Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mospajtime të thella mes Britanisë dhe Francës



    Britania dhe Franca nuk kanë arritur që të tejkalojnë dallimet e thella rreth planeve afatgjata të shpenzimeve në Bashkimin Evropian, ndërsa liderët e tyre përgatiten për samitin që do të fillojë nesër.
    Duke folur pas takimit në Paris me presidentin Shirak kryeministri Bler tha se ishte e vështirë që të shihej se si do të tejkalohen mosmarrëveshjet.

    Ai gjithahstu bëri thirrje për një debat më të gjërë mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian duke thënë se ishte një rast i mire Evropa të vendosej në një rrugë të re.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Franca: Jo zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan (Shekulli)
    Eva Kushova

    BE duhet të mendohet mirë, para se të zgjerojë kufijtë e vet tej Rumanisë dhe Bullgarisë. Kështu është shprehur dje para Parlamentit francez kryeministri Dominique de Villepin. Ai iu referua situatës së krijuar në Evropë pas refuzimit të Kushtetutës së BE-së nga referendumet në Francë dhe Holandë. Villepin tha para Parlamentit se dy vendet ballkanike, Rumania dhe Bullgaria, duhet të lejohen që të bashkohen në bllokun prej 25 shtetesh anëtare, ashtu siç është planifikuar, pasi, sipas tij, ato tashmë i kanë përmbushur kriteret kryesore të hyrjes. Por Villepin nuk përmendi asnjë shtet tjetër që mund të anëtarësohet në të ardhmen, duke lënë mënjanë kështu shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë nisur procedurat e anëtarësimit. Rumania dhe Bullgaria për pak nuk mundën që të anëtarësoheshin në BE bashkë me dhjetë vendet që hynë në maj të vitit 2004. Për këto dy vende Brukseli thotë se anëtarësimi i tyre mund të shtyhet për një vit, ndoshta në 2008-ën dhe deri atëherë rruga e tyre do të jetë më e vështirë. Megjithatë, anëtarësimi i tyre është i sigurt.
    Ndërkohë jashtë perspektivës franceze mbetet edhe Kroacia, së cilës i është premtuar të hyjë dy vite më vonë se Bullgaria dhe Rumania, pra në 2009-ën. Edhe më e errët është e ardhmja e vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi, Bosnjes apo Kosovës. Këto vende bashkë me Turqinë, anëtarësimin e së cilës e refuzojnë shumica e shteteve anëtare në BE, nuk duket se kanë mundësi për t’u anëtarësuar, në kushtet në të cilat është futur aktualisht Evropa e bashkuar.
    “Ne e dimë se shpejtësia e zgjerimit, ndërsa është një përgjigje e detyrueshme historike dhe reale, shqetëson shumicën e qytetarëve tanë”, - tha Villepin para Asamblesë Kombëtare Franceze gjatë një debati mbi Evropën. “Kjo ndjenjë u shpreh më 29 maj dhe ne duhet ta marrim në konsideratë”, - tha ai, duke iu referuar refuzimit që i bënë votuesit franceze Kushtetutës së BE-së, e cila kishte si qëllim të zbuste procesin e vendimmarrjes në BE pas zgjerimit të këtij blloku me 25 anëtarë. “Por debati tashmë duhet të fillojë në lidhje me atë se si duhet të kryhet një zgjerim i ardhshëm”, - tha Villepin. “Në mungesë të institucioneve të afta për të lejuar funksionimin e një Evrope të zgjeruar, tashmë vihet në pikëpyetje çështja e lidhjes mes zgjerimit dhe thellimit të Bashkimit”, - tha Villepin, cituar nga Rojteri. “U takon evropianëve së bashku që të projektojnë zgjidhjet në muajt që vijnë”, - tha ai.
    Perspektiva e anëtarësimit turk u pa si një faktor që ndikoi në refuzimin e Kushtetutës së BE-së nga danezët. Kjo çështje fitoi më pak vëmendje në Francë, por votuesit janë gjithashtu kundër anëtarësimit të Turqisë. Turqia, me 70 milionë banorë, ka një popullsi mbizotëruese myslimane dhe pikërisht dyndja e myslimanëve në të ardhmen, tremb Evropën kristiane. Turqisë i është premtuar tashmë se bisedimet e anëtarësimit në BE do të hapen më 3 tetor, por siç po rrjedhin ngjarjet, është e vështirë që kjo datë të përmbushet. Ndërkohë Villepin ka thënë se procesi i ratifikimit të Kushtetutës së BE-së duhet të vazhdojë, pavarësisht nga dy votat kundër të Holandës dhe Francës. Kjo sepse çdo vend duhet të japë votën e vet për mekanizmin e zgjedhur për funksionimin e BE-së. Britania tashmë e ka anuluar referendumin për Kushtetutën, ndërkohë që vende të tjera kanë premtuar se votimi do të vazhdojë. Kushtetuta e BE-se duhej të ratifikohej nga të 25 shtetet anëtare, në mënyrë që të hyjë në fuqi në fund të 2006-ës.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    De Gaulle nuk ishte shume i gabuar ne mendimin e tij se Anglia do te rrezikonte lidershipin e Frances ne BE, dhe ne vendimin e tij per te refuzuar dy here pranimin e Anglise. Anglia, me politikat e saj neo-liberale dhe pro-Amerikane sjell perçarje ne BE. Anglia gjithashtu kontriboi ne perforcimin e "Krizes se thelle", siç e quajten Chirac e Juncker rezultatin e takimit te fundit te Keshillit, ne te cilin ndodhet BE. Fajtori sipas bllokut te kryesuar nga Franca, eshte Anglia. Por patjeter qe nuk duhet mallkuar vetem Anglia per krizen e fundit ne BE. Perçarja nuk mund te sillet vetem nga nje pale. Ne anen tjeter kemi Francen e Gjermanine me aleatet e tyre, me principin e shenjte te solidaritetit midis vendeve te varfra e atyre te pasura, midis popullsise se varfer e asaj te pasur, pra shtet social. Sado i shenjte te jete ky princip ka sjelle nje rezultat absurd: 5% e popullsise perfiton 40% te buxhetit te BE (Common Agriculture Policy).
    Deshtimi i samitit te fundit nuk deshmon vetem per ekzistencen e dy kambeve te distancuar nga njeri tjetri. Ai rikonfirmon premisat e shkolles Realiste te Maredhenieve Nderkombetare sipas te ciles, interesi kombetar eshte primar. Ne te njejten kohe grushton fuqishem rivalet ose alternativat e kesaj shkolle, (Neo)Liberalet e Funksionalistet. Anglia nuk hoqi dore nga 5-6 miliarde Eurot qe i rikthehen çdo vit nga BE, dhe Franca veç idealit te politikave sociale, mbi te gjitha nga perfitimet qe merr nga CAP. Blair mund te pranonte uljen e shumes qe i paguhet nga BE ne kembim te reformimit te Politikes se Berbashket te Agruclutures(CAP). Asnjera pale nuk leshoi pe. Dhe Blair ishte ne avantazh ne tavolinen e bisedimeve per vete arsyen se postet e Chirac-ut dhe Schroederit jane ne rrezik ndersa ai sapo doli fitimtar nga zgjedhjet. Per me teper Anglia merr presidencen e rradhes pas Luksemburgut dhe Blair shpreson qe ne samitin e ardhshem te kete perballe Merkel dhe mundesisht edhe dike tjeter ne vend te Chirac. Pritet qe liderat e rinj te veçantohen nga konservatizmi i Schroeder e Chirac ne lidhje me PBA-ne (CAP) dhe politiken e tyre ekonomike ne pergjithesi.
    Koha eshte treguesi me i mire i te vertetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 18-06-2005 më 08:19
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    DISKUTIMI I BLAIR

    Çfarë modeli është ai që mban 20 milionë të papunë dhe ka më pak të diplomuar në lëndë shkencore sesa India?


    Bashkimi im: modern, social dhe që punon


    • Investime në kompetenca dhe rinovim, rikualifikim urban, mbështetje ndaj sipërmarrjeve të vogla.

    • "Një bilanc europian me hapin e kohës nuk mund t'u caktojë 40 përqind të fondeve politikës bujqësore të përbashkët"


    Ka ardhur momenti që të përballohet ky diskutim. Pavarësisht nga motive të tjera kundërshtimi, europianët sot janë dakord të paktën për një pikë: Europa është e zhytur në një debat të thellë mbi të ardhmen e saj. Dëshiroj sot ta përballoj me sinqeritet një debat të tillë, arsyet dhe zgjidhjet e mundshme të tij. Çdo krizë përmban një mundësi. Tani ekziston një për Europën, nëqoftëse kemi kurajon për ta kapur. Debati mbi Europën nuk duhet të ecë përpara me goditje fyerjesh personale. Duhet të jetë më shumë një shkëmbim idesh i hapur dhe i sinqertë. Parasëgjithash synoj të sqaroj termat në të cilin inkuadroj debatim dhe kundërshtinë që i qëndron poshtë. Nuk vihet asnjë alternativë midis një Europë të "tregut të lirë" dhe një Europe sociale, midis kujt dëshiron të tërhiqet në një treg të përbashkët dhe kush beson tek Europa si projekt politik. Një formulim i ngjashëm nuk bën gjë tjetër veçse frikëson atë që dëshiron një ndryshim, duke e paraqitur këtë dëshirë si një tradhëti të idealeve europiane dhe pengon një debat serioz mbi të ardhmen e Europës, duke mbështetur se fakti i thjeshtë i vazhdimit në debat është ekuivalent me promovimin e antieuropeizmit. Është një mënyrë e të menduarit që e kam luftuar gjatë të gjithë jetës sime politike. Idealet mbijetojnë nëpërmjet ndryshimit. Është inercia përballë sfidave që i vret. Besoj në Europën si projekt politik. Besoj në Europën që ka një dimension social të fortë e të pranishëm. Nuk do ta pranoj kurrë një Europë të katandisur thjesht në treg ekonomik. Nuk ekziston asnjë ndarje midis Europës së aftë për suksese ekonomike dhe Europës sociale. Europa politike dhe Europa ekonomike nuk jetojnë në mjedise të ndara. Objektivi i Europës sociale dhe ai i Europës ekonomike duhet të mbështeten reciprokisht. Qëllimi i Europës politike duhet të jetë promovimi i institucioneve demokratike dhe efikase që të bëjë të avancojë politika në të dyja sferat. Objektivi i lidershipit politik është të individualizojë politikat e përshtatshme për botën e sotme. Për pesëdhjetë vjet liderët europianë ia kanë arritur. Sot, flasim për krizë. Do të bënim mirë të flisnim më parë për fitore. Me përfundimin e luftës, Europa ishte e shkatërruar. Sot, Bashkimi Europian ngrihet si një monument ndaj suksesit politik. Pesëdhjetë vjet paqeje, begatie dhe progresi. Të mendojmë këtë, jemi të nderuar. Duke u mbyllur si iriqi përballë kësaj sfide të pafundme, në shpresën që të mund të shmangim globalizimin, vendet europiane u shmangen transformimeve që na rrethojnë, ngulen në politikat aktualisht në fuqi në Europë sikur këto, vazhdimisht të ripropozuara, të fitonin në virtyt të vetë ripropozimit një rëndësi më të madhe: duke vepruar kështu, rrezikojmë dështimin. Dështimin në një shkallë gjiganteske dhe strategjike. Nuk është koha për të akuzuar për tradhëti atë që dëshiron ndryshimin e Europës. Është momenti i pranimit se vetëm, duke ndryshuar, Europa do ta rigjejë forcën e saj, rolin e saj, idealet e saj, dhe për pasojë, mbështetjen popullore. Nuk bëhet fjalë për idenë e Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për modernizim, për politikë. Ky nuk është një debat mbi mënyrën sesa të braktisësh Europën, por mbi mënyrën sesi ta vësh në gjendje të realizojë atë për të cilën është krijuar: të përmirësojë jetën e njerëzve. Pikërisht tani njerëzit nuk janë të bindur. Duhet ta marrim në konsideratë këtë aspekt. Për katër vjet, Europa ka kryer një debat mbi Kushtetutën tonë të re, një vepër e detajuar dhe e kujdesshme që caktonte rregullat e reja për qeverisjen e një Bashkimi Europian me 25 dhe më shumë vende anëtare. Është adoptuar nga të gjitha qeveritë. Është mbështetur nga të gjithë liderët. Pastaj, në mënyrë të kuptueshme, është hedhur poshtë në referendumet në dy shtete themeluese, në Hollandë me më shumë se 60 përqind të votuesve. Realiteti është se në pjesën më të madhe të vendeve anëtare sot do të ishte e vështirë të sigurohej një "po" referendare ndaj Kushtetutës. Ekzistojnë dy shpjegime të mundshme. Njëri është se personat e kanë analizuar Kushtetutën dhe nuk kanë qenë dakord me disa nene të saj. Dyshoj se mazhoranca e "jo" të jetë ndërtuar nga këta. Nuk ishte rasti i një hartimi të keq apo i një kundërshtimi specifik lidhur me tekstin. Shpjegimi tjetër është se Kushtetuta është bërë thjesht një instrument, nëpërmjet të cilit të shprehësh një pakënaqësi më të gjerë e më të thellë lidhur me situatën europiane. Besoj se kjo analizë është korrekte. Në një rast të tillë, kriza nuk prek institucionet, por lidershipin politik. Popullsitë europiane na paraqesin pikëpyetje të vështira. Janë të preokupuara për globalizimin, për sigurinë e vendit të punës, për pensionet dhe për cilësinë e jetës. Jo vetëm ekonomia, por e gjithë shoqëria po transformohet përpara syve të tyre. Komunitetet tradicionale janë shpërbërë, identitetet etnike modifikohen, jeta familjare është kërcënuar nga beteja e përditshme e familjeve që duhet të pajtojnë shtëpi dhe punë. Është koha për të lëvizur. Bien daullet përreth mureve të qytetit. I dëgjojmë? Kemi vulletin politik për t'u ardhur ndesh popullsisë, në mënyrë që ta konsiderojë lidershipin tonë pjesë të zgjidhjes dhe jo të problemit? Ja konteksti në të cilin të futet debati lidhur me bilancin. Popullsia kërkon që bilanci t'i rijapë kredibilitet Europës. Sigurisht, ama bilanci i duhur. Një bilanc që të mos jetë i shkëputur nga debati mbi krizën europiane dhe që është pjesë e përgjigjes ndaj krizës. Dëshrioj të them diçka mbi samitin e të premtes së kaluar. Disa kanë theksuar se unë isha kundër ndaj një kompromisi lidhur me skonton britanike; se e kam ngritur çështjen e Politikës Bujqësore të Përbashkët vetëm në momentin e fundit; se për ta rinegociiuar atë kam pritur mbrëmjen e së premtes. Realisht, jam lideri i vetëm britanik që kurrë nuk kam manifestuar gatishmëri për ta vendosur skonton në tryezën e bisedimeve. Çfarëdo modifikimi duhet të mbajë parasysh nevojat legjitime të komuniteteve bujqësore. Thjesht kam thënë dy gjëra: nuk mund të konkordojmë një perspektivë të re financiare që nuk profilon të paktën një proces të aftë të çojë në një ndrje racionale të bilancit; duhet të bihet dakord për një bilanc të ngjashëm që të kushtëzojë gjysmën e dytë të perspektivës deri më 2013. Në rast të kundërt, 2014 do të arrijë përpara se çdo modifikim themelor të jetë konkorduar, aq më pak zbatuar. Ndërkohë, Britania e Madhe natyrisht do ta paguajë kuotën e saj të duhur mbi zgjerimin. Mund të nënvizoj se gjithësesi do të mbesim kontribuesi i dytë neto i Bashkimit Europian, duke paguar, në këtë perspektivë, miliarda më shumë respektivisht vendeve të mëdha si ne. Ja konteksti. Si do të konfigurohej një axhendë e ndryshme politike për Europën? Parasëgjithash, do të modernizonte modelin tonë social. Dikush ka supozuar se unë dëshiroj ta braktis modelin social europian, ama më thoni: i çfarë lloji është ky model social që mban 20 milionë të papunë në Europë dhe tregues produktiviteti më të ulëta se ato të Shteteve të Bashkuara; që prodhon më pak të diplomuar në lëndë shkencore sesa India; që bën prapa dhe jo përpara respektivisht ndonjë treguesi të ekonomisë moderne - aftësi, R&D (kërkim dhe zhvillim, shënimi im.), patenta, IT (teknologji informimi, shënimi im.). Gjatë pesë viteve të ardhshme, India do ta shikojë sektorin e saj bioteknologjik t'i rritet me pesë herë. Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka trefishuar shpenzimet në R&D. Nga njëzet universitetet më të mira sot të botës, vetëm dy janë në Europë. Qëllimi i modelit tonë social duhet të jetë ai i rritjes së kompetitivitetit, për ta ndihmuar popullsinë tonë të përballojë globalizimin, t'i mundësojë kapjen e mundësisë dhe shmangjen e rreziqeve. Sigurisht, kemi nevojë për një Europë sociale, por ama duhet të jetë një e tillë që punon. Pasi që kjo është një ditë në të cilën prishen karikaturat, më lejoni të prish një tjetër: idenë se Britania e Madhe është peng i ndonjë filozofie anglosaksone e stampuar me libërizëm ekstrem që godet të varfërit dhe jo të avantazhuarit. Qeveria aktuale britanike ka futur kursin e ri për të luftuar papunësinë, programi më i gjerë mbi punën në Europë. Gjatë pesë viteve të fundit ka fuqizuar investimet mbi shërbimet publike më shumë se çdo vend tjetër europian. Kishim nevojë, është e vërtetë, por ia kemi dalë në krye. Kemi futur rrogën e parë minimale në historinë britanike. Kemi rinovuar qytetet tona. Kemi shpëtuar nga varfëria pothuajse 1 milion fëmijë dhe kemi nxjerrë 2 milionë pensionistë nga vështirësi të mëdha, jemi impenjuar në shtrirjen më radikale të të drejtave të fëmijëve dhe prindërve në historinë e vendit tonë. E kemi bërë këtë mbi bazën dhe jo në dëm të një ekonomie të fortë. Në radhë të dytë, bëjmë që bilanci ta pasqyrojë këtë realitet. Sërish raporti SAPIR tregon rrugën që duhet ndjekur. I botuar nga Komisioni Europian në vitin 2003, tregon në detaje sesi duhet të jetë një bilanc modern europian. Ta vëmë në praktikë. Ama një bilanc modern europian nuk mund të vazhdojë për dhjetë vitet e ardhshme t'i caktojë 40 përqind të parasë Politikës Bujqësore të Përbashkët. Së treti, të zbatojmë Axhendën e Lisbonës. Lidhur me punën, pjesëmarrjen në tregun e punës, evazionin shkollor, formimin, përparimet tona nuk u afrohen standarteve të përcaktuara në Lisbonë. Kjo axhendë na thoshte sesi të veprojmë. Le të veprojmë. Së katërti, dhe këtu duhet të jem i matur, të konceptojmë një strukturë makroekonomike për Europën që të jetë e disiplinuar, por edhe fleksibël. Nuk më takon mua të shpreh mendime mbi Eurozonën. Them vetëm këtë: sikur të arrinim të konkordonim një progres efektiv në reformat ekonomike, sikur të jepnim provën e një serioziteti efektiv në modifikimet strukturore, atëhere popullsia do ta perceptonte një reformë të makropolitikës si me kuptim dhe të arsyeshme, shprehje jo neglizhence fiskale, por bonsensi. Kemi nevojë urgjente për një reformë të kësaj natyre nëqoftëse duam që Europa të rritet. Pastaj është kapitulli i Politikës së Jashtme dhe i Sigurisë së Përbashkët. Duhet të konkordojmë masa praktike për ta fuqizuar aftësinë e Mbrojtjes Europiane, të përgatitemi për të marrë përsipër një numër të madh misionesh paqeruajtjeje, të paraqitura me shkallë, me NATO-n ose, në rast se kjo nuk dëshrion të angazhohet, jashtë nga NATO, të ndërhyjmë në mënyrë të shpejtë dhe efikase në zgjidhjen e konflikteve. Të mendojmë për dimensionet aktuale të ushtrive europiane dhe për shpenzimet tona. U përgjigjen vërtet nevojave të sotme strategjike? Një politikë Mbrojtjeje e ngjashme është një komponent i domosdoshëm për një politikë të jashtme efikase. Edhe pa të, duhet të veprojmë në mënyrë të atillë që influenca e Europës të peshojë. Vendimi i kohëve të fundit i Bashkimit Europian për të dyfishuar ndihmat ndaj Afrikës ka përbërë një shtytje jo vetëm për atë Kontinent të trazuar, por për vetë bashkëpunimin europian. Po bëjmë një debat mbi ndryshimet klimaterike dhe mbi zhvillimin e politikave paneuropiane të prirura për t'i përballuar. Falë Javier Solana, Europa ka filluar ta bëjë të ndjeshme praninë e saj në procesin e paqes në Lindje të Mesme. Ideja ime është shumë e thjeshtë. Një Europë e fortë do të ishte një subjekt aktiv në politikën e jashtme, sigurisht një partner i mirë për Shtetet e Bashkuara, por edhe në gjendje të demostrojë aftësinë e saj për ta modeluar dhe shtyrë botën përpara. Një Europë e ngjashme do të ishte një Europë me besim. Aq me besim, sa ta konsideronte zgjerimin jo si një kërcënim, sikur anëtarësimi të ishte një llogari me shumatore zero, në të cilin anëtarët e vjetër humbasin kur të rinjtë fitojnë, por si një mundësi të jashtëzakonshme, historike, për të ndërtuar një Bashkim më të madh e më të fuqishëm. Sepse, të mos kemi iluzione: nëqoftëse ndërpresim zgjerimin ose pengojmë pasojat natyrore, kjo, në fund, nuk do të shpëtojë një punë apo një kompani, nuk do të shmangë një delokalizim. Për një periudhë të caktuar, ndoshta, por jo më shumë. Ndërkohë, Europa do të bëhet më ekskluzive, më e mbyllur dhe nuk do të ketë se kush të futet në traditën e idealizmit europian për të mbledhur konsensuse, por kush të pozicionohet në atë të dalë mode të nacionalizmit ksenofob. Jua them me sinqeritet të plotë: është një kontradiktë të jesh në favor të një liberalizimi të aderimeve në Europë dhe njëherazi të kundërt ndaj hapjes së ekonomisë së saj. Kërkoj vetëm këtë: të mos bindemi se një debat i tillë është i kotë; se nëqoftëse "shtiremi se nuk ka ndodhur asgjë", herët a vonë personat do të cedojnë dhe do ta pranojnë Europën kështu siç është, jo siç do të donin të ishte. Gjatë mandatit tim të parë si Kryeministër, kam konkluduar se e vështira nuk është marrja e vendimeve, por të dallosh se kur duhet marrë vendimi. Është të kuptosh diferencën midis sfidave që duhet të menaxhohen dhe ato që duhen përballuar dhe tejkaluar. Europa është në një moment mjaft delikat. Europianët po na flasin. Bëjnë pyetje. Kërkojnë lidershipin tonë. Është koha që ta marrim mbi vete.

    Tony Blair është Kryeministër i Britanisë së Madhe


    Përgatiti: ARMIN TIRANA

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02
  4. Maqedonasit zgjedhin bashkëjetesën në referendum
    Nga StormAngel në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 17:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •