Close
Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 314
  1. #111
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Argjentinas nė pankinė: Zuleta nė vend tė Dajės


    29 Qershor
    Argjentinasi me njė kurrikulum tė pasur sportiv, teksa ka drejtuar edhe kombėtaret e Haitit dhe tė Nikaraguas, ka fituar simpatinė e drejtuesve tė klubit blu



    Gjithēka ka ndodhur si njė “rrufe nė qiell pa re”, kur Ilir Daja, qė nga e premtja nė mbrėmje, nuk ėshtė mė trajner i Dinamos, dhe nė vend tė tij nė pankinėn e kampionėve nė fuqi do tė ulet njė teknik argjentinas, Marcelo Havier Zuleta. Ndaj, nė stėrvitjen e djeshme tė bluve, me tė cilėn ėshtė mbyllur java e dytė stėrvitore, Daja nuk ka qenė me skuadrėn, por seancėn e kanė drejtuar dy ndihmėsat e tij, Artan Mergjyshi dhe Ilir Bozhiqi. Edhe pse skuadra e re nisi tė ndėrtohet sipas ideve tė Dajės, kjo nuk ka qenė pengesė pėr drejtuesit e klubit qė t’ia besojnė atė njė tė huaji, ndėrsa trajnerit aktual t’i ofrojnė pėrsėri postin e drejtorit teknik. Dje, teksa pinte i qetė kafen nė njė nga lokalet pranė klubit sportiv Dinamo, tashmė nė “kostumin” e drejtorit teknik, ashtu sikurse ishte deri nė janar, kur u ul nė pankinė, Daja ėshtė prononcuar pėr gazetėn tonė. “Mė duhet tė them ﷓ rrėfehet Daja, ﷓ se gjithēka ėshtė zgjidhur paqėsisht, pas njė bisede qė kam patur me zėvendėspresindetin Avni Braēe. Nė fakt, marrėveshja pėr tė qenė si trajner ishte deri kur tė vinte njė i huaj nė kėtė detyrė. Tė hėnėn do tė nis kursin e trajnerėve pėr liēensėn A. Nė fund tė fundit, unė pėrsėri jam te Dinamo. Kur e mora detyrėn e trajnerit, nuk ėshtė se e doja, por ishin drejtuesit e klubit qė ma kėrkuan. Po ju them se, pėr hir tė kėsaj Dinamoje, qė do tė marrė pjesė nė Champions League, kam refuzuar edhe oferta tė tjera. Megjithatė, e pėrsėris, kėshtu ishte marrėveshja ime me presidencėn dinamovite”. Daja e ka drejtuar Dinamon pėr katėr muaj e katėr ditė, nga 24 shkurti 2008, kur erdhi menjėherė pas shkarkimit tė Agim Canajt, deri mė 27 qershor, pėr t’ia lėnė vendin nė pankinė argjentinasit Marcelo Havier Zuleta.



    Zuleta, me vete dy lojtarė dhe pėrgatitės atletik

    Marcelo Havier Zuleta, i ardhur pėrmes agjensisė menaxheriale tė drejtuar nga Gėzim Manēe, pritet qė brenda ditės sė sotme tė jetė nė Tiranė. Madje, nesėr nė mėngjes, Zuleta do tė bėjė dhe prezantimin pėrpara skuadrės sė re, tė cilėn do ta drejtojė nė Champions League dhe gjatė sezonit tė ardhshėm. Por Zuleta, me njė kurrikulum shumė tė pasur, nuk do tė jetė vetėm, sepse do tė sjellė nga Argjentina pėrgatitėsin atletik dhe dy futbollistė, Dario Husain, nė rolin e sulmuesit, dhe mesfushorin Fasunio Talin. Sipas Manēes, lojtari i tretė, Gonzalo Klusener, ėshtė nė diskutim. “Sė pari ﷓ thotė Manēe, ﷓ edhe duke operuar si njė klub modern, Dinamo tashmė i ka tė qarta ambiciet e synimet se ku kėrkon tė shkojė. Po vjen njė trajner, i cili me vizionin e tij nuk do tė jetė thjesht vetėm pėr ekipin, por dhe pėr tė gjitha strukturat e klubit. Jo vetėm kaq, por po sjell lojtarė, t- cilėt i ka patur dhe mė parė, nė mėnyrė qė ta ndėrtojė ekipin mbi bazėn e tyre, pėr ta patur punėn mė tė lehtė. Na ėshtė ofruar njė parakontratė, ashtu siē kemi dhėnė edhe ne atė tonėn. Pritet tė hidhet firma, kurse mė pas kontrata do tė jetė e noterizuar dhe do t’u shpėrndahet palėve qė kanė firmosur”. Zuleta nuk ėshtė se s’e njeh ambientin, sepse ka qenė prezent nė ndeshjen e fundit tė kėtij kampionati, Dinamo﷓Partizani, sikurse kaparė dhe nė DVD disa prej ndeshjeve tė bluve. Madje, ka qenė ai qė ka hedhur idenė e vajtjes sa mė shpejt nė Mavrovė, sepse nuk mund tė pėrgatitet njė ekip, edhe duke qenė nė prag tė Champions League, nė njė vend qė kthehet nė monotoni. Gjithsesi, Zuleta ėshtė tashmė trajner i Dinamos, bashkė me tė dhe pėrgatitėsi atletik e dy futbollistė argjentinas, Husain e Talin.


    Tirana: “Ja pėrse ua dhamė Xhafajn dinamovitėve”


    29 Qershor Nga burime tė sigurta mėsohet se klubi bardheblu pritet tė marrė Pejiē, nė kėmbim nga kampionėt





    Edhe pse Tirana duket se ėshtė i vetmi klub nė Shqipėri, qė ka mė pak lojtarė tė konfirmuar se ēdo skuadėr tjetėr, drejtusit bardheblu duket se nuk duan tė nguten. Ata sapo kanė zgjedhur trajnerin e tyre tė ri, boshnjakun me origjinė kroate, Slishkoviē dhe tani po mundohen tė bėjnė njė merkato sa mė tė goditur. Por, pėr t’ia arritur kėsaj, duket se bardheblutė ka nisur t’I ndihmojė edhe Dinamo, kampionia e saposhpallur e Shqipėrisė. Pėrpara dy ditėsh, blutė kryeqytetas morėn nė huazim vetėm pėr ligėn e kampionėve sulmuesin vlonjat, Daniel Xhafajn, i cili ka nisur tashmė stėrvitjen me skuadrėn, e cila tani do tė drejtohet nga argjentinasi Zuleta. Por dihet qė asnjeri nuk tė jep asgjė, nėse nuk merr diēka tjetėr nė kėmbim. Dhe Tirana e di shumė mirė kėtė gjė, ashtu si edhe Dinamo. Edhe pse zyrtarisht duket se gjithēka ėshtė nė kuadėr tė njė kėrkese shumė normale nga ana e dinamovitėve pėr tė patur pėrforcim vetėm pėr Champions, Xhafajn, nga burime tė brendėshme, bėhet me dije se jo gjithēka ėshtė aq e thjeshtė sa duket. Sulmuesi vlonjat nuk ėshtė se ka bėrė njė paraqitje tė shkėlqyer nė sezonin e kaluar dhe, edhe pse deri tani ėshtė i vetmi i konfirmuar nga bardheblutė pėr sezonin e ri, nė kėmbim tė njė sulmuesi, ose mė mirė pyke tjetėr cilėsore, Tirana edhe mund ta lėshojė. E kush mė shumė se Dinamo ka nė skuadėr njė lojtar qė bėn pėr sulmin e Tiranės? Pero Pejiē. Lojtari i kėrkuar nga Tirana, madje edhe i kontaktuar, duket se do tė jetė kėmbimi i dinamovitėve pėr tė patur, jo vetėm me huazim, por definitivisht Xhafajn. Madje, pritet qė Tirana ta deklarojė Pejiēin si blerje pikėrisht mė 4 korrik. A e ka vėnė re njeri se edhe trajneri i ri i Tiranės flet serbokroatisht?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #112
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Zuleta: Kam ardhur jo pėr tė gabuar

    1 Korrik


    Trajneri argjentinas Marcelo Havier Zuleta, dje nė mesditė, rreth orės 13:00, ėshtė prezantuar pėrpara skuadrės dinamovite, por dhe mediave sportive. Nė kėtė prezantim, Zuleta ka qenė i shoqėruar nga presidenti i bluve, Besnik Sulaj, si dhe nga zėvendėspresidenti Avni Braēe. Nė krah tė Zuletės ishte edhe pėrgatitėsi atletik i ardhur nga Argjentina, Pedro Martin Kolev. Ndonėse nė klubet shqiptare njė numėr jo i vogėl trajnerėsh tė huaj kanė dėshtuar, Zuleta ka deklaruar: “Nuk kam ardhur pėr tė gabuar, por pėr tė fituar sė bashku me ju”.

    Me “kėmbė nė tokė”: Tė kalojmė njė tur

    Trajneri argjentinas Zuleta, nė fjalėt e para pas prezantimit ka kėrkuar falje pėr vonesėn, si ndaj futbollistėve, ashtu dhe ndaj gazetarėve. “Pėrgjithėsisht ﷓ ka thėnė Zuleta ﷓ jam njeri i orareve fikse e mė vjen keq qė ju bėra tė prisni”. “Gjithsesi, ﷓ ka vijuar tekniku argjentinas, ﷓ kam ardhur qė ta ēoj Dinamon nė nivele mė tė larta ndėrkombėtare. Kam qenė i pranishėm nė ndeshjen e 17 majit, Dinamo﷓Partizani, e jam i vetėdijshėm se ishte shumė e vėshtirė pėr ju pėr tė fituar titullin kampion. Por tani ėshtė njė detyrė mė shumė se e vėshtirė mbajtja e kėtij titulli. Tė gjithė sė bashku duhet tė bėjmė gjithēka, pėr tė kaluar njė tur nė Champions League. Mė shumė do tė njihemi sė bashku nė periudhėn pėrgatitore tė Mavrovės”. Pastaj Zuleta ka falėnderuar presidentin Sulaj, zėvendėspresidentin Braēe dhe menaxherin Manēe, qė i krijuan mundėsinė pėr tė kontribuar te Dinamo. Zuleta ka bėrė tė ditur se do tė vijnė si pėrforcim edhe dy﷓tre futbollistė tė tjerė argjentinas. “Edhe pėrgatitėsin atletik ﷓ ka bėrė tė ditur Zuleta ﷓ e kam sjellė nga Argjentina, nė mėnyrė qė tė rregullojmė sa mė shpejt gjendjen fizike, sepse kur tė nisin ndeshjet tė gjithė duhet tė jenė nė qindpėrqindėshin e tyre”. Nė fund, njė mesazh edhe pėr tifozėt blu: “Te unė do tė gjeni njeriun e punės dhe tė sukseseve”.

    Presidenti Sulaj, me “oreks”

    Nė prezantimin e trajnerit argjentinas, presidenti i bluve, Besnik Sulaj, ėshtė shfaqur me “oreks”, teksa ka shpalosur objektivat e Dinamos. “Siē e keni marrė vesh dhe nga mediat, nė vazhdim trajneri i skuadrės sonė do tė jetė Marēelo Havier Zuleta. Me tė ne duam ta ēojmė mė pėrpara nivelin e Dinamos. Kemi patur dhe mė parė njė trajner argjentinas, Ramon Kabrero, i cili e pati jetėn tė shkurtėr te ne, vetėm njė muaj. Por nė Argjentinė ai ėshtė kampion me Lanusin dhe ne besojmė se me Zuletėn do tė kemi mundėsi qė ta rrisim nivelin e futbollit”. Sulaj ka kėrkuar marrėdhėnie korrekte nėraportet president﷓trajner﷓futbollist. “Ne duhet tė japim gjithēka nė fushėn e lojės, nė mėnyrė qė tė rifitojmė titullin kampion, por dhe tė kalojmė dy﷓tre ture nė Ligėn e Kmpioneve” ka shpalosur objektivat presidenti i bluve.


    Dinamo, test i lehtė nė letėr kundėr Modriēas



    Kampionia e Bosnjė-Hervegovinės, ekipi serb FK Modriēa, ėshtė kundėrshtarja e Dinamos nė turin e parė tė Ligės sė Kampioneve, takimet e sė cilės do tė zhvillohen mė 15/16 korrik e ato tė kthimit, shtatė ditė mė pas, mė 22/23 korrik. Nėse kampionia e Shqipėrisė, tashmė e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Havier Zuleta, do tė kalojė turin pėrballė skuadrės dinamovite, mė 29/30 korrik e 5/6 gusht do tė jetė kampionia e Danimarkės, Aalborg.

    DINAMO – Trajneri i ri i Dinamos, Zuleta (argjentinasi i tretė nė drejtimin e bluve pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke pėrfshirė edhe rumunin Cikleaunu e kroatėt Bonaēiē e Kataliniē), u shpreh qartė nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp, se ka ardhur ta ēojė Dinamon nė nivele mė tė larta ndėrkombėtare, ndėrkohė qė premtimi mė i bujshėm i takoi presidentit Besnik Sulaj. “Do tė kalojmė dy-tre ture nė Ligėn e Kampioneve”. Nė letėr Modriēa, 1-herė fituese e Kupės sė Bosnjės (2004-2005), duket tėrėsisht e kalueshme. Por, ia vlen tė kujtojmė se Dinamo nuk kalon njė tur, qysh nga sezoni 2002-2003 nė Ligėn e Kampioneve. Edhe sezonin e kaluar, si pjesėmarrėse nė Kupėn UEFA u uleminua nga CSKA e Sofjes, me dy humbje: Dinamo nė Europė ka luajtur 34 ndeshje (ekipi i tretė shqiptar me mė shumė ndeshje oas Tiranės, ku ka mundur tė fitojė vetėm 6 takime (po aq brazime) dhe 22 humbje, duke shėnuar 20 gola e pėsuar 60 tė tilla. Takimi i parė do tė luhet nė Tiranė, mė 16 korrik.

    FK MODRIĒA - Kundėrshtari i 17-herė kampionėve tė Shqipėrisė, Fk Modriēa ėshtė shpallur sezonin e fundit, pėr herė tė parė kampion i Bosnjė-Hercegovinės, njė kompeticion i cili ndryshe nga Superliga shqiptare me 12 skuadra, Premier Liga bsohnjake numėron 16 tė tilla. Kampionati i Bosnjė-Hercegovinės me formatin e sotėm zhvillohet qė nga sezoni 2000-2001, kohė edhe kur Bosnjė-Hercegovina u shkėput zyrtarisht nga ish-Republika e Jugosllavisė, njė shtet qė nuk ekziston mė. Zheljeniēar ėshtė kampioni i parė (ka fituar 2 tituj), ndėrsa Modriēa, e themeluar zyrtarisht nė vitin 1921 fiton pėr herė tė parė. Listėn e kampionėve boshnjakė e kompletojnė kundėrshtari i Partizanit nė Kupėn UEFA, Shiroki Brijeg (2-herė kampion), Leotar Trebinje e Zrinjski Mostar (tė dyja nga 1-herė). Ndeshja e dytė (mė 23 korrik) do tė luhet nė stadiumin “Maxima” (4000 shikues). Modriēa ka njė eksperiencė tė vogėl ndėrkombėtare, vetėm katėr ndeshje, por duhet theksuar fakti se nė pjesėmarrjen e parė tė saj nė Kupėn UEFA (2004-2005) i fitoi dy takimet e para kundėr Santo Koloma tė Andorrės, por u eliminua nė turin e dytė nga Levski e Sofjes. Nė gjirin e skuadrės kampionė e Bosnjė-Hercegovonės ka dhjetė lojtarė serbė tė Bosnjės, ndėrsa pjesa mė e madhe e skuadrės pėrbėhet nga futbollistė me origjinė boshnjake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #113
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Argjentinasit Husain e Talin, sot nė Mavrovė

    3 Korrik Administratori Saliaj: “Ata kanė mbėrritur nė Tiranė dhe sot do t’i bashkohen ekipit, pėr tė nisur pėrgatitjet pėr ndeshjet e Champions League”



    Dinamovitėt kanė vijuar sipas programit seancat stėrvitore nė Mavrovė tė Maqedonisė. Tė paktėn sipas administratorit Saliaj, grupi i futbollistėve kompletohet sot, kur dje janė bashkuar dhe Diob e Sefa, tė cilėt menjėherė u janė nėnshtruar seancave stėrvitore. Tashmė, argjentinasit e premtuar nga trajneri Zuleta kanė mbėrritur nė Shqipėri. Fjala ėshtė pėr sulmuesin Dario Husain e mesfushorin Faciunio Talin. Husain ka lindur mė 2 maj 1976, ėshtė 174 centimetra dhe peshon 76 kg. Luan nė rolin e sulmuesit, kurse klubi i fundit, me tė cilin ėshtė aktivizuar, ėshtė Gimnasia Y Esgrima de Jujuy. Nė Argjentinė, ku dhe ka pjesėn mė tė madhe tė karrierės sė tij, Husain ka luajtur edhe me Velezh Sarsfield dhe River Plate, dy skuadra shumė tė njohura, me tė cilat kanė marrė pjesė nė Kupėn Interkontinentale. Pėr rrjedhojė, Husain, jo vetėm pėr karrierėn e pasur, por dhe pėr njohjen qė ka me trajnerin Zuleta, ėshtė pjesė e bluve qė nga dita e sotme. Kurse pėr Facunio Talin, nė rolin e mesfushorit, pak dihet pėr karrierėn e tij. Megjithatė, pėrderisa ka dalė garant trajneri Zuleta, dinamovitėt kanė pranuar ta kenė pjesė tė tyre, teksa kanė nė diskutim dhe mesfushorin﷓sulmues Gonzales Klusener, qė pritet tė arrijė akordin me blutė. E sigurt, gjithnjė sipas informacionit qė jep administratori Saliaj, ėshtė fakti se Husain e Talin do tė jenė sot nė Mavrovė.



    Pas stėrvitjes, edhe pishina


    Dinamovitėt, qoftė dhe me programin e ri qė ka bėrė trajneri Zuleta dhe pėrgatitėsi atletik Kolev, pėrveē dy stėrvitjeve nė ditė, kanė shtuar dhe seancėn nė pishinė. Paradite kanė bėrė gjithēka pėr pėrgatitjen fizike, si nė palestėr, ashtu dhe nė fushėn e Hotel “Bistros” nėn drejtimin e pėrgatitėsit atletik Kolev. Mė pas, nė 17:00 ﷓ 19:00, dinamovitėt kanė punuar me topin, nė variante tė ndryshme tekniko﷓taktike. Dhe nė fund tė gjithė kanė shkuar nė pishina, teksa janė pėrdorur dhe saunat pėr lirimin e shpejtė tė muskujve nga ngarkesat qė po jepen kėto ditė. Dinamovitėt do tė vazhdojnė nė Mavrovė deri nga mesi i javės sė ardhshme e mė pas do tė zbresin nė Tiranė, pėr t’u klimatizuar me temperaturat e larta. Aq mė tepėr qė ndeshja e parė me FK Modricėn do tė luhet nė Tiranė, mė 15/16 korrik.

    Ende pa ndeshje miqėsore

    Dinamovitėt ende nuk kanė menduar pėr ndeshje miqėsore. Tė paktėn, ndryshe nga sezoni i kaluar, nė Mavrovė kanė shumė mundėsi pėr tė shfrytėzuar pėr ndeshje miqėsore. Sidomos me ekipet shqiptare, kur Renova e Tetovės ėshtė nė Kupėn Intertoto, apo FK Milano e Kumanovės pėrgatitet pėr ndeshjet e UEFA﷓s. Pse jo, edhe duke mos e patur kundėrshtar, dinamovitėt mund tė shfrytėzojnė dhe kampionen e Maqedonisė, Rabotniēkin. Mundėsitė janė, por deri mė tani blutė nuk kanė nisur tė mendjnė pėr miqėsore, ndonėse ditėt ikin dhe formacioni, tė paktėn sipas asaj qė kėrkon tė jap trajneri Zuleta, nuk ėshtė parė nė njė ballafaqim direkt. Vetėm me njėri﷓tjetrin ėshtė pak nė prag tė ndeshjeve tė Champions League, aq mė tepėr qė kanė mbetur gati 12 ditė nga ballafaqimi i parė me Modricėn. “Ende nuk kemi menduar pėr ndeshje miqėsore”, thotė duke pėrfunduar administratori Saliaj, kurse blutė kanė mbyllur ditėn e tyre tė tretė nė Mavrovė tė Maqedonisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #114

    Slishkovic tranjeri i ri i SK Tirana

    Blaž Slišković

    Datelindja 30 maj 1959
    Vendlindja: Mostar, Bosnje-Hercegovine. Origjina e tij etnike kroate.

    Nickname: Maradona i Ballkanit.

    Ka luajtur ne keto klube futbolli:

    Velež Mostar
    Hajduk Split
    Olympique Marseille
    Pescara Calcio
    RC Lens
    FC Mulhouse
    Stade Rennais FC
    Pescara Calcio
    Hrvatski Dragovoljac
    NK Zrinjski Mostar

    Ka veshur 26 here fanellen e perfaqesueses se ish-Jugosllavise.

    Ka qene tranjer i B-H ne vitet 2002-2006.

  5. #115
    Leader Maska e Ribery
    Anėtarėsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    830
    ky kampioni i Shqiperise qenka kot fare.U turperua nga skuadra Boshnjake qe as emri i saj nuk po me kujtohet, ku trajneri i saj qendronte ne tribune sepse nuk kishe license per trajner profesionist nga FIFA, e paramendoni tash
    Kam pritur me shume nga te ashtuquajturit "kampion" te Shqiperise

    Be the change you want to see in the world!

  6. #116
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Zllatko Daliē, trajneri i ri i Dinamos, nuk e ka marrė pėrsipėr ta nisi aventurėn e tij me ndeshjen e kthimit nė Champions League, ndaj Modricės, mė 23 korrik. Nė tė tilla kushte, Artan Mėrgjyshi, sė bashku me pėrgatitėsin e portierėve Ilir Bozhiqi, qoftė dhe pėr emergjencė, do ta drejtojnė Dinamon nė Zenica. Mėrgjyshi beson te lojtarėt e mbetur prej ekipit kampion, por dhe te ata qė kanė ardhur nga merkatoja e verės si Sina, Ēapja e Brahja, tė cilėt, nga jashtė, e njohin lojėn e Dinamos. Eshtė nė pritje tė Kulit, i cili ka tė gjitha gjasat pėr t’u ingranuar nė mėnyrė tė menjėhershme me lojėn e bluve. Por ka siguri dhe te kthimi i Kotorrit e, nė kėto kushte, Mėrgjyshi ėshtė optimist, teksa shpall dhe objektivin: “Tė fitojmė nė Zenica. Njė gol nė pjesėn e parė mund tė na japė shansin pėr tė kėrkuar dhe kualifikimin. Por kryesorja ėshtė qė duhet tė fitojmė”.

    ﷓ Mėrgjyshi trajneri i emergjencės, sa e vėshtirė ėshtė ta drejtosh skuadrėn nė kėtė situatė?

    ﷓ Kjo ėshtė e vėrtetė qė nė ndeshjen e kthimit unė, sė bashku me Bozhiqin, do tė jemi nė krye tė Dinamos. E vėshtirė ėshtė, sepse humbja e ndeshjes sė parė nuk lė shumė hapsira pėr tė tentuar tė tjera gjėra. Por duke patur besim te grupi i futbollistėve, ne do tė shkojmė nė ndeshjen e dytė qė tė fitojmė. Kualifikimi mund tė jetė njė ēėshtje e pamundur, megjithatė do tė tentojmė. Sepse dhe vetė grupi i lojtarėve, sidomos me kthimin e Kotorrit, qė i jep siguri jo vetėm mbrojtjes, por tė gjithė skuadrės, ka besim brenda vetes.

    ﷓ A nuk ju duket i kapėrcyer paksa ky objektiv pėr tė kėrkuar fitoren nė Modrica?

    ﷓ I kapėrcyer? Por nėse do tė ndryshojmė lojėn tonė, duke e futur atė nė rrjedhėn e zakonshme, me njė punė mė tė madhe nga krahėt, apo me pasime mė tė sakta, atėherė Dinamo do tė jetė ndryshe. Mos harroni qė Modrica fitoi, por ardhja e tė huajve, mungesa e disa lojtarėve nga ekipi kampion, apo dhe gjėrat e tjera ishin faktorėt qė e bėnė skuadrėn tė mos ishte nė ditėn e saj mė tė mirė. Nėse od tė shėnojmė njė gol nė pjesėn e parė, atėherė dhe kualifikimi do tė jetė i mundshėm. Por ne do ta kėrkojmė fitoren.

    ﷓ Modrica, sipas jush, ishte vėrtetė pėr ta mundur Dinamon?

    ﷓ Tė them tė drejtėn, skuadra boshnjake, nėse do tė ishte nė kampionatin shqiptar, do tė mund tė klasifikohej te skuadrat mesatare. Ne bėmė vetė gabime nė lojė, kur tė gjitha topat i adresuam nė qendėr tė mbrojtjes sė tyre, atje ku ata ishin tė fortė. Tashmė duhet tė ndryshojė gjithēka pėr tė patur njė Dinamo ndryshe.

    ﷓ Pas Kotorrit, a pritet tjetėr njeri?

    ﷓ Presim Kulin, sepse, edhe duke qenė se ishte pjesė skuadrės, ko vetėm nė periudhėn pėrgatitore tė Dinamos nė Mavrovė, por dhe gjatė kampionatit tė kaluar, e ka mė tė lehtė tė ingranohet me grupin e futbollistėve.

    ﷓ Nė kėto ditė deri tė martėn ēfarė do tė mund tė ndryshoni?

    ﷓ Sė pari mė duhet tė them qė ne kemi nė dispozicion dhe Tapian, kurse sulmuesi Kampoxano ka njė dėmtim, i cili e bėn me pikėpyetje aktivizimin e tij. Megjithatė grupit aktual tė futbollistėve qė ka qenė pjesė e sezonit tė kaluar, duke i shtuar dhe Brahjen, Ēapjen e Sinėn, tė ardhur nga merkatoja e verės, atėherė do tė jetė njė Dinamo shqiptare. Pastaj Brahja, Ēapja e Sina, tė cilėt e kanė parė nga jashtė lojėn e skuadrės sonė, e kanė mė tė lehtė pėr t’u pėrshtatur me skuadrėn. Do tė stėrvitemi pėr tre ditė, sepse kėto janė deēizive, e tė dielėn do tė marrim rrugėn drejt Zenicės. Tė hėnėn e tė martėn nga njė stėrvitje tė lehtė. Kėshtu qė duke patur grupin e shqiptarėve, me lėvizje tė pakta, Dinamo do ta tentojė dhe fitoren.

    ﷓ Sė fundi, ndonjė ndeshje miqėsore.

    ﷓ E pamundur, sepse nuk kemi kundėrshtar. Do tė bėjmė tė shtunėn njė ndeshje kontrolli, e cila do tė jetė dhe deēizive pėrsa i pėrket formacionit. Por, e pėrsėris, pėrballė Modricės pėr tė patur njė Dinamo ndryshe, e cila duhet tė fitojė.

  7. #117
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    76
    se pari pershendes tifozat e dinamos por dua te them dicka me lidhje me ndeshjen e pare kunder qe u mundem 0-2

    te gjithe ja hedhim fajin xhuljetes, por ne fakt te gjithe ne fushe ishin fajtor dhe duhet ta pranojm faktikisht
    une e pash ndeshjen dhe u zhgenjeva nga dinamo e asja ndeshje, po cfaj ka trainjeri qe del xhafaj vetem me portierin dhe sdi te shenoj, prandaj po them e dhe njehere te gjithe ishin fajtor.

    nejse fitore ne ndeshjet e tjera

  8. #118
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une nuk mund ta parashikoj se cfare do te ndodhi ne Bosnje ne ndeshjen e kthimit.

    Por mund te pohoj se ky grup lojtaresh qe ka Dinamo ,eshte me cilesori qe ka perfaqsuar Shqiperine vitet e fundit ne kupat evropiane.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anėtarėsuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Besoj ne nje surprize diten e neserme, besoj ne nje reultat pozitiv.Gjithsesi, pavareisht si do perfundoje kjo aventure europiane e Dinamos kete vit, e rendesishme eshte qe e ardhmja e ketij klubi te lavdishem eshte e sigurt sezonin qe po troket dhe jo vetem.

    Zlatko Dalic, trajneri aktual i Shpresave te Kroacise dhe trajneri i ri i Dinamos, jane nje garanci e plote e perparimit te klubit nga aspekti menaxherial, perzgjedhjeve te duhura te lojetareve, dhe stervitjes bashkekohore, qe natyrshem ne vitin 2009, do bejne qe Dinamo te ruajte titullin kampion duke i shtuar arkives se saj gjithashtu, Kupen e Republikes, si dhe Superkupen, qe do luhet muajin tjeter ndaj Vllaznise.

    Para Dinamo, Lavdia BLUUU!

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ngushellime per eleminimin !

Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •