Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572

    c'ka ndodhur me tipin tuaj?

    tek shikoni veten sot, shihni ate qe ka qene vite me pare apo nje njeri te ndryshuar. a e keni ndryshuar ne menyre radikale tipin tuaj, si ju ka ndodhur kjo, sa natyrshem ju ka ardhur, a ia dedikoni ndokujt kete ndryshim. kush jeni ju ne te vertete, ai qe keni qene apo ky qe jeni sot? natyra e vertete e njeriut eshte ajo qe lind me te apo ajo qe fiton gjate jetes apo qe ia imponon vetes?
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lorina
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    Middle Earth- :)
    Postime
    79
    Pershendetje,

    Mendoj (sepse per psikology nuk jam sepse me jep dhimbje koke lol) se njeriu ndryshon. Ndryshon nga rrethanat, nga njerizit, nga marredheniet ne pune, shtepi, shoqeri. Gjate kesaj periudhe, formohet si karakter, dhe eshte ne gjendje te dalloj te miren nga e keqja jur thone.
    Nuk jam dakort qe natyra jone eshte ajo me te cilen lindim sepse, nuk kemi pare asnje gje. Kur rritemi, kalojme ne jeten shkollore, ose te perditshme, atehere e krijomem natyren tone. Natyra qe fitojme gjate jetes.
    Une kam ndryshuar. Kerkesat qe kam per veten kane ndryshuar goxha nga ato qe kisha ne Shqiperi. E shikoj se ku dua te vete dhe kjo ka ndryshuar me ate qe kerkoja ose mendoja qe mund te beja ne Shqiperi, po te mos kisha fatin dhe te dilja jashte shtetit. Shume pak gjera do kisha fituar atje, kurse ketu e di qe jam ne nje rruge qe po fitoj dhe do fitoj.
    Ne qofte se do i dedikoja dikujt kete shans, ia dedikoj prinderive, qe lane jeten e tyre mbrapa per te ardhur ne nje toke te huaj, pa ditur gjuhen, zakonet, po ashtu edhe nje pune te respektuar, per te ardhur kete dhe te na jipnin shume gjera te nevojshme ne jete vellait tim dhe mua. Ua kam per faleminderit prinderve.

    Kete mendoj une.

    Lorina
    I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones

  3. #3
    Erara humanum est Maska e kęrlighed
    Anėtarėsuar
    28-05-2005
    Vendndodhja
    Skandinavi
    Postime
    146
    Teme mjaft interesante.
    Shume pyetje te parashtruara, por do te mundohem te pergjigjem sa me shkurt qe te mundem.Po filloj nga fundi.
    Njeriu lind me nje temperament i cili mund te zbutet gjate kohes apo e kunderta. Duke u bazuar ne vetveten mund te them se qe nga femijeria kam kaluar neper disa procese qe jane shume bukur te sqaruar nga shkencetare te ndryshem ne lemi te ndryshme.
    Si femije e kam patur shume te lehte kalimin neper fazat e Jean Piage si:
    Faza senso-motorike, preoperacionale, operacionale-konkrete dhe operacionale-formale e te menduarit. Me fjale te tjera: dallimi nga te tjeret si dhe reflektimi, te menduarit intuitiv, ndermarja e perfundimeve deduktive, etj.
    Gjate adoleshences pasoi procesi adaptacion i te mesuarit i cili perfshine konceptet asimilacion dhe akomodacion. Tek une ka qene disi me i dukshem koncepti i dyte nga qe nga natyra isha kurioze dhe jam munduar ti pershtatem cdo risie te ofruar.
    Me vone kam qene here ne progresion-proces psiqik(ne pikepamje sociologjike te Thomas Ziehe-ses), qe don te thote se kam qene e hapur per perjetime te reja, ndryshime,etj.Herave tjena ka mbizoteruar procesi regresion, ku kam kerkuar thelbin, esencen dhe kerkimin e nje "vendi te forte nen kembe". Gjithashtu kam kerkuar thellim, mirekuptim te perbashket, qetesi dhe pushim brenda vetvetes.
    Nga e gjithe kjo po pergjigjen ne njeren nga pyetjet se ndryshimet qe kane pasuar gjate viteve jane me shume rezultat i punes dhe angazhimeve te mia se sa influencimi nga te tjeret.
    Pershendetje.
    Mea mihi concientia pluris est quam Omnium sermo.
    Cicero

  4. #4
    Kam ndryshuar, por jo ne thelb - ne kornize. Ne menyren si paraqes ate qe permbaj.
    Me rritjen fillon kupton me shume dhe njekohesisht meson si te perfaqesosh me mire (ose me keq) vetveten. Per te ndryshuar ne thelb - mendoj se njerezit nuk ndryshojne shume per te mos thene fare.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mendoj se njeriu eshte si puna e lumit qe rrjedh; packa se shkon tek i njejti vend i lumit, asnjehere nuk takon te jejtin uje fiks fare.
    Ne thelbin tone mbase mbetemi te njejte, po patjeter qe ndryshojme ne te tjerat, qofte ana intelektuale, emocionale, sociale etj.

    Edhe ata qe thone skam ndryshar aspak, patjeter qe ndryshojne - eshte procesi i natyrshem i jetes tek rrjedh - packa se mbase eshte e veshtire ta shikosh tek vetvetja nga dita ne dite...

  6. #6
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    Jo un sinqerisht mendoj se kam ndryshuar shume.... me duket vetja shume shume ndryshe nga ajo qe kam qene para 1-2 vjetesh .
    Gjerat i shoh me nje sy tjeter, dhe karakteri eshte ndryshuar komplet. Do doja te isha ajo qe kam qene po sadoqe mundohem , prap kthehem aty ku jam
    ec mo ndoshta jan gjona te moshes...
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. E vrava burrin tim pasi mė keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  3. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. Ju ka ndodhur ndojehere????
    Nga Irisi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •