Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 84

Tema: Martesa

  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    Akoma me keto endrra ti ............ edhe nqs shfaqet nje person i tille ndjenja e i can t live withou you zgjat e shumta nje vit( e shumta , se ka dhe si puna ime 2 ore e gjys) , pastaj fillojne avazet .
    Me ke ke qene i martuar qe te ka zhgenjyer deri ne kete pike!
    OK, seriozisht, martesa eshte pak nga te gjitha me siper dhe mbi te gjitha eshte perkushtim, eshte sakrifice, eshte vdekje e vetes per te jetuar per tjetrin. Nuk mund te kesh gezim tendin, nese e abuzon partnerin, nese zihesh, e nenvlereson...etj.
    Puna eshte se njerezit ngaterrojne romancen me martesen. Romanca eshte nje nate, dy (ose mjalti ne maje te qypit, sic thoshte ime gjyshe, c'eshte poshte mjaltit, gjejeni )
    I can't live without you = s'jetoj dot pa ty, sepse s'kam me ke te perballoj veshtiresite, s'kam me ke te tund femijet naten t'i zere gjumi, s'kam me ke te qaj kur kam problem ne pune, s'kam me ke te qesh kur femija thote fjalen e pare, s'kam me ke te qesh kur ngrihem ne mengjes dhe i kam floket bubuzhel ...etj Martesa eshte te rrish deri me 1 te nates te presesh burrin qe t'i japesh per te ngrene (jo se s'ha dot vete, por se nuk e shtyn dot kafshaten), te presesh gruan nga puna te te therrese pse nuk i ke vene rrobat ne vend, ose te te puthe "mirupafshim" kur nisesh per ne pune, te flesh si i/e vdekur, dhe te jesh i/e sigurt se personi me te cilin/cilen ndan krevatin eshte aty per te te perkedhelur dhe per te degjuar cdo frymemarje tenden...etj...etj
    Nuk eshte per te ndare vetmine tende, por per t'u bere shoqeri e tjetrit, nuk eshte per te bere femije, por per te lene nje trashegimi qe eshte qeshje, jete, perjetesi, dhe nese kjo trashegimi, kjo qeshje, kjo perjetesi nuk eshte femije, eshte shembull i perkushtimit dhe i dedikimit. Ka shume cifte qe nuk kane femije, e megjithate martesa e tyre ka shume me teper dedikim dhe respekt sesa martesa e atyre qe kane. Nese dikush do te martohet per femije, atehere thjesht po e konsideron tjetrin prone per te fituar dicka prej tij/saj. Femija eshte dhurate qe i behet marteses, jo arsye per martese.
    OK, shume filozofova, po e le me kaq
    Manulaki
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Manulaki, me ke pelqyer shume ketu.

    Obobo, pak drite ne fund te tunelit, me ne fund nga dikush me eksperience.

    Ika tani se duhet te shkoj ne pune, por I'll be back.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Martesa eshte te rrish deri me 1 te nates te presesh burrin qe t'i japesh per te ngrene (jo se s'ha dot vete, por se nuk e shtyn dot kafshaten), te presesh gruan nga puna te te therrese pse nuk i ke vene rrobat ne vend, ose te te puthe "mirupafshim" kur nisesh per ne pune, te flesh si i/e vdekur, dhe te jesh i/e sigurt se personi me te cilin/cilen ndan krevatin eshte aty per te te perkedhelur dhe per te degjuar cdo frymemarje tenden...etj...etj
    Pasi e lexova kėtė, kuptova sa i lumtur qenkam!

  4. #14
    po shkruaj duke besu se nė kėtė rast "martesa" nėnkupton bashkėjetesėn e mashkullit e femrės..... se tash po ka edhe martesa tjera tė ndryshme.....

    po shkruaj duke besu edhe se ėshtė fjala pėr martesė(a) me dėshirė...... e jo si pėr shembull pėr martesa "pej djepi"..... e pėr ndonjė tregti.....

    martesa ėshtė kufizim i lirisė.....
    si pėr shembull.... pritet qė burri tė heq dorė prej lirisė me i shiju femrat tjera..... edhe prej gruas pritet me heq dorė prej shijimit tė mashkujve tjerė..... atėher vjen kufizimi i lirisė sa i pėrket vendit tė banimit..... e vendit tė punės pėr me ju pėrshtat njėri atij tjetrit..... kufizimi i lirisė se me cilėt tė afėrm e shoqėri mund tė hyjshė e tė dalish e me cilėt jo..... ėshtė rend i gjatė i kufizimit tė lirive qė i prek martesa.....


    e pse njerėzit martohen....

    martohen se besojnė se e kanė gjet dikė qė ju pėrshtatet..... e qė mund tė bėhen njė..... dikėnd qė e dojnė mė shumė se liritė prej tė cilave heqin dorė....

    martohen se ashtu pret rrethi prej tyre.....

    martohen pėr me pagu mė pak tatime.....

    ka edhe shumė arsye tjera se pse njerėzit martohen....


    pra.... martesa ėshtė marrėveshje..... e pėr atė..... sot duke u nisė prej numrit tė ndarjeve..... ėshtė mirė qė para martese me e bė edhe njė "marrėveshje para martese"..... nė amerikanisht shkruhet "prenuptial agreement".....


    ēdo tė mirė.....
    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  5. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301

    Lightbulb

    Manulaki, te falenderoj qe e ndave opinionin tuaj me ne, vertete domethenes (tani po dua te martohem LoL "shaka") mgjth do te vije nje dite.
    Eshte e vertete kemi nevoje per nje person prane vetes, kuptohet, te perfshira jane ndjenjat, respekti, morali e shume shume virtyte njeriut, edhe ato kuptohet duhet te jene reciproke ne nje martesese te sukseshme. "It takes Two in Tango".
    Prinderit e mi tashme kane pothuajse 23 vjet martese sebashku pa quajtur vitet para marteses, dmth pothuajse nje jete bashke edhe kane arritur ku ndodhen sot. Gjithcka cfare kerkoj eshte te vazhdoj hapat e tyre. Prandaj jam krenare qe ndodhem ne nje familje shqipetare.
    Ju uroj te gjitheve fat!!! edhe ne koken e ndonjerit ketu ne forum lol

    *remainder* Mos harroni te na ftoni, kam kohe skam shkuar me ndonje dasem

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    do ta zgjidhim se s'ben kete problemin e marteses :)

    Qellimi i mesazhit tim te meparshem ishte ta qartesonim nese behet fjale per martesen si veprim apo si gjendje.
    Manulaki i ka bere nje pershkrim shume te bukur marteses, asaj gjendje te lodhshme dhe te mrekullueshme qe vjen pas veprimit simbolik te kurorezimit. Nuk ka bere filozofi po vetem ka pershkruar. (Jane te verteta te gjitha ato apo i ke zbukuruar ca? ) Dhe mos na e prish mendjen kot tani te martohemi, po thuaje haptazi qe nuk eshte gjithnje fushe me lule.

    Duken qarte ata me eksperience nga te tjeret qe flasin ne hava (SG psh).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    E dija qe do ngaterrohej kjo teme me idealizmin (kete nuk po e them me te keq per asnjerin por sepse edhe vete nuk e respektoj kurre kete vijen ndarese kaq te brishte).
    Idealizem ne mendime dhe ne veprime (dhe jo pak here pikerisht keto lloj veprimesh (te perkryera) me eshte dashur t'i sqaroj...cudi?!).

    Une desha te di dicka te zhveshur nga idealizmat apo nga ndervaresia apo nga dogmat qe mbrojne/mbeshtesin martesen si koncept (dhe jo sepse ato nuk me pelqejne) por sepse u serviren njerzve ne pjatance nga te tjeret/paraardhesit(po vetja jote ne te vertete?). Edhe pse e kuptoj shume mire qe jemi qenie sociale dhe kjo dashur padashur na skicon jeten ne me te shumten e kohes.

    Jemi ndertuar te funksionojme plotesisht edhe vetem (per nje njeri normal flas-inteligjence, instikte, te gjitha aftesite shqisore...) - perse na nevojitet prania e dikujt e konfirmuar nepermjet letrave ligjore? Perse gjithkush edhe ata don-zhuanet e pashprese e te perbetuar nje dite u rrezelliti fytyra nga mendimi i marteses?! Apo nese kurre nuk e morren kete vendim me peng e kujtuan derisa dhane shpirt lol. Pse vertitesh nga vertitesh tek detyrimet u bazoka martesa - a thua kjo qenka e vetmja rrugedalje llogjike per kete zgjedhje qe bejme?

    Keto mendime dhe shume te tjera qe me c'duket tani nuk i shpreh dot me nxiten te hapja kete teme. FLM per kontributin gjithsecilit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 03-06-2005 mė 12:06 Arsyeja: korrigjime

  8. #18
    OK, green. Ne rradhe te pare, nuk jemi ndertuar te funksionojme plotesisht dhe vetem.

    Dikush e ka shprehur martesen si bashkimin e dy duarve ku gishterinjte nderthuren me njeri-tjetrin dhe njera dore ploteson boshlleqet e tjetres.
    Te mendosh qe je ndertuar te funksionosh vetem, do te thote te mos pranosh qe ke boshlleqe, do te thote te mos pranosh qe mund te plotesosh dike.

    Martesa nuk bazohet ne detyrime, por ne perkushtim. Ashtu sic perkushtohesh ndaj vetes per t'u bere njeri i ditur, njeri i mesuar, me shkolle, me pune...etj, ashtu perkushtohesh ndaj personit qe ke vendosur te plotesosh dhe te te plotesoje. Behesh poezia e tij, nese ky person eshte proze, behesh muzika, nese ky person eshte vargu, behesh loti nese ky person eshte vajtimi, behesh qeshja nese ky person eshte gezimi, behesh nena nese ky person eshte babai, behesh vdekja dhe ky person te behet jeta, behesh dashuri dhe ky person perkushtimi yt.
    Kjo eshte martesa per ata qe e kuptojne jo si dicka per t'u bere se e bejne te tere, por si qellim te jetes per te lene pas trashegimine tende jo thjesht si person por si familje.
    Vjehrra ime thote kete fjale: "Isha nje, u bera 10"
    Ka arritje me te madhe se kjo ne jete???? Te ndertosh jo thjesht nje karriere, apo nje filozofi, apo nje Ligj Natyre... e me the e te thashe, por nje brez njerezor.
    Perkushtimi dhe dhenia e vetes nuk eshte dicka qe mund te behet ndaj nje njeriu, vetes tende, por ndaj te tjereve.
    Njeriu tregon vertetesine dhe vlerat e veta jo ne pune, jo ne shkolle, askund pervecse ne familje, ne martese.
    Shkurt pra, martesa eshte familje. Dashuria eshte familje. Cdo gje fillon me kete.

    Persa i perket "letres ligjore". Nese vertet eshte kaq e pavlere sa shume njerez thone, atehere pse njerezit kane kaq frike nga kjo "leter"? Une do te shtoja se vlera e kesaj "letre ligjore" eshte aq e madhe sa dhe ata qe nuk duhet te zene fjalen "martese" ne goje e dine dhe duan ta praktikojne ne lidhjet e tyre (flas per lidhjet homoseksuale).
    Keshtu qe nuk ia vlen ta besh pyetjen, pasi eshte thjesht shenje frike dhe pasigurie, dhe mbi te gjitha egoizmi e atyre njerezve qe besojne se mund te bejne c'te duan ne nje lidhje dhe per sa kohe qe duan, dhe kur merziten mund ta clirojne veten nga lidhja pa e vrare mendjen per pasojat.

    Shkurt asnje njeri nuk mund te jete 100% i/e plote, pa martese, pa familje, pa dashuri. (prandaj dhe ata don-zhuanet kane peng ne zemer, se e kane ndare trupin dhe mishin e tyre, kane bere qefin, por nuk kane pare frutin e qefit, kompletimin dhe plotesimin e vetes se tyre) Njeriu arrin plotesimin e qenies se vet ne martese. Asgje nuk eshte me e lodhshme sesa martesa, dhe asgje nuk eshte me plotesuese sesa martesa. Asgje nuk te jep frutin qe te jep martesa, asgje nuk te tregon se c'njeri je, sic ta tregon martesa.

    Kaq nga une. Le te vazhdoje filozofite dikush tjeter!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 03-06-2005 mė 12:42
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #19
    Dikush e ka shprehur martesen si bashkimin e dy duarve ku gishterinjte nderthuren me njeri-tjetrin dhe njera dore ploteson boshlleqet e tjetres.
    Te mendosh qe je ndertuar te funksionosh vetem, do te thote te mos pranosh qe ke boshlleqe, do te thote te mos pranosh qe mund te plotesosh dike.
    Kjo fjalia qe kam nenvizuar eshte thjesht spekullim.

    Martesa nuk bazohet ne detyrime, por ne perkushtim. Ashtu sic perkushtohesh ndaj vetes per t'u bere njeri i ditur, njeri i mesuar, me shkolle, me pune...etj, ashtu perkushtohesh ndaj personit qe ke vendosur te plotesosh dhe te te plotesoje. Behesh poezia e tij, nese ky person eshte proze, behesh muzika, nese ky person eshte vargu, behesh loti nese ky person eshte vajtimi, behesh qeshja nese ky person eshte gezimi, behesh nena nese ky person eshte babai, behesh vdekja dhe ky person te behet jeta, behesh dashuri dhe ky person perkushtimi yt.
    Kjo eshte martesa per ata qe e kuptojne jo si dicka per t'u bere se e bejne te tere, por si qellim te jetes per te lene pas trashegimine tende jo thjesht si person por si familje.

    Dmth meson te ndervaresh dhe meson t'a besh kete gje shume mire.


    Vjehrra ime thote kete fjale: "Isha nje, u bera 10"
    Ka arritje me te madhe se kjo ne jete???? Te ndertosh jo thjesht nje karriere, apo nje filozofi, apo nje Ligj Natyre... e me the e te thashe, por nje brez njerezor.
    Perkushtimi dhe dhenia e vetes nuk eshte dicka qe mund te behet ndaj nje njeriu, vetes tende, por ndaj te tjereve.
    Njeriu tregon vertetesine dhe vlerat e veta jo ne pune, jo ne shkolle, askund pervecse ne familje, ne martese.
    Shkurt pra, martesa eshte familje. Dashuria eshte familje. Cdo gje fillon me kete.
    Ketu ke folur duke paragjykuar. Te besh pyetje nuk eshte kaq e frikshme as e pashendetshme. Une i di filozofirat e shkolles se jetes se te moshuarve sepse gjyshja me ka rritur vete. Thuaj martesa duhet sepse femijes i detyrohesh (pasi vete vendose ta kesh!) te rritet ne ambientin e krijuar nga dashuria e te atit dhe te nenes se tij. Kjo eshte kerkese e veshtire per t'u injoruar.

    Persa i perket "letres ligjore". Nese vertet eshte kaq e pavlere sa shume njerez thone, atehere pse njerezit kane kaq frike nga kjo "leter"?
    Dmth qenka e frikshme?! Po pse keshtu?


    Keshtu qe nuk ia vlen ta besh pyetjen
    Pyetjet behen sepse ne jemi unik secili ne llojin e vet. Nuk ka pyetje te pavlera por vetem pergjigje te tilla.

    pasi eshte thjesht shenje frike dhe pasigurie, dhe mbi te gjitha egoizmi e atyre njerezve qe besojne se mund te bejne c'te duan ne nje lidhje dhe per sa kohe qe duan, dhe kur merziten mund ta clirojne veten nga lidhja pa e vrare mendjen per pasojat.
    Dmth letrat jane rregullatoret. Ketu desha te dilja dhe une. Sepse po te ishte per ne vetem - e merrte dreqi ate pune, keshtu? Ti me kete njeri po nxjerr ne drite frutin tend, nga trupi yt (shiko c'shkrirje e pa-arritur ne asnje menyre tjeter) por perseri edhe letrat na duhen?!

    Shkurt asnje njeri nuk mund te jete 100% i/e plote, pa martese, pa familje, pa dashuri. Njeriu arrin plotesimin e qenies se vet ne martese. Asgje nuk eshte me e lodhshme sesa martesa, dhe asgje nuk eshte me plotesuese sesa martesa. Asgje nuk te jep frutin qe te jep martesa, asgje nuk te tregon se c'njeri je, sic ta tregon martesa.
    Kete e miratoj plotesisht te tjerat jane perceptime personale, flete e bardhe qe pret gjithsecilin t'a mbushe.

    p.s. Nuk kam shume kohe te shkruaj tani. cheers!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 16-06-2005 mė 17:54 Arsyeja: shtese...

  10. #20
    Green, sweety, hi!
    Ne rradhe te pare, aty ku thua se kam nenkuptuar qe letra eshte e frikshme. Une nuk them qe eshte e frikshme, por eshte nje leter qe duhet pasi eshte pergjegjesia qe kane njerezit ne nje marredhenie e hedhur ne leter. Pra jane njerezit frikanace, ata qe nuk duan te kene pergjegjesira, dhe jo letra e frikshme.
    Dy, nuk kam dashur te paragjykoj njeri ne ate citimin e trete qe ke marre. Une nuk kam shkruar duke marre parasysh njeri, pasi nuk njoh njeri personalisht, dhe nuk kam si te gjykoj njerez qe nuk njoh. Te me falesh nese shkrimi te eshte dukur personal apo i drejtuar ne menyre te vecante ndaj dikujt. E vetmja gje personale qe kam ne kete shkrim jane mendimet ndaj vetes sime dhe bindjet e mia. Gjithashtu nuk besoj se martesa duhet. Eshte nje fjale qe thote "Obligation is not commitment." "Detyrimi nuk eshte perkushtim!" Ky eshte dhe besimi im ne gjithcka.

    Nejse, nuk po te kunderpergjigjem per te te kundershtuar ne ndonje pike, por thjesht per te qartesuar gjera qe me duken se jane keqkuptuar dhe qe une nuk i kam shkruar me ndonje qellim te keq. (nese kete qartesim po e bej kot, atehere jam thjesht une ajo qe po keqkupton )

    Te pershendes!

    Manulaki
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •