Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Francezët rrëzojnë kushtetutën evropiane në referendum

    Neser pritet te kryet referendumi ne France ne lidhje me miratimin ose mosmiratimin e Kushtetutes se BE. Nga kjo Kushtetute varet se tepermi e ardhmja e BE sepse pas miratimit te saj atehere BE do te shfaqi nje strukture me te plote dhe me te pasuruar nga ana ligjore. Gjithashtu Kushtetuta do krijoje nje rruge te hapur per vendet e tjera te cilat deshirojne te behen anetare te BE, perfshi ketu Ballkanin Perendimor edhe Turqine. Eshte nje hap qe BE te shfaqi nje personalitet me te brumosur politik dhe strategjik, keshtu me kushtetuten do vihet edhe posti i ministrit te jashtem te BE etj. Por medyshja e Europianeve ndahet midis alternatives "fuqi shtetit nacional" apo "fuqi nje organizate internacionaliste". Frika me e madhe eshte qe Franca dhe Hollanda t'i thone jo Kushtetutes, dhe nese kjo ndodh atehere Kushtetuta nuk mund te vihet ne fuqi. Dicka e tille do ishte negative edhe per vendet qe mezi presin te fillojne negociatat e kantidimit ne BE, midis tyre edhe Shqiperia, sepse nga andej e tutje asnje gje nuk eshte e sigurte!

    Kundershtaret e Kushtetutes deshmojne se kjo e fundit nuk merr parasysh nevojat e qytetareve por nevojat e industrialisteve. Saper vendet qe duan te hyjne ne BE nese Kushtetuta nuk miratohet do kene me te vertet probleme.

    Nese ligjin ne BE e benin industrialistet dhe strateget -sic ndodh ne SHBA- keto vende (Ballkani dhe Turqia) do kishin hyre ne Komunitetin ketu e shume vjet me pare. Por problemi dhe vecantia e BE eshte se ligjin e bejne sindikatat dhe ideologet. Sindikatat mundohen te bashkojne interesat e industrise me te punetoreve (akoma edhe partite europiane me sindikata ngjajne me teper) kurse ideologet -te tipit Shirak etj.- japin premtime te cilat mundohen ti realizojne pasi vijne ne pushtet. Keshtu sindikatat nuk duan hapje te BE sepse i frikesohen papunesise, industrialistet dhe strateget duan hapje sa me teper per te gjetur tregje te reja ose per te rritur sigurine kurse ideologet lekunden njehere me njeren pale dhe njehere me tjetren. Neser pritet te shikojme se kush do fitoje si perfundim!

    Ju c'mendim keni...

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Pavarësisht nga thirrjet e liderëve të Evropës, sondazhet thonë se francezët do votojnë kundër në referendumin e së dielës

    Franca pritet t’i thotë ‘Jo’ kushtetutës së BE-së


    Eva Kushova

    Presidenti francez Zhak Shirak, siç duket, i ka bërë gabim llogaritë kur vendosi që votimi i kushtetutës evropiane të vendosej me referendum mbarëpopullor. Vetëm një ditë para referendumit duket se Shirakut i janë prerë shpresat për të bindur popullsinë që të votojë pro kushtetutës. Sondazhet deri në nomentin e fundit flasin për një votë kundër kushtetutës evropiane, e cila përfshin ndryshimet në vendimmarrje dhe në strukturë të Bashkimit Evropian, që do të lehtësojnë funksionimin e bllokut pas zgjerimit të tij me anëtarë të rinj. Aktivistët si pro referndumit dhe ata kundër kanë përfunduar dje fushatat e tyre. Sondazhi i bërë pikërisht dje në fund të fushatës, nxori si fitues kampin kundërshtar, me 10 pikë më shumë se përkrahësit e kushtetutës, në raportin 55 me 45 për qind.
    Një votë kundër do ta rendisë Francën si vendi i vetëm që kundërshton këtë traktat të rëndësishëm. Një rezultat i tillë do ta fundosë Evropën në tensione, veçanërisht nëse edhe holandezët do të veprojnë ashtu si francezët në referendumin që do të zhvillohet pikërisht për këtë çështje tre ditë më pas.
    Shiraku duke përdorur autoritetin e tij paralajmëroi në një fjalim televiziv se “fati i Francës varet në duart tuaja”. “Një votë pro do ta bënte të aftë Francën t’i mbronte interesat e saj dhe të mbetej një nga motorët e lëvizjes së Evropës”. Ai gjithashtu u kërkoi francezëve të mos e përdorin referendumin si një votë sanksioni kundër qeverisë së tij. Tashmë francezët janë të zemëruar me papunësinë e lartë, me zhvillimin e ngadaltë ekonomik dhe reformat për mbrojtjen e tyre sociale.
    Ende ka votues të pavendosur, ndërkohë që thirrje i janë bërë popullit francez nga liderë të vendeve të tjera të Evropës. Kjo kushtetutë, e mbështetur nga elita e politikës franceze, përbën hapin më të madh të Bashkimit Evropian në procesin 50-vjeçar të bashkimit të popujve dhe vendeve të ndara nga lufta e ftohtë. Pikërisht për këtë, gjatë një konference për shtyp në Romë, kryeministri britanik Toni Bler dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni iu bënë thirrje edhe një herë francezëve të mendohen dhe të votojnë pro kushtetutës. Po dje dy liderë të tjerë evropiane, kancelari gjerman Gehrard Shrëder dhe kryeministri spanjoll Zapatero bënë thirrje për një votë po në Francë.
    Rreth 42 milionë vetë kanë të drejtë vote në Francë. Votimet në fakt nisin të shtunën në territoret jashtë Francës. Ndërsa në Francë qendrat e votimit hapen në 8.00 të ditës së diel.
    Janë 25 shtete të Evropës që duhet të miratojnë traktatin, ose në parlament ose në referendum. Pas kësaj pritet që kushtetuta e re të hyjë në fuqi në 2006. Pikërisht dje Gjermania u bë vendi i nëntë që miraton traktatin. Së bashku nëntë vende përfshijnë 220 milionë qytetarë, ose gati 49 % të popullsisë së BE-së, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian Mikolaj Dowgielewicz në Bruksel.

    Kundërshtarët
    „The Economist“, thirrje Francës dhe Holandës të votojnë kundër
    Revista prestigjoze britanike “The Economist” iu ka bërë thirrje Frances dhe Holandës të votojnë kundër kushtetutës së BE-së. Në një editorial të revistës, e cila e ka kritikuar prej kohësh Kushtetutën, kërkohet hapur që Franca dhe Holanda ta refuzojnë kushtetutën europiane. “Economist” ka ofruar një projektpropozim për kushtetutën në 2000, duke deklaruar në të njëjtën kohë se kundërshtimi i kushtetutës nga ata bëhet për arsyse të tjera nga të tjerë. Pavarësisht se shoqëria franceze mendon se kushtetuta është “shumë liberale”, revista, e cila lexohet nga një rreth njerëzish me influencë, thotë se problemi nuk është kaq i thjeshtë, duke komentuar në detaje në pikat e kushtetutës së re.





    28/05/2005 Shekulli

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kush nuk është për politikë Britonët apo galët ? Apo hibridi i tyre gjermanik ?

    Faktikisht përvec votimit të sajuar grek pro kushtetutës asnjë shtet në evropë nuk do ta votojë. Treguan dhe një herë fytyrën e tyre ekstremiste.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Jane, s'jane per politike sot perbejne nje nga shtyllat e Evropes.

    Diçka interesante: francezet me orgjine magrebine (arabe) kane votur masivisht
    kunder kushtetus (mbi 80%). Degjoja sot ne radio ne nje stacjon magrbin, ku
    telefonuesit ne shumicen e tyre kishin votuar kunder nga frika se kjo kushtetute
    liberalizonte levizjen e evropjano-lindoreve dhe rrezikonte te ulte ndihmat socjale
    per ta :-(( .

    "Jo" kane votuar ne shumice absolute (> 95%) nacjonalistet; kjo ishte e pritshme,
    sovranistet, komunistet, ekstremistet radikale te majte dhe çuditerisht opozita
    socjaliste (> 60%); keta te fundit mendoj qe jane ndikuar nga konsiderat politike
    te brendshme me shume sesa nga permbajtja e kushtetes.

    Shkurt muhabeti, Evropa do udhehiqet akoma me traktatin e Nice-s ku ç'do vend
    ka te drejten e vetos per ç'do lloj vendimi qe Parlamenti Evropjan merr. Me nje fjale
    vota e Anglise, Gjermanise etj do jete e barabarte me ate te Maltes apo Qipros.

    Ne keto kushte futjes se Turqise i vihet nje pikpyetje e madhe, por gjithashtu
    edhe ajo e vendeve te Ballkanit Perendimor. Do i duhet kohe Evropes per te
    rrimare veten nga kjo goditje qe i vjen nga nje prej vendeve themeluese.

    Kam frike se Evropa po deshton pa lindur ...

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Prof Dr SamSung
    Ku e gjete te drejten ti te i quash francezet ekstremiste per Francen? Fundja Franca per francezet ka lindur!
    Ashtu sic Wales ka lindur për Galët dhe Albania për Skocëzët normalisht nën Britonëve pasardhës së Brutit apo jo ?

    Megjithatë ajo që do qëndronte më tepër, për të të mos hutuar shapkat, shkopin dhe callmen blubardhe do ishte :
    Po Algjeria, Ethiopia, Ghana për cin kanë lindur ?

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Per veten e tyre, per Algjerine, Atje ku kane rrenjet e tyre, jo kjo i ben ata pronare te kombit Francez dhe Frances vetem se pse kane lindur ne France. Nga mbiu kjo e drejte? Eshte privilegj,sipas kushtetutes amerikane, te jesh qytetar amerikan nese je i legalizuar atje jo e drejte. Megjithese Amerika ka perjashtim ne kete teme sepse te tere te ardhur jane.

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Me duket se kjo eshte shkoqitur mire biles nga kleriket islame ne France. Ata thane kur nje grua perendimore ecen rrugeve te Riadit respekton zakonet,ligjet atje duke mbajtur nje shami ne koke. Ne France pse duhen shkelur ligjet franceze ne shkollat franceze nga ne? Ndëshkuesi mos je me Alkaiden?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Francezët kanë votuar dje kundër Kushtetutës së parë të BE-së. Ngecin në vend proceset integruese

    Evropa në krizë, Franca rrëzon Kushtetutën

    Pjesëmarrje e madhe. Gati 70 % e 42 milionë francezëve kanë dalë dje në votime. Kërkohet dorëheqja e Shirakut

    E. Kushova

    Francezët hodhën poshtë dje me shumicë votash Kushtetutën e re të BE-së. Sipas rezultateve të para të bëra publike nga Rojteri, rreth orës 10.00 të mbrëmjes së djeshme në referendumin popullor që u zhvillua në Francë 55 % e votuesve janë shprehur kundër Kushtetutës evropiane. Kështu BE zhytet në një krizë të thellë dhe gjithashtu vihet në pikëpyetje hyrja në fuqi e këtij dokumenti, i projektuar për të bërë të funksiononte më mirë ky organizëm prej 25 anëtarësh, i cili pritet të zgjerohet në të ardhmen me shtete të tjera. Po kështu vota kundër, shënon edhe një dobësim të pozitës franceze në bllokun aktual, shkakton një ngecje në vend të gjithë integrimit evropian dhe destabilizon tregun financiar, veçanërisht euron. Kjo votë kundër konsiderohet edhe një shuplakë në fytyrë për presidentin aktual francez Zhak Shirak, duke i bërë më të vështira edhe dy vitet që i kanë mbetur nga mandati i tij i dytë presidencial. Pak pas përfundimit të votimit, lideri i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen si dhe euroskeptiku Philippe de Villiers i bënë thirrje presidentit Shirak që të japë dorëheqjen.
    Rezultatet paraprake janë llogaritur dje vonë, gati dy orë pas përfundimit të zgjedhjeve nga tre grupe të pavarura. Ato llogaritën se rreth 55 % e votuesve kundërshtuan Kushtetutën e parë të BE-së, që ishte përpiluar kryesisht për të thjeshtuar vendimarrjen në bllokun e zgjeruar vitin e shkuar me 10 anëtarë. Tashmë ekziston frika se ‘efekti domino’ i Francës do të përfshijë edhe vendet e tjera që presin të zhvillojnë referendume për Kushtetutën. Vota në Francë u konsiderua si një provë për këtë rregullore të re të BE-së, e cila duhej të miratohej nga gjithë shtetet anëtare. Tashmë ky dokument ose do t’i nënshtrohet ndryshimeve, ose nuk do të ketë më vlerë.
    Deri pak orë para përfundimit të votimeve, ekzistonte shpresa se Kushtetuta do miratohej. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së madhe të francezëve në votime. Dje kanë votuar më shumë se dy të tretat e 42 milionë votuesve të regjistruar. Kjo konsiderohet një nga pjesëmarrjet më të larta historikisht në zgjedhjet franceze, ku afërsisht morën pjesë 70 % e votuesve. Bëhet fjalë për një përqindje më të madhe sesa votimi që është bërë në të njëjtën ditë në vitin 1992 në referendumin për Traktatin e Maastricht-it, ku prezantua monedha e përbashkët evropiane ‘euro’.

    Votimi

    Presidenti francez, Zhak Shirak, i veshur me një kostum gri, toku duart me votuesit para se të hidhte votën bashkë me gruan e tij në qytetin e vogël Sarran. Po kështu, pamjet televizive kanë dhënë edhe momentet kur kanë votuar liderët e tjerë të politikës franceze, mes të cilëve edhe kreu i kundërshtarëve të Kushtetutës, ekstremisti i krahut të djathtë, Le Pen. Ndërkohë, votues të ndryshëm kanë folur për televizionet, duke rrëfyer edhe më pas sesi votuan dhe përse. Për votuesit kundërshtarë të Kushtetutës, shkak është papunësia e madhe në vend, por edhe në të gjithë Evropën. “Unë votova jo me ndërgjegje të plotë, pasi e kisha lexuar tekstin. Kjo sepse mungon dëshira për të zgjidhur problemin numër një të Evropës së sotshme, që është papunësia”, - thotë Armel Bompart, 52 vjeç, një nëpunës civil në Strasburg. Të tjerë votues thonë se e ndryshuan mendjen e tyre në çastet e fundit për ta mbështetur Kushtetutën, pavarësisht nga dyshimet e mëdha për integrimin evropian. “Unë nuk isha dakord me Evropën që nga fillimi i saj, por ne jemi brenda saj dhe unë mendoj për fëmijët e mi, ndoshta do të jetë më mirë për ta”, - tha Robalo, një tjetër qytetar, punonjës në një restorant në Dijon. Francezët jashtë Francës kanë votuar ditën e shtunë, ndërkohë që dje është votuar në të gjithë Francën.
    Interesi ndërkombëtar

    E gjithë vëmendja ndërkombëtare ka qenë e drejtuar jo vetëm dje, por gjatë gjithë këtë jave nga Franca. Duke qenë se është vendi i parë që po voton me referendum për Kushtetutën Evropiane, ky votim është parë si një test themelor për të ardhmen e BE-së. Artikujt kryesorë të gazetave kishin tituj të tillë ku lexohej qartë se nga Franca varej fati i Evropës, si, p.sh, Franca vendos fatin e Kushtetutës së BE-së; Franca mbledh supet para BE-së; Evropa mban frymën, ndërsa Franca voton etj. Po kështu, në artikuj të mediave të ndryshme komentohej qëndrimi hezitues i Francës. Në një artikull të gazetës britanike “The Independent”, shkruhej se “francezët kanë frikë të ndryshojnë”, kjo shpjegon edhe rezistencën e tyre. Në shkrime të ndryshme, gjithashtu ngrihej pyetja, nëse një nga vendet themeluese të BE-së do të rrezikonte tashmë të ardhmen e këtij organizmi? Po kështu, interesi i madh për këtë votim tërhoqi edhe liderët e Evropës, të cilët i bënë thirrje qytetarëve francezë që të votonin pro Kushtetutës, pavarësisht se një gjë e tillë u konsiderua si një “ndërhyrje në punët e brendshme të Francës”, nga ana e kundërshtarëve të Kushtetutës së BE-së. Gjermania dha shembullin e vet personal, duke miratuar tri ditë para referendumit në Francë, Kushtetutën e BE-së në Parlament. Përveç kësaj, kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, shkoi një ditë më parë në Francë për të marrë pjesë në fushatën që zhvillohej pro referendumit. Në Francë u ndodh për fushatë pro Kushetetutës edhe kryeministri spanjoll, Zapatero, vendi i të cilit gjithashtu e ka miratuar tashmë dokumentin që rregullon Evropën e Bashkuar.
    Referendum kundër Shirakut?

    Të gjitha sondazhet e kryera deri një ditë para zgjedhjeve, treguan se një në pesë francezë janë kundër Kushtetutës së BE-së. Analistët francezë thanë se ky votim u konsiderua që në fillim si një votë kundër presidentit francez, 72-vjeçarit Zhak Shirak, të cilit i duhen edhe 22 muaj që të përfundojë zyrtarisht mandatin e tij të dytë presidencial. Megjithatë, Shirak e bëri të qartë që para votimit, se sido që të ishte rezultati, ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, por do të qëndronte deri në fund të mandatit. Ajo që parashikuan analistët, ishte se ai do të sakrifikonte kryeministrin aspak popullor në vend, Jean-Pierre Raffarin. Një largim i Raffarinit mund të zëvendësohet me kandidatin më të mundshëm për ta zëvendësuar, ministrin e Jashtëm, Dominique de Villepin.


    Kushtetuta e re Evropiane

    Kushetuta e re e BE-së është një dokument rregullash, ku shprehet qartë se çfarë kompetencash ka BE-ja dhe çfarë jo. Ajo shpall vlerat e BE-së dhe objektivat politike dhe bën të qartë se vendet anëtare kanë pushtete në BE. Ajo hap rrugën për integrim më të madh të BE-së, për të cilën popujt thonë se do ta kthejë këtë bashkim në një supershtet. Kushtetuta do të bëhet ligj vetëm nëse ratifikohet në çdo shtet anëtar, në disa raste me referendum.
    - Trekëndëshi kushtetucional i BE-së: Komisioni, me anëtarë të emëruar, i cili propozon legjislacionin; Këshilli, ku përfshihen qeveritë e 25 shteteve dhe Parlamenti i zgjedhur direkt. Këto dy të fundit vendosin legjislacionin.
    - Votimi në këshill (pas 2009-ës): Një vendim hyn në fuqi pasi merret nga 55% e shteteve anëtare dhe 65% e popullsisë së BE-së (që gjithsej është 455 milionë), ose kur e kundërshtojnë më pak se katër shtete anëtare. Disa vendime kërkojnë unanimitet.
    - Kjo Kushtetutë redukton shumicën e nevojshme për shumicën e vendimeve në Këshill dhe shkurton numrin e fushave ku kërkohej një votë unanime
    - Krijon një presidencë full-time të Këshillit, që do t’i japë më shumë vazhdimësi presidencës ekzistuese me rotacion.
    - Redukton Komisionin Evropian, duke shkurtuar një të tretën e anëtarëve të tij që nga 2014-a e më pas.
    - Kushtetuta i jep parlamenteve të kombeve më shumë mundësi të kundërshtojnë ligjet e BE-së, pavarësisht se nuk kanë pushtet që t’i ndryshojnë ato.
    - Aftëson shtetet që të zgjedhin apo përshtasin iniciativa të reja, siç kanë bërë me euron.
    - Përfshin kartën e BE-së për të drejtat themelore në ligjet e BE-së, për herë të parë.
    - Ruan veton e shteteve anëtare në taksat direkte, në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes dhe në buxhet.
    - Krijon një ministër të Jashtëm të BE-së për koordinuar aktivitetet diplomatike dhe të ndihmave të huaja dhe një shërbim diplomatik. Por shtetet duhet të bien dakord unanimisht për politikën e jashtme. Nëse jo, ministri në fjalë nuk ka pushtet.

    Procesi i votimit të Kushtetutës

    Kushetuta është firmosur më 29 tetor 2004 në një ceremoni në Romë.
    Kushetuta duhet të ratifikohet deri në fund të tetorit 2006 në Parlament ose me referendum nga 25 shtetet anëtare.
    Nëntë prej tyre e kanë ratifikuar në Parlament (Austria, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja).
    Franca, e para me referendum, Holanda voton pas tri ditësh, më 1 qershor. Të tjera shtete që do të vendosin me referendum: Republika Çeke, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Britani e Madhe. Shtetet e tjera që mbeten, pritet ta ratifikojnë Kushetetutën e BE-së në një datë të caktuar gjatë këtij viti ose vitin e ardhshëm.

    Pasojat e refuzimit të Kushtetutës

    Një votë jo, qoftë e një vendi anëtar, do ta hedhë në erë Kushtetutën e BE-së. Vota “Jo” e Francës mund të shkaktojë efektin domino për të gjitha vendet e tjera që do të votojnë me referendum. Do të ndikojë për keq në Holandë, Poloni, Danimarkë dhe Britani. Në të gjitha këto vende, sondazhet tregojnë të njëjtin rezultat, si në Francë, Jo Kushetetutës. Përveç kësaj, Franca është një ndër gjashtë vendet themeluese të BE-së. Refuzimi nga ana e Francës mund të ndikojë tek gjitha shtetet e tjera anëtare. Nëse referendumi dështon, vendi mund të mbajë një referendum të dytë. Nëse vazhdon njësoj, ai vend mund të largohet nga BE-ja, pse duhet të ndryshohet Kushetetuta.
    Referendumet kanë shkaktuar probleme në të kaluarën në BE. Irlandezët dhe danezët kanë votuar kundër traktatet kryesore të BE-së dhe i kanë rivotuar më pas pro.
    Gjithsesi, nëse Kushtetuta dështon, pra nëse nuk miratohet në një prej vendeve anëtare, atëherë gjithçka do të funksionojë sipas rregullave aktuale të BE-së. Faktikisht, mënyra aktuale e funksionimit të BE-së është e pavolitshme dhe një zgjerim i mëtejshëm të BE-së me anëtarë të rinj, do të paralizonte tërësisht këtë organizëm, kryesisht në procesin e votimit.




    30/05/2005
    KATEGORIA: Europa


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Pervec atyre qe permendet nuk duhet te harrojme se Francezet jane teper krenare per demokracine e tyre. Gjithashtu nje popull mbase nuk mund te quhet inteligjent por nuk mundemi edhe ta quajme budalla, keshtu shpjegohen edhe shume anomali ne votime ose referendume. "Jo"-ja e disa popujve europiane eshte shume e llogjikshme, sepse nuk mund te leshosh qeverisjen e reth 300 milione europianeve ne 25 anetaret e Komisionit ose ne sallat e mbyllura te bisedimeve (ku asnjeri nuk merr vesh se cfare u vendos). Problemi eshte se qeverija franceze dhe te tjerat do ishte me mire ta ndertonin ndryshe kete Kushtetute nese dihej qe do votohej kundra. Gjithashtu nuk duhet te harrojme se brenda ne BE ekzistojne shume akse dhe interesa keshtu kemi boshtin anglosakson, kemi boshtin francez, kemi Gjermanet me Italianet qe hidhen nga njera ane tek tjetra, kemi shtetet e vogela dhe kemi edhe shtetet qe sapo hyne ne BE. Pra qellimi i nje Europe te bashkuar eshte qe cdo "bosht" te ket fjalen e vet ne te dhe keshtu te ndertohet edhe nje politike e perbashket (dicka te perafarme kishte thene edhe z. Solana dikur). Pra Europa nuk duhet dhe nuk mund te nxitohet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Analistët mbi referendumin francez për kushtetutën evropiane

    Uashington
    29-05-2005



    Një grup ekspertësh dhe vëzhguesish shprehën këto ditë në Institutin Brookings në Washington mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

    Meqenëse rezultati i votimeve në Francë nuk mund të parashikohet me siguri, ekspertët evropianë dhe amerikanë kanë filluar të spekulojnë se çfarë do të ndodhte nëse rezultati do të ishte negativ.

    Një përgjigje negative nga Franca do të ishte një hap prapa për Evropën, thotë Filip Gordon, Drejtor i Qendrës për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën në Institutin Brookings. Megjithatë, zoti Gordon thotë se një përgjigje negative nga Franca dhe Hollanda, nuk do të ishte fundi i projektit të integrimit evropian.

    Ai thotë se vendet që aspirojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian duhet të vazhdojnë reformat pavarësisht nga rezultatet e referendumit.

    "Unë mendoj se gjëja më e drejtë për t’u bërë do të ishte që ato të mos e merrnin këtë si përgjigje negative dhe të thonin: “Ne jemi të vendosur të bëjmë reformat ekonomike dhe politike dhe të hyjmë në Bashkimin Evropian. Kjo gjithsesi do të merrte shumë kohë.”

    Gerard Baker, Redaktor amerikan i gazetës Times të Londrës thotë se domethënia e këtij votimi po ekzagjerohet. Mos-miratimi i Kushtetutës, thotë ai, nuk do ta kthente Evropën e Bashkuar prapa në “hapin e saj të parë” politik.

    Zoti Baker, i cili e quan veten skeptik për çështjen evropiane, thotë se politikanët evropianë e kanë gjetur gjithmonë mënyrën për ta bërë këtë kontinent të vjetër të ecë përpara.

    "Së pari, Evropa ka një aftësi të dallueshme për të vazhduar të bëjë atë që do, pavarësisht nga dëshirat e shprehura nga votuesit. Nëse Franca dhe Hollanda nuk votojnë në favor të kushtetutës, kjo do të jetë hera e gjashtë apo e shtatë që votuesit në Evropë kanë kundërshtuar një marrëveshje të vendosur nga udhëheqësit e tyre. Traktati i Mastrihtit u hodh poshtë fillimisht nga një numër vendesh, ashtu siç ndodhi edhe me propozimin për krijimin e një valute të përbashkët. Megjithatë, të dy projektet u zbatuan me sukses."

    Anne Applebaum, një komentatore e Washington Post e vë në pyetje rëndësinë e Kushtetutës së propozuar të Bashkimit Evropian.

    "Arsyeja kryesore është se ajo nuk i trajton çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. Në fund të fundit, ajo nuk i trajton çështjet e identitetit evropian; as rënien ekonomike të Evropës, dhe as çështjen emigracionit e cila ka lidhje gjithashtu me identitetin."

    Zonja Applebaum thotë se një votë e mundshme kundër mund të jetë mirë për Bashkimin Evropian, meqenëse do të nxiste atë që ajo e quan “një tronditje e duhur për të shkaktuar një ndryshim mjaft të nevojshëm ekonomik në Bashkimin Evropian, dhe veçanërisht në France dhe Gjermani.”

    Shumë shpejt ne do të mësojmë nëse këto parashikime pesimiste rreth mendimit të francezëve për kushtetutën e Bashkimit Evropian janë të vërteta.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02
  4. Maqedonasit zgjedhin bashkëjetesën në referendum
    Nga StormAngel në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 17:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •