Dinamo luajti sot ndeshjen e kthimit me CSKA e Sofjes dhe u mund 4-1.
Ne pjesen e pare dinamovitet kaluan ne avantazh dhe prinin 1-0. Po ne pjesen e pare CSKA arriti te barazoje rezultatin.
Pjesen e dyte bullgaret shenuan dhe tre gola, per ta mbyllur keshtu ndeshjen me rezultatin 4-1.
Me sa arrita te shoh ne nje televizion bullgar, Dinamo ishte nje ekip hije e vetvetes.
Lojtaret luanin shume dobet, me nje mbrotje krejtesisht pasive.
Ata linin pershtypjen e nje ekipi pa pergatitje fizike dhe taktike. Menyra e rreshtimit ne fushe ishte katastrofe dhe vecanerisht mbrojtja ishte nje repart aq pasiv sa cdonjeri mund te mendonte se ata e kishin shitur ndeshjen ose kaq kane fuqi te luajne.
Dinamo ngjante me ekipet e kategorise se dyte te dikurshme te kampionateve shqiptare sa menjehere te shkon mendja se Sejdini dikur i famshem, tani sikur mendon vetem per ato para qe i jep presidenti e per asgje tjeter.
I vetmi qe luajti mire ishte portjeri, pritjet e te cilit e penguan CSKA te kishte nje rezultat tenistik.
Ishte nje loje shume e turpshme!
Ose lojtaret keshtu udhezohet te luajne pa shpirt e ndjenje gare, se ndoshta rezultatet dhe rregullohen qe me perpara ne tavolinat e hoteleve te Sofjes.
Neper intervista thone llafe shume te bukura e me to ndoshta desherohet t'ju hidhet hi syve publikut, por me ate qe u tregua ne fushe te vinte neveri.
Gjithcka ishte aty, por vetem futboll jo!
Dinamo nga e kaluara e saj, trashegon vetem emrin, ndersa ne drejtime te tjera ajo nuk eshte me shume se nje ekip i kategorise se dyte te dikurshme (te viteve '80).
Ku eshte ajo Dinamo e famshme e Ballgjinit, Zerit, Pernaskes, Cecos, Demollarit, Jani Rames, Mujo Targajt, Andrea Markos e sa e sa lojtareve te tjere te cilet ishin krenaria e futbollit shqiptar?
Krijoni Kontakt