Demollari, timonieri blu!
12 Mars Tirane Dinamovitet kane nderruar perseri timonierin e skuadres, qe do te thote se i riu behet i gjashti brenda nje sezoni. Vasil Bici eshte shkarkuar dhe ne vend te tij eshte caktuar Sulejman Demollari. Lajmi, per gazeten Sport Ekspres, eshte konfirmuar nga presidenti i bluve, Besnik Sulaj. Sipas bosit dinamovit, shkaku nuk eshte thjesht humbja ne Korce, por sepse skuadra nuk ka paraqitur siguri ne lojerat e saj. Skuadra nuk eshte paraqitur mire ka thene Sulaj, ndersa me kane informuar se ne Korce ka qene nen nivelin e vet. Per rrjedhoje, duke i shtuar dhe ndeshjet e meparshme, kur ne Peqin eshte fituar ne fundin e lojes, apo me Besen fitorja u arrit permes mjaft peripecive, atehere e pame te udhes qe te vendosim nje tjeter trajner. Jemi perseri ne valle per titullin kampion, ndersa edhe ne Kupen e Shqiperise kemi objektiva te qarta. Ndaj dhe u be kjo levizje. Dhe Sulejman Demollari, qe rikthehet te blute ne rolin e trajnerit pas dy vjetesh, e ka mirepritur kete levizje, kur ka ardhur ne shtepine e tij te dyte, sikurse e quan ai Dianmon. Ne prononcimin e tij te shkurter per gazeten Sport Ekspres, Demollari ka nenvizuar faktin se i ka pelqyer oferta qe i kane bere dinamovitet. Eshte privilegj te drejtosh Dinamon, qe gjithmone ka objektiva madhore. Une u mirekuptova dhe me zevendespresidentin e Lushnjes, Pirro Kice, i cili ka dhene shume per ate skuader, kur te gjithe u munduam te benim dicka te mire. Tashme jam te Dinamo, skuadra eshte e ngritur, ndersa jam i bindur se do te bejme me te miren, si per kampionat, ashtu dhe per Kupen e Shqiperise. Sa per stafin, nuk kam ndonje zgjedhje te caktuar, ndersa pranoj te jete dhe Bici ne grupin tone, ka nenvizuar Demollari, i cili nis sot stervitjen me blute, kur do te startojne pergatitjet per ndeshjen e pare ne turin cerekfinal te Kupes se Shqiperise, Lushnja Dinamo. Ne te njejten kohe, per kete levizje, edhe pse i ishte komunikuar nga drejtuesit e klubit Dinamo, ish trajneri i bluve, Vasil Bici, nuk ka bere asnje koment. Perfundimisht, Sulejman Demollari eshte trajneri i gjashte i Dinamos per kete sezon...
Sulejman Demollari nuk ka harxhuar shumė kohė pėr tė filluar menjėherė nga puna pas atij emėrimi emergjent dhe me pak zhurmė qė iu bė prej Presidentit tė Dinamos Besnik Sulaj. "Cdo veprim nė lidhje me emėrimin tim u zhvillua shumė shpejt" tha Demollari pėr mediat nė ditėn e parė tė prezantimit tė tij si trajner i bluve. "Kjo lėvizje do tė ishte e pamundur nėse zv.Presidenti i Lushnjes Pirro Kiēe nuk do tė kishte dhėnė pėrkrahjen e tij dhe unė e falenderoj pėr kėtė suportin e tij. Kjo pėr faktin, se dihet qartė lidhjet e mija me Dinamon dhe nuk mund ta lija pa ekonsideruar ofertėn e Presidentit Sulaj", vazhdoi Demollari. Pas kėsaj lėvizje trajneresh, e gjashta kėtė edicion futbollistik pėr Dinamon, qė ngre alarmin e padėshirueshėm reth stabilitetit tė skuadrės qė nė tre edicionet e fundit shifra e levizjeve te teknikeve eshte 16-te, pa pėrmendur ata qė kanė drejtuar si interim ose gjatė periudhės nė Kupat e Evropės. Ndoshta, akoma nuk dihet nėse Demollari do tė jetė "shpėtimtari i fundit", apo vijuesi "kokė turku" pėr Presidentin Sulaj
Krijoni Kontakt