Close
Faqja 0 prej 32 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 314
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Dinamo "E Madhe"

    Presidenti i bluve shprehet optimist pėr tė ardhmen e skuadrės nė Europė dhe nė kampionatin shqiptar &nbsp02-06-2005
    Sulaj: Tani shiheni Dinamon e madhe
    Aurel CELIBASHI


    Menjėherė sapo ka prezantuar trajnerin e ri, Ramon Kabreron, presidenti i bluve, Besnik Sulaj, ėshtė shprehur me optimizėm pėr tė ardhmen e skuadrės. Koka drejtuese e Dinamos ėshtė i bindur se qė dje ka filluar tė projektohet Dinamo e madhe, e cila do tė jetė e denjė pėr Kupėn Intertoto dhe gjithashtu pėr kampionatin shqiptar. "Qė dje, Ramon Kabrero do tė jetė trajneri i Dinamos. Vendosa tė zgjedh njė trajner tė huaj dhe me shumė eksperiencė nė futboll, pasi synimet e mia janė qė tė ndėrtoj njė ekip shumė tė madh. Ai tashmė do tė fillojė punė dhe kam besim se do ta ndihmojė skuadrėn me eksperiencėn e tij nė futbollin modern, ku nė veēanti argjentinasit shquhen pėr lojėn e tyre spektakolare. Jam i bindur se me ardhjen e trajnerit kemi hedhur njė hap tė madh pėrpara, pėr t'u bėrė skuadra mė e mirė e kampionatit shqiptar, por gjithashtu pėr tė qenė liderė nė Ballkan dhe mė shumė akoma nė Europė,"- bėn tė ditur Sulaj. Sipas tij, trajneri Kabrero ka firmosur njė kontratė njėvjeēare, me opsion pėr t'u rinovuar. Argjentinasi, menjėherė dje, ka dalė nė stėrvitje me grupin, ndėrkohė qė nė ditėt nė vazhdim pritet tė luhen 2-3 ndeshje miqėsore.
    Pėr sa u takon ardhjeve tė reja nė skuadėr, Sulaj konfirmon se janė disa futbollistė qė janė projektuar, madje janė kryer edhe bisedat e zakonshme. "Sigurisht, pėrforcimet janė pjesė e strategjisė sė klubit tonė. Do tė afrojmė nė ekip disa futbollistė, tė cilėt kanė spikatur nė kampionatin shqiptar, pa harruar edhe tre argjentinasit qė mbėrrijnė sot."
    Bosi i bluve i ėshtė pėrgjigjur gjithashtu edhe pyetjes nė lidhje me ndonjė largim tė mundshėm tė futbollistėve aktualė nga ekipi. "Brenda kėtyre 2-3 ditėve do tė vendoset ēdo gjė. Personalisht besoj se do tė ruhet 98% e kontigjentit qė mbylli kampionatin e fundit. Pėr sa u takon emrave, do t'i merrni vesh nė vazhdim,"- sqaroi dje Sulaj.
    Duke iu kthyer Dinamos, presidenti u shpreh shumė entuziast pėr tė ardhmen e ekipit qė financon, teksa bėri tė ditur se synimi ėshtė kalimi i dy tureve nė Kupėn Intertoto dhe gjithashtu shpallja kampion sezonin e ardhshėm. "Nė radhė tė parė, duhet tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze nė Europė, ku tė paktėn tė kalojmė dy turet e para. Mė pas, objektivi ynė do tė pėrqendrohet te titulli kampion, ku shpresoj qė edhe ekipet tė tjera tė forcohen ashtu si ne. Mė pas, lufta do tė bėhet mė e bukur dhe tifozėt do tė kthehen nė shkallėt e stadiumeve. Ajo qė do tė theksoja ėshtė se tė gjithė duhet tė shohin tani Dinamon e madhe qė kam pasur nė mendje pėr tė ndėrtuar,"- pėrfundoi fjalėn e tij Besnik Sulaj.

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    O Qerim eshte e vertete qe DINAMOJA kete vit do te jete me te vertete e madhe. Kemi nje ndeshje te veshtire me kroatet por mendoj se do ta kalojme kete turn. Shpresoj ne fitore.

  3. #3
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    jemi njesha.............11111111111111111111

    Dinamovita mbeshteteni ekipin ne ndeshjen per intertoto, le te tregojme se jemi me te shumte ne numer se tirona qe mezi i grumbullon 10 pleqe, 9 plaka, dhe dy tre ēiliminj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeNi_25 : 10-06-2005 mė 08:51

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Dinamo dhe vetem Dinamo !!!!!
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    13-06-2005

    Kaseta filmike e Varteksit, sa e vėshtirė pėr t'u gjetur!

    Aurel CELIBASHI


    Kur na ndajnė edhe 6 ditė nga pėrballja e parė midis Dinamos dhe Varteksit pėr Kupėn Intertoto, nuk ėshtė bėrė ende asgjė pėr sa i takon gjetjes sė njė kasete filmike qė kroatėt kanė luajtur sė fundmi. Trajneri Ramon Kabrero ėshtė shprehur shumė i shqetėsuar qė nuk ka pasur mundėsi ta njohė kundėrshtarin dhe mė pas tė informojė futbollistėt e vet pėr pikat e forta e tė dobėta tė tij. Siē janė gjasat, dinamovitėt do ta njohin Varteksin vetėm nė fushėn e lojės, sepse ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta siguruar njė kasetė filmike.

    Kabrero u jep pak frymėmarrje lojtarėve
    Pas ndeshjes miqėsore me Shkėndijėn, dje blutė nuk kanė dalė nė stėrvitje. Trajneri Ramon Kabrero preferoi t'u jepte njė ditė frymėmarrje lojtarėve, duke parė se gjatė gjithė 11 ditėve tė kaluara, skuadra ka marrė shumė ngarkesė fizike. Duke filluar qė sot, vėmendja mė shumė do tė pėrqendrohet nė aspektin tekniko-taktik, ku do tė mėsohet mė shumė nė lidhje me formacionin e mundshėm anti-Varteks. Janė tė shumta dilemat pėr sa i takon futbollistėve qė do tė zbresin nė fushė, duke parė se afrikanėt janė mbrapa nė pėrgatitje.

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Varteksi eliminoi edhe inter turku-Finlande, pra ishte nje ekip i forte.

    Mendoj se Dinamo nuk na turperoi kesaj rradhe ashtu sic ka bere heret e tjera.

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bonaēiē: S'do tė kem fatin e paraardhėsve

    Trajneri kroat i bluve shpreson tė qėndrojė sa mė gjatė nė skuadėr &nbsp06-08-2005
    Bonaēiē: S'do tė kem fatin e paraardhėsve
    Aurel CELIBASHI


    Trajneri i Dinamos, Luka Bonaēiē, ėshtė i bindur se do tė qėndrojė pėr shumė kohė nė drejtimin e skuadrės. Pasi ka mėsuar se blutė sezonin e kaluar ndėrruan tre trajnerė (Sejdini-Paskuli-Canaj), ėshtė habitur, sepse, sipas tij, vetėm kėshtu njė ekip nuk mund tė shkojė pėrpara. Sapo ka shkelur nė kryeqytet dhe ka marrė nė duar ēelėsat e Dinamos, kroati menjėherė ka filluar punėn me "dorė tė hekurt", duke seleksionuar pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve.
    Tashmė nė dispozicionin e tij kanė mbetur 13 futbollistė, ndėrkohė qė nė ditėt nė vazhdim pritet qė numri i tyre tė shtohet.
    Pėr "Sportin shqiptar", njėshi i stolit dinamovit bėn tė ditur se nuk do tė ketė fatin e paraardhėsve tė tij, pasi gėzon mbėshtetjen maksimale tė presidentit Sulaj.
    "Jam habitur vėrtet kur mė thanė se nė sezonin e kaluar skuadra ndėrroi tre trajnerė. Ėshtė vėrtet njė masakėr pėr futbollistėt ndėrrimi i shpeshtė i trajnerėve, pasi dihet qė secili ka metodėn e tij tė punės dhe njėkohėsisht lojtarėt e preferuar. Mendoj se kjo ka qenė arsyeja kryesore pse ekipi nuk arriti tė bėnte njė figurė tė mirė nė Kupėn e Shqipėrisė, por edhe tė renditej nė vendin e parė. Tani qė kam ardhur vetė nė krye tė Dinamos, jam i bindur se s'do tė kem fatin e paraardhėsve tė mi, tė cilėt qėndruan vetėm nga 3 muaj nė skuadėr. Presidenti Besnik Sulaj, por edhe drejtuesit e tjerė tė klubit, mė ka dhėnė mbėshtetje maksimale nė punėn time, qė do tė thotė se kanė besim tek unė,"- bėn tė ditur ish-trajneri i Hajdukut tė Splitit dhe Varteksit.
    U bėnė 21 ditė qė Luka Bonaēiē gjendet te blutė dhe duhet theksuar se po ndihet fryma e re qė ka futur nė ekip. Pėrveē regjimit dhe njė disipline tė rreptė, kroati ka marrė pėrsipėr tė bėjė edhe seleksionimin e futbollistėve qė janė aktualisht, por edhe ata qė mbėrrijnė. Deri tani, trajneri blu ka larguar 8 futbollistė si tė padėshiruar, ndėrkohė qė pret tė shohė tė tjerėt dhe mė pas tė vendosė. Ditėt e fazės pėrgatitore nė kryeqytet kanė qenė shumė tė lodhshme pėr lojtarėt dhe njė gjė tė tillė e pranon edhe vetė Bonaēiē.
    "Po shoh qė futbollistėt janė shumė tė lodhur nga stėrvitja qė kanė kryer. Jam i kėnaqur me punėn qė kanė zhvilluar deri tani dhe me fillimin e javės tjetėr besoj se ngarkesa fizike do tė bjerė, ndėrkohė qė do t'i jepet pėrparėsi anės tekniko-taktike. Tė dielėn kam planifikuar njė tjetėr ndeshje miqėsore me Besėlidhjen, pasi ky ekip kishte njė pėrgatitje tė mirė dhe na vuri disa herė nė vėshtirėsi kur u ndeshėm njė javė mė parė. Shpresoj qė deri nė fillimin e kampionatit do tė zhvillojmė edhe disa ndeshje tė tjera, ndėrsa jam nė pritje tė pėrforcimeve nga Argjentina,"- vazhdon idenė e tij trajneri qė kėrkon tė ndryshojė imazhin e bluve.
    Nė lidhje me kundėrshtarėt, Luka Bonaēiē jep edhe opinionet e para, ndonėse nuk ka njė njohje tė plotė. E vetmja skuadėr qė kroati mund tė flasė me kompetencė ėshtė Tirana, sepse bardheblutė i ka ndjekur rregullisht nė katėr pėrballjet e tyre pėr Ligėn e Kampionėve. "Tiranėn e shoh si kundėrshtaren mė tė vėshtirė. E kam parė se si luajti ndaj Goricės dhe CSKA-s dhe mund tė them se nė gjirin e saj ka disa kualitete qė bėjnė diferencėn. Megjithatė, nga informacionet qė kam, janė pėrforcuar ndjeshėm Partizani, Elbasani dhe Vllaznia, qė do tė thotė se lufta pėr titullin kampion do tė vendoset nė javėn e fundit tė kampionatit."


    Dede: Faleminderit Dinamo, do qėndroj nė Elbasan
    "Falėnderoj presidentin Sulaj pėr ofertėn qė mė bėri, por do tė qėndroj nė Elbasan, sepse nė kėtė qytet ndihem shumė mirė. Jam shumė i kėnaqur qė njė ekip me tradita si Dinamo interesohet pėr mua, por tani ėshtė shumė vonė dhe unė kam pranuar kushtet e drejtuesve tė Elbasanit, tė cilėt pothuajse janė njėlloj me ato tė bluve. Edhe njė herė tjetėr mė bėhet qejfi qė jam vėnė nė shėnjestėr tė disa skuadrave, ēka do tė thotė se mė vlerėsojnė, ndėrkohė qė unė tashmė e kam bėrė zgjedhjen e time, qė ėshtė Elbasani,"- i tha dje gazetės mbrojtėsi "i hekurt" Nevil Dede.


    Zėvendėsi i kroatit, pėrgatitės atletik
    Pas largimit tė Sokol Metės, trajneri Luka Bonaēiē ka punuar i vetėm nė stėrvitje. Nga burime brenda skuadrės mėsohet se kroati ėshtė nė kėrkim tė njė pėrgatitėsi atletik, i cili nuk pėrjashtohet tė vijė nga jashtė. Drejtuesit blu janė vėnė nė kėrkim tė njė pėrgatitėsi atletik dhe ėshtė e sigurt qė nuk do tė kthehet mė italiani Stefano Neri, i cili punoi pėr 10 muaj te blutė dhe mė pas u shkarkua pėr eliminimin nga Kupa Intertoto.



    Marinjo-Eskudero, ata qė pritet tė rikthehen
    Pėr drejtuesit, por edhe pėr gjithė tifozėt blu mund tė bėhet realitet rikthimi nė ekip i peruanit Huan Karlos Marinjos dhe Leandro Eskuderos. Mė nė fund, drejtori sportiv, Pedro Pablo Paskuli, ka arritur njė marrėveshje me ta dhe pritet qė sot ose nesėr tė mbėrrijnė nė kryeqytet. Mėsohet se mesfushori peruan do tė vijė sė bashku me bashkėshorten dhe fėmijėn e tij. Me ardhjen e tė dy amerikano-latinėve, merkatoja e bluve mund tė quhet pėrfundimisht e mbyllur.

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mesfushori i sapolarguar nga Tirana ka pranuar tė rivishet blu

    Dinamo i hap sėrish derėn Julian Ahmatajt

    A.CELIBASHI

    Dinamo i hap sėrish derėn Julian Ahmatajt, tė sapolarguarit nga radhėt e Tiranės me motivacionin pėr thyerje tė rregullores sė klubit. Edhe pse i "preu nė besė" dy muaj mė parė, kur firmosi pėr bardheblutė, drejtuesit blu vazhdojnė t'i kėrkojnė sėrish shėrbimet e Ahmatajt dhe gjithė ditėn e djeshme kanė pasur kontakte telefonike me tė. Nga ajo qė mėsohet nga burime brenda skuadrės, presidenti Besnik Sulaj i ka propozuar elbasanasit tė njėjtėn kontratė, tė cilėn e kishin diskutuar qė pėrpara ndeshjeve nė Kupėn Intertoto. Tashmė pritet vetėm pėrgjigjja e Julian Ahmatajt, i cili pasi tė tėrheqė kartonin nga klubi "Tirana", do tė firmosė menjėherė kontratėn dyvjeēare me blutė kryeqytetas. Me ardhjen e 27-vjeēarit nė skuadėr, do tė rritej shumė konkurrenca pėr njė fanellė titullari nė krahun e majtė tė mbrojtjes dinamovite, pasi pėr momentin aty aktivizohen Kone', Alikaj dhe Ballēo, pa harruar qė nesėr pritet tė mbėrrijė edhe argjentinasi Leandro Eskudero. Gjithsesi, do tė jetė trajneri Luka Bonaēiē ai qė do tė vendosė se kush do tė luaj, ndėrkohė qė kėtė herė ėshtė e sigurt se ai do tė kthehet tė luajė me Dinamon, skuadėr me tė cilėn ka fituar titullin e parė kampion nė sezonin 2001-2002. Mė parė, Ahmataj ėshtė aktivizuar edhe nė radhėt e Bylisit, Teutės, Partizanit dhe Elbasanit.


    Bisaku-Vinēetiē, mbėrrijnė tė besuarit e kroatit
    Nė stėrvitjen e djeshme tė bluve ėshtė vėnė re prania e dy futbollistėve tė rinj, tė cilėt janė vėnė menjėherė nėn urdhrat e trajnerit Bonaēiē. Bėhet fjalė pėr shqiptarin qė jeton prej vitesh nė Kroaci, Leonard Bisakun dhe kroatin Goran Vinēetiē, tė cilėt kanė luajtur mė parė me Hajdukun e Splitit, aty ku janė njohur edhe me njėshin e stolit blu. Bisaku ėshtė njė mesfushor qėndre, ndėrkohė qė Vinēetiē luan si mbrojtės krahu dhe mendohet se do tė jenė dy pėrforcime tė rėndėsishme pėr Dinamon gjatė kėsaj merkatoje vere. Pasi tė kryejnė disa ditė stėrvitje, tė dy futbollistėt pritet tė nėnshkruajnė kontratat e reja me presidentin Sulaj, sepse nuk ėshtė e nevojshme qė ata tė provohen nga trajneri Luka Bonaēiē.

  9. #9
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Cool Lajme te mira ne kampin Blu

    Kete vit mendoj (jo vetem une por edhe shumica e dinamoviteve) se Dinamoja ka per ta fituar kete kampionat. Marinjo, Eskudero, Ahmataj apo edhe nja dy kroat (mendohet se Bonaēiē ka ndermend te testoj edhe dy futbollist kroat keto dite) qe mendohet te vijne keto dite jane nje perforecim shume i mire per Dinamon.(po te krahasohen me blerjet qe ekipet e tjera te superliges kane bere kete vere) Nuk na mbetet gje tjeter veēse ti urojme suksese.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #10
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Besa e Kavajes e tregoi edhe njehere qe nuk i ka marre kot barazimin Tiranes, fitoren Shkodres dhe Partizanit.

    Dinamo edhe pse luajti nje loje te bukur nuk arriti te mberthente 3 pikshin.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 0 prej 32 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •