Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 84

Tema: Martesa

  1. #71
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Eshte fare e qarte se kushdo qe thote se:- Nje leter nuk te mban te lidhur.... ka pak eksperience martesore, apo jeton ne boten e perrallave bashke me Lizen. Ajo leter mban lidhur ndoshta shumicen e martesave sot. Eshte jashtezakonisht lehte te shkeputesh nga nje njeri me te cilin bashkejton. Mblidh placakt, perplas deren dhe nuk te duhet ti flasesh me partneres. Kur ka certifikate ne mes, te duhen $4,000-$10,000+ te mbyllesh divorcin e paguar avokatin, negociata me partneren per mbylljen, e po pate ble dhe ndonje shtepi 3-4 muaj hyrje-dalje sa te shitet shtepia, se qartesisht po ishe i martuar (dhe ne qofte se shtepia eshte vetem ne emrin tend) nuk ke te drejte ta shesesh pa pelqimin e partnerit/es. E gjate gjithe ketyre dallavereve je gjithmone ne dileme 'a ja vlen gjithe kjo pune, a s'do ishte me mire ti le gjerat sic jane'?? E keshtu ikin 10-15 nga jeta duke e hedhur hapin, e me pas duke qendruar ne dileme, e mos levizur nga ajo fekale ku ke hyre gjer ne qafe. Ndersa kur je vetem ne bashkjetese, mbyll deren dhe s'ke me kokcarje.
    Mbase nuk eshte aq romantike apo me ndjenje sa c'e presin femrat e forumit, por ky eshte realiteti. Kujt i duket e pamundur, te presi dhe 5-6 vjete sa te martohet e te zgjohet ne mes te fekaleve, e flasim perseri.


    Po po qe se gjeti ndonje vulhumbur e qorr-matuf qe te martohet pa "pre-naptual agreement" mire t'ja beje.
    ar-tu-ti, te shohesh njeren ane te monedhes sapo te zgjon nga gjumi, te shohesh edhe tjetren te ben esell fare. Me kaq bindje sa flet ti, kushdo mund te besoje se ke eksperience martesore, por jo une. S'qenke keq nga ana matematike, megjithese statistiken e djalloske fare
    .................................................. ............

    Fiori, ka lloj lloj kategorish.

    Shume njerez profesionale nuk martohen!- a nuk eshte e vertete kjo? Shume te tjere martohen shume vone - dhe kjo eshte e vertete gjithashtu. Fior' flas per jeten kozmopolitane, dhe ne mos e njoh me mire se ty, aq sa ty duhet ta njoh apo jo? Me keto qe po me thua me dukesh si " a southern belle, a little naive though"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 17-06-2005 mė 22:53
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #72
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une mendoj se me moshen njerzit shtojne dhe vlerat cinike tek vetja!

    Une nuk vura ne dyshim qe ka njerez te cilet nuk martohen fare, apo qe ka te tjere qe martohen nga frika. Nuk e ve ne dyshim qe ka gra qe martohen se dine vetem te lajne pjatat dhe rrobat e burrit, sic ka gra qe martohen me gra te tjera.

    Mua deri tani me jane plotesuar te gjitha nga jeta. Cfare kam dashur/kerkuar/enderruar e kam arritur dhe jam e mendimit qe nje burre i cili nuk me mbush shpirterisht, nuk kam ca e dua si bashkeshort! Dhe ke te drejte, jam akoma e re dhe e bukur , frika per te ngelur vetem eshte gjeja e fundit qe me shkon ne mendje ne keto momente.


    p.s. une e thashe qe ne fillim qe ka lloj lloj njerzish, po ty perseri nuk te mora vesh 1. ne cilin grup beje pjese & 2.

    Citim Postuar mė parė nga ēupka
    por te rralle jane ata burra apo ato gra te ketij kalibri qe martohen nen 40 apo 50 vjec (madje do te shtoja se shume prej tyre nuk martohen fare, por kjo eshte tjeter gje) Dhe a e di pse? Se i tmerron vetmia!

  3. #73
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Fiori, thashe te rralle jane ata (from those who work professionally) qe martohen nen 40 apo 50 vjec. dmth, shumica e ketyre profesionalisteve qe martohen, jane dyzet e kusur Por edhe ata qe nuk martohen (shto ketu te rinjte) nuk jane pak.

    ps, harrova te them qe ca njerez mbeten perjetesisht femije; ah sikur ta kishin te gjithe kete fat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 17-06-2005 mė 23:06
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #74
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Martesa! E c'mund te jete martesa tjeter pervec frazes "derisa vdekja t'ju ndaje", fraze inekzistente ne bashkejetese? Ja do thuash, epo ndjenjat jane edhe ne bashkejetese, andej, ketej, po cfare ndjenja jane keto kur ke frike te vesh nje firme ne gjendja civile apo kurore ne kishe? Tani patjeter qe kemi dhe divorcin, por ama divorci eshte turp, sepse thyen nje premtim. Biles per mendimin tim cilido qe nuk mendon se divorci eshte turp duhet te ndryshoje mendim! ..... <-- Jo, as me dhembe jashte, seriozisht biles. Po flas ketu per njerezit qe e kuptojne rendesine e marteses dhe futen atje me sy hapur, pavaresisht se ashtu duhet te jene te gjithe njerezit, por nuk e di, ndoshta shume syresh jetojne nje realitet ndryshe.

    Kurse nga ana tjeter ne bashkejetese kemi te bejme me ndjenja te pasigurta, jo te forta mjaftueshem sa per t'u betuar me besnikeri te perjetshme ndaj njeri tjetrit.

    Martesa pra nuk barazohet me nje karte ose siguri financiare sic flasin disa me lart, per me teper ajo eshte nje premtim ose bese. Biles ne kohet me te vjetra gjerat ashtu beheshin; te gjitha, biznese, martesa, jo me firma dhe karta si tani, por me fjale burrash, kur i thone.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #75
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Fiori, thashe te rralle jane ata (from those who work professionally) qe martohen nen 40 apo 50 vjec. dmth, shumica e ketyre profesionalisteve qe martohen, jane dyzet e kusur Por edhe ata qe nuk martohen (shto ketu te rinjte) nuk jane pak.

    ps, harrova te them qe ca njerez mbeten perjetesisht femije; ah sikur ta kishin te gjithe kete fat
    Nuk e di andej ne New England ... mua me duket sikur ketej ne Michigan apo ne Midwest martohen gjate te njezetave edhe shume prej ketyre "profesionaleve". Pse kush do t'i ndihmoje ata te bejne karriere e t'i prese me gjellen e ngrohte ne shtepi, mamaja e babai? Jo, eshte partneri/partnerja sepse shumica derrmuese e amerikaneve dihet qe shkeputen nga prinderit qe 18 vjec.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #76
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Cupka ju bie shume gjate gjerave dhe pastaj largohesh fare nga qellimi i temes. Po flasim per martesen, nuk po flasim per "jo" martesen ; )

    Te kuptoj une ca thua ti, po nuk po kuptoj fare ca po thua per temen! Ata qe martohen pra ...





    p.s. u pa puna ose bar ose femije...

  7. #77
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ti mire e ke xhanem, por ce do se ky divorci apo bashkejetesa jane bere te modes, edhe hajde te mbahet pelivani i ketyre. "Martesa eshte e merzitshme; Mjaft me keto "institucione" demode; Le te behemi si gjithe Evropa (akoma e thne kete?) te modernizohemi pra?

    Angel, une s'jam rraciste por ate historine e kurbatit dhe te thuprave te shelgut e mbaj mend mire
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #78
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    fior' une per vete po mbytem, se bari nuk me shkon ne gurmaz. Eshte me mire sesa te sjellesh ne bote fatkeqe herbivore.

    ps. mos u ngaterro me kllapat! nuk i kam vene pa qellim.


    Angel, (se s'po e merr vesh qeni te zone ketu)

    E di ti si na quajne keta Southerners ne ketej nga northeast? babykillers! Eshte nje "huge gap" mes east/northeast dhe central/south ne USA. Ndersa ne northerners, i quajme "cowboy/cowgirl style" te pacivilizuar dmth. Eh, sa e koklavitur eshte dynjaja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 17-06-2005 mė 23:33
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #79
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Ti mire e ke xhanem, por ce do se ky divorci apo bashkejetesa jane bere te modes, edhe hajde te mbahet pelivani i ketyre. "Martesa eshte e merzitshme; Mjaft me keto "institucione" demode; Le te behemi si gjithe Evropa (akoma e thne kete?) te modernizohemi pra?

    Angel, une s'jam rraciste por ate historine e kurbatit dhe te thuprave te shelgut e mbaj mend mire
    Moda... sa dekada ka kjo mode?

    Martesa... sa shekuj ka ky institucion familjar?

    Quameni naive, por njerzimit o do t'i vijne mendte njehere e mire, ose ne nje menyre apo tjeter, heret a vone, do t'i shuhet fara. Ndoshta kam folur shume e bindur per te qene e besueshme, por s'kam c'bej , ashtu me duket.


    E sa per South / North, te dyja vendet dihet qe kane te mirat dhe te keqijat e veta. Midwest ama s'eshte si South. Bota qenka e madhe.

    Si qe ajo barcaleta me kurbatin tani se s'e di une?

    Plus, sado "i civilizuar" te jete njeriu, prape nje divorc eshte turp, dhe ai qe e ben divorcin e di c'heq... jo vetem financiarisht por mbi te gjitha emocionalisht. Pse kujtoni se njerezit qe bejne divorc jane te gezuar dhe kurre nuk kthejne koken mbrapa? Edhe ata dikush me shume e dikush me pak merziten, sepse te besh divorc eshte nje lloj deshtimi ne jete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 17-06-2005 mė 23:48
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #80
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Hmm, ok po ta tregoj si perralle, femije i prape (kush ka mend ne koke, e gjen vete moralin ne lidhje me martesen)

    Kurbati, si kurbat qe ishte, s'kishte zanat tjeter vecse te thurte shporta. Mirepo ja qe nje dite fati i troket ne cader, dhe ca humbameno e gjullurtisen hesapin, dhe kurbati na behet pasha. (sherbetoret dhe administratoret nuk dine gje de). E, nje dite, sherbetoret e nxjerrin kete pashane me llandon (kjo eshte ajo karroca qe e mbajne me duar) duke e gjezdisur neper pyll ne menyre qe te zoteria te argetohej apo perdellehej (mbase kishin organizuar ndonje gjah a ku di une). E, qe thoni juve, kur po zbrisnin nga nje udhe qe shkonte tatepjete, zoterise i zuri syri ca shelgje te bukur qe vareshin si floket e konkubinave. "Ah, - thote zoteria, - c'thupra te mira per te thurur shporta."
    "Oh allah i madherushem!- i bie kokes ky efendija tjeter - paskemi bere pasha nje kurbat." Qysh ate minute e pezulluan.

    ika te fle sa nuk ma kane fshire postin (lol)
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •