Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84

Tema: Martesa

  1. #61
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Mendohesh njecike me teper me leter sesa pa leter.
    Po perse mendohesh eshte fjala. Mendohesh sepse te prishet qetesia shpirterore nga prishja e lidhjes se zemres apo sepse te prishet "terezia" financiare (ajo qe ke krijuar deri ne ate kohe financiarisht)? Nga argumentimet kjo e dyta vetem eshte permendur.

  2. #62
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Si thoshte Nricim Xhepa : "Me puthe nje here, te putha dy here e drejt e ne gjendjen civile"
    HAKUNA MATATA

  3. #63
    Citim Postuar mė parė nga green
    Po perse mendohesh eshte fjala. Mendohesh sepse te prishet qetesia shpirterore nga prishja e lidhjes se zemres apo sepse te prishet "terezia" financiare (ajo qe ke krijuar deri ne ate kohe financiarisht)? Nga argumentimet kjo e dyta vetem eshte permendur.
    Mendohesh jo thjesht sepse te prishet "terezia" financiare, (qe patjeter eshte nje arsye) por sepse ajo leter eshte nje lloj kufiri qe te mban, nje lloj dere qe vetem ti ke celesin ta hapesh, dhe te jep me teper qetesi ajo leter dhe me teper llogjike ne vendimet qe merr. Kur nuk e ke (e thashe dhe me siper) e ke me te lehte te largohesh, jo vetem financiarisht, por edhe shpirterisht.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ē'fare jeni duke bere keshtu!!!!
    MARTESA --- mos u shqtesoni kaq shume se gjithkush e zgjidh sipas menyres se tij.
    Ka nje arsye pse nuk ka me martesa te perjetshme si ne kohen e prinderve tane sepse tani nuk ekziston me , ēthote komshia , ēthote lagjia etj si keto , tani njerzit po te duan rrine te martuar e po te mos duan jo.
    As meshkujt i detyron njeri me pistolete ne temth te martohen e as femrat nuk e kane me aq domosdoshmeri martesen.
    Ka dhe nje fenomen tjeter qe ne Shqiperi eshte shume i perhapur qe njerzit martohen per te pasur nje burre ose nje grua dhe pastaj vazhdojne sikur partneri nuk ekziston dhe e mbyllin me parrullat - e bejme per femijet-.
    Martesa per mua eshte pergjegjesia me e madhe ne jete , sepse po krijon diēka te shenjte e cila po nuk u ndertua mire eshte e shkaterruar.
    Une nuk jam e martuar qe te jap leksione bashkejetese martesore por ama mund te them qe stampa ne kete gje nuk ka, dikush ndihet komod ne martese , dikush ne bashkejetese. E njerzit ndaj kane llogjik dhe mendim qe te dine te veprojne dhe te dine te zgjedhin.
    Mos beni debat per kete pune se eshte pune preferencash .
    Une njoh nje ēift qe ka 13 vjet qe bashkjeton pa letra bashkish e komunash dhe pa bekime kishtare kane dhe dy femije dhe jane te lumtur, ashtu njoh dhe ēifte te martuar qe seicili shikon punen e tij ashtu si dhe te martuar te lumtur.
    Nuk ka receta ne kete gje.

    Duke kerkuar ne internet gjeta dy perkufizime per martesen dhe bashkejetesen.

    MARTESA- eshte nje forme relacioni I aprovuar shoqerisht dhe ne menyre te kulturuar , normalisht ka perkufizim formimin e nje familjeje.Forma me e zakonshme eshte ndermjet nje burri dhe nje gruaje , dhe pse sipas kulturave te ndryshme ndryshon si perkufizim.Konsiderohet nje koncept i rendesishem qe krijohet ndermjet personash (normalisht) jo te afert nga gjaku.

    BASHKEJETESA – kapaciteti per te jetuar bashke duke respektuar dhe pranuar normat baze.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #65
    E konceptojme ndryshe. Mgjse ne shume raste ke thene ato qe kam thene.
    Mund te jete celes per ty por jo per shume te tjere. Shume njerez martohen "sepse duhet bere".
    Eshte pune dreqi me traditat (dhe me ate qe kemi trasheguar si zakon te bejme) sepse kane nje efekt te cuditshem mbi llogjiken. Me vjen keq por une nuk e konceptoj dot te me "qetesoje" apo te vendos jeten time ne balance nje cope letre. Qetesine besoj cdokush e ka thelle ne zemer kur e di dhe beson qe ai qe ka zgjedhur mundohet t'ia siguroje ate. Dhe ne nje cope leter nuk ka asgje shpirterore (per mua perseri). Ajo eshte pjese e kontrates, hipokrizise, disiplinimit, rregullave, (zgjidh ke te duash) te krijuara nga ne njerezit per te mposhtur friken dhe demonet e tjere perbrenda (si dhe dobesite e cfardo lloji e per t'i theksuar ato me teper edhe pse ligjerisht "te mbuluar per bukuri" nga martesa).
    Nese dashuria ka vdekur (dhe deshira per ta pasur personin qe martove verdalle ) si me kollaj si me te veshtire ta kesh per t'u larguar, i vdekuri s'ngjallet. Vetem sa ben veten tende, dhe ata qe te rrethojne fatkeq kot se koti.

    Kalofshi mire o njerez...

  6. #66
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-06-2005
    Postime
    6
    Citim Postuar mė parė nga green
    Perse martohen njerezit?!

    Vjen si pasoje e tradites-dhe te gjithe e dime sa te veshtire e kemi te thyejme nje koncept te provuar komod qe duke qene i tille prandaj i ka rezistuar dhe kohes. (Ne njefare menyre e thene ndryshe-Forca e Zakonit). (-A eshte vertete komode MARTESA?-)

    Vjen nga frika e vetmise ne te ardhmen e paparashikueshme ku psh askush nuk e di si do te transformohet nga vitet mbi kurriz.

    Ndoshta dashuria kjo ndjenje e cila aq shume u perfol por kurre nuk ishte e mundur te "portretizohej" me gjithe ngjyrat, detajet e saj - na shtyn tek martesa si ceshtje dedikimi, sigurie...etj etj. Por pse kemi gjetur pikerisht kete forme per te vizatuar dedikimin? E pse pikerisht kete forme per te ndjere sigurine??!
    Perse i kemi dhene kesaj forme bashkejetese nje EMER?


    Paraqisni menyren si e kuptoni kete vendim - Martesen!
    Green, ti e ke hapur kete teme te shtrosh nje pyetje, por shpejt pas titullit e ke kthyer biseden ne nje drejtim, qe ke kerkuar tema te vazhdoj. Thua se martesa eshte pasoje e nje zakoni te vjeter te cilin ne jemi te detyruar ta ngarkojme ne koherat tona. Thua gjithashtu se vjen nga prania e vetmise tek njeriu, (kjo prape negative se nenkupton mos-sigurine e njeriut tek vetja). Vetem kaq eshte martesa? Dicka pozitive nuk duhet ta ket?

  7. #67
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po mos jesh vete i/e lidhur me shpirt/fizik dhe zemer me njeriun qe je martuar, te rrofshin dokumentat e certifikatat qe thone se je. Nje martese qe egziston vetem si pasoje e dembelizmit te ciftit per te marre avokatin ne tel e grisur ate cope leter, nuk eshte martese. (kur thyhet shpirti letrat jane "pesė me hiē ").

    Financen ne kohen qe jetojme nuk do e ngaterroja fare me martesen, te pakten jo per ne qe jetojme larg Shqiperise (nuk e di ca behet atje). Kjo pike mund te lekundet vetem nga fakti se jo gjithe njerzit kane te njejten force karakteri e kuptohet ka akoma qe lidhen vetem per te mbijetuar/plluskuar ne kete bote.

    Perse martohen njerzit?! Secili per arsyet e tij!

    Ndoshta ne kete kohe me shume se cdo kohe tjeter njerzit martohen pikerisht per hir te dashurise. Nje burre/grua me shkolle e ka nje pune me te cilen mund te mbaje veten dhe ta kenaqe me anet materiale dhe fizike qe ofrohen nga jeta. E vetmja gje qe nuk gjendet sheshit eshte dashuria dhe permbushja qe te jep ajo ndjenje. Me vjen keq per ata qe jane "velur" apo nuk besojne ne kete ndjenje..., uroj qe keta njerez te ngopen me bar!


    Fioralba

  8. #68
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    U martova shpejte, me shprese se do zgjase gjate.
    Arsyet; Egoiste
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #69
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Ndoshta ne kete kohe me shume se cdo kohe tjeter njerzit martohen pikerisht per hir te dashurise. Nje burre/grua me shkolle e ka nje pune me te cilen mund te mbaje veten dhe ta kenaqe me anet materiale dhe fizike qe ofrohen nga jeta. E vetmja gje qe nuk gjendet sheshit eshte dashuria dhe permbushja qe te jep ajo ndjenje. Me vjen keq per ata qe jane "velur" apo nuk besojne ne kete ndjenje..., uroj qe keta njerez te ngopen me bar!
    Fiori, me bejne syte mua apo kjo me lart te calon ca. Nje bure/grua me shkolle e ka nje pune me te cilen mund te mbaje veten dhe ta kenaqe me anet materiale dhe fizike qe ofrohen nga jeta, por te rralle jane ata burra apo ato gra te ketij kalibri qe martohen nen 40 apo 50 vjec (madje do te shtoja se shume prej tyre nuk martohen fare, por kjo eshte tjeter gje) Dhe a e di pse? Se i tmerron vetmia! dhe sa me shume shkon mosha, aq me teper shtohet frika se nje dite do te vdesin vetem, krejt vetem. Ne kete pike, me teper se dashuri duhet simpati, dhe kete te fundit, bashkeshorti/bashkeshortja eshte ne gjendje ta jape (nese jo nga dashuria, do ta beje nga respekti per jeten qe kane shkuar bashke). Kuptohet qe perjashtime ka sa te duash, por arsyeja me e forte eshte dhe mbetet deshira per te mos mbetur vetem.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #70
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk te kuptoj ca po thua :

    Jane te rralle ata qe martohen nen 40-50/ nuk martohen fare - pastaj thua - martohen se i tmerron vetmia.

    Tani martohen keta se kane frike apo nuk martohen fare ?


    Asgje nuk calon, sic te thashe te gjithe kane mendimin e tyre! Une njoh plot te rinj qe jane lidhur per hir te dashurise dhe jo nga frika se do ngelen vete, apo se nuk kane lek te blejne nje fustan te shtrenjte, apo se pa dashur shenuan emrin ne nje certifikate martese...

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •