Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    MASHTRIMET E SONDAZHEVE

    Mënyra diabolike e formulimit të pyetsorit çorienton të anketuarit. As vetë qeveria nuk beson se PD-ja është vetëm një pikë mbi PS-në

    Reagimi i qeverisë për sondazhin

    "Sondazhi është produkt pikërisht i kërcënimeve dhe presioneve edhe publike tashmë, të bëra prej disa javësh nga Sali Berisha dhe segmentet e tij. Ne respektojmë institucionin e lirë të sondazhit, por nuk mund të respektojmë institucionin e kërcënuar të sondazhit në Shqipëri".

    "MJAFT"-i i vetëdeklaruar i majtë publikon rezultatet. Shkëlqen manipulimi

    Lëvizja MJAFT në bashkëpunim me Gallup International ka publikuar dje sondazhin e kryer për mentalitetin e elektoratit shqiptar në prag të zgjedhjeve. Rezultatet e këtij sondazhi në fakt, ishin krejtësisht të parashikueshme, por jo për shkak të vërtetësisë së tij. Edhe njohësit më mediokër të situatës aktuale politiko-mediatike do ta kuptonin se të rinjtë e "MJAFT" nuk mund të nxirrnin asnjë rezultat tjetër përveç atij që publikuan. Ata e nxorën PD-në vetëm një pikë mbi PS-në. Shumëkush e kupton se të rinjtë e "MJAFT"-it nuk mund ta nxirrnin PD-në shumë lart PS-së, për vetë faktin se ata tashmë janë vetëdeklaruar si të majtë. Por, ata nuk mund ta nxirrnin as PS-në më të votuar se PD-ja, sepse gafa e tyre, për të mos përdorur termin mashtrim, do të ishte aq banale sa nuk do ta besonte askush. Kështu, njëlloj si në sondazhin e parë, gjerësisht të kontestuar, "MJAFT"-i vendosi djallëzisht t'i vendosë pranë e pranë dy forcat kryesore politike. Realiteti është krejt ndryshe. E djathta, ndodhet minimalisht 8 pikë para të majtës. Por, kjo nuk është gaf e vetme e këtij sondazhi. "MJAFT"-i publikoi rezultatet e anketimit, sipas tyre, për mbështetjen që gëzojnë partitë në elektorat. Pyetja që iu është bërë 1400 personave është: Për kë do të votoni? E ndërtuar në këtë mënyrë, kjo pyetje thelbësore e sondazhit bart një problem të madh. Pyetja në fakt duhej të ishte artikuluar kështu: Për kë do të votoni në mazhoritar? dhe për kë do të votoni në proporcional? Ata që e njohin minimalisht politikën e kuptojnë se këto të dyja nuk janë e njëjta gjë. Përkundrazi, në realitetin shqiptar ato janë gjëra krejt të ndryshme. Dhe ja sepse: partitë e majta kandidojnë të gjitha me konkurrentët e tyre në mazhoritar, por partitë e koalicionit të djathtë nuk kanë kandidatë në mazhoritar. Të gjitha këto parti mbështesin një kandidat të vetëm, atë të Partisë Demokratike. Pra, partitë aleate të PD-së, konkurrojnë vetëm në proporcional. E thënë shkurt, e majta ka një mënyrë konkurrimi dhe strategji elektorale krejt tjetër nga e djathta. Në mos është një mënyrë diabolike për të parashikuar rezultatin, mënyra se si është hartuar pyetja e "MJAFT" shpreh infantilizmin e atyre që kanë marrë përsipër barrën e rëndë për ta indentifikuar emrin e tyre me prestigjiozen "Gallup".



    Rezultatet e "MJAFT"-it

    Pas disa ditësh hulumtime, ku janë pyetur një kampion prej 1400 qytetarësh votues në të gjithë vendin kanë dalë mjaft të dhëna interesante. Sondazhi i zhvilluar nga Gallup International dhe Lëvizja Mjaft i publikuar ditën e djeshme ka nxjerrë si forcën politike më të votuar Partinë Demokratike me një pikë diferencë ndja Partisë Socialiste. Sondazhi i publikuar nga Gallup dhe Mjaft është zhvilluar në datat 13 deri më 20 qershor ku janë pyetyr 1400 persona në të gjithë vendin. Ndryshe nga sondazhi i parë këtë jerë pyetjes se për kë do të votoni 35% e të anketuarve janë përgjigjur në favor të Partisë Demokratike, 34 në favor të Partisë Socialiste, 10% në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë herë në preferencate qytetarëve janë shtuar dhe parti të tjera ku 3% e të pyeturve janë shprehur në favor të PR-së, 3% në favor të LZHK-së. Në sondazhin e parë në publikuar nga Mjaft dhe Gallup dy forcat kryesore politike renditeshin në të njëjtat nivele prej 34%, ndërkohë sondazhi i fundit del në përfundimin se votuesit kanë ndryshuar mendim në favor të Partisë demokratike e cila këtë herë është ngritur 1% në krahasim me rezultatet e mëparshme. Partia Socialiste ndodhet në të njëjtat pozita. Ndërkohë pyetjes se pavarësisht votës kush mendoni se do ti fitojë zgjedhjet e 3 Korrikut, 40% e të anketuarve janë shprehur se do të jetë Partia Demokratikepërkundrejt 37% të shprehur se do të jetë Partia Socialiste dhe 9% për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rezultatet e sondazhit rendisin papunësinë si problemin kryesor me përgjigje prej 56 % përkundrjet korrupsionit i cili është renditur i dyti me 44% të të intervisyuarve. Ndërkohë duket se pjesmarrja në votime në zgjedhjet e 3 Korrikut do të jetë e kënaqshme. Nga rezultatet e sondazhit të publikuara dje del se 70% e të pyeturve do të marrin pjesë në zgjedhje. Ky sondazh shpreh vetëm një preferencë të përgjithshme në shkallë kombëtare që votuesit shqiptarë kanë për partitë politike, por në asnjë moment nuk merr përsipër të parashikojë përqindjet apo numrin e deputetëve të partive politike në parlamentin e ardhshëm. Ky anketim edhe pse i kryer në mënyrë profesionale nga një organizatë prestigjoze siç janë shprehur dhe vetë drejtuesit e MJAT mbart një gabim statistikor, kufiri i të cili ruan vlerat +/- 2,6%. Por nuk duhet neglizhuar fakti se kampioni prej 1400 votuesish i përdorur në këtë sondazh konsiderohet përfaqësues për votuesit shqiptarë dhe plotëson të gjitha standartet ndërkombëtare. Të dhënat që ofrojnë rezultet e tij pritet të shërbejnë për nxitjen e debatit publik mbi çështje shqetësuese për shoqërinë si dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojnë partitë politike të përshtasin platformat dhe premtimet elektorale me nevojat specifike të qytetarëve.









    Për kë votoni?



    35% PD

    34% PS

    10% LSI

    3% PR

    3% LZHK

    1% PDR

    1% PBDNJ

    1% PAA

    1% PSD

    1% PDS

    5 kane refuzuar

    4 Të pavendosur


    GAZETA KOHA JONE
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #42
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Kush te doje mund te vazhdoje te bleje kuleta Prada qe thone "Made in China"!!!

    Rifreskim i memorjes:

    E Enjte, 02 Qershor 2005 - Korrieri

    "Gallup", organizata prestigjoze nderkombetare ne fushen e anketimit te opionionit publik, deklaron se nuk ka lidhje me sondazhin e publikuar nga Levizja "Mjaft" per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi: "Nje organizate bullgare ka fallsifikuar". "Mjaft": "Testimi i 1.400 votuesve u krye nga BBSS-Gallup International"

    "Gallup", organizata prestigjoze nderkombetare ne fushen e anketimit te opionionit publik, deklaroi se nuk ka zhvilluar asnje sondazh lidhur me zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut ne Shqiperi. Ne nje deklarate te shperndare, pasi levizja "Mjaft" njoftoi perfundimin e sondazhit njejavor me 1.400 votues, "Gallup Organization" dhe "Gallup Poll" thane dje se nuk po organizonin asnje testim te opinionit publik ne Shqiperi.

    Ne te njejten kohe, "Gallup" ka mohuar te kete lidhje edhe me nje organizate bullgare, qe sipas levizjes "Mjaft" ka ndihmuar ne sondazhin per zgjedhjet. Per me teper deklarata e "Gallup" i akuzon bullgaret e kontraktuar nga "Mjaft" se kane bere fallsifikime, duke perdorur emrin e grupit me te njohur boteror ne fushen e sondazheve. Me nje eksperience 70 vjecare, "Gallup" ka deklaruar per "Korrieri"-n, se vetem dje ishte njohur me sondazhin e "Mjaft"-it dhe dy shkrimet paraprake per rezultatin e tij. Kris Stjuart, manaxher i pergjithshem i "Gallup", eshte shprehur per "Korrieri"-n nepermjet linjes telefonike, se ishte vene ne dijeni vetem dje me shkrimet e shtypit shqiptar qe lajmeronin fitoren e Partise Demokratike ne zgjedhje, referuar sondazhit, si dhe me reagimin e Partise Socialiste.

    Ne menyre te perseritur ne deklaraten e tij, Kris Stjuart shprehet se "Gallup"-i nuk ka ndermarre asnje sondazh parazgjedhor, aq me teper per parti politike apo grupe interesi. Ne te njejten kohe, "Gallup" ka deklaruar se nuk ka lidhje edhe me "exit polls" (rezultati diten e votimit), te lajmeruar se do te zhvillohen ne Shqiperi me 3 korrik 2005.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #43
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Peshku pa Uje

    http://www.peshkupauje.com/archive/001606.html

    02.06.2005

    Sondazhi i Mjaft nuk eshte bere nga Gallup

    Nje website i panjohur me emrin "Albanian Economy News" pretendon se ka marre nje leter nga kompania Gallup qe thote se sondazhi Mjaft-Gallup nuk ka lidhje me kompanine e njohur te sondazheve. Sipas Gallup, Mjaft ka bashkepunuar me nje subjekt bullgar, i cili pretendon te jete i lidhur me Gallup por nuk eshte fare i lidhur me te ((shtese: por eshte pjesetar i Gallup International Association).

    Letra e publikuar nga siti i mesiperm eshte e vertete. Kjo u konfirmua ne nje telefonate te shkurter qe pata me perfaqesuesin e Gallup, z. Chris Stewart. Letren nga Gallup sapo ia nisa me email disa prej drejtuesve te Mjaft-it. Te shohim se c'do te thone ata.

    Sot, Gallup publikon nje leter tjeter, nga nendrejtori Alec M. Gallup, te cilen po e atashoj ne origjinal me poshte.

    "Dear Editor,
    As the son of Dr. George Gallup, the founder of the Gallup Poll, I am interested in expressing the views of our family and The Gallup Organization on the recent counterfeit public opinion polls that have been released in Albania by Mjaft.

    I view the fraudulent polls that have been released as a great travesty committed against the Albanian people. The Albanian people deserve an impartial and unbiased view of the political and economic state of Albania as they approach election day.

    Using the famous Gallup name for political and commercial gain should be viewed as criminal. It is unfortunate that the people of Albania are being duped by a counterfeit poll bearing my family name.

    We have never granted or authorized the use of our name to any organization in the Balkan region. A group of Bulgarians have sought to prosper off our name and we have been forced to file legal actions against this group.

    In the 70 years of the Gallup Poll, we have never worked for special interest groups or political parties and we would never consider being involved with a group like Mjaft.

    Should you have any questions or desire education and support this election cycle please do not hesitate in contacting me.

    Sincerely,
    Alec M. Gallup"




    Nese deshironi te vertetoni vertetesine e informacionit me poshte, kontaktoni Gallup ketu:
    GALLUP PRINCETON
    502 Carnegie Center
    Princeton, NJ USA
    (609) 924-9600
    Fax (609) 279-2542


    Nese gabimi i Mjaft provohet te jete i vertete, do kete me shume per t'u thene...deri atehere, le te presim pergjigjet nga Mjaft.

    Rezultatet e sondazhit te Mjaft ndodhen tek faqja e tyre e pare.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    MJAFT ME MASHTRIME


    E habitshme , nje organizat QE PROTESTON, DUKE JU PAGUAR CDO AKTIVITET--SI PROGRAM.

    Ai qe proteston ska nevoj per PAGESE atij i ke shkelur diku dhe reagon.

    DISA FEMIJE TE FRYRE NGA MEDIA E PARET-----DUAN TI IMPONOHEN GJITHE OPINIONIT ME MARIFETET E TYRE

    Dhe media u jep hapesire per cdo gje qe thone.

    MODEL NE SHQIPERI---si disa njerez qofte te vegjel e pa asnje vlere fryhen aq shume---nga PARATE E PROGRAMEVE TE PROTESTAVE---kur intelektual e njerez BRILANT e me pervoje te madhe, nuk u jep asnje njeri mundesine.

    Po kuptohet KUKULLAT jane ato qe te sherbejne.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Postime
    10

    “Gallup” i SHBA, padi për “Mjaft” në Gjykatën e Tiranës

    Gallup Organization njofton se ka hedhur në gjyq lëvizjen qytetare “Mjaft!”, pas konflikteve për sondazhin

    Padia, në Gjykatën e Tiranës me akuzë shpërdorim të markës. Haxhia, avokat i “Gallup-it”

    Ervin Qafmolla-shekulli

    TIRANE - Gallup Organization me qendër në SHBA padit lëvizjen “Mjaft!” për shpërdorim të markës “Gallup”. Menaxheri i markës së Gallup, Chris Steëart, njoftoi dje se organizata që ai përfaqëson ka ngritur një padi ligjore në Gjykatën e Tiranës kundër lëvizjes “Mjaft!”. Mësohet se avokati i kontraktuar nga Gallup i SHBA-së është kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia. Njoftimi i Gallup Organization erdhi vetëm pak orë pas publikimit të sondazhit të dytë të Gallup International (BBSS) dhe “Mjaft!”. “Sikurse kemi thënë edhe më parë, ne kemi të drejta parësore të përdorimit të markës “Gallup” në Shqipëri. Gjithashtu, ne përfaqësojmë një markë të mirënjohur që siguron masa mbrojtëse shtesë edhe në nivel ndërkombëtar”, - u shpreh menaxheri i markës së Gallup, Chris Steëart. Nëse kjo çështje ligjore materializohet, do t’i shtohej listës së gjatë të gjyqeve në vazhdim që Gallup i SHBA-së ka ngritur kundër disa degëve të Gallup International, organizata rivale që mban të njëjtën markë. Nga ana tjetër, paditja e “Mjaft!”-it paraqet vështirësi nga pikëpamja juridike, pasi vetë kjo lëvizje nuk është regjistruar si person i veçantë juridik në gjykatë, por funksionon si projekt i dy OJF-ve, Balkans YouthLink dhe ANDA. Kështu, pasojat e vetme – nëse ka – duhet të rëndojnë mbi këto OJF dhe jo mbi vetë “Mjaft!”-in, duke marrë parasysh statusin juridik të kësaj të fundit. Përgjigjja e “Mjaft!”-it ndaj kësaj padie, e cilëson akuzën si tentativë për të devijuar vëmendjen e medias dhe opinionit publik nga debati mbi sondazhin në çështje të ndërlikuara teknike mbi të drejtat e markës “Gallup”, çështje që u takon ta zgjidhin kompanitë në konflikt. “Ne kemi kontraktuar një kompani të mirënjohur në nivel botëror, siç është Gallup International, organizatë kjo e cila ka ofruar shërbimet e saj edhe për qeverinë amerikane. Nga kjo pikëpamje nuk kemi pse ne të ruajmë konfliktet e vjetra të dy kompanive, me qëllim përfitime biznesi”, - sqaroi dje për “Shekullin” Arbjan Mazniku, drejtor i politikave të “Mjaft!”-it. Gallup Organization ka filluar të protestojë kundër sondazheve të realizuar nga Gallup International dhe “Mjaft!”, menjëherë pas publikimit të sondazhit të parë, duke pretenduar shpërdorim të markës dhe duke i akuzuar realizuesit e sondazhit si falsifikatorë dhe mashtrues.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    shekulli
    artikull i mire
    Fitore si e MJAFT-it


    Ermal Hasimja

    Mbasi nuk arriti ta shesë sa duhet “barazimin e thellë” të sondazhit të parë, MJAFT-i kësaj radhe na servir një “fitore si të Pirros” për PD-në. Një fitore që në fakt nuk është fare fitore, por që nënkupton se e majta mbetet shumicë edhe pas 8 vjetësh dështimi të hareshëm. Shifrat e MJAFT-it na sugjerojnë gjithashtu se bashkimi i së majtës është jo vetëm i mendueshëm, por edhe i suksesshëm nëse arrihet. Një mesazh plotësisht i njëjtë me atë që japin figurat e PS-së në spotet televizive.
    Kontestimi i sondazhit në vetvete nuk ka asnjë lloj vlere. Sondazhet janë hermetikë për nga vetë natyra. Çdokush mund të ulet e të fabrikojë një sondazh të përkryer me një laptop, një birrë dhe pak frymëzim politik. Problemi te sondazhi i MJAFT-it qëndron te fakti se ai është iniciuar, marrë përsipër dhe menaxhuar nga një organizatë me një pozicionim politik të majtë. Vlera e tij është e njëjtë me vlerën që do të kishte një sondazh i realizuar nga Forumi Rinor i PD-së apo i PS-së për prirjet e votës në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht vlerës, natyrisht që MJAFT-i dhe gjithkush tjetër ka të drejtë të bëjë sondazhe. Por në asnjë vend të qytetëruar modern, një organizatë e pozicionuar nuk do të merrte guximin të botonte rezultatet e një sondazhi të tillë me pretendimin për të qenë i besueshëm, përveçse me koston e të qenit publikisht qesharak, gjë që është arritur me sukses në këtë rast. Shumë organizata të pozicionuara politikisht në Shqipëri kanë bërë sondazhe, por asnjëra nuk i ka botuar ato, pikërisht për këtë arsye.
    Në fakt, ky sondazh ka dy efekte kryesore:
    1. Së pari, ai e ka detyruar MJAFT-in ta nxjerrë veten në rolin e “krahut civil” të qeverisjes së majtë, ose më saktësisht, të mundësisë së një të majte të bashkuar në terma alternativë. Rezultatet e sondazhit ishin plotësisht të parashikueshëm dhe tema kryesore e diskutimit në tryezat e analistëve kanë qenë bastet nëse MJAFT-i do ta nxjerrë PS-në 1 pikë plus apo minus në krahasim me PD-në herën e dytë.
    2. Së dyti, sondazhi i dytë i MJAFT-it i ka dhënë goditjen e dytë vrastare besueshmërisë së sondazheve si instrumentë matës të prirjeve të votës, ose edhe si instrumentë të demokracisë. Masa e njerëzve që besojnë te vlera e sondazheve aktualisht mund të bjerë ndjeshëm, pikërisht për faj të dy sondazheve të MJAFT-it. Ajo që e bën edhe më të turpshme gjendjen, është fakti që MJAFT-i mori përsipër të realizojë sondazhin e dytë, megjithë kontestimin e fortë që iu bë të parit, gjë që të bën të mendosh se sondazhet nuk kanë qenë thjesht pjesë e një metode për të marrë një grant nga donatorë të huaj, por elementë vijues të një drame me dy kohë, të stisur me të njëjtën logjikë.
    Por këto rezultate përputhen edhe me një orientim strategjik të qeverisë për të shkrirë përgjegjësinë e dështimit me futjen në të njëjtin thes të të gjithë politikës partiake.
    Atentati ndaj politikës zhvillohet në disa akte.
    Së pari, argumentohet se të gjithë politikanët janë njësoj dhe mes tyre nuk ka ndryshim. Rezultati i mëtuar është abstenimi që i shkon për shtat forcës politike që është duke humbur terren. Logjikisht, në shumicën e vendeve demokratike, votuesit priren pak a shumë instiktivisht të mbështesin opozitën dhe vetëm rezultatet e qarta pozitive mund të mundësojnë mbështetjen e qeverisë. Duke e ditur këtë dhe duke nuhatur humbjen, shumica e majtë qeverisëse mendon se mund të përfitojë nga abstenimi, duke amortizuar efektin shkatërrues të një angazhimi të votuesve për ndryshim.
    Së dyti, një sondazh i tillë karikatural vepron në rolin e kamikazes. Duke ngjallur kundërshti dhe reagime të forta, ai ngjall pashmangshmërisht edhe një klimë mohuese ndaj sondazheve në përgjithësi si matës efikasë të atmosferës politike. Pasoja është e qartë. Duke shkatërruar besimin te sondazhet, dëmtohet perceptimi i votuesve për gjendjen reale. Në shkencat politike njihet “efekti i lokomotivës”, sipas të cilit, votuesit e lëkundur priren të votojnë për forcën politike që ata mendojnë se do të fitojë. Psikologjikisht një pjesë e votuesve priren të jenë në të njëjtën anë me fituesin më të mundshëm. Shkatërrimi i besueshmërisë te sondazhet ul mundësinë e “efektit të lokomotivës”. Edhe pa hyrë në analiza të tilla, strategët zgjedhorë të së majtës i shohin sondazhet si një medium reklame (si në rastin e sondazhit të “Mjaft-it” apo antireklame (si në rastin e NDI-it, qendrës “Gani Bobi” etj). Diskreditimi i besueshmërisë te sondazhet na heq të gjithëve një vegël thelbësore të demokracisë që përdoret kudo ku shoqëria e ndien të nevojshme të vetanalizohet dhe ku forcat politike synojnë të kuptojnë qëndrimin e saktë të votuesit ndaj tyre. Presidenti Moisiu e argumentoi qëndrimin kundër sondazheve (më saktë për exit-polls, pra matjen e votës përmes votuesve që dalin nga qendrat e votimit) me mungesën e kulturën demokratike në Shqipëri. Por në fakt, nëse nuk do të duhej të kishte sondazhe, arsyeja do të ishte emancipimi i munguar i atyre që bëjnë strategjitë zgjedhore dhe që janë të gatshëm të prodhojnë rezultate sondazhesh për të arnuar imazhin.
    Së treti, personalizimi dhe sulmi ndaj personit në dëm të ballafaqimit të platformave, zhduk diskutimin politik në hapësirën publike. Mjafton të shohësh debatet televizive për të parë se sa pak diskutim politik dhe sa shumë teatër përmban fushata zgjedhore. Këtu, përgjegjësia është e të gjitha palëve dhe jo vetëm e së majtës. Por kjo e fundit e ka shprehur fuqimisht talentin teatral me përpjekjet për krijimin e stereotipeve negative. Të gjithë e kanë kuptuar se si e shikon Partia Socialiste Berishën, por shumë pak votues mund të thonë ndonjë fjalë për platformën e saj për Shqipërinë apo për analizën që i bën qeverisja e majtë dështimit dymandatësh.
    Së katërti, nëse përkundër të gjitha shanseve më 3 korrik do të kishte manipulime të votës, rezultatet e sondazhit të MJAFT-it do të përbënin tabelën e rezultateve të cilës do të referoheshin si model keqbërësit e mundshëm, duke e përdorur sondazhin si një përligjie a posteriori (kështu dilte dhe nga sondazhi i MJAFT-it, apo jo ?
    Së pesti, sondazhe si i “Mjaft-it” tregojnë sa i fortë është vullneti jopolitik për t’u shitur votuesve ambalazhin dhe jo produktin, për të nxitur retorikën duke eklipsuar përgjegjshmërinë, për të promovuar “magjistarin”, duke sulmuar politikëbërjen.





    27/06/2005
    KATEGORIA: Analiza

  7. #47
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    MJAFT ME MASHTRIME

    Sondazhi i fundit i publikuar nga "MJAFT"-i për mbështetjen elektorale që gëzojnë partitë politike në prag të 3 korrikut, pritet të jetë edhe më i kontestuar se i pari. Kjo për shkak se gabimet me dashje apo dashje në mënyrën e ndërtimit dhe rezultatet e anketimit, janë edhe më problematike se sondazhi i parë. Problemi kryesor është sasia e përqindjes që kanë marrë PS-ja e PD-ja. Gjithkush e di se këto dy forca politike nuk mund të jenë pranë njëra-tjetrës, pasi opozita aktuale dukshëm do të korrë një fitore të thellë më 3 korrik. Problemi i dytë, mënyra e hartimit të pyetjes për kë do të votoni, që realisht të çorienton, pasi dihet se partitë aleate të PD-së nuk kanë kandidatë në mazhoritar, por vetëm në proporcional. Problemi i tretë është kujdesi i tepruar i "MJAFT"-it për t'i atribuar të gjitha partive të majta një përqindje, qoftë edhe minimale. Eshtë e çuditshme sesi Xhuveli, Ceka, Milo, Gjinushi, Dule kanë përqindjet e tyre, kurse parti të djathta nuk figurojnë fare në rezultatet e anketimit. Pakkush mund ta besojë se një parti tradicionale si Balli Kombëtar nuk ka asnjë votues në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Për të mos përmenduar partitë e tjera, PBL-në e Starovës apo PDK-në e Lesit.

    Sipas MJAFT-it, pyetjes "kush do t'i fitojë zgjedhjet", 40% janë përgjigjur PD-ja, ndërsa 37% PS-ja. Por, po të numërosh shifrat e "MJAFT"-it del se të majtët kanë 48% të votave, ndërsa të djathtës vetëm 42%. Ky është një tjetër nonsens që duhet të shpjegojnë kriptomajtistët e "MJAFT"-it.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Gallup” i SHBA, padi për “Mjaft” në Gjykatën e Tiranës

    Gallup” i SHBA, padi për “Mjaft” në Gjykatën e Tiranës

    Padia, në Gjykatën e Tiranës me akuzë shpërdorim të markës. Haxhia, avokat i “Gallup-it”



    TIRANE - Gallup Organization me qendër në SHBA padit lëvizjen “Mjaft!” për shpërdorim të markës “Gallup”. Menaxheri i markës së Gallup, Chris Steëart, njoftoi dje se organizata që ai përfaqëson ka ngritur një padi ligjore në Gjykatën e Tiranës kundër lëvizjes “Mjaft!”. Mësohet se avokati i kontraktuar nga Gallup i SHBA-së është kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia. Njoftimi i Gallup Organization erdhi vetëm pak orë pas publikimit të sondazhit të dytë të Gallup International (BBSS) dhe “Mjaft!”. “Sikurse kemi thënë edhe më parë, ne kemi të drejta parësore të përdorimit të markës “Gallup” në Shqipëri. Gjithashtu, ne përfaqësojmë një markë të mirënjohur që siguron masa mbrojtëse shtesë edhe në nivel ndërkombëtar”, - u shpreh menaxheri i markës së Gallup, Chris Steëart. Nëse kjo çështje ligjore materializohet, do t’i shtohej listës së gjatë të gjyqeve në vazhdim që Gallup i SHBA-së ka ngritur kundër disa degëve të Gallup International, organizata rivale që mban të njëjtën markë. Nga ana tjetër, paditja e “Mjaft!”-it paraqet vështirësi nga pikëpamja juridike, pasi vetë kjo lëvizje nuk është regjistruar si person i veçantë juridik në gjykatë, por funksionon si projekt i dy OJF-ve, Balkans YouthLink dhe ANDA. Kështu, pasojat e vetme – nëse ka – duhet të rëndojnë mbi këto OJF dhe jo mbi vetë “Mjaft!”-in, duke marrë parasysh statusin juridik të kësaj të fundit. Përgjigjja e “Mjaft!”-it ndaj kësaj padie, e cilëson akuzën si tentativë për të devijuar vëmendjen e medias dhe opinionit publik nga debati mbi sondazhin në çështje të ndërlikuara teknike mbi të drejtat e markës “Gallup”, çështje që u takon ta zgjidhin kompanitë në konflikt. “Ne kemi kontraktuar një kompani të mirënjohur në nivel botëror, siç është Gallup International, organizatë kjo e cila ka ofruar shërbimet e saj edhe për qeverinë amerikane. Nga kjo pikëpamje nuk kemi pse ne të ruajmë konfliktet e vjetra të dy kompanive, me qëllim përfitime biznesi”, - sqaroi dje për “Shekullin” Arbjan Mazniku, drejtor i politikave të “Mjaft!”-it. Gallup Organization ka filluar të protestojë kundër sondazheve të realizuar nga Gallup International dhe “Mjaft!”, menjëherë pas publikimit të sondazhit të parë, duke pretenduar shpërdorim të markës dhe duke i akuzuar realizuesit e sondazhit si falsifikatorë dhe mashtrues.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Kuvendi, ndjekje penale ndaj Ramës
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 22:15
  4. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •