Pėrmes kėsaj teme, tė nderuar forumistė, po postoj disa nga rrėfimet e njė miku tim shqiptar qė nė forum deshi tė identifikohej me emrin Onufri. Kėto rrėfime nuk kanė tė bėjnė nė asnjė mėnyrė me autorin e kėtyre postimeve as me krijimtarinė e tij.
Onufri: Gruaja ime, lavirja
Nuk e mohoj, ajo kujdesej pėr ēdo imtėsi qė sillej rreth meje, apo qė kishte tė bėnte me mua.Kjo pėrkujdesje e tepruar kish filluar tė mė bezdiste, por tani ime shoqe nuk ndodhej nė shtėpi. Mė kishte mbėrthyer njė ankth, jo thjesht njė ankth, por edhe njė dėshirė e fshehtė pėr tu veshur e pėr tia mbathur sa mė parė. Vetėm atėherė, kur gjendesha me kėmishė e pantallona, sikur ndjehesha mė i sigurt. Kur shkėlqeja kėpucėt me njė ngjyrė tė shtrenjtė, mė binte edhe nervozizmi, aq sa, duke u krehur para pasqyrės, filloja tė fėrshėlleja.
Sapo hodha hapin e parė nga vetura, mu bė e qartė se nuk isha gabuar me vendin qė kisha zgjedhur pėr tu dėfryer me Gresėn. Pamja e kaltėr e liqenit, hija e natės qė po binte mbi ne,na plotėsonte atmosferėn me mrekullinė e duhur,atė qė tė pėrgatitė pėr njė kėnaqėsi tė llogaritur erotike. Nė anėn e djathtė tė liqenit, dukej hoteli ku kishim porositur dhomėn pėr tė shijuar natėn.Kaluam stacionin e trenit dhe u nisėm shtegut tė ngushtė, drejt hotelit, me hapa tė vegjėl nė shalakatje e duke u mbėshtetur trup mė trup. Herė-herė, dėgjoheshin rrahje krahėsh. Ishin patat qė davariteshin bregut shkėmbor, ku kishin ngritur foletė. Shtegu nga kalonim, nė tėrė gjatėsinė e tij, ishte i tillė sa, lėvizja mė e vogėl, tingėllonte si muzikė. Gresa, njė grua e bukur, e martuar me Muratin e Sabahudinit qė e kisha njohur para ca ditėsh nė tregun e pemėve, nuk peshonte shumė nė jetėn time. Por, nuk kishte femėr tjetėr, qė tė mund tė mė ngjallte po aq dėshirė pėr ta kaluar natėn bashkė sa Gresa.
Dhoma e hotelit gjithsesi na u duk e vogėl, kur i zgjidhėm frerėt e ndjenjave. Format e trupit tė saj, aroma e parfumit dhe tė kuqtė e buzėve, po mė ndillnin oreksin deri nė shpėrthim. Gresa mė foli pėr tė gjitha zbrazėtirat e martesės, e bindur se burri i saj, ishte njė soj gomari qė nuk merrte vesh nga jeta, veēmas nga ajo e natės, qė kėrkon tė jesh edhe ėndėrrimtar. Mė sqaroi se tėrė nata ishte e jona, pasi tė shoqin e kishte gėnjyer, i kishte thėnė se po shkonte mysafire tek e motra. Gjinjtė e saj mu dukėn se u ftohėn dhe vithet bardhoshe u tkurrėn nė duart e mia,kur mė ra ndėrmend se tė njėjtėn gjė mė kishte thėnė edhe ime shoqe: U bė kohė pa bujtur te motra,sonte po shkoj andej. Tashmė nuk kisha dyshim se ma kishte punuar. Lavirja !
U vesha rrėmbimthi, ndėrsa Gresa pėrpiqej tė mė mbante. Me gjinjtė gjysėm tė mbuluara nga flokėt dhe e lėnduar nga ikja ime e papritur, mė shau njė grimė nga pas, derisa dėgjova pėrplasjen e derės.
Rrugėt nga po kaloja me makinė, ishin tė qeta. Nė qytet, mbi qendrėn e studentėve,shiheshin ēifte tė shumtė. Ngadalėsova ngasjen pėr tė hetuar ēdo fytyrė femre.Mė thoshte mendja se aty,diku,do ta gjeja edhe gruan time.Duke ndeshur vėshtrimet e femrave qė mė kalonin pranė,ndjeja pėrqeshje dhe ironi. Ndeza cigaren e dytė pa e fikur ende tė parėn, e zura mes dhėmbėve dhe lėviza krahėt, si pėr tė shkundur diēka nga vetja. Dy sy tė mėdhenj gruaje u pėrqėndruan nė mua, mu bė se po nguleshin gozhdė dhe e largova shikimin. Duke u kthyer djathtas, morra drejtimin nga lagjja e teatrit, ku banonte kunata.
Nė pragun e derės sė oborrit, frika se time shoqe nuk kisha pėr ta gjetur aty, se ajo e kishte thyer besnikėrinė bashkėshortore dhe kishte dalė pėr tu shkėrdhyer skutave tė qytetit, ma akulloi trupin. Thua se ngriva e spo mundja tė trokisja. Ndėrkaq,nė derėn pėrkundruall,nė krahun tjetėr tė rrugės, dikush po afrohej. Njė burrė i gjatė dhe njė grua e mbėshtjellė me njė pallto,qė e kishte jakėn prej lėkure ketri apo dhelpre. U ndaluan nėn strehėn e derės dhe filluan tė pėrqafoheshin.
- Ishe e mrekullueshme nė shtrat, siē je edhe nė jetė - foli ai.
- Ta dinte burri...
Zėri i saj ngeci me aq, sepse shoqėruesi ia zuri gojėn me njė puthje. Pastaj ia hapi pallton, duke e ngjeshur pas derės, rrėmoi nė grykė tė pantallonave dhe iu mbėshtet ndėr shalė... Ime shoqe ėshtė?, mu pėrshkua nėpėr mend. Ka mbėshtjellė trupin lakuriq me pallton qė ia bleva pėr ditėlindje dhe ka dalė pėr tia falė trupin kėtij torollaku?!
Mu avullua arsyeja, u hodha verbtazi, me grushtet e ngritura,andej nga kodoshi gjataman dhe gruaja ime mizore. Ca rrapėllima tė forta, njėra pas tjetrės, si me ēekan, prishėn qetėsinė e natės.Kur u ndez drita e oborrit dhe dikush po afrohej duke thirrurdola,dola,njoha zėrin e kunatės dhe kuptova se isha duke grushtuar derėn e saj. Mu duk sikur prej alarmit qė kisha dhėnė, prej duarve qė mė ishin skuqur dhe syve si tė enjtur,kunata e dėshironte,veēse po ma kursente pyetjen: je i sėmurė apo...i ēmendur? Nė tė vėrtetė,ajo diē mė pyeti,donte tė dinte nė kisha ngrėnė darkė.I thashė se darkė kisha ngrėnė (por ky helmim smė ka ardhur nga ushqimi,shtova me vete).
Nė katin e sipėrm, mbeta vetėm disa ēaste nė korridor. Pastaj hapa derėn e dhomės,ku flinim zakonisht kur venim mysafirė.Atje e gjeta,e kishte zėnė gjumi nė krevat me flokė te hapėrdarė.U ndjeva ligsht me veten...Unė nuk isha i ēmendur,tani e kuptoja qartė se tė gjitha hamendjet,dyshimet dhe torturat e tradhtisė sė gruas qė dashuroja,nuk kishin tė bėnin me time shoqe.Hoqa rrobat,dhe,kur bėra tė shtrihesha pranė saj,dėgjova njė klithmė fėmije qė u shua shpejt,por megjithatė mė tėrhoqi andej.
Fėmijėt po flinin nė shtroja tė buta,e tė tulatura nga rrotullimet e shpeshta.Gojarti,mė i vogli,kishte belbėzuar nė ėndėrr. Frymėmarrja e tij u qetėsua dhe ai kthye nė krahun tjetėr.Ia vėrejta flokėt dhe qafėn e vogėl nga pas. Ai kthim pafajnie i kurrizit, mė bėri tė kujtohesha pėr ndjenjėn qė provoja kohėt e fundit:fėmijėt sikur po bėheshin mospėrfillės ndaj meje.
Me kėtė brengė u shtriva pranė time shoqeje. Nata e zymtė sikur skishte tė sosur. Nuk arrija ti mbyllja sytė,kurse nė dhomė, pėrmes dritareve me perde tė holla tyli, sado qė prisja,nuk po derdhej asnjė shenjė drite.Cuditėrisht, ajo klithma e pakmėparshme e djalit, mė bėhej sikur dėgjohej pėrsėri, por tani vinte nga krahėrori i gruas.Aq mu tipos ky fiksim,sa ndeza llampėn e komodinės dhe ia zbulova shtatin.Frymėmarrja e saj nuk kishte asgjė tė tepėrt,ajo thyhej butėsisht nėpėr vijat e bukura tė trupit.Pėr ēfarė po leqėndiste dhe mė akuzonte ashtu?Ia preka supet ngadalė,butėsisht,mirėpo,siē mu duk mua,mė mungoi intimiteti dhe ajo nuk reagoi,si tė kisha prekur njė statujė tė ftohtė mermeri. Se kisha provuar kurrė mė parė njė absurd tė tillė.
Deri pak netė mė parė,mjaftonte ta sodisja trupin e saj nė krevat,tė ndjeja frymėmarrjen dhe aromėn e gjinjėve tė saj, qė ta shtrėngoja e ta mbuloja me pėrqafime.
Tė nesėrmen, se si ndjehesha dhe nuk dola nga shtėpia. Njė pjesė tė ditės e kalova herė nė njė dritare e herė nė tjetrėn, duke vrojtuar tė gjithė ata qė kaloni rrugės. Nė qafė mė varej hajmalia e dervishit tė lagjes, sepse po mė trajtonin pėr tė sėmurė, nga xhindet...Taman nė ēastin kur ime shoqe po qėndronte prapa meje, me njė kupė ēaj kaēesh nė dorė, nė sfondin e pluhurosur tė rrugės u shfaq Gresa me burrin e saj. Ia kishte hedhur krahun dhe kapėrdisej me atė kokėn krenare, qė i dilte njė pėllėmbė mbi tė tė shoqit, ndėrsa mua, sdi pėrse, mė erdhi vetiu nė majė tė gjuhės fjala lavirja. Por nuk arrita ta nxirrja nga goja, si tė ma lidhte fytin ajo hajmalia e dervishit, dhe e tėra mė mbuloi njė boshllėk nė krahėror sikur unė dhe ajo fjalė i kishim takuar njėri tjetrit, qė nga dita e parė e bimėsisė...
Krijoni Kontakt