Argjentinas nė pankinė: Zuleta nė vend tė Dajės
29 Qershor Argjentinasi me njė kurrikulum tė pasur sportiv, teksa ka drejtuar edhe kombėtaret e Haitit dhe tė Nikaraguas, ka fituar simpatinė e drejtuesve tė klubit blu
Gjithēka ka ndodhur si njė rrufe nė qiell pa re, kur Ilir Daja, qė nga e premtja nė mbrėmje, nuk ėshtė mė trajner i Dinamos, dhe nė vend tė tij nė pankinėn e kampionėve nė fuqi do tė ulet njė teknik argjentinas, Marcelo Havier Zuleta. Ndaj, nė stėrvitjen e djeshme tė bluve, me tė cilėn ėshtė mbyllur java e dytė stėrvitore, Daja nuk ka qenė me skuadrėn, por seancėn e kanė drejtuar dy ndihmėsat e tij, Artan Mergjyshi dhe Ilir Bozhiqi. Edhe pse skuadra e re nisi tė ndėrtohet sipas ideve tė Dajės, kjo nuk ka qenė pengesė pėr drejtuesit e klubit qė tia besojnė atė njė tė huaji, ndėrsa trajnerit aktual ti ofrojnė pėrsėri postin e drejtorit teknik. Dje, teksa pinte i qetė kafen nė njė nga lokalet pranė klubit sportiv Dinamo, tashmė nė kostumin e drejtorit teknik, ashtu sikurse ishte deri nė janar, kur u ul nė pankinė, Daja ėshtė prononcuar pėr gazetėn tonė. Mė duhet tė them rrėfehet Daja, se gjithēka ėshtė zgjidhur paqėsisht, pas njė bisede qė kam patur me zėvendėspresindetin Avni Braēe. Nė fakt, marrėveshja pėr tė qenė si trajner ishte deri kur tė vinte njė i huaj nė kėtė detyrė. Tė hėnėn do tė nis kursin e trajnerėve pėr liēensėn A. Nė fund tė fundit, unė pėrsėri jam te Dinamo. Kur e mora detyrėn e trajnerit, nuk ėshtė se e doja, por ishin drejtuesit e klubit qė ma kėrkuan. Po ju them se, pėr hir tė kėsaj Dinamoje, qė do tė marrė pjesė nė Champions League, kam refuzuar edhe oferta tė tjera. Megjithatė, e pėrsėris, kėshtu ishte marrėveshja ime me presidencėn dinamovite. Daja e ka drejtuar Dinamon pėr katėr muaj e katėr ditė, nga 24 shkurti 2008, kur erdhi menjėherė pas shkarkimit tė Agim Canajt, deri mė 27 qershor, pėr tia lėnė vendin nė pankinė argjentinasit Marcelo Havier Zuleta.
Zuleta, me vete dy lojtarė dhe pėrgatitės atletik
Marcelo Havier Zuleta, i ardhur pėrmes agjensisė menaxheriale tė drejtuar nga Gėzim Manēe, pritet qė brenda ditės sė sotme tė jetė nė Tiranė. Madje, nesėr nė mėngjes, Zuleta do tė bėjė dhe prezantimin pėrpara skuadrės sė re, tė cilėn do ta drejtojė nė Champions League dhe gjatė sezonit tė ardhshėm. Por Zuleta, me njė kurrikulum shumė tė pasur, nuk do tė jetė vetėm, sepse do tė sjellė nga Argjentina pėrgatitėsin atletik dhe dy futbollistė, Dario Husain, nė rolin e sulmuesit, dhe mesfushorin Fasunio Talin. Sipas Manēes, lojtari i tretė, Gonzalo Klusener, ėshtė nė diskutim. Sė pari thotė Manēe, edhe duke operuar si njė klub modern, Dinamo tashmė i ka tė qarta ambiciet e synimet se ku kėrkon tė shkojė. Po vjen njė trajner, i cili me vizionin e tij nuk do tė jetė thjesht vetėm pėr ekipin, por dhe pėr tė gjitha strukturat e klubit. Jo vetėm kaq, por po sjell lojtarė, t- cilėt i ka patur dhe mė parė, nė mėnyrė qė ta ndėrtojė ekipin mbi bazėn e tyre, pėr ta patur punėn mė tė lehtė. Na ėshtė ofruar njė parakontratė, ashtu siē kemi dhėnė edhe ne atė tonėn. Pritet tė hidhet firma, kurse mė pas kontrata do tė jetė e noterizuar dhe do tu shpėrndahet palėve qė kanė firmosur. Zuleta nuk ėshtė se se njeh ambientin, sepse ka qenė prezent nė ndeshjen e fundit tė kėtij kampionati, DinamoPartizani, sikurse kaparė dhe nė DVD disa prej ndeshjeve tė bluve. Madje, ka qenė ai qė ka hedhur idenė e vajtjes sa mė shpejt nė Mavrovė, sepse nuk mund tė pėrgatitet njė ekip, edhe duke qenė nė prag tė Champions League, nė njė vend qė kthehet nė monotoni. Gjithsesi, Zuleta ėshtė tashmė trajner i Dinamos, bashkė me tė dhe pėrgatitėsi atletik e dy futbollistė argjentinas, Husain e Talin.
Tirana: Ja pėrse ua dhamė Xhafajn dinamovitėve
29 Qershor Nga burime tė sigurta mėsohet se klubi bardheblu pritet tė marrė Pejiē, nė kėmbim nga kampionėt
Edhe pse Tirana duket se ėshtė i vetmi klub nė Shqipėri, qė ka mė pak lojtarė tė konfirmuar se ēdo skuadėr tjetėr, drejtusit bardheblu duket se nuk duan tė nguten. Ata sapo kanė zgjedhur trajnerin e tyre tė ri, boshnjakun me origjinė kroate, Slishkoviē dhe tani po mundohen tė bėjnė njė merkato sa mė tė goditur. Por, pėr tia arritur kėsaj, duket se bardheblutė ka nisur tI ndihmojė edhe Dinamo, kampionia e saposhpallur e Shqipėrisė. Pėrpara dy ditėsh, blutė kryeqytetas morėn nė huazim vetėm pėr ligėn e kampionėve sulmuesin vlonjat, Daniel Xhafajn, i cili ka nisur tashmė stėrvitjen me skuadrėn, e cila tani do tė drejtohet nga argjentinasi Zuleta. Por dihet qė asnjeri nuk tė jep asgjė, nėse nuk merr diēka tjetėr nė kėmbim. Dhe Tirana e di shumė mirė kėtė gjė, ashtu si edhe Dinamo. Edhe pse zyrtarisht duket se gjithēka ėshtė nė kuadėr tė njė kėrkese shumė normale nga ana e dinamovitėve pėr tė patur pėrforcim vetėm pėr Champions, Xhafajn, nga burime tė brendėshme, bėhet me dije se jo gjithēka ėshtė aq e thjeshtė sa duket. Sulmuesi vlonjat nuk ėshtė se ka bėrė njė paraqitje tė shkėlqyer nė sezonin e kaluar dhe, edhe pse deri tani ėshtė i vetmi i konfirmuar nga bardheblutė pėr sezonin e ri, nė kėmbim tė njė sulmuesi, ose mė mirė pyke tjetėr cilėsore, Tirana edhe mund ta lėshojė. E kush mė shumė se Dinamo ka nė skuadėr njė lojtar qė bėn pėr sulmin e Tiranės? Pero Pejiē. Lojtari i kėrkuar nga Tirana, madje edhe i kontaktuar, duket se do tė jetė kėmbimi i dinamovitėve pėr tė patur, jo vetėm me huazim, por definitivisht Xhafajn. Madje, pritet qė Tirana ta deklarojė Pejiēin si blerje pikėrisht mė 4 korrik. A e ka vėnė re njeri se edhe trajneri i ri i Tiranės flet serbokroatisht?
Krijoni Kontakt