PĖRHAPJA E ISLAMIT NĖ KINĖ
Avangarda e islamit nė Kinė
Tradita transmeton se Muhammedi a.s. ka thėnė: Kėrkonie diturinė qoftė edhe nė Kinė.1) Ndonėse nuk ka provė tė sigurtė se kėto fjalė i ka shqiptuar pikėrisht Pejgamberi, nuk pėrjashtohet qė emri i kėtij vendi ka qenė pėr tė i njohur, sepse lidhjet tregtare ndėrmjet Arabisė dhe Kinės qenė lidhur shumė para lindjes sė tij. Prodhimet e Lindjes, qė arrinin nė limanet e Sirisė dhe detit Mesdhe, nė sasi tė mėdha kanė kaluar nėpėr Arabi.
Nė shekullin Vi zhvillohej tregti e rėndėsishme ndėrmjet Kinės dhe Arabisė nėpėrmjet Cejlonit. Nė fillim tė shekullit VII tregtia ndėrmjet Kinės, Persisė dhe Arabisė ka qenė e pėrhapur, kurse qyteti Siaf nė gjirin Persik ka qenė tregu kryesor i tregtarėve kinezė. Nė kėtė periodė, nė fillim tė sundimit tė dinastisė Tang (618-907) pėr herė tė parė nė burimet historike kineze2) pėrmenden Arabėt. Ata flasin pėr forcėn muslimane nė Medine dhe shkurtimisht flasin pėr mėsimin religjioz tė fesė sė re. Kronikat Kwantgtung kanė shėnuar ardhjen e muslimanėve tė parė nė Kinė: Nė fillim tė sundimit tė dinastisė Tang nė Kantau erdhi grupi i madh i tė huajėve nga mbretėria Annam, Kamboxhia, Medineja dhe disa vende tjera. Kėta tė huaj i janė lutur Zotit e qė nė tempujt e vet nuk kanė pasur statuja, idole ose fotografi. Mbretėria e Medines ka qenė afėr Indisė. Nė tė ka lindur feja e kėtyre tė huajve, qė dallohet prej fesė sė Budės. Ata nuk e hanė mishin e derrit as nuk e pijnė verėn. E konsiderojnė tė ndytė mishin e kafshės qė vetė nuk e therin. Ata tash quhen Hui-Hui...3). Pasi qė kėrkuan, e morėn lejen e mbretit qė tė vendosen nė Kanton, kanė ndėrtuar shtėpi tė bukura nė stilin qė dallon nga i yni. Kanė pasur pasuri tė madhe. kanė qenė tė bindur ndaj prijėsit qė e kanė zgjedhur vet.4) Ndonėse mungojnė provat direkte historike,5) parashtrohet se islami ka hyrė nė Kinė me tregtarėt qė kanė ndjekur rrugėn e vjetėr detare. Por, burimet e shkruara mė tė vjetra, nė tė cilat mund tė mbėshtetemi, tregojnė nė lidhjet diplomatike qė kanė shkuar rrugės tokėsore nėpėrmjet Persisė. Kur vdiq mbreti i fundit sasanidas, djali i tij Firuzi kėrkoi nga Kina qė ta ndihmojnė kundėr pushtuesve arabė,6) por mbreti u pėrgjegj se Persia ėshtė mjaft larg prej tij qė ta dėrgojė ushtrinė e kėrkuar. Por transmetohet se ai megjithatė e ka dėrguar ambasadorin nė pallatin arab qė tė merret pėr rastin e princat tė ikur; supozohet se mbreti ambasadorit tė vetė i ka kėshilluar qė tė bindet nė shtrirjen dhe fuqinė e shtetit tė ri, qė u krijua nė perėndim. Transmetohet se halifi Osman e ka dėrguar njė komandant arab ta pėrcjellė ambasadorin kinez nė kthim nė vitin 651. ky i deleguari i parė musliman ka qenė, me tė gjitha nderimet, i pranuar tek imperatori.
Gjatė sundimit tė Velidit (705-715) / 86-96 H.) komandanti i njohur arab Kutejbe b. Muslim ka qenė guvernator i Harasanit. E ka kaluar lumin OXUS dhe ka filluar serinė e sulmeve tė suksesshme nė tė cilat e ka nėnshtruar Buharėn, Semerkandin dhe qytetet tjera dhe i translokoi pushtimet e veta nė anėn lindore, drejt imperatorisė kineze. Nė vitin 713 ai i ka dėrguar emisarėt te mbreti i cili (sipas gojėdhėnave arabe) i ka kthyer me dhurata tė pasura. Disa vjet mė vonė kronikat kineze e pėrendin ambasadorin me emrin Sulejman, tė cilin e dėrgoi halifi Hishami nė vitin 726 imperatorit Hsuan Tsungut. Kėto marrėdhėnie diplomatike ndėrmjet Arabėve dhe mbretėrve kinezė fituan rėndėsi tė re kah fundi i sundimit tė kėtij mbreti, kur qe pėrmbysur nga froni nga uzurpuesit. Abdikoi nė favor tė djalit tė vet Su Tsungut (856). Ky i fundit ka kėrkuar ndihmėn e halifit abasit El-Mensurit. Halifi iu pėrgjegj kėrkesės sė tij dhe i dėrgoi njė numėr tė caktuar tė trupave arabe. Me ndihmėn e tyre mbreti arriti ti kthei dy qytetet e veta kryesore Si-ngan-fu dhe Ho-non-fu nga kryengritėsit. Pas mbarimit tė luftės kėto forca arabe nuk u kthyen nė vendin e vet por janė martuar me Kineze dhe janė vendosur nė Kinė. Kėsaj sjelljeje tė tyre i janė dhėnė arsye tė ndryshme. Njė transmetim thotė se janė kthyer nė vendlindje, por nuk iu qe lejuar tė mbesin nė tė, sepse gjatė kohė kanė qėndruar nė vendin ku hahet mishi i derrit, dhe se sėrish janė kthyer nė Kinė. Spas versionit tjetėr, kur janė pėrgatitur tė lundrojnė pėr Arabi nė Kanton, filluan ti pėrqeshin se gjatė luftimeve kanė ngrėnė derrin. Pasojė e kėsaj ka qenė qė kanė refuzuar tė kthehen nė vendlindje dhe tu shmangen akuzave tė ngjashme nė popullin e et. Kur guvernatori i Kantonit ka tentuar ti detyrojė nė kėtė janė bashkuar me tregtarėt arabė e persianė, vellezėrit e vet tė fesė, dhe i kanė plaēkitur shtėpitė kryesore tregtare nė qytet. Vetė guvernatori shpėtoi duke ikur nė fortifikatėn e qytetit. Nuk ka undur tė kthehet deri sa nga mbreti nuk mori lejen qė kjo ushtri arabe tė mbetet nė vend. Nė qytetet e ndryshme iu kanė caktuar shtėpitė dhe vendin, ku janė vendosur dhe janė martuar me vendaset.7)
Islami gjatė sundimit tė dinastisė Tang
Nė mesin e muslimanėve kinezė ekziston legjenda qė nė fenė e tyre i pari i ka ftuar njė nga dajėt e Pejgamberit varrin e tė cilit mjaft e kanė respektuar nė Kauton. Por, kjo legjendė nuk ka kurrfarė ????????? historike. Duket se ėshtė krijuar mė vonė.8) Nuk ka dyshi mse shfaqja e saj ėshtė rezultat i dėshirės sė tyre qė historinė e islamit nė vendin e tyre, sipas mundėsisė, ta lidhin me kohėn e pejgamberisė sė Muhammedit a.s. - kurse kjo ėshtė koha qė ka qenė buri mi frytshėm i legjendave nė vendet larg nga qendra e historisė islame.9) Por, sa i pėrket ekzistimit tė muslimanėve nė Kinė, veēan tė tregtarėve nė qytete dhe limane gjatė kohės sė dinastisė Tang, kjo ėshtė plotėsisht evidente. Kronisti kinez i kėsaj periode (713-742) thotė: Barbarėt nga Perėndimi erdhėn nė mbretėrinė e mesme mė shumėsi, si vėrshim. Erdhėn nga largėsia mė sė paku 1000 liga (i lig - 23 mila ose 2250 m) dhe mė shumė se 100 shtete. Si tatim bartin librat e veta tė shenjta, qė i kanė sjellur dhe lėnė nė pallatin mbretėror, nė sallėn pėr pėrkthimin e librave tė shenjta dhe kanonike. Nga kjo kohė doktrinat fetare nga vendet e ndryshme janė zhvilluar dhe haptazi janė praktikuar nė imperatorinė Tang.10) Njė gjeograf arab nė vitin 851 ka shkruar pėr kėto vendbanime dhe xhami, ndėrtimi i tė cilave u qe lejuar tregtarėve, qė tė mund ti kryejnė detyrat e veta fetare.11) Ai thotė se nuk ka dėgjuar se ndonjė princ ka pranuar islamin. Por, pasi qė vrojtimmin e njėjtė e ka bėrė edhe pėr popullėsinė e Indisė, ka mundėsi se ka qenė i informuar dobėt si pėr rastin e parė ashtu edhe pėr rastin e dytė.12) Ėshtė e sigurtė se nuk ka provė tė vėrtetė se muslimanėt nė Kinė kanė hyrė nė ēfarėdo aktiviteti misionarist. Nė realitet, pėr ta ka mjaft pak tė dhėna deri nė kohėn e pushtimeve mongole nė shekullin XIII.
Pasojat e pushtimit mongol
Kėto pushtime kanė pasur pėr pasojė shpėrnguljet e mėdha tė muslimanėve tė nacionaliteteve tė ndryshme: Arabėve, Persianėve dhe tė tjetėrve, nė imperatorinė kineze.17) 283
Disa kanė ardhur si tregtarė, zejtarė, ushtarė ose kolonė, kurse tė tjerėt janė sjellė si robėr lufte. Numri i madh ėshtė vendosur nė vend pėr gjithnjė dhe janė zhvilluar nė bashkėsi tė shumtė dhe pėrparimtare. Shkallėrisht i kanė humbur veēantitė e veta origjinale me martesė me Kinezet. Disa muslimanė nė kohėn e sundimit mongol kanė zėnė pozita tė larta. Shembull ėshtė Abdurrahmani i cili nė vitin 1244 ėshtė zgjedhur pėr shef tė financave tė Imperatorisė, dhe i ėshtė obliguar ti caktojė tatimet tė imponuara Kinės.14) Ngjashėm ėshtė edhe me Omer Shemsuddinin, tė njohur si Sejjid Axhal, me prejardhje nga Buhara, tė cilit Kublaj-kani, me rastin e hyrjes nė pushtet nė vitin 1259 i besoi drejtimin e financave tė mbretėrisė. mė vonė u bė drejtues i Junnanit, kur kjo krahinė ėshtė pushtuar dhe i ėshtė bashkuar imperatorisė kineze.15) Sejjid Axhali ka vdekur nė vitin 1270 duke lėnė pas vetes zėrin e drejtuesit tė urtė e tė drejtė. Ai nė qytetin Junnan ka ndėrtuar tempullin konfuēian, siē e ka ndėrtuar edhe xhaminė.16) Pasardhėsit e Sejjid Axhalit kanė luajtur rolin e rėndėsishėmm nė forcimin e islamit nė Kinė. Nipi i tij ka arritur tė fitojė nga imperatori nė vitin 1335 miratimin se islami ėshtė fe e vėrtetė dhe e pastėr, qė ėshtė emėr qė islami e bartė deri sot. Njė pasardhėsi tejtėr Sejjid Axhalit mbreti i lejoi nė vitin 1420 ti ndėrtojė xhamitė nė qytetet kryesore Si-ngan-fu dhe Non-kinu.17) Historianėt kinezė, gjatė sundimit tė Kublaj kanit, janė ankuar shumė nė kėtė monark pėr shkak se nuk i ka angazhuar nėpunėsit kinezė nė vend tė Turqėve dhe Persianėve tė shpėrngulur. Kujdesi i shkėlqyeshėm qė e ka gėzuar Sejjid Axhali dhe komunikimi i lehtė ndėrmjet Kinės dhe perėndimit, i krijuar me pushtimin mongol, ka tėrhequr numrin e madh tė kėtyre figurave nė veri tė Kinės. Ka mundėsi qė rezultati i kėtyre migracioneve ėshtė qė kanė filluar tė formohen bashkėsitė e shkapėrderdhura muslimane, qė nė pėrqindje tė madhe kanė filluar tė zhvillohen nė tė gjitha viset e Kines. Marko Polo, qė ka gėzuar simpatinė e Kublaj-kanit dhe ka jetuar nė Kinė prej vitit 1275 deri 1292, ka vėrejtur praninė e muslimanėve nė shumė vise tė Junnanit.19)
Historiani, bashkėkohės i Marko Polos, thotė se nė fillim tė shekullit XIV tėrė popullėsia e Talifos, kryeqendrės sė Junnanit, ka qenė muslimane.20) Ibn Batuta, qė i ka vizituar disa qytete bregdetare nė Kinė, kah mesi i shekullit XIV flet pėr pritjen e ngrohtė nė tė cilėn ka hasur te bashkėbesimtarėt e vet21) dhe pėrsėrit qė nė ēdo qytet ekzistojnė kuartet e veēanta pėr muslimanėt nė tė cilat banojnė vetė dhe i kanė xhamitė e veta. Janė tė ēmuar dhe tė respektuar nga Kinezėt.22)
Islami nė kohėn e dinastisė Ming
Deri nė atė periodė te muslimanėt nė Kinė ėshtė shikuar si nė shoqėri tė huaj. Por pas pėrzėnies sė dinastisė mongole nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV nuk kanė marrė pėrforcim tė ri pėr gjendjen e vet numerike nga jashtė pėr shkak tė politikės sė izolimit qė atėherė qeveria kineze e ka zbritur. Pasi e kanė ndėrprerė lidhjen me bashkėbesimtarėt e vet nė vendet tjera, nė shumė vise tė imperisė kanė filluar tė shkrihen nė masėn e popullėsisė sė vendit me martesė me Kinezet. I janė adaptuar manireve dhe zakoneve kineze. Shumė privilegje iu ka ofruar themeluesi i shtetit tė ri Ming; mbreti Hung Wu. Pėr lulėzimin e fuqisė sė tyre, nė periodėn e sundimit tė kėsaj dinastie (1368-1644), dėshmon edhe numri i madh i xhamive tė ndėrtuara. Mbretėrit e kėsaj dinastie kanė ushqyer marrėdhėnie miqėsore me sunduesit muslimanė nė kufirin e tyre perėndimor. Kanė bėrė kėmbimin e tė deleguarve edhe me sunduesit timuridė. Njė prej tyre ėshtė veēan me rėndėsi pėr historinė misionariste tė islamit. Ka qenė ky Shah Ruh Bahadur, i cili e shfrytėzoi rastin e qėndrimit tė ambasadorit kinez nė pallatin e tij nė Semerkand nė vitin 1412 qė pos pėrėgjegjes sė vet imperatorit kinez ti ofrojė edhe thirrjen nė islam. Me tė deleguarin e vet, qė e ka pėrcjellur deputacionin kinez nė kthim, i ka dėrguar dy letra. E para, qė ėshtė shkruar nė gjuhėn arabe, ka pėrmbajtjen vijuese: Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit! Nuk ka zot tjetėr pos All-llahut, Muhammedi ėshtė pejgamberi i Tij.
Muhammedi a.s. ka thėnė: Nuk do tė ketė nė mesin e ithtarėve tė mi popull qė do ti kryej urdhėrat e All-llahut e qė i ndihmon ata qė i shkatėrrojnė dhe i dėgjojnė ata qė iu kundėrvihen. Nė kėtė janė deri sa nuk pason urdhėri i All-llahut (Dita e gjykimit). Kur All-llahu i madhėruar dėshiroi ta krijojė Ademin dhe llojin e tij, ka thėnė: Kam qenė thesar i fshehtė dhe kam dėshiruar tė bėhem i njohur. I kam krijuar njerėzit qė tė Mė njohin. Kjo atėherė qartė ka treguar qė plani hyjnor (lojaliteti I ėshtė forcė, kurse lartėmadhėsia fjala e Tij) qė me krijimin e njeriut Vetė ta nisė impresionin e njohjes dhe ta ngrisė flamurin e pėrudhjes dhe fesė sė vėrtetė. E ka dėrguar Pejgamberin e vet mė udhėzim dhe fe tė vėrtetė, duke e ngritur mbi fetė tjera, qoftė edhe nuk u pėlqen idhujtarėve. E ka dėrguar ti mėsojė njerėzit me rregulla dhe ligje dhe rrugėt e tė lejuarės (hallall) dhe tė ndaluarės (haram). Ia ka dhėnė Kuranin e Shenjtė, si vepėr mbinatyrore (muxhize), qė ashtu ti heshtė mohuesit dhe mbylljen gojėn nė diskutim dhe polemikė me tė. Me kujdesin e Tij tė plotė dhe me udhėzimin e Tij tė gjithėanshėm bėnė qė kjo fe tė mbetet deri nė Ditėn e gjykimit. Me fuqinė e Vet ka vėnė, nė tė gjitha epokat dhe kohėt, dhe nė tė gjitha pjesėt e botės, nė lindje dhe nė Perėndim, nė Kinė, sundues tė fuqishėm, komandant tė ushtrisė sė madhe dhe pushtetit qė ta mbikqyr drejtėsinė dhe bėmirėsinė dhe ti shtrijė krahėt e paqės dhe sigurisė mbi kokat njerėzore, qė ti urdhėrojė mirėbėrjen, kurse ndalon shkaktimin e tė keqes dhe dhunės. Qė mbi ta shtrije bajrakun e sheriatit tė ēmueshėm, ta dėbojė idhujtarinė dhe mosbesimin nėpėrmjet besimit korrekt nė njėsinė e Zotit. All-llahu na ka dinjituar me pėrkrahjen e mirėsisė sė VEt qė tė punojmė nė vendosjen e ligjit tė sheriatit tė pastėr dhe vazhdimit tė urdhėrave tė rrugės sė ndritshme. Na ka urdhėruar, lavdia i qoftė Zotit, qė gjėrat tjera dhe tė gjitha lėndėt nė konteste dhe raste ti zgjidhin sipas sheriatit tė Pejgamberit dhe dispozitave tė tė Zgjedhurit. Qė nė tė gjitha anėt tė ndėrtojmė xhamia dhe shkolla, tempuj dhe manastire dhe vende tė devotshmėrisė, qė pėrgjithnjė mos tė zhduken shenjat e dijes dhe vendet e mėsimit, mos tė fshihen gjurmat e sheriatit dhe dispozitat e tij.
Ekzistimi i pėrparimit dhe pushtetit tė kėsaj bote, vazhdimi i pushtetit dhe qeverisė varet nga ndihma tė vėrtetės, drejtėsisė dhe ērrėnjosjes sė tė keqes, idhujtarisė dhe mosbesimit nga faqja e dheut qė tė pritet e mira dhe shpėrblimi. Luemi dhe shpresojmė nga Lartėmadhėria juaj dhe aristokracia e mbretėrisė suaj qė sė bashku me ne do tė pajtoheni nė gjėrat e pėrmendura dhe do tė na mbėshtetni nė forcimin e bazės sė sheriatit sė sigurtė. Letra e dytė, e shkruar persisht, ėshtė me mė shumė thirrje direkte dhe pa zbukirim retorik qė e gjejmė nė gjuhėn arabe: Zoti i madhėruar me urtinė e vet tė lartė dhe me fuqinė gjithpėrfshirėse e ka krijuar Ademin (paqa qoftė bi tė) dhe i ka caktuar disa nga bijtė e tij pėr pejgamberė dhe tė dėrguar. I ka dėrguar nė mesin e njerėzve qė ti ftojnė kah e Vėrteta. Disave nga kėta pejgamberė, sikur Ibrahimit, Musaut, Davudit dhe Muhammedit (paqa qoftė mbi ta) ua ka dhėnė librin dhe i ka mėsuar me ligjet. Njerėzve tė kohės sė tyre iu ka urdhėruar ta ndjekin ligjin (sheriatin) dhe fenė e secilit prej tyre. Tė gjithė kėta pejgamberė kanė ftuar popullin nė fenė nė Njė Zotdhe adhurimit vetėm tė Atij dhe ndalimit tė ltjes Diellit, Hėnės, yjėve, sunduesėve dhe idoleve. Edhe pse secili nga kėta pejgamberė ka pasur ligjin e vet (sheriatin), tė gjithė ata janė pajtuar nė idenė e njėjėsisė sė All-llahut tė madhėruar. Mė nė fund, kur misioni i pejgamberisė (nubivetet /, N.I.) dhe dėrgatės (rusulijetit /, N. I.) kaloi nė Muhammed - Mustafanė (paqa dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė), tė gjitha ligjet tjera janė abroguar. Ai ėshtė felajmėrues dhe i dėrguar i epokės sė fundit dhe duhet tėrė bota: princat, mbretėrit dhe ministrat, pasanikėt dhe varfanjakt, tė vegjlit e tė mėdhenjt, qė ta ndjekin ligjin (sheriatin) e tij dhe ti lėnė tė gjitha besimet dhe zakonet e mėparshme. Kjo fe e vėrtetė dhe e pėrkryer qytet islam. Para njė kohe tė caktuar Xhingis-kani ka tubuar ushtrinė dhe i ka dėrguar bijtė nė shumė vende tė Mbretėrisė: Xhuxhi-kanin e ka dėrguar drejt Sarajit, krimit dhe Dasht Kajēakut, ku disa sundues si Uzbek-kani, Xhani-kani dhe Urus-kani e kanė pranuar ligjin e Muhammedit a.s. - sheriatin dhe janė bėrė muslimanė. Hulagu-kani ėshtė dėrguar nė Horasan, Irak dhe nė vendet fqinje. Disave nga bijtė e tij, qė e kanė trashėguar, nė zemra u ka hyrė drita e sheriatit - ligjit tė Muhammedit a.s. Janė bėrė muslimanė. Tė nderuar me bekimin e islamit, janė shpėrngulur nė botėn tjetėr. Nė kėta bėjnė pjesė sunduesi i siqertė GAzani, Ulxhatu-sulltani dhe mbreti i lumtur Ebu Said Bahadur, deri sa babai i mi ndershėm Emir. Timur Xhurxhani nuk u ulė nė fron. Ai po ashtu ka vepruar sipas ligjit tė Muhammedit a.s. nė tė gjitha vendet nėn sundimin e tij. Gjatė sundimit tė tij pjesėtarėt e islamit kanė gėzuar mirėqenie tė plotė. Tash me mirėsinė dhe providencėn e Zotit mbretėria e Horasanit, irakut, Ma verau n-nehri (Transoksanisė) etj. kaluan nė duart e mia. Qeverisja nė tė gjitha vendet e Mbretėrinė zhvillohet sipas ligjit tė pastėr (sheriatit) tė Pejgamberit. Drejtėsia imponohet, kurse padrejtėsia ndalohet. Jargu dhe principet e ligjit tė Xhingiskanit janė tė pėrgjithėsuar. Nga kjo kohė sigurisht ėshtė konfirmuar se shpėtimi dhe ēlirimi nė Ditėn e gjykimit dhe qetėsia dhe lumturia nė kėtė botė janė shkaktuar me fenė e vėrtetė islame dhe me ndihmėn e All-llahut tė Madhėruar. Ėshtė e domosdoshme qė tė sillemi mirė me shtetasit tonė ligjėrisht dhe drejtėsisht. Unė shpresoj se edhe ju, me fisnikėri dhe me mirėsitė e All-llahut tė Madhėruar, do ta ndiqni po ashtu ligjin, sheriatin e Muhammedit, tė Dėrguarit tė All-llahut a.s. dhe se do ta forconi islamin dhe ashtu, nė vend tė pushtetit kalues tė kėsaj bote, do ta arrini lavdinė dhe fuqinė e asaj bote.23) Kamundėsi qė kėta dy letra kanė qenė bazė qė tė krijohet mė vonė legjenda pėr atė se njė mbret kinez ėshtė konvertues nė islam.24) Kėtė legjendė, bashkė me tė tjerat, e transmeton tregtari musliman Sejjid Ali Ekberi, i cili i kaloi disa vjet nė Peking, kah fundi i shekullit XIV. Ai flet pėr numrin e madh tė muslimanėve tė banuar nė Kinė. Nė qytetin Keuxhanf ka pothuaj 30 mijė familje muslimane. Ata nuk paguajnė tatime dhe e gėzojnė simpatinė e Imperatorit. Ai u jep prona tokėsore pėr dhuratė. Gėzojnė lirinė e plotė nė kryerjen e rregullave tė veta fetare, nė tė cilat Kinezėt shikojnė me respekt. Kalimi nė islam ėshtė krejtėsisht ēėshtje e lirė. Nė vetė kryeqendėr kanė qenė katėr xhamia tė mėdha dhe rreth 90 tė tjera nė provincat tjera tė Iperatorisė. Tė gjitha janė ndėrtuar nė shpenzim tė mbretit.25)
Kryengritja e muslimanėve nė kohėn e dinastisė Manēu
Deri me ardhjen nė pushtet tė dinastisė Manēu nė vitin 1644 nuk ėshtė regjistruar asnjė kryengritje e muslimanėve. Duket se kanė qenė plotėsisht tė kėnaqur me liritė fetare qė i kanė gėzuar. Problemet filluan me ardhjen e pushtetit tė ri kur janė ngritur muslimanėt nė krahinėn Kansu nė vitin 1648. Kjo ka qenė hera e parė qė muslimanėt janė armatosur dhe u nisėn kundėr pushtetit kinez. Deri nė shekullin XIX nuk ka pasur asnjė revolt tė tillė qė do tė kishte pasoja tė tmerrshme apo qė do ti ndėrprente marrėdhėniet miqėsore, prej fillimit tė mira ndėrmjet muslimanėve kinezė dhe sunduesve tė tyre. Qėndrimi zyrtar i pushtetit kinez pėr kėto marrėdhėnie qartė duket nga edikti tė dhėnė nga mbreti Yung Ēeni nė vitin 1731: Nė krahinat e mia tė mbretėrisė nga shekujt e kaluar ka numėr tė madh muslimanėsh, qė pėrbijnė njė pjesė tė popullit, kurse tė cilėt unė i konsideroj fėmijė tė vet vetjak sikurse edhe shtetasit tjerė tė mijė. Nuk bėj dallime ndėrmjet tyre dhe atyre qė nuk i pėrkasin fesė sė tyre. Nga disa nėpunės tė mi kam pranuar raporte tė fshehta kundėr muslimanėve, kurse shkaku ėshtė nė atė qė besimi dallon nga feja e Kinezėve tė tjerė. Ata nuk flasin me gjuhėn kineze dhe bartin petkat qė dallojnė nga petkat e popullėsisė tjetėr. Akuzohen pėr padėgjueshmėri, mendjemadhėsi, synime rebeluese. Nga unė ėshtė kėrkuar tė ndėrmarrė hapa vendimtare. Kur i ka shqyrtuar tė gjitha kėto ankesa dhe akuza, kam gjetur se nuk bazohen nė tė vėrtetėn. Nė realitet, besimi qė muslimanėt e ndjekin ėshtė besi mi tė parėve tė tyre. Ėshtė e saktė qė gjuha e tyre nuk ėshtė gjuha e Kinezėve tė tjerė, por sa shumė dialekte ka nė Kinė? Sa i pėrket faltoreve tė tyre, petkave dhe mėnyrės sė shkrimit qė dallohen nga Kinezėt tjerė - kėto janė gjėra qė fare nuk kanė rėndėsi. Kėto janė, nė fakt, vetėm zakonet. Ata janė me sjellje tė mirė dhe etikė sikur edhe shumė shtetas tjerė dhe nuk ka asgjė qė dėfton nė tendencat e tyre rebeluese. Dėshira ie ėshtė qė tu jepet liria nė kryerjen e rregullave tė tyre fetare, qė kanė pėr qėllim mėsimin e njerėzve pėrmbajtjes sė moralit dhe pėrmbushjes sė tė kėqiave shoqėrore dhe qytetare. Ky besim i respekton themelet e pushtetit. Ēka mund tė kėrkojmė mė shumė prej tij?
Nėse muslimanėt vazhdojnė tė sillen si shtetasit tjerė lojalė, kujdesi im ndaj tyre do tė jetė sikur edhe ndaj fėmijėve tjerė tė mi. Nė mesin e tyre ka pasur mjaft nėpunės civil dhe ushtarak, qė kanė arritur pozita tė larta. kjo ėshtė prova mė e mirė qė tu adaptohen shprehive dhe zakoneve tona dhe tė mėsojnė se si veten ta adaptojnė rregullave tė librave tona tė shenjta. Nė letėrsi i japin provimet sikur edhe tė gjithė tė tjerėt. I kryejnė tė gjitha obligimet qė ua obligon ligji. Shkurtimisht, ata janė anėtarė lojalė tė familjes sė madhe kineze dhe gjithnjė orvaten ti pėrmbushim tė gjitha detyrat e veta fetare, civile e politike. Kur gjyqtarėt e shqyrtojnė kontestin qytetar, nuk shikojnė nė fenė e palės kontestuese. Ekziston vetėm njė ligj pėr tė gjithė shtetasit e mi. Kush punon mirė do tė shpėrblehet, e kush punon keq do tė ndėshkohet.26) Tridhjetė vjet mė vonė trashėgimtari i tij, imperatori Kimbung, ka treguar prova tė qarta tė simpetisė sė vet ndaj muslimanėve kur ua ka dhėnė bujarinė dy bejėve turqė, tė cilėt vėrtet e kanė ndihmuar nė zbrapsjen e kryengritjes nė pjesėn veriperėndimore tė Imperisė dhe Kashgarit. Iu ka ndėrtuar pallate nė Peking. E ka ndėrtuar edhe xhaminė, tė cilėn do ta pėrdorojnė bejėt turqė kur tė vijnė nė vizitė nė pallatin mbretėror dhe pėr robėrit e luftės, tė cilėt nga Kashgari janė sjellė nė kryeqendėr. Nė mesin e kėtyre robėrve ka qenė edhe vasha e bukur, e cila ka qenė konkubinate e favorizuar e mbretit. Flitet se mbreti nga dashuria ndaj saj e ka ndėrtuar kėtė xhami kundruall pallatit tė tij, sikur edhe pavijonin nė rreth tė pallatit, nė mėnyrė qė kjo vashė tė mund ti shikojė vendasit e vet deri sa e kryejnė namazin dhe tė marrin pjesė nė devotshmėrisė e tyre. Kjo xhami ėshtė ndėrtuar ndėrmjet vitit 1763 dhe 1764 dhe ka mbishkrimet nė katėr gjuhė, Tekstin nė gjuhėn kinezishte e ka shkruar personalisht mbreti.27) Pas thyerjes sė kryengritjes nė Zungari, imperatori Kien Lung, nė vitin 1770 i ka translokuar kėtu, nga pjesėt tjera tė Kinės, dhjetė mijė kolonė ushtarake (tė shpėrngulur), qė i kanė pėrcjellur familjet e tyre dhe njerėzit tjerė, qė ta popullėzojė vendin. Transmetohet se tė gjithė kėto kanė kaluar nė fenė e popullatės uslimane nė periferi.28)
Nuk kemi tė dhėna pėr atė se kalimi i kėtillė masiv a ka ndodhur edhe nė vendet tjera tė Imperisė. Ekzistimi i numrit tė madh tė muslimanėve nė ēdo krahinė kineze29) vėshtirė qė mund tė komentohet vetė mme popullėzi nga jashtė dhe me rritjen natyrale tė popullėsisė me atė qė numri i tyre ėshtė mė i madh nė ato provinca qė i banojnė muslimanėt tė huaj.30) Ėshtė e pamundur qė muslimanėt e Kinės gjatė kohės sė ekzistiit tė tyre shumėshekullor nė kėtė vend dhe lirive fetare qė i kanė pasur dhe mbrojtjes qė e kanė gėzuar nga disa mbretėr, kanė qenė pa zjarr fetar pėr pėrhapjen e islamit, qė hulumtuesit bashkėkohorė i vėrejnė sot te pasardhėsit e tyre.31) Pėr kėtė aktivitet direkt misionarist lidhet edhe kalimi nė islam tė Hebraikėve kinezė. Vendosja e tyre nė kėtė vend daton nga perioda e hershme. Kanė qenė nė shėrbiemt shtetėrore dhe kanė pasur prova tė gjėra, por nė fund tė shekullit XVII shumica e tyre kanė konvertuar nė islam.32) Duhet tė jetė qė kjo propagandė tė jetė fare epaimponuar. Nė realitet, ka pasur mjaft metoda tjera publike nė thirrje, qė kanė nxitur dyshimin dhe mosbesimin e qeverisė, siē e dėfton kėtė raporti interesant qė e ka dėrguar guvernatori i krahinės Kwang-se mbretit Kien Lungut nė vitin 1783. pėrmbajtja e tij ėshtė si vijon: Kam nderin ta njoftoj mėdhėrinė Tuaj se njė aventurier, me emrin Han-Fo-Yun nga provinca Kwang-Se ėshtė arrestuar me akuzė tė endacakut. Nė hetime ka pranuar se ka kaluar dhjetė vjet duke i vizituar shumė krahina tė mbretėrisė me qėllim qė tė njoftohet me gjendjen e fesė. Nė njė ēantė tė tij kemi gjetur tridhjetė libra. Disa prej tyre ai vetė i ka shkruar, kurse tė tjerat janė tė shkruara me gjuhėn qė askush prej nesh nuk e kupton. Kėto libra e lavdojnė mbretin perėndimor qė e quajnė Muhammed, nė mėnyrė qesharake dhe fantastike. Kur endacakun e pėrmendur e munduam, nė fund pranoi se qėllimi real i udhėtimit tė tij ke qenė qė tė thėrret nė kėtė fe tė shtrembėr nga kėto libra. Ka pranuar se nė krahinėn Sheu-sin ka kaluar shumė kohė se nė ēdo krahinė tjetėr. Personalisht i kam hulumtuar kėto libra. Disa prej tyre vėrtet janė shkruar me gjuhė tė huaj, pėr ēarsye si kam kuptuar. Tė tjerat, qė janė shkruar kinezisht, janė mjaft tė kėqia.
Kėsaj mund ti shtojė edhe kėtė se nxisin nėnēmim pėr shkak tė tepriit nė lavdim njerėzve, qė kėtė / lavdi nuk e meritojnė, sepse unė asnjėherė as nuk kam dėgjuar pėr ta. Ndoshta Han-Fo - Yun-i i pėrmendur ėshtė njė nga kryengritėsit nga Kan-Su-i. Pa dyshim, sjellja e tij ėshtė e dyshimtė, sepse ēka punuar ai nė provincat nėpėr tė cilat ka kaluar gjatė dhjetė viteve tė kaluara? Kam vendosur qė me kėtė pyetje seriozisht tė preokupohem. Nė ndėrkohė, e lusė madhėrinė tuaj qė tė urdhėrojė ndezjen e pllakave tė rradhitjes sė shkronajve tė cilat janė nė pronėsi tė familjes sė tij, kurse radhitėsit e shkronjave qė tė mbyllen, njėjtė sikur edhe autorėt e librave, qė po ia dėrgoi madhėrisė suaj, e dėshirė tė dijė ēfarė ėshtė botėkuptimi i Juaj i gjėrave.33)
Krijoni Kontakt