HOMMAGE TO SHQIPĖRIA*

Pėrktheu Ledi Shamku-Shkreli

Nga Tomas Venclova

Ēmoje kėtė qiell tė shkarė mbi amfiteatėr.
Gjysmėrrethi i gurtė dhe rrezet, mu si pauza
monologu. Skena ėshtė thuajse e pėrkryer.
Prej mė s’bukurės komedi tė Plautit, paraziti
Na e bėn me sy. Qėmoti kėtu qe Epidamni:
nė kėtė vend tė varfėr e kaq fort realist.

Ja ē’mbeti: njė zhubėr letre nė shputė tė dorės,
me profilin e njė mali e kėto dy fjalė: pesė lekė
dhe njė lokomotivė e zezė, qė me gjasė, haset veē
nė kartmonedhė. Mandej: dritare tė kalbura, shkrande,
Kashtė ndėr qerpikė tė rrugės dhe bullunga e njė gomari
pėrbri hijes sė bunkerit, e murrėt, e zymtė, bajate.

Nga fshehėza ku pėrshkėndit Flegjetoni
kodrinat qose e t’armatosura dramcojnė pasqyrėn.
Le tė themi se Europa ėshtė njė sistem diellor
(fėrgėllima planetesh, jehona rruzujsh kėpujorė)
dhe ky vend, anipse i zjarrtė, ėshtė Plutoni,
qė ka zėnė vend nė plasė e ron nė heshtje.

Rrihet mirė kėtu ku jam. I mbahem sėrish
kėsaj thėnieje. Shegėt s’po dashkan tė piqen,
frutet e tyre tash u kalbėn. U kam mbijetuar
tre diktatorėve dhe tre tė tjerė vėrejta, i strukur
nė njė strofkė tė sigurt mėrgimi. Por kjo bujtinė
nxėnka nja gjashtė a shtatė. E ndryrė ėshtė dera e saj

pėr gjithkėnd. Kėrkėllasin copa xhamash nėn hapa.
Grykė e mitralozit ngjan si ninėza e kalbur
nė rrashtė tė njė marsiani. Nė gur qenka ngulur
gracka e vendstrehimit, qė brezat t’mos harrojnė
se mė s’do tė ketė as parriz, as purgator
as ujė e as ajėr, por zjarri s’paku do tė mbetet.

Nė tė rėnė tė diellit, njė hundė e hollė zė nuhat
ujerkun e plehrave, rakinė dhe minjtė pėrtacė.
Yjėsia shushurin nėn njė cipėmblojė hiri.
Pėshpėrisin gjethet e bardheme pa jetė tė dashtrės!
Sa fort mikloka zbrazėtia! Prej kurmeve merr hua
peshėn dhe rritet dalėngadalė nė hapėsirė.

Mbi mermerin e zhuritur zbardhėllijnė lėkurēe frutash,
sa kur silueta e komikut tė lashtė nis e merr formė
nė tymnajėn e duhanit. Pėrgjumem dhe mbaj vesh:
“Ku mbretėroi amullia, aty ngul kėmbė panta rei :
tek e mbramja, as Zoti s’di tė thotė ē’ėshtė mė mirė.
Njė dollar pėr njė bardhak verė. Pėr njė aforizėm – dy”.

*Tė dhėna mbi Tomas Venclova-n

Tomas Venclova lindi nė Klaipéda, port lituan i Detit Balltik, mė 11 shtator 1937. U diplomua nė Universitetin e Vilniusit nė vitin 1960 dhe vijoi studimet nė Tartu me Jurij Lotman-in. Dha mėsim nė Fakultetin e Historisė deri aty nga viti 1977, mandej u detyrua tė largohej nga Lituania, si pasojė e kėrcėnimeve tė pushtetit komunist, i cili nuk pėrhoshte veprimtarinė e tij, pėrkushtuar tė drejtave njerėzore. Sot Tomas Venclova, poet, pėrkthyes, kritik letrar, jep leksione tė letėrsisė ruse, polake dhe lituane nė Yale University.


Bllok shėnimesh

Tomas Venclova, njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė gjallė lituanė, njė poemė kushtuar Shqipėrisė e veēanėrisht Epidamnit tė lashtė dhe Durrėsit nė erėn postkomuniste. Poeti kishte kaluar njė diktaturė nė atdhe dhe tani po zbulonte gjurmėt e njė tjetre nė njė vend tė izoluar. Njė “zbulim” i herės sė parė nga blloku i shėnimeve tė Ennio Grassit


Burimi: Shekulli