Shtremsi, e kuptoj frustracionin tend, por po te degjosh me vemendje pyetjen tende te mesiperme, nayrshem nenkuptohet qe si njerez qe jemi kemi nevoje per ate dickane shpirterore, e cila po te rish e te argumentosh gjate (ose edhe shkurt) eshte kerkese sa e natyrshme aq dhe organike e qenies tone ndaj dickaje pertej asaj cka ne perceptojme si njeri, pra shpirtit vete, Zotit, apo Universit, etj, etj., pasi eshte pjese thelbesore e jona, duam apo s'duam ne, dime apo s'dime ne.
Tani fakti qe feja ka degraduar e kane fajin njerzit (jo Zoti) por kjo nuk do te thote qe njeriu te perpiqet te largohet fare nga thelbi i tij, pra ajo ana shpirterore qe ti permende. Gjerat e tjera jane ndihmuese (ato qe ti quan ideollogji) por nuk mund te zevendesojne vakumin shpirteror, pasi jane te ndryshme ne esence.
P.sh. kur nje njeri jeton ne nje ambient (familje, shoqeri, etj) qe nuk i pershtatet aspak apo e cenon kete si individ, ai cben thua ti? Natyrshem qe nderron shoqerine, por jo kategorine e ambientit; pra shkon e zgjedh nje ambient (njerez) qe i pershtaten atij, por nuk shkon te rrije me kafshet ama (flas per shumicen e kohes, apo per gjithmone).
Ne kete kontekst gjithsesi do sugjeroja te kishe njefare persuatje apo tendence origjinale drejt shpirterores dhe Zotit, pavaresisht rrethanave te tipit 'feja dhe njerzit qe e predikojne ketu apo atje, sot apo neser'...
Krijoni Kontakt