Pershendetje te gjitheve
Kam ca jave qe shkruaj ne forum por jaqe nuk jam prezentuar dhe sonte e vendosa me ne fund.
Quhem Nita (kam emer pa kuptim ose ndoshta ka po sja kam gjetur akoma-kuptimin) dhe kam nje mbiemer karakteristik Kaprolli (mjafton ky kuptim dhe per emrin)
Jam nga Gostivari-qytet ne Maqedonine perendimore dhe jam 17 vjec. sapo mbarova maturen dhe pergatitem tanime per provimin pranues- dua te regjistrohem ne medicine ne Shkup. Kam nje histori interesante shkollore- kam kryer 12 vjet shkolle per 10 sepse me eshte dhene mundesia te avansohem vite me lart per shak te suksesit te treguar... (d.m.th. klasen e tete dhe vitin e dyte te shkolles se mesme i kam kryer brenda veres)
Rrjedh prej nje familje intelektuale gostiarase duke filluar nga gjyshi, ai ka qene nje nder mesuesit e pare ne qytetin ku banoj tani, te dy prinderit i kam me fakultet ndersa qeni qe sapo me ngordhi kishte diplome ne mundje kafshesh.....
kam provuar shume gjera interesante deri me tani....kam qene udheheqese ne nje radio lokale, gazetare gjithashtu ne nivel komunal, kryeredaktore ne revisten shkollore..........
Gjeja me karakteristike qe kam eshte ajo qe ndjej per Faik bej Konitzen- e kam mani te vertete prej momentit kur lexova shkrimin e tij Kater perrallat per Zullulandin dhe kjo semundje sa vije e shtohet... fatkeqeisht ai nuk ka shume punime, ne fakt ka po jane shkrime gazetareske te humbura dhe te gjitha ato qe kam gjete i kam mesuar permendsh. Me pelqejne te gjitha te thenurat e tij, me pelqen menyra se si mendon ai, me pelqen qendrimi i tij aq i larte, me pelqen edhe nga pamja e jashtme bile.... thjesht eshte njeriu ideal per mua a kete e konstatova pasi lexova monografine e tij nga Jup Kastrati.
E lem anash Konicen se i flihet................
Gjate kohes se lire lexoj vepra dhe shkruaj poezi. Mirrem me poezi prej moshes 7 vjecare por deni tani i kam publikuar vetem ca, akoma nuk kam botuar liber
Degjoj muzike qe me ben te ndjehem mire ne moment. E pelqej Vangelis- nje kompozitor grek ky qe ka melodi te hatashme, Gasparianon-rus ky shume origjinal dhe pelqej shume muziken polifonike te Shqiprise a nposacerisht kengetaren Irin Qiriaku.
Filim qe me ka lene mbresa te thella: Gone with the wind dhe (sjaj u travu)Shine in grass
Ushqime ka shume qe pelqej por me shume adhuroj kuzhinen kosovare. (kam gjyshen nga Kosova) edhe ate ja disa ushqime karakteristike:
Kerlane e pervlume
kerlane me duca
laknur me purri
dhe Fli (me ne fund ua mesova emrat)
Dhe Nita eshte koha ti thuash vetes boll me(mjafton)
p.s. kam qejf te madh te shkruaj ne forum ngase kembimi i ideve me paraqet nje ide shume te qelluar dhe jam e qejfit te flas me shqiptar ane e mbane botes
Krijoni Kontakt