Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Kur fshati qeveris qytetin

    SHQIPTARET, PERBALLE BARRIERES SE ADMINISTRATES

    Nga Agim Jazaj

    Shiko nepunesit, percakto shtetin! Levizja e lire me kosto te shtrenjte. Fshati qeveris qytetin! Thuhet: sa shkolle ka filani, por harrohet te thuhet: Sa mend ka filani?! Eshte i mire, po a eshte i zoti?! Aksioma fondamentale sot, per neser: Shenjterimin e ligjit, ngritjen e kultit te qytetarit, emancipimin e politikes "Investime dhe arrestime"!

    * * *
    Riprodhojme nje ngjarje te thjeshte, gati e perditshme. Zyrat e kycura, njerezit presin ne radhe. Brenda portes rrjete teli, polici privat ligjeron.

    -Nga te kemi zotrote? - iu drejtua emigranti.

    -Nga Shqiperia zoteri, - iu pergjigj serbes polici.

    -E mora vesh! - shtoi pyetesi.

    Me pastaj si ne reviste parakaluan zyrtaret.

    -Ore kush e njeh ate juristen nga eshte? Edhe ajo nga Shqiperia- shtoi nje tjeter. Humor i radhes, ne radhe. Tradita e radheve per nje shishe qumeshti, ose per nje bilete autobusi eshte pasuar, madje pasuruar me radhet perpara zyrave te gjendjeve civile per nje certifikate. Pastaj perpara Bashkive, Prefekturave dhe Ministrise, po per kete certifikate. Nga Konispoli vjen dhe duhet te prese ne radhe perpara sporteleve te prefektures se Vlores, konispoliti per te vulosur certifikaten e djalit emigrant! Radhet e gjata po na ndjekin gjate, duke u zgjatur pafundesisht, perpara sporteleve te sherbimeve konsullore perdite, sidomos ne Athine, per te njejten certifikate! Radhet e njerezve perpara zyrave te shtetit nuk jane vetem keto te certifikatave... Refreni yne, shoqerues: "Nga radhet vijme, ne radhet shkojme"! Shteti ka "hapur mbi 15 mije vende" pune, sportele ku kacavirren perdite qytetaret. Brenda tyre, zyrtaret hijerende mbyllin here pas here qepenet, per t'ju bere sfide taboreve ne radhe, ne jezullin e vapes, ose ne acarin e ftohte! Ligjvenesit ne bilancin e punes se tyre numerojne mijera ligje, ne sherbim te qytetareve. Qytetaret neper radha! Shihni c'te ben shteti?! Te perplas sportelin fytyres, te sfilit radheve. Kjo eshte gjetja me e rralle, "fronte" pune, per "te zbutur" papunesine! Perdite zeme radhe. Ne na rezervohet e drejta e perfitimit pa konkurim, Kampion Bote; "Per qendrimin neper radhe". Polici privat u ngacmua. Emigranti beri kembe per te ikur. Ka qene nepunes i administrates se shtetit, ne seksionin e arsimit, drejtor shkolle, etj, dikush e prezantoi...E kush nuk i njeh, njerez te tille?!...



    "Reforma", refren i politikes

    Fundshekulli dhe fillimshekulli e ka gjetur administraten publike nen rrufete e politikes. "Reforma" ne administrate po ngelet refren i politikes, i pushtetareve sa hypin ne pushtet. Te zgjedhurit dhe te emeruarit, do te perzgjedhin dhe nepunesit e administrates; nga pastruesja e deri tek rojet, duke "justifikuar edhe premtimet" elektorale, "hapjen" e 10 mije vendeve te reja te punes! "Do drejtojme me njerezit tane"! Deri me tani ende jemi ne kerkim te nje "modeli" administrate me fizionomi te re dhe rezistente. Emigranti, M.Brahimi, ne Athine, kujtonte se kishte harruar) ate qe tha kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, gjate vizites ne Shqiperi: "Vendi i tij ka bere gjithe ato qeveri, "kaluar 65) ndersa administraten se ka ngacmuar". Rrufete e politikes tek ne, nuk kane "qelluar" rangjet e larta, por kane shkarkuar edhe ne nivelet e fundit te administrates. Administrata nuk ka mundur te marre kembet. Ajo eshte ne panikun e neserm, e pushtuar nga ankthi, psikologjia e perkohesise. Nepunesit, dhe ata te vegjel jane "dhembezat" qe vene ne levizje gjithe "pajisjen shtet" dhe harmonizojne veprimet ciklike. Ata jane ne komunikim te drejtperdrejte me qytetarin. Prezantojne veten dhe perfaqesojne shtetin. Ata do t'i krahasonte nje emigrant; jane "guret e themelit" te shtetit, "muret" qe lartesojne, dhe "catia" qe mbulojne shtetin. Sa me te gdhendur te jene keta "gur", aq i gdhendur do te jete shteti, dhe sa me ta pagdhendur te jene keta, aq i pagdhendur do te jete po shteti. Nepunesit e administrates jane "kutite e votimit", qe bejne "hyrje" ose "dalje" flete-votimi. Radhe te gjata e te perditshme ne sportelet e ambasaden shqiptare, ne Athine... Pasaporta, dokumenti baze i identifikimit, me elemente te larte sigurie, prap i pasigurt, duhet perforcuar me certifikatat, brenda 6 muajve, sikur njeriu te rilinde ne cdo 6 muaj, me shume vula e nenshkrime. Pasaporta zhvleftesohet. Jane shkruar plot shkrime e kronika televizive, por kerkohet tjeter mekanizem per te ndryshuar keto proceduara: Te shpetojme nga sfilitja neper radhet! Ne vend te depolitizimit te administrates, politika e ka politizuar ate, duke vendosur militante fanatike, nga sofra e toksikuar, e radheve te saj. Ne nje aktivitet politik zhvilluar ne teatrin "Petro Marko", do te shohesh nepunes te thjeshte te administrates; "me kuc e me mac", duke duartrokitur! Verberia politike mban peng te verberit ne administrate, me 15 mije leke rroge, te "propagandoje" dhe militoje per partine e "tij", kur kete page qesharake nuk duhet ta pranoje as qytetari ne asistence. Politika "siguron" voten e nje personi, duke rrjedhur qindra vota qytetaresh, qe shohin ne personin e nepunesit; shperdorimin e votes se tyre. Keshtu eshte vene kazma mbi administraten, mbi vetveten. Titullaret pa tituj, pergjate stertranzicionit po zbatojne parimin: "Pas meje befte qameti"!

    Levizja e lire, me kosto te shtrenjte

    Ne radhet e administrates kane vershuar njerez te "levizjes se lire", kryesisht rural, te ardhur pertej kufijve te rretheve. Kjo levizje e lire ka kushtuar shtrenjte edhe vete te levizurve, dhe shoqerise! Ata mund te jen njerez te mire, por a kane nivel intelektual, aftesi organizative dhe force drejtuese? Vertet thuhet se sa shkolle ka filani, por harrohet te thuhet; Sa mend ka filani? Sa aftesi posedon, dhe sa mundesi ka per te organizuar? Sa novator eshte, dhe e ben punen te lehte, ju sherben njerezve, etj? Nese dje ne socializem ishte privacion hyrja ne qytet, sot ky privacion ka ndryshuar kahje, per qytetaret autokton. "Mao Ce Dun ideja": "Fshati rrethon qytetin", realizohet: "Fshati qeveris qytetin"! Ne administraten lokale do te gjesh njerez te afert me shtepite e politikes, kush ka lidhje me titullaret e larte, apo te partise me pushtet. Ajo eshte gruaja e filan partiaku, e motra e ketij pushtetari, "kunati i shokut Xhemal", te shtyp me "Foristrade"!. Nipi atij ministri, kusheriri i zotit deputet! Mentaiteti rural ka fituar status qytetarie, duke uzurpuar pushtet, e pronesi, i institucionalizuar! Duhet te jene ende mitingash e zhurmaxhinj, kritere keto per t'u ofruar ne administraten "publike". Keto vende te "politizuara", nuk pranojne njerez pa keto lloje "garancish" e "testi". Politika ka prishur busullen e orientimit te administrates, ndonese te sajen e ka humbur me kohe. Njerezit neper radha, rruges, ne kerkim te administrates se aspiruar!

    Shteti fut ne konflikt qytetaret

    Shteti me instrumentet, ligjet dhe administraten, nuk mund te lehtesoje qytetaret, por ka realizuar konfliktin mes qytetareve. Nje prone ia ka dhene disa personave. Pronen e trashegimtarit ia ka dhene militantit. Pronen e babait ia ka dhene nipit e jo djalit. Ata qe pushtuan qendrat shendetesore, trojet, prona, ngriten banesa ne flagrance duke cenuar lirite e qytetareve, duke prishur projektin e pallatit te ngritur nga shteti, shkaterruan faunen dhe dualen pronare te detit, askush nuk u thot plac. Hapni gjyq, keshillon nepunesi i shtetit. Po ai qe ka kryer kete shkelje, ka pushtuar qendren shendetesore, ka ngritur banesen ne themel te pallatit, e ka fituar me gjyq?! Keshtu, shteti hapur nxit vetegjyqesine. Nuk do te kete qytetare, qofte dhe ne Vlore te mos kete hapur proces gjyqesor, pergjate ketyre 15 vjeteve, apo duhet te hape, te mbetet viteve neper dyertee "drejtesise". Nje vendim i gjykates duhet ligjerisht te zbardhet brenda 13 diteve, por do t'i nxihet buza qytetarit, apo emigrantit, edhe nga sorollatja e sekretares hijerende, pa e zbardhur ate edhe pas 2 muajve. Ketyre vrasesve pa plumba, e krisma, qe vrasin perdite individ dhe cojne ne varreza shoqeri, askush nuk iu thote ndal! Konfliktet e hapura nga shteti mes qytetareve, nuk vijne duke u mbyllur, por duke u thelluar. Jo pa shkak. Per te xhvendosur konfliktin mes shtet-qytetarit ne; konfliktin mes qytetare-qytetarit. Shume prej tyre tundin; Vendimet e Formes se Prere te Gjykatave, te lodhur viteve, por t'ju pijne lengun! Mbi ligjin ngrihet Maliqi! Perzgjedhja e njerezve te administrates, nga shtepite e politikes dhe rrethi i politikanuceve, bejne te mos ngreme administraten publike, por ate "politike) te farefisnise, te sfilitemi radheve, duke kerkuar drejtesi tek padrejtesia! Aksioma fondamentale sot, troket per neser, per shenjterimin e ligjit, ngritjen e kultit te qytetarit, emancipimin e politikes: "Investime dhe arrestime"! Konsolidimi i administrates, i konvertuar ne voten e sovranit, eshte njeheresh konsolidim i Shtetit te Qytetareve. Levizjet e shumta ne emer te rritjes se pergjegjesise, "te famshmes meritrokracise, kupto shkerdhatokracise) flasin; Per ngritje te pergjegjsise, apo humbje te pergjegjesise?!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga shkrimi kuptohet se behet fjale kryesisht per byrokracine e Vlores..
    e ne Vlore qeveris Ps e Mezan Malajve..
    asgje nuk shton autori i shkrimit.. ashtu eshte ne koridor-sportelet e zyrave te Shtetit..
    Kur dalin ne Tv te Zhejit ministro punistet Nanoiste gjithmone mbas kostumeve armani e kolltuqeve meshine luks madheshtore.. do u shikoc dhe Kompjuteret e fjales se fundit me ekrane petashuqe biles..
    Nji kompjuter i tille do mjaftonte tja qind fish zvogelonte tmerret miletit neper radhat e zyrave te shtetit.. por c'u mbeti atyre po tu a zgidhin hallet fet e fet miletit te mjere..
    Ajo eshte suksesi dhe arritja e tyre..pra ti mjelin hallexhijte dhe ne qindarken e fundit ne xhepa qe me ato qindarka hallexhijsh te bejne thaset me euro qe ti kene kur vene me dashnoret freshiste neper Motell Bordello te bejne qejfe.. sa ne gerqi e Itali e ku tu zene kembet deri ne Dubaj..


    por ja c'thote Mezani sot ne Koha Jone:

    E Premte, 03 Qershor 2005


    MALAJ: "EDHE NESE HUMBAS, I HUMBURI NUK JAM UNE"

    Interviste me kandidatin per deputet te PS-se ne zonen 94 ne Vlore

    Mezan Malaj ka lindur ne vitin 1947 dhe eshte deputet i legjistatures se 16-te te Grupit Parlamentar Socialist. Ka mbaruar arsimin e Larte ne fakultetin e Ekonomise Dega Finance dhe ka punuar si shef i Seksionit te Kontroll-Revizionit.

    Vlora e njeh si shef finance ne Komitetin Ekzekutiv te Rrethit te Vlores dhe me mbas si Zv/Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ne Vlore. Karriera e tij u shtri dhe jashte rrethit te Vlores , ku ka punuar dhe per nje kohe te gjate si Zv.Drejtor i Pergjithshem i Naftes dhe Gazit ne Fier. Dhe ne vitet e Demokracise eshte emeruar Kryetar i komitetit Pluralist ne qytetin e Vlores .

    Sa mendon z. Malaj se jane mundesit` per te fituar PS-ne ne zonen 94 ne qytetin e Vlores?

    Mbeshtetur ne traditen politike te Vlores, mbeshtetur ne rezultatet e arritura ne te 6 zonat elektorale te vitit 2001, mbeshtetur ne arritjet e mjaft fushave, ne kete sezon zgjedhjesh Vlora do t'i jape parlamentit te ri 5 deputete. Individualiteti dhe prosperiteti i kandidateve socialiste, si dhe klima politike e favorizon ne menyre absolute fitoren e parashikuar. Fitorja me e thelle do te arrihet ne zonen time elektorale nr. 94. Kjo jo e mbeshtetur ne emozione politike por ne fakte historie politike. Ne vitin 2001 kam pasur perballe si kandidat z. Fatos Beja, nje nga personalitetet e PD-se me te cilin punuam pa i shkaktuar asnje shqetesim elektoral zones zgjedhore. Ne dallim nga te tjeret isha i vetmi qe arrita te fitoja qysh ne raundin e pare me mbi 2200 vota, cka perben nje mundesi potenciale per keto zgjedhje, cka verteton se fitorja ime nuk mbeshtetet ne emozione politike por ne tregues statistikore politike. Gjate 4 vjeteve kam punuar ne menyre intensive. Kam arritur te krijoj profilin dhe fizionomine e nje deputeti qe perfaqeson denjesisht dhe politikisht kete qytet me histori. Mbi te berit politike kam pasur burrerine te perballem me kundershtarin politik ne mbrojtje te interesave te elektoratit vlonjat. Kam krijuar profilin e deputetit antikomformist cka me ben te jem ne pozita me komode se te tjeret. Kam angazhuar disa miliarde leke nga buxheti i shtetit qe kane shkuar ne permiresimin e ujesjellseve, kanalizimeve, rrugeve, kopshte, shkolla e ndricim. Sot kam dale ne fushate dhe do te korr cka kam mbjelle gjate 4 viteve ndersa kundershtari im politik nuk ka filluar akoma te mbjelle. Natyrisht, eshte ne fazen e premtimeve elektorale.

    Duke ditur se ju kandidoni ne te njejten zone elektorale qe keni kandiduar edhe 4 vjet me pare. Kjo do te thote qe ju e njihni shume mire kete zone. Cila eshte strategjia qe ju keni ndertuar per te shmangur pakenaqesite e elektoratit te zones 94 dhe per te marre me 3 Korrik votat e nevojshme?

    Kam te projektuar nevojat e zones elektorale dhe njoh personalisht gjithe qytetaret e zones 94 dhe ajo qe eshte me kryesore mentalitetin e tyre. Avantazh ky qe me jep edhe fakti se jam lindur e rritur dhe jetoj ne Vlore cka kundershtari im nuk e ka dhe s'mund ta kete kete avantazh. Gjate jetes sime kam punuar e kam perballur situata mjaft te veshtira politike qe ne saje te kompetences e zotesis kam shpetuar Vloren ndaj ngjarjeve te vitit 1991-1992, situata te provokuara per te realizuar nje 2 prill 1991 si ne Shkoder nga P.Demokratike ku besoj se kundershtari im politik ka pasur rol aktiv. Nga keto ngjarje kam perfituar per tu vleresuar nga qytetaret me te cilet mbaj lidhje te vazhdushme e per ta perfaqesoj njeriun besnik, serioz e te qendrueshem ne premtimet e marra. Mbi keto arritje kam ndertuar gjithe skemen e veprimeve elektorale ku funksionon nje agregat i fuqishem qe quhet partia socialiste.

    Cila do te jete e ardhmja e zones suaj neqoftese do te fitoni ne zgjedhjet e 3 Korrikut?

    Kam hedhur bazat e nje pune te studiuar e organizuar mbi problemet e zones ku dhe vemendja ime eshte perqendruar dhe do te synoj edhe ne te ardhmen ne permiresimin e kushteve te jeteses se zonave informale per tu integruar sa me shpejt ne jeten qytetare. Ne disa lagje jam duke i zbatuar politika te tilla e qe po vazhdojne.

    Cfare do te beje Mezan Malaj ne 4 Korrik neqoftese do t-_pallet deputet?

    Ne 4 korrik do te fitoj por nuk me pelqen te triumfoj dhe menjehere do te nisem per ne fshat per te bere ne qetesi analizen e fitores dhe detyrat qe me dalin perpara. Nuk me rezulton asnje faktor qe te me coje ne humbje. Eshte e pamundur. Ndihem fitimtar dhe ne cdo rruge qe kaloj, ne cdo lokal qe futem, ne cdo takim lagjeje qe bej pritem si fitimtar. Dhe ne rast se une humbas, i humburi nuk jam une.


    ---


    Koment..

    shpetova Vloren thot ai me 91-92 nga ndonje 2 prill..
    Po ne 2 prill nuku kishte pushke snajpere Arbnori me Brocin..por ekspertet snajpero-sigurimsa te Ruc Zylyftaro Ramizo Arapo shytave e Malo Petoshateve.. si ne Shkoder ashtu dhe ne Vlore..
    Pra Mezani ka shpetuar Vloren nga ujqerit e sojit te tije..hajde merite hajde..
    Ndihem fitimtar thote Mezani..
    Fitimtar ndihet verte ai se i ka vene rresht soji i tije i Malo Fino Xhelileve grataciel hotel Bordellot nga Tirana ne Currila nga Golemi ne Radhime nga Skela ne Sarande.. por aty ne babice tek Varrezat ngrihen "madheshtore" dhe varrezat e reja te Vlores mbushur jo me pjepra e Bostane por koka njerzish te rinj shumica.. mes te cileve dhe i ndjeri djal i motres se Mezanit.. qe u korren nga Kallashet qe falangat Mezano-Caushiste i perdoren duke ja marre shtetit per te bere revolucion fitimtar asfalo-enverist..
    Dhe ato kallashe perdit marrin jete njerzish..dhe Mezani qe..sic thote i njef rrenj e dhemballe miletin ne qytetin e tij te dathur.. e qe ata e duan shume .. nukku i tha dot gjat ketire 8 viteve..
    ejani mblidhuni ketu..
    me ato kallashe tujte tehu..
    e ti mbillim neper magazina shteti..
    e te mos na vriten me burra e femij djepi..

    Jo mo nuku e ndyn ai gojen me te tilla gjepura..ai vet i ka bodygardet..


    megjithate ndihet fitimtar Mezani i ASfa-luizes..

    hajde fitimtar hajde..

    Fitore e kanibaleve..eshte fitorja e mezan maleve..

    pejk..

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •