Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Udhëheqësit e BE-së të zhgënjyer nga vota

    Udhëheqësit e BE-së të zhgënjyer nga vota

    William Horsley
    Korrespondent për Çështjet Diplomatike



    Vota e holandezëve ishte një tjetër goditje për zyrtarët e BE-së
    Në Bruksel, udhëheqësit kryesorë të BE-së, përfshirë Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, shfaqën zhgënjimin e tyre pas votës së dytë "JO" brenda pak ditësh.
    Megjithatë ata theksuan vendosmërinë se ratifikimi i kushtetutës në 14 vende të tjera përfshirë edhe Britaninë e Madhe do të vazhdojë sipas planeve.


    Në Bruksel zotëron një atmosferë mjaft e nderë.

    Udhëheqësi që ka presidencën e rradhës së BE-së, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, dukej kaq i stresuar sa e kishte të pamundur të pranonte një tjetër votë "Jo".

    Njerëzit i kishin vënë shpresat e tyre tek Evropa, tha ai dhe procesi i ratifikimit të Kushtetutës duhet të vazhdonte.

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u përpoq me mund që të mos e pranonte humbjen e dyfishtë prej votuesve holandezë dhe francezë.

    Ai këmbënguli përsëri se të gjitha vendet duhet ta ratifikonin Kushtetutën, dhe shtoi se Evropa duhet të vazhdonte.

    "Ne kemi nevojë të dimë se ku po shkojmë, shpresoj që udhëheqësit do të arrijnë një qëndrim me konsensus. Të qëndrojmë së bashku dhe të vendosim për të ardhmen," tha zoti Barroso.

    Udhëheqësit e BE-së janë duke ushtruar presion maksimal mbi Britaninë që kjo e fundit të mos mbajë referendum, të paktën të mos vendosë deri në takimin e ardhshëm të udhëheqësve evropianë.

    Kryeministri i Luksemburgut dhe zoti Barroso e bënë të qartë se megjithë krizën politike, ata shresonin që samiti i BE-së (pas dy javësh) do të zgjidhte të tjera çështje të delikate si ajo e buxhetit.

    Zoti Barrroso nga ana e tij këmbëguli se qëllimet duhen të realizoheshin dhe se evropianët duhet të ishin ambiciozë.

    Bashkimi Evropian duket sikur është tërhequr.

    Udhëheqësit e saj e kanë thënë se nuk ka alternativë tjetër, përveç se një Kushtetutë Evropiane. Duket se nevoja për ta patur një të tillë është e pranishme.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    "Moj Evrope, Evrope e vjeter" shume i zgjuar duhet te kete qene ai qe ka thene kete shprehje. E keqja jone eshte se ne pra populli i thjeshte nuk e dime cfare ndodh prapa skenave. Kontinenti yne ka qene historikisht me i avancuar dhe moderni ne te gjithe boten. Armiku i kontinentit tone kane qene lufterat e 1 dhe 2 boterore.
    Krijuesit e Evropes i kane rene ne pike nje Europe e bashkuar dhe ne paqe. Kjo eshte baza e Evropes dhe idea e themeluesve te Europes. Eu nuk ka kthim mrapa kjo eshte me e rendesishmja. keto kriza qe po kalon EU jane te pamenjanueshme ne krijimin e nje shteti (nese mund te shprehem keshtu). As amerikes e as je shteti tjeter ne bote ,,,,vazhdim
    mateo

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    ,nuk i pelqen ideja e nje evrope te bashkuar. nje evrope bashkuar do te thote nje rivalitet , te amerikes japonise kines indise apo cdo perandorie qe eksiston apo do te vije ne te ardhmen. Mospranimi i kushtetutes sot eshte nje problem qe do te zgjidhet ne te ardhmen, kur ekonomia e Eu do te kete rritje, kushtetuta nuk eshte problemi i pare qe ka patur Eu ne 50 vjet histori te saj. Politikanet e sotem te Evropes e dine shume mire kete gje, E kane idene me mire se sa ne ku eshte Eu so dhe Ku don te arrije. Pra qe te mos paralizohemi, qe te mos kthehemi ne pesimista, kreret e Europes se sotme cfare e kane plan per ta realizuar do ta realizojne ne nje menyre apo tjeter. Patjeter qe do te kete diferencime por ne duhet ta kuptojme qe 20 apo 30 vjetet e ardhme gjerat nuk do te jene ashtu sic jane sot. Kur EU do ta gjeje balancen e duhur, do ta gjeje dhe menyren se si do ta beje zgjerimin e me tejshem te saj, se si do ti zgjidhe krizat e veta. Me te vertete duhet ta kuptojme se kontinenti yne eshte pike kyce ne bote, pa mireqenia te kontinentit tone ska paqe as bota, Albo me Kryeplakun e dine shume mire kete gje, Nuk kam qene kurre me optimist se sa sot, thjesht duhet te mundohemi te ju gjejme fillin gjerave. Historia e perserit veten po e perserit ne menyra te ndryshme, juve pertej atlantikut mos tju ngelet hatri, se sdo te jete e gjate di ta kur Evropa e bashkuar ta rikjijoje perseri veten, atehere do ta kuptojme cfare do thote "THE NEW AND UNITED EUROPE". edhe sekretari i shtetit amerikan do ta kuptoje shumi mire se cfare do te thote kjo shprehje dhe sbesoj se do ta perdore vend a pa vend.
    mateo

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Europa eshte e vdekur.
    Te gjithe ato eurokrate ngelen me duart neper xhepa tani me qe edhe Holanda i tha JO Kushtetutes Europiane.


    Te mos genjejme veten!
    Refuzimi i kushtetutes se BE-se nga francuzet dhe holandezet, ishte nga arsye krejtesisht private dhe hipokrite, dhe asesi per shkak te ndjenjave demokratike dhe deshires qe ajo kushtetute te permiresohet.
    Permbas refuzimit te kushtetutes qendrojne ksenofobia, deshira per t`u ndaluar transferta e lire e njerezve, mendimeve dhe ideve.
    Pas refuzimit qendrojne djathtiste te tipit te Le Pen dhe zoti-e-di-si-e-ka-emrin ai nga Holanda. Po, Europa riti numrin e anetareve me shtete te bllokut lindor, por mos genjehemi se e kane be per ndonje ide pan-europiane per vellazerim te popujve. Eshte e thjeshte, atyre ju duheshin pazare te reja, pershkak se konsumuan plotesisht vetveten.
    Miliona konsumatore te rinj nenkuptojne pasuri edhe shume me te madhe per tani me shume te pasurit.

    Europa eshte ne krize. Dhe kriza ende do thellohet.
    Kjo ia nisi me Euron dhe o do mbaroj me ndonje lufte te re, ose...e po Zoti e di me cka.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Kjo ceshtja e Europes se bashkuar per dite e me shume mi perngjan "bashkim-vellazerimit" ne Jugosllavine e Titos. Mos harroni, me se 100 miljon njerez u masakruan ne kete kontinent ne shekullin e kaluar. Ndjenjat kombetare, ruajtja e gjuheve te ndryshme, kulturat dhe historite mijvjecare jane ne pyetje.
    Eksperimenti i "melting pot" ne Europe deshton me siguri.

    Tash jam me e sigurte se hyrja e Turqise ne EU eshte definitivisht nje JO. Por edhe Ballkani perendimor eshte larguar nga porta e Europes. Posacerisht ne qofte se ne Gjermani fiton e djathta.

    Te shohim cdo behet..............

  6. #26
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Stormangel "jo"-ja nuk erdhi nga nacionalistet dhe rracistet, "jo"-ja erdhi akoma dhe nga ata qe e duan BE me shume se c'dokush tjeter! Rracistet mund te ken ze ne BE, por nuk bejne ligjin!

    mateo e tha shume bukur se BE ka kaluar shume kriza dhe nuk eshte as e para e as e fundit dhe me thene te drejten keto kriza me shume po i smadhojne pertej Atlantikut sesa vet Europianet! Europa sic e tha mateo nuk erdhi ketu per tu kthyer mbrapa. Thjesht ekziston nje "kryqezim", sic e ka treguar historia BE shume here i ka kaluar keto kryqezimet. Tani qe BE eshte me 25 anetare do jet me veshtire per te, por megjithate asgje nuk ka mbaruar. Jemi ende ne fillim! BE ben perpara vetem kur degjohet zeri i popujve te saj, dhe kjo "jo"-ja nuk ishte gje tjeter vecse fjala e njerezve te thjeshte qe mbajne mbi supe frikat dhe shpresat e popujve! Megjithate BE e 480 milione banoreve duhet te gjej menyra te tjera levizjeje!

    Nje problem tjeter i BE qe pak here referohet eshte strategjia anglosaksone. Idene e pare per krijimin e BE, ne menyre praktike dhe jo pergjithesisht sepse si ide e pergjitheshme ka pas ekzistuar shume shekuj me pare, e hodhen vet Anglezet me perkrahes kryesor z. Churchill. Por Anglezet kishin ndermend qe vet te rinin jashte BE, si nje fuqi me e larte. Kur e pane Anglezet se shtetet e BE e lane Angline mbrapa nga ana ekonomike vrapuan edhe ata te hyjne ne BE. Dy here z. De Gol vuri veto kundra hyrjes se Anglise dhe nje nga frazat e tij kryesore ishte: " Anglia nuk duhet te hyje kurre ne BE, kur te hyje Anglia ne BE do jet shkatrim per Komunitetin". Si perfundim Anglia hyri ne fillimin e viteve 70. Qe te ndajme legjenden nga e verteta do thonim se z. De Gol u tregua pak i eger por e verteta eshte se Anglia solli me te vertet ndryshime ne BE. BE filloi me synim te kthehet ne Komunitet dhe mbase ne nje shtet kurse Anglia kurre nuk e donte kete gje. Anglia enderonte gjithmone nje BE te ngjitur pas NATO-s e cila do i sherbente interesave anglo-amerikane dhe nje BE qe nuk do arrinte kurre te kthehej ne federate ose shtet. Me thene te verteten Anglia eshte shtet realist dhe i ka bere disi mire BE qe mos te nxitohet, sepse nuk duhet te nxitohet. Por e keqja eshte qe Anglia duke perdorur edhe nevojat e ekonomise gjermane per tregje te reja e shtyu BE ne nje hapje te shpejt kundrejt shteteve te reja dhe duke shtruar te drejten e Turqise te hyje ne BE. Tani dikush mund te pyeste: ku eshte e keqja ketu? E keqja ketu eshte se me kete BE qe do Anglia nuk mund te vije kurre brumosja politike strategjike e BE! Shtetet e reja qe hyne dhe duan te hyjne mund te kishin rezultate te mira per ekonomine europiane por kane tjeter mentalitet strategjik dhe politik. Shume nga keto shtete nuk kane arritur nivelin demokratik te Europes se vjeter dhe vec asaj kane te tjera interesa strategjike. Pra hyrja e tyre ishte me te vertet nje hap mbrapa per politiken e perbashket europiane. Kjo krize u be mese e dukur ne rastin e luftes se Irakut, ku themeluesit e BE (Fr, Ger, It, BENELUKS) mbajten nje politike me asnjanese kurse shtetet e reja derguan akoma edhe ushtri (psh. Polonia). Kete gje nuk munden ta pertypin me shume se cdokush tjeter Francezet, te cilet enderojne per nje Europe te Bashkuar me politike dhe strategji te pavarur. Keshtu Francezet mesa duket nuk do lejojne te hapet me teper BE pa u arritur fillimisht nje harmoni interesash midis shteteve qe jane tashme ne BE. Francezet kane me anen e tyre tani Europen e vjeter, pervec Anglise dhe Europes se re. Gjermania eshte pro politikes franceze por interesat e saj ekonomike e shtyejne shume here ne bashkim mendimi me MB kurse Italia mbas humbjes se Berluskonit jam 100% i sigurte se do i ngjitet aksit frangogjerman perseri.

    Mbase kjo eshte edhe e gjithe llogjika e zhurmes qe behet tani, BE e vjeter u zhgenjye nga politika e vendeve te reja dhe kerkon qe fillimisht te bashkohet BE e re ne nje harmoni strategjike dhe pastaj te bej hapat e metejshme. Keshtu mbase Shiraku me shoke saper sy e faqe e mbrojten Kushtetuten por duke pasur keto probleme parasysh nuk munden te jene edhe te bindshem. Gjithashtu nuk duhet te harrojme se kur flet per Francen dhe Europen e vjeter nuk flet as per SHBA e as per Japonine ose ndonje shtet tjeter ku qytetareve nuk iu intereson shume politika, flet per vende ku te gjithe jane te politikizuar deri ne kocke! Pra nuk mund te merret asnje vendim pa u bere njecik zhurme ose pa u degjuar mendimi i shumices ose ne nje aspekt ekstrem nuk e drejton bariu bagetine (si ne SHBA) por bagetia bariun! Sidoqofte pyetja mbetet : do arrije te kaloje plani francez?

    Pergjigjen me te mire e kishte dhene vet ministri i puneve te jashtme te Frances ne vitin 1950, para marreveshjes se Romes, z. Shuman: "rruga do jet e gjate dhe me pengesa por endera do realizohet"!

    Saper te ardhmen e Shqiperise ne BE.... une nuk e mohoj qe jam europianist (sigurisht pro Europes ideale, ose ndryshe pro Europes franceze, dhe kundra kesaj BE-je qe po shikoj se po shkon te behet) por ato pikpyetjet qe vuri Albo jane me vend edhe per Shqiperine. Pra duke pare dhe duke bere!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Përse nje model te "shtetit social" ne Evropë?



    Shqipëria dhe BE

    Une kam qënë dhe jam ndër ata që nuk duan të shohin një anëtarësim të verbër të Shqipërisë në BE. Çfarë do të thotë anëtarësim i verbër? Do të thotë që të hysh në valle pa ditur të kërcesh vetëm e vetëm për ti bërë qejfin atij që bën dasëm. Shqipëria është një vend i vogel si në sipërfaqe edhe në njerëz dhe si i tillë ai fiton gati asgjë politikisht në familjen evropiane dhe shumë pak ekonomikisht fale ndihmave të BE.
    Ne Evrope futesh pasi ke plotesuar disa standarte te cilat jane : niveli ekonomik, demokracia, stabiliteti politik etj.

    Shqiperia sot per sot nuk ploteson asnje nga keto standarte, pra edhe sikur ne te deshironim te futeshim ne Evrope nuk te pranon Evropa keshtu sic je sot...

    Ajo që Shqipëria heq dorë për të hyrë në BE është sistemi i saj monetar dhe politikën e jashtme si shtet sovran. Dikush mund te dali e te me thote mua se shumica e shqiptareve duan të anëtarësohen në Evropë dhe politikanët shqiptare e kanë ne krye e sipër anëtaresimin në BE. Unë do tu thosha se shqiptarët as e kanë idene se çfarë do të thotë anëtarësim në BE, përveç propagandës që gëlltitet pa u përtypur mbi "endrrën e Shqipërisë evropiane"
    Persa i perket sistremit monetar kjo eshte e vertete qe "leku" do zevendesohet me "euro"...Mendoj se zevendesi i lekut nuk perben ndonje shqetesim pasi "euro" sot qarkullon lirshem ne Shqiperi...
    Shqiptaret "nuk e kane idene" se cfare do te thote anetarsim ne BE, pasi asnje Qeveri apo Parti Politike Shqiptare nuk mori mundimin deri tani qe ti shpjegoje ketij populli se cfare do te thote BE...Persa i perket emigranteve shqiptare ne BE besoj se keta jane me te informuar pasi e jetojne perdite realitetin europian..

    Une mendoj se populli shqiptar e deshiron aderimin ne Evrope sepse Shqiperia faktikisht eshte pjese gjeografike e Evropes si dhe per shkakun e thjeshte se ky popull i vuajtuar e ka kuptuar se aderimi ne Evrope do te thote dite me te mira per te...Mjafton qe tu kujtosh shqiptareve radhat e gjata ne dyert e ambasadave per nje vize, shqiptaret kane te aferm qe jetojne ne EU dhe nuk munden ti vizitojne sepse nuk sigurojne dot nje vize etj...
    Ata qe nuk deshirojne aderimin e Shqiperise ne EU jane politikanet shqiptare, pasi nese nje dite RSH behet anetare e BE, politikanet shqiptare humbasin "pavarsine" e tyre te tanishme...Pas pranimit "direktivat" vijne nga Brukseli e jo nga "kafenete" e hotel Rogner apo kafeneve te Tiranes...




    Shqiptarët duhet të zgjohen nga gjumi dhe të heqin dorë nga ëndërrat dhe të fillojnë të mendojnë e kuptojnë se Shqipërinë evropiane nuk e bën anëtarësimi në BE por puna dhe përkushtimi i gjithë shqiptarëve, që nga presidenti e kryeministri i vendit e deri tek ai kioskaxhiu që del të shesi në rrugë. Mentaliteti i dytë i gabuar i shqiptarëve që është derivat i retorikës së shfrenuar politike të të dy krahëve të politikës është ideja se "Shqipërinë do ta bëjë Evropa". Ky lloj mentaliteti është mentalitet i trashëguar komunist si dikur kur Shqipërinë e bënte Partia dhe shoku Enver dhe asnjëherë puna e gjithë shqiptarëve.
    Ke te drejte qe populli duhet te zgjohet...Por asnje popull nuk eshte zhvilluar nese nuk ka nje qeverisje te afte, gje e cila ndodh tani ne RSH...
    Shqiperine nuk do ta beje Evropa, por edhe Shqiperia nuk mund te beje vetveten...Pa ndihme nga jashte asnje shtet nuk eshte zhvilluar...Po nuk erdhen investime te huaja Shqiperia nuk behet....Celsi i zhvillimit jane investimet dhe hapja e vendeve te punes per shqipot.....
    Përsa i përket klasës politike shqiptare që i mëshon fort idesë së anëtarësimit në BE, ajo është një manovër e bukur politike tipike për vende në zhvillim si Shqipëria, ku klasa politike shqiptare mundohet të mbulojë dështimet e saj të dukshme në reformat e brendshme demokratike në vend, me "sukseset" në rrugën e anëtarësimit në BE. Kur nuk je i zoti që me anën e qeverisjes së vendit të rritësh mirëqënien e shoqërisë shqiptare nga viti në vit, nuk ka rrugë tjetër për të mashtruar shqiptarët me lugën bosh të anëtarësimit në BE.
    Eshte kjo klase politike qe edhe pse mashtron me propaganden e saj gjasme pro-evropiane, eshte kjo klase politike qe ne te vertet nuk e deshiron futjen e RSH ne EU....Kjo klase e sheh Evropen si kercenim pasi tani qe eshte jashte EU keta jane te lire te bejne cfare te duan...Humbesi i madh ne kete mes nuk eshte as Evropa as klasa politike shqiptare, por eshte POPULLI SHQIPTAR....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri i ri francez, duke folur para Parlamentit vendës, tha se Evropa duhet të rishikojë zgjerimin e mëtejshëm, pasi qytetarët janë kundër

    Franca: Jo zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan

    Eva Kushova

    BE duhet të mendohet mirë, para se të zgjerojë kufijtë e vet tej Rumanisë dhe Bullgarisë. Kështu është shprehur dje para Parlamentit francez kryeministri Dominique de Villepin. Ai iu referua situatës së krijuar në Evropë pas refuzimit të Kushtetutës së BE-së nga referendumet në Francë dhe Holandë. Villepin tha para Parlamentit se dy vendet ballkanike, Rumania dhe Bullgaria, duhet të lejohen që të bashkohen në bllokun prej 25 shtetesh anëtare, ashtu siç është planifikuar, pasi, sipas tij, ato tashmë i kanë përmbushur kriteret kryesore të hyrjes. Por Villepin nuk përmendi asnjë shtet tjetër që mund të anëtarësohet në të ardhmen, duke lënë mënjanë kështu shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë nisur procedurat e anëtarësimit. Rumania dhe Bullgaria për pak nuk mundën që të anëtarësoheshin në BE bashkë me dhjetë vendet që hynë në maj të vitit 2004. Për këto dy vende Brukseli thotë se anëtarësimi i tyre mund të shtyhet për një vit, ndoshta në 2008-ën dhe deri atëherë rruga e tyre do të jetë më e vështirë. Megjithatë, anëtarësimi i tyre është i sigurt.
    Ndërkohë jashtë perspektivës franceze mbetet edhe Kroacia, së cilës i është premtuar të hyjë dy vite më vonë se Bullgaria dhe Rumania, pra në 2009-ën. Edhe më e errët është e ardhmja e vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi, Bosnjes apo Kosovës. Këto vende bashkë me Turqinë, anëtarësimin e së cilës e refuzojnë shumica e shteteve anëtare në BE, nuk duket se kanë mundësi për t’u anëtarësuar, në kushtet në të cilat është futur aktualisht Evropa e bashkuar.
    “Ne e dimë se shpejtësia e zgjerimit, ndërsa është një përgjigje e detyrueshme historike dhe reale, shqetëson shumicën e qytetarëve tanë”, - tha Villepin para Asamblesë Kombëtare Franceze gjatë një debati mbi Evropën. “Kjo ndjenjë u shpreh më 29 maj dhe ne duhet ta marrim në konsideratë”, - tha ai, duke iu referuar refuzimit që i bënë votuesit franceze Kushtetutës së BE-së, e cila kishte si qëllim të zbuste procesin e vendimmarrjes në BE pas zgjerimit të këtij blloku me 25 anëtarë. “Por debati tashmë duhet të fillojë në lidhje me atë se si duhet të kryhet një zgjerim i ardhshëm”, - tha Villepin. “Në mungesë të institucioneve të afta për të lejuar funksionimin e një Evrope të zgjeruar, tashmë vihet në pikëpyetje çështja e lidhjes mes zgjerimit dhe thellimit të Bashkimit”, - tha Villepin, cituar nga Rojteri. “U takon evropianëve së bashku që të projektojnë zgjidhjet në muajt që vijnë”, - tha ai.
    Perspektiva e anëtarësimit turk u pa si një faktor që ndikoi në refuzimin e Kushtetutës së BE-së nga danezët. Kjo çështje fitoi më pak vëmendje në Francë, por votuesit janë gjithashtu kundër anëtarësimit të Turqisë. Turqia, me 70 milionë banorë, ka një popullsi mbizotëruese myslimane dhe pikërisht dyndja e myslimanëve në të ardhmen, tremb Evropën kristiane. Turqisë i është premtuar tashmë se bisedimet e anëtarësimit në BE do të hapen më 3 tetor, por siç po rrjedhin ngjarjet, është e vështirë që kjo datë të përmbushet. Ndërkohë Villepin ka thënë se procesi i ratifikimit të Kushtetutës së BE-së duhet të vazhdojë, pavarësisht nga dy votat kundër të Holandës dhe Francës. Kjo sepse çdo vend duhet të japë votën e vet për mekanizmin e zgjedhur për funksionimin e BE-së. Britania tashmë e ka anuluar referendumin për Kushtetutën, ndërkohë që vende të tjera kanë premtuar se votimi do të vazhdojë. Kushtetuta e BE-se duhej të ratifikohej nga të 25 shtetet anëtare, në mënyrë që të hyjë në fuqi në fund të 2006-ës.


    Debati
    Nesër samiti i BE-së, shtetet sherr për buxhetin


    E ndërsa pritej që samiti i ardhshëm i BE-së të diskutonte situatën e krijuar në Evropë pas refuzimit të Kushtetutës në Francë dhe Holandë dhe së ardhmes së dokumentit kushtetues, duket se çështja kryesore që po angazhon shtetet është buxheti për vitin 2007-2013. Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Francës dhe Britanisë së Madhe në lidhje me këtë çështje. Franca kërkon prej Britanisë të bëjë koncesione në debatin për buxhetin, duke paguar pjesën e plotë për financimin e BE-së së zgjeruar. Londrës i kërkohet jo vetëm nga Parisi, por edhe nga anëtarët e tjerë që të heqë dorë nga një skontro vjetore prej 5 miliardë eurosh, të cilën Britania e ka fituar që nga koha kur kryeministre ishte Margaret Thatcher. Por Bler thotë se nuk do të ketë rinegociime, në qoftë se nuk përfshihen edhe ndihmat e mëdha bujqësore për BE-në, ku Franca është përfituesi kryesor. Pra Bler kërkon që të ndryshohet politika agrokulturore e përbashkët e BE-së, e ardhmja e së cilës është siguruar tashmë në një marrëveshje të përpiluar me Gjermaninë tri vite më parë. Franca është kështu kundër ndryshimit të kësaj politike.

  9. #29
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nuk e kuptoj se ku hyn Amerika ketu, kur vete evropianet nuk deshirojne te bashkohen?
    Per racizmin e evro-perendimoreve kunder lindoreve dhe per kete Amerika ua ka fajin?
    Per rritmin e ulet te zhvillimit te ekonomise evropiane dhe kete Amerika ua ka fajin?

    Personalisht jam kunder futjes se Shqiperise ne Evrope. E kam shpjeguar ne tema te tjera perse. Ja dhe Zvicra nuk eshte ne Evrope, por nuk e ndalon njeri as te jete shtet i pasur, as te kete mireqenie, as qytetaret e saj nuk iu kerkon njeri viza per te bredhur lart e poshte.
    Ne standartet ekonomike-politike per futjen ne BE po kerkojme ti arrijme per te kenaqur veten tone apo per te kenaqur Chiraket e Shrederat e Berluskonet e Evropes?
    "Who is John Galt?"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Deshtimi i referendumit qe deshtim personal i Shirakut e politikaneve frances e jo i europes.

    Tani kane dale ne pozita sulmi--ne vend te jepnin doreheqjen.

    KUSH FITOI NE FRANCE

    EKSTREMI I MAJTE----DHE EKSTREMI I DJADHTE---STALINI DHE HITLERI

    Pra ne duhet te degjojme kete ze--KY DO BEJ EUROPEN E RE--FANTAZMAT E EUROPES SE VJETER.

    TURP---PER NJE VEND ---QE VOTON RACIZMIN---

    Ndoshta francezet e perdorin kete---se NUK E KANE ZERIOZISHT EUROPEN--ENDREN EUROPIANE---po si instrument te interesave te tyre kombetare--duke perdorur europen---sic bene kur ziheshin me amerikanet e perdornin emrin e europes.

    Francezet duan nje europe me te vogel e te dobet ---PO QE ATA TA DOMINOJNE e PERDORIN PER VETEN E TYRE--jo nje europe te madhe ku secile do respektonte njeri tjetrin e do qe i barabarte.

    .................................................. .................................................. ....

    Le te guxojne ta lene jashte shqiperine.

    Per ne DO JETE ME MIRE------SE DO MARRIM RENDESI POLITIKE E STRATEGJIKE---

    E nuk do jemi sic jemi katandisur tani---ne nje provinc te europes pa rendesi---qe i djeg greqia fondet e rrugeve etj e i merr per vete--duke na lene me gisht ne goje.

    Nje shqiperi e tille do qe nje pike midis EUROPES E AMERIKES E DO KISHTE NJE INDIVIDUALITET E RENDESI---E NJE BIZNES TE MADH.

    Nje EUROPE RACISTE qe ne mes te TIRANES AMBASADAT PERFAQESITE E SAJ ---japin dite per dite shembuj RACIZMI e jo demokracie e kulture e qyteterimi e respekti per njeriun.

    TURP

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02
  4. Maqedonasit zgjedhin bashkëjetesën në referendum
    Nga StormAngel në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 17:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •