė mesfushė, largimet e Brokit dhe Dorasosė i kanė kompensuar ardhjet e zviceranit Vėgel dhe tė ēekut Jankulovski (qė mund tė luajė edhe si anėsor nė mbrojtje). Sulmi nuk ka kundėrshtarė nė Itali: Shevēenko, Xhilardino, Vieri dhe Inzagi janė njė poker asėsh nė duart e Karlo Anēelotit.
Ēfarė mungon
Prapavija, qė mbėshtetet nga "plakushėt" Kafu, Maldini dhe Stam, do tė kishte nevojė pėr njė shtojcė tė re, qė mund tė vendosej pėrkrah Nestės nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt. Mungon edhe njė zėvendės pėr "Ekspresin" brazilian: mbeten hapur pistat qė tė ēojnė te Mesto (Rexhina), Odo (Lacio) dhe Kaseti (Leēe).
INTER 7,5
Fundi garantues i sezonit qė u mbyll me fitimin e Kupės sė Italisė, i mundėson Manēinit tė shmangė njė revolucion dhe mund t'i shtojė ndonjė kutizė njė mozaiku qė duket se funksionon. Nė kėtė kuadėr kanė qenė thelbėsore blerjet e Solarit dhe Pizarros: i pari pėrforcon krahun e majtė, i dyti, njė organizator me kėmbė tė arta, i jep mundėsi teknikut tė mendojė pėr njė rreshtim tė ndryshėm nga ai 4 4 2. Kamerunasi Uome ėshtė njė zėvendėsues i mirė i Favalit, Hulio Sezar do tė luftojė pėr vendin e titullarit me Toldon.
Ēfarė mungon
Manēini ka ende nevojė pėr njė pėrforcim nė ēdo repart: nė mbrojtje do tė mbėrrijė njėri mes Samuelit dhe Ēivusė, nė mesfushė duhet njė lojtar krahu (Figo ose Mansini), nė sulm ka nisur "gjahu" pėr zėvendėsuesin e Vierit (Di Vaio ose Korradi). Blerja e pykės nuk ėshtė dhe aq urgjente, duke qenė se holandezi Van der Meide mund tė aktivizohet mė pėrpara.
FIORENTINA 8
Pasi mezi e siguroi qėndrimin nė kategorinė e parė, nė sezonin e kaluar, familja Dela Vale ka arritur gjėra tė mėdha nė merkato, duke nisur nga stoli, ku mbėrriti Ēezare Prandeli. Pasi humbėn Kielinin, Mikolin dhe Mareskėn, kanė qenė tė shumta fytyrat e reja qė kanė mbėrritur nė kampin vjollcė: emrat mė tė rėndėsishėm janė ata tė Freit, Tonit, Fiores dhe Brokit. Pėrforcime tė mira janė edhe Pankaro, Paskual dhe Gamberini.
Ēfarė mungon
Drejtori sportiv Korvino ėshtė nė kėrkim tė njė mesfushori tė qendrės. Nė balotazh janė tre futbollistė: braziliani Mozart (Rexhina), Pinzi (Udineze) dhe Blazi (Juventus). Pritet ndėrkohė qė nga Peruxhia tė mbėrrijė mbrojtėsi Di Loreto.
ROMA 6,5 (nė pritje tė vendimit tė Tas-it)
Pasi e nisi me marshin e katėrt me blerjet e Tadeit, Kufurit dhe Nondasė, klubi verdhekuq u bllokua nga Fifa, e cila i ka bllokuar merkaton nė frontin e ardhjeve deri mė qershor 2006. Nė javėn e ardhshme pritet vendimi i Tas-it, i cili edhe mund ta rihapė merkaton e blerjeve pėr verdhekuqtė.
Ēfarė mungon
Veē njė anėsori tė majtė, rol qė do tė mbulohet nga Lima, Roma mund tė detyrohet tė kėrkojė njė mbrojtės, njė mesfushor dhe njė sulmues, nė rast se Ēivu, Mansini dhe Kasano do tė largohen. Nė sulm, kryeqytetasve u pėlqen Zampanja.
LACIO 5
Kanė qenė tė shumta largimet nė kampin bardhekaltėr (Kouto, Sivilja, Xhianikeda, Baxani dhe binjakėt Filipini) dhe tė paktė lojtarėt qė janė afruar nė ekipin e trajnerit Delio Rosi. Beleri dhe Kribari (Udineze), dhe rikthimet e Baronios (Kievo) e tė Inzagit (Sampdoria) s'kanė si ta ngrenė sė tepėrmi moralin e tifozėve.
Ēfarė mungon
Ėshtė mė e lehtė tė thuhet se ēfarė ka: garancitė janė Peruci, Zauri, Roki dhe Di Kanio. Tė gjitha repartet kanė mangėsi: nė mbrojtje mungon njė lojtar qendre, pėr mesfushėn pėlqehet Bolanjo, nė sulm mund tė kryhet blerja e shqiptarit Tare (Bolonja).
My silence doesn't mean I am gone!
Appiah, me shume mundesi, do kaloje nga Juventusi tek Fenerbahēe per 6M.
Blerje me leverdi kjo. Appiah eshte shume lojtar cilesor dhe i ri akoma.![]()
O Davius ...na more ne qafe me ato ANALIZAT e Sportit Shqiptar per merkaton ...Po ata qorrat perkthejne vetem shkrimet e TG COM (sitit te milanit)....
Shif vleresimet qe i bejne ekipeve ....
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Mos ja keni merakun mbrojtjen Milanit se ket vit me 3 mbrojtesa do luj taktika e re. Mbrojtje e vjeter eshte por te pakten ja mbyll lojen ekipeve te madhe prsh shifni Adrianon sa gola ben me Brazilin shif 4 neshjet e fundit Milan 0-0 Inter, Milan 1-0 Inter, Milan 2-0, Milan 1-0 (3-0) folni a esht e vjeter a jo se vetem Nesten te kemi e bo punen, kurse per mesfushen dhe sulmin as nuk boet fjale qe o nga me te mirat ne bote.
Cke more ti interist me Sportin Shqiptar![]()
![]()
Se ke inat se shkruajne vetem per Milanin s'kam faje une, hahaha hahahah
My silence doesn't mean I am gone!
GILARDINO tek MILAN esht ber zyrtare sot. Nje lajm shum i keq per ata qe e kan inat Milanin![]()
Krijoni Kontakt