I denoncuar per pengmarrje, lufton me arme
E Marte, 31 Maj 2005
Kujtim Duro, nje 58 vjecar me banim ne lagjen "Palorto", te qytetit te Gjirokastres, ka terrorizuar mbreme banoret, ndersa u konfrontua me arme me policine. Ishte denoncuar nga babai i nje 16-vjecari se e kishte marre peng prej 3 ditesh, duke kryer me te, marredhenie seksuale. I mituri, mohon perdorimin e forces. Deshmite ne vendngjarje per minutat e panikut dhe kush eshte i dyshuari
GJIROKASTER - Nje 58 vjecar eshte izoluar ne banesen e tij ne nje lagje te qytetit te Gjirokastres ndersa eshte nen rrethim policor, pasi eshte denoncuar nga babai i nje te mituri, se e ka marre peng ate, prej tre ditesh. I dyshuari, eshte Kujtim Duro, 58 vjec, banues ne lagjen "Palorto", te qytetit jugor. Ai dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje djale 16 vjecar nderkohe qe mbreme i mituri, i ka deklaruar policise se nuk ishte detyruar te shkonte me force me 58 vjecarin. Duro, njihet ne kete qytet, si njeri me probleme me drejtesine me pare, i divorcuar disa here. Ai punon si roje ne spitalin rajonl te Gjirokastres.
Burime ne vendngjarje, thane se krismat e automatikut gjate tentatives te policise per te shoqeruar nje person ne mjediset e komisariatit te policise ne Gjirokaster kane terrorizuar mbreme, banoret e qytetit te Gjirokastres. Nderkohe qe inspektoret e policise kane tentuar te ndalojne te dyshuarin Kujtim Duro, pas nje denoncimi te bere per te ne komisariatin e Gjirokastres, ai i eshte pergjigjur uniformave blu me krisma automatiku
Ngjarja
Ka qene ora 17.30 e dites se djeshme, kur inspektoret e krimeve ne Komisariatin e Policise se Gjirokastres jane drejtuar ne banesen e 58 vjecarit Kujtim Duro ne lagjen "Palorto", per te bere shoqerimin e tij ne dhomat e paraburgimit. Sipas burimeve policore, per 58 vjecarin Duro ishte bere nje denoncim ne polici. Denocimi ishte bere nga shtetasi A.M., 43 vjec nga rrethi i Permetit. Ai e akuzonte Duron se i kishte marre peng djalin e tij 16 vjecar, nxenes ne Shkollen e mesme Industriale per tri dite me rradhe, duke kryer marredhenie seksuale me force me te. Burimet policore konfirmojne per "Korrieri"-n, se inspektoret e krimeve dhe Prokuroria e Gjirokastres kane nisur hetimin per kete ceshtje. Sipas burimeve nga keto organe, behet e ditur, se 16 vjecari dhe i ati i tij jane shoqeruar ne komisariatin e Policise. Sipas deponimeve te bere nga 16 vjecari rezulton se ai nuk ishte marre peng nga personi ne fjale por kishte shkuar me deshiren e vet ne banesen e tij. Nderkohe per te zbardhur plotesisht ceshtjen, agjentet e antikrimit kane shkuar te shtepia e 59 vjecarit Duro per ta shoqeruar ate ne komisaria. Por ai nuk ka pranuar duke u mbyllur brenda ne shtepi. Deri ne oret e vona te nates agjentet antrikim te komisariatit te Gjirokastres kane mbajtur nen mbikqyrje shtepine, nderkohe qe Prokuroria e rrethit vazhdonte hetimet ne lidhje me ngjarjen, duke mos nxjerre ende nje urdher arresti.
Panik nga krismat
Nderkohe banoret e lagjes Palorto, ne zonen prane gjimnazit "Asim Zeneli", kane ndjere frike dhe panik, per shkak te krismave te vazhdueshme qe vinin nga shtepia e 58 vjecarit tim Duro ne lagjen "Palorto" te qytetit te Gjirokastres. Njeri prej banoreve ne vendin e ngjarjes, u shpreh per "Korrierin", se ka pare disa police te veshur me uniforma, te cilet nxitonin ne drejtim te shtepise nderkohe qe 58 vjecari gjuante me automatik ne drejtim te tyre. Gjate gjithe mbasdites kemi degjuar krisma automatiku, shprehet nje tjeter banore e lagjes.
Policia ne gatishmeri
"Krismat nisnin sa here qe policia tentonte t'i afrohej shtepise", tregon nje banore, prane shtepise se 58 vjecarit Kujtim Duro, ne lagjen "Palorto". "Na tmerruan femijet dhe kalamajte e vegjel. Nderkohe goditjet me automatik kane filluar te fashiten gjate oreve te mbremjes duke rene nata. Nga ana e tyre, forcat e policise nuk kane tentuar te hyjne ne shtepi por 200 metra larg baneses kane krijuar nje kordon policor duke mbajtur nen mbikqyrje banesen. Nderkohe, shtepia e Duros ne lagjen Palorto gjate gjithe nates te se henes, duke u gdhire dita e sotme, vazhdoi te ishte nen mbikqyrjen ne distance te afert, te forcave policore.
Blerim Kore
TE DHENAT
Kush eshte roja i dyshuar
GJIROKASTER - Sipas banoreve te lagjes "Palorto", 58 vjecari Kujtim Duro punonte roje ne spitalin e Gjirokastres, Aktualisht ai ishte divorcuar nga gruaja e tij nderkohe qe ka qene i denuar edhe per vepra te tjera. Mesohet se i dyshuari eshte ndare edhe dy here te tjera, me bashkeshorte te tij. Banoret thone se gjate ketyre diteve nuk kishin verejtur levizje te ndonje njeriu perreth shtepise se tij. I dyshuari, sipas Prokurorise, mund te perballet me akuzen e kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitur si dhe kundershtim me arme zjarri, te forcave te policise. B.K
Korrieri
Krijoni Kontakt