Dinamo nuk ka mėshirė pėr Partizanin
Edhe kompanitė e basteve parashikonin njė fitore tė lehtė tė Dinamos kundėr Partizanit: 1.45, Dinamo; 6.50, Partizani. Dhe ashtu ndodhi: kampionėt nė fuqi fituan 2-0 kundėr nėnkampioneve tė sezonit tė kaluar, teksa e mbyllėn me dhjetė lojtarė ndeshjen, pas ndėshkimit me karton tė kuq (dy tė verdha) tė Sabino Plakut, i cili pėr ironi shėnoi golin e dytė tė Dinamos dhe pėr mė tepėr ka dalė nga shkolla e kuqe e Partizanit. Por ndėrsa "blutė" (17-herė kampionė) ngjiten nė renditje, tė "kuqtė" (15 -herė kampionė) vazhdojnė tė vuajnė nė dy vendet e fundit tė renditjes, teksa nuk i gėzohen 3 pikėve tė plota nė njė takim qysh nga java e parė e Kampionatit tė 70-tė Kombėtar tė Futbollit, kur fituan me Lushnjėn nė transfertė (0-1).Dinamo rigjeti fitoren pas tri javėsh, falė golave tė Artion Poēit nė minutėn e 37-tė pjesės sė parė dhe Sabino Plakut nė minutėn e 73-tė (goli i katert i tij sezonal). Plaku u largua me karton tė kuq nė minutėn e 81-tė. Njė fitore me vlerė pėr trajnerin kroat tė Dinamos, Zlatko Daliē, i cili rehabilitoi veten pas humbjes nė derbin e mėparshėm me Tiranėn (2-1).Kjo ishte edhe fitorja e 40-tė historike e Dinamos nė 131 ndeshje historike me Partizanin, qė gjithsesi ruan supremacinė me 46 fitore (45 barazime).Partizani vazhdoi serinė e rezultate tė dobėta, duke pėsuar humbjen e pestė nė tetė javė. Formacioni i Hasan Likės mund tė "mburret" tė paktėn me tre rekorde negative: ka sulmin mė tė keq tė kampionatit, vetėm 4 gola nė 8 takime, ėshtė i vetmi ekip qė nuk ka fituar nė shtėpi, por dhe i vetmi qė ka shtatė ndeshje pa fituar.Ajo qė e rėndon mė shumė situatėn e 15-herė fituesve tė Kupės sė Shqipėrisė, ėshtė fakti se nėse Bylisi, qė luan nė shtėpi kundėr Apolonisė fqinje, do tė marrė qoftė dhe njė barazim kundėr fierakėve, atėherė Partizani do tė "shijojė" i vetėm vendin e fundit.Nė javėn e 9-tė, Dinamo do tė pėrballet me Apoloninė nė Fier, ndėrsa Partizani do tė presė nė shtėpi Shkumbinin, me synimin pėr tė realizuar fitoren e parė shtėpiake.
ora-news.com
Krijoni Kontakt