Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84

Tema: Martesa

  1. #1

    Lightbulb Martesa

    Perse martohen njerezit?!

    Vjen si pasoje e tradites-dhe te gjithe e dime sa te veshtire e kemi te thyejme nje koncept te provuar komod qe duke qene i tille prandaj i ka rezistuar dhe kohes. (Ne njefare menyre e thene ndryshe-Forca e Zakonit). (-A eshte vertete komode MARTESA?-)

    Vjen nga frika e vetmise ne te ardhmen e paparashikueshme ku psh askush nuk e di si do te transformohet nga vitet mbi kurriz.

    Ndoshta dashuria kjo ndjenje e cila aq shume u perfol por kurre nuk ishte e mundur te "portretizohej" me gjithe ngjyrat, detajet e saj - na shtyn tek martesa si ceshtje dedikimi, sigurie...etj etj. Por pse kemi gjetur pikerisht kete forme per te vizatuar dedikimin? E pse pikerisht kete forme per te ndjere sigurine??!
    Perse i kemi dhene kesaj forme bashkejetese nje EMER?


    Paraqisni menyren si e kuptoni kete vendim - Martesen!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Perse martohen njerezit?!
    Disa i shtyjne ndjenjat e flakta materialiste e interesa te ngjashme e disa te tjere thjesht dashuria spontane. Keta te fundit jane te motivuar me teper prej karakterit pothuajse te ngjashem, te ndeshur, me ate te vetvetes. Me fjale te tjera, kane mjaft te perbashketa, ose in common.


    Por pse kemi gjetur pikerisht kete forme per te vizatuar dedikimin? E pse pikerisht kete forme per te ndjere sigurine??!
    Pasi dedikimi (i ofruar si ne gezime, apo i nevojitur ne hidherime) dhe ndjenja (po aq e kerkuar) e sigurise behen realitet permes "premtimit" apo "fjales se lidhur perpara Zotit" gjate aktit te marteses.


    p.s Green me cka lexova mė dhe pershtypjen se mė ne fund je betuar ta marresh jeten seriozisht. (j/k)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 01-06-2005 mė 01:24

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,303
    Postimet nė Bllog
    22
    Jane dy arsye perse njerezit martohen:

    1. Nuk duan te jetojne ne vetmi.
    2. Duan te sjellin femije ne jete.

    Albo

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301

    Lightbulb

    Teme interesante edhe e rendesishme (kuptohet ne shume aspekte)
    Pikerisht sikurse eshte thene me lart "Martesa- force e Zakonit" po ne nje fare menyre
    Me thoni kush nga ju e mendon veten ne nje te ardhme te jetoje vetem? (pa familje, pa femije, pa dashuri , mbeshtetje , Siguri etj)
    Martesa eshte baze e nje familje te shendoshe, edhe ka nje emer mjaft domethenes.
    Me kujtohet ne nje liber qe kam lexuar "Curios Advices" kishte citate dhe keshilla te viteve 1800, pavaresisht se koha evulon, akoma ekziston koncepti i human kind.

    "Marriage is the natural state of human kind"
    Marriage good head and kind heart
    -"Fun Better than.." 1877

    Mendojeni si do te ishte njerezimi sot nese nuk do te ekzistonte emri (koncepti Martese) katastrofe lol, do te kishim emrin kafshe edhe nuk do te ekzistonte familja.
    nje tjeter keshille ishte:
    "Young Ladies!! You will never be satisfied until you get married!!"
    -"the Guide book board of Health Peace and Competence 1869"

    So it is worth to get married), kush nuk do te donte te ishte satisfied.

    Green nuk e di nese iu pergjigja pyetjes tuaj, thjesht opinione, nice topic.
    E gjitha cfare kerkojme ne nje te ardhme edhe te sotmen eshte Siguria, edhe martesa eshte nje pjese e saj.

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Martesa eshte kurorezimi i nje lidhjeje. Eshte e pamundur te kemi riprodhim te llojit pa bashkekzistencen e nje cifi. Fatkeqesisht martesat kane degjeneruar, te gjithe jemi koshiente: partneret tradhetojne, ushtrojne dhune, jane te papergjegjshem ndaj detyrimeve bashkeshortore, jane te pavemendshem ndaj femijeve etj...Ky fakt me shqeteson. Marteses po i humb kuptimi ajo po shkon drejt shperberjes...
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6

    Lightbulb Opinion...!

    Jam e mendimit qe po te ishin te gjitha mertesat e lumtura, te gjitha ne vete te kishin element kryesor dashurine, harmonine, respektin, mirekuptimin, drejtesine, kompromisin atehere jam e bindur qe nje pyetje e parashtruar ne ate forme nga ju "green" s'do te parashtrohej aspak.

    Mirepo njeriu duke e pare qe sot, ne kete kohe, qe une shpesh e quaj "kohe e pa kohe" martesa sherben vetem sa per mos ta kaluar jeten ne vetmi, madje, pak po nuk iu pershtat ciftit dicka (nje problem fare, fare i vogel) menjehere merret vendim i prere ne formen e verber "shkurorezimi", atehere automatikisht njeriu mendon ne menyren e tille si: "Po pse duhet te martohemi, kur mundemi te kalojme jeten me mire vetem?!".....

    Jam e mendimit qe njerezit te cilet e pelqejne jeten ne vetmi me shume se ne cift jane njerezit te cilet me te vertete nuk ia din aspak vleren marteses, nuk do te mund te gjenin gjuhe te perbashket me nje bashkeshort/e, nuk jane te pregatitur psiqikisht per nje jete ne bashkesi, nuk ia dine vleren te mirave qe sjell martesa.

    Sa per mua personalisht, une ec ne dy drejtime ne menyre paralele per kete ceshtje, si ne drejtimin fetar, ashtu edhe ate shkencor dhe shume te qarte e kam konceptin e marteses. Thjeshte mendoj qe jeta ne cift do te ishte me e mire sesa jeta ne vetmi.

    Paramendoni ne kete menyre, ndertimin e trupit te njeriut:

    - Mund te kryenit punet me shpejt dhe me mire me dy krahe apo me nje?!
    - Mund te shihnit me mire me dy sy apo me nje?!
    - Mund te ecnit me shpejte me dy kembe apo me nje?!......


    Pra Zoti i ka krijuar disa gjera qe patjeter te shkojne cift, e ne kete rast edhe martesn poashtu!

    Nga,
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Question pse meshkujt duan tė martohen pas tė 30-ve


    Beqaria, pse meshkujt duan tė martohen pas tė 30-ve ?



    Olsi Kolami

    Njė tendencė e re rrezikon dukshėm vijimėsinė e jetės, aq sa pėr evropianėt ėshtė kthyer nė njė shqetėsim i momentit. Sipas statistikave janė rritur ndjeshėm rastet kur tė rinjtė preferojnė tė qėndrojnė beqarė deri nė moshėn 35 vjec. Ėshtė mėsė e vėrtetė qė 40,6 pėr qind e tė rinjve preferojnė tė jetojnė njė jetė pa familjen dhe kjo pėr shkak tė njė pavarėsie, e cila sipas studiuesve e ka zanafillėn qė pas vitit 1993. Vihet re qė pas kėtyre viteve ėshtė ulur ndjeshėm numri i martėsave tė reja. Njė ndėr arsyet e lėnies pas dore tė martesės, mendohet tė jetė karriera dhe ambicia pėr tė arritur planet qė tė rinjtė kanė, para se tė shkojnė nė altar. Mė shqetėsues ky fakt duket tek studentėt, tė cilėt edhe nė rast se kanė pėrfunduar njė raund studimesh, preferojnė tė vazhdojnė procesin e tė nxėnit, duke iu pėrkushtuar shkollės deri nė moshė tė maturuar, duke shmangur si rrjedhim martesėn. Ndėrkohė njė tjetėr fakt qė konsiderohet ende mė shqetėsues, janė tė rinjtė qė pavarėsisht zgjedhjes pėr tė qendruar beqarė, duan tė jetojnė me prindėrit. Statistikat flasin pėr 28.8 pėr qind tė tė rinjve, tė cilėt jetojnė ende sė bashku me prindėrit, pėrpos kėmbėnguljes sė kėtyre tė fundit pėr tė pasur martesa sa mė tė shpejta. Specialistėt theksojnė se ky fenomen, do tė ndikojė dukshėm nė jetėn e tė rinjve, pasi ato ēifte qė kanė vendosur tė martohen pas moshės 35 vjec, shfaqen probleme si riprodhimi apo impotenca

    --------------
    Supozojme se eshte e vertet!!!! Po ne Kosove dhe Shqiperi si mund te jene statistikat per kete problem?!!!!

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    ē'na hapni pune kot aman

    Keshtu si jane dhene pergjigjet me siper, martesa eshte barazuar me bashkejetesen me nje partner, (ben perjashtim Exodus).
    Bashkejetesa, mjafton per te pasur femije, per te hequr merzine, per te mos qene krah i vetem e per te pare me dy sy.
    Por pse duhet qe dhe te bejme nje marrveshje? A nuk i besojne partneret njeri-tjetrit? Per arsye perfitimi? Per te dhene fjalen para Zotit? Apo thjesht eshte diēka simbolike, nje rast me teper per te festuar?
    Pergjigjet duhet te jene te larmishme.
    Persa i perket bashkejeteses, eshte nevoje njerezore.
    Pas saj eshte dhe frika, vetmia, pasiguria, deshira per femije... por nevoja per te dashuruar e per te qene i dashuruar duhet te jete ajo ndjenje qe terheq pas te tjerat.
    Keshtu e sheh syri e mendja e nje te pamartuari.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga green
    Perse martohen njerezit?!
    Njerezit martohen vec per interes. Shukria ne Rrushbull martohet me Tahirin per nje parcele me te madhe domatesh. Shabani ne Boston martohet me Michelle-en per te bere dokumentat ne Amerike. Petriti martohet me Vasiliken qe te fshehi faktin se eshte pederast dhe ka dahnor Jonuzin. Zana e Malit martohet me Cubin e Kalit se do te kete 4 sy, 2 koke e 2 vrima ... etj etj ..... keto jane interese te dores se pare.

    Interesi i dores se dyte do quheshin, martesat per ndjenje, keto per mendimin tim jane rezultat i mendjes se femres, dhe keto martesa lindin nga ndjenja egoiste dhe behen per interes. Martesa per dashuri behet se ky person te ben TY te lumtur, pra behet per te permiresuar stadin tend. Martesa nga frika se mos mbetesh vetem, qartesisht eshte ne interesin tend se po investon per te mos mbetur vetem. etj etj etj

    Pra martesa eshte nje "Rregullues" problemesh shoqerore, qofshin keto materiale apo morale. Te qenit pro apo kunder marteses, varet kryesisht nga fakti se cfare zgjidhje eshte i gatshem personi ne fjale ti japi problemit qe ka.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Eh mirė, me ē'po lexoj mė lart, unė mė duket do dal "lojė e vjetėr" kėtu. Bashkėjetesa ?! Hmmm, fjala e thotė vetė : bashkė-jetesė, dmth dikush qė jeton nėn tė njėjtėn ēati me njė tjetėr, dhe kaq. Po mirė, po sikur tė kishte diēka mė tepėr nė lidhjen e dy vetave ? Po sikur tė kishte njė lloj fjale tė dhėnė qė tė dy kėta do tė jenė vetėm njė ? Dmth qė e mira dhe e keqja do tė pėrjetohen njėlloj nga tė dy ?

    Ka shumė raste siē thoni ju. Jo po pasuria, jo pa pagimi i qirasė sė apartamentit, e plot kėshtu. Por a duhet harruar dhe rasti kur dy vetė duhen aq shumė saqė e kanė gjetur njėri-tjetrin tė ardhur nga dy skaje tė pafundėsisė dhe nga kohėrat mė tė vjetra ? Kur dikush gjen dikė qė e bėn kėtė dikush tė jetė vėrtetė vetja e vet ? E pra, martesa ėshtė mė shumė sesa njė konvencion i vendosur nga shoqėria pėr tė rregulluar marrėdhėniet midis njerėzve. Martesa ėshtė fjala e dhėnė, besėlidhja midis dy besnikėsh, dhe tė ndjehesh krejt i lirė kur i ke dhėnė besėn dikujt (pra nė njėfarė mėnyre tė jesh i shtrėnguar nga njė fjalė e dhėnė), ja kjo ėshtė bukuria e martesės.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •