Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Vetėflijimi i disa tė krishterėve

    Ky sprovim i ēuditshėm i flijimit ime vetėdashje ėshtė vėrejtur sidomos prej vitit 850 deri 860/236-246 H. nė mesin e popave, monakėve dhe eremitėve. Atyre qė u ka shmangur kurora e cfivitjes - pėr shkak tė tolerancės sė pushtetit nė aspekt tė lirisė sė besimit - duke pėrsiatur nė qetėsi nėn kupolat e manastirit galas se si po zhduket influenca e krishterizmit dhe si po dobėsohet zelli i tyre fetar, janė orvatur qė sėrish tė arrihen me sulme tė rrepta nė islamin dhe Pejgamberin. Njė nga tė ngjashmit, njėfarė monaku Isak, erdhi para kadiut, dhe u shtirė sikur dėshiron t’i fitojė disa tė dhėna pėr islamin. Pasi kadiu i ka dhėnė njoftim pėr dispozitat e islamit, ky menjėherė ka atakuar me kėto fjalė: “Muhammedi juve u ka sugjeruar rrena! Qoftė mallkimi i Zotit mbi tė! Pasi ka qenė pėrplotė me tė liga, e ka mashtruar njerėzinė nė humbje dhe e ka tėrhequr nė greminė tė skėterrės. Satana ka hyrė nė tė dhe satanisht duke iu magjepsur qė t’u krijojė sėmundje te ju, ju ka dhėnė gotėn e pijes vdekėse. Pėr krimin e vet do ta bartė mallkimin amshues. Pasi jeni i arsyeshėm, pėrse nuk orvateni tė shpėtoni nga kėto rreziqe? Pėrse nuk do ta shkėputnit kėtė besim tė sėmurė dhe tė kėrkoni shpėtim nė Evangjelien e fesė sė Jezusit?”44) Me njė rast tjetėr dy fanatikė tė kėtillė tė krishterė hynė nė xhami dhe krahas sharjeve nisėn tė thėrrasin mallkim mbi islamin, duke pohuar se ai do
    115
    tė tėrheq mbi ithtarėt e vet shkretinė e zjarrit tė madh.45) Njėmend, fanatikė tė ngjashėm nuk ka pasur shumė.46) Mirėpo, shteti islam u frikėzua nga kjo, sepse nėnēmimi i udhėheqjes sė saj ka tėrhequr vėrejtjen me mundėsinė e pakėnaqėsisė ndėr muslimanėt, e edhe nga kryengritja e pėrgjithshme. Prandaj, Muhammedi I*) e dėrgoi nė vitin 853/239 H. ushtrinė qė t’i fusė nė mend tė krishterėt e Toledos.47) Ndonėse, sipas njė versioni, ky sundues patė urdhėruar qė tė kryhet masakėr i pėrgjithshėm ndaj tė krishterėve, megjithatė, kur iu shpjegua se nė mesin e tė krishterėve ka njerėz tė kuptueshėm, qė me kėtė s’kanė asgjė tė pėrbashkėt,48) ka urdhėruar qė strikt tė aplikohet ligji mbi sharjen (blasfeminė). Rryma e matur ndėr ithtarėt e kishės ka miratuar vendimin e shtetit, kurse edhe peshkopėt i kanė pėrjashtuar nga kisha fanatikėt,49) tė cilėt ishin shkas pėr keqėsimin e gjendjes sė tyre. Qė tė pėrkujtojė nė kėto masa tė marra, sidomos ėshtė thirrur Koncili nė vitin 983/371 H. Pas kėtij, ndonėse edhe aty-kėtu janė vėrejtur rastet e “cfilitjes me vetėdashje”, megjithatė kėto ngjarje nuk janė pėrsėritur gjatė kohės sė sundimit tė mėvonshėm arab.50)

  2. #42
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Devijimi i disa muslimanėve nuk e mohon idenė e tolerancės islame


    E vėrteta, gjatė kohės sė dinastisė sė Almoravidėve (murabitun) dhe nė filllim tė shekullit XII u paraqit nė mesin e teologėve tė entuziazmuar muslimanė rruyma e fanatizmit. Nga kjo lėvizje e ndezur kanė pėsuar tė krishterėt sė bashku me Hebraikėt, e madje edhe liberalėt muslimanė sikur poetėt dhe filozofėt. Mirėpo, ndodhitė e kėtilla paraqesin pėrjashtime tė rralla nga parimi tolerant, qė e kanė pėrvetėsuar sunduesit islamė tė Spanjes ndaj popullatės sė krishterė. Njė nga muslimanėt andaluzias tė quajtur “Moriskos” (Mariscos), duke protestuar nė vitin 1610/1019 H. kundėr vrazhdėsisė sė inkuizicionit, i cili atėherė tashmė i kishte persekutuar muslimanėt e pėrmendur, iu pėrkujton tė krishterėve tolerancėn liridashėse tė cilėn dikur ua kanė treguar bashkėbesimtarėt me kėto fjalė: “Deri sa fuqia ka qenė nė duart e gjyshėrve tonė ngadhnjimtarė, a kanė dėshiruar kurdoherė ta ērrėnjosin krishterizmin nga Andaluzia? Derisa sa tė parėt tuaj kanė qenė nėn sundimin e tyre, a nuk ua kanė dhėnė ata lirinė e plotė tė besimit dhe lirinė e kryerjes sė liturgjive tė krishtera? A nuk ka urdhėruar Pejgamberi jonė qė tė ruhen besimet e vejtra, qofshin ato edhe tė shtrembėra, me ēmimin e dhėnies sė tatimit (haraēit) tė matur vjetor pėr ēdo pjesėtarė tė popullit, cili do qoftė e edhe me anė tė shpatės islame, ėshtė futur nė rrethin e tė pushtuarve? Nėse atėherė ka pasur raste tė konvertimit me dhunė, ata janė aq tė rrallė sa qė nuk mbahen mend, e madje edhe ato janė bėrė nga ata nė zemrat e tė cilėve nuk ka pasur frikė as nga Zoti as nga
    116
    Pejgamberi i Tij. Ata i kanė tiranitė duke e ditur se kjo ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me parimet dhe rregullat islame. Nuk mund tė pohoni se te ne ka, pėr shkak tė tjetėrllojėsisė nė besim, ndonjė gjyq zyrtar sikur inkuizicioni juaj i pėrgjakshėm. Pa dyshim, atoqė dėshirojnė ta pėrqafojnė fenė tonė, gjithnjė e gjejnė tė hupur pėrqafimin tonė vėllezėror, por Kur’ani kerimi nuk na lejon tė bėjmė presion nė ndėrgjegjje. Njerėzit qė fusim nė fenė tonė do t’i arrijnė tė gjitha pėrkrahjet e mundshme. Posa e deklaron besimin nė njėsinė e Zotit dhe nė pejgamberinė e Pejgamberit tonė, ne pa kurrfarė kushtesh e konsiderojmė tonin; ne pa kurrfarė kushtesh e konsiderojmė tonin; kurorėzohet me vajzat tona dhe gjenė punė nė profesionet e larta tė dobishme, ku kėrkohet besnikėria. Ne kėnaqemi me atė qė do tė trajtohet sikur edhe ne dhe qė nga jashtėsia, e duke mos e verifikuar ndėrgjegjen e tij - do tė duhet musliman, vetėm me atė kusht nėse haptas nuk e qorton fenė dhe nuk e vė nė tallje. Nė rast se dikush bėnė kėshtu, ne tė tillėt njėmend do t’i denojmė, sepse vullnetarisht e kanė pėrqafuar fenė, e jo me dhunė.51) Nė njė memorandum qė ia shtroi mbretit Filipit III kryepeshkopi i Valencisė, e tė cilėn e ka hartuar nė vitin 1602/1011 H., me qėllim qė ta rekomandojė internimin, nėnēmimin dhe konvertimin e muslimanėve spanjollė, theksohet nė njė pikė nė fillim nė kėtė frymėn tolerantė tė islamit. Me kėtė rast nė memorandumin e njėjtė pranohet se Turqit dhe muslimanėt tjerė i kanė dhėnė nėnshtetasve jomuslimanė lirinė e ndėrgjegjes.52) Pasi islami ka lėshuar thellė rrėnjėt nė zemrat e popullit spanjoll, mund tė gjykojmė sipas kėsaj gjendjeje kur ėshtė larguar grupacioni i fundit i muslimanėve vendas, i quajtur “Moriskos”, nė vitin 1610/1019 H., kėta tė mjerė, ndonėse janė detyruar qė pas 100 vjet formalisht tė tregohen tė krishterė, kanė dėftuar se kanė mbetur besnikėfesė sė tė parėve. Pėrkundėr emigrimeve, qė kanė ndodhur pas rėnies sė Granadės, numri i grupacionit tė fundit tė internuar ka qenė pesė qindė mijė.53) Qytetet dhe fshatrat janė shkretuar, kurse shtėpitė janė shndėrruar nė gėrmadha, dhe nuk kanė gjetur banorė tė ri tė cilėt do t’i riparonin.4) Nė damarėt e kėtyre Moriskosėve ka pasur shumė pak gjakė arabi. Tė ceken provat pėr kėto shpjegime do tė ishte edhe sė tepėrmi gjatė. Vetėm qė nė kėtė aspekt ta pėrmendim njė pikė, e ajo ėshtė nxjerrė nga njė letėr qė ėshtė shkruar nė vitin 1311/711 H. Sipas saj prej 250.000 muslimanėve, tė banuar nė Granadė, kanė qenė vetėm 500 tė gjakut arab. Tė tjerėt tė gjithė kanė qenė pasardhės tė konvertitėve spanjollė.55) Nė pėrfundim ta shėnojmė edhe kėtė se islami deri nė ditėt e fundit tė ekzistencės sė vet nė Spanjė ka fituar konvertitė tė ri. Pėr kėtė arsye njė historian, duke shkruar pėr ndodhitė qė kanė ndodhur nė vitin 1499/905 H. d.m.th. shtatė vjet pas rėnies sė Granadės, tėrheq vėmendjen nė kėtė fakt, d.m.th. se madje edhe nė kohėn e tillė disa tė krishterė qė jetojnė nė mesin e Marokienėve kanė hyrė nė shtegun fetar tė tė ndershmit Muhammed.56)

  3. #43
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Referencat

    —————
    1) Baudissin, fq. 22. 2) Helfferich, 68. 3) Makarri, vol. I, fq. 280-292. 4) Baudissin, fq. 7. 5) Dozy (2) bl. II, fq. 45-46. 6) A. Müller, vol. II, fq. 463. 7) Dozy (2), bl. II, fq. 44-46. 8) So St. Boniface (A. D. 745, Epist. LXII). “Siē u ka ndodhur edhe fiseve tjera nė krahinat e Spanjės dhe popullatės sė Burgundiso, e cila ka bėrė mėkat tė madh duke u larguar nga Zoti, kėshtu GJyqtarė Suprem ka vendosur t’i denojė dhe t’iu hakmerret nėpėrmjet Arabėve, pėr shkak tė mėkateve tė bėra dhe mosnjohjes sė ligjit tė Zotit”. (Migne, Patr: Lat. bl. LXXXIX, fq. 761). 9) Dozy (3), bl. I, fq. 15-20; Whishaw, fq. 38, 44. 10) Samson, fq. 377-378, 381. 11) Dozy (2), bl. II, fq. 210. 12) Alwari Corduben-sis. Epist. XIX “Unė pa dyshim i dorėzohem Ligjit tė Zotit, me shumė mallėngjim sepse meritoj denimin e amshueshėm.” (Migne, Patr. Lat. bl. CXXI, fq. 512). 13) Helfferich, fq. 83. 14) Helfferich, fq. 79-80. 15) “Nėse njeriu do tė mendonte se deri nė ēfarė mase ėshtė dėgjuar ehoja e idesė sė profecisė tė marrė nga Besėlidhja e vjetėr nė krishterizmin e fiseve gjermane ariane, madje nsėe do tė mendonte pėr mbajtjen e kėsaj ideje te Gotėt perėndimor pas pranimit tė drejtimit katolik - nėse pėr tė gjitha njeriu mendon mirė, do ta kam tė qartė se si, pas ardhjes sė Arabėve, te popujt e nėnshtruar tė krishterė janė shfaqur pikėpamjet e ngjashme me islamin.” (Helffenich, fq. 82). 16) Lucae Diacani Tudensis Chronicon Mundi, (Andrease Schottus: Hisponiae Illustratae, bl. IV, fq. 53) (Francefurti, 1603-1608). 17) Dozy (2), bl. II, fq. 41; Whishaw, fq. 17. 18) Dozy (2), bl. II, fq. 39. 19) Baudissin, fq. 11-13, 196. 20) Eulogius: Mem. Sanet. lib. I, 30. “Jetojmė nė mesin e tyre pa urrejtje fetare” (fq. 761). “Nuk i ka detyruar kurrfarė fuqie e sunduesit ta mohojnė fenė e vet, as i ka larguar nga adhurimi i fesė sė shenjtė” (fq. 751). Johni nga Gorzi (qė e vizitoi Spanjėn kah gjysma e shekullit tė dhjetė, fq. 124 thotė: “Tė krishterėt gjatė kohės sė sundimit tė tyre lirisht disponojnė me pasuritė e veta dhe i vizitojnė vendet e shenjta.” Pėrshkrimin e tillė tė gjendjes tė tė krishterėve e ka dėrguar edhe peshkopi spanjoll Johni nga Gorzi dhe nė tė thotė:
    118
    “Nė kėtė gjendje kemi ardhur pėr shkak tė mėkateve tona. I jemi nėnshtruar fuqisė sė jobesimtarit dhe jemi tė paaftė t’i kundervihemi sundimit tė tyre. Nė kėtė situatė nuk mund tė ankohemi pėrveē nė atė qė tė krishterėt qė janė nė shėrbim i pėrshėndesin (muslimanėt) qė i takojnė, kurse ata nė kėtė i pėrmbajnė. Nuk na pengojnė nė pėrdorimin e ligjeve tona. Janė tė kėnaqur, njėkohėsisht, me jetėn e tyre shoqėrore. Deri sa nuk largohemi prej fesė sonė, duhet pėr kohėsisht tė tregojmė pranimin e politikės ndaj nesh. I nėnshtrohemi dhe u bindemi urdhėrave tė tyre, deri sa politika e tyre nuk bėhet pengesė e besimit tonė.” (fq. 302). 21) Baudissin, fq. 16-17. 22) Eulogius, vdiq nė vitin 859 (Mem. Sanet. lib. III, C. 3) flet pėr kishat e posandėrtuara. Kjo ndodhi historike gabimisht i ėshtė pėrshkruar Luitbraudit nė lidhje me ndėrtimin e kishės nė Kordobė nė vitin 895 (fq. 1113). 23) Eulogius, Mem. Sanet. lib. III, c. II. (fq. 812). 24) Baudissin, fq. 16). 25) Baudissin, fq. 21 dhe John of Garz, 128 (fq. 306). 26) Dozy (2), bl. II, fq. 42. 27) Baudissin, fq. 96-97. 28) Isidori Pacensis Chronicon, 42 (fq. 1266). 29) Alvar: Indic. Lum. 35 (fq. 53); John of Garz, 123, (fq. 303). 30) Letter of Hadrian I, fq. 385; John of Garz, 123. (fq. 303). 30) Letter of Hadrian I, fq. 385; John of Garz, 123, (fq. 303). 31) Ekzistojnė ende vargjet arabe tė njė poeti tė krishterė qė dėftojnė nė shkathtėsinė e shkėlqyeshme nė zotėrimin me gjuhėn e metrin (Von Schack, II, 95). 32) A. Samson na jep shembuj tė stilit tė dobėt latin, me tė cilin shkruajnė disa teologė nė kohėn e tij, dhe thotė: “Sepse jemi kėnaqur me krishterizmin e thjeshtė, pas pėrmirėsimi i tij u bė mė i keq se ai mė parė. Qemė kėnaqur pėr shkak tė thjeshtėsisė sė krishterė.” (fq. 404, 406). 37) Alvar: Indc. Lum. 35 (fq. 554-556). 34) Orderic Vitalis, fq. 928. 35) Alvar, Ind. Lum. 29: “Me sytė tonė lexojmė nė librat e tyre. I miratojmė tė gjitha tekstet e frazave dhe lutjeve me tė cilat luten ndihmuesit e kėsaj feje - dhe tė cilat pėr ēdo ditė formohen me shkathtėsi tė shkėlqyeshme dhe elokuencė tėrheqėse.” (Migne. Patr. Lat. bl. CXXI, fq. 546). 36) Enhueber, 26, fq. 353. 37) Helfferich, fq. 88. 38) “Pak mė vonė ka thyes ligjin e Zotit, iku te jobesimtarėt me tė cilin ėshtė pajtuar posa ka thyer zotimin e vet”.
    119
    Frobenii dissertatio de hacresi Elipandi et Felicis, XXIV. (Migne. Patr. Lat. bl. CI, fq. 313). 39) Pseudo-Luitpraudi Chronicon, 341 (fq. 1115) “Basiliusi ka thirrur koncilin e Toledos dhe me tė ka kushtėzuar qė mos tė denohen tė krishterėt pėr shkak tė pėrzierjes me muslimanėt”. 40) Ekzistojnė pak tekste qė shpjegojnė kėta faktorė dhe orvatje. Mirėpo, ato vėrehen nga fjalėt Eulogiusit (Liber Apologeticus Martyrums, 20) pėr Muhammedin: “Pa dyshim do tė kenė sukses ata katolikė qė dėshirojnė ta njoftojnė marrėzinė e kėtij mėkati, ēmendurinė e kėtij misioni dhe mashtrimin e novatarisė pa shenjtėri, shumė mė qartė se vetė anėtarėt e kėtij sekti, nėse i mėsojnė. Janė me bindje se janė nė diē tė shenjtė, besojnė nė tė dhe thėrrasin nė fenė e Pejgamberit tė vet jo vetėm nė fshehtėsi, por madje edhe nė folurit publik.” (Magne: Potr. lat, bl. CXV, fq. 862). 41) Dozy (2), bl. II, fq. 53. 42) Lea, The Moriseos, fq. 17, 18. 43) Samson, fq. 379. 44) Eulogius, Mem. Sanet. prof. 2 (Migue. bl. CXYV, fq. 737). 35) Eulogius, e XIII, (fq. 794). 46) Thuhet se numri i martirėve nuk ka qenė mė i madh se katėrdhjetė (W. H. Prescolt, History of the Reign of Ferdinand and Isabella, vol. I, fq. 342, n.) (London, 1846) *) Muhammedi I i biri i Abdurrahmanit II, ėshtė sunduesi i pestė i halifėve umevit nė Spanjėn muslimane. Ka sunduar nė vitin 852-886. Ėshtė orvatur ta ndjek rrugėn e babait tė vet nė punėn pėr mirėqenien dhe jetesėn tolerante tė shtetit multikonfesional dhe shumėnacional. Trazirat, kryengritjet e brendshme, pėrzierja e sunduesve pėrreth tė krishterėve dhe ndėrsimi i popullatės sė krishterė nė pushtetin muslimanė, pastaj sulmet e Normanėve nga jashtė, i kanė shkaktuar kėtij emiri vėshtirėsi tė shpeshta. Nė krye tė kėtyre trazirave mė sė shpehti ka qėndruar kryeqendra e dikurshme mbretėrore dhe qendra e pushtetit kishtar qyteti Toledo. Inan, M. A., Devletu l-islam fi l-Andalus (Shteti islam nė Andaluzi/Spanjė), Kairo, 1960, (bot. III), voll. II, fq. 284-312. Hiti, vepra e cituar, fq. 466-467,; Gomez, E. G., Mavarsha Shpanija, Svijet islam, fq. 229-232 (SH. N.) 47) Dozy (2), bl. II, fq. 161-162. 48) Eulogius: Mem. Sanet, J. III> C. VII (fq. 805) “Fakti i qartė flet se ndėr tė krishterėt nuk ka njeri tė menēur e tė edukuar, as liderė qė do tė bėnte diē tė tilė.” 49) Alvar, Ind. Lum, 14 (Migue, bl. CXXI, fq. 529). 50) Baudiosin, fq. 199. 51) Morgan, vol. II, fq. 297-298, 345. 52) Morgan, voll. II, fq. 310.
    120
    53) Lea, The Morisscos, fq. 259. 54) Morgan, vol. II, fq. 337. 55) Morgan, vol. III, fq. 289. 56) Stirling - Maxwell, vol. I, fq. 115.

  4. #44
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    PĖRHAPJA E ISLAMIT NĖ MASIN E TĖ KRISHTERĖVE TĖ TURQISĖ EVROPIANE

    Raporti i Turqėve ndaj shtetasve tė krishterė ka qenė nė shenjė tė tolerancės fetare

    Per herė tė parė emri i Turqėve osanlinj ėshtė dėgjuar nė Evropėn perėndimore kah fillimi i shekullit XIII. Ata - atėherė kanė qenė pesėdhjetė mijė - kanė ikur para Mongolėve. Mė nė fund i erdhėn nė ndihmė sulltanit tė Konjės, dhe i kanė kryer shėrbime nė luftė kundėr Mongolėve Bizantinas. Pėr kėtė arsye iu janė dhėnė disa vise nė anėn veriperėndimore tė Azisė sė Vogėl. Ja kėtu ka qenė boshti i shtetit i cili nė ardhmėri ka marrė formėn e Mbretėrisė Osmane, e cila, duke i gėlltitur njė nga njė shtetet e vogla tė Turqėve Selxhukė, ėshtė hedhur nė anėn evropiane dhe deri sa nė vitin 1683/1090 H. para Vienės nuk i ėshtė vėnė pengesa shtrirjes sė saj tė mėtejme, ia ka bashkangjitur shtetit tė vet mbretėri pas mbretėrise.1) Qysh nga koha e shtrirjes sė osmanlinjve nė Azinė e Vogėl ata i kanė arritur shtetasit e krishterė dhe kanė sunduar me ta, por deri nė vitin 1453, kur kryeqendra e lashtė e Imperatorisė Lindore ra nė duart e tyre, nuk ka pasur ndėrmjet shtetit tė tyre dhe kishės sė atjeshme marrėdhėnie tė qėndrueshme tė zėna fill nė marrėveshjet e caktuara. Japat e parė tė sulltanit Mehmetit II pas pushtimit tė Stambollit dhe pas vėnies sė rendit kanė qenė se ėshtė shpallur mbrojtės i kishės lindore dhe e pėrmbushi fjalėn e dhėnė tė krishterėve. Shpesh ėshtė ndaluar prekja nė tė drejtat e tė krishterėve. Fermani qė ėshtė shpallur pėr patrikun e posazgjedhur, ka garantuar - si atij ashtu edhe trashėgimtarėve tė tij me kierarkitė e tyre shpirtėrore-privilegjet dhe tė ardhurat e vjetra, madje edhe tė gjitha ato privilegje tė jashtėzakonshme qė i kanė gėzuar gjatė kohės sė shtetit tė rėnė. Pas pushtimit turk sulltan Mehmeti personalisht ia dorėzoi Genadiosit spektrin ( i cili ėshtė simbol i nderit patricit, si dhuratė qesėn plotė dukatė, atin me pėrgatitjen e dekoruar, me tė cilin patriku, kur mbreti shkonte me suitėn e vet, ka pasur privilegj tė kalėrojė krahas tij.2) Ky kryepar kishtar, tė cilit nderimi i rėndomtė i ėshtė bėrė nga ana e imperatorėve tė krishterė, kėtė e ka pasur edhe mė vonė. Pėrveē kėsaj, atij i ėshtė dhėnė njėfarė sundimi drejtues. Gjykata patrikane tubohej qė t’i zgjedh tė gjitha pyetjet kontestuese tė cilat
    121
    kanė qenė ēėshtje e pastėr e brendshme e tė krishterėve. Kjo gjykatė, pėrveē asaj qė ka mundur ta caktojė gjobėn, fajtorėt ka mundur t’i mbyll nė burg, tė cilin e ka pasur nė disponim; madje kur dikend e gjykonte me vdekje, nėpunėsit kompetent shtetėror kėtė e zbatonin. Mbikqyrjen mbi sundimin shpirtėror e kishtar - nė tė cilėn turqit, pėrkundėr metodės sė shtetit bizantinas, nuk janė pėrzier - ėshtė lėnė nė duar tė sinodit, i cili takohej me ftesė tė patrikut. Kėshtu ėshtė konkluduar qė shteti mos tė pėrzihet nė lėndėt qė kanė tė bėjnė me fenė dhe besimin. Ka pasur dobi kur tė shkelurit pėr t’i zbutur vuajtjet intervenonin te sulltani. Kėshtu e tėrhiqnin vėmendjen nė dhunėn qė do t’i bėnin disa nėpunės shtetėror. Peshkopėt grekė edhe nė provincė kanė gėzuar autoritet tė madh, dhe shumė pasuri tė mėdha u janė lėnė atyre. Kėta deri nė kohėt mė tė reja mbi popullatėn ortodokse, e cila ka qenė nė viset e tyre shpirtėrore, kanė kryer njė lloj administrimi sikur mėkėmbėsi, dhe kėshtu zunė vendin e aristokracisė, tė cilėn pushtuesi e shkatėrroi. Priftėrit nė pozitat e larta tė kierarkisė kishtare pėrgjithėsisht kanė qenė nė aktivitetin e vet mė shumė agjentė turqė se sa priftėr grekė, dhe shihet se popullatės ortodokse i kanė sugjeruar se sulltani ka pranuar lejen e shenjtė tė jetė mbrojtės i kishės. Mė nė fund, fermani qė ėshtė shpallur qė sėrish t’u kthehen n ėdisponim tė lirė ortodoksėve ato kisha qė kanė qenė tė konfiskuara, qė tė kthehen n ėxhamia, i ka shkuar pėr shtati zbatimit tė lirė tė ritualeve sipas traditave nacionale.3) Pasi Grekėt nė pjesėn evropiane tė Mbretėrisė kanė qenė mė tė shumtė se Turqit, privilegjet e tyre fetare, dhe mbrojtja personale dhe pasurore kanė treguar (kurse shpesh iu ndėrroheshin komandantit) se qeverisja e sulltanit ka qenė mė e mirė nga qeverisja e shteteve tė krishtere. Duke njėmend, pasi Grekėt i mundonin me veprime tiranike Frankėt, tė cilėt, duke dėshiruar tė sundojnė me viset qė kanė qenė me Greqinė, u nisėn kundėr bizantit, kurse nga ana tjetėr Mletasit, pėr kėtė ato nė shumė vende u kanė dalur nė ndihmė pushtuesėve osmanlinj si mbrojtėsve dhe shpėtuesėve tė vet. Kėto shtete tė krishtero, pasi e pėrvetėsuan sistemin e vjetėr feudal tė Evropės nė Greqi, e shtynė popullatėn nė gjendje robėrie, dhe pasi ata ishin tė huaj duke e marrė parasysh edhe gjuhėn, edhe gjakun, edhe fenė, fituan urrejtjen e tyre.4) Pėr ta fitimi i zotėrinjve tė ri ėshtė konsideruar jo vetėm mundėsi qė tė bijnė nė gjendje mė tė keqe por, natyrisht, rast qė t’u pėrmirėsohet gjendja. Shpėtuesit njėmend tė pritur pėr ta ende kanė qenė tė huaj, vetėm qė ata Turqit, tė cilėt i pėrkitnin fesė krejtėsisht tjetėr, ua parashtronin katolikėve, tė cilėt ata i konsideronin pėr heretikė.5) Pikėrisht pėr grekėt, qė kanė jetuar nė drejtimin e pallatit bizantinas, nuk ka qenė e padėshirueshme ndėrrimi i zotėrinjve tė vet. Tirania dhe mjerimi qė e ka shkaktuar Paleologu, ka qenė aq tmerruese sa nuk mundemi as ta pėrfytyrojmė. “Aristokracia e shkatėrruar moralisht, priftėria e shumėnumėrt dhe despotike, ligjet dhe dekretet, tė cilėt i qenė tė ekspozuar interpretimit tė tensionuar, shteti qė vazhdimisht e rjepte
    122
    popullin dhe, qė ėshtė mė keq, ata grumbullues tė tė ardhurave shtetėrore qė ishin tė shumtė si ushtri, te populli i mjerė nuk kanė lėnė asnjė shenjė shprese nė pėrmirėsimin e gjendjes, nė shpėtim.”6) Pasi ka mundėsi qė kjo mėnyrė e gjykimit tė konsiderohet subjektiv, ta shikojmė edhe burimin tejtėr tė tė dhėnave qė ka lindur nė kohėn e ndodhive tė pėrmendura. Njė kronist i vjetėr rus, duke shkruar pėr rėnien e Stambollit, nė mėnyrėn e njėjtė e gjykon pushtetin e rėnė dhe thotė: “Mbretėria nė tė cilėn nuk ka frikė nga ligji ėshtė e ngjashme me vagabondin e shfrenuar. Konstantini dhe pararendėsit e tij tė ndershėm mua kanė lėnė sunduesėve krahinor duart e lira qė ta shkelin popullin. Qysh nė gjykata ka munguar drejtėsia, kurse nė zemra guximi. Gjyqtarėt i kanė mbushur arkat nė llogari tė lotėve dhe gjakut tė tė pafajshmėve. Ushtarėt bizantinas kanė mundur tė krenohen vetėm me shkėlqimin e uniformave ė veta. Tashmė qytetarėt nuk turpėroheshin tė jenė tradhtarė tė atdheut, kurse ushtarėt tė ikin nga beteja. Mė nė fund jehoi bumbullima e mllefit tė Gjithėlartėsuarit bi kėtė shtet jo tė denjė. Krijuesi i vasionės e qiti nė fushėbetejė sulltan Mehmedin II, ushtria e tė cilit ėshtė entuziazmuar me luftėn gjyqtarėt e tė cilės nuk kanė qenė tė pabesueshėm ndaj drejtėsisė sė besuar.”7) Pa dyshim ēuditshėm jehon mirėnjohja8) nė kėtė pasusin e fundit nė veshėt e pjesėtarėve tė njė gjenerate politike e cila ia ka pėrvetėsuar vetes tė drejtėn e protestimit tė amshueshėm kundėr tiranive tė turqėve, por megjithatė ėshtė dėshmuar me argumenttėt e shumėnumėrta e shprehimor tė historianėve tė asaj kohe. Sipas asaj ēka kemi mėsuar prej hsitorianvėe qė na flasin pėr rėnien e Stambollit, madje edhe sulltan Bajazidi, i cili ėshtė i njohur me rigorozitetin e vet, ėshtė dėftuar zemėrgjėrė dhe tolerant ndaj shtetasve tė krishterė, dhe, duke i pranuar nė audiencė, i ka fituar simpatitė e tyre.9) Murati II shquhej me pėrpjekjet nė aspekt tė drejtėsisė dhe ērrėnjosjes sė keqpėrdorimeve qė ishin rrėnjosur nėn sundimin bizantinas dhe nė zbatimin e reformės, dhe se pamėshirshėm i ka ndėshkuar nėpunėsit e vet tė cilėt do tė bėnin padrejtėsi ndaj shtetasve.10) Pasi ėshtė vėnė administrata e sigurt dhe e rregullt, e cila pas pushtimit tė Stambollit ka zgjatur sė paku 100 vjet, dhe janė vėnė njė varg nėpunėsish tė aftė, nė shtet ka mbretėruar nė tė gjitha anėt rendi e paqa dhe ėshtė konstituar administrata shtetėrore dhe juridike e denjė pėr lavdatė. Ndonėse kėta nuk kanė siguruar edhe pėr muslimanėt edhe pėr tė krishterėt sistem juridik krejtėsisht jjoanues, megjithatė kanė vėnė rregullim i cili as pėr sė afėrmi nuk mund tė krahasohet me ish-rregullimin e Bizandinasėve. Nė aspekt tė kryerjes sė punėve tė rėnda, Bizantinasit kaherė pakė e kanė ndier presionin. Tatimet e jashtėzakonshme, nė krahasim me tė parėt shumė rrallė janė tubuar, kurse tatimet e rėndomta nė krahasim me tė dhėnat e pafund tė feudalėve frankovitė dhe nė marrjen e detyrueshme tė tė hollave nė mėnyrė tė pakufizuar nga ana e komanduesėve bizantinas kanė qenė mjaft tė lehta. Atėherė nė turqi ėshtė qeverisur sado kudo mė mirė se nė shumė shtete tė
    123
    krishtera tė Evropės, dhe se ka mbretėruar mirėqenie dhe lumturie e vėrtetė. Sa u pėrket tė tė krishterėve, tė cilėt mė sė shumti janė marrė me bujqėsi, nėn udhėheqjen e padishahut (sulltanit) nė krahasi mme shtetasit e sunduesėve tė atėhershėm tė krishterė, kanė pasur mė shumė liri personale dhe kanė mundur mė shumė tė disponojnė me frytet e angazhimit tė vet.11) Nė shtet ėshtė zhvilluar edhe veprimtaria tregtare. Sulltanėt e vjetėr gjithnjė kanė qenė tė gatshėm t’i marrin nė mbrojtje angazhimet tregtare dhe ndėrmarrjet tjera ekonomike tė shtetasėve tė vet. Shumė vende tė mėdha, tė ēliruara pėr shkak tė pushtimit turk, nga sistemi financiar tiranik i Bizantit, kanė hyrė nė erėn e bollėkut dhe aktivitetit produktiv. Turqit osmanlij sikur Romakėt e vejtėr kanė treguar shkathtėsi tė madhe nė ndėrtimin e rrugėve dhe urave, qė e ka lehtėsuar tregtinė nė Mbretėri. Tregtarėt grekė gjatė kohės sė Imperatorisė Bizantine kanė qenė tė ndjekur nga portet e huaja, e pasi u bėnė shtetas tė Osmanlinjve, ėshtė bėrė presion nė ato shtete tė huaja tė cilave u kanė takuar ato porte qė ata tė munden sėrish nėn flamurin turk nė to tė tregtojnė. Kurse kėta kanė pranuar rrobat dhe traditat e Turqėve, dhe kur dilnin me atė flamur nė udhėtimet detare, nė kėtė mėnyrė katolikėt, tė cilėt dikur ua kanė penguar qėndrimin ithtarėve tė kishės lindore, kanė mund t’i konsiderojnė popull perėndimor.12)

  5. #45
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Haraēi pėr kokė - pėrjashtim i jotolerancės

    Pėrjashtim nga kjo sjellje e mirė me tė krishterėt bėnė marrja e fėmijėve tė krishterė nga familjet e tyre. Kėta fėmijė si mjaft tė vegjėl me forcė janė marrė nga prindėrit dhe janė edukuar tė bėhen tė kategorizuar nė radhėt e famshme tė ushtrisė mbretėrore. Ushtrinė jeniēere mė sė pari e organizoi nė vitin 1330/731 H. sulltan Orhani, dhe mė vonė ka ekzistuar gjatė disa shekujve si mbėshtetje despotizmit tė mbretėrve turqė. Oxhaku jeniēerė ka mundur tė ekzistojė nė bazė tė haraēit pėr kokė (tatimit fėminor) i cili me forcė dhe rregullisht ēdo tė katėrtin vit ėshtė tubuar.13) Nė kohėn e caktuar njė oficer turk delte nė terren, i cili nėnshtrohej kėtij haraēi, dhe i zgjidhte fėmijėt nga shtatė vjet dhe i ndante ata na prindėrit e tyre. Disa juristė islamė kėtė taim johuman e kanė shpjeguar shtrirė se ky ėshtė ajo e pesta tė cilėn Kur’ani a.sh.14) ua caktoi sunduesėve. Edhe pse kėta kanė konstatuar se rregullat e shenjta mbi ndalesėn e konvertimit tė dhunshėm15) kuqin edhe fėmijėt e kėtillė, megjithatė, duke ua lėnė fėmijėt, nė moshėn mė tė ndijshme, edukimit tė mėsuesėve muslimanė, kanė lėnė zbatimin e urdhėrave tė pėrmendur sikur ato edhe nuk ekzistojnė.16) Sėkėndejmi janė shfaqur ndjenjat e neverisė ndaj kėsaj marrjes barbare tė tatimit, dhe se udhėtarėt e krishterė nė mėnyrė sentimentale i kanė treguar prindėrit, si lėshojnė lotėt pėr shkak tė marrjes sė fėmijėve nga ēerdhet e tyre tė rrėnuara. Mirėpo, nė fillim tė themelimit tė oxhakut jeniēer, ai ėshtė rritur nė atė mėnyrė qė prindėrit me vetėdashje i kanė dhėnė fėmijėt e tyre.17) Ky tatim nė fillim tė themelimit tė tij shpjegohet me indeferentitetin qė kanė treguar nė kėtė pikėpamje Grekėt. Njėmend, popullata e kėtyre viseve qė kanė qenė tė shkretuar me ushtarėt paraprakė ka qenė e ekspozuar vdekjes nga uria. Ndėr kėta kandidatė pėr jeniēerė ka pasur shumė bonjakė tė cilėt, mund tė jetė, do tė vdisnin sikur mos tė merreshin pėr jeniēerė. Pasi ka pasur mundėsi qė sikur dikur nė kohėt e vjetra tė kapen tė krishterėt dhe t’i shesin si robėr, kjo metodė e grumbullimit ka qenė nga dy tė kėqia mė pak. Njėherit, nuk duhet harruar se ky sistem i grumbullimit ėshtė vazhdim i tė ngjashmit me kėtė qė ka ekzistuar nė kohėn e sundimit bizantinas.18) Oficerėve qė u ėshtė besuar grumbullimi i fėmijėve rrallė herė ka ndodhur se ėshtė dashur ta pėrdorin forcėn, nė tė shumtėn prindėrit vullnetarisht kanė dhėnė fėmijėt nė kėtė shėrbi mdhe nė shumė raste, duke u mbėshtetur nė karrierat e tyre tė shkėlqyeshme, kanė jetuar nė shpresė. Gjithėsesi ėshtė marrė parasysh se me fėmijėt, qė janė konsideruar si bir adoptiv, thjeshtėrit e sulltanit me kujdes do tė veprojnė dhe se bukur do tė edukohen.19) Nėse ėshtė i vėrtetė versioni se fėmijėt kanė munduar me njė sasi tė hollash tė nxirren nga oxhaku jeniēerė, institucionin e pėrmendur duhet paraqitur mė pak barbar se qė ėshtė supozuar.20) Nė njė vepėr qė e ka shkruar nė vitin 1625 Mitrofnis Kirijakopulos (Metrophanes Kyriakopoulos), i cili qe patrik sė pari nė Stamboll, e pastaj nė Aleksandri, ceken dallavere tė ndryshme qė janė shėrbyer tė krishterėt qė tė shpėtojnė nga ky sistem i grumbullimit. Pėr shembull, e blenin nė skllev musliman dhe si tė vetin ua dorėzonin nėpunėsve qė i grumbullonin fėmijėt. Kėtyre nėpunėsve, tė cilėt ishin tė korruptuar, i jepnin mito, dhe kėshtu i shpėtonin fėmijėt.21) Thomas Smith, njė nga autorėt e vjetėr, nė librin qė e botoi nė vitin 1680, duke shkruar pėr fėmijėt qė janė shpėtuar me mito, thotė: “Disa fetare qė fėmijėt mos t’u merren dhe kėshtu tė privohen nga feja e krishterė, kanė shfrytėzuar pangopėsinė e Turqėve dhe u jepnin prej 50 deri 100 dollarė.”22) Tė krishterėt nga disa vende dhe nga ujdhesa siē ėshtė Stambolli me rastin e dorėzimit tė tyre Turqėve kanė detajizuar qė tė pėrjashtohen nga dhėmia e kėtij, siē konsderohet, tatimi drastik pėr kokė. Ky ka qenė si koncesion i blerė.23)

  6. #46
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tatimi personal / Xhizja


    Shtetasit e krishterė tė Imperatorisė Turke kanė paguar tatimet personale si obligime os esi kompenzim (bedel) pėr obligimin ushtarak ose si shpėrblim pėr mbrojtjen e ofruar. Sasia e kėtyre tatimeve, qė e kanė caktuar ligjet osmane, ka qenė sipas fitimit tė individėve dy e gjysmė, pesė dhe dhjetė groshė, kurse edhe kjo ėshtė marrė vetėm nga madhorėt,24) deri sa gratė dhe klerikėt kanė qenė tė kursyer.25) Kjo nė shekullin e XIX doli nė 15,30 dhe 60 groshė.26) Autorėt e krishterė nga shekulli XVI dhe XVII, siē janė Martin, Crusiusi, Sansovino, Gjorgjeviqi, Schaeferi e tė tjrėt, cekin se ky tatim (haraē) ka qenė nga njė dukat pėr krye27) Qė tė mundet saktė tė vlerėsohet barra e kėtyre tatimeve pėr tė tatimuarit, duhet themelėsisht tė hulumtohet fuqia blrėse parasė sė atėhershme. Por nė asnjė rast vlera e parasė nuk mund tė konsiderohet arsyetim miratues nė aspekt tė konvertimit. Thornforth, duke folur pėr konversionin e Kandianėve (Kandiotėve) nė veprėn qė e ka shkruar nė vitin 1700, thotė: “Duhet pranuar se kėta tė mjerė e kanė shitur ndėrgjegjen e vet pėr pesė, dhjetė para. Kundėrvlerėn pėr ndėrrimin e fesė e kanė marrė nė atė qė janė pėrjashtuar nga dhėnia e tatimit personal, qė pėrpiqej ta dėftonte se mė tė zezė gjendjen e tė krishterėve nėn sundimin turk, megjithatėpranon se njė dukat pėr krye sigurisht ėshtė sasi e vogėl. Pėr kėtė shkak, ai tatimin e jashtėzakonshėm, qė e kanė dhėnė tė krishterėt, e konsideron obligim ushtarak.20) Tatimi pėr tundshmėritė ka qenė i barabartė edhe pėr muslimanėt edhe pėr tė krishterėt.30) Dallimin e vjetėr ndėrmjet tė dhjetės (ushrit) qė e kanė dhėnė pronarėt e tokės muslimanė dhe haraxhit, qė e kanė dhėnė jomuslimanėt, Osmanlinjt nuk e kanė marrė parasysh.31) Nėse tė krishterėt edhe kanė pėsuar, kanė pėsuar pėr arsye se disa nėpunėsa, qė tė grabisin para, e kanė shfrytėzuar pozitėn e tyre zyrtare dhe kanė bėrė tirani. Pėrndryshe veprat e kėtilla tiranike rrallė janė vėrejtur, pasi janė nė kundėrshtim me sheri’atin islam, derisa sa administrata qendrore u dobėsua dhe ka lejuar qė nėpunėsia e saj tė mbetet e pandėshkuar pėr deliktet dhe shpėrdorimet.32) Vėrehet dallimi qė meriton vėmendjen nė pikėpamje tė pozitės sė krishterėve gjatė kohės sė dy shekujve tė parė tė sundimit turk dhe pozitės sė tė krishterėve kur Mbretėria Turke ka mėsyrė rrugės sė shkatėrrimit, me fjalė tjera, nė ato kohė kur gjendja e tyre ka qenė mė e keqe, atėherė mė sė paku ka patur raste tė konvertimit nė islam. Nė shekullin e XVII, kur gjendja e tė krishterėve ka qenė mė e rėndė, nuk ka asnjė shėnim pėr konvertim; pėrkundrazi, Turqit e atėhershėm janė treguar si indiferentė ndaj pėrparimit tė fesė sė vet, tė preokupuar me skepticizėm e shfrenim.33) Vuajtjet qė i kanė bartur tė krishterėt mė tepėr kanė qenė pėr shkak tė administratės sė keqe se pėr shkak tė persekutimeve fetare. Pėr kėtė do tė ceki si shembull edhe atė qė ato tirani i kanė pėrjetuar muslimanėt sikur edhe tė krishterėt,34) vetėm se tė krishterėt kanė qenė mė tepėr tė ekspozuar grabitjes, dhunės dhe abuzimeve, sepse nė kėrkim tė drejtėsisė kanė pasur para vetes mė shumė vėshtirėsi. Pėr kėtė arsye ėshtė e bazuar tė konsiderohet se disa tė krishterė mjaft tė varfėr kanė gjetur shpėtim nė ndėrrimin e fesė. Kur tė pėrjashtohet ēėshtja e dhėnies sė fėmijėve, tė cilėn Grekėt pas pak kundėrshtimi e kanė pranuar, kurse e cila ėshtė anuluar jo me trazira e revolucione, por nė bazė tė rritjes numerike tė Turqėve dhe konvertitėve qė kanė hyrė nė ushtrinė mbretėrore,35) veprimi i mbretėrve osmanė me shtetasit e krishterė - gjithėsesi pas pushtimit tė Greqisė nja dyqintė vjet - ėshtė aq i
    126
    favorshėm qė nė kėtė nuk ka shembull nė Evropėn e krishterė. Kaherė ithtarėt e sektit tė Kalvinit (Calvin) nė Hungari dhe ithtarėt e monoteizmit nė Transilvani (Erdelj) kanė dėshiruar tė bėhen shtetas turk se sa tė bien nė kthetrrat e dinastisė Habsburgiane.36) Gjithashtu protestantėt nga Shlezia kaherė i kanė drejtuar shikiemt nė turqi, dhe kanė dėshiruar lirinė e besimit, e qoftė edhe me ēmimin e sundimit islam.37) Hebraikėt spanjoll qė nė fund tė shekullit XV kanė qenė tė ekspozuar dhunės, janė strehuar nė grumbuj vetėm nė Turqi.38) Kozakėt tė cilėt u ishin shtruar persekutimeve tė kishės zyrtare ruse, e tė cilėt i kanė takuar sektit tė quajur “ortodoks” (starovjerci, N.I.), kanė gjetur nė shtetin e padishahut lirinė e besimit tė cilėn bashkėfisėshit e tė njėjtės fe na kishin penguar.39) Ka pasur tė drejtė patriku antiohias nė shekullin XI Makariosi kur i ka shqiptuar kėto fjalė me rastin e dhunės sė tmershme qė e kanė kryer Polakėt ndaj Rusėve ortodoksė: “Kemi qajtur pėr humbjen e mijėra martirėve qė i kanė mbytur ata tė mjerė tė pafe. Numri i tė mbyturve ku dalur nė shtatėdhjetė, e ka mundėsi edhe nė tetėdhjetė mijė. Ah, tė pafetė, ah, paganėt! Ah njerėzit mme zemėr guri! Ē’fjai kanė kallugjerėt dhe gratė?! Ē’tė keqe u kanė shkaktuar djelmoshėt dhe vashat? Pėrse unė kėta i quaj tė mallkuar? Sepse ata me dhunėn qė ua kanė bėrė tė krishterėve me qėllim qė ta fshijnė emrin ortodoks nga toka, kanė rėnė shumė mė poshtė se idhujtarėt. Zoti e ruajt me shekuj e shekuj Imperatorinė Turke! Sepse Turqit, pasi e marrin tatimin, askuht nė emėr tė fesė nuk do t’i shkaktojnė tė keqe qoft ai musliman, qoft i krishterė, qoftė Hebraik. E kėta tė mallkuar nuk u kėnaqėn me marrjen e tatimit dhe tė dhjetės nga vėllezėrit e vet tė krishterė, por i nėnshtruan sundimit tė Hebraikėve despotė, armiqėve tė Jezusit. Hebraikėt nuk u lejonin tė ndėrtojnė kisha, as u lejonin t’i gjejnė vetes klerikė, tė udhėzuar nė fshehtėsitė e urtėsisė.”40) Kėta tė krishterė, duke e humbur shpresėn se do ta gjejnė tolerancėn fetare nėn sundimin e shtetit tė krishterė, i kanė drejtuar shikimet e veta mallėngjuese nė Turqi me dėshirė qė ta pranojnė shtetėsinė e tyre.41) Njėmend, nėse edhe ka ndonjė nėpunės i vrazhdė dhe i padrejtė nė erėn e dekadencės sė Imperatorisė Osmane, i cili ka mund tė jetė shkak qė disa tė krishterė, pėr shkak tė pėrmirėsimit tė gjendjes sė vet, kanė ndėrruar fenė, megjithatė ėshtė e qartė se islami nuk ėshtė pėrhapur me shpatė nė shtetin e mbretėrve turqė. Shumica e rasteve tė konvertimeve kanė ndodhur nė dy shekujt e parė tė sundimit turk. Ėshtė e denjė pėr admiri mqė zelltaria nė pėrhapjen e fesė, qė atėherė ėshtė vėrejtur tek Osmanlinjt, nuk i ka shtyrė aspak ta kalojnė kufirin e tolerancės fetare, tė cilėn ua kanė caktuar ligjet e tyre. Njė person qė ka qenė 22 vjet nė robėrinė turke dėshmon qė Turqit nuk e kanė detyruar askend ta lėshojė fenė e vet.42) Nė kėtė pikėpamje ka ende shumė edhe prova tė tejra. Pėr shembull, njė Anglez qė nė shekullin e XVII e vizitoi Turqinė ka thėnė: “Diē mė e rrallė qė kėtu mund tė vėrehet, kjo ėshtė se ēfarė presioni ėshtė bėrė nė ndėrgjegjje.”43) Rreth tridhjetė vjet pas kėsaj
    127
    date, d.m.th. nė vitin 1663, edhe autori gjerman Schaefer44) nė veprėn e vet “Tureken-Schrift” cek kėto fjalė: “Ata fitojnė konvertitė me tepėr me shkathtė se sa me forcė; prandaj, ata e nxjerrin nga zemrat e njerėzve Jezusin me shkathtėsi (prestidigitation). Dhe njėmend, ata tash ansjė krahinė nuk e detyrojnė me forcė nė konvertizėm, por i pėrdorin mjetet tjera, ashtu qė krishterizmin nga rrėnja pahetueshėm do ta shkulė dhe hedhė jashtė. Ē’ndodhi me tė krishterėt nga kėto krahina? Ata nuk janė persekutuar nga krahinat e veta, as nuk janė detyruar ta pėrqafojnė fenė turke. Nė pajtim me kėtė, duket se kėta tė krishterė vetėvetiu janė transferomuar nė Turqė”.

  7. #47
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Angazhimin qė Turqit e kanė dhėnė nė pėrhapjen e islamit

    Sipas mendimit tė turqėve, mėshira mė e madhe qė mund t’i bėhet njė njeriu ėshtė qė tė inkuadrohet nė rrethin e islamit.45) Pėr kėtė qėllim nuk e lėshojnė asnjė mėnyrė tė provuar tė bindjes. Njė prej udhėtarėve holandez nga shekulli XVI rrėfen se, derisa me admirim e ka soditur Aja Sofinė, iu ka afruar njė Turk qė dėshiroi tė ndikojė nė te, natyrisht i cili ka dashur ta prekė nė afinitetin e tij estetik ndaj arteve tė bukura, dhe i ka thėnė: “Nėse e pėrqafon islamin, mundesh gjatė gjithė jetės kėtu ēdo ditė tė vjen”. Nja njėqind vjet mė vonė ngjashėm i ka ndodhur edhe njė udhėtari anglez.46) Ky udhėtar, me emrin Thomas Smith, nė udhėpėrshkrimin e vet thotė: “Ngonjėherė turqit nga prozelitizmi i vet butėsisht kėshtu i pyesin tė krishterėt: “Duke e pėrqafuar islamin, pėrse nuk do tė ishe njė nga ne?” Njė pyetje e kėtillė edhe mua mė ėshtė shtruar para dyerve tė Aja Sofisė. Sipas haresė qė e tregojnė Turqit kur ia urojnė dikujt kalimin nė fenė e tyre, mund tė konkludohet se entuziazmi i tyre i zjarrtė nė pėrvetėsimin e shpirtėrave i kategorizon ndėr misionarėt e zellshėm. Muslimanin e ri e hipin nė kal dhe e shetisin triumfalisht rrugėve. Nėse ato binden se muslimani i ri vullnetarisht dhe sinqerisht ėshtė kthyer nė islam, ata kthimin e tij e pėrjetojnė me respekt tė madh. Nėse konvertiti i ri ėshtė i mjerė, ata e sigurojnė.”47) Autori anglez nė shekullin XVIII Aleksander Rosi kėshtu e shkoqitė: “Turqit janė mjaft tė zellshė mnė aspekt tė fitimit tė konvertitėve, mė saktė t’i kthejnė nga feja e vėrtetė nė fenė e vet. E lusin Zotin nė tempujt e vet qė tė krishterėt ta pranojnė Kur’anin, dhe qė kėtė qėllim ta realizojnė, shėrbehen me tė gjitha mjetet e provuara si me kėrcėnimin dhe ofrimin e shpėrblimit.”48)

  8. #48
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Faktorėt qė ndihmojnė nė pėrhapjen e islamit

    Aktiviteti i zellshėm nė arritjen e konvertitėve ka marrė, pėr shkak tė rrethanave qė janė karakteristike pėr rendin social tė krishterėve, formė mė influencuese. Njė nga rrethanat kryesore ėshtė ajo qė kisha lindore ka rėnė nė autoritet. Krahas despotizmit administrativ tė Bizantit ėshtė zhvilluar njėkohėsisht despotizmi kishtar, i cili i ka ndaluar tė gjitha diskutimet pėr ēėshtjen e moralit dhe fesė, dhe me barrėn e dogmatizmit tė vet i ka ndrydhur tė gjitha syniemt shkencore. Nė kėtė pikėpamje, nėse diēka e ka vėnė nė lėvizje nga lodhje e tij, kjo ėshtė jotoleranca nacionale dhe fushata oratorike qė ėshtė zhvilluar rreth diskutimeve teologjike kundėr kishės latine. Ndjenja fetare e popullit pėrbėhej nė pėrkrahjen e vazhdueshme tė formaliteteve dhe nė adhurimin e paqėndrueshėm tė Maries, tė shenjtėve dhe ikonave. Ka pasur shumė persona qė kanė dashur ta kthejnė kryet nga kisha, jeta shpirtėrore e tė cilėve ka rėnė nė kėtė ammbis tė nėnēmimit. Pasi qė personat e tillė qenė bezdisur me stėrhollimet e imta, siē janė diskutimet e pafund mbi pikat deliakte tė kalimit tė Shpirtit tė Shenjtė nga ati nė tė Birin, pastaj a ėshtė buka, qė pėrdurohet gjatė shėrbimit fetar, me kare apo patė, kanė pranuar me kėnaqėsi shpalljen e qartė dhe tė pėrshtatshme tė monoteizmit. Njė autor pėr kėtė thotė: “Ėshtė vėrejtur se nė isla mjanė kthyer jo vetėm ata nga shtresat e ulta, por edhe shumė intelektualė nga tė gjitha shtresat, dhe se Turqit ua siguronin mjetet jetėsore klerikėve dhe monohėve qė do ta pėrqafonin islamin, dhe nė pajtim me kėtė, kėtė edhe tė tjerėt i trimėronin qė tė shkojnė pas gjurmave tė tyre.”49) Deri sa ende Edirna (Adrianopoja) ka qenė kryeqendėr e Turqisė, me fjalė tjera para vitit 1453, datės sė pushtimit tė Stambollit, pallati mbretėror i atėhershėm ka qenė plotė konvertitė madje flitet se kėta konvertitė kanė paraqitur shumicėn e fisnikėrisė dhe dinjitarėve.50) Disa princa bizantinas dhe krerė tė tjerė kanė kaluar nė anėn e muslimanėve, dhe nė mesin e muslimanėve kanė gjetur pritje madhėshtore. Njė nga shembujt mė tė vjetėr ėshtė ai nga viti 1140/533 H., kur u kthye nė islam nipi i imperatorit Ivan Komnenit dhe kur ėshtė kurorėzuar me vajzėn e sulltan Mes’udit, sunduesit tė Konjes.51) Pas pushtimit tė Stambollit njerėzit nga shtresat e larta shoqėrore tė krishtero kanė qenė mė afėr islamit se sa pronarėt e rėndomtė. Nė mesin e konvertitėve shumica kanė bartur emrin e dinastisė sė imperatorit tė rėn ėPaleologut. Dijetari nga Trapezunti Jorgi (Georgios) Amirotzes kah fundi i jetės sė tij e lėshoi krishterizmin dhe e pėrqafoi islamin. Edhe shumė personalitete tė ngjashėm me kėta janė evidentuar nė regjistrin e konvertimeve.52) Feja e re, qė u ėshtė propozuar, u ka konvenuar me fjalėt e saj tė thjeshta. Kėto fjalė: “Nuk ka zot tjetėr pos All-llahut; Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij” i ka kritikuar me kėtė rast njė autor i vjetėr i krishterė,53) emrin e tė cilit e pėrmendėm lartė: “Tė gjitha vėshtirėsitė pėrbėhen nė kėtė deklarim fetar. Prandaj, kur dikush tė bindet se e adhuron tė vetmin All-llah, atėherė helmi i herezės i cili fshehet nė formėn e besimit fillon tė depėrtojė nė shpirtin e tij. Ja nė kėtė grykė mali tė harresės shumė nejrėz kanė dėshtuar dhe me humbjen e shpirtit kanė rėnė nė kurtha. Ja ky ėshtė guri i mullirit i cili
    129
    shumciės i ėshtė vėnė nė qafė, dhe i ka tėrheq nė greminė tė dėshprimit. Kur kėta tė ēmendur tė dėgjojnė se Turqit i mallkojnė idhujt dhe shprehin tmerrim nė ēdo fotografi dhe statujė sikur ėshtė zjarri pėrveėlues kur dėgjojnė se besojnė nė ekzistimin e tė vetmit All-llah dhe kur dėgjojnė predikimet e tyre, atėherė nė kokat e tyre nuk mbetet vend pėr dyshim.”

  9. #49
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Kisha greke


    Mė nė fund islami ėshtė bėrė strehim pėr ata, tė cilėt kanė dėshiruar ta pėrtėrijnė para kėsaj disa shekuj tė shtypur me masa drakonike sektin heretik tė paulicianėve (bogumilėve), i cili ėshtė quajtur sipas apostullit Palit, kurse e cila, pasi i ėshtė bashkangjitur kishės lindore, ėshtė persekutuar pėr shkak tė pėrpjekjeve tė veta qė tė kyqė dogma mė tė thjeshta. Nė esencė, kjo lėvizje ka qenė protest kundėr doktrinės sė kishės ortodokse dhe adhurimit tė figurave dhe objekteve, dhe ndėrmarrje me qėllim tė futjes sė jetės religjioze nėpėrmjet fesė sė thjeshtė. Pushtuesit muslimanė nė shekullin e XVII kanė hasur nė bullgari shumė ithtarė tė kėsajhereze,54) qė nuk janė pajtuar nė veprat dhe dogmėn e kishės lindore. Pasi kėtu nuk ishin pjekur rrethanat qė kanė qenė nė favor tė formimit tė kishės protestante nė vendet perėndimore, prandaj ithtarėt e ideve opoziconare kanė ndier nė territorin e islamit atmosferė mė tė pėrshtatshme. Pėr mossuksesin e ndėrmarrjes pėr reformiin e kishės lindore, qė kanė ndodhur nė shekullin XVII, ka mjaft arsye tė mendohet se kjo ka ndodhur pėr shkak tė pėrparimit tė islamit. Udhėheqėsi shpirtėror i kėsaj lėvizjeje ka qenė Ciril (Kyirillos) Lokarisi, qė ndėrmjet vitit 1621 dhe 1638 pesė herė ka qenė i zgjedhur pėr patrik tė Stambollit. Nė rini ka qenė nė universitetet n ėWithenberg dhe Gjenevė, Holandė dhe Angli, por as dispozitat e kishės protestante as anglikane nuk kanė marrė aq dashurinė e tij siē ėshtė mėsimi i Kalvinit.55) Pėr kėtė arsye ka bėrė pėrpjekje ta fusė mėsimin e Kabrinit nė kishėn lindore. Kėto pėrpjekje me entuziazėm i kanė pėrmbajtur ithtarėt e Kalvinit nė Gjenevė. Pėr mė tepėr, e kanė dėrguar nė Stamboll njė profesor tė ri tė teologjisė me emrin Legea (Lezhe), qė t’i ndihmojė gjatė pėrkthimit tė veprave tė teologėve tė Kalvinit nė gjuhė greke.56) Krijakosi ose Ciril Lokarisi ka gjetur pėr vete miqė nė delegacionet e vendeve protestante nė Stamboll, e sidomos e kanė ndihmuar tė deleguarit anglezė dhe holandezė. Nga ana tjetėr jezuitėt e atjeshėm, me rekomandim tė tė deleguarėve tė shteteve katolike, i kanė pėrdorur tė gjitha mjetet e mundshme qė ta pengojnė inkuadrimin e kalvinizmit nė kishėn lindore, dhe madje njėmend i kanė pėrkrahur intrigat e rruymės opozitare nė kishėn lindore kundėr Lokarisit. Mė nė fund kėta kundėrshtarė kanė shkuar aq larg sa kanė dėshiruar tė kryejnė atentat nė patrikun. Lokarisi nė vitin 1629 ka publikuar njė deklaratė dogmatike caku kryesor i sė cilės ka qenė ta tregojė kontradiktoritetin e dispozitave tė kishės lindore dhe katolike, dhe nė pajtim 130
    me kėtė tė tregojė harmoninė e domosdoshme tė mėsimit protestant.57) Patriku Lokarisi ka huazuar nga kolvinizmi pyetjen e fatit dhe dispozitėn qė falja e denimit mund tė arrihet vetėm me anė tė fesė, kurse ka mohuar pacenueshmėrinė (pagabueshmėrinė) e kishės dhe tė drejtėn nė komentimin e Shkrimit tė Shenjtė kishtarit dhe njėkohėsisht ka gjykuar adhurimin e figurave. Nė komentimin e vullnetit tė lirė dhe pyetjeve tjera mė shumė ka anuar kah sekti i Kalvinit se sa shkencės sė kishės lindore.58) Deklarata e pėrmendur fetare, qė ėshtė publikuar si urdheresė e kishės, udhėheqės shpirtėror i tė cilės ka qenė ai, e ka cytur kierarkinė e klerikėve grekė nė opozitė tė rreptė, dhe, nė sinodin qė ėshtė thirrė disa janė pas vdekjes sė tij, janė gjykuar idetė e cekura, kurse ai ėshtė shpallur renegat. Sėrish nė vitin 1642 me tė njėjtin qėllim ėshtė thirrė sinodi, nė tė cilin ēdo pikė e deklarimit fetar tė Kirijakos Lokarisit hollėsisht ėshtė refuzuar, kurse mbi ėshtė nė kėtė mėnyrė ėshtė hedhur mallkim i zjarrtė. “Me dėshirė pajtuese dhe rreptėsi tė pashprehur, me fjalė e gjykojmė dhe i qartojmė tė gjitha “deklaratėn fetarė pėr shkak se ėshtė pėrmbushur me herezė dhe qė ėshtė kundėrthėnėse ortodoksizmit tonė. Njėherit shpallim qė personi qė i ka tubuar rregullat e deklarimit nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me fenė tonė, por vetėm ka dėshiruar nė mėnyrė shtrembėruese tė mos imponojė kolvinizmin. Tė gjithė ata qė trillimmet e tij do t’i lexojnė ose ruajnė, duke i konsideruar vepra tė pastra e tė mirėfillta, ose ata qė do t’i mbrojnė gojarisht ose me shkrim, do tė ekskomunikohen nga bashkėsia fetare si pjesėmarrės tė tij, si ithtarė tė skizmės dhe si mashtrues tė kishės sė krishterė. Sado e lartė tė jetė pozita e tyre, me do t’i konsiderojmė idhujtarė. Tė ngjashmit kanė qenė renegatė gjatė shekujve! Ėshtė ndėrprerė ēdo lidhje ndėrmjet tyre dhe Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė qoftė nė kėtė, qoftė nė atė botėn amshuese! Qofshin tė numruar ndėr tė lėshuarit dhe tė mallkuarit! Tė dėshpruarit dhe privuar qofshin nė Ringjallje dhe mos shpėtofshin nga denimi i anshueshėm!”59) Nė vitin 1672 ėshtė mbajtur edhe sinadi i tretė nė Jerusalem qė ta pėrgėnjeshtrojė pėrmbajtjen pėrēarėse tė kėsaj deklarate fetare dhe ta konfirmojė ortodoksinė e kishės greke, e cila sipas mendimit tė disave, ėshtė njollosur me mėsimin kalvinist. Duket se nė kėtė mėnyrė edhe janė pamundėsuar tė gjitha punėt pėr riafirmimin e kishės lindore. Dhe njėmend, shkenca e Kalvinit ėshtė krejtėsisht kundėrthėnėse shkencės sė kėsaj kishe. Mėsimi i tij, duket se, ka qenė mė afėr dispozitave tė islamit, ashtu qė teologėt e kishės sė pėrmendur, duke hyrė me muslimanėt nė diskutime, kanė hasur nė rregulla tė ngjashme. Pėr shkak tė kėsaj ngjashmėrie me mėsimin e islamit kjo lėvizje, qė ka dėftuar afinitet drejt kalvinizmit, gjenė nė historinė e pėrhapjes sė islamit vend tė favorshėm. Me siguri, njė njeri qė e gjykon adhurimin e figurave, i cili e mohon lirinė e pakufizuar tė vullnetit njerėzor, i cili ėshtė ithtar i frymės kalviniste, nė harmoni me Besėlidhjen e
    131
    Vjetėr e tė Re, nė parė do tė mund tė gjejė nė fushėn e islamit atmosferė tė pėrshtatshme se sa nė kishėn lindore tė shekullit XVII. Duket se nuk ka dyshi mnė atė se shumica ndėr konvertitėt e shekullit XVII janė ata qė, pėr shkak tė afinitetit ndaj kalvinizmit, janė ftohur ndaj fesė sė tė parėve tė vet.60) Nuk ka tė dhėna tė pakontestueshme pėr numrin e ithtarėve tė Kirjakos Lakarisit as pėr gjėrėsinė e ndikimit qė e ka bėrė kalvinizmi nė kishėn lindore. Kisha, qė me mburrje mbronė ortodoksinė e vet dhe pastėrtinė nga hereza, dhe e cila me xhelozi e ruan autoritetin e vet, prandaj edhe klerikėt pastėr nga dyshimi i kalvinizmit, e hedhė nė tėrėsi vetėm nė kohėn e patrikut pėrēarės,61) por Lokarisi duhet tė ketė pasur edhe ithtarė tė tij. Madje njė antisinod, qė ėshtė pėrbėrė nga persoant tė ekskomunikuar pėr shkak tė ēarjes nėpėr sinodet tė mbajtura nė Stamboll dhe Jerusalem, publikisht e ka lejuar “deklaratėn fetarė tė Lokarisit.62) Ėshtė absurde tė pohohet, pasi ėshtė deklaruar ekskomunikimi i ithtarėve tė Lokarisit, se ai fare as nuk i ka pasur. Nga historia pararendėsve tonė u qenė tė njohura emrat e disave nga ithtarėt e tij.63) Ndėr kėta ėshtė mitropoliti athinas Sofronosi, i cili si monak ka sjellur nga Londra nė Stamboll aparaturėn pėr shtypshkronjė dhe i cili i ka publikuar broshurat skizmatike,64) dhe mė nė fund Nikodemos Metarasi, i cili pė rshėrbimet e bėra e ka emėruar Lokarisin mitropolit,65) filozofi Koridaleosi i cili nė Stamboll ka hapur fakultetin teologjik, Gerganosi, i cili ka hartuar katekizmin e veēantė, me qėllim qė ta kyqė ndėr bashkėqytetarėt e vet kalvinizmin,66) Teofitasi II, i cili ka kryer detyrėn e patrikut, deri sa Lokarisi ka qenė nė internim nė ujdhesėn Rodos dhe nė dobi tė tė cilit me kthimin e tij ka dhėnė dorėheqje, dhe shumė tė tjerė.67) Lokarisi nė letrėn qė nė vitin 1636 ia dėrgoi Universitetit nė Gjenevė njofton se shumė tė konvertuar nė kalvinizėm tė Legerit,68) tė cilin universiteti i pėrmendur e ka dėrguar nė Stamboll nė cilėsi tė pėrfaqėsuesit dhe komentuesit Patriku, trashėgimtari69) i Lokarisit, ėshtė internuar nė Tunis dhe ithtarėt e atjeshėm tė Lokarit e kanė mbytur (nė ujė). Kalvinistėve, tė cilėt shumė shėrbime i kanė pritur nga zėvendėsi i Lokarisit, patrikut tė njohur Parteniosit I, u dėshtoi shpresa kur ky ose u helmua ose, nė lajmin e pashpresuar pėr internimin, vdiq.70) Parteniosi II, i cili qe patrik nė Stamboll prej vitit 1644 deri 1646, ndonėse nė shpirt ishte ithtarė i kalvinizmit, nuk ka guxuar haptas t’i rrėfejė parimet e tij. Megjithatė ky ka qenė shkaku i shkarkimit tė tij, e pastaj edhe i internimit dhe pėrmbytjes sė tij.71) Ja kėshtu ėshtė zgjeruar ndikimi i kalvinizmit mė shumė se qė kėtė e pranojnė kundėrshtarėt e Lokarisit. Ithtarėt e Lokarisit, tė cilėt nuk dėshiruan ta ulin kokėn para ekskomunikimit tė atyre sinodeve qė e kanė gjykuar udhėheqėsin e tyre, qartė kanė pasur mė tepėr bashkėdhembje me fqinjėt e vet muslimanė se sa me klerikėt ortodoksė, tė cilėt shtireshin sikur nuk i njohin ata. Njėmend, nuk ka provė tė pakontestueshme se kalvinizmi 132
    ka ndikuar nė pėrhapjen mė tė lehtė tė islamit,72) vetėm se, pėr shkak tė mungesės sė shkaqeve shprehimisht tė cekura, mund tė parashtrohet me siguri, se edhe ai ėshtė njė nga faktorėt e konvertimeve tė shumta qė janė bėrė nė shekullin e XVII nga marrėdhėniet e pėrzemėrta ndėrmjet muslimanėve dhe Grekėve. Nuk ka dyshim se konvertimet, qė atėherė janė vėrejtur nė shtresėn e mesme dhe nė masėn e rėndomtė, janė mė tė shpeshta nga konvertimet nė kohėt tjera.73) Flitet pėr “renegatjen”, qė gjithnjė ka ndodhur ndėr klerikėt grekė, natyrisht edhe nė mesin e atyre qė kanė qenė nė pozita tė larta, siē ėshtė rasti i mitropolitit nė ujdhesėn Roda (Rodos).74) Madje janė akuzuar qė nė krahinėn e Korintit nė Greqi nė vitin 1676 ēdo ditė nga disa tė krishterė fundosen nė “mashtrimin turk”, ndėr tė cilėt natyrisht edhe tre klerikė kanė ndėrruar fenė.75) Kur sulltan Mehmedi IV nė vitin 1675 bėnte gazmendin me rastin e synetimit tė djalit tė vet Mustafės, qė ke zgjatur 13 ditė, nė tė kanė qenė tė pranishėm sė paku 200 konvertitė.76) Po ashtu, nė veprat qė janė shkruar nė atė kohė, takojmė shumė shembuj tė konvertimit. Njė nga autorėt e asaj kohe e pėrshkruan nė kėtė mėnyrė gjendjen shpirtėrore tė konvertitėve nė vitin 1664: “Duke u pėrzier me Turqit dhe duke ardhur me ta nė rrethanat jetėsore nė kontakte tė rėndomta, panė ndėr liturgjitė e tyre fetare edhe psalmet e Davidit (Davudit, a.s.). Turqit japin lėmoshė dhe vepra tė tjera humane bėjnė. Respektimi i tyre i jezusit (Isaut a.s.) ėshtė i madh. Edhe Evangjeljen e respektojnė. Pėrveē kėsaj, sikur ndonjėfarė horri si gomar t’i ofronte dhuratė pashait tė asaj ane, do tė mund tė emėrohej pėr papė tė asaj ane. Sa i pėrket njeriut tė kėtillė, ai nuk do tė kujdesej shumė pėr nevojat e amullisė sė vet. Prandaj, filloni tė besoni, nėse turqizoheni, se do ta gjeni rrugėn pėr nė shpėtim. Ja kėshtu nga mendja juaj del trinia e shenjtė. i biri i Zotit, qė pėsoi nė kryq, dhe fshehtėsitė tjera fetare, tė cilat mendjes sė paarsimuar i duken mashtrime, deri sa krishterizmi juaj nė mėnyrė tė pahetueshme plotėsisht nuk zhduket. Pas kėsaj filloni tė bindeni se pėr ju nuk ka dalli mtė jesh i krishterė ose Turk.77) Pas kėsaj epoke rrallė vėrehen rastet e konvertimit, por megjithatė, njė autor franēez pėrshkruan se shumė tė krishterė nė vitin 1703 kanė ndėrruar fenė dhe se nė mesin e kėtyre pos disa katolikėve ėshtė edhe njė klerik franēez. Shkruan se nė Izmir edhe disa klerikė e pėrqafuan islamin.78) Njė nga faktorėt qė ka shkaktuar rėnien numerike tė ithtarėve tė kishės lindore ėshtė edhe ky qė predikuesit, e sidomos dinjitarėt e lartė kishtarė, kanė kaluar jetė mjaft tė shfrenuar. Janė qitur nė ankand peshkopatat dhe kryepeshkopatat dhe u ėshtė dhėnė atyre qė japin mė shumė. Ata qė i fitonin, qė tė arrijnė deri te paratė qė pėr ta kanė dhėnė, i janė pėrveshur tė gjitha mjeteve tė mundshme qė t’i nxjerrin nga bashkėsitė e veta. Kėta kanė vėnė fatime tė rėndomta dhe tė jashtėzakonshme nė popullatėn e pafatė tė krishterė dhe kanė caktuar se duhet me shuma tė mėdha t’i paguajnė ritualet e shenjta tė rėndomta sikur qė janė: kryqimi, rrėfimi, kungimi, asketizmi,
    133
    varrimi etj. Disa popa kanė lidhur me jeniēerėt njė lloj tė aleancės botėrore. Madje emrat e shumė personave, qė kanė qenė nė suitė tė peshkopėve, janė gjendur nė listat e jeniēerėve dhe nėn mbrojtjen e kėsaj bashkėsie ushtarake, e cila patė grabitur fuqi tė madhe nė shtet, pėr shkak tė shfrenimit tė krerėve osmanlinj, kėta persona janė siguruar se nuk do tė denohen pėr krimet dhe deliktet e veta.79) Disa auorė tė asaj kohe, dėshmitarė, kanė paraqitur problemet qė tė krishterėt e atėhershėm i kanė bartur nga veprimet qė tė krishterėt e atėhershėm i kanė bartur nga veprimet kriminele tė popave grekė. Njė nga kėta autorė, me emrin Thornfarth, duke folur pėr zgjedhjen e patrikut qė ėshtė kryer nė vitin 1700 thotė: “Nuk dyshojmė se koha e patrikut do tė kalojė mirė. Do ta ndjek despotizmin e tij dhe krimin e simonisė (tregtim se gjėsendet e funksionet fetare kishtare, vėr. N. I.). Puna e parė qė e kryen patriku ėshtė komunikimi i vullnetit tė sulltanit vlladikane, peshkopėve dhe klerikėve tjerė. Njė nga detyrat e tij mė tė mėdha ėshtė tė njohftohet me tė ardhurat e tė pozitave tė larta tė popave. Pėr secilin do t’i caktojė tatimet dhe nė letrėn e veēantė strikt t’u tėrhiqet vėrejtja se duhet tė dėrgohen. Pasi qė klerikėt e lartė janė mėsuar nė kėtė tregti, as ata nuk do tė mbesin nėn kėtė presion; edhe ata do t’i shtypin popat nė pozita mė tė ulta, e kėta do t’i drejtohen popullatės sė famullisė sė vet, dhe nėse kjo nuk iu paguhet, nuk do ta spėrkasin asnjė pikė tė ujit tė shenjtė. Nėse patrikut i duhen mė tepėr tė holla, ai ua beson Turqėve qė kėta t’i tubojnė. Deri sa rėndom klerikėve u paguajnė 20.000 kruna, Turqit marrin 22.000, dhe nga kjo e paguajnė angazhimin e vet, dhe sipas kontratės, tė lidhur me patrikun, i shqetėsojnė peshkopėt qė ngurrohen nga dhėnia e kryerjes sė detyrės fetare.80) Madje rrėfehet se disa popa, qė tė grabisin para, pėr kėto simoni kishtare, kanė joshur fėmijėt e famullitarėve tė vet dhe i kanė shitur si robėr.81) Kjo mėnyrė e nxjerrjes sė parave, qė ėshtė zbatuar nė shekullin e XVII, ėshtė pėrsėritur edhe nė shekullin e XIX nė Bosnje dhe Hercegovinė para okupimit austriak. Mitropoliti sarajevas ka realizuar nga bashkėsia e vet e mjerė nė vit aq para - 10000 lira - sa ka pasur dy herė mė shumė se sa janė tė ardhurat e pėrgjithshme tė mėkėmbėsit turk. Qė tė vihet deri te kjo shumė e madhe ėshtė aplikuar presion nė anėtarėt e bashkėsisė, kurse nėpunėsit turqė kanė marrė urdhėr qė nė kėtė aspekt t’u ndihmojnė popave. Fshatrat qė nuk kanė dashur ose nuk kanė mundur tė japin para, qė prej tyre i kanė lypur klerikėt e lartė, duke iu bashkangjitur fatkeqėsisė sė qyteteve tė grabitura, kanė duruar vėshtirėsi.82) Kėto vėshtirėsi tė padurueshme nga klerikėt, tė cilėt pėr ēdo rast janė tė obligueshėm mta mbrojnė popullatėn e krishterė, madje e kanė ngritur popullatėn nė trazira.83) Nė pajtim me kėtė, nuk duhet ēuditur se shumė tė krishterė kanė kaluar nė anėn e muslimanėve me qėllim qė tė shpėtojnė nga ky veprim i dhespotit.84) 134
    Lloji tejtėr i tiranive kishtare ka ndodhur nė krahinėn selanikase nė vendin Nuanti. Tregohet se tiranitė qė kanė ndodhur atje kanė qenė shkak tė konvertimit tė tė parėve tė njė bashkėsie vllehe, qė numron rreth katėr mijė anėtarė. Sipas traditės sė tyre gojore, njė nga patrikėt stambollas nga shekulli XVIII e ka bindur sulltanin e atėhershėm se, ndėr shtetasit e krishterė, shtetit i janė lojal vetėm ato qė flasin greqisht, dhe sulltani urdhėroi qė shtetasit e krishterė do tė flasin vetėm greqisht, e nė rastin e kundėrt gjuha do t’u preket. Kur ky lajm erdhi deri te popullata e Nuantit, disa nga frika u strehuan n ėmale dhe atje kanė qenė tė detyruar tė ndėrtojnė sėrish fshatra, e ata qė nuk kanė ikur kanė ikur kanė pėrqafuar islamin dhe nė kėtė mėnyrė kanė mundur ta ruajnė gjuhėn e vet amtare.85) Njėmend, klerikėve tė fshatėrave dhe rrethinės nuk u janė pėrshkruar vepra tėkėqia qė u janė atribuar eprorėve tė tyre,86) por kėta sėrish kanė qenė injorantė tė zi dhe mund tė thuhet se nuk kanė ditė tė lexojnė e shkruajnė. Thuhet se kah fundi i shekullit XVII nė msin e klerikėve grekė, vetėm dymbėdhjetė faqebardhė e kanė njohur gjuhėn klerike greke. Tė dijė tė lexojė pėr popat ėshtė konsideruar aftėsi e madhe; kėta nuk e kanė kuptuar domethėnien e shumė fjalėve dhe shprehjeve tė librit tė tyre tė lutjeve.87)

  10. #50
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Superioriteti moral i Turqėve

    Deri sa nė rregullimin e atėhershė shoqėror tė tė krishterėve ka pasur shumė gjėra jotėrheqėse, nė jetėn e Turqėve ka pasur shumė veti interesante dhe tė pranueshme. Nė pajtim me kėtė, kur tė nivelizohet kisha e krishterė me udhėheqjen dhe mėsuesit e saj theksohet epėrsia e Turqėve, e cila natyrisht shumė ka ndikuar nė njerėzit e devotshėm tė cilėt, pėr shkak tė abuzimeve tė kishės lindore, pėr shkak tė bastisjes nė emėr tė fesė dhe pėr shkak tė synimeve tė saj egoiste, e kanė lėshuar krishterizmin. Autorėt e vjetėr tė krishterė, pothuaj nė ēdo rast, e lavdojnė pėrkushtimin dhe sinqeritetin turk nė jetėn fetare, mallėngjimin e tyre nė kryerjen e detyrės, qė feja ua imponon, njerėzishmėrinė e tyre qė e dėftojnė nė mėnyrė e vet tė jetės dhe veshjes, dlirėsinė e tyre etj.88) Kronisti Gaultier de Leslie, tė cilin mbreti Leopoldi I ia ka dėrguar delegacionit tė vet te Porta e Lartė nė vitin 1665, duke i lavduar Turqit, sidomos zellin e tyre gajtė lutjeve, thotė: “Duhet pranuar diē qė do tė nxisė habinė e tė krishterėve: Turqit nė veprimet e veta fetare tregojnė mė tepėr mallėngjim se tė krishterėt. Tek ata vėrehet gjithė ajo qė do tė mund tė pritej se do tė shihet te tė devotshmit e krishterė: gjatė kohės sė lutjes sytė e asnjėrit prej tyre nuk do tė kthehen nė asnjė anė; jashtė devotshmėrisė nuk do ta lidhė zemrėn pėr asgjė tjetėr, nuk do tė shihet asnjė krijesė qė ndaj Krijuesit nuk do tė dėftojė pėrunjtėsi skajore, qė prej tij ėshtė pritur.89) Njė pjesė e kėtyre falėnderimeve e ka kapur natyrisht edhe ushtrinė pėr shkak tė qėndrimit dhe veprimit tė saj. Sipas tė dhėnave tė sekretarit tė
    135
    delegacionit tė Karlos II, nė Portėn e Lartė kurrė nuk ka ndodhur diē e atillė sikur grabitja, dhunimi, qė do tė ishte motiv i ankesave tė popullatės, kur ushtria turke kalonte. Mejhanet dhe toēitoret tjera tė alkoholit, qė janė nė rrugė, ku kalon ushtria, janė tė mbyllura e tė mylyrosura tri ditė para kalimit. Ėshtė e ndaluar shitja e alkoholit ushtrisė me kėrcėnim tė denimit me vdekje.90) Madjeautorėt e krishterė, qė nuk kanė pasur as shenjė tė dashurisė ndaj Turqėve, shumė i kanė ēmuar virtytet turke. Njė nga antarėt e tillė, duke ushqyer pėr fenė turke mendim tė keq91) megjithatė thotė: “Megjithėse Kur’anin nuk e konsideroj tė vlefshė mpėr ta pranuar, megjithatė e di se nė tė ka gjurma tė substancės si krishterė. Njėmend, sikur tė krishterėt me vėmendje studiojnė historinė dhe ligjet e muslimanėve, do tė hasnim nė shumė gjėra para tė cilave veten do ta konsideronim cikėrrime. Kėto gjėra janė: kujdesi dhe sinqeriteti nė veprat e nėnshtrueshmėrisė, kryerja e tė mirave dhe kultivimi i devotshmėrisė, pastėrtia, qėndrimi i respektimit tė plotė nė tempuj, dėgjueshmėria dijetarėve fetarė. Madje edhe sunduesi i tyre, nėse nuk merret vesh me muftiun, nuk do tė bėjė asgjė. Ēfarė kujdesi kanė ndaj lutjes sė tyre: kudo qofshin dhe nuk e di me ēfarėdo pune qofshin tė preokupuar, ata pesė herė nė ditė do tė luten. Me ēka zelltarie agjėrojnė tėrė muajin nga agimi deri nė muzg! Sipas islamit tė tyre, ata janė mirėbėrės ndaj njėritjetrit. Ata me kujdes i kurrojnė nė spitalet e tyre tė huajt, qofshin ata tė varfėr ose udhėtarė. Sikur ta hedhnim shikimin nė drejtėsinė e tyre, nė kthjellshmėrinė e tyre dhe nė virtytet tjera morale, duke parė qėndrimin tonė tė ftohtė qoftė nė devotshmėri qoftė nė humanitet, ne do tė ndiznim turp. Nuk ka dyshim se islami ėshtė shkaktar pėr shkallėn e tyre mė tė lartė nė veprat e devotshme dhe humane. Njė historian i kohės mė tė re nė kėtė aspekt erdhi deri te rezultati i njėjtė.92) Ai thotė: “Sipas asaj, sa kemi mundur ta kuptojmė, shumė Grekė tė aftėsive tė larta dhe me virtyte morale ashtu edhe e kanė ndier prioritetin e muslimanėve sa qė madje shumica, qė i shmangeshin shėrbimit mbretėror, nė vend tė dhėnies sė tatimit, e pranonin vullnetarisht islamin. Pa dyshim rregulimi shoqėror i Osmanlinjve dhe superioriteti i tyre moral kanė pasur ndikim tė fortė edhe nė individėt nga shumė raste tė konvertimit, qė kanė ndodhur nė shekullin XV. Vėrtet, pėr njė brez, qė ėshtė dėshmitar i dekadencės turke nė Evropė dhe ngushtimit tė vazhdueshėm tė kufinjve tė saj, ėshtė mėsuar tė dėgjojė se individualiteti shpirtėror turk, si “i sėmurė”, ėshtė gjykuar nė zhdukje jo tė largėt, ėshtė vėshtirė qė tė kutojė aktivitetin qė Imperatoria Osmane e ka kryer nė Evropė nė kohėn e progresit tė vet. Sukseset e armėve turke, qė ndodhėn pėrnjėherė dhe epokalisht, kanė nxitur nė mendjet njerėzoro admirim dhe tmerr. Mbretėritė e krishtera njėra pas tjetrės binin nė duart e tyre. BUllgaria, Serbia, Bosnja, Hungaria, ia dorėzonin mėvetėsinė e vet. Republika e fuqishme e Venedikut shikonte se
    136
    si i dalin nga duart shumė pjesė tė vendit tė saj. Madje pas rėnies sė Otrantit ka qenė i ekspozuar rrezikut edhe qyteti i amshueshėm Roma. Kah fundi i shekullit XV dhe n ėshekullin XVI veprat e publikuara tė shkruara tė krishterėve janė tė pėrmbushura - deri sa nuk u ndal marshimi triumfues i Turqėve - me paralajmėrimmin e fatkeqėsive, qė e kanė rrezikuar fatin e Evropės sė krishterė. Turqit janė prezentuar si shkop Zoti, me tė cilin Ai i ndėshkon, pėr shkak tė mėkatimit dhe jomoralit, robėrit e vet,93) ose janė konsideruar si forcė e Luciferit (Jblisit) sė cilės i ėshtė dhėnė liria qė hipokrizisht dhe me diskriminimin e fesė tė pėrpiqet tė rrėnohet krishterizmi. Por kėtu ėshtė njė pikė qė meriton vėmendje, e kjo ėshtė se vetėvetes disa njerėz ia kanė shtruar kėto ypetje: “Sikur mos tė kishte shkaqe tė arsyeshme, a do tė pranonte i Madhėrishmi qė numri i muslimanvėe tė zmadhohet kaq shumė? A mund ta pranojė arsyeja qė me mijėra njerėz si njė person tė jenė mėkatarė dhe tė mallkohen? Kur ėshtė kaq e shumėnumėrt, si ėshtė e mundur qė kjo bashkėsi njerėzore tė jetė nė kundėrshti tė fesė sė vėrtetė (d.m.th. sipas botėkuptimit tė krishterė)? Pasi e vėrteta ėshtė mė e fortė se mashtrimi, dhe pasi kėtė tė gjithė njerėzit e manifestojnė, vallė a ka mundėsi qė kėta pasardhės tė shumtė tė Ademit tė luftojnė kundėr saj? Pasi qė i Gjithėlarti e ndihmon dhe e rekomandon tė vėrtetėn, si ėshtė e mundur atėherė qė tė vėrtetėn ta marrin Turqit? Nėse feja turke ėshtė vėnė, si thuhet, nė themele tė kalbura tė mashtrimit, pėrse atėherė ajo nė kėtė mėnyrėn e shpejtė mrekulluese ėshtė pėrhapur”?94) Si mund tė kuptohet nga kjo, vėrejtjet tė ngjashme me kėtė kanė gjetur vend edhe nė mendjet e tė krishterėve qė kanė jetuar nėn sundimin turk; e sidomos kjo mė fuqishėm ėshtė rrėnjosur nė mendjet e tė krishterėve tė varfėr, tė cilėt, duke rėnė nė robėri, dhe duke e humbur shpresėn se do tė shpėtojnė nga mjerimi tė cilit i janė ekspozuar dhe do tė thithin ajėr tė lirisė, kanė shikuar nė fatkeqėsi se si kalojnė vitet. Pra, nuk duhet ēuditur qė njė nga kėta robėr kėshtu i drejtohet vetėvetes: “Shpirti im, sikur Zoti tė ishte i kėnaqur me fenė qė e ndjek ti, nuk do tė lėshonte nė kėtė gjendje; pėrkundrazi, do tė ndihmonte qė tė ēlirohesh dhe tė kthehet feja jote; por pasi Ai i ka mbyllė tė gjitha rrugėt e shpėtimit, sigurisht ėshtė e vendosur qė t’i ta lėshosh kėtė fe dhe sigurisht ka dashur Zoti tė shkosh rrugės sė fesė e cila do tė nxjerrė nė rrugėn e shpėtimit.”95)

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •