Ne vazhdim te paraqitjes se disave prej te bekuarve edhe shenjterve ortodokse te viteve te fundit une po paraqes theniet e nje murgeshe te thjeshte greke ortodokse, qe per ta kuptuar me mire, pati nje lloj jete si ajo e nene Terezes, duke jetuar pershpirtshmerisht e lutje.

1.- Jo nje dituri e mesuar, por nje dituri e jetuar, ky eshte spiritualiteti ortodoks.

2.- Mos kerko deshiro dhume gjera, me teper nga c'ke, ate qe e ke larg, por me teper, perpiqu te kujdesesh per ate qe ke edhe ta shenjterosh.

3.- Vetem nje gje eshte arsimi: Qe te mesojme se si te duam Perendine.

4.- Asgje nuk eshte me e lire se sa paraja.

5.-Nuk eshte ajo qe themi, por ajo qe jetojme. Nuk eshte cfare bejme, por ajo qe jemi.

6.- Une vendos rason edhe nuk them gje derisa nuk me pyesin. Rasoja flet vete.

7.- Ne kerkojme lirine tone. Perse? Qe te behemi skllever te pasioneve tona.

8.-Ai qe dashuron nuk veren, ashtu sikunder nuk veren frymen ai qe merr fryme.

9.-Shpesh Perendia nuk deshiron veprimin, por qellimin. Eshte mjaft qe Ai te shohe se ju deshironi te permbushni urdherimin e Tij.

10.-Te krishteret duhet te respektojne misterin e ekzistences te gjithsekujt apo te cfaredosendi.

11.-I perparuari shpirterisht eshte ai qe arrin vendin e mosdallimit te identitetit (egos), edhe qe kupton ne thellesite e tij, se gjtihshka qe ndodh eshte deshira edhe vendimi i Perendise.

vijon....