Close
Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 664
  1. #41
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    era1, saher vi ketu, gjej dicka te re, dicka te mire, te sincerte... keto jan vargjet e tua!

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Era .. tash Vlora e ka dhe nje Poete te mrekullueshme..

    Te lumte..
    nese Brari me lejon edhe une i bashkangjitem mesazhit te tij!

    vetem vazhdo dhe mos u ndal...
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  2. #42
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Era 1 poezi te bukura te lumte
    M&M

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit Mr_Tironci,besarti,sLimShady.


    JETA


    Sa here jeten time qelluan me shuplake
    E shtyne e vodhen , e shan i thane plake

    Sa here jetes sime dhimbje i shkaktuan
    Asnjehere kundershtaret nuk i munguan.

    Kaq vjet u hoq zvarre ne dhimbje e lot
    Kerkoi qe te ngrihej e nuk u ngrit dot

    Po prape memesine s’ta hoqi dot njeri
    E imja ke qene e do jesh perseri.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ------------------------------------------------
    Mos me fajso
    pashe drite ne shpirtin tend dhe hyra...
    Eshte e vertete
    nuk i rashe ziles
    as trokita.
    Mendova se po prisje ardhjen time.
    Me vjen keq.
    Mos me paragjyko,
    duhet te me besosh,
    ishte me e forte se une
    deshira
    per te hyre tek ty.
    Megjithate si do qe te jete, jam ketu:
    Pregatitu.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Eja pa frikė nė zemrėn time!
    E vetmja dritė do jeshė veē ti!
    Nuk do pėrplasesh! Mos ki dyshime!
    Tek unė do gjesh veē dashuri!

    Nuk do pėrplasesh me njeri tjetėr
    Edhe pse brenda asht krejt errėsirė!
    Se dashurija, inatė i vjetėr
    Vetėm pranė teje, mė bėn shumė mirė!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Agim flm.
    Ndihem e vleresuar me shume nga ēmeritoj (ne drejtim te poezise) qe, ti shkruan diēka poshte vargjeve te mia.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ASGJE

    Perpara se te vinte momenti
    E dinim qe asgje nuk na interesonte
    U pame me nje shikim te thelle
    Dhe asnje nuk tha asgje…

    Ishim ti dhe une,
    Vetem,
    Te zhveshur, te heshtur,
    Asnje nuk tha asgje
    dhe u prekem
    Ashtu me drite te fikur…

    Dhe duke u gdhire
    Akoma me shume deshiroheshim
    Koha dukej sikur fluturonte…

    Kur u ndame
    U puthem
    U pame , ti diēka the
    E une asgje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 08-06-2005 mė 08:49
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Eja pa frikė nė zemrėn time!
    E vetmja dritė do jeshė veē ti!
    Nuk do pėrplasesh! Mos ki dyshime!
    Tek unė do gjesh veē dashuri!

    Nuk do pėrplasesh me njeri tjetėr
    Edhe pse brenda asht krejt errėsirė!
    Se dashurija, inatė i vjetėr
    Vetėm pranė teje, mė bėn shumė mirė!

    Ah une e shkreta se ēme ka gjetur
    Seē po me ndjek nje “djall me brire”
    Ngado qe shkoj me vjen nga mbrapa
    Me thote : “eshte mire ne erresire”.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    TRISHTIMIT

    Trishtimi im, kaqvjetesh pushtuar
    Te ndiej te huaj , pse valle tani?
    Dikur ne sofer me mua shtruar
    Tani sa larg me dukesh ti.

    Dikur tek ty sa lot kam lene
    Dhe nete pa gjume shume me ke marre
    Gjithe shpirtin tim ti kishe zene
    Ndoshta me mua dhe ti ke qare.

    Mua me dhimbje me kishe mbushur
    Per shume kohe kur ishe miku im
    Dhe sot te pershendes ku ti je strukur
    Dashuria ime te nisi ne harrim.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #50
    King Tirone Maska e Mr_Tironci
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Vendndodhja
    gjithanej
    Postime
    154

    Hi

    Amon mi Era se u dashka i liber per poezit e tuja. Une jom i menimit ta gjejm i liber qe ti botojm . Shume te bukra.
    Mr_Tironci

  11. #51
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shume te bukura poezite Era,komplimente

  12. #52
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115
    shume shume poezi te bukura, veretet ke nje stil te vecant dhe me plot mend qenke zhytur n rrjeten e poeteve..
    te peruroj, vazhdo na posto poezi te ketilla

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit Mr_Tironci,viganv,Faik Konitza.


    ZGJOHU.

    Zgjohu zemer , te fjetur boll te kam kundruar
    Zgjohu shpirt , e falem ti buzeqeshjen e munguar

    Mos fli me zemer,boll ne endrra me ke ftuar
    Mos fli me shpirt, malli per ty mua me ka zgjuar

    Zgjohu zemer, nuk me merr gjumi kur prane teje jam
    Zgjohu shpirt, minutat qe ti fle sot fund nuk kane

    Mos fli me zemer, se dot s’te perkedhel se mos te zgjoj
    Mos fli me shpirt , se dua syte e bukur te te shikoj

    Zgjohu zemer, te lutem ndiqe gjumin beje per mua
    Zgjohu shpirt, se dua te te them se sa te dua.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Era1
    Kėnga fituese e Eurovisionit: Number One, mos vallė ėshtė shkruajtur pėr ty?! Hahah
    Vėrtetė do tė ishte mėkat i madh sikur kėto krijimet e tua mos ti silllje nė sofrėn tonė tė pėrbashkėt.
    Shumica kėtu e veēuan poezinė NĖNA IME, por unė vėrtetė nuk do ta dalloja asnjėrėn, sepse tė gjithat janė tė bukura?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 08-06-2005 mė 14:17
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ERA 1
    Kur te them qe je poeteshe e vertete ty te duket kompliment. Ja pra se Ēfare kenaqesije i ke sjelle lexueseve te Forumit. Urime!Urime!urime!
    Miqesisht Agimi

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    ME ZHVISH

    Me zhvish shpirt
    Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
    Ndaja nga mishi fijet
    Dhe indet lidh serish

    Ne ēdo fiber te saj
    Mundohu e lexo
    Printuar emri jot
    Shikoje mos harro

    Me zhvish edhe me tej
    Kalo zemer e mish
    Deri ne kocka shko
    Pa frike asgje nuk prish

    Te gdhendur veten gjen
    Shiko ku je skalitur
    A me beson tani?
    Ēdo gje me ty eshte ngjitur

    Nese nje dite te humb
    E ndoshta me s’te shoh
    Do jesh ti brenda meje
    Puthitur neper to

    Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
    Diēka ka dhe aty
    Nuk jam me vetem une
    Brenda jemi te dy
    me ke habit me kte poezi kaq bukur e ke shkruar,,,

    urime

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Flm poeti dhe angel.

    Agim nuk di si te te pergjigjem sepse ndihem mire me te vertete ne ato qe thua.


    NUK E DI


    Nuk e di ti por, une po te dua
    me shume e me shume ,
    ne ēdo moment qe kalon ne jeten time.
    Nuk e di ti , por ne ēdo ēast te jetes sime,
    ti vazhdon te jesh zoti i endrrave te mia.

    Prandaj te fal qiejte e mi,
    te jap gjithe endrrat e mia,
    jap gjithēka
    vetem per te pare ngrohtesine e syve te tu,
    embelsine e buzeve te tua
    butesine e duarve te tua
    shkelqimin e buzeqeshjes e te dashurise tende.

    Nuk e di ti por, une e kam takuar
    ate qe po kerkoja prej shume e shume kohesh.
    Nuk e di ti por, ne momentet e puthjeve te tua ,
    per mua asgje me nuk ekziston ,
    vetem ti dhe une.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Me lini te fle pak
    te shoh vetem nje ender
    Ta pres EREN ne prak
    ta marr ta fus ne zemer

    Moj ERe e rrebeluar
    qe s'prekesh nga askush
    Ti qenke dashuruar
    ndaj vargu plot tu mbush

    me fjale dashurije
    me puthje buzesh prush
    E dija qe do fryje
    nder zemra si askush...

    Ndaj shkruaj motra ime
    dhe falna kenaqsi
    dhe hyr ne enderrime
    ku korret dashuri!

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Agim po me nderon shume me pranine tende ketu. Faleminderit.


    BASHKE

    Bashke po nisemi te dy
    Ajrin per te perqafuar
    Per tu bere pleq bashke
    Ne nje buzeqeshje te hutuar.

    Te kapim endrrat bashke
    Qe si mengjesi vijne
    Si pasqyrim ne akullin
    Ku vrapon nje pinguin

    Sot puthjet e tua
    Ajri kafshon i uritur
    E perqafimet e tua
    Rremben dielli i mahnitur

    Qe te jem prane teje
    Do kaleroj qiellin
    Do largoj ajrin
    Do shty tutje diellin

    E do te rrembej
    Ne re bashke do fleme
    Do ikim veē tutje
    Gjithēka pas do leme.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    NEN SHI

    Shiu dashuria ime,
    me renqeth ,
    kur neper shpatulla me ngjit bluzen,
    kur vendos freskine ne faqet e mia.
    Shiu dhe une qe eci nen te.
    Eci me shpirtin te lire,
    nuk ndiej , nuk enderroj
    vetem nen shi jam une ne realitet.
    Edhe Jim Morrison
    e dashuronte shiun
    sepse, mund te qante dhe askush nuk mund ta shihte.
    Sa here ne pikat e tij te renda kam qare,
    sa here si nje zog i lagur
    nen te kam fluturuar.
    Te dy jemi xheloz per njeri-tjetrin.
    Ai sapo me sheh mundohet te me lag dhe asgje imja
    te mos i shpetoje syrit ujor te tij.
    Dhe une mundohem te marr ēdo pike,
    jam xheloze per te .
    Kur jam me te jam une,
    kam deshire te bertase
    te rrotullohem me rrobat e lagura e me trupin me mornica,
    te iki me vrap kur me hyn i ftohti
    E ta kerkoj prape kur ndiej se po terrem.
    Shiu dashuria ime ,
    me prek ashtu siē di veē ti.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  2. A ka ndjenja qe s'mund te ja shprehni te dashurit/dashures?
    Nga sLimShady nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 12:12
  3. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  4. Konfuz nė ndjenja, ēfarė tė bėj?
    Nga H5N1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:24
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •