Mourinjo: Drogba nuk do tė largohet
Hoze Mourinjo ka kėmbėngulur nė faktin, qė sezonin e ardhshėm do tė ketė sėrish nė radhėt e Ēelsit sulmuesin Didiė Drogba. Trajneri pohoi se nuk ishte nė kėrkim tė njė sulmuesi tjetėr, duke pėrgėnjeshtrurar zėrat pėr njė interesim tė londinezėve pėr sulmues tė tillė si Adriano, Xhilardino apo Eto. Pėr Drogbanė, i blerė 24 milionė euro nga Marseja verėn e kaluar, sezoni i parė nė Premier Ligė nuk ishte nė lartėsinė e duhur, pavarėsisht se Ēelsi u shpall kampion. Ditė mė parė u pėrfol pėr njė largim tė sulmuesit nga Bregu i Fildishtė drejt Lionit, nė kėmbim tė Esienit, por Mourinjo e mendon ndryshe. Portugezi ėshtė i bindur se sezonin e ardhshėm, Drogba do tė jetė edhe mė i vlefshėm pėr Ēelsin.
"I kam dėgjuar tė gjitha ato qė janė thėnė pėr sezonin e Didiėsė, por jam i bindur se sezonin e ardhshėm do tė jetė edhe mė efektiv. Ai ka besimin tim tė plotė dhe mendoj se ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mirė nė botė. Kam filluar tė planifikoj mėnyrėn si tė mbroj titullin kampion vitin e ardhshėm dhe nė kėto plane bėn pjesė edhe Drogba." Pėrgjigjja e Drogbasė nuk ka munguar. Sulmuesi u pėrgjigjet kėshtu elozheve tė trajnerit portugez: "Kam pasur gjithmonė mbėshtetjen e Mourinjos dhe me njė trajner tė tillė nuk tė shkon ndėr mend tė largohesh nga skuadra. I jam borxhli Hozesė pėr atė qė ka bėrė pėr mua dhe do tė pėrpiqem t'ia shpėrblej, duke shėnuar sa mė shumė tė jetė e mundur, sezonin e ardhshėm."
Krijoni Kontakt