Close
Faqja 5 prej 32 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 314
  1. #41
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Teuta siguron "play-out"-in, Dinamo UEFA-n
    Llambi Kallēo


    Teuta - Dinamo 1-0

    Nga Durrėsi, Llambi Kallēo

    Shėnues: Babamusta 25'



    Teuta: Kapllani, Pashaj, Zėre (Jakupi 57'), Kapaj, Kovaē, A.Duro, Hodo, Babamusta (Gjondeda 57'), Xhihani, Gega, Buna.
    Trajner: A. Ferko.
    Dinamo: Lika, Vinēentiē, Ēaval, E.Xhafa, Ahmataj, Gudjabi, Deliallisi (Kone 63'), D. Bici, Alikaj, Pema (Ferraj 55'), Diop (Kastel 46'). Trajner: V. Bici.

    Gjyqtarė: E. Peza, G. Qirici (Tiranė), A. Mali (Patos).
    Kartona tė verdhė: Gjondeda, Hodo.

    Minutat e lojės:

    6'- Buna gjuan nga distanca, Lika nuk zotėron topin dhe atje Hodo nuk arrin tė shėnojė pėrballė portierit dinamovit.
    9'- Pema gjuan nga distanca e 25-m, topi kalon fare pranė shtyllės sė majtė pingule.
    13'- Buna jep njė asist pėr Xhihanin qė nuk arrin qė tė shėnjestrojė portėn e Dinamos.
    15'- Xhihani depėrton nė zonėn e Dinamos, gjuan por grushton Lika.
    16'- Hodo jep njė asist pėr Gegėn qė me finte godet me zgjuarsi, por Lika tregohet nė lartėsinė e duhur.
    25'- Hodo pason pėr Babamustėn nė hyrje tė zonės dhe ky i fundit godet rrafsh me tokėn nė qendėr, duke e bėrė tė pavlefshme hedhjen e portierit Lika. Teuta kalon nė avantazh, 1-0.
    28'- Pema futet bukur nė zonėn e Teutės, gjuan nė pozicion tė prirėt, por Kapllani nuk lejon prekjen e rrjetės duke e larguar topin me kėmbė.
    29'- Goditje kėndi pėr Dinamon dhe atje Diop me kokė, pėr pak sa nuk barazon rezultatin, por topi pėr fatin e Kapllanit kalon ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule.
    30'- Albert Duro kroson nga e majta e sulmit tė Teutės dhe Gega me kokė, pėr pak sa nuk dyfishon rezultatin.
    33'- Pema gjuan bukur nė hyrje tė zonės dhe topi kalon pranė shtyllės.
    40'- Ahmataj gjuan bukur me kokė, por topi kalon pak centimetra larg shtyllės sė majtė pingule.
    50'- Buna godet brenda zonės pranė pikės sė 11-metėrshit, por topi kalon mbi shtyllėn transversale.
    52'- Ahmataj gjuan nė ecje e sipėr nga distanca 30-metra, topi kalon mbi shtyllėn transversale.
    67'- Ferraj gjuan bukur nė hyrje tė zonės sė Teutės, topi nuk gjen kuadratin e portės.
    69'- Hodo gjuan fort brenda zonės sė rreptėsisė sė Dinamos, grushton Lika.
    75'- Kros i Hodos nė zonėn e portjerit Lika dhe atje Gega me kokė nuk arrin qė tė shėnjestrojė kuadratin e portės.

    Komenti i ndeshjes:

    Teuta fiton minimalisht 1-0 me Dinamon dhe siguron biletėn pėr "play-out" me Skėnderbeun. Fitorja e ekipit durrsak nuk i ka prishur punė as Dinamos, qė duke pėrfituar dhe nga rezultati i ndeshjes Tirana Partizani, ka siguruar gjithashtu njė vend pėr nė Kupėn UEFA. Takimi ėshtė ndjekur nga 500 tifozė durrsakė, qė e kanė mbėshtetur gjatė tė gjithė takimit ekipin e Teutės, nė njė ndeshje qė ka pasur dy tablo. Njė pjesė e parė e dominuar totalisht nga Teuta, qė mund tė kishte shėnuar 2 3 gola nė portėn e Dinamos dhe njė pjesė e dytė e njė niveli nėn mesatar, ku mungoi ritmi i pjesės sė parė dhe rastet e pastra pėr shėnim. Pėrcaktues nė kėtė takim ka qenė goli i Dritan Babamustės, i cili i ka treguar sulmuesve se si shėnohet. Nė 30 minutat e para tė takimit, ekipi i Teutės ka pasur 2 3 raste tė mira shėnimi, por as Hodo, as Xhihani dhe as Gega nuk kanė arritur tė shėnojnė, duke ja lėnė fatin e kėsaj ndeshje golit tė Babamustės. Nė pjesėn e dytė tė takimit, Dinamo e ka ngritur disi ritmin e lojės, duke ju afruar dhe golit tė barazimit me anė tė Diop apo Pemės, por pa arritur qė tė gjejė rrugėn e rrjetės. "Djemtė e detit" kanė marrė njė fitore tepėr tė ēmuar qė i jep shansin pėr tė shpresuar qėndrimin nė superligė, nė njė kohė qė tashmė ēdo gjė ėshtė pėrqėndruar nė takimin e "play- out"-it, kur Teuta do tė ndeshet tė mėrkurėn me ekipin e Skėnderbeut. Ndeshja e sė mėrkurės ėshtė konsideruar nga trajneri Alfred Ferko, si njė finale e vogėl qė do tė pėrcaktojė ekipin qė do tė qėndrojė nė superligė. Ferko ėshtė shprehurt optimist nė lidhje me kėtė finale, nė njė kohė qė nga ana tjetėr, trajneri Bici ka preferuar mė mirė tė komentojė atė qė ka arritur Dinamo nė kėtė kampionat sesa takimin mes Teutės dhe Dinamos. 500 tifozėt qė kanė ndjekur Teutėn nė takimin nė takimin me Dinamon, tashmė do tė duhet qė tė mbėshtesin pėrsėri ekipin, nė takimin e fundi me Skėnderbeun e Korēės. Ekipi i Teutės do tė jetė i kompletuar nė takimin final, ku nė formacionin bazė pritet qė tė rikthehet edhe Bledar Mancaku, qė pėr arsye dėmtimi mungoi nė takimin e djeshėm.

    Deklarojnė...
    Alfred Ferko, trajneri i Teutės:
    "Takimi me Dinamon ishte njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėrsa i pėrket "play-out"-it. Shpresojmė qė nė ndeshjen e sė mėrkurės me Skėndėrbeun tė fitojmė dhe tė qėndrojmė mes mė tė mirėve. Do tė kemi pėr kėtė ndeshje nė dispozicion, tė gjithė grupin e futbollistėve, gjė qė na bėn optimist pėr njė fitore. Kjo ėshtė njė detyrė e tė gjithė futbollistėve ndaj tifozerisė, atyre qė mbėshtesin skuadrėn dhe ndaj emrit qė Teuta ka nė futbollin shqiptar. Kjo do tė jetė njė finale e vogėl, pėr tė cilėn do tė pėrgatitemi seriozisht. Tė mėrkurėn do tė kemi tė gatshėm dhe Mancakun, eksperienca e tė cilit ėshtė e nevojshme nė ndeshje tė tilla. I bėj thirrje tifozerisė durrsake, qė tė mbėshtesė ekipin nė kėtė takim vendimtar pėr fatet tona, pėrsa i pėrket qėndrimit nė superligė. Kemi problem shėnimin e golave, qė shpresoj qė ta zgjidhim nė takimin me Skėndėrbeun".
    Vasil Bici, trajneri i Dinamos:
    Pavarėsisht nga fakti qė kemi arritur njė vend nė Kupėn UEFA, mund tė them se Dinamo me mundėsitė dhe elementėt qė ka, mund tė ishte pozicionuar mė mirė nė tabelėn e klasifikimit, pse jo, tė merrte dhe titullin kampion. Kemi bėrė disa gabime tė pafalshme duke humbur me skuadra tė vogla, gjė qė na ka kushtuar jo pak nė tabelėn e renditjes. Pėrshėndes futbollistėt qė kanė sakrifikuar nė kėtė kampionat, trajnerėt dhe stafin drejtues tė kampionatit qė me ndonjė difekt tė vogėl, u zhvillua dhe eci mirė.

    Tė veēanta:

    - 500 tifozė tė Teutės, kanė pėrkrahur fuqimisht ekipin nė ndeshjen me Dinamon.
    - Pas njė seriali tė gjatė humbjesh nė kampionat me Dinamon, mė sė fundi, Teuta ka arritur qė tė fitojė me tė ashtuquajturėn "mace tė zezė".
    - Nė minutat e fundit tė takimit, tifozeria nė tribunėn e "Niko Dovanės" ka brohoritur, pas njė njoftimi tė dhėnė pėr njė barazim tė Vllaznisė nė Korēė, por mė pas ēdo gjė ka rezultuar e pavėrtetė.

  2. #42
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ahmataj: Mendoj pėr Dinamon dhe UEFA-n
    Aurel Celibashi



    Pėr Julian Ahmatajn, e tashmja dhe e ardhmja lidhet vetėm me ekipin e Dinamos. Pavarėsisht zėrave qė e shohin tek Elbasani, duke filluar qė nga ndeshjet e Ligės sė Kampioneve, mesfushori i krahut tė majtė pėrgėnjeshtron gjithēka. Madje, 27-vjeēari justifikohet se edhe pushimet ėshtė duke i kaluar nė kryeqytet dhe jo pranė njerėzve mė tė afėrt nė qytetin e lindjes. Nė deklarimin e tij tė djeshėm pėr "Sportin shqiptar", Ahmataj shprehet se mendjen e ka te Dinamo dhe takimet e muajit nė korrik nė Kupėn UEFA. Sipas tij, skuadra i ka tė gjitha mundėsitė qė nė sezonin e ardhshėm tė pretendojė denjėsisht titullin kampion, i cili mungon nė klub prej katėr vitesh. "E kam thėnė edhe mė parė, por e pėrsėris dhe tani: Dinamo mbetet shtėpia ime e dytė dhe nuk mendoj se do tė lėviz nga kjo skuadėr edhe pėr shumė kohė tė tjera. Madje, pushimet e fundsezonit jam duke i kaluar kėtu nė kryeqytet, kėshtu qė nuk mė bie ndėr mend tė ndėrroj fanellė. Janė disa ekipe tė kampionatit shqiptar qė mė kanė bėrė ofertė, por e kam ndarė mendjen se do tė qėndroj kėtu ku jam. Qė tani kam filluar tė mendoj pėr ndeshjet e ardhshme qė na presin nė Kupėn UEFA,"- bėn tė ditur mesfushori dinamovit.
    Nė sezonin qė sapo ėshtė mbyllur, Julian Ahmataj ishte njė prej lojtarėve me mė shumė minuta nė fushė, pas portierit Ilion Lika. Madje, elbasanasi nė disa takime ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, duke treguar rėndėsinė e tij nė skuadėr, por njėkohėsisht edhe besimin qė kanė drejtuesit. Pėr Ahmatajn, ishte shumė e rėndėsishme qė nė fund tė edicionit u sigurua pjesėmarrja nė Kupėn UEFA, pasi nė njėfarė mėnyre u bė realitet njė prej objektivave, siē ishte pjesėmarrja nė Europė. Pėr numrin 7 tė bluve, titulli kampion mbetet njė peng, duke parė gjendjen qė kishte skuadra nė fillim. "Meraku qė mė ka mbetur nga ky sezon i fundit, ka tė bėjė me mungesėn e njė trofeu, ku titulli kampion ishte mė i lakmuari pėr ne. Gabimet tona u bėnė nė fazėn e parė, ku morėm disa barazime radhazi dhe ndėrkohė Elbasani pėrfitoi pėr t'u shkėputur. Gjithsesi, edhe Kupa UEFA ėshtė njė arritje, sepse tani i kemi tė gjitha shanset tė pėrfaqėsohemi denjėsisht nė Kupėn UEFA, e cila vjen e dyta pėr nga rėndėsia, pas Ligės sė Kampioneve,"- vazhdon idenė e tij mesfushori qė ka provuar tė luajė me tė tri ekipet kryeqytetase, por edhe me Bylisin, Teutėn dhe Elbasanin.
    Duke folur pėr kėto ndeshje tė rėndėsishme pėr financat e klubit, Julian Ahmataj shpreson qė deri atė ditė, Dinamo tė jetė pėrforcuar nė merkato, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta kalosh turin e parė eliminator. "Nga informacionet qė kam, skuadrės i janė larguar dy futbollistė, tė cilėt sigurisht duhet tė zėvendėsohen nė merkato. Me disa ndėrhyrje tė rėndėsishme nga ana e drejtuesve, jam i bindur se do tė bėjmė paraqitje dinjitoze, pasi nė fund tė fundit grupi ekziston. Nė varėsi tė paraqitjes nė Kupėn UEFA, mendoj se do tė hedhim edhe themelet e skuadrės qė mė pas do tė pretendoj titullin kampion, i cili mungon prej katėr vitesh nė klub dhe normalisht kjo ėshtė njė periudhė e gjatė pėr njė skuadėr si Dinamo,"- pėrfundon deklarimin e tij pėr gazetėn mesfushori Julian Ahmataj.

    Blutė kėrkojnė tė shmangin rumunėt

    Pasi janė njohur me kundėrshtarėt e ardhshėm qė do tė hidhen nė shortin e Kupės UEFA, lojtarėt dhe drejtuesit dinamovitė kanė dalė nė konkluzionin se skuadrat qė duhet tė shmangen, janė ato rumune. Duke parė gjendjen e tyre shumė tė mirė nė kėtė veprimtari, blutė do tė ishin tė lumtur sikur tė mos binin pėrballė Rapidit tė Bukureshtit apo Sportul SB. Gjithsesi, edhe skuadrat bullgare, maqedonase apo qipriote duhet thėnė se nuk mbeten prapa nė nivel futbolli se sa ato rumune, kėshtu qė Dinamo duhet t'i bėjė mirė llogaritė kur tė pėrballet, nėse vėrtet kėrkon tė kalojė turin e parė eliminator.

    Faza pėrgatitore, nė dorė tė trajnerit tė ri

    Drejtuesit dinamovitė janė tė paqartė nė lidhje me vendin se ku do tė zhvillohet faza pėrgatitore, nė kuadrin e ndeshjeve europiane nė muajin korrik. Njė enigmė e tillė do t'i lihet nė dorė trajnerit tė ri, qė pritet tė emėrohet shumė shpejt nga ana e presidentit Besnik Sulaj. Hėpėrhė krerėt mė tė lartė tė klubit janė duke u marrė me afrimin e lojtarėve tė rinj, duke qenė se merkatoja ėshtė nė ditėt e saj mė tė nxehta. Brenda datės 20 qershor, te blutė kryeqytetas pritet tė zbardhen shumė enigma, duke filluar nga trajneri i ri, lojtarėt qė do tė afrohen apo do tė largohen, si dhe vendi ku do tė zhvillohet faza pėrgatitore.


    Bokatola firmos per Dinamon

    23 Maj Nje levizje e befasishme nga ana e presidentit te Dinamos, Besnik Sulaj, ka dhene si rezultat nenshkrimin e kontrates se pare te klubit blu per sezonin e ri. Ka qene mesfushori kongolez, Ricard Bokatola, “gjahu i pare” i bluve ne “sofren” e perforcimeve, si per kupen UEFA ashtu edhe per kampionatin e ardhshem. Dje, ne oret e vona te mbremjes, numri 1 i Dinamos dhe kongolezi kane hedhur firmen mbi kontraten 2 vjecare, qe e ben ish mesfushorin e Vllaznise lojtare te skuadres blu. “Rici”, sic e therrasin ne mjediset futbollistike Bokatolen, ka perfunduar kontraten me Vllaznine dhe ne te tilla kushte kishte filluar te kerkonte “stacionin” e ri ne nje skuader tjeter. Ne te vertete, Bokatola kishte kontaktuar javen e kaluar me presidentin e Partizanit, Xhani, per te pare mundesine e bashkepunimit midis tij dhe klubit te kuq, por deshira e drejtuesve te “demave” ishte qe mesfushori kongolez te provohej nga Starova ne ndeshjet e kupes Intertoto, perballe Etnikos Achnos te Qipros, me pas te shkohej ne kontrate sezonale. Rici e hodhi poshte kete “ofeze”, qe sipas tij i beri presidenca e kuqe, duke u shprehur per •Sport Ekspres”: “Kam mbetur i “shokuar” nga takimi me presidentin e Partizanit. Ai me kerkoi qe une te provohesha nga trajneri Starova, si te isha fillestar, fillimisht ne ndeshjet e Intertotos dhe me pas te shikonim mundesine e nenshkrimit te nje kontrate me te gjate. Si ka mundesi qe te provohet Bokatola, i cili njihet mire ne kampionatin shqiptar?”. Nga ana tjeter, duke qene midis ofertes se Partizanit, por dhe te atyre te ardhura nga Besa dhe Flamurtari, kur kampionia e kategorise se pare i ka ofruar 25.000 euro per ta veshur kuqezi, Rici ka preferuar te vishet blu, ndersa ka nenshkruar kontraten e bashkepunimit me Dinamon, ne mjediset e “Taivanit”. Keshtu, kongolezi Bokatola eshte lojtari i pare i huaj qe nenshkruan per Dinamon ne merkaton per sezonin e ardhshem. Gezim Sina

  3. #43
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dinamo, Sejdini bėn gati listėn e pėrforcimeve

    Shekulli

    Tre janė emrat kryesorė qė trajneri Faruk Sejdini ka kėrkuar si pėrforcimet e para te Dinamo, sapo i ėshtė komunikuar posti i trajnerit. Bėhet fjalė pėr mbrojtėsin Arian Pisha, por edhe mesfushorėt Sergei Romanishin apo Ervin Lika. Tė tre kėta futbollistė shihen nga njėshi i stolit blu si shumė tė rėndėsishėm pėr skemat qė pritet tė ndėrtohen. Nė tė vėrtetė, trajneri Sejdini i njeh mirė Pishėn dhe Romanishinin, me tė cilėt i ka pasur te Dinamo qė u shpall kampione nė vitin 2002, ndėrkohė qė Ervin Likėn e ka ndjekur nė disa takime, duke i lėnė mbresa tė mira. Gjithsesi, pėrveē kėtyre lojtarėve, nuk pėrjashtohen pėrforcime tė tjera, duke filluar nga sulmuesi Daniel Xhafa, mbrojtėsi Luan Pinari apo edhe tė rinjtė Olgert Stafa apo Oriand Abazaj. Me kėto ndėryrje nė merkaton e verės, dinamovitėt pretendojnė blindimin e skuadrės dhe pėrgatitjet pėr Kupėn UEFA.



    03/06/2006
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Shorti i UEFA-s - Dinamo dhe Tirana

    2006/07 UEFA Cup
    First qualifying round draw
    First leg: 13 July
    Second leg: 27 July

    KF Tirana (ALB) v NK Varteks (CRO)
    KS Dinamo Tirana (ALB) v PFC CSKA Sofia (BUL)

    FC Koper (SLO) v PFC Litex Lovech (BUL)
    FK Sarajevo (BIH) v FC Rąnger's (AND)
    NK Domžale (SLO) v NK Orašje (BIH)
    Hibernians FC (MLT) v FC Dinamo 1948 Bucuresti (ROU)
    APOEL FC (CYP) v S.S. Murata (SMR)
    HNK Rijeka (CRO) v AC Omonia (CYP)
    PFC Lokomotiv Sofia (BUL) v FK Makedonija Skopje (MKD)
    FK Vardar (MKD) v KSV Roeselare (BEL)
    AFC Rapid Bucuresti (ROU) v Sliema Wanderers FC (MLT)
    Śjpesti TE (HUN) v FC Vaduz (LIE)
    CSF Zimbru Chisinau (MDA) v FK Karabakh (AZE)
    FC MIKA (ARM) v BSC Young Boys (SUI)
    FC Fehérvįr (HUN) v FC Kairat Almaty (KAZ)
    Zaglebie Lubin (POL) v FC Dinamo Minsk (BLR)
    FC Spartak Trnava (SVK) v FK Karvan Evlakh (AZE)
    FC Ameri Tbilisi (GEO) v FC Banants (ARM)
    FC BATE Borisov (BLR) v FC Nistru Otaci (MDA)
    FC Basel 1893 (SUI) v FC Tobol Kostanay (KAZ)
    FC WIT Georgia (GEO) v FC Artmedia (SVK)
    HJK Helsinki (FIN) v Drogheda United FC (IRL)
    Brųndby IF (DEN) v Valur Reykjavķk (ISL)
    Gefle IF (SWE) v Llanelli FC (WAL)
    AS Jeunesse Esch (LUX) v Skonto FC (LAT)
    FC Etzella Ettelbrück (LUX) v Åtvidabergs FF (SWE)
    FK Ventspils (LAT) v GĶ Gųta (FAR)
    Glentoran FC (NIR) v SK Brann (NOR)
    Randers FC (DEN) v ĶA Akranes (ISL)
    Portadown FC (NIR) v FBK Kaunas (LTU)
    Rhyl FC (WAL) v FK Sūduva (LTU)
    FC Levadia Tallinn (EST) v FC Haka (FIN)
    Skįla Ķtróttarfelag (FAR) v IK Start (NOR)
    SFK Lyn Oslo (NOR) v FC Flora (EST)
    IFK Göteborg (SWE) v Derry City FC (IRL)

  5. #45
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    shume veshtire per dinamon.plus qe ska bere merkato fare.tirana ka mundesi ta eliminoje varteksin.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    FOrca Dinamo........Forca Xhaxhi

  7. #47
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Wink

    Plote ekipe te nje niveli me te dobet dhe bien ato qe s'i kam qejf? Le te themi qe kampionati Kroat eshte teper i forte gjithashtu dhe ai Bullgar.

    Megjithate ka vetem nje fjale: Perpara Dinamo


    I uroj dhe nje fitore Komshinjve te
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  8. #48
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Po nga humben keta Dinamovitet e forumit! Apo vetem ne rast fitore e ngrene koken. Nuk eshte se kemi humbur ndonje gje te madhe edhe pse luajtem nje loje te mire qe jo vetem mund te dilte barazim por me pak fat edhe mund te fitohesh.

    Le te shpresojme ndonje gje te bukur ne Bullgari!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #49
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25
    Po nga humben keta Dinamovitet e forumit! Apo vetem ne rast fitore e ngrene koken.

    .............
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25
    Po nga humben keta Dinamovitet e forumit!

    Le te shpresojme ndonje gje te bukur ne Bullgari!
    me pushime plako per me shume lini mesazhin ne numrin e sekretaris (davius) dhe do tju kontaktojme sa me pare, pasi te kemi bere qef

Faqja 5 prej 32 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •