Close
Faqja 4 prej 32 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 314
  1. #31
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Demollari, “timonieri” blu!
    12 Mars Tirane Dinamovitet kane nderruar perseri “timonierin” e skuadres, qe do te thote se “i riu” behet i gjashti brenda nje sezoni. Vasil Bici eshte shkarkuar dhe ne vend te tij eshte caktuar Sulejman Demollari. Lajmi, per gazeten “Sport Ekspres”, eshte konfirmuar nga presidenti i bluve, Besnik Sulaj. Sipas “bosit” dinamovit, shkaku nuk eshte thjesht humbja ne Korce, por sepse skuadra nuk ka paraqitur siguri ne lojerat e saj. “Skuadra nuk eshte paraqitur mire ka thene Sulaj, ndersa me kane informuar se ne Korce ka qene nen nivelin e vet. Per rrjedhoje, duke i shtuar dhe ndeshjet e meparshme, kur ne Peqin eshte fituar ne fundin e lojes, apo me Besen fitorja u arrit permes mjaft peripecive, atehere e pame te udhes qe te vendosim nje tjeter trajner. Jemi perseri ne “valle” per titullin kampion, ndersa edhe ne Kupen e Shqiperise kemi objektiva te qarta. Ndaj dhe u be kjo levizje”. Dhe Sulejman Demollari, qe rikthehet te blute ne rolin e trajnerit pas dy vjetesh, e ka mirepritur kete levizje, kur ka ardhur ne “shtepine” e tij te dyte, sikurse e quan ai Dianmon. Ne prononcimin e tij te shkurter per gazeten “Sport Ekspres”, Demollari ka nenvizuar faktin se i ka pelqyer oferta qe i kane bere dinamovitet. “Eshte privilegj te drejtosh Dinamon, qe gjithmone ka objektiva madhore. Une u mirekuptova dhe me zevendespresidentin e Lushnjes, Pirro Kice, i cili ka dhene shume per ate skuader, kur te gjithe u munduam te benim dicka te mire. Tashme jam te Dinamo, skuadra eshte e ngritur, ndersa jam i bindur se do te bejme me te miren, si per kampionat, ashtu dhe per Kupen e Shqiperise. Sa per stafin, nuk kam ndonje zgjedhje te caktuar, ndersa pranoj te jete dhe Bici ne grupin tone”, ka nenvizuar Demollari, i cili nis sot stervitjen me blute, kur do te startojne pergatitjet per ndeshjen e pare ne turin cerekfinal te Kupes se Shqiperise, Lushnja Dinamo. Ne te njejten kohe, per kete levizje, edhe pse i ishte komunikuar nga drejtuesit e klubit Dinamo, ish trajneri i bluve, Vasil Bici, nuk ka bere asnje koment. Perfundimisht, Sulejman Demollari eshte trajneri i gjashte i Dinamos per kete sezon...

    Sulejman Demollari nuk ka harxhuar shumė kohė pėr tė filluar menjėherė nga puna pas atij emėrimi emergjent dhe me pak zhurmė qė iu bė prej Presidentit tė Dinamos Besnik Sulaj. "Cdo veprim nė lidhje me emėrimin tim u zhvillua shumė shpejt" tha Demollari pėr mediat nė ditėn e parė tė prezantimit tė tij si trajner i bluve. "Kjo lėvizje do tė ishte e pamundur nėse zv.Presidenti i Lushnjes Pirro Kiēe nuk do tė kishte dhėnė pėrkrahjen e tij dhe unė e falenderoj pėr kėtė suportin e tij. Kjo pėr faktin, se dihet qartė lidhjet e mija me Dinamon dhe nuk mund ta lija pa ekonsideruar ofertėn e Presidentit Sulaj", vazhdoi Demollari. Pas kėsaj lėvizje trajneresh, e gjashta kėtė edicion futbollistik pėr Dinamon, qė ngre alarmin e padėshirueshėm reth stabilitetit tė skuadrės qė nė tre edicionet e fundit shifra e levizjeve te teknikeve eshte 16-te, pa pėrmendur ata qė kanė drejtuar si interim ose gjatė periudhės nė Kupat e Evropės. Ndoshta, akoma nuk dihet nėse Demollari do tė jetė "shpėtimtari i fundit", apo vijuesi "kokė turku" pėr Presidentin Sulaj

  2. #32
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Drejtuesit blu kėrkojnė t’i karikojnė lojtarėt e tyre pėr tė siguruar pjesėmarrjen nė Kupat e Europės

    Dinamo, supershpėrblim pėr njė vend nė UEFA

    Aurel CELIBASHI

    Njė vend nė Kupėn UEFA nė pėrfundim tė kėtij sezoni, do tė thotė shumė pėr Dinamon. Njė shumė prej afro 100 mijė dollarėsh do t'i shpėrndahet tė gjithė skuadrės nėse realizohet ky sukses. Ndonėse nuk i kanė humbur shpresat pėr titullin kampion, bosėt e bluve nuk kėrkojnė t'u shpėtojė nga duart pjesėmarrja nė UEFA, e cila ka dy rrugė pėr t'u kapur nga lojtarėt dinamovitė, pra nėse renditesh i dyti nė kampionat, ose fiton Kupėn e Shqipėrisė. Por ky nuk ėshtė problemi i Sulajt dhe i Braēes, pasi kjo dyshe kėrkon me ēdo kusht qė skuadra tė cilėn e financojnė prej dy vitesh tė presė njė biletė nė kėtė veprimtari prestigjioze, e cila sigurisht do tė sillte edhe njė mbushje tė arkave tė klubit nga ana e organizmit mė tė lartė tė futbollit europian. Zėvendėspresidenti Avni Braēe konfirmon kėtė superpremio qė i ėshtė akorduar tė gjithė skuadrės: "Po, ėshtė e vėrtetė qė nė rast se Dinamo kėtė vit do tė jetė pjesėmarrėse nė Kupėn UEFA, nga ana jonė si drejtues do ketė njė shpėrblim prej 6 mijė dollarėsh secilit lojtar, ose nė total afėrsisht 100 mijė dollarė. Duke parė qė sezoni ka hyrė nė njė pikė delikate, sė bashku me presidentin Besnik Sulaj e pamė tė arsyeshme tua japim "cash" premion, se sa t'i shpėrblejmė ēdo javė me nga 30 mijė lekė tė reja, qė sigurisht do tė jenė mė pak nė total se sa do tė pėrfitojnė tani me kėtė vendim tė fundit,"- pohon pėr gazetėn dyshi i bluve. Kur kanė mbetur edhe 10 javė nga pėrfundimi i kampionatit dhe Dinamo ndodhet 10 pikė larg Elbasanit kryesues, shpresat e Braēes pėr titullin kampion nuk janė shuar plotėsisht. "Derisa llogaritė matematikore na lejojnė tė pretendojmė pėr titullin, do tė vazhdojmė luftėn tonė deri nė fund, pa asnjė kompromis. Edhe pse premion e kemi vendosur pėr pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA, pėr ne si drejtues, objektiv parėsor mbetet shpallja kampion, duke ia bėrė hyzmetin deri nė fund tė kėtyre 10 javėve. Mė pas, nėse nuk ia arrijmė qėllimit primar, sigurisht, vendi i dytė, por edhe fitimi i Kupės sė Shqipėrisė, mbeten ende nė lojė. Personalisht, vazhdoj tė besoj te forca e kėtij grupi lojtarėsh qė ėshtė nė dispozicion, tė cilėt i kanė tė gjitha mundėsitė qė jo vetėm tė nderojnė veten e tyre dhe fanellėn qė mbajnė tė veshur, por gjithashtu tė kėnaqin edhe presidentin Sulaj, i cili sė bashku me mua ka shpenzuar shumė deri tani,"- pėrfundon deklarimin e tij zėvendėspresidenti i Dinamos, Avni Braēe.

    17/03/2006
    KATEGORIA: Sport

  3. #33
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kur ka mbetur edhe njė fazė nga pėrfundimi i kampionatit, Dinamo ndodhet 8 pikė larg vendit tė parė. Dy fitoret radhazi me Lushnjėn pėr kupė dhe Teutėn nė kampionat e kanė ndryshuar atmosferėn nė kampin blu, ku tė gjithė pretendojnė se Europa ėshtė shumė pranė. Pėr mesfushorin Julian Ahmataj, ėshtė momenti qė Dinamo tė tregojė veten, nėse vėrtet kėrkon tė jetė pjesėmarrėse nė Kupėn UEFA. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", elbasanasi i vetėm i bluve i konsideron 9 ndeshjet e mbetura finale mė vete. "Ashtu siē po shkon kampionati, kjo fazė e katėrt ėshtė vendimtare pėr tė ardhmen tonė. Kanė mbetur edhe 9 takime dhe mendoj se tė gjitha duhet t'i konsiderojmė finale mė vete nė luftėn pėr vendin e dytė, i cili praktikisht ėshtė mė i arritshėm pėr momentin. Pėr vendin e parė, jo ēdo gjė varet nga ne, sepse duhet tė presim qė Elbasani duhet tė gabojė dy herė, ndėrkohė qė duhet tė fitojmė nė pėrballjen direkte qė do tė kemi nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta","- bėn tė ditur Ahmataj. Nė ndeshjen e fundit me Teutėn, trajneri Demollari preferoi ta aktivizonte Julian Ahmatajn nė qendėr tė mesfushės, ndėrkohė qė Ēavalin e spostoi si alfė e majtė. Njė lėvizje e tillė nuk dha fryte nė pjesė e parė, ndėrkohė qė nė tė dytėn, me zėvendėsimin e kroatit nga Ivanisheviēi, por edhe me rikthimin e elbasanasit nė rolin e vet, menjėherė erdhi goli i Pemės. Nė lidhje me kėtė 90-minutėsh, qė e rifuti Dinamon nė vallen pėr vendin e dytė, numri 7 i bluve shprehet: "Personalisht jam i mendimit se java qė kaloi foli nė favorin tonė, duke parė humbjen e Partizanit, por edhe barazimin e Elbasanit. Tani na mbetet ne lojtarėve qė nė pėrballjet direkte me kėta kundėrshtarė tė rrėmbejmė fitoren, pėr tė shpresuar mė pas te ndonjė mrekulli pėr titullin kampion. Sidoqoftė, vendin e dytė nuk do ta tolerojmė deri nė fund, pa harruar qė pėr tė luajtur nė Europė, ėshtė edhe Kupa e Shqipėrisė, e cila nė njėfarė mėnyre ka njė rrugė mė tė shkurtėr. Ndonėse kemi edhe njė ndeshje tjetėr pėr tė luajtur me Lushnjėn, duhet tė futemi nė fushė me dėshirėn pėr tė marrė maksimumin, sepse jam i bindur se nė gjysmėfinale gjėrat do tė jenė ndryshe. Nėse mė pyesni pėr kundėrshtarin qė do tė dėshiroja nė short, do tė mė pėlqente Tirana, me tė cilėn kam pasur mundėsinė ta njoh mirė pėr pak kohė qė u aktivizova nė Ligėn e Kampionėve,"- vazhdon idenė e tij mesfushori qė ka shėtitur nė shumė skuadra tė kampionatit shqiptar.
    Duke folur pėr dy pėrballjet me Lushnjėn pėr kupė dhe kampionat, Julian Ahmataj ėshtė i mendimit se nuk duhet toleruar nė asnjė aspekt, pasi futbolli gjithmonė ruan surpriza. "Nė vazhdim kemi dy ndeshje tė lehta nė letėr me Lushnjėn pėr kupė dhe kampionat, por kjo s'do tė thotė qė nė fushė do tė futemi pėr t'u argėtuar. Lushnjarėt, ndonėse i kanė prerė shpresat pėr qėndrimin nė superligė, s'do tė thotė qė nuk do tė luajnė mė futboll, pasi ata janė futbollistė profesionistė dhe vitin e ardhshėm sigurisht qė do tė jenė nėpėr skuadra tė tjera. Nuk duhet tė tolerojmė, pasi nė lojė mbeten sėrish tri pikė, tė cilat mund tė na jepnin njė shtysė tė mirė pėrpara transfertės me Elbasanin,"- pėrfundon deklarimin e tij mesfushori dinamovit, Julian Ahmataj.

    Demollari nis strategjinė anti-Lushnjė

    Brenda katėr ditėsh Dinamo do tė luajė dy ndeshje me Lushnjėn, fillimisht tė shtunėn pėr kampionat dhe tė mėrkurėn pėr kupė. Trajneri Sulejman Demollari, qė nga dita e hėnė, ka nisur strategjinė anti-Lushnjė, ku pritet qė tė bėhen disa eksperimente nė formacion, por edhe nė mėnyrėn e lojės para tri betejave tė rėndėsishme me Elbasanin, Partizanin dhe Tiranėn. Pėr kėtė, njėshi i stolit blu do tė kėrkojė tė aktivizojė tė gjithė lojtarėt, pėr t'i mbajtur nė tonus, pasi sezoni ka hyrė nė pikėn mė delikate tė tij. Dita e djeshme ishte shumė e ngjeshur pėr sa i takon ngarkesės fizike, ku u kryen dy seanca stėrvitore, teksa munguan Lika, E.Xhafa dhe Pema, qė janė grumbulluar me ekipin kombėtar.

  4. #34
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkarkohet Demollari
    Tirane, 25 mars - Humbja e sotme me Lushnjėn i ka kushtuar bankines se trajnerit tė Dinamos, Sulejman Demollari. Burime te sigurta pran klubit kryeqytetas kane deklaruar per "Futbolli.com" se Demollari eshte shkarkuar pas deshtimin 0-1 me Lushnjen.

    Ky ishte takimi i dyte i Demollarit ne krye te Dinamos. Ne ndeshjen e pare, skuadra e Dinamos mundi 0-2 ne transferte Lushnjen, ndeshje e vlefshme per kupen e Shqiperise, nderkohe qe 10 dite me pas kundershtari i tij ishte perseri ish-ekipi i tij, kesaj here per kampionat, por i fituari nga kjo sfide doli befasisht Lushnja.

  5. #35
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    hajde dinamo e madhe hajde ncncncncncnnc

    poshte besnik sulaj qe poshteron nje legjende si dinamo :@
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  6. #36
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sulmuesi i fuqishėm dinamovit ėshtė gati pėr sfidėn e nesėrme. Si gjithmonė ēdo pasdite pi kafe te kafe “Cosmos”, pranė gazetės “Albania”, sė bashku me patriotin e tij, mbrojtėsin Papa Diop, ku edhe e takuam pėr t’i marrė njė intervistė pėr albaniasoccer.com. Me njė gazetė “Sporti Shqiptar” nė tavolinė, nuk i heq sytė nga televizori ku ndjek njė videoklipet, ndėrsa bisedojmė me tė nė gjuhėn frenge, qė ėshtė dhe ajo zyrtare e vendit tė tij, Senegalit. 29-vjeēari ėshtė nė pėrfundin tė sezonit tė tij tė dytė, ndėrsa ėshtė i paqartė se ku do tė luajė sezonin e ardhshėm. “Ndoshta nė Greqi, Turqi, por pse jo dhe nė Itali”, thotė ai. “Pėr ne Serinė B, jam lojtar i mirė”. Sezonin e kaluar shėnoi 10 gola nė 19 ndeshje, ndėrsa gjatė kėtij sezoni nė 29 ndeshje e ka gjetur rrjetėn 14 herė, teksa ka regjistruar edhe 6 kartona tė verdhė.



    -Gudjabi, nesėr ju pret njė ndeshje e rėndėsishme ajo me Partizanin qė ju ka mundur nė tri ndeshjet e kėtij sezoni?



    -Ėshtė vėrtet njė ndeshje e rendėsishme dhe skuadra ėshtė shumė e motivuar pėr ta fituar atė, pėr mė tepėr ndaj njė ekipi ndaj tė cilit kemi dėshtuar nė tė gjitha ndeshjet nė kampionat. Shpresojmė tė fitojmė nesėr, pasi dhe ne luftojmė pėr nė Kupat e Europės ashtu si dhe Partizani. Kampionatin e kaluar e mundėm katėr herė apo jo? Unė besoj se Dinamo ėshtė mė nė formė pėr ta fituar ndeshjen e nesėrme, ndėrkohe qė nė tre takimet kemi humbur vetem me njė gol diferencė. Megjithatė Partizani ėshtė njė ekip i mirė dhe tė flasėsh para kohe mund tė bėhs gabim. Thjesht mua mė pėlqen tė them se do tė fitojmė.

    -Jeni golashėnuesi mė i mirė i Dinamos, ndėrkohė qė nuk keni mundur tė shėnoni asnjėherė kundėr Partizanit gjatė kėtij sezoni?




    - Mė ka munguar edhe fati.

    - Dinamo do tė pėrballet me Tiranėn nė gjysėmfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė, ndėrkohė qė tė dy ekipet luftojnė pėr ta fituar atė?



    - Unė mendoj se ne jemi tė aftė tė mundim Tiranėn dhe tė kualifikohemi pėr nė finale, dhe duke shpresuar se dhe Elbasani do tė arrijė aty, si do tė qė tė jetė do tė jemi nė Kupėn UEFA. Por jam i bundur se do ta fitojmė Kupėn. Ėshtė rradha jonė.

    - Shpesh thuhet nė media se pa Gudjabin, Dinamo nuk mund tė fitojė?




    - Nuk ėshtė e vėrtetė. Me ose pa Gudjabin, Dinamo ėshtė njė ekip i mirė dhe ka fituar edhe pa mua e golat e mi. Unė nuk kam aritur tė shėnoj nė 14 ose 15 ndeshje. Pėr njė gjė mė vjen keq, qė nuk mund ta arrij Salihin si golashėnuesi mė i mirė. Ai ka mė shumė ndihmė nė ekip

    - Goli mė i rendėsishėm tė Gudjabit nė kėtė kampionat?



    - Dy golat kundėr Lushnjės nė javėn e parė. Ishim nė disavantazh 2-0, dhe barazuam nė minutat e fundit. Jam gėzuar mė shumė pėr Bonaēiēin. Por ai qė mė kėnaqur mė shumė ishte goli kundėr Elbasanit javėn e kaluar. Ishim mundur 3-0 nė fazėn e dytė dhe ia dola tė heshtja njė stadum tė tėrė.

    -Keni punuar me katėr trajnerė tė ndryshėm gjatė kėtij sezoni, dy kroatė dhe dy shqiptarė. Cili ėshtė opionini juaj?



    - Me Bonaēiē nuk shkova shumė mirė, sepse ishte shumė i rreptė dhe kėrkonte shumė pėrgatitje fizike, ndėrkohė qė nuk munguan edhe gjobat. Por mendoj se ishte njė trajner profesionist. Kataliniē ishtė mė i qetė nė dukje dhe mė i matur si trajner. E njihte mė mirė psikologjinė e njė lojtari, sidomos pėr tė huajt, por dhe njė trajner qė e njihte mirė taktikėn. Bici? Njė trajner qė pėrshtatet shumė mirė me lojtarėt. Pėr Demollarin, qendroi shumė pak dhe mė erdhi keq qė u largua.

    - Me dy kroatėt flisje anglisht, por me Bicin si merresh vesh?



    - Kam mėsuar shqip. Mė ka ndihmuar njė shoqja ime tė mėsoj. Por lexoj edhe gazetat sportive, edhe pse nuk kuptoj shumė

    - Si mendon Gudjabi, kush do ta fitojė kampionatin shqiptar?



    - Duke ditur qė Dinamo, nuk mund ta fitojė dot atė, unė mendoj se as Tirana dhe as Partizani, nuk do tė arrijnė dot. Unė them se kėtė sezon ekipi qė e meriton mė shumė ėshtė Elbasani dhe ata do tė dalin kampionė. Luan mė fort dhe ka tifozėt mė tė mirė. E pashė vet nė Elbasan ditėn e shtunė se si bėnin. Dinamos i mungojnė shumė tifozėt.

    - Cila do tė jetė e ardhmja e Gudjabit pas pėrfundimit tė kampionatit?




    - Nuk e di se si do tė veprojė presidenti Sulaj. Por nga ana tjetėr mund tė luaj vitin e ardhshėm nė Greqi, Turqi apo edhe Itali. Nė Serinė B mund tė luaj pa problem. Jam duke parė edhe njė mundėsi nė Francė, por gjithmonė varet nga ana financiare. Vjet isha nė Janinė, por nuk mė pėlqeu asgjė. Ishte ekip i dobėt dhe pagesa e keqe, kėshtu qė u largova. Menaxheri im po bėn pėrpjekje tė mė gjejė njė ekip, ndwrkohw qw pwr mua dhe Sisokon e Flamurtarit interesohen nw Norvegji.

    - Para se tė vinit nė Shqipėri nė cilat vende pėrveē Senegalit keni luajtur?




    - Kam qenė nė Marok, Dubai, Algjeri.

    - Ju pėlqen Shqipėria?



    - Shumė, do ta kujtoj gjithmonė edhe kur tė largohem.

    Intervistoi: Dash Frashėri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #37
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bici: Dinamo e Kavajės, ajo qė dua

    Pas dy javėsh tė vėshtira, mė nė fund dinamovitėve u ėshtė rikthyer buzėqeshja e munguar. Fitorja 0-1 nė transfertė pėrballė Besės ka bėrė qė nė kampin blu tė rritet ndjeshėm adrenalina nė prag tė sfidės sė kthimit nė kupė me Tiranėn. Pėr trajnerin Vasil Bici, tė shtunėn Dinamo zhvilloi ndeshjen mė tė mirė tė sezonit, duke u bėrė pa pėrjashtim komplimente tė gjithė lojtarėve. Nė intervistėn e djeshme pėr "Sportin shqiptar", lezhjani i stolit blu analizon gjerė e gjatė gjendjen e skuadrės.
    - Zoti Bici, shumė pak veta e kishin menduar fitoren nė transfertė tė Dinamos ndaj Besės, kur njė javė mė parė bėtė njė paraqitje turpėruese me Shkumbinin...

    - Kjo do tė thotė qė nuk jemi dorėzuar pėr sa i takon objektivit pėr vendin e tretė nė kampionat. Nėse gabuam rėndė para njė jave, mendoj se tė shtunėn pėrballė kavajasve bėmė njė autokritikė shumė tė mirė. Ishte normale qė tė reagonim nė kėtė mėnyrė, sepse fanella e Dinamos nuk mund tė nėpėrkėmbet kaq lehtė, qė do tė thotė se deri nė fund tė sezonit kjo skuadėr do tė luajė me maksimumin e mundėsive pėr tė arritur njė biletė europiane.
    - Keni pasur mungesat e Gudjabit dhe Pemės, megjithatė ju sajuat njė modul loje me njė sulmues tė vetėm, siē ishte Asllani. A mbetėt i kėnaqur nga ky eksperiment?

    - Absolutisht po. Djemtė i interpretuan si duhet detyrat taktike, duke zhvilluar ndeshjen mė tė mirė tė sezonit. Kemi qenė thuajse tė pėrkryer gjatė gjithė takimit, madje, po tė ishim treguar pak mė tė qetė para portės, rezultati do tė ishte mė i thellė. Dua t'i pėrgėzoj tė gjithė lojtarėt pėr atė ēfarė treguan nė kėtė 90-minutėsh dhe mund tė them se kjo ėshtė skuadra qė dua nė fushė pėr ndeshjet e mbetura.
    - Pas kėsaj fitoreje mbeteni sėrish nė vendin e katėrt. Si i parashikoni tri ndeshjet e mbetura?

    - Pėr fat tė mirė, dy prej tyre, pikėrisht me Vllazninė dhe Skėnderbeun, i kemi njėra pas tjetrės nė fushėn tonė, qė do tė thotė se duhet tė marrim pikė tė plota. Lufta pėr vendin e tretė midis nesh dhe Partizanit do tė mbetet e hapur deri nė fund, ku do tė luajmė pa asnjė lloj kompromisi, pėr tė pritur mė pas se ēfarė verdiktesh do tė kemi nė lidhje me pjesėmarrjen nė Europė.
    - Tė paktėn pėr katėr ditė do tė hiqni vėmendjen nga kampionati dhe do tė pėrqendroheni te ndeshja e kthimit nė kupė, ku tė mėrkurėn duhet t'i ktheni reston Tiranės...

    - Ėshtė e vėrtetė, pėrpara na presin ditė vendimtare. Pėr fat tė mirė, morali i djemve ėshtė i lartė pas suksesit me Besėn dhe shpresojmė qė deri pėrpara fillimit tė takimit ta kemi pėrgatitur si duhet kėtė 90-minutėsh tė zjarrtė nga pikėpamja sportive.
    - A mendoni se problemet mė tė fundit tė bardhebluve do tė jenė nė favorin tuaj, ku ju duhet njė fitore e pastėr 2-0 ose 3-1 pėr tė dalė nė finale?

    - Po, sigurisht qė do t'i shfrytėzojmė tė gjitha mundėsitė. Nuk do tė jetė e lehtė, por gjithsesi jam i sigurt se lojtarėt do tė japin maksimumin e mundėsive. Do tė doja qė nė kėtė sfidė tė kishim me vete tifozerinė, por edhe fatin, sepse vetėm kėshtu mund tė arrihet njė rezultat i tillė me dy gola diferencė.

  8. #38
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bici: Misioni i mundur

    26 Prill Dinamo do te synoje sot “misionin e pamundur”: te permbyse humbjen 2 4 te takimit te pare kunder Tiranes e te kualifikohet ne finalen e Kupes se Shqiperise. Nje detyre e veshtire, por e arritshme, sipas trajnerit te bluve, Vasil Bici. Pasi ka rigjetur fitoren ne kampionat, 1 0 ne shtepine e Beses, trajneri lezhian shpreson qe skuadra e tij te arrije nje tjeter sukses, i cili mund te ndryshoje rrjedhen e gjithe sezonit. Dinamos i duhen e pakta dy gola per te arritur finalen, por Bici, krahas sulmit, eshte kujdesur ne menyre te vecante edhe per mbrojtjen. Duke pranuar pikat e forta te kundershtarit, trajneri shton se Tirana ka edhe pika te dobeta, te cilat ai mendon se mund t’i shfrytezoje skuadra e tij.

    Nje ndeshje qe vulos fatin e gjithe sezonit: sukses apo deshtim

    Do te thosha qe eshte nje ndeshje shume e rendesishme, por qe nuk ndan fatin e gjithe e sezonit. Nese kualifikohemi, do te kemi edhe nje ndeshje tjeter, finalen. Nese eliminohemi, perseri kemi shanse qe te arrijme Kupen UEFA nepermjet kampionatit. Por, e perseris qe eshte ndeshje e rendesise se vecante dhe ne po e trajtojme si te tille.

    Sa optimist jeni se mund te permbysni disavantazhin 2 4?

    Ne futboll jane permbysur disavantazhe edhe me te thelle. E dime qe do te jete ndeshje e veshtire, por nuk ka pse ta konsiderojme veten te eliminuar para kohe. Kur u hodh shorti, kam deklaruar se finalisti do te njihet vetem pas 180 minutave. I qendroj ketij mendimi dhe besoj vertet se ne mund te kualifikohemi.

    Ju duhen e pakta dy gola. Si mund ta arrini kunder nje skuadre si Tirana?

    Duke luajtur me te gjitha forcat tona, duke dhene gjithcka ne fushe. Por, pa harruar ne asnje menyre mbrojtjen, se ndryshe Tirana mund te na godase dhe atehere merr fund gjithcka. Besoj se nje gol i hershem do ta vinte nen nje presion te madh kundershtarin, cka do te na e lehtesonte shume punen.

    I keni kushtuar shume vemendje mbrojtjes. Druheni nga sulmi i Tiranes?

    Tirana ka lojtare cilesore ne sulm, kjo dihet. Pervec kesaj, eshte ndeshje Kupe. Ne kampionat do te mjaftonte nje permbysje 2 1, ndersa neser (sot), nese pesojme gol mund te jete fundi i synimeve tona.

    Cilat jane dobesite qe mund te shfrytezoni te Tirana?

    Ne radhe te pare une besoj se ne mund te shfrytezojme forcat tona. Ne Kavaje zhvilluam futboll modern, te qarte e me mendim. Pstaj, edhe Tirana, megjithe forcen qe dihet, nuk eshte perfekte dhe kete e tregoi edhe ndeshja e pare, pavaresisht nga rezultati. Gjendja qe po kalon Tirana, me largimin nga kreu apo gjithe kjo atmosfere plot tension, perbejne nje pike te dobet.

    Por edhe sulmi juaj nuk eshte se ka shkelqyer. Gudjabi humbet raste, Pema eshte i demtuar, Asllani nuk eshte aktivizuar rregullisht


    E drejte, por Gudjabi eshte i vlefshem per lojen tone. Ai luan shume ne ndihme te shokeve, ndersa Asllani e ka marre veten. Ne Kavaje luajti shume mire dhe ka eksperience. Pema ka ende dhembje, por besoj ta marre veten, edhe pse duhet te pres fillimin e lojes.

    Intervistoi:

    Dritan Ikonomi



    26 Prill Dinamo ka vene theksin te veprimet mbrojtese ne stervitjen e fundit para gjysmefinales se sotme, kunder Tiranes. Trajneri Vasil Bici ka paralajmeruar qe me pare se skuadra e tij nuk do te hidhet ne aventure, edhe pse i duhen e pakta dy gola per te permbysur rezultatin 2 4 te ndeshjes se pare. Per kete arsye, Bici eshte marre gjate me mbrojtjen dje, pa neglizhuar sulmin. Ndonese paralajmeron per kujdes, formacion i qe Bici do te hedhe sot ne fushe do te jete sulmues. Nuk do te jete Pema dhe sulmi do te perbeht nga Gudjabi, i mbeshtetur nga Asllani e Caval. Ne mbrojtje ende eshte i pasigurt Kastel, i cili ka qene i demtuar, se bashku me Pemen. Ky i fundit do te qendroje ne stol, per te luajtur me pas, nese do te jete e nevojshme. Ashtu si te henen, edhe dje stervitja e Dinamos ka qene e lehte, pa mundim fizik, nderkohe qe nuk ka te skualifikuar. Formacioni i mundshem i Dinamos pritet te jete: Lika, Xhafa, Vincetic, Kone, Diob, Poci, Deliallisi, Ahmataj, Caval, Asllani, Gudjabi.

  9. #39
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Lika: Dinamo, pa kompromis!
    8 Maj Dinamo ka arritur Tiranen, ne vendin e dyte ne renditje, dhe do te beje c'eshte e mundur qe ta kaperceje ate ne javen e fundit te kampionatit. Ne emer te bluve garanton kapiteni i tyre, Ilion Lika, i cili shprehet se skuadra e tij ka vetem nje synim, kualifikimin ne Kupen UEFA, qe mund te arrihet me vendin e dyte, ose edhe me pozicionin aktual, nese Tirana fiton te merkuren Kupen e Shqiperise, kunder Vllaznise. Javen e fundit Dinamo shkon ne Durres, per t'u ndeshur me Teuten e rrezikuar, por Lika deshiron te siguroje se nuk do te kete asnje kompromis dhe loja e bluve do te jete vetem per fitore, ashtu si me Skenderbeun. "Neve nuk na intereson lufta midis Teutes dhe Skenderbeut per te qendruar ne Kategorine Superiore. Na intereson vetem kualifikimi yne ne Kupen UEFA, prandaj dhe ne Durres do te luftojme per fitore, si e vetmja rruge qe na siguron kualifikimin", thote Lika. Portieri i Shqiperise thote se Dinamo nuk pranon asnje kompromis, por edhe shton se askush nuk u ka kerkuar bluve qe te leshojne ne ndeshje. "Keto fjale dalin gjithmone, ndoshta behen edhe me qellim per te tensionuar situaten. Por, si kapiten i Dinamos, une i siguroj te gjithe se jemi kunder cdo kompromisi. Per hir te se vertetes duhet te them edhe se askush nuk na ka kerkuar ndonje leshim, prandaj dhe nuk dua te prononcohem rreth te tillave gjera", thote kapiteni i bluve. Lika i referohet ndeshjes se fundit, te fituar 1 0 ndaj Skenderbeut, per te vertetuar se skuadra e tij nuk eshte e prirur te beje leshime, edhe pse korcaret jane fare prane renies ne Kategorine e Pare. "Ju e pate qe ne fituam me Skenderbeun, edhe pse atyre iu duheshin pike per te shpetuar. Nese do te ishim te gatshem per tolerime, do ta kishim bere qe me Skenderbeun", thote portieri.

    Detyra dhe perfitimi


    Ilion Lika, ashtu si cdo lojtar i Dinamos ne te tilla diskutime, permend detyren qe ka skuadra si dhe shperblimin ne rast realizimi te saj. "Secili prej nesh fiton nga gjashte mije dollare, ne rast se zeme vendin e dyte ose kualifikohemi ne Kupen UEFA, qofte edhe me vendin e trete. Kete e kemi si objektiv dhe presidenti na e ka kerkuar me cdo kusht qe ta arrijme. Si mund te heqim dore nga nje shperblim i tille dhe te tolerojme ne kampionat? Me duket absurde dhe as nuk mund te mendohet. Askush nuk mund te na kerkoje t'i biem me shqelm gjithe mundit tone, sepse ne per kete po perpiqemi, qe kur ka nisur sezoni", thote Lika. Persa i perket ndeshjes qe do te luhet ne Durres, ai e sheh si tejet te veshtire, por jo si pengese te pakapecyeshme. "Teuten e parashikoj njesoj si Skenderbeun, te impenjuar dhe te vendosur per te luftuar, sepse nuk ka rruge tjeter. Por, mendoj se jemi ne gjendje te fitojme. Kemi skuader me te mire dhe kohet e fundit kemi ngritje ne loje, cka e vertetojne tri fitore radhazi ne kampionat si dhe me Tiranen per Kupen e Shqiperise", parashikon Lika.

    Tensioni i se shtunes

    Blute arriten nje fitore te veshtire kunder Skenderbeut, por per Liken ketu nuk ka asgje per t'u habitur. "Sic thashe edhe me siper, Teuta e Skenderbeu nuk kane gje per te humbur. Skenderbeu e tregoi kete te shtunen. U shfaq shume luftarak, para dhe pas golit tone. E prisnim nje gje te tille dhe ishim pergatitur per nje takim te veshtire. Patem fat kur nuk pesuam gol pas avantazhit tone, por fitorja ishte e merituar. Ne pjesen e dyte nuk i lejuam te rrezikonin, edhe pse ata luajten shume fort ne mesfushe. Loja ka njohur ngritje, por edhe tensioni eshte i kuptueshem, sepse eshte fundi i sezonit dhe cdo gabim mund te jete fatal, i pakorrigjueshem", komenton Lika ndeshjen e fundit. Ne pjesen e pare, Dinamo hasi veshtiresi ne zonen e saj te rreptesise, por situatat u zgjidhen nga Lika me nje dalje te shkelqyer ne kembet e Licit, nderkohe qe ne rastin tjeter te rrezikshem kapiteni korcar e kaloi topin siper portierit, por goditi vetem traversen. "Ne momentin e pare dola me shume shpejtesi, per te mos e lejuar te gjuante dhe ia arrita, duke ia hequr topin. Ne rastin tjeter, ai ishte me prane topit nga une dhe dola me mendimin per t'i zene rrezen e portes. Ia arrita qellimit edhe ne kete rast, por Lici u tregua i zoti qe e kaloi topin siper meje, ne nje fragment kohe shume te shkurter. Ishim me fat qe nuk shenoi, por edhe fati duhet ne futboll", buzeqesh portieri i Dinamos. Tani, Partizani eshte kapercyer dhe portieri i bluve e konsideron si nje sukses qe duhet ruajtur. "Shpresonim shume se Partizani do te ndalonte ne Shkoder dhe ashtu ndodhi. Ata jane skuader shume e mire dhe eshte nje arritje qe i kemi lene pas, edhe pse nuk ka perfunduar akoma gjithcka. Shpresoj qe te jemi para tyre edhe pas javes se ardhshme, por, natyrisht, na duhet edhe fitorja e Tiranes ne finalen e Kupes, sepse keshtu e kemi te garantuar pjesemarrjen ne Kupen UEFA. Ne te kundert, nese fitojne shkodranet, shpresoj qe Tirana e Partizani te nxjerrin nje rezultat te favorshem per ne. E perseris, vendi i dyte eshte plotesisht i arritshem per ne dhe besimi yne tani eshte ne maksimum. Duam ta mbyllim ne menyren me te mire", premton kapiteni i Dinamos.

    Dritan Ikonomi

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Pershendetje :

    pershendetje dinamovite , por duhet te keni kujdes kete ndeshjen e fundit ne durres sepse nuk eshte ndeshje e lehte . por nqs ju lini pike ne durres tirana
    do kerkoje te fitoje kupen dhe nqs e harrin ate ne ndeshje direkte kunder partizanit ja le te fitoje partizani dhe tirana hyn ne uefa me kupen kurse partizani me vendin e dyte,keshtu qe dinamo del jashte prandaj kujdes ne durres ju duhet fitorja patjeter .



    ELBASANI KAMPION URIME
    RROFTE SHQIPERIA ETNIKE

Faqja 4 prej 32 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •