Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 664
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Ndjenja tė pa lexuara

    Eshte e hera e pare qe rreshtat e mi do lexohen nga me shume se nje person ( qe kam qene une deri me sot).
    Nuk jam poete por shkruaj kur ndiej.
    Dhe duke lexuar poezi ketu ne forum mendova ti "botoj" per here te pare.


    RRESHTAT E MI

    Rreshtat e mi
    Jane historia e jetes sime
    Flasin per trishtime
    Per lote dhe dhimbje

    Rreshtat e mi
    Jane copa te shpirtit tim
    Fragmente te nje poeme
    Qe mbart te zvarritur timin besim

    Rreshtat e mi
    Jane lulet qe dielli i pranveres i mugulloi
    Qe i plagosi dimri i dhimbjeve
    Dhe petalet jua vjeteroi

    Rreshtat e mi
    Jane femijet e rritur
    Nga nje qumesht mizerje pa shije
    Jane femijet e semure qe pa nene
    Ne djepe ankohen si te ngelur ne hije

    Rreshtat e mi
    Jane letra te harruara qe mbaj ne ditar
    Qe nuk dalin ne drite
    Si bletet e zeza kerkojne hijen e pare

    Rreshtat e mi
    Ti e di jane historia ime
    Shpresat e mia te vdekura jane ato
    Nqse nuk ke qare akoma
    Degjome , MOS I LEXO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 31-05-2005 mė 18:21
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    TEK TY

    Tek ty
    I thashe vetes qaj
    Mos hesht kur duhet te klithesh me vaj

    Pikerisht aty tek ty
    Lexova vite te miat qe flinin
    Pengova dite qe nxinin

    Aty dhe vetem aty
    tek ty
    Fjeta, u zgjova e fjeta prape
    Lashe pas dite dhe prita nate

    Aty, tek ty
    Hyra ne peralla me princesha
    U bera Hirushe dhe Borbardhe ,u bera ēdesha

    Aty, po pra po, aty tek ty
    I thyeva ajsberget,Titaniket shpetova
    U grinda , u lumturova , dashurova .



    NE ENDERR

    Ne enderr
    I rashe Shqiperise cep me cep
    Malli me kish marre
    Pashe detin , Sazanin
    Pash dhe Karaburunin
    Pashe Kosove e Ēameri
    Pashe Ulqin e Tetove
    Sa shume pashe e sa shume shkela
    Enderr mos me ler te zgjohem
    Ftoje vdekjen te afrohet
    Boll, me s’dua te jetoj
    Nga kjo enderr askush te mos me zgjoj.


    Xxx

    Nese te duket se po fle
    Lexo mesazhin tim hedhur diku aty
    Dhe mos ik
    Nuk po fle jo .....
    Jam duke menduar per ty.

    KAM KOHE

    Kam kohe te te dua
    Por sekondat mbarojne
    Nuk me japin kohe te ta them
    Te te puth me ndjenja
    Te te mbuloj me perkedhelje
    Kam kohe te te dua
    Nqse ky sekond eshte i perjetshem.


    ME DO ?

    Me lind , me tenton
    Me perkdhel, me buzeqesh
    Me shikon , me qeteson
    Me enderron, me zgjon
    Me ben te hesht , me flet
    Me ke , me do
    Me do?


    IKJA

    Do ikim dhe ēdo gje do jete njesoj
    Fotot do jene bosh
    Zhurmat do jene te heshtura
    Ecjet do ndalin
    Drita do jete e erret dhe qorre
    Dhomat do ngelen pa ty
    Nuk do jemi , nuk do jesh
    Ne do ikim , dhe ti gjithashtu
    Te gjithe do ikim
    Do iki dhe dashuria me ty.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Te bukura reshtat ! urime
    packa se nje pjese e mire e tyre percjellin frymezimin e ardhur nga dhimbja... ... por kjo ndosh shpesh ne letra (shkrime) dhe ne jete...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ENDRRA IME

    Kam enderruar qe ujrat
    Ndonjehere te rrethonin njeriun
    Qe njeriu te enderronte qe vendi i tij
    Te ishte vertete vendi i tij
    Dhe jo konfuzioni i vendeve te tjera ne vendin e tij
    Endrra ime ishte e paster ashtu siē une enderroja qe ishte vendi im
    Por duhet te ruash syte
    Perpara se te ti shqyejne zhgabat
    Dhe te evitosh shikimin e eger te tyre
    Gjithkush krijon nje enderr
    Nje mur uji qe justifikon gjurmet e lena
    Shpesh jemi me enderrues se vete njeriu
    Dhe me fallco se vete vendi yn
    Une kam enderruar qe jam emigrante
    Qe kam ikur te fitoj zjarrin
    por zjarri nuk ekziston
    Vetem ekzistojne ujrat qe me rrethojne
    Dhe une krijova nje enderr
    Une kam ikur qe te fitoj te paekzistueshmen
    Sa te genjeshterta jane endrrat
    Ne te cilat nuk mund te krijoj vendin tim
    Sa genjeshtare jane keto mure uji
    Qe mbysin thirrjet e atyre qe enderrojne
    Qe dikur mund te kene qene endrra te pastra
    Jam emigrante
    Qe ne vetevete jam kthyer
    Mbi keto mure shpesh pyes veten
    Nese ndonjehere kam qene mes te vdekurve
    Qe plagosen mbreterite
    Apo mes te gjalleve
    Qe mallkuan nje dhe mijera here barkun e nenes
    Qe banuan nje dhe mijera here ne barkun e bishes
    Dhe me miresi gezuan mishin e saj
    Por une jam e njollosur me gjakun e qengjit
    Balli im eshte qendra e botes
    Dhe ne qender te botes ishte fillimi i gjerave
    Dhe ne fillim ishte fjala dhe Zoti ishte fjala
    Dhe une nuk isha dhe nuk ishte vendi im
    Vendi im nuk ka qender
    As zota , as fjale , as njerez qe enderrojne
    Vetem ujra qe ndajne familje
    Familje qe iken te kerkonin paqen e perjetshme
    Dhe ajo qe takuan ishte perseri lufta.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BOTE VIRTUALE

    Mos u shqeteso une te kuptoj, edhe mua me ka ndodhur gjithashtu
    Hyjme ne kete Bote virtuale dhe pak njerezore , ē’te bejme keshtu eshte ketu.

    Ketu jemi kush duam, pa emra , pa mbiemra , pa ze , anonim
    Ketu jemi kaq perfekt si diamantet apo vera, jemi pa asnje difekt a gabim

    Dashurojme , gjithashtu qajme , shkembejme dhimbjet tona e pastaj qeshim
    Ngushellohemi , “per te mos prere venat” ,e kurre njeri-tjetrin s’e ndeshim

    Sot po te le , kujdesu dhe do flasim perseri ,mos me harro ,kaq te kerkoj
    Kushedi ne ndonje rast do kujtohesh per kete mike qe veē vetes asgje s’te tregoj

    Ne qetesi terhiqem , nga kjo bote dal engjell kur ,linjen shkepus pa u ndier
    Dhe kthehem ne jeten e eger pa fije dhe satelit ku ujkonje behem menjehere,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 01-06-2005 mė 12:00
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ME ZHVISH

    Me zhvish shpirt
    Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
    Ndaja nga mishi fijet
    Dhe indet lidh serish

    Ne ēdo fiber te saj
    Mundohu e lexo
    Printuar emri jot
    Shikoje mos harro

    Me zhvish edhe me tej
    Kalo zemer e mish
    Deri ne kocka shko
    Pa frike asgje nuk prish

    Te gdhendur veten gjen
    Shiko ku je skalitur
    A me beson tani?
    Ēdo gje me ty eshte ngjitur

    Nese nje dite te humb
    E ndoshta me s’te shoh
    Do jesh ti brenda meje
    Puthitur neper to

    Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
    Diēka ka dhe aty
    Nuk jam me vetem une
    Brenda jemi te dy
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    me pelqejn shkrimet Era, sidomos ky i fundit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit Veshtruesja.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Faleminderit Era

    Je fantastike, sidomos kjo e fundit ishte shume prekese, mos brenda vargjeve ishe ti?

    LA VIE LA VRAI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Jimy
    Je fantastike, sidomos kjo e fundit ishte shume prekese, mos brenda vargjeve ishe ti?

    LA VIE LA VRAI

    Ne te gjitha vargjet jam une Jimy.
    Jane me shume ditari im se sa poezite e mia.
    Faleminderit .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 01-06-2005 mė 17:57
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    TE DUA

    Te dua te rrembej
    Nje perralle te rrefej
    Nje enderr te tregoj
    Ku princin dashuroj
    Nje zemer ty te fal
    Princesh hipur mbi kale
    Nje dore edhe nje sy
    Pse mos ti fal te dy
    Nje buze te zhuritur
    Tek jotja e puthitur
    Nje ze te gjemuar
    Me rruge te pakenduar
    Nje shpirt edhe nje jete
    Po ti fal ty vertete
    Nje trup nje dashuri
    Qe nuk i di njeri
    Ne to je vetem TI.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    NENA IME.

    Ne prehrin tend te prehem e malluar
    E si dikur femije te qaj me lot
    Ndosha nga nje loder e munguar
    A per nje dashuri qe iku kot

    E dora jote mbi floke me perkdhel
    Bute dhe embel siē di vetem ti
    Lotet do me ikin menjehere
    Trishtimin ti e heq si me magji

    Femije e rritur jam akoma nene
    Qe boten ende s’di ta pershendes
    Perpara teje e tille do jem gjithmone
    Femije i rritur deri sa te vdes

    Ke rrudha neper duar ke dhe damare
    E floke te zinj nuk shoh me jo asnje
    Po prape ti je e imja bukuroshe
    S’ka miss qe vendin ty mund te ta ze.

    Mengjeseve nuk shihje se si zgjoheshim
    E as ne mbremje nuk na shije jo
    Kur vije ne ne endrra ishim tretur
    Sa shpesh te fusnim edhe ty ne to.

    Te dua nena ime o hyjni
    Qe Zoti te krijoi veē per mua
    S’ka bote qe te permbyset nese ti
    E prek e ledhaton dhe fjale i thua.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  13. #13
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    NENA IME.
    Mengjeseve nuk shihje se si zgjoheshim
    E as ne mbremje nuk na shije jo
    Kur vije ne ne endrra ishim tretur
    Sa shpesh te fusnim edhe ty ne to.

    Era1, vargjet e tua jane shum te mira, por me kete poezine e fundit "NENA IME" e ke arritur kulmin! faliminderit qe e solle ketu...
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  14. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Femije e rritur jam akoma nene
    Qe boten ende s’di ta pershendes
    Perpara teje e tille do jem gjithmone
    Femije i rritur deri sa te vdes


    shume e bukur

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    NENA IME.

    Ne prehrin tend te prehem e malluar
    E si dikur femije te qaj me lot
    Ndosha nga nje loder e munguar
    A per nje dashuri qe iku kot

    E dora jote mbi floke me perkdhel
    Bute dhe embel siē di vetem ti
    Lotet do me ikin menjehere
    Trishtimin ti e heq si me magji

    .

    Sa bukur e ke thene moj Era!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Sikur

    Sikur ta dija
    Qe sot do ishte hera e fundit
    Qe te shikoj qe fle
    Do te perqafoja fort dhe ,
    Do lutesha per te bere te mundur qe te isha roja
    I shpirtit tend

    Sikur ta dija
    Qe kjo do ishte hera e fundit
    Qe te shoh qe del nga kjo dere
    Do te te jepja nje perqafim , nje puthje
    Dhe do te te therrisja qe te te jepja me shume

    Sikur ta dija
    Qe kjo do ishte hera e fundit
    Qe degjoj zerin tend
    Do regjistroja ēdo nje pret fjaleve te tua
    Per ti degjuar pafundesisht

    Sikur ta dija
    Qe keto jane minutat e fundit
    Qe te shikoj
    Do te te thoja Te dua dhe pse do dukesha
    Pak budallaqe sepse ti e di
    Ti e di qe te dua .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit dikush ( me fal qe po te falenderoj me kaq vonese ),besarti, Veshtruesja dhe D&G Feminine.


    TE DUA

    Te dua ....
    Dhe me leviz kohen me oret e tua

    Te dua....
    Ne yjet qe veē udhetojne
    Ne netet e errta qe ata ndriēojne

    Te dua...
    Ne fillim shekull e deri ne fund
    Une jam anija e bardh qe kaloj oqeanet
    E ska furtune qe mund te me mund.

    Te dua...
    Ne dhimbjen pa lot qe shume nete shoqerova
    Ne qiellin e permbysur pa yje dhe hene
    Ne thirrjet e zogjve qe gjuhen jua mesova
    Ne tingullin e fjales qe ngeli pa thene

    Te dua
    Ne majen e malit freskuar nga bora
    Ne ikjen e nates ne ardhjen e dites
    Ne lulen e ēelur qe keputi dora
    Ne lumin qe turret vrap ne dere te prites.

    Te dua...
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 03-06-2005 mė 06:01
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me pelqejne poezite e tua. Me pelqen shprehja. Dhe me pelqeu NENA IME
    Une akoma nuk e kam marre guximin te thur vargje per te sepse me duket gjeja me e veshtire, me duket se fjalet nuk mjaftojne per te thene aq shume sa dua te them.
    Pres te lexoj te tjera se duhet te jene shume ( e di si per vete )

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    4 ORE PA MUA

    4 ore pa mua
    ti ēfare bere valle?
    Nise te mendosh
    a fole pa fjale?

    4 ore pa mua
    veē cigar ke pire
    edhe nje kafe
    u ndjeve me mire?


    4 ore pa mua
    asnje fjale s’te lash
    ika e lotuar
    dot ne sy s’te pashe

    4 ore pa mua
    zerin s’ta degjova
    kaq e keqe jam
    pse s’telefonova

    4 ore pa mua
    nuk do kthehen me
    shpirt do jem me ty
    vetem s’do te le
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  20. #20
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    ME ZHVISH

    Me zhvish shpirt
    Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
    Ndaja nga mishi fijet
    Dhe indet lidh serish

    Ne ēdo fiber te saj
    Mundohu e lexo
    Printuar emri jot
    Shikoje mos harro

    Me zhvish edhe me tej
    Kalo zemer e mish
    Deri ne kocka shko
    Pa frike asgje nuk prish

    Te gdhendur veten gjen
    Shiko ku je skalitur
    A me beson tani?
    Ēdo gje me ty eshte ngjitur

    Nese nje dite te humb
    E ndoshta me s’te shoh
    Do jesh ti brenda meje
    Puthitur neper to

    Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
    Diēka ka dhe aty
    Nuk jam me vetem une
    Brenda jemi te dy


    Era me pelqyen te gjitha poezite ,por kjo ne vecanti! Mos u ndal se shkruari !

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  2. A ka ndjenja qe s'mund te ja shprehni te dashurit/dashures?
    Nga sLimShady nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 12:12
  3. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  4. Konfuz nė ndjenja, ēfarė tė bėj?
    Nga H5N1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:24
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •